Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    EMRI SHQIP ONOMASIOLOGJIK – ARBĖRIA - Nezir Myrta

    EMRI SHQIP ONOMASIOLOGJIK – ARBĖRIA

    Illiristika Ama e Albanistikės shkencė paraindo-europiane.


    ETNONOMI *) - ARBĖR – ARBĖRESH – ARBAN - SHQIPTAR
    – Etnonomi – arbėr-arbėresh formoi toponomin - Arbėria i njejti emėrtim nė dy dialektet e Shqipes Arbėria – Arbania – ( Arbnia ) – arban - arbėn – arbėr – arbėresh. Ashtu sikurse nė gegėnishte, qė etnonomi arbėn, formoi toponomin – Arbnia – (arban – Arbania) – (arbėr – Arbėria) – pėr emėrtimin etnologjik dhe onomasiologjik: nė kuptimin antroponomik arban – arbėr dhe toponomastik Arbania (Arbnia) - Arbėria duke formuar kuptimin e emėrtimit tė hershėm onomasiologjik – arban – Arbania, Arbana, Arbnia (arbanė – arbanėt, gege) dhe poashtu i njejti emėr arbėr – arbėresh, Arbėria (arbėr – arbėrit, toske) – arbėresh – shqiptar - arbėreshėt – arbėrit – arbanėt – shqiptarėt.

    Etnonomi arbėresh qė na duket pakėz me njė ndryshim fono-morfologjik pėr arbėrit - arbėreshėt si emėrtim dallues u formua nga dashuria ndaj atdheut, si emėr shkėndijash tė zjarrit tė zemrės arbėrore, larg Arbėrisė, formoi Arbėrinė e Dytė, si vrushkull tingujsh zjarri tė dashurisė – duke e fuqizuar fonetikisht emrin – arbėr – me sufiksin – esh – flakėroi etnonomi - arbėresh – si njė zjarr dashurie qė ndriēon nga larg Tokėn Arbėrore - i njejti zjarr zemre shqiptare e gjuhe arbėreshe – Arbėreshėt nė Itali.
    Etnonomi arbėr me sufiksin – esh – si fuqizim fonetik nga malli pėr Arbėrinė, pėr tė mos e ndier veten tė largėt, arbėrit e larguar nga Arbėria, poashtu me njė theks tė veēantė duke diftuar se jemi gjallė, krenarė edhe larg atdheut tė lashtė – sikur duke potencuar se po hapet Bota Arbėrore me gjuhėn e kulturėn arbėrishte tej Adriatikut (qė pėr kohėn ishte sikurse sot, tej Atllantikut), kjo fjalė arbėresh u paraqit si njė rilulėzim i gjuhės, dokeve, zakoneve, kulturės e historiografisė illire ballkanike – si njė qendresė epokale e arbėrit tė larguar larg atdheut. Por, ky emėr – etnonom i ri pėr kohėn arbėresh ishte dhe ėshtė jovetėm njė vazhdimėsi historiografike arbėrore, gjatė dyndjeve tė popullėsisė shqiptare gjatė luftėrave shekullore, qė bėnė zbrazjen e trojeve etnike tė lashta – por, edhe njė fuqizim konkret ekzistencial – si ekzistencė e re fundamentale, sepse edhe atje ku janė sot arbėreshet, ishte toka e arritjeve linguistike e kulturore e shkencore artistike, epoka e lulėzimit tė kulturės sė re nė Apenine – si vazhdimėsi e gjuhės e kulturės illire-pellazgjike.
    Gjyshėrit e mėdhenj arbėresh krijuan topografinė apenine, historiografinė e re, kulturėn e re, gjuhėt e reja neolitike, qe nga Sicilia qė kuptimi i kėtij toponomi ėshtė pėremri i pakufishėm shqip-illir me dmethėnie sicili nė kuptimin sicili (secili) ka tė drejtė tė jetojė nė tokėn e re – e deri tek shtetformimet e reja, ekzistenėn e re tė njeriut – banorit apenin, e deri tek formimi dhe bashkimi i kombit – me Guisesepe Garibaldin (Zef Guribardhi) deri tek koha mė e re – Bashkimi i Italisė sė sotme.
    ARA E FARA
    Tingulli A si fillesa e alfabeteve i.e. qė sipas origjinės sė tingullit, ka kuptimin e ekzistencės kulmi me tra nė mes si domethėnie filozofike e ekzistencės sė njeriut nė troje, si formim ekzistencial i mbijetesės historike. Ky tingull A nė bashkėtingullim me tingullin R – i cili ka kuptimin figurativ tė njeriut duke punuar krijoi diftongun qendror, apo atllasin e gjuhės illire-pellgase – AR si diftong qė difton ekzistencėn e njeriut me punė – pra puna qė e krijoi njeriun dhe e dalloi nga gjenetika e qenieve tjera tė gjalla nė natyrė – puna qė e bėri njeriun tė mbijetojė mbi tokė, puna qė e bėri njeriun tė mbijetojė mbi tė gjitha qeniet tjera tė gjalla nė natyrė – puna qė njeriun e bėri zot tė tokės.
    Diftongu AR ėshtė diftong PIE, i cili krijoi nė gjuhėn illire-pellgase fjalėn e parė ekzistuese, mbi tė cilėn mvaret ekzistenca e njeriut tė kohės, rrodhi linguistikisht fjala – ARĖ duke u formuar nga njė sufiks zanor me Ė - A + R + Ė = ARĖ – arė (nė trajtėn e pashquar tė emrit) dhe ara (nė trajtėn e shquar tė emrit) – qė nė gjuhėn shqipe-illire do tė thotė : njė copė tokė e punuar, e lavruar dhe e mbjellur me farė tė drithėrave, tė tė lashtave. Ajo copė toke e punuar, qė krijoi emrin arė, ara (arat, shumėsi i emrit), copė toke e mbjellur me kokrra tė ruajtura tė tė lashtave nga moti i vjem, kokrra tė drithėrave, nga fryti i tė lashtave (drithėrave) nė gjuhėn shqipe-illire thirret farė, fara e drithėrave. Fara hudhet nė ara dhe mbinė bima e re, fara e drithit hudhet nė arė tė punuar, mbiellet, e thohet nė shqipen e vjetėr – fara biinė e bahet bimė nė kuptimin e mbimjes sė farės nė arė, rritjes, zhvillimit, korrjes sė frytit dhe krijimi i fjalės pėr emrimin e tė lashtave: grun, elb, thekėr, misėr etj. Deri tek fjala millė (mielli) pas bluamjes nė mulli, e deri tek fjala bukė, buka.
    Fjalėt shqipe arė e farė – ara e fara janė fjalė PIE (paraindo-europiane), ku nga vet fjala arė, ara pėrmes tingullit F, f, F+ARĖ=FARĖ ku vet ky tingull F nuk erdhi si rastėsi emruese, por me njė kuptim tė madh filozofik linguistiko-shkencor me domethėnien e florės – qė fjala FLORĖ, FLORA rrodhi po nga ky tingull i emrit shqip-illir – farė – f+arė me ethymologji illire-pellgase edhe si emėr shkencor i sotėm i botanikės, duke u lidhur edhe me vet emrin faunė, fauna si krijim edhe i faunės nga mbimja nė kuptimin gjenetik tė krijimit tė gjallesave mbi tokė.
    Vet shkenca mbi studimin e gjallesave biologjia si kompozitė apo fjalė e pėrbėrė ka prejardhje ethymologjike nga shqipja-illire, ku fillon me diftongun BI qė ėshtė diftongu shqip-illir – bii, bima, bima qė biinė (bima qė mbinė) biima biinė dhe fjala e dytė e kompozitės log log, provė, studim, vendprovim i aftėsive psikofizike tė njeriut – logu i diturisė, logu i mėnēurisė, logu i kuvendit, logu i trimėrisė, logu i heroizmit, guximit, - logu i sprovimit tė fuqive, aftėsive psiko-fizike tė njeriut.
    Nė kuptimin filozofik krijimi i qenies sė gjallė nė natyrė ėshtė nga mbimja – bii – bimė-bima – biinė bima, qė merret nga kuptimi i krijimit tė jetės mbi tokė – krijimi i gjallesės, tė gjallit mbi dhee.
    Fjalėt arė e farė (ara e fara ) si fjalė tė lashta PIE mėsa mė duket janė me origjinė pėrciellėse gjenetike qysh pas Pėrmbytjes sė Madhe tė tokės sė atllantėve – pas Pėrmbytjes sė Atllantidės (kur edhe kjo ėshtė fjalė illire-pellgase – llandi i atit – atllantida – vandi-vendi i atit – vendi i etėrve - toka e baballarėve) dhe si pėrciellėse gjenetike e kohės duke aluduar se doli nga uji apo sipas thėnieve biblike, nga – N’UJI – NUHI – Noa (profeti Nuu, Nuhi, Noa), pas shpėtimit tė farės sė gjallė njerėzore e shtazore.
    Ara e Fara janė dy fjalė tė lidhura nė vetvete nė kuptimin ekzistencial, ku shihet edhe vet nga afėrsia fono-morfologjike e ndėrtimit tė tyre, ku nga fjala arė i shtohet fillesa tingulli F si kuptim i florės dhe formohet fjala Farė – fara nė arė / ara e mbjellur me farė / ara e zezė – fara e bardhė / fara biinė nė arė (fara mbinė nė arė) / biinė fara nė arė / fara mbillet nė arė / arė me farė / etj.
    Nga fjala shqipe-illire arė duke nėnkuptuar mbjellėn, mbimjen e frytit tė farės nė arė, rritjen e bimės, pjekjen, korrjen, formimin e drithit tė ri, bluamjen e drithit, gatimin e miellit tė bluar – pėr ta bėrė – bukė dhe pėr ta pjekur nė zjarr – nga vet fjala – bukė – u muar tingulli fillesė – B – duke iu shtuar fjalės emėr – arė, nga rrėnja – AR + B rrodhi emri i ri i punėtorit qė punoi arėn dhe bėri bukėn nga ara e bukės – si fill i etnonomit – ARB. Ky tingull B ka kuptimin e bukės dhe poashtu kuptimin e bėrjes, bamjes (me ba^ bukė – pėr tė bėrė bukėn) dhe kėshtu rrodhi etnonomi - ARBĖR – arbėri (njajėsi i emrit, nė trajtėn e pashquar dhe tė shquar) dhe njėkohėsisht edhe arbėrė, arbėrit, arbėresh-arbėreshėt ( shumėsi i emrit nė trajtėn e pashquar dhe tė shquar) e deri tek toponomi – Arbėria - Arbania nė tė dy dialektet e shqipes-illire.
    Kėshtu rrodhi etnonomi - arbėr – arban nga kuptimi fonologjik e morfologjik deri tek kuptimi linguistik me ethymologji pėrkatėese shqipe me domethėnien – arbėr – ai qė bėri arė / ai bėri arė / arbėrėsi = arbėri, deri tek toponomi – Arbėria, ashtu sikurse nė gegėnishte – arban – ai qė bani arė(n) / ai bani arė / arbanėsi (arbanasi) = arbani e deri tek toponomi Arbania – Arbnia.
    Ajo copė toke e punuar – arė nga arbėri – arbani me gjetjen e pėrsosjen e farės sė drithėrave, nga fara e drithėrave tė ashtuquajtur – drithėra tė vetbiimė – drthėra qė mbinė vetiu – drithi i egėr – drithi i vetmbimė nga natyra qė e krijoi – ajo arė – ara e bukės – u bė e ēmueshme, e vlefshme si ari (nė kuptimin e metalit tė ēmueshėm) , ku me veprimin e punės u bė ekzistenca mė e qendrueshme, mė e vlefshme, jetėgjate e njeriut – pikėrisht lidhen tė dy fjalėt arė (ara) dhe ar (ari) nė kuptimin e ndėrsjelltė tė vleftės, si tė ēmueshėm. Ashtu rrodhen shprehjet e vjetra shqipe njė strajcė dhee – njė strajcė ar / njė strajcė dhee ka mė vlerė se njė strajcė ar (nė kuptimin e arit tė ēmueshėm), / mė mirė njė strajcė dhee – sesa njė strajcė ar / mė e vlefshme ėshtė njė strajcė dhee, sesa njė strajcė ari / njė grusht dhee ėshtė mė i mirė sesa njė grusht ari / nė kuptimin ekzistencial tė ruajtjes sė trollit erbėror, tokės, ruajtjes sė atdheut, sepse njė strajcė ari, mund ta harxhoshė, kurse, njė strajcė dhee ėshtė e gjithmonshme...
    Tingulli A krijoi nė bashkėtingullim fonetik me tingulln r diftongun ar duke formuar emrat: ar – arė, ara, arat toka e bukės dhe ar, ari guri i ēmueshėm me tė vetmin qėllim barabarėsinė e tyre tė artė, tė ēmeshme pėr ekzistencėn jetėgjate tė njeriut mbi tokė. Ara e ari janė dy emra qė pėr nga formimi material janė tė ndryshėm, kurse pėrkah vlefta, vlera janė krejtė tė njejtė, bile siē thohet ara ka mė vlerė sesa ari – sepse prej arės bėhet buka si ekzistencė e pėrditshme kurse ari nuk hahet anipse ėshtė vlerė e gatshme, apo si kundėrvlerė buke.

    ETHYMOLOGJIA E FJALĖS - ETNONIMI

    *) Fjala – Etnonom si fjalė e folur dhe e shkruar edhe nė shqipen letrare e shkencore, si - Etnonim e cila ėshtė shprehur gabimisht deritash sipas direktivės ballkanologjike edhe nė shkencėn e Albanologjisė kėshtu, si fjalė e pėrbėrė greke ethnos = popull dhe onoma = emėr ėshtė krejtėsisht gabim nė tė folur e nė tė shkruar shqip, sepse kjo fjalė e pėrbėrė nuk ėshtė aspak greke, por thjeshtė ėshtė me origjinė linguistike apo me ethymologji tė pakontestueshme fuqimisht shqipe-illire.
    Fjala – etnonim ėshtė falsifikim dhe deformim i vet strukturės fonetike e morfologjike tė termit, i huazuar direkt edhe nė shqip, e qė ethymologjinė e vet tė vėrtetė e ka nė gjuhėn shqipe-illire si kompozitė e pėrbėrė nga dy fjalė etno + nom, ku fjala e parė e kompozitės – ETNO ėshtė kuptimi i drejtė pėr fjalėn emėr etėn, etėr – nė numrin shumės, nga fjala emėr at, ati, baba, babai, nė shumėsin etėn, etnit (gegėnishte) dhe etėr, etrit (toskėrishte)– babatė, baballarėt.
    Ndėrsa fjala e dytė e kompozitės (etno)- NOM kjo fjalė nom ėshtė kuptimi i drejtė i fjalės emėr – nom, nomi, nome, nomet, nomike, nomuese, (emėr, emri, emra, emrat, emruese) nom = emėr si fjalė e lashtė nė shqipen e folur ballkanike, qė flitet edhe sot e kėsaj dite, pėrmes shprehjeve shqipe tė vjetra nomi, / u ba^ nom, / u ba^ nomi, / s’u ba^ nomi-nuk u ba^ nomi, (u ba nomi qatje poshtė,/ nuk u ba nomi qė foli ashtu / hajt ebu se s’u ba^ nomi,/ u ba^ nom i madh qė foli / ēka ke kėshtu bre...se nuk u ba^ nomi!) nomi i zotit (punė tepėr e madhe, punė shum e madhe), / bahet nomi (bahet keq, bahet vėshtirė, tmerr) / s’ bahet nomi (s’bahet kurgja^, asgja^ s’ashtė ajo punė) / s’u ba^ nomi (s’u ba^ asgja keq, punė e madhe se s’u ba^ nomi pėr atė punė), / hajt ebu se s’u ba^ nomi qė fola ashtu...! / bani nom (filani), / bėri nom (punoi shumė, tepėr, tejmase), u ba^ nomi i zi (u ba keq, vėshtirė, kijamet, ngjarje e rėndė, tmerruese, trishtuese) / ēka nomi i zotit u ba^ k’shtu bre...?! (kur ndodhė diēka e papritur, n’zgabim) shprehje kėto gegėnishte dhe u bė nom,/ bėhet nomi / u bė nomi / s’u bė nomi-nuk u bė nomi / nomi i zotit, / bėri nom (filani), / bėri nom / u bė nomi, / nomi i zi (kur bėhet diēka shumė keq) / u bė nomi i zi / ēka nomi i zotit u bė kėshtu bre...?! (kur bėhet a ndodhė diēka e tmerrshme, e ēuditshme, e habitshme dikund, pėr diēka nė befasi, nė zgabim) / kėto shprehje toskėrishte tė njejta me kuptim tė njejtė nė tė dy dialektet e shqipes.
    Pra, fjala NOM ėshtė fjalė shqipe-illire e lashtė, nga shqipja e vjetėr apo Illirishtja e Re, me kuptimin emėr-nom e cila krijoi shumė fjalė e kompozita i.e. linguistike e shkencore. Mund tė veēojmė kėtu krijimin e emėrtimeve nė gjuhėn frenge, pėr fjalėt emri e mbiemri = le nom et le prenom, qė nė shqipen spjegohet si nom e prenom-paranom-paraemėr=mbiemri, pra nom=emri / prenom=paraemri-mbiemri.
    Poashtu nė linguistikėn i.e. fjala shqipe-illire nom-i formoi shumė fjalė e fjalėformime shkencore sikurse janė: topo-nom, antropo-nom, antropo-nomi, antropo-nomike, antropo-nomia, syno-nom (sikurse sytė qė janė tė njejtė, diēka e njejtė, fjalė me kuptim tė njejtė dhe e shkruar ndryshe, synonomi, synonome-t fjalė tė njejta pėrkah kuptimi i tyre) , hidro-nom, asrto-nom, pseudo-nom, alter-nom, etno-nom, bio-nom, bota-nom, zoo-nom, ono-nom, ono-nomi-a, astro-nom-i-ke, topo-nom-i-ke, antropo-nom-i-ke, topo-nom-(m)astike, topo-nom(m)i-a, antropo-nom(m)i-a, o-nom(m)i-a, o-nom-i-ke, o-nom-a-siologjia (o-nom-masio-logji-a), o-nom-(m)asio-logjike (masa), o-nom-(m)as-tika (masa), matja, njėsia matėse linguistike, mathematike etj.
    Pra, fjala etnonom-etnonim nuk ka sesi tė dali si fjalė e pėrbėrė greke, kur e ka ethymologjinė krejtėsisht nga gjuha shqipe-illire, ku ėshtė krejtėsisht kompozitė shqipe, edhe nė pjesėn e parė etno qė ėshtė shumėsi i emrit at, ati (baba, babai) nė fjalėn shqipe etėn, baballarė – qė ėshtė logjikisht nė kuptimin e bashkėsisė sė njė populli, etni, etnia, etnika (populli i tė njejtit gjak, i tė njejtės gjuhė e kulturė), etnike, etnologjia, etnolog-u-e-et-ėt, etnologjike. Kėshtu edhe vet emri i shkencės mbi prejardhjen e popullit, origjina e popullit, vet shkenca Etnologjia dhe Etnografia ethymologjitė e tyre fuqimisht e kanė nga gjuha shqipe-illire.
    Fjalėt shqipe-illire etno – nom janė fjalė parėsore fillesa tė formimit tė shumė kompozitave e emėrtimeve tė shkencave i.e. e botėrore, qė duhet respektuar origjina e tyre e drejtė, reale nga Illirishtja e Lashtė PIE.
    Kompozita etnonom-i pėrbėhet nga dy fjalėt kryesore etėn + nom qė kanė kuptimin baballarė + emėr, me kuptimin logjik emri i baballarėve, emri i njė populli i tė njejtit gjak, i tė njejtės gjuhė, kulturė e historiografie. Kjo kompozitė etnonom-i, mund tė zbėrthehet apo dėshifrohet nė kėto pjesė pėrbėrėse, si fjalė e pėrbėrė kėshtu : ETN+O+NOM = ETNONOM ku fjala e parė ėshtė etėn (gege), shumėsi i emrit baballarė, kurse tingulli O nė mes ėshtė lidhėza, qė ka pėr qėllim vetėm lidhjen e dy fjalėve nė njė tė pėrbėrė apo nė kompozitė dhe fjala e dytė NOM ėshtė emri, kuptimi i emrit – emėrtimi i fjalės – emėn-emėr si pjesė e lakueshme gramatikore e ligjeratės – NOMI – EMNI-EMRI .
    Nė gjuhėn shqipe tė folur popullore, ėshtė interesant sot, se fjala nom ka njė kuptim tė veēantė mė tė madh se fjala – emėr, emėn. Me fjalėn nom kuptohet veprimi psiko-fizik i njeriut nė shkallėn mė tė lartė tė tė shprehurit e tė paraqitjes sė mbivlerave t njeriut, kur ėshtė nė pyetje ana pozitive e veprimit tė tij. Kėtė e kemi sodomos nė shprehjet shqipe tė popullit: la nom (filani) (nė kuptimin – bėri famė, e la famėn e punės, diturisė, guximit – la famė, vdiē e shkoi. Apo, ai/ajo la zulmėn, famėn heroizmin nė fushėbetejė ēlirimtare) / e la nomin e shkoi / apo pėr shprehjet negative nuk la kurrėfarė nomi / shkoi pa nam-nishan, shkoi pa shėnjė pa dokė e hupi (humbi) etj.
    Mendoj, se sot duhet tė intervenojmė nė kėto shprehe gjuhėsore e shkencore, pėr t’i drejtuar deformimet e fjalėve dhe kompozitave sidomos nė shqipen, pasi vet kompozita etnonom si edhe fjalėt tjera tė pėrbėra ku ėshtė rrėnja nom nė fillim, nė mes apo edhe nė fund tė kompozitės, kur dihet se janė me prejardhje shqipe-illire – kjo detyrė kulturore e shkencore iu takon mė se parit vet shqiptarėve.
    Fjala shqipe-illire nom gjindet edhe nė fillim tė kompozitės nominativ, Nominativi – Emnorja rasa e parė e emrit nė gramatikė, ku rrėnja nom e ka rolin kryesor tė formimit tė kėtij fjalėformimi dhe ėshtė pėrciellur nė gjuhėt latine tė vjetra pikėrisht nga Illirishtja e lashtė PIE.
    Fjala nom ėshtė fjala emėr nė gjuhėn illire.



    SKENCA SKIPE SPIKATJE SPJEGON ANTIKUITETIN

    Shqipja shpjegon Antikuitetin. Shkenca shqipe linguistike Illiristika, si shkencė e lanun pasdore qėllimisht, pėr tė mos dalė gjuha illire-pellgase, si burimi I pėrbashkėt I gjuhėve i.e. edhe nė mungesė tė paraqitjes se fakteve historiko-linguistike edhe nė pamundėsi tė paraqitjes faktografike pėr shkaqe pėrmbytjesh natyrore e njerėzore nga zjarret e luftėrave - Illiristka si shkencė linguistike Ama e Albanistikes - ėshtė fuqimisht shkencė paraindo-europiane, e cila difton me argumente tė pakontestueshme, se Shqipja ka fuqi spjegimi ethymologjik - jo vetėm nė pėrmasa linguistiko-historike indo-europiane, por edhe nė pėrmasa botėrore tė Linguistikės Gjenerale.
    Antikuteti ėshtė njė varg hallkash historiko-linguistike – hallka tė kėputura (edhe tė zhdukura) por, qė sot mund tė lidhen pėrmes rrėnjeve tė Shqipes sė Vjetėr, ku ato rrėnjė fjalėsh kanė fuqi spjegimi dhe lidhjeje kronologjike, tė atyre hallkave antikuitike, autentike - pėr ta njohur drejtė Historinė e Vėrtetė!
    Etnonomi – arbėr-arban-arbėn-arbėresh- arvan- I cili pėrcakton sot emrin - shqiptar qė lidhet me diftongun mė tė lashtė paraindo-europian – ar I pėrcaktuar si emėr pėrmes zanores ė - arė - ara difton gjėllėn e tė gjallit – jetėn e tė gjallit - njeriut nė formimin e vet si emėr qė shprehė gjuhėn e natyrės – pjesė toke natyrore , copė toke, e dheut, toka e bukės, pra, ekzistenca e njeriut kuptohet arė buke - arė e bukės – ara e bukės – ara qė bėn bukėn e motmotit. Ara bėn bukėn – na jep rrokjen – arb nėpėrmjet tė fillesave morfologjike nga tė tri fjalėt qė e pėrbėjnė kėtė fjali. Por, vetėm atėherė kur njeriu bėn arė ngase faktori njeri ėshtė kryesori - si lidhje dyfishe logjike pėr pėrcaktimin e etnonomit – arbėr.
    Diftongu ar qė difton natyrėn e etnonomit – arbėr kuptohet si shprehje e tė ēmuarit tė vlerės – si materje e ēmueshme, prej nga edhe rrodhi emėrtimi nė pėrcaktimin e materialit tė ēmueshėm – ar – ari – si element me symbolin (Au) dhe tė argjentit – (Ag) me ethymologji shqipe-illire – pikėrisht nga diftongu ar ku nė gjuhėn shqipe thohet – ar-ari, I artė, e artė, tė artė, tė arta, prarim me ari, praruar me ar,prej arit etj. Kjo lidhje dyfishe e fuqizon peshėn e artė tė emrit – arbėr duke krijuar shprehjet shqipe arė e artė – duart e arta tė punėtorit – puna ėshtė ari – punėtori nė arė bėn punė tė artė – ara ėshtė ari etj.
    Fjala shqipe – ari – pėr kuptimin e metalit tė ēmueshėm, pėr ndryshim nga gjuhėt tjera i.e. fuqizon ethymologjine shqipe tė emrit – arbėr, duke na sjellur deri tek gjuha e parė e njeriut nėpėrmjet tė tė folurit shqip - spik skip – spikja skipe – gjuha e spikatur, spikatje, spikamė, deri tek emri shkencor (Au) pėr arin duke na hapur njė kuptim shumėdimenzional shkencor historiko-linguistik edhe vėrtet, deri tek vet emėrtimi I vet fjalės – shkencė, skenca skipe – shkenca shqipe – qė difton ethymologji shqipe nė pėrbėrjen e tė dy fjalėve me kuptim tė njė gjuhe. Pra vet fjala – shkencė, (shkenca, shkencat, shkencore) lidhet me fjalėn – shqipe – skipe – si fjalė me origjinė shqipe nga gjuha shqipe e hershme p.e. Ky ėshtė njė fonemen pėr Shqipen e sotme si gjuhė i.e. Shqipja e Vjetėr – kuptohet para formimit tė alfabetit tė saj, si gjuhė illire-pellgazgjike e lashtė deritek spika skipe e psika skipe thotishte e hieroglifeve linguistike – pra kjo Shqipja -
    qė I ofrohet aqė afėr Gjuhės sė Natyrės – gjuhės sė Amės Natyrė – si njė gjuhė amtare natyrore – gjuha e perėndive tė antikuitetit botėror.
    Poashtu edhe fjala argjent – argent e cila rrjedhė nga rrėnja e fjalės nomuese arg nė kuptimin shkencor tė emrit (Ag) dhe rrjedhė poashtu nga diftongu ar por qė pėrcakton njė gur tė ēmueshėm, me vlerė mė tė ultė apo mė tė vogėl sesa ar-ari, ky emėr i formuar me rrėnjen e vet ar+g=arg, mund tė spjegohet pėrmes gjuhės shqipe – arg = gur are – gur I ēmueshėm gur si ari - I cili gjindet duke gropuar nė arė, duke gropuar nė tokė. E ky gur are – arg – argent – argjent – kuptohet si gur I gjetur duke lavruar arat – respektivisht duke krijuar arė, arėn nga toka e papunuar mė parė, nė vende specifike duke shpuar thellė nė tokė gjatė pėrcaktimit tė megjave, kufinjve tė arės etj. Kjo rrėnjė fjale arg formoi edhe shumė fjalė tjera e kompozita shqipe dhe nė gjuhėt i.e. dhe botėrore sikurse janė: arg – argum, argumi, argumet, argument, argumenti, argumentet, qė mund tė spjegohet shqip, si gur I artė I mendimit, gur I mendimit tė gjetur, pėr ta vėrtetuar njė mendim tjetėr, theori, gur I artė mendimi pėr ta ndriēuar njė ngjarje, ndodhi tė thjeshtė,penale apo suplementare, gur ari mendimesh qė vėrtetojnė ndodhin, ngjarjen historike, shkencore, juridike, gjeo-historike, gjeo-politike – ky gur ari I mendimit tė zgjedhur, tė gjetur pėr ta justifikuar njė vėrtetėsi tė zakonshme apo edhe tė rrallė, gur I artė I mendimit tė gjetur dhe tė parashtruar, pėr ta zbuluar njė tė vėrtetė historike, gur I artė I mendimit tė gjetur, pėr ta zbuluar njė sekret personal apo kolektive, shoqėror gjeopolitik e gjeohistorik, gur ari I mendimit pėr ta ndriēuar njė vepėr penale nė Jurisprudencė etj., I,e,tė argumentuar-a, argumentimi, argumente tė gjalla, argumentet, argmentoj, argumentimet, argumentuese, etj. Poashtu ky diftong ar, formoi fjalėt i.e.: area ang., Argos antroponom dhe toponom, ashtu sikur tek emrat Argir, Argira – Argjira, Argjiro… Tėvona pasojnė emėrtimet tjera nga rrėnja e fjalės arg –sikurse: argan, argas, arganist, arganisti, argano ēikrik, poashtu argas = regjė lėkurėn, argasem, argasma, argasje, argat = punėtor I arės, fuqi punėtore individuale e njė njeriu (punėtori) nė arė, argat = meditės are (puna e njė punėtori are brėnda njė dite argat-argati-agatėt. Kurse nė shumėsin e emrit shqip e kemi argatshti, argatshtia – argatėria argatėt nė arė, argati, argatia – argati I arės.
    – Nė gjuhėt i.e. e kemi tek formimi I emėrtimeve argon, argoni, Argonaut-I-e-ja-ėt (nga shqipja), argotizėm-argotisme, argumentacion, argumentation, arginatura, argirose, pėrsėri nė shqipen deri pas formimit tė alfabetit tė shqipes, e kemi nė gjuhėn e folur popullore argill – argjill, argjilli, argjillor-e, argjiri-a, argjorozė, argjiroza etj. Pra, tė gjitha kėto fjalė e kompozita shqipe e indo-europiane formohen nga rrėnja arg realisht duke u nisur nė gjurmimin ethymologjik shqip,(udha ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt i.e. e botėrore, pėr spjegim) qė nga origjina e tingujve, diftongut nė fjalė dhe vet rrokjes sė formuar arg ėshtė rrėnjė shqipe-illire-pellgase e cila spjegohet pėrmes Shqipes ballkanike, Arbėrishtes sė lashtė.
    Mirėpo, diftongu ar qė difton dy tinguj tė natyrės, pėrceptohet dėnjėsisht si fjalė shqipe-illire-pellgase, qė formoi edhe njėsinė matėse matematikore pėr sipėrfaqėn katrore, si njė shumėfish I metrit katror – ari – ari toke – njė ari toke – dhjetė metra katrorė (ari – a, hektari – ha), ėshtė me ethymologji shqipe, pasiqė fillimisht bėhet fjalė pėr emrin arė-ara nga emri – ar(ė) – ku vet fjala – ari (njėsi pėr sipėrfaqen e tokės) ėshtė me prejardhje nga Illirishtja. Tė gjitha kėto argumente linguistike (si vetėm disa nga shumė tjera, nga njė det I tėrė fjalėsh tė tilla) mund tė na ēojnė nė pėrfundime tė rralla historiko-lnguistike dhe linguistiko-gjenetike – se Illiristika ėshtė shkencė botėrore paraindo-europiane.
    Pėrndryshe, mund tė pėrsėris prore se udha e gjurmimeve shkencore pėr gjurmime ethymologjike ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt i.e. qė mund tė kenė fuqi spjegimi mė tė thellė me argumente pėrkatėse, por dihet se edhe kjo fjalė gjeo-morfologjike, si njėsi matėse e tokės ari, ari toke derisot ėshtė e papėrcaktuar shkencėrisht.
    Diftongu ar pėrveē qė formoi emėrtime shqipe: Aran-I, aranitas-I-e-et-ėt, (antroponom), Aranitasi toponom dhe antroponom, sikurse edhe emėrtimet Arapi, Arapaj, Arapi, gjithashtu edhe si zoonom arap-I, toponomet Arbanė, Arbana antroponom e toponom, Arbanon-I toponom, Arbnesh-I toponom, Arbėrishtja linguinom, arvan- arvanit- avanitėt, (arban-arbanit-arbanitėt) arbitrazh, arbiter, arbitri, Ardenika toponom, Ardiejtė fis illir Ardian-ėt, Arian, arianit, Arianit-I-ėt, armė, arma, armata, armik-u, armike, armiq-ėt, armiqėsi-a si kompozita shqipe, zoonomi ari-u, arijtė, arushė-arusha-t kafsha qė I han arat e bukės I dėmton arat harusha etj.
    Tėvona kemi fjalėn - artak-u-e-ja-et, artak nė arė, kur dy persona e mbajnė nė artaki arėn, apo njė punė, biznes etj. Artake, artakja, artaket dy gra nė bigami, dy gra nė martesė me njė burrė etj.si dhe fjala shqipe Artan antroponom, Artė – Arta toponom etj. Tė gjitha kėto fjalė burojnė nga diftongu I Illirishtes – ar.
    Vet fjala shqipe artak me prejardhje illire ka kuptimin e artakisė nė arė, si kuptim I hershėm PIE qė lidhet me emrin – arė, ara e bukės, si profesioni mė I hershėm i njeriut nė bujqėsi, shumė pėrpara formimit tė zejeve tjera e deri tek ato industriale, si industria etj.
    Nė bazė tė pėrbėrjes fono-morfologjike tė emrit shqip, ėshtė interesant kuptimi shqip I emrit tė formuar nga diftongu ar - arkė, arka arkė druri-hekuri-metali e tjetėr materialit e punuar, pėr tu ruajtė drithi, tė lashtat tjera, pasuritė personale e kolektive tė njeriut, vendi ku ruhen gjėrat e rėndėsishmee edhe ato tė ēmueshme, arka si orendi shtėpiake, arka pėr ruajtjėn dhe sigurimin e materialit tė nėvojshėm tė njeriut – arka pėr ruajtjen e monedhave, arit florinjve, arka pėr ruajtjen e materialeve gjyqėsore, dokumenteve, arkiva, arkiva historike, pikėrisht kjo fjalė shqipe-illire – ark(ė)-arka I tejkalon pėrmasat linguistike i.e. nė Linguistikėn Gjenerale. – Nga kjo rrėnjė – ark- shqipe-illire, duke u bazuar me argumente tė sakta prej atyre etno-linguistike e deri tek ato leksikografike u formua edhe vet fjala – arkiv, arkiva, arkivore arkivi, arkivet, arkitekt-I-e-et-ėt, arkitektura, arkitektural-e, e deri tek emėrtimi mbi shkencėn – Arkeologji-a, arkeolog-u-e-et-ėt, arkeologjike, arkivore, arkimetri-a-ke, arkaike, arkan, Arkan, arkivol-I-e-et arka e tė vdekurit, Arkimed-I antroponom, aritmetikė, Arithmetikė, Arithmetika, arenė-arena, etj.
    Vlenė kėtu tė theksohet me kuptim tė veēantė preokupimi nė gjurmime ethymologjike tė vet numrit – pra spjegimi I fjalės – numėr-numri pasi jemi tek fjala-emėr arithmetikė, ku ethymologjia e fjalės numėr-numri ėshtė me fillesėn – NU ēka nėnkuptojmė emrin e njeriut qė solli numrin-numrat themelor, gjendjen numerike, numratoren natyrale pas Pėrmbytjes sė Atllantidės nė Egjypt – a nė brigjet e Nillit NUMRI I NUHIT – NUMRI I N’UJIT, Noas. Kjo formė numerike (1,2,3…) e cila sot merret si emėrtim – numra arab ėshtė fuqimisht gjuha para Pėrmbytjes sė Atllantidės – mathematika e atllantėve illirian, ku vėrtetohet me spjegimin e vet emrit si antroponom, toponom dhe etnonom me Shqipėn e Vjetėr – llandi I atit – atllandi-atllanti – Atllantida.
    Vet emėrtimin pėr fjalėn emėrtuese mathematikore numerike – Nuhi – N’uu, N’ujė, nga Uji (Noa, profet) – Nui (Noa) solli fjalėn – NUMĖR – emėrtim ky qė formulon pėcaktimin nominativ numerik dhe qė tėvona u ndanė: numrat arab dhe numrat romak!
    Fjala shqipe arkė-arka, qė vet tregon kuptimi I emrit – ar+kė=arka – ar ka – ka ar – aty ka ar aty ku ka ar, aty ka thesar, ari - qė ruhet dhe gjėra tė ēmueshme si ari, materiale tė domosdoshme tė njeriut, pikėrisht fjala shqipe-illire – ARKA formoi emėrtimin e shkencės – Arkeologjia nė Linguistikėn Gjenerale pėrveē atyre emėrtimeve tė pėrmendura i.e.
    Diftongu ar formoi edhe shumė antroponome, arab, Arabi-a, arabe, arabik-e, arabė, arabėt, ku vet emri arab vie nga emėrtimi antroponomik sipas gurit tė ēmueshėm – ar, ari - njeriu nga vendi I arit, njeriu nga toka qė ka shumė arė, ar, ari tė bardhė dhe ari tė zi (naftė), Toka e Arit = Arabia si toponom dhe etnonomi arab.
    Gjithashtu etnonomi - aram, aramėt, aramike – tėvona etnonomi armen, armeni, armenėt – Armenia toponom, poashtu etnonomi argjentinas, Argjentina toponom, qė mund tė spjegohet me kuptimin e pamjes natyrore e njerėzore, si pamje argjendi, pėr shkak tė rrezatimit tė pjerrtė tė diellit, nė Amerikėn Jugore, si emėrtim specifik, pėr argjentinasit etj.
    Kjo do tė thotė se Illirishtja tejkalon Indo-europianishten nė pėrmasa botėrore, ku lidhet me Thotishten – gjuhėn e Thotit – themeluesit tė hieroglifeve tė para botėrore – Thoti Skipe.
    Diftongu ar nė bazė tė kuptimit pėr tė ēmuarit e diēkafes, qoftė materie, material, ide, ideologji, sfond kulture tė njeriut, ngritje profesionale e shkencore, ēmimi I njė vlere historike, shkencore, artistike, kulturore - formoi shumė fjalė tjera shumė tė rėndėsishme i.e. e botėroretė sotme siē janė: art-arti-artet, artistike, artikullim, artikull, artificial, artitektonik, artizanat, artizanat-I-e-et, artileri-a, Arthemidė – Artemidha (perėndia e arteve illire), ku vet emri Artemida spjegohet pėrmes shqipes arte + m’I + dha qė ka kuptimin m’I dha artet, perėndia e arteve ( arte=emėr, m’I=trajtė e shkurtė e pėremrit vetor tė shqipes, dha= folje shqipe – me dhanė, gege-toske).
    Rrjedhimisht nė pikėpamje ethymologjike shqipe fjala art – si art pune, arti I punės – bukuria e punės, puna krijuese – arti, arti I krijimit, arti poetik, arti skenik, arti figurative, arti sculptural, arti arkitektonik, arti politeknik e krijoi fjalėn-rrėnje – ars – pėr pėrcaktimin e emrit arsim, arsimi, arsimtar-I-e-ėt, arsimimi, arsimore qė lidhet me fjalėn art si art I ngritjes edukative e kulturore tė njeriut ars – arsimi si ent I ngritjes dhe pėrsosjes e zhvillimit tė njohurive tė njeriut, mbi njeriun e botėn dhe natyrėn nė pėrgjithėsi universale.
    Krejt, kjo lidhje etno-linguistike lidhet nė pėrmasa i.e. dhe botėrore, si ethymologji shqipe-illire-pellgazgjike, sa I pėrket kėtyre emėrtimeve, ngase vetėm Shqipja e thekson fono-morfologjitetin e fjalės – AR – ARI si emėr I tė ēmuarit material, shpirtėror, mendor, krijues, kultural, filozofik, psikofizik - tė vlerės sė tė bukurės, si kategori estetike - pėrjetshmėrisė sė bukurisė dhe qendresės kohore materiale e shpirtėrore, tė pėrsosjes dialektike tė materies dhe idesė nė natyrė. Kjo shprehje e ēmueshme, qė vėrteton enticitetin linguistik – si vlerė universale e njeriut, shihet dhe argumentohet nėpėrmjet fjalės – ar-ari, si vlerė e artė e pėrsosshmėrisė!
    Shqipja I thotė arit – ar- ari.
    Fillesa ar si diftong shqip-illiro-pellgazgjik formoi emra e pėrcaktime emėrtimesh nė tė gjitha fushat mė kryesore tė jetės sė njeriut dhe tė natyrės, qė vrojtohen nė kontekste tė shumėta lingistike, ku emrohen: vende, vendbanime, troje, ujėra, njerėz, perėndi, vegla pune, mjete lufte, armė, zeje, zanate, artizanate, mythe, symbole, poetikė, figura letrare, artistike, historike, shkencore juridiksione, (hidronome, botanome, etnonome, toponome, zoonome, bionome…). E pėr neve sot, poashtu edhe pėr botėn nė tėrėsi - ėshtė e ēuditshme se si dhe qysh mundet ethymologjikisht kjo Shqpja e Vjetėr, ka mundėsi spjegimi nė shumė fusha diturie – shqipja shpjegon antikuitetin. Gjuha pėrcakton Historinė!

    ETNONOMI – ARVAN - ARBAN – ARBĖRESH - SHQIPTAR

    Diftongu arbėrisht ar – arb formoi fjalėn greke pėr shqiptarėt nė Greqi – arvan, si etnonom – arvan – arvnitas, ngase nuk iu qet goja tingullin b dhe nė vend tė emrit etnonom arban e thonė arvan – arvanitas – arvanitėt – arbanitėt - arbanėt nė token e tyre tė atdheut arbėror – nė krahnat Elimea, Orestida, Eordea, deri nė ujdhesat e detit Egje, duke pasqyruar njė lidhje kompakte arbėrore, nė krahinat Atika, Beotika, Lokrida, Morena, Pellagonia, nė Athinė e deri nėpėr ishujt: Eubea, Hidra, Speca, Sallamina, Kreta, Rodosi, nė Pelloponez, etj. Arvanitėt janė themeluesit e Greqisė moderne, pėrderisa Pellgazėt ishin themeluesit e antikės illire paragreke!
    Fjala pellazg si pėrcaktim i emrit tė paraardhėsve tė illirėve dhe para-paraardhėsve tė shqiptarėve tė sotėm, pėr emėrtimin e ‘popullit tė pellgut tė ujit’ si popull mediterran, egjean, jonik, adriatik sot thohet nė gjuhėt greke-sllave me njė ndryshim morfologjik tė vet fjalės nga pellg nė pellag, ashtu sikur kur ėshtė fjala tek emėrtimi i tė kundėrtes sė emrit – pellg qė ėshtė – arkipellg – dhe thohet greqisht e sllavisht arkipellag.
    Pėrderisa thirrėt ‘populli i pellgut tė ujit’ kjo fjalė PELLG-PELLGU si fjalė illire-pellgase, atėherė duhet tė hohet drejtė, sipas origjinės ethymologjike tė saj – PELLG – PELLGAS – PELLGAZĖT – PELLGANIA e jo pellazg, pellazgėt – Pellagonia. Kur dihet se vet fjala shtė shqipe-illire-pellgase pellg, pellgu i ujit, populli i pellgut tė ujit, pellgu-pellgjet. Poashtu edhe tek emri i kundėrt me kėtė fjalėn – pellg – qė sot thohet edhe nė shqipen gabimisht, me njė deformim morfologjik, duke u bazuar jo nė origjinėn e saktė reale tė emrit, por me theksim greko-sllav – arkipelag – qė duhet tė thohet – arkipellg, arkipellgu.
    Si mund tė bėhet pellgu – pellag dhe arkipellgu – arkipelag, ashtu sikurse Pellgonia – Pellagonia. Shih, mu pėr kėtė deformim morfologjik edhe derisot nuk kaė mundur satktėsisht, ta pėrcaktojnė shkencėtarėt, linguistėt, historianėt – vet emrin – pellazg, duke e gjurmuar nė fjalėn e hershme pellgaze bulėz, bulėza, diēka qė bulėzon. Kjo theori shkencore na duket skeptike, nė mungesė tė rrgullimit tė mirėfilltė linguistik, e posaēėrisht atij morfologjik, kur dihet se fjala pellg e formon fjalėn pellgas, si fjalė e hershme pellgasgjike.
    Etnonomi pellgas-pellgaz na jep kuptimin e vėrtetė tė emėrtimit tė ‘popullit tė pellgut tė ujit’ – e qė fjala pellgas pėr pellgasėt-pellgazėt – pellgazgjik – ėshtė krejtėsisht e drejtė tė thohet sipas rrjedhės ethymologjike tė saj.
    Pellgazėt ndėrtuan Akropolin dhe janė arkitektėt e Pellgonisė (Pellagonisė) qė ishte emri i lashtė i tokės arbėrore illire-pellgazgjike. Ashtu, sikundėr edhe pasardhėsit e tyre, ishin arkitektėt e Konstantinipolit qytetit tė Konstantinit tė Madh - shqiptar i vėrtetuar shkencėrisht!
    - vijon -

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Ar-beri

    Une jam i mendimit se fjala Arbri vjen nga bashkimi i fjales AR-Flori-Metal dhe fjales ose foljes shqipe Bej-Me be qe ka dhe kuptimin e te punuarit. Shpjegimi i fjales Arberi pra do te ishte: Te berit e Arit ose te punuarit e Arit qe ne kete rast eshte perfasues i metaleve si metali me i cmuar. Rrjedhimisht mund te behet fjale per kuptimin e te punuarit te metaleve si shpjegim i fjales Arberi. Pra Arberi- vend i punimit te metaleve- vend i mjeshterve te metaleve dhe Arber psh do te thote ar-punues, metal-punues mjeshter i punimit te metaleve etj.

    Kjo lidhet shume mire me trashigimine tone Ilire, pasi keta te fundit pra Iliret shquheshin per punimet e hekurit, madje nga shume studiues mbahen si mjeshtrat absolut te punimit te metaleve ne kohet e lashta. Kjo mjeshtri erdhi dhe u trashegua brez pas brezi deri ne ditet tona. Ne fund te Shek XIX dhe fillimin e Shek XX qendra te tilla si Shkodra, Prizreni, Kruja etj shquheshin per Zejtaret dhe Argjendaret si disa nga punuesit me te mire artizanal te metaleve ne mbare zonen e Ballkanit por edhe me tej.


    Nga ana tjeter edhe shpjegimi qe jepet nga Myrtaj me siper eshte plotesisht llogjik dhe i mundshem si shpjegim gjuhesor. Nga ku Arberi do te thote Toke ose Are e punuar dhe prej ku Arber rrjedh te jete Punues toke ose bujk.

    Une per kete shjegim kam rezerva, pikerisht duke u bazuar tek historia Ilire dhe me vone ajo Arbereshe. Iliret dhe ne nje mase me te vogel Arbereshet nuk jane shquar kurre si bujq, perkundrazi kane preferuar blegtorine, ndersa nga ana tjeter shquheshin per prodhimin e metaleve te cilat i perdornin si arme ne luftrat e shumta qe zhvillonin. Per me teper relievi Illir e sidomos ai Arberesh ka qene vazhdimisht teper i thyer, me male te shumta dhe me fusha me te kufizuara sic eshte sot edhe Shqiperia, prandaj emretimi mbi bazen e tokes se punuar kur pjesa me e madhe e terrenit eshte malor me duket pak si me i pamundeshem si arsyetim i prejardhjes se fjales Arberi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 18-07-2002 mė 17:21
    Live and let live!

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Fjala Arberi vjen nga fjala Alban.Albanet ishin fis Ilir.
    Alban-Arban-Arber-Arberor-Arberesh (Ndryshimet ne gjuhen Shqipe)
    Alban-Alvan-Alvanoi-Albanese-Arnaut-Raben-Rabenski (Ndryshimet ne gjuhe te huaja)
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    A ka punime serioze ne lemine e etymologjise mbi fjalen ALBAN(IA)?

    Flm
    albanish by nature

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I din ky Ilirian 001 - ose Nezir Myrta!
    Agimi

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    ETHYMOLOGJIA E EMRIT - ALBANIA

    Po Nuh Musa,

    www.rruzull.com (ec tek - illiristika)

    Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT - ALBANIA

    aty e ke studimin ne fjale per emrin Albania.

    (nese dikush mund ta postoj ketu ate shkrim, apo lexoni atje)

  7. #7
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    illirian01 = nezir myrta????, PO ose JO?

    Nuk mund te hij ne faqen e rruzullit, kam provuar edhe me heret!, cka eshte problemi?

    Flm
    albanish by nature

  8. #8
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    provoje

    Nuh, atehere provoje tek

    www.arbitalia.net edhe aty i ke studimet,
    (ec tek - INTERVENTI CULTURALI)

    Nuk e dij pse keni veshtiresi te hyni tek

    www.rruzull.com

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Per Nuh Musa e te tjere, ethymologjine e emrit Albania po e postoj ne nje teme tjeter ne kete forum per lirshmeri leximi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •