Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 159

Tema: Aurela Gaēe

  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Mjeshterore gjithcka ne kete kenge !

    Muzika, teksti, interpretimi vokal e skenik, orkestrimi ne harmoni perfekte !

    Bravo Aurela, Adi Hila e Agim Doēi !


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-12-2012 mė 23:15

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Aurela Gaēe

    Kjo ska treguar kujdes per zerin dhe i ka shteruar gati,por dikur i qante me lot te gjitha kenget.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Aurela Gaēe

    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    aurela gace,,,,njeriu me i madh i vlores kto 20 vitet e fundit.

    Jo vetem.Vlora gjithmone nxjerr figura te spikatura.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    AURELA GACE-SHPIRT I SHPIRTIT TIM

    Videoklipi me i ri i Aureles


  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    ..... e megjithate me shume me pelqen ky version unplagged i kesaj kenge qe e kendoi me shpirt....




    Per mua, ky eshte versioni me i bukur i kenges... sikur ta kishte kenduar keshtu ....

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    DYSHJA E PANDALSHME E MUZIKES SHQIPTARE: AURELA GAĒE - ADI HILA !!!

    Bravo VLORA !




    ZERKA fantastik ! Perfekt per kete kenge ! Suksese te metejshme !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2014 mė 11:00

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    Aurela Gaēe: “Kam Nevojė T’i Jap Publikut Energjinė Time”

    Kėngėtarja Aurela Gaēe triumfoi sėrish! Megjithėse shumė e dashur pėr publikun, ajo kėtė herė mori njė vlerėsim ndryshe, atė tė kolegėve. Sigurisht qė fitorja e kėngėtares sė suksesshme nuk erdhi e papritur, sepse ajo u paraqit me njė kėngė shumė tė bukur, me njė performancė krejtėsisht tė sajėn qė gjithherė bėn bujė, dhe i mori duartrokitjet qė ditėn e parė. Ēudi do tė ishte sikur tė mos e merrte Aurela trofeun e “Kėnga Magjike”. Mirėpo kėsaj here kėngėtarja nuk e deshi fitoren. Siē veprojnė zakonisht artistėt e mėdhenj, Aurela vendosi tė dilte nė skenė, tė kėnaqej e tė kėnaqte. Nė kėtė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, kėngėtarja rrėfen arsyet se pse nuk e dėshiroi ēmimin e parė, aq tė ėndėrruar nga tė gjithė kolegėt e saj.


    Aurela, jeni shprehur se nuk morėt pjesė nė “Kėnga Magjike” pėr tė fituar. A pati ndonjė moment gjatė finales qė e dėshiruat fort ēmimin e parė? A ėndėrruat tė thirrej emri juaj?

    Jo, nuk e ėndėrrova, sepse duhet tė keni parasysh diēka: nė momentin kur unė kam 22 vjet karrierė tė mbushur plot, qoftė me dashuri, qoftė edhe me ēmime qė m’i ka dhėnė kritika bashkė me publikun, jam nė njė pikė qė e kam marrė dashurinė e publikut dhe nuk kam mė nevojė pėr konfirmim ēmimesh. Nė momentin qė publiku blen biletėn tė shohė atė qė unė bėj, ky ėshtė ēmimi mė i madh qė mund tė kėrkojė njė artist. Kjo ėshtė e vėrteta. Isha e qartė se pse vendosa tė jem nė “Kėnga Magjike”. Po e sqaroj edhe njė herė: kur unė bėj kėngė tė reja pėr publikun me klipe, ėshtė mė e vėshtirė pėr tė hyrė nė publik. Domethėnė nevojitet kohė. Mirėpo ka njerėz qė nuk kanė kohė dhe nuk i shikojnė ato qė unė nxjerr. Ka raste qė mė thonė, “kur do tė bėsh ndonjė kėngė tė re?”, ndėrkohė qė kėnga e re ka dalė. Kjo do tė thotė qė publiku nuk e ka shumė mendjen aty. Kurse te “Kėnga Magjike” ka shumė vėmendje pėr tė promovuar diēka tė re. Pra ishte thjesht njė menaxhim i mirė i situatės nga ana ime, me mendjen dhe nuhatjen time. Thashė: kam nevojė t’i jap publikut energjinė time, dhe vendosa ta bėj me njė dalje nė skenė. Desha tė jap nė skenė alegrinė e shpirtin tim. Ēfarė tjetėr mund tė dua?!

    Kolegėt qė ju kishin votuar, a ju erdhėn pranė pėrpara finales pėr t’ju treguar sa pikė ju kishin dhėnė?

    Tė vetmit njerėz qė unė kisha miq aty dhe unė e dija qė do tė ma jepnin mua, ishin Vėllezėrit Korēarė. Dihej qė do tė ma jepnin mua, sepse kemi kaq vjet qė punojmė bashkė. Tė tjerėt nuk erdhėn. Unė, ju dukem natyrė qė bėj pazare?! Nuk doja tė detyroja askėnd tė mė jepte pikė, e as tė mė detyronin. Jam njeri antikonformist dhe natyrė qė nuk bėj nga kėto lloj marrėveshjesh. Nė festival hyra pėr qejfin tim dhe nuk i kėrkova askujt asgjė. Ata qė e kanė ndjerė, e kanė ndjerė ashtu. Votimi ėshtė pak i keq, sepse ne votojmė njėri-tjetrin dhe mund tė lindin edhe inate nga kjo gjė, por e vėrteta ėshtė kjo. Ndihem keq qė ndoshta nuk kam votuar mė mirė se ē’duhej. Jo pėr tri pikėt e para, por kam lėnė edhe kėngėtarė pa pikė, por aq ishte lista. Veē kėsaj kemi edhe njerėz qė i duam, dhe kjo tė “detyron” tė bėhesh e keqe. Diku duhet tė mbash edhe hatrin e ndonjė shoqėrie, ėshtė e pamundur tė mos e bėsh, dhe lė jashtė dikė qė mund tė meritonte mė shumė. Mė vjen keq qė nuk u dhashė mė tepėr dorė tė rinjve, ndonjė tė riu qė mė pėlqeu e s’kisha ku e fusja. Por ngushėllohem me faktin qė nė karrierė kam kėngė qė s’kanė fituar vende tė para, as tė dyta e as tė treta, por qė publiku m’i do. Edhe ata e kanė kohėn qė tė bėjnė rrugėn e tyre.

    Po mė pas, a e ndjetė vėrtet dashamirėsinė e tyre?

    Ata qė mė votuan, sigurisht qė u ndjenė mirė, ndėrsa ata qė s’mė votuan, normalisht qė s’mund tė ndihen mirė. E rėndėsishme ėshtė qė unė mora aprovimin e shumicės sė tyre dhe tė publikut. Frika ime mė e madhe ishte publiku. Unė pėr ata jetoj dhe luftoj! Dasha-mirėsinė, normalisht qė do e ndjeja, sepse shumica mė vlerėsuan duke mė dhėnė ēmim tė parė.

    Dikush mund tė mendojė qė ėshtė bėrė njė marrėveshje e pashkruar pėr t’ia dhėnė ēmimin e parė njė kėngėtareje me emėr, qė rikthehet nė festival pas disa vitesh mungesė…

    Kėto janė manovra tė mendjeve tė kėqija dhe, e dini ēfarė? Tė mos them ndonjė fjalė qė nuk duhet ta them; nuk dua tė merrem fare me kėto budallallėqe, me “hapjen e kutive”. Muzika ėshtė bėrė pėr tė shijuar. Pikėrisht prandaj nuk e doja ēmimin, qė tė mė linin rehat. Sepse, kur unė nuk fitova ēmimin e parė me kėngėn “S’jam tribu”, tė gjithė mė thoshin nė rrugė: Si nuk e fitove ti! Pasi doli Vaēe Zela nė lajme dhe tha se ishte bėrė njė pėrllogaritje gabim dhe se ēmimi i parė i takon kėngės “S’jam tribu”, tė gjithė ata qė mė thoshin se e kisha merituar, tė nesėrmen thanė: Kush e di kė ka futur. Ndaj doja tė isha e qetė, larg ēmimit. Siē e thashė, unė ēmimin e publikut e kam marrė me kohė. Edhe nga kritika e kam marrė konfirmimin, kėshtu qė nuk doja fjalė. Mė mirė tė mė thonė “ti e meritove, pse s’e more?”, sesa tė mė thonė “e more, po a e meritoje vallė?”.

    Meqė thatė se fitorja ishte e papritur, kush menduat qė mund ta fitonte festivalin?

    Siē i kam votuar, sipas renditjes.

    Mendoni se do ta kishit marrė kėtė ēmim nėse kėngėn do ta kėndonit pa Zerkėn?

    Bashkėpunimin me Zerkėn e kam bėrė me qėllim. Mė pėlqeu edhe t’i jepja dorė njė artisti tė ri qė mė duket sikur ėshtė gati tė shpėrthejė. Nėse dikush mė pėlqen, nuk e mendoj dy herė. Ia kam bėrė unė ofertėn Zerkės. Kur mė pėlqen njė gjė, thjesht e bėj; kam bindje dhe nuk kthehem pas edhe sikur tė mė dalė keq. Qėllimi im ishte tė bėja zhurmė tė bukur nė publik, njė zhurmė qė tė pėrflitej e tė mbahej mend, njė “Hou ēike”, njė gjė masive qė e kėndon gjithė salla paēka se nuk merr ēmimin e parė. Nė kėtė moment ndjeva qė nuk mė intereson as edhe njė lloj rryme tjetėr pėrveē haresė. Kur ia kėrkova kėngėn Adrian Hilės, menjėherė tė dy ishim nė njė mendje qė na duhej diēka ndryshe. Na duhej dikush qė ėshtė ndryshe nė rrymėn muzikore qė bėn, por qė pėrcjell po aq energji. Dhe, po t’i shikoni tė gjitha bashkėpunimet qė kam bėrė, unė qėndroj Aurela ndėrsa bashkėpunėtori ėshtė vetja e vet, dhe nuk i ndėrhyjmė njėri-tjetrit. Dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye ato bashkėpunime qė i kam bėrė, i kemi bėrė mirė.

    Pse pikėrisht nė kėtė moment? Jeni shprehur se jeni nė njė periudhė shumė tė lumtur tė jetės suaj. Ēfarė ka tė re? Mos do tė bėheni sėrish nėnė?

    S’ka asgjė tė re, pėrse tė mos jem e lumtur (qesh)?! Dhe, pse tė mos ia shpreh unė publikut lumturinė time, a nuk meriton qė ky publik tė gėzojė?! Lajm tė ri pėr bebe nuk ka moj zemėr, por fjala juaj nė vesh tė perėndisė (qesh)!

    Ku do t’i kaloni festat?

    Pėr festa do tė shkoj nė New York.

    Pėr punė apo pėr festė?

    Edhe pėr punė, edhe pėr festė, sigurisht bashkė me familjen.

    (BalkanWeb)


    http://www.teksteshqip.com/aurela-gace/lajme_8582.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2014 mė 11:07

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    Aurela Gace - S'mundem (2017)

    Muzika - Adrian Hila
    Teksti - Adrian Hila
    Orkestracion - Adrian Hila


  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


  11. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


  12. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    Super energjike gjithmone ! Performanca te Aureles per te mos u humbur !



  13. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    Gjithmone kenaqesi per te degjuar intervistat e saj ! E rralle kjo interviste !


  14. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    " Oktapod " 2017


  15. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    E pandalshmja Aurele

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-06-2017 mė 10:29

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    'Tėrmeti Aurela' nė shesh

    Veliaj: Sot vėrtetohet cilėsia e punimeve 

    Sheshi i ri “Skėnderbej” ėshtė kthyer jo vetėm nė njė vend tėrheqės pėr tė gjithė qytetarėt e Tiranės dhe turistėt e huaj qė kanė shfaqur interes pėr ta parė atė nga afėr, por edhe nė njė hapėsirė e pėrshtatshme pėr aktivitete artistike.

    Pas hapjes madhėshtore dhe koncerteve tė organizuara nė tre ditėt e para, nė skenėn e sheshit “Skėnderbej” do ngjitet sot kėngėtarja e njohur e muzikės popullore dhe asaj tė lehtė, Aurela Gaēe, e cila do mbajė njė koncert tė sajin.

    Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i cili fton qytetarėt qė tė ndjekin nga afėr perfomancėn e Aurelės.
    “Jam shumė i lumtur qė sonte nė sheshin “Skėnderbej” do kemi njė Vlonjate puro. P.S Pas 'tėrmetit' qė shkakton Aurela, asnjė skeptik nuk do tė ketė mė dyshime pėr cilėsinė e punimeve #MosEHumb #20:30”, shkruan Veliaj nė facebook.

    http://shqiptarja.com/Aktualitet/273...e--424308.html

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


  18. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


  19. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe

    A do rikthehet AURELA ne FESTIVAL per nje Trofe te 4-et ?


  20. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Aurela Gaēe


Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aurela Gace me 5 maj ne Toronto
    Nga anabanana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-08-2007, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •