Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2005
    Postime
    8

    Wink Inciativa "ZERI IM" - ASAN (Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote)

    Lexojeni kete mailinDuket interesant


    AS@N - Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote ka kenaqesine t’ju informoje per nismen e tij me te re “Zeri Im” .

    Sa here shkruajme ne forume per problemet qe kemi ne studentet ? Sa here kemi biseduar midis nesh rreth endrrave qe duam te realizojme, por qe cdo dite qe kalon kuptojme qe largohen me shume nga ne? Sa here kemi debatuar me njeri tjetrin per cfaredolloj vogelsire?

    Shume here kemi mendimet tona dhe askush nga te afermit tane nuk na kupton. Shume here flasim per problemet e studenteve shqiptare dhe askush nuk na degjon. Shume here arrijme ne konkluzionin se as miqte tane me te ngushte nuk mund te na kuptojne.

    Atehere eshte pikerisht momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im”.

    Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” per te bere publike cdo padrejtesi qe mund t’i behet komunitetit te studenteve shqipetare ne bote, ne menyre qe te mos bjere ne vesh te shurdher, sepse se bashku jemi nje force e madhe.

    Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” per te ngritur zerin, per te shfaqur idete, punimet, pershtypjet tona dhe per te patur mundesine t’i bejme publike ne mediat e shkruara shqiptare.

    Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” thjesht per te pershkruar jeten tone si student ne vende nga me te ndryshmet te botes.

    Te dashur bashkestudente, eshte momenti per te bere publike mendimet, idete, filozofite tona edhe me gjere, sepse AS@N - Rrjeti Studenteve Shqiptare ne Bote, ka kenaqesine t’ju ofroje kete iniciative te re, ku te gjithe artikujt e shkruar nga ju do te botohen ne website-n e Asan dhe me te sukseshmit prej tyre do te publikohen ne mediat e perditshme shqiptare.

    Mos hezitoni te shkruani artikuj nga cdo fushe, per cdo fushe, gjithcka eshte nje shprehje personale per boten. Gjithcka qe mendoni, ndajeni me ne.

    Artikujt tuaj mund t’i dergoni, ne adresen: asankontakt@yahoo.com dhe publikimi i tyre do te behet ne faqen e internetit te ASAN: www.iliriarberi.com/ASAN (adresa e perkohshme e Rrjetit per shkak te disa problemeve teknike me www.studentsabroad.net.al).

    Ju falenderojme per pjesemarrjen dhe bashkepunimin tuaj te perhershem,

    Me respekt,

    Stafi i Asan.

  2. #2
    Larguar Maska e GrifshA_
    Anėtarėsuar
    21-02-2005
    Postime
    361
    Gorgeous, sa doja te botoja nje teme te tille!
    Gjithsesi ky emaili eshte vertete interesant dhe me teper informacionet qe qendrojne aty!
    Mesa lexova mund te shkruhen edhe per problematikat e studenteve ne shtetin perkates, gjerat qe kerkojne nga qeveria, ndonje artikull ne lidhje me degen qe studiojme...

    Ishalla po behet ndonje gje e mire
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Suksese,bashkim,vllazerim......
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2004
    Postime
    1

    Zeri Im - zeri Shqiptar

    rrofsh per kete mundesi... eshte shume e rendesishme qe te degjohet zeri yne. sidomos tani kur polikanet nuk ia vene veshin.

    tung

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Ne qofte se pritni nga politikanet apo nga shteti pėr ndihme atėherė vetėm njė gjė mund te them, fati qofte ne anėn e juaj.

    Duhet te kuptojmė se qeveria nuk ėshtė njė gjigand qe ka burime te pafund financiare apo materiale. Vendosni te ardhmėrinė tuaj ne duart e juaja, te dashur student. Ne qofte se pritni nga qeveria qe te zgjedh problemet e juaj, atėherė ju e lejoni fatin tuaj qe jete nen kontroll te qeverise apo politikaneve.

    Suksese !
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2005
    Postime
    8
    IlovePeja ke te drejte, po vetem deri ne nje fare pike. Nje shtet varet nga qeveria ne shume aspekte, kur ne mendojme te punojme ne Shqiperi, kur mendojme te ndertojme te ardhmen tone atje, eshte normale qe nuk duhet te mbeshtetemi askund pervecse ne forcat tona, por psh: Do hapesh biznes tendin? Te mbyt qeveria me taksa. Do konvertosh Diplomen? S'ia del dot me leket e kjo eshte kohe e humbur nga kerkimi per pune. Merresh me dicka tenden? Ke nevoje per sigurine baze te jetes...

    Jane disa gjera qe mund t'i japi vetem shteti e keto jane me fillestaret, per te mos folur pastaj per ata qe duan te punojne ne administrate, etj, etj.

    Prandaj dhe eshte mire te degjohet "Zeri" i gjithesecilit, s'i dihet, ndoshta na e degjon njeri e bejme ndonje ndryshim per mire. Pastaj mund te na e degjojne dhe te tjere si ne dhe te ndjehen te inkurajuar, qe i ndajme te gjithe disa probleme. Pak a shume kjo besoj se eshte ideja.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •