Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 141
  1. #101
    Po te ndiqet kronologjia e ngjarjeve ajo qe vijon eshte shkeputja aparente e Masoneve nga Illuminati si rezultat i vrasjes se William Morgan gje qe une e kam pershkruar me siper ne lekturen e Bill Cooper. Qe mos perseriten gjerat ne teme une po e kapercej kete subjekt dhe po trajtoj perhapjen dhe organizimin e Illuminatit ne USA.



    Illuminati ne Shtetet e Bashkuara



    Ne vitin 1829 Illuminati bene nje mbledhje sekrete ne New York qe permendet nga nje Illuministe Britanike e quajtur Frances ‘Fanny’ Wright nga Skocia dhe qe ishte bashkepuntore e socialistit Robert Dale Owen. Ajo kishte ardhur me pare ne Amerike ne vitin 1818 dhe me pas ne vitin 1824. Ne vitin 1828 ajo u be ko-redaktore e New Harmony Gazette me Owen. Ne vitin 1829 ata u shperngulen ne New York dhe e quajten gazeten e tyre Free Enquirer. Ne takim ndersa promovonte Ndihmen e Femrave te Illuminatit ajo foli per te drejta te barabarta, ateizem dhe dashuri te lire. Atyre qe ishin te pranishem ju tha se nje levizje nderkombetare subversive po krijohej perbrenda linjave te parimeve te Illuminatit dhe qe do perdorej per te fermentuar luftera te ardhshme. Ata me pas do quheshin me emrin ‘komuniste’. Kjo levizje do perdorej per te bere idene e nje qeverie boterore dicka me konkrete duke sjelle kaos ne bote nepermjet luftrave dhe revolucionit dhe ne kete menyre Illuminati mund te conin drejt realizimit stabilizimin e urdherit te tyre.

    Ne vitin 1843 poeti Heinrich Heine zbulon ate qe dinte ne lidhje me kete grup te ri duke shkruar nje liber te titulluar Letece dhe qe permbante nje permbledhje te artikujve qe ai kishte shkruar per Augsburg Gazette nga viti 1840-1843. Ne nje pasazh te ketij libri thuhet: “Komunizmi eshte emri sekret i nje kundershtari te temerrshem nepermjet te cilit forca e proletariatit, me cdo gje qe permban ajo, ka nder mend ti kundervihet rregjimit borgjez... Komunizmi nuk eshte gje tjeter vecse heroi i erret, nje rrol pjese e nje tragjedie moderne i cili po pret momentin e duhur per te hyre ne skene.”





    Clingon Roosevelt, Horace Greeley (1811-72, redaktor i New York Tribune te cilen e themeloi ne vitin 1841) dhe Charles Dana (1819-97, Redaktor i qytetit ne New York Tribune dhe me pas Redaktor i New York Sun), nje botues i spikatur gazetash ne ate kohe, u caktuan ne komitet per te siguruar fondet per projektin i cili po financohej nga Rothschilds. Aksidentalisht Greeley, per shkak te ambicjes se tij per poste te larta ne zyrat publike dhe bindjet e tija anti skllaveri, ndihmoi ne themelimin dhe organizmin e Partise Republikane ne vitin 1854. Ne vitin 1872 ai kandidoi per postin e presidentit kunder Ulysses S. Grant, per llogari te Liberal Republikaneve. Grant e mundi ate me diference te konsiderueshme.

    Ne vitin 1841, Clinton Roosevelt shkruajti nje liber te titulluar Shkenca e Qeverisjes Bazuar ne Ligjet Natyrore qe nuk ishte gje tjeter vecse planimetria konspirative per te eleminuar kushtetuten amerikane dhe komunizimi i vendit bazuar ne principet e Weishaupt. Libri permbante plane te detajuara per Marrveshjen e Re dhe Aktin e Rigjenerimit Kombetar i cili u implementua 92 vjet me pas nga pasardhesi direkt i tij Franklin D. Roosevelt.





    Illuminatit vepronin nepermjet nje organizate frontale te njohur si Partia Lokofoko (1835-45) e cila ishte e organizuar nga radikalet Jacksonian Demokrat qe ishin te influencuar shume nga Partia e Njeriut Punetor (1828-30) si klasa suportuese e saj. Kjo parti u shkri me partine e Te drejtave te barabarta ne vitin 1833 qe me vone polli Partine Socialiste ne 1901. Lokofokos e moren emrin e tyre kur rrezuan me vote kadidatin e porositur per kreun e Partise Demokratike dhe ne ate moment te gjitha dritat qe furnizoheshin me gaz u fiken nga aktivistet e Partise gjate takimit te rregullt te 1835 ne Tammany Hall. Shkrepset e perdorura per te ndezur qirinjte u quajten ‘lokofokos’.


    Me forcen e tyre politike te koncentruar me se shumti ne Verilindje ata kishin si qellim nje thesar te pavarur dhe dekretimin e nje legjislacioni anti monopol. Me pas ata u shkrine me levizjen per te drejtat e Shteteve te Senatorit John C.Calhound nga Karolina e Jugut, Senatorin Henry Clay nga Kentucky dhe Senatorin Daniel Webster nga Massachusetts i cili u bashkua me Republikanet Jeffersoniane dhe Partine Anti-Masonike (qe u krijua mbas vrasjes se William Morgan) per te formuar Partine Whig e cila perfaqesonte fermeret, pronaret e plantacioneve te jugut dhe interesat e bizneseve te verilindjes. Ankesa e tyre kryesore i adresohej refuzimit te Presidentit Andrew Jackson ndaj Akti i Bankes se Dyte te Shteteve te Bashkuara. Ata ja dolen mbane te zgjidhnin ne Presidence Gjeneralin Willian Henry Harrison dhe Gjeneralin Zacharu Taylor por u zmbrapsen nga veto presidenciale kur u perpoqen te kalonin projektet e tyre legjislative, sidomos mbas rivendosjes se Bankes Kombetare. Partia Whig me pas u bashkua me te sapo formuaren Partine Republikane.



  2. #102
    Lidershipi i Illuminatit ndryshon


    Mbasi Weishaupt vdiq ne 18 Nentor, 1830 ne moshen 82 vjecare, Giuseppe Mazzini (1805-72), nje patriot italian dhe lider revolucionar u caktua kreu i Illuminatit ne vitin 1834. Besohet se Weishaupt ne shtratin e vdekjes ju rikthye Kishes Katolike me nje pendim te thelle.



    Ndersa kryente studimet ne Universitetin e Gjenoves, Mazzini u be nje Mason i grades 33 dhe ju bashkangjit nje organizate sekrete te njohur si ajo e Karbonareve (qellimi i tyre i deklaruar ne vitin 1818: “Synimi yne perfundimtar eshte ai i Volterit dhe i Revolucionit Francez – zhdukja e teresishme e Katolicizmit dhe perfundimisht e gjithe Krishterimit.”) ku ai ju perkushtua kauzes se bashkimit te Italise. Ne vitin 1831 ai u debua ne France ku themeloi levizjen “Shoqerite e Reja” ku perfshihej Giovane Italia (Italia e Re), Anglia e re etj. Ky grup bashkoi ata te cilet kerkonin bashkimin nepermjet forces. Mazzini ne vitin 1837 levizi ne Angli dhe ne vitin 1848 u rikthye ne Itali per te drejtuar revolucionin nda Austriakeve. Perseri ai debohet. Ne vitin 1859 Mazzini drejtoi disa aktivitete revolucionare dhe fale veprimeve te tija Italia u bashkua ne vitin 1861 si nje mbreteri e vetme dhe jo republika qe deshironte Mazzini.
    Mazzini i cili filloi te njihej me emrin “Gjenia Djallezore e Italise” u perpoq te perconte aktivitetet e Illuminatit nepermjet Lozhes se Alta Vendita, lozha me e larte e Karbonareve.

    Nga viti 1814-1848 grupi i njohur me emrin Haute Vente Romaine drejtoi aktivitetet e pjeses me te madhe te shoqerive sekrete ne Europe. Ne prill 1836 koka e Haute Vente pseudonimi i te cilit ishte “Nubius” i shkruan ‘Beppos’: “Mazzini sillet shume si nje konspirator melodrame per te realizuar rrolin qe ne i kemi vene vehtes per te luajtur deri ne oren e triumfit tone. Mazzinit i pelqen te flase mbi shume gjera te medha dhe sidomos per veten e tij. Ai s’pushon se shkruajturi qe po rrezon frone dhe altare dhe qe fertizilon njerezit me idene qe ai eshte profeti i humanitarizmit...”

    Ne vitin 1860 Mazzini kishte formuar organizaten e quajtur ‘Oblonica’, nje emer ky me prejardhje latine ‘obelus’ qe do te thote “Le shenje me kame”. Nepermjet ketij grupi ai themeloi nje sfere ndikimi te brendeshme te quajtur Mafia.

    Rreth vitit 1000 te eres sone mbasi Normanet kishin perzene Arabet nga Sicilia, ata themeluan nje sistem feudal. Si mbikqyres te feudeve ishin caktuar kriminelet me te njohur. Konfliktet midis baroneve perballoheshin nga keta luftetare kriminele. Ndonese privilegjet feudale u shfuqizuan ne vitin 1812 keta mbikqyres moren kontrollin e tokave nepermjet marrveshjeve te qirave. Ishte kjo bande kriminelash te ciles Mazzini i dha emrin ‘Mafia’ qe nuk eshte gje tjeter vecse nje akronim i fjaleve Mazzini, Autorizza, Furti, Incendi dhe Avvelengmenti. Te njohur si Mafioze ata u autorizuan nga Mazzini qe te kryenin vjedhje, djegie dhe vrasje. Ka qene kjo organizate ajo qe erdhi ne Amerike gjate viteve 1890 me fillimin e emigracionit italian.

    Ne vitin 1859 Albert Pike (1809-1891) nje avokat dhe lider i deges amerikane te Scottish Rite of Freemasonry (qe quhej si “Pontifi i Pavarur i Freemasonerise Universale”, “Profeti i Freemasonerise” dhe “Freemasoni me i madh i shekullit te 19-te”) i cili ishte i mrekulluar me idene e nje qeverie boterore, u zgjodh te koordinonte aktivitetet e Illuminatit ne Shtetet e Bashkuara. Ai shprehej se kishin nevoje ne krijimin e nje partie politike qe do mbante boten ne lufte deri sa keta te sillnin paqen. Pike ka thene se kjo duhej realizuar me “gjuhe dhe me pene, me cdo menyre sekrete apo te hapur te influences se tyre, duke perdorur parane dhe po te jete e nevojshme edhe shpaten...”





    Pike ka lindur ne 29 Dhjetor te vitit 1809 ne Boston, ka studiuar ne harvard dhe me pas sherbeu gjeneral i pergjithshem brigade ne Ushtrine e Konfederates. Ai u caktua nga Konfederata qe te ishte komisioneri Indian ne menyre qe te krijonte nje ushtri me luftetare Indiane. Pike u be Guvernator i territoreve Indiane dhe ja arriti te krijonte nje ushtri qe konsistonte me indiane te tribuve Chickasaws, Comanches, Creeks, Cherokees, Miamis, Osages, Kansas dhe Choctaws. Midis rradheve te vendasve ai u be i njohur si “miku fytyrezbehte, besnik dhe protektor.”
    Egersia e sulmeve te tyre detyroi Jefferson Davis, Presidentin e Konfederates qe te shperndaje ushtrine Indiane. Mbas Luftes Civile Pike u konsiderua dhe u gjykua fajtor per tradhe dhe u burgos por me pas u fal nga Presidenti Andrew Johnson ne 22 Prill, 1866 me te cilin u takua diten e neserme ne Shtepine e Bardhe. Ne 20 qershor 1867 zyrtaret e Scottish Rite diskutuan ne lidhje me Johnson, grada nga e 4-32-te dhe me pas ai vajti ne Boston per tju dedikuar Tempullit Masonik. I vetmi monument per nje gjeneral te Konfederates ne Washington D.C. u ngrit per nder te Pike dhe mund te gjehet na hapesiren midis godines se Departamentit te Punes dhe Godines se Bashkise, midis rruges 3 dhe 4, ne Rrugen D, NW.

    Pike ishte nje gjeni, i afte te lexonte dhe te shkruante ne 16 gjuhe te huaja. Si nje Mason i grades 33 ai ishte njeri nga baballaret themelues dhe kreu i Te Pranuares se Lashte Scottish Rite of Freemasonry. Ne vitin 1869 ai ishte lideri me i larte i Kaloresve te Ku Klux Klan. Ne vitin 1871 ai shkruajti 861 faqe libri Masonik te njohur si Moralet dhe Dogma e Te Pranuares se Lashte Scottish Rite of Freemasonry.

    Per Pike thuhej se ishte Satanist dhe qe ishte i zhutyr ne okultizem, zoteronte nje byzylyk te cilin e perdorte per te thirrur Luciferin me te cilin kishte komunikim konstant. Albert ishte dhe Grand Master i grupit Luciferian i njohur si Urdheri i Palladinium (ose Keshilli Sovran i te Urteve) qe ishte themeluar ne Paris ne vitin 1737. Palladismi ishte sjelle ne Greqi nga Egjypti ne shekullin e peste prej Pitagores dhe ishte ky kult i Satanit qe u prezantua ne rrethin e brendeshem te lozhave masonike. U ravijezua dhe pershtat me Palladiumin e Templareve. Ne vitin 1801, Isaac Long, nje cifut solli nje statuje te Baphomet (Satani) ne Charleston, South Carolina ku ai ndihmoi qe te themelonte Te Pranuaren e Lashte Scottish Rite of Freemasonry. Pike, pasuesi i tij, e ndryshoi emrin ne
    Rite e Re dhe te Reformuar Palladine ose Reformed Palladium. Urdheri permbante dy grada: 1) Adelph (ose Vella) dhe 2) Shoku i Odiseas (ose i Penelopes). Krahu i djathte i Pike ishte Phileas Walder nga Zvicra i cili ishte nje ish-meshtar Luterian, lider Masonik, okultist dhe spiritualist. Krahu tjeter me i afert i tij ishte Gallatin Mackey, (nje lider mason), Longfellow dhe Holbrook.
    Albert Pike sebashku me Mazzinin, Lord henry Palmerston i Anglise (1784-1865, mason i grades 33) dhe Otto von Bismarck nga Gjermania (Mason i grades 33, 1815-1898) kishin si qellim te perdornin Palladian Rite per te krijuar nje grup ombrelle Sataniste qe do lidhete te gjitha grupet Masonike sebashku.

    Per shkak te aktivitetit revolucionar te Mazzinit ne Europe, Illuminati perseri kaluan ne ilegalitet te plote. Pike krijoi Keshillin Suprem ne Charleston, South Carolina; Rome, Itali (drejtuar nga Mazzini); Londer, Angli (drejtuar nga Palmerson); dhe ne Berlin, Gjermani (drejtuar nga Bismarck). Ai ngriti 23 keshilla vartes ne vende strategjike ne te gjithe boten, perfshi 5 Drejtori te Medha Qendrore ne Washington, DC (Amerika e Veriut), Montevideo (Amerika e Jugut), Napoli (Europe), Kalkute, (Azi) dhe Mauritius (Afrike) te cilat perdoreshin per te mbledhur informacion. Te gjitha keto dege kane qene dhe kane mbetur shtabet sekrete per aktivitet e Illuminatit.

    Ne nje leter te datuar 22 Janar, 1870, Mazzini i shkruan Pike:

    “Ne duhet te lejojme te gjitha federatat qe te vazhdojne ne te njejten menyre sic jane, me sistemet e tyre, autoritetin qendror dhe menyrat e ndryshme te korrespondences midis gradeve te larta te te njejtes rite, te organizuar sic jane ne momentet aktuale por ne duhet te krijojme nje super rite e cila do mbetet e panjohur dhe ku te ftojme ata Masone te gradeve te larta qe duhen zgjedhur prej nesh (natyrisht duke ju referuar Rite Palladine te Re dhe te Reformuar). Ne lidhje me vellezerit tane ne Masoneri, keta njerez duhet ti nenshtrohen nje sekreti te plote dhe shume strikt. Nepermjet kesaj rite supreme ne do qeverisim Freemasonry e cila do shnderrohet ne nje Qender Nderkombetare dhe shume me e fuqishme sepse drejtimi i saj do jete i panjohur.”

    Ne nje tjeter leter qe daton 15 Gusht 1871, Pike i shkruan Mazzinit:

    “Ne duhet te ndersejme Nihilistet dhe Ateistet dhe duhet te provokojme nje kataklizem shoqeror te pashoq i cili me gjithe horrorrin e tij duhet ti tregoje qarte gjithe kombeve efektin e ateizmit absolut, origjinen e egersise dhe te gjakderdhjes me mizore. Me pas, kudo, qytetaret te detyruar per te mbrojtur vetveten kunder botes ne minorance te revolucionareve do i zhduki keta shkaterrues te civilizimit, ndersa shumica e disiluzionuar me Kristianizmin, shpirti i lodhur i te cilit nga ky moment do jete pa drejtim, ne ankth per nje ideal por pa njohur kujt ti perkushtohje adhurimin e tij, do marri driten me te paster nepermjet manifestimit universal qe do rezultoje nga levizja e pergjithshme reaguese dhe qe do pasoje shkaterrimin e Krishterimit dhe te ateizmit, te dyja te pushtuara dhe te zhdukura ne te njejten kohe.”

    Ne tjeter pjese e kesaj letre u zbulua ne vitin 1949 dhe ku ne menyre grafike nenvizohen planet per 3 luftra boterore dhe te pakten 2 revolucione. Lufta e pare u be per te nxitur ateizmin komunist qe te shkaterronte qeverine cariste ne Rusi. Kjo gje u realizua me sukses. Lufta e dyte boterore duhet te fillonte duke shtyre Britanine e Madhe kunder Gjermanise ne menyre qe te shkaterrohej Nazismi dhe te avanconte ceshtja e Sionizmit dhe ne kete menyre Izraeli mund te behej nje komb. Edhe kjo u realizua. Mbas kesaj lufte Komunizmi duhej te behej i forte mjaftueshem qe te merrte kontrollin e qeverive te dobeta. Ne vitin 1945 ne Konferencen e Potsdamit midis Truman, Churchill dhe Stalinit, Rusise ju dha nje pjese e Europes dhe kjo gje ndihmoi ne fshirjen e vales se Komunizmit ne Kine. Plani po ashtu kerkon nevojen e nje lufte te trete boterore e cila duhet te filloje duke nxitur agresionin midis Sionizmit (Izraeli) dhe botes Arabe (sa cudi nje gje e tille po ndodh pike per pike sic eshte hartuar nga Pike –Darius) te cilet do shkaterrojne njeri tjetrin duke e cuar gjithe boten ne nje konflikt final. Ky konflikt eshte hartuar qe te prodhoje nje kaos teresisht politik, ekonomik dhe social nga i cili do ngreje koken qeveria boterore e kontrolluar nga Illuminati.

    Sipas William Guy Carr, nje ish Komandant i Marines Kanadeze, ne librin e tij Ushtaret ne Loje shprehet se per nje kohe te shkurter kjo leter ka qene e ekspozuar ne British Museum Library ne Londer nga ku ai beri nje kopje. Por Muzeumi Britanik e ka mohuar faktin qe mund te kete patur ndonjehere nje leter te tille. Me pas u zbulua se informacioni i ishte dhene Carr nga nje liber i quajtur Zbulohet Misteri i Freemasonry me autor Jose Maria Caro y Rodriguez, Arqipeshkvi i Santiagos dhe Kardinal i Kilit. Disa studiues besojne se letra e dyte mund te jete falsifikim dhe eshte shkruar shume me vone sesa pjesa e pare pasi fjala “Fashizem” nuk perdorej perpara vitit 1921 dhe problemi Arabo/Cifut nuk ekzistonte deri ne Deklaraten e Balfour ne vitin 1917. Por perseri, nese ata me te vertete kane planifikuar dhe filluar keto ngjarje, atehere dokumenti duhet te jete shume autentik.

    Mbas vdekjes se Mazzinit ne 11 mars 1872, Pike caktoi Adriano Lemmi (1822-1896, Mason i grades 33) nje bankier nga Firence, Itali, qe te drejtonte aktivitetet subversive ne Europe. Lemmi ishte nje mbeshtetes i revolucionarit patriot Giuseppe Garibaldi dhe ka te dhena qe mund te kete qene aktiv ne Shoqerine Luciferiane te themeluar nga Pike.






    Ne 14 qershor 1889, Albert Pike leshoi kete deklarate drejtuar 24 Keshillave Supreme neper bote te cilat po takoheshin ne Paris:

    “Ajo qe ne duhet ti themi turmave eshte: ‘Ne i falemi Zotit, por eshte nje Zot qe e adhurojme pa asnje supersticion.’
    Juve, Madheshtoreve Inspektore te Pavarur (Masone te grades 33) ju themi kete, qe ju duhet tja perserisni Brethren te grades 32, 31 dhe 30: ‘Feja Masone duhet nga te gjithe te Nisurit e gradeve te larta te mbahet me pastertine e doktrines Luciferiane.’
    Nese Lucifer nuk do te ishte Zoti, atehere po Adonay (ose ‘Adonai’, fjala cifute per ‘Perendine’ me te cilen i referohen Jehovait, Zoti i Izraelit, fjale te cilen ata e evitojne ta perdorin) veprimet e te cilit provojne mizorine e tij, pabesine dhe urrejtjen e njeriut, barbarizmin dhe urrejtjen per shkencen, Adonay dhe prifterinjte e tij do e perflisnin? Po, Lucifer eshte Zoti por fatkeqesisht edhe Adonay eshte Zot. Ne ligjin e perjetshem thuhet se ska drite pa hije, ska bukuri pa shemti, ska te bardhe pa te zeze dhe si rrjedhoje ne menyre absolute duhet te ekzistoje si dy Zota: erresira eshte e nevojeshme qe drita te sherbeje per ta ndricuar, sic eshte i nevojshem piedestali per te mbajtur statujen dhe frena lokomotiven...

    ...Si rrjedhoje doktrina e Satanizmit eshte nje herezi dhe filozofia religjioze e vertete dhe e paster eshte besimi ne Lucifer, i barabarti i Adonay por Lucifer, Zoti i Drites dhe Zoti i Miresise eshte duke u perpjekur per njerezimin kunder Adona, Zotin e erresires dhe te keqes.”

  3. #103
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Historia e Masoneve te lire - Illuminati! (Video)

    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 24-11-2006 më 12:42

  4. #104
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583
    Përshëndetje

    Darius nga ato qfar kam lexu unë, po ashtu edhe kam parë shumë video lidhur me këtë tem por
    në disa pikëpamje ju jeni fut aq fell sa që po kam frik se do na bëni të dridhemi ashtu siq e ke cek në fillim të temes.
    Nuk mund të them se në shkrimin e juaj ka shpikje nga ju sepse nëpër keto fakte mbështeten edhe materjalet që posedoj unë mirpo
    për mendimin tim unë nuk i shoh gjitha këto si rezultat i organizimit t'njerëzve sepse:

    1 po ti analizosh mendimet e disa studiusve që i ndjekin gjurmët e këtyre njerëzve per ta kuptuar
    si mund të funksionoj një organizat e tillë e formuar prej shumë shoqrive sekrete të nacionalitetëve të ndryshme?,

    2 Mendimet e disa studiusëve të tjer të Illuminatit ku e përshkruajn si një super fuqi me origjin josht toksore.

    3 Mendimet e disa shkenctarve të fizikës që merren me studjimin e yllit SIRIUS ku thon se ka ndikim shum të madh në jetën në tok.

    4 Mendimet e disa astrofizikantëve që merren me studjimin e UFO-ve,

    5 Mendimet e disa Arkeologëve që merren me origjinen e piramidave te Egjiptit,

    6 Mendimet e shum besimtarve te ndryshum etj...


    Gjitha këto të nxisin me kuptu ku sa ma shum të mundohesh me kuptu aq ma pak ke me kuptu,
    por të qesin në një përfundim pothuajse të njejtë, përfundim i cili nuk përfundon kurrë...

    Nga shum materiale do ta veqoj vetëm një ku po e postoj vetëm një link të një materiali të UFO-ve nga NASA ku edhe ata ne fund i bojn bashk gjitha
    keto mendime dhe mundohen të dalin në një përfundim te dyshuar si të vërtet nga disa.

    http://video.google.com/videosearch?hl=en&q=Evidence%20The%20Case%20For%20NASA%20UFO's%20-%20Part%202&btnG=Google+Search&ie=UTF-8&oe=UTF-8&sa=N&tab=wv

    Nëse nuk keni koh ti shikoni dy videot shikojeni vetëm të dytën është ma interesant.
    Evidence The Case For NASA UFO's - Part 2


    Ia kaloni mir...

  5. #105
    Rrushi_CH nese ato qe kam shkruar une te kane trembur atehere keto qe thua ti jane akoma me shume per tu trembur. Megjithate te gjitha ato qe ke permendur me siper jane konsumuar neper tema ne kete nenforum. Tek tema per Illuminatin cdo gje eshte perqendruar ne faktorin 'tokesor' dhe se kam perzjere me anet e tjera. Por ke tema ketu qe flasin me detaje edhe per ato qe ke permendur vetem se menyra sesi i ke bashkuar eshte shume e ngaterruar.
    Illuminati ska pune me Sirius apo me ufot ne menyren sesi e ke paraqitur ti si kontekst (per me shume lexo temen Lufta e Dulces ku e ke te sqaruar me shume hollesi).

    Po ashti link per videon qe ke vene ti aty (te cilin e kam postuar shume kohe me pare tek tema sondazh A besoni ne Ufo dhe qenie jashtetokesore dhe kam sqaruar mire se kush eshte David Serrada dhe cfare trajton ne videon e tij. Kliko ketu: Evidence: The Case for NASA UFO) ska te beje me kete teme. E pershendes pjesmarrjen e kujtdo ne kete nenforum dhe temat e hapura por do ju lutesha qe me pare te lexoni temat e hapura pasi te gjitha ato qe ke permendur jane trajtuar me vete si subjekte.

    Faleminderit.

  6. #106
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583
    Po Darius e di se e ke kuptu kte qka kam dasht me than me pak fjal por e di gjithashtu pse në disa pikpamje nuk je i mendimit të njejt me mua sepse ka lexues të atill që besojn vetëm në sende që duken e lere mo për kso fenomene paranormale,
    me kte dua të them se ti nuk ke dasht me ja humb efikasitetin kësaj teme gjë që ndikon në bindjen dhe mos bindjen e lexuesve, (për disa lexues që hasin për her të par në shkrimet e tua lidhur me këtë tem)

    Kurse sa i perket asaj renditjes se si i kam paraqit un, me duhet ta rithaksoj se nuk jan të radhitura sipas mendimit tim por Vet fizikanti David Sereda ne fund të videos së tij kur flet për UFO-t e bën një përmbledhje të till ku dhe thot për prejardhjen e simbolit të Illuminatit (që gjendet në monedhën një dollar) thot zoti i sistemit të yllit SIRIUS,
    tasht nuk dot thot se ashtu është vetëm pse një fizikant ka bër një përmbledhje të till por logjikisht kush don me besu në shum aspekte jan të lidhura njëra me tjetrën.

    Un nuk kam koh dhe nuk kam prespektiv ashtu si ju zotri Darius me postu shkrime për kët tem e cila të bën të mendosh e kurr ne jet nuk mundesh me kuptu pse egziston prej nga e ka origjinen pse disa mendojn mir
    për Illuminatin e disa keq etj...

    Pa ofendime...

    FLM. Kaloni mir

  7. #107
    Pikerisht kete kam dashur te them. Serada eshte fizikant dhe i eshte kushtuar ufologjise mbas atyre qe ka pare dhe ka qene deshmitare. Hyrja ne ufologji pak nga pak detyrimisht te shtyn ne konspiraci te tjera sepse jane gjera te lidhura shume ngushte me njera tjetren. Por sic e ke thene dhe ti vete Serada eshte 1 dhe relativisht shume i ri ne ambjentin e ufologjise. Eshte shume pak qe te bazohet konkluzioni mbi fakte te tilla vetem me nje deklarate apo analize te Serades. Koncepti ska te beje me sasine por ne kete rast numri (me shume se 1) eshte shume i rendesishem per vete natyren e problemit.

    p.s. Pa merak, sjam ofenduar aspak, perkundrazi e mireprita shume si koment.

    Kalofsh mire edhe ti.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    BRAVO DARIUS per keto perkthime dhe per ket ri-kerkime qe ki bere. Un jetoj me nje katun ne Scotland ku asht nje Tempul Masonic shum ngat ku jetoj dhe vetem per kurozitet fillova te lexoj per keta dhe qka gjeta asht diqka e TMERSHME. Kam munduar dhe te i pys disa qe jan FREEMASONS sepse i kam par duke hy ne at tempullin e tyre dhe me kan kercnuar shum shtir nese vazhdoj te i ri-kerkoj se kush jan apo te nderhym me ta.

    Kam disa muaj jam terhekur me aktivitet te cilin ishin ken investigues po thjesh privatisht jam duke lexuar nga arkivet te cilat kam hyrje ne bibloteka apo instituta universitare.

    Disa gjera qe duhen shum te konsiderohen jan;

    HISTORIA E KETYRE SHOQERIA ASHT TEPER E LASHT E PERZIER PO GJITHQKA KONEKTOHET

    ATA PRAKTIKOJ MAGJI TE ZEZ KABALAH QE ESHET MAGJI MISTIKE JEHUDE

    KAN KONTAKTE DHE MARRIN URDHENA NGA 'djalli' SATANIC dhe nga 'MASTERS' TE TYRE

    MANDEJ EDHE OBELSIKat TE CILET REPREZONTOJ DJALLIN (DRQIN) NE QDO MYTHOLOGJY JAN NGRITUN NE GJDO QYTET. (Ne meke te arbais obelisk poashtu reprezenton shejtanin po kjo xhuhet me guri nga haxi beresit)

    MERRENI NE KONSIDERAT NEW WORLD ORDER

    NJE RI-KERKIM NE GJEOGRAFIN E WASHINGTON DC

    JESUISTTAT JAN ME TE MDHEJ SE TE GJITH KTA NE HIRARKI (diqka deshta te ju them se IGNITIUS LOYOLA ka qen ai qe ka shpall ket shoqeri dhe tash GJIMNAZI LOYOLA NE PRIZREN servohet si nje baz e madhe ne ballkan per EDUKIM.(SHIKO DOKUMENTAR JESUIT INFELTRATE AMERICA)

    Prej zbulimit te ketyre me thellesi jeta ime nuk ka qen e njejt me. Kta jan vertet ANTI KRISHTET dhe te muslimanet kta vertet jan pregaditesit e DAGJALLIT (HADITHET E MUHAMMEDIT a.s PERPUTHEM ME DISA PERSHRIME TE DITEVE TE FUNDIT KUR DAJJAL DO TE VIJ)(SHIKONI DOKUMENTARIN SHADOWS IN MOTION)

    Njerzimi asht nen kontrolliin e ketyre stanisteve me psikologji avancuara. Njera prej ketyre filozofia asht 'DOUBLETHINK' ku mendja beson dy sendeve te njejten koh te cilet jan kontradiktore. Pershambull 'MUSLIMAN E SEKULAR' musliman apo fetar beson ne zot e fjala secularis mohon zotin
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 13-12-2006 më 00:32

  9. #109
    Kosovar2006 faleminderit per vleresimin. Dy korrigjime te vogla doja te beja. Ke permendur aty perkthime por ska perkthim nga ana ime ne keto materiale. Ka punim dhe shumica jane te hartuara nga ato qe di. Pra nuk behet fjale per perkthim. Dhe tjetra ato qe ke shkruar me germa te medhaja qe nga ritualet dhe deri tek New World Order, do te lutesha qe ta lexoje temen me me vemendje sepse ato jane aty me detaje te hollesishme.
    Eshte mire qe te evitohet perseritja e gjerave qe jane shtjelluar njehere qe mos behet tema e merzitshme.

    Faleminderit.

  10. #110
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Big Blue
    Meqe cdo shtet sovran ne bote ka te pakten 1 Llozhe Masonike, desha te di nese dikush nga ju e di adresen e asaj shqiptare per kuriozitet?



    Po ne shqiperi ekziston lozha masove te lire qe nga viti 1994, vendndodhjen nuk e di njeri vecse anetaret

    Simboli ose STEMA e masoneve shqiperise mund ta shihni ne Goggle com

  11. #111
    Ne ilegalitet mund te kete ekzistuar por lozhe zyrtare e deklaruar ajo u deklarua vetem ne pothuajse 2 vjet me pare. Ketu ke nje link qe te jep lajmin zyrtar ne pdf: http://www.forumishqiptar.com/showpo...0&postcount=28
    ndersa ne foton e meposhtme ke emrin zyrtar te lozhes si dhe daten e krijimit ose konsakrimit qe eshte 24 Qershor 2005.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #112
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?

    Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?

    Belina Budini
    05-03-2007
    Ritual masonik, gravure angleze e viteve 1800
    TIRANË – Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike. Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare". Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

    Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet. Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.

    Shoqëria masonike

    Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral. Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët. E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.

    Si të bëhesh mason?

    Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj. (Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër... Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.

    Shoqëria e veglave të ndërtimit

    "Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë. Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë. Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik. Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient". Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.

    Origjina legjendare

    Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

    Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.

    Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

    Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

    Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete". Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

    Masonët e famshëm

    Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".

    Ezoterizmi
    Sekretë apo diskretë?

    Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve: Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv. Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme. Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.

    Skandalet
    Kritikat dhe kundërshtarët

    Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet. Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.

    "Relativizojnë fenë"
    Kisha katolike, kundër masonëve

    Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave. Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj. Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare. Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.










    ??????????
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #113
    Shkrimi i mesiperm ishte postuar ne nenforumin e gabuar dhe e bashkova me kete teme.

    Nuk habitem fare me krijimin e lozhes masonike ne Shqiperi. E prisja te ndodhte heret a vone. Ne fund te fundit masonet e thjeshte kane celesat e kashtes. Te ruhen nga te medhenjte...

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Publicisti Veton Surroi (Kosove) eshte nje nga ata persona qe ben pjese ne grupin e Bilderberg qe nga viti 2000.Ai ka pranuar publikisht qe posedon nje pasuri 40 milion Euro,qe kuptohet vetvetiu nga ku e kane burimin.

  15. #115
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Car me bo, kshu eshte bere kjo pune, ke njerezit qe ndjekin kultin e syrit qe sheh cdo gje, dhe 90 % e botes qe ndjek kultin e syve n'b...th e mohon cdo gje. Derisa te vazhdoj kjo situate, as mos shpresoni ne ndonje ndryshim.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #116
    Citim Postuar më parë nga F.M
    Publicisti Veton Surroi (Kosove) eshte nje nga ata persona qe ben pjese ne grupin e Bilderberg qe nga viti 2000.Ai ka pranuar publikisht qe posedon nje pasuri 40 milion Euro,qe kuptohet vetvetiu nga ku e kane burimin.
    Me fal se sdua te te fyej po mos keput gjera kot. Pse ka 40 milion Euro ben pjese tek Bilderberg? E ke idene se kush merr pjese tek Bildergerg? Jo vetem ai 40 milion Euro qe permend jane qesharak por nuk behet fjale thjesht per pasuri ekonomike por e nderthurur me pushtet te forte politik. Pastaj ka nje detaj qe po te shpeton; Bildergerg eshte nje prezantim ne nivel qeverie por ketu behet fjale per perfaqesim personal. Lexoje temen me vemendje dhe do e kuptosh mire se cfare dua te them.

  17. #117
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Darius, mund te me thuash dicka me teper rreth postimit #37 tendi ? Se po diskutohet dhe ne tjeter teme kjo gje, dhe tani me ra ne sy ketu tek po shfletoja kete teme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  18. #118
    Ma ha mendja qe e ke fjalen per Janus. Po te jepja nje pasqyre te plote te tij do dilja komplet nga tema e Illuminatit pasi vetem nje rrol i Janusit ben pjese ne kete teme dhe ai eshte qenia e tiij si Perendia e Nisjes ose Fillimit ne Mister ose god of initiation into the mysteries
    Po te jap dhe kete fragmen ne anglisht ndersa po te nis dhe nje dicka me mp qe ta kesh me te detajuar:

    Janus is portrayed as holding the scepter and the key. Now, like the crown, the scepter is the emblem of royal power. Seen from a mystical perspective, they symbolize one who has reached the highest level of Cosmic Consciousness as an awakened master of himself and of his own destiny. Furthermore, since the scepter is on his right, or masculine, side he represents, in an initiatory sense, the inner spiritual power of the mystic. The key, on his left, or feminine, side represents Jana, his complement, or Sophia, the higher intuition and intelligence within a mystic that holds the key to the kingdom. The crown symbolizes the three principles in a mystic, i.e., his mystical wedding or the union of the two opposites on the axial neutral pole of pure Consciousness and Being. According to Hebrew Kabbalah symbolism, the right and left correspond respectively to two Divine attributes: mercy (CHESED) and justice (GEBURAH). On one level, this shows that the seeker judges no one except himself, and on a more spiritual level, it proves that the invisible part or third face is the real judge of the living and dead, the one that conveys harmony and peace. This small cartouche, therefore, shows us that when the masculine and feminine energies within the mystic function properly and in harmony, then the mystical wedding takes place in the seeker, bringing about his/her own invisible face and presence of Cosmic Consciousness. This invisible presence also has the symbolic name of Melchizedek.

    Dhe sidomos ky moment:

    (The word "initiation" derives from in-ire, or enter (again the symbolism of the gate). Christ said, "I am the Way"—another connection between Janus and Christ?)

    Merre me mend tani pse eshte pjese e simbolizmit

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Darius mos u shtir si i shumedituri(i pagabuari) + ju nuk e njihni biografine e ketij personi dhe relacionet qe ka me te tjeret.Dhe nuk eshte me rendesi a eshte fjala per perfaqesim personal a shteteror (imtesira), kryesorja eshte qe ai eshte aty.


    Ja ku e ke argumentin:

    http://www.bilderberg.org/g/Bilderberg.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga F.M : 19-03-2007 më 07:04

  20. #120
    Perseri se ke marre vesh cfare kam dashur te them. Une nuk mohova qenien e Veton Surroit ne kete grup por ti mesa duket ti se ke lexuar temen ketu. Bilderberger eshte nje organizate shumekombeshe dhe si e tille ka pjestare nga gjithe bota. Por si cdo organizate ka dhe kreun e saj dhe eshte kreu ai qe eshte ai qe eshte jo thjesht anetaresia e tij. Dhe perkundrazi rendesia eshte pikerisht tek perfaqesimi personal jo ai shteteror. 40 milionet e Surroit nuk jane arsye. Po ta shikosh listen me vemendje ka shume nga bota e shtypit apo mediave por kjo sdo te thote asgje. Dhe nga ana tjeter po ta shikosh listen perseri me vemendje do shikosh cilet nga bankieret dhe CEO e korporatave gjigande bejne pjese. Nese e vure re mungon Rothchild, Lockheed Martin, Wackenhut e te tjere dhe sidomos Lord Maitreya. Dhe mos mendo qe sjane aty, jo vetem qe jane por jane drejtuesit kryesore vetem se emrat nuk jane te publikuar. Rotchild, Maitreya apo gjigandet qe permenda te famshem per Skunk Work nuk paraqiten asnjehere publikisht. Edhe ti apo une nese jemi ne nje pozicion te caktuar ne vendet tona mund te bejme pjese neser ne kete organizate sic mund te benim pjese ne ne Keshillin e Europes apo Parlamentin Europian (kur te futemi) si perfaqesues te vendit tone. Por kjo sdo na bente as mua dhe as ty illuminati.

    Besoj se u sqarova me mire tani.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •