Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit





    HISTORIA E SHQIPTAREVE, NGA ILIRET E LASHTE, NE EREN E ISLAMIT



    NGA: A. K. BOGDAN
    Botuar ne revisten Amerikane ‘THE BARNES REVIEW’,
    New York, Mars/Prill 2000, Volumi VI, Numri 2.

    Perkthyer nga O.J



    Shqiptaret i perkasin njerit prej kombeve me te vjeter te Evropes. Nga 1250 B.C. deri ne 168 B.C., Shqiperia eshte banuar nga 14 konfederata te fiseve Pellazge, te udhehequr nga Mbreter qe e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Ketu eshte nje rishikim i shkurter i rruges komplekse te Historise Shqiptare qe nga kohet e hershme e deri ne mes te shekullit te 19te.


    Mbreteria e Ilireve e arriti zenitin e saj ne shekullin e 4te B.C., nen mbreterine e Bardhylit (Ylli i Bardhe). Me vone mbreteria e tij u mund dhe u aneksua nga Filipi i II-te, babai i Aleksandrit te Madh, ne 358 B.C. Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh, Iliret u cuan kunder Maqedonasve dhe Grekeve. Ne 312 B.C. Mbreti Ilir Glaus deboi kolonizatoret Greke nga ishujt e Korfuzit dhe nga Epidamnus (apo Durrachion, apo Durazzi, apo Dyrrahium, apo Durres).

    Gjate dy lufterave Ilire te 229 dhe 219-tes B.C., Romaket munden te aneksonin pjesen me te madhe te Ballkanit Perendimor. Megjithe kete Mbreteria Ilire mbijetoi deri me 180 B.C. kur Dalmatet e deklaruan vetveten e tyre te pavarur dhe krijuan republiken e tyre te pavarur, e cila u pushtua nga Perandori Augustus ne 9 A.D., ne te njejtin vit ne te cilin legjionet Romane ne Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.

    Ne 171 B.C. Mbreti i fundit Ilir, Genti u zu rob ne rrethinat e Skutarit (Shkodres) dhe u dergua si rob ne Rome. Mbreteria e tij u nda ndermjet tre provincave Romane te Dalmacise, Maqedonise dhe Epirit. Gjate historise se Romes, pese Perandore Roman – Diocletiani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probus dhe Konstandi i I kishin origjine Ilire.

    Shqiptaret e hershem te mesjetes dolen nga kaosi i shkaterrimit te Perandorise Perendimore Romane si pasardhes te fiseve te Dardaneve dhe Feoneve, te cilet jetuan ne Ilirine e siperme dhe ne Trake deri ne kohet e pushtimeve massive te Goteve Gjerman, qe morren pjese ne trojet Shqiptare gjate shekullit te katert A.D.. Ne fund te shekullit te gjashte, Trako – Iliret u c’vendosen nga dyndjet e Avareve, Anteve dhe fiseve Bullgare Turko-Ugrike te sllavizuarva.

    Vendi i fundit ku Iliret gjeten strehim ne keto dyndje barbare ishin Malet e Epirit, Thesalise, Maqedonise Perendimore dhe Dalmacise. Ne 535, ushtrite e Perandorit Bizantin Justinian e pushtuan Ilirine dhe Moesine dhe debuan Gotet, Lombardet dhe Gepidet nga trojet Ilire. Por 100 vite me vone, Perandori Heracliu i II-te ftoi fiset gjysem te egra te “Sorbianeve” (Srbi, Serbet) dhe “Khrobates” (Hrvati, Kroatet) nga Kiskarpathia, te cilet te udhehequr nga lideret e tyre pushtuan territoret e Silezise se sotme dhe te Polonise Jugore, vende te braktisur nga Vandalet Gjerman dhe Ostragotet. Perandori Bizantin i vendosi ata (sllavet) ne Ballkanin Perendimor si mbrojtes te Konstandinopojes nga Avaret.[i]

    Pas kesaj, Serbet, Kroatet dhe fise te tjera Sllave, shume shpejt dynden Moesine, Traken, Maqedonine dhe Greqine, biles sulmuan edhe Kreten. Megjithate Bizantinet i nenshtruan ata. Por Bullgaret (Bolgars, Volgars), nje rrace me origjine nga Turqit Altaik dhe rraces Urgike te bashkekohesve te tyre Mordovins dhe Ēuvasheve ne Rusine Veriore, i nenshtruan Serbet ne fund te shekullit te nente. Cari i tyre, Simoni i Madh (A.D. 893 – 927), i konvertuar ne Kirshterizmin Ortodoks, e zgjeroi mbreterine e tij nga malet Karpate e deri ne detin Adriatik, duke perfshire ketu Shqiperine, Kosoven, Serbine dhe Malin e Zi te sotshem.

    Kjo Perandoria e re Bullgare u shkaterrua ne betejen e Kleidonit ne 1014 nga Perandori Bizantin Basili i II, i cili urdheroi masakrimin e 10.000 Bullgareve te zene rober te luftes duke i qerruar nga syte.



    Kronikat Islamike te mesjetes i identifikuan te paret e Shqiptareve me fiset Arabet e Krishtere te cilat emigruan ne zemer te Bizantit pas Islamizimit te hershem te Sirise, Palestines, Jordanise dhe Hixhazit. Shkrimtaret e hershem Arab te periudhes klasike Islame i diten mjaft mire ndarjet gjeografike te Ptolemeut te Aleksandrise, i cili fiset Ilire “Albanoi” i pershkroi si banore agresive qe jetonin ndermjet Dyrrahut-Roman e Albanopis-it. Muslimanet e shekullit te nente te Andaluzise (ne Spanjen pas-Vandalike) dhe Sicilise gjithashtu i njohen mjaft mire Sakalibet, apo Sllavet, te cilet si skllever militant dhe aleat te Avareve pushtuan pjesen Ilire te Ballkanit ne shekullin e shtate A.D.

    Sllavet nomad dhe fiset e Sllavizuara Kroate sebashku me Serbet, i detyruan barinjte Shqiptar qe te braktisin vendet e tyre antike ne Arbanon, ne veri te Liqenit Oher. Kjo gje coi fiset Shqiptare qe te fortifikojne vetet e tyre ne kodrat e Ilirise Jug-Perendimore. Eshte e mundur qe disa Arab te Krishtere emigrant nga Siria te kene jetuar ne Maqedoni gjate shekullit te shtatet A.D. Ekziston mundesia qe ata tu jene bashkangjitur Shqiptareve ne kete periudhe ne ngujimet e tyre te reja ne Epir, Thesali dhe Shqiperine e siperme. Burimet Bizantine te kesaj kohe, konfirmojne se fisi i Krishterizuar Arab i Banu Ghasaneve i udhehequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria gjate marrjes se Sirise nga Muslimanet dhe u prit nga Perandori Kostandin II ne Maqedoni. Disa historiane spekullojne se Perandori Nikoforus i I qe komandoi Kostandinopojen ndermjet A.D. 802 dhe 811, ishte vete pasardhes i Xhabalit, i fundit i fisit te Ghasanideve.

    Gjate periudhes se Khalifit te famshem Abasid, Harun al-Rashid ne Bagdad, edhe shkollaret me serioz Arab besonin se Arnautet e Shqiperise ishin Arabet Ghasanid nga Siria apo Berbere nga Afrika Veriore, te cilet “te verbuar nga xhahilieti para-Islamik” u kthyen ne krishtere. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosen ne token e Romaneve.[ii]

    Pas renies se shtetit Islamik te Sicilise, shume Musliman Arab dhe Berber rrefugjate te luftes, kaluan detin e ngushte te Adriatikut dhe gjeten strehim ne Shqiperi via Raguzes (Dubrovnikut). Sa eshte numri i te shpetuarve nga masakra religjioze kunder Muslimaneve te shperngulur nga qyteti Pulian i Luceres (A.D. 1300) te cilet shpetuan nga shpata Krishtere dhe gjeten strehim ne kodrat e Shqiperise eshte nje subjekt i hapur ndaj debatit historik.[iii]

    Padyshim se disa mbijetues Musliman nga “safe heaven-i” (qielli i sigurt) mesjetar i Luceres arriten te vendosen dhe streohen ne republiken e pavarur te Raguzes, e cila ne te kaluaren kishte patur marredhenie mjaft te mira tregtare me Siciline Islamike. Nese gjenerata e trete e ketyre rrefugjateve Muslimane nga Sicilia dhe Pulia mbijetuan si Musliman apo si Kripto-Musliman ne Malet Shqiptare, sigurisht qe ata do te kene qene ndermjet atyre njerezve qe ne menyre entuziaste mirepriten trupat Turke te udhehequra nga Jakut Pasha dhe nga Hoxha Firouz, ne kryeqytetin Shqiptar te Krujes (Aksa Hicar) ne 1396.

    Shqiperia e vjeter e Madhe e mesjetes u ka pat ndare ne dy grupe linguistike kryesore: Geget dhe Tosket. Emri i te pareve i shkon Shqiptareve te Veriut te Shqiperise dhe i dyti Jugoreve. Geget jane malesore qe jetojne ne zonat e Shkodres, ne Kosove, gjithashtu ne Diber, dhe ne qytetin e Maqedonise ne Uskub (Shkup). Ata ndoshta jane, pasardhes te fiseve Ilire te Penestit dhe Linkesti.

    Disa nga fiset Gege, si Miredita, Grudi, Kelmendi dhe Kastrati qendruan katolike nominal. Megjithate shumica e Gegeve gradualisht pranuan Islamin ne shekullin e 15te. Geget Musliman dhe Krishtere kane nje tradite te gjate hakmarrjesh me rituale te vjetra qe kerkojne gjak per cdo te vrare, rrembim femre apo per fyerje.

    Gjakemarrja (mes Gegeve) eshte e sanksionuar nga ligji para-Islamik i Leke Dukagjinit qe quhet “Ligji i Vjeter.” Sipas ligjit te Lekes, burri Shqiptar eshte totalisht i pergjegjshem per sigurine e miqve te tij. Dhe vrasesi ne mbrojtje te nderit sipas Ligjit te Vjeter nuk mund te shihet si vrasesi qe e nis gjakesine. Gjaksori, apo vrasesi, zakonisht penalizohet duke ia vene shtepine ne zjarr.



    Ne fillimin e shekullit te 20te me shume se 75% Gegeve Shqiptare ishin Sunni Musliman, dhe rreth 10% e tyre ishin ndjekes te kultit Dervishler te Bektashive.

    Tosket Jugore te Shqiperise jetojne ne Janine (Epiri i Vjeter) dhe Preveze, dhe ne zonen e Permetit. Ne shekullin e 14te A.D., mercenaret Shqiptare te zoterinjeve Latin ne Greqi emigruan ne Epir dhe infiltruan ne Thesali, More dhe ne shume ishuj te Egjeut, ku ata u vendosen dhe stabilizuan kolonite e tyre.

    Keto koloni Shqiptaresh mjaft te Helenizuar kishin privilegje speciale nga Turqit. Megjithate shume prej tyre migruan ne Pulia, Kalabri dhe Sicili, ku ata iu bashkuan katolikeve te ashper Arberesh, te cilet u larguan nga Shqiperia e Mesme pas renies se rrebelimit te Skenderbeut.[iv]

    Shumica e Toskeve, u konvertuan ne Islam heret ne shekullin e 15te. Megjithate shume prej tyre e pranuan Islamin shume kohe perpara pushtimit Turk te Shqiperise se poshtme. Ne Evropen e Krishtere Mesjetare, nderrimi i fese nuk ishte ndonje problem i madh teologjik per shumicen e njerezve te thjeshte, te cilet nuk e trajtonin Islamin dhe Krishterizmin si dy religjione te kunderta ne doktrina. Per masat e Krishterizuara te Evropes, Islami dhe Krishterizmi, ashtu si Ortodoksia dhe Katolicizmi, apo me vone Katolicizmi dhe Protestanizmi, ishin me shume dy sisteme te ndryshme te riteve religjioze. Per me teper popullariteti i para-Manikean dhe “herezive” semi-te Krishtera te cilat linden dhe rrezatuan ne Ballkan inspiruan shume heretike influencal ne Perendim. Katharet [paraardhes te Albigensianeve-ed] dhe Paterenset ishin mjaft te perhapur ne tokat Mesdhetare ndermjet Pireneve dhe Maleve Rodope. Eshte mjaft veshtire qe te besosh se Shqiperia nuk eshte prekur nga keto levizje religjioze. Por ne mundet qe te spekullojme vetem per ekzisten e Bogumileve (Theofilet) dhe Babuneve ne Shqiperi. Ndoshta disa Shqiptare u ndikuan nga disidentet Ballkanik Kishtare te cilet nuk e pranuan autoritetin e Peshkopeve Katolik dhe te Patriarkeve Ortodoks. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideal per strehimin e te Krishtereve disidente te denuar nga inkuizitoret e Papes qe i denon ne zjarr. Urdheri shpirteror Franceskan dhe ndjekesit e Joakimit te Flores nga Kalabria-te pabidnur ndaj Papes Xhon XXII-ndertuan komunat e tyre ne malet e Shqiperise. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideale per mistiket Krishtere te koherave te hershme.



    Perhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishes Ortodokse dhe Katolike) ka lene rrenje te thella ne historine e lashte te Shqiperise. Sipas tekstit te Testamentit te Ri (Romanet 15:19), Shen Pali fene e re Krishtere te cilen ai e formoi e predikoi ne Durrachium (Durres). Qytetet e Shkodres (Scodra), Vlores (Aulon, Avlona), dhe Prevezes (Nicopolis) u kthyen ne dioqeza te Peshkopeve Ilire. Por Iliret ne pergjithesi ishin mjaft armiqesor ndaj Krishterimit, dhe Perandoret me origjine Dalmate Decius dhe Dioceletan i persekutuan pameshire ndjekesit e Palit. Ne vitin 311 A.D., “emri Krishterim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia.

    Megjithate, pas deklarimit te Krishterimit si fe shteterore te Romaneve nga Kostandini, Peshkopet Katolik ndertuan kishat e tyre ne Praevlis (Shqiperine e siperme) dhe Maqedoni. Ishte Shen Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i Stridonit, ai qe perktheu ne Latinisht, shkrimin e Krishtere nga shkrimet Greke.

    Ne shekullin e 9te, pas pushtimeve shkaterruese nga Avaret dhe Sllavet, Shqiperia u pushtua nga Bullgaret turq, te cilet ishin Sllavizuar dhe Krishterizuar ne 865. Khani i tyre, Samueli, e pushtoi Shqiperine 26 here, por ne 1018, Perandori Vasilis II, “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe e rivitalizoi pushtetin Bizantin mbi Ballkan. Nen pushtimin Bullgar, Shqiptaret katolike u konfuzuan nga lufta teologjike ndermjet Papes, Nikolles se I, dhe Patriarkut Fotius. Kur devijimi Lindor me ne fund e ndau Krishterimin ne kishat Greke dhe Romane (1054), Krishteret Shqiptare te Praevalisit u deklaruan te jene katolike, dhe kusherinjte tyre ne Epir qendruan nen autoritetin religjioz te Patriarkanes Greke.

    Islami u perhape ne Evropen Jug-Lindore ne baza te pasioneve gjeniale fetare, te cilat prodhuan nje kulture vibrante dhe te fuqishme te stimuluar nga shpirti pushtues i Osmanllive.

    Ne 1330-at feudalet e vegjel Franko – Bizantine te ishujve te Egjeut u kthyhen ne vasale te Emireve Turq, dhe mercenaret Katalan nga Aragona bashkepunuan ngushte me clirimtaret Musliman ne More (Peleponez).[v]



    Ne fillim te shekullit te 15te kur mijera varfanjake Bizantine, detare dhe anije ndertues nga Kreta dhe Kostandinopoja (Stambolli) dezertuan ne emiratet Muslimane te Azise se Vogel, ku ata pranuan Islamin, ata te udhehequr nga detaret Turq sulmuan kolonite Veneciane.[vi] Sherbetore dhe bujkerober te shtypur Bizantine migruan ne territoret Muslimane, ne numra kaq te medhenje saqe shume territore te Thesalise dhe Trakes u depopulluan teresisht ne fundet e viteve 1340te. Shume feudale te vegjel dhe lidere feudesh, e pranuan superioritetin e Islamit pa ndonje vaksinim Teologjik. Perandori Bizantin Andronikus i III, i beri homazhe Emirit Umur te Ajdinit dhe e pranoi shtetin e tij Islam si fuqine superiore te rregjionit. Vasilius-i (Perandori-Mbreti) Bizantin qe i pagonte taksa vjetore Emirit Umur, i dha kolonizatorit Musliman ishullin e Kios si dhurate. Me vone, Emiri Umur ishte ai qe u ftua nga Perandori Andronicus III dhe Xhon Cantacuzensi qe te nderhynte ushtarakisht ne tokat e tyre vasale Krishtere, te percara ne lufte civile.[vii]



    Shume nga paria Krishtere gjithashtu nuk hezitonin qe te ftonin Muslimanet Turq ne luftrat e tyre me shtetet e tjera Krishtere. Sigimonto Pandolfo Malateste (1417-1468), udheheqes i Riminit, i dergoi nje leter te shkruar nga keshilltari i tij, humanisti Roberto Valturio Sulltanit Muhamed II “Fatihut”, me nje ftese te hapur ndaj tij qe te pushtonte Romen. Ai i bashkoi letres se tij nje harte mjaft te detajuar te Italise. Ne Prill te 1486, Boccolino Guzzoni (Gazonio), qe pushtoi qytetin Papal te Osimos prane Ankones i dergoi nje leter Sultanit me propozim per koalicion kunder shtetit-kishe. Kur marinsat Muslimane nga Durresi pushtuan portin e Otrantos ne Itali, banoret katolike te Pikenos shprehen gadishmerine e tyre qe te pranonin fene dhe mbikqyrjen e “Turkut te Madh” (Grand Turco).[viii]


    Historia e Shqiptareve eshte nje nga paradokset me te medha ne kronikat e civilizimit Europian. Mileniumi i kotesise per Shqiptaret, mbaroi me nderhyrjen Turke ne Ballkan. Ne shekullin e 16te, Shqiperia sebashku me Bosnjen dhe Maqedonine, perfaqesonin cepin e Khalifatit Osmanlli qe ishte i zene ne anti-kryqezate kunder Kishes Militante, dhe brigjet e Adriatikut ishin ato qe i ofronin Osmanllive strategjine me te mire te mbrojtjes kunder Papeve dhe Kryqtareve. Megjithate dalja e Shqiperise Muslimane si baza kryesore e Turqve ne strategjine Osmane per supremaci do te ngelet e paqarte nese do te vleresohet objektivisht.

    Shqiperia gjithashtu ka qene pjese e civilizimit Islam, ku rezistenca e fiseve Muslimane Shqiptare ndaj autoritetit Osman, krijoi nje administrate autonome (Shqiptare). Evolucioni i Shqiperise Katoliko Romane nga nje shtet klient i Republikes se Venecies ne nje shtet Islam ne menyre radikale ndryshoi eliten Shqiptare dhe popullin Shqiptar.

    Bullgaret dhe Serbet pushtues e ndertuan supremacine e tyre ne ish-Ilirine Bizantine me forcen e armeve. Por Shqiptaret e kundershtuan Sllavizmin agresive dhe e kundersulmuan. Ushtrite Serbe dhe Bizantine u nenshtruan nga Bizantinet. Nga shekulli i 11te deri ne te 15tin, tokat Veri-Lindore te Arberesheve Mesjetare qendruan nen pushtimin e Feudaleve Serb te Zetes dhe te Rashes, te cilet papushim e zgjeruan pushtetin e tyre mbi Shqiperi deri ne renien e Mbreterise Serbe ne gjysmen e dyte te shekullit te 14te.

    Pushteti Serb mbi feudin e Decanit ne 1330, dhe gjithashtu kapitujt per manastires Ortodokse te Shen Mikhailit dhe Gabrielit ne Prizren (nga 1348 dhe 1353) qartesisht tregojne per prezencen e popullsise se madhe Shqiptare ne te gjithe fshatrat e Maqedonise Perendimore, Kosove dhe Metohi. Ata (Shqiptaret) ne kete kohe ishin barinje, mercenare dhe bujqer.[ix] Nen tiranine Serbe, Shqiptaret Romano – katolik dhe krishtere ortodoks te ritit Grek, u pagezuan me dhune ne kishen Serbe, te themeluar gjate rregjimit shtypes te Stefan Dushanit. Sipas ligjit te tij “drakonian”, vetem kisha Serbe ishte Krishtere “e vertete.” Te gjitha fete e tjera ishin te ndaluara. Ata qe refuzonin qe te vaftiseshin nga Prifterinjte Serbe u damkosnin ne fytyre me hekur te nxehte, u debonin, dhe pasurite e tyre u konfiskonin nga Cari Serb. Shume feudal Shqiptar katolik dhe njerez te tyre te cilet i rezistuan politikes se Serbizimit u ekzekutuan.[x]



    Perpara pushtimit te Shqiperise nga Serbet, ushtare aventurier Norman ishin ata dominuan regjionin e Adriatikut. Ata e pushtuan Siciline Muslimane dhe Jugun e Italise duke ndihmuar Papen dhe princat Lombardez te rimarrin Pulian dhe Calabrine. Ne 1078, Peshkopi i Devollit (Diabolis) ne Shqiperine qendrore ishte ai qe, therriti trupat Normane nga Italia qe te mbeshtesnin Romanet katolik lokal kunder Bizantineve. Normanet erdhen ne Shqiperi me mercenare Muslimane nga Sicilia dhe me nje kontingjent te vogel Bullgaresh dhe Grekesh, te udhehequr nga Nikofor Vasilikus. Por kjo ushtri multi-etnike dhe multi-religjioze, u mund nga autokrati Aleksius Comnenus ne 1079.

    Gjate kesaj lufte, ushtria Bizantine u mbeshtet nga Muslimanet Selxhuk te Sulltan Sulejmanit dhe nga trupa mercenare Turke. Ushtaret Musliman Maqedonas ishin Turq pengje lufte te burgosur nga Xhon Comnenos gjate luftes Selxhuko-Bizantine ne Azine e Vogel.

    Megjithate, pas dy vjetesh Normanet te udhehequr nga Robert Guiskardi (“Robert Dinaku”) dhe biri i tij Boemund, u kthyen ne Shqiperi nga Otrantoja dhe morren Durresin dhe Vloren (Avlona). Disa muaj me vone Normanet lehtesisht pushtuan Shkupin dhe Ohrin.[xi] Perandori Aleksis i shtangur perpara humbjeve ne Shqiperi kerkoi nga Sulltani Selxhuk Sulejmani per ndihme urgjente. Udheheqesi Musliman i Rumit (Konya) i dergoi atij 7.000 luftetare me eksperience, te udhehequr nga Kamir-khani (Kamires). Ushtria e re Bizantine e udhehequr personalisht nga autokrati Aleksis dhe aleatet e tij Musliman sulmuan normanet prane Larises ne Jug te Maqedonise. Por trupat e Beomundit i rezistuan forces se sulmit Bizantine, Turqve Musliman dhe shigjetareve Oguz dhe arriten te mbijetojne.



    Pas kolapsit te pushtetit Bizantin ne Shqiperi, Normanet ndertuan mbreterine e tyre ne Shqiperi, e cila shkonte nga Durresi deri ne lumin Vardar, ku fiset nomade Turke te Pechegeneve dhe Oguzet (Ög Öz) kamponin gjate veres. Keta kalores nga Stepat Kipchak-e vazhdimisht e kalonin lumin e Danubit prane Dobrujes dhe grabisnin Ballkanin deri ne perendim te liqenit te Ohrit.

    Gjate dy shekujsh, portet Shqiptare te Durresit dhe Vlores u kthyen ne dyert e kryqtareve Perendimor per ne Outremer via Egnatia (per ne rrugen Egnatia). Gjate kryqezates se katert (1202 – 1204), disa nga Militae Christi (militantet e Krishtere) Perendimoret, qe ne shumice ishin Hospitallers (nga urdheri i Shen Xhonit) dhe Templare, pushtuan Shqiperine, perpara fillimit te grabitjeve e rremujrave te tyre ne Kostandinopoje, dhe e futen territorin e Shqiperise nen mbreterine e tyre Latine nen udheheqjen e Baldvinit te Flandersit. Cfare ne dime rreth popullsise Shqiptare te kesaj kohe eshte nje dije e limituar si rrjedhoje e mos pjesemarrjes se Shqiptareve ne luften per pushtet mes Dukeve Franko-Norman dhe atyre Venecian. Gjate kesaj kohe i vetmi entitet i njohur gjysem i pavarur i Shqiperise ishte Kruja, ku feudali i saj i quajtur Progon kishte nen pushtet nje keshtjelle te vogel. Ne 1208, nipi i tij Dimitri e kundershtoi pushtetin Serb te Despotatit te Zetes qe udhehiqej nga “Prinic i Madh” Gjergj, dhe Venecianet te cilet kontrollonin mjaft pjese te Adriatikut.

    Kur kryqtaret Perendimore vendosen pushtetin e tyre ne Kostandinopoje, Princi i Komneneve, Mikhali I u terhoq ne Shqiperi, ku forcat e tija besnike ishin ne gjendje qe te debonin Venedikasit nga shume pjese te Adriatikut. Ne Janine ai deklaroi formimin e Despotatit te pavarur te Epirit, qe shkonte deri ne Shkoder. Pas vdekjes se tij ne 1215, Theodore Engjelli dhe me vone djali i Mikhail Komnenusit, Mikhaili II Paleologus (1230 – 1267), restoruan ne Shqiperi supremitetin e kishes Ortodokse. Ne 1258, Mikhaili II ia dha vajzen e tij Helenen, Manfredit Mbretit Hohenstaufen e te dy Sicilive. Paja e saj (Helenes) permbante tokat Shqiptare qe shkonin nga Korfuzi e deri ne Berat. Tete vjet me vone pas vdekjes se dhunshme te Manfredit, Shqiperia kaloi ne duar te Charlit I te d’Anjou-t (Anxhevine) nga Burgundi. Ne 1274, 19 kryetare fisesh Shqiptare nga Shqiperia e mesme e njohen ate si Mbret. Kurse Epiri i kaloi te dy udheheqesve te fundit te Komneneve, Nikoforit (1267-93), dhe me pas te biri i tij Thomais (1293-1318), i cili u vra nga biri i motres se tij, Nikolaus Orsini. Me vone edhe Nikolaus, u vra nga vellai i tij Xhon, i cili me pas u helmua nga gruaja e tij, Anna Paleologus, nena e Nikoforit II (qe u vra gjate pushtimit te fiseve Shqiptare te veriut, ne 1358).

    Carli i I i Angjevine u trashegua nga biri i tij invalid, Carlsi II, i cili urdheroi ne 1300en debimin e Muslimaneve Sicilian per ne qytetin e Pulias, ne Lucera. Carli i II, ia dhuroi mbreterine e Shqiperise birit te tij Filipit, Dukes se Tarantos. Pas vdekjes se tij me 1333, Shqiperia u udhehoq nga vellai i Filipit, Xhoni i Gravines, dhe dy vjet me pas nga djali i Xhonit Carli, i cili u var ne Aversa, ne 1347 nga kusheriri i tij Luisi, Mbret i Hungarise. Ne 1368, udheheqesi i ri Angevin, Filipi i II u zevendesua nga klani Shqiptar i Topiave. Despotati i Epirit u morr nga Gjin Bua Shpata, nje feudal Shqiptar nga Delvina. Gjin Shpata gjithashtu pushtoi shtetin Frank te Thesalise. Ne 1380 dhe 1382, Despoti Serb i Janines kerkoi ndihme nga trupat Muslimane Turke qe te shtynin mbrapsh bandat hajdute te Gjin Bua Shpates. Ne 1381 dhe 1384, feudalet Latin te Artes kerkuan mbrojtje nga trupat Turke, ndaj klanit pushtues te Zenebishteve nga Gjirokastra. Mercenaret Turq, qe i thyen kacaket Shqiptare vendosen rregull ne Epir. Por ne Shqiperine e Mesme, vasalet e Angjevineve krijuan tre despotate te vogla Shqiptare te udhehequra nga klanet e Muzakes nga Berati (1280-1389), Topia nga Durresi (1338-1460) dhe Balsha nga Shkodra (1360-1421). Tanush Topia u martua me vajzen e padegjueshme te Robertit, Mbretit Angjevin te Napolit, por me vone mbreti Robert i terbuar e vrau Tanushin sebashku me gruan e tij. Ne 1385, djali i tyre Karlo Topia kerkoi nga Sulltan Murati I per nderhyrje dhe ndihme militare kunder kusheririt te tij Gjorgji Balsha II. Sulltani Osman i dergoi atij 40.000 Jenicere nga Maqedonia, te cilet e mposhten ushtrine e Balshes se II ne betejen e Savra-se, prane lumit Vjose ne 18, shtator te 1385-es. Gjorgji Balsha gjithashtu u vra ne kete beteje gjate perpjekjes se tij per te hikur nga beteja. Analistet Osman e pershkruan kete beteje si “ekspediten ne Karli-ili” (ne tokat e Karlit).

    Pas shkaterrimit te Serbise, feudalet Verior te Shqiperise si Balshat, Topiat, Dushmanet, Spanaj dhe Dukagjinet dolen si udheheqes te pavarur te Shqiperise. Vetem Kosovaret qendruan nen tiranine Serbe deri me 1455, kur trupat Turke i cliruan ata nga rregjimi shtypes i Princit Brankovic.

    Shqiptaret modern, e quajne veten e tyre Shqiptare qe nenkupton “njerez te tokes se Shqiponjave.” Ata adoptuan emblemen e vjeter Bizantine, Shqiponjen me dy koke – e cila ne syte Bizantine simbolizon unitetin imperial te Perendimit dhe Lindjes Romane – si shenje te rrobave te tyre te luftes. Megjithate, nje Shqiptar nga Tetova i tha shkruesit te ketij artikulli se Shqiponja me dy koke dhe fusha e kuqe ka nje tjeter kuptim per Shqiptaret qe eshte: “Shqiponja Shqiptare eshte vigjilente kundrejt rreziqeve te Lindjes dhe Perendimit.”

    Ne gjuhen Shqipe, fjala I-liria nenkupton “liri.” Shumica e Shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Cameri (Janina), Maqedonine perendimore dhe ne jug te Malit te Zi e pranuan Islamin kur krishterizmi hyri ne kohet e Rilindjes (reneissance) dhe Reformimit. Procesi i Islamizimit te Ballkanit, ashtu si procesi i Krishterizimit te Evropes Veriore ishte gradual dhe me shume faza, por padyshim shume me pak i dhunshem sesa konvertimi i Polakeve dhe Hungarezeve ne Katolicizmin Roman apo ai i Bullgareve dhe Serbeve ne Ortodoksine Greke.

    Klisheja e dashur per Serbet qe flet per “Turkizim / Islamizim te dhunshem” (te Shqiptareve) eshte aq jo-korrekt historikisht, sa jane edhe pretendimet per dhomat e gazit mbytes nga SS-et dhe furrave te pjekjes ne shkrimet e Elie Wiesels-it. Duke njohur rracizmin ksenofobik dhe shpirtin luftetar te Shqiptarit, krenarine, dhe ne te njejten kohe rezistencen konstante te Shqiptareve kunder pushtuesve nga Perendimi, Jugu, Lindja e Veriu, eshte mjaft e veshtire qe te besohet qe Islami, qe eshte sot pjesa me e rendesishme e nacionalizmit Shqiptar, te jete imponuar mbi kete komb krenar, te lashte te rraces Ariane ne Evrope nga Turqit. Askush nuk i detyron dot Shqiptaret qe te besojne ate qe ata e mohojne. Komunistet fanatike u munduan per 45 vite per kete, e sot Shqiptaret falen serishte ne xhami te rindertuara dhe te reja. Rrebelet Shqiptare shpesh shpesh i rrezistuan rregjimit te korruptuar dhe brutal te feudaleve Turq, por kurre kunder fese se Turqve. Per ironi, ne shekullin e 19te, kur Padishahu dekadent Sultan Mahmud i II deklaroi politiken e tij te “Tanizmatit” (Reformimin), ishin Shqiptaret Musliman dhe Boshniaket ata qe u cuan kunder “Ottomanizmit,” krijuan shtetet e tyre Islamike dhe deklaruan Jihad (lufte vetembrojtese) kunder “Turqve te rrezikshem qe tradhetuan stilin Islamik te jetes”.

    Muslimanet Shqiptar jane krenar qe jane Evropian, Arian me origjine Musliman. Si simboli i Shqiponjes se tyre te Zeze, ata shohin ne Orientin Islamik dhe ne Perendimin Evropian me admirim, por ne zemrat e tyre ata kurre nuk iu nenshtruan diktatit Turk apo skemave Perendimore.



    Data precise e mas konvertimit ne Islam ne Shqiperi dhe Maqedoni eshte e debatueshme, por reportet e dioqezes te derguara nga Peshkopet Shqiptar te Durresit papeve dhe Congregatio de Propaganda Fide (qendres se propagandas se Fese, ne Vatikan) na lejon ne qe te arrijme ne nje date te perafert te Islamizimit te Shqiptareve. Burimet indikojne qe konvertet me te hershem origjinuan mes kryetareve te fiseve dhe te masave te shtypura te shoqerise Shqiptare qe aspironin qe te permiresonin gjendjen e tyre shpirterore dhe sociale.[xii]

    Shumica e Shqiptareve te Tivarit qe nuk emigruan ne Itali dhe ne Austri pranuan Islamin. Kur konvertimi ne Islam u shtua, kishat e braktisura u kthyen ne xhamira. Ne 1610, vetem dy katedrale sherbyen per nje mije katolike roman.[xiii] I derguari i Papes, Marino Bizzi shkruajti ne te njejtin vit se perballe klerit te fjetur dhe te paedukuar katolik, perhapja e Islamit ne Shqiperi “nga hoxhallare te zellshem dhe dervishlere te hijshem” ishte i gjalle dhe entuziaste.[xiv] Vetem klanet e Miredites dhe Klementit ne menyre fanatike iu permbajten Katolicizmit rural Roman, duke marre shans nga avantazhi qe Osmanet i kishin dhene fiseve te tyre si “njerez te mbrojtur’. Disa fise te Toskeve Jugor qendruan ne kishen Ortodokse Greke. Konvertimi masiv i Shqiptareve ne Islam morri pjese ndermjet 1620 dhe 1650. Brenda tre dekadash, 300.000 Shqiptar Katolik Roman pranuan Islamin.[xv]

    Pas renies se mbreterise Serbe dhe disintegrimin e Perandorise Bizantine ne mes te shekullit te 14te, malesoret Shqiptare rrimoren tokat e tyre te humbura te Ilirise, Maqedonise dhe Epirit. Ne dekaden e pare te shekullit te 14te, akoma nen presionin Sllav dhe Bullgar, klanet Shqiptare u perhapen ne Boetia, Attika, Thessali dhe Morea (Peleponez) te kontrolluara nga Greket, ku ata u ndeshen me baronet Franko-Norman dhe i pergatiten keto territore per Islamizimin e ardhshem. Pas rrenimit te Kostandinopojes nga kryqtaret ne 1204, fuedalet e vegjel Shqiptar dhe kryepleqte ndane mes tyre tokat e Ilirise Jugore tashme te marra nga “Greket” dhe i tranformuan ato ne zona te lira. Duke luftuar mes njeri tjetrit dhe duke i rezistuar pushtimit Serb, keto mini-shtete feudale Shqiptare furnizuan me mercenare te ashper fuqite regjionale Latine, te cilat luftuan per supremaci ne rruget tregtare te Adriatikut qe conin per ne Afriken Veriore Muslimane (Magrib) dhe ne Levant. Tosket Jugore zakonisht njohen sa per sy e faqe Perandoret Bizantine si sundues te tyre, por Geget katolike favorizuan pushtetin e Dukeve Franko – Norman, Veneciane dhe Papet e Romes. Ne 1417, Sulltan Muhamedi I e shtriu shtetin Islam mbi te gjitha territoret Shqiptare, duke e transformuar Shqiperine e Jugut dhe Epirin ne nje Sanxhak te ri te quajtur Arvanit-ili (toka e Arnauteve) me Argyrokastren (Gjirokastren) si kapitalin e tij.[xvi]

    Gjenerata e pare e feudaleve te vegjel Shqiptare mbajten fene Krishtere, por shumica e bijve te tyre u kthyen ne Musliman. Sulltanet Turq, asnjehere nuk i forcuan Shqiptaret qe te kthehen ne Islam. Ne te kundert peshkopet Katolike dhe patriarket Ortodoks morren timare te majme (prona, toke), dhe fiset e armatosura Krishtere sherbyen ne ushtrine Osmane. Ushtaret e krishtere ishin te mbrojture nga taksat dhe u paguanin mire nga autoritetet Muslimane. Fisi luftetar Katolik i Klementeve paguante vetem 1.000 akca taksa te Sanxhak-beu, dhe ata nuk paguanin taksat e ushr-it dhe awarid-i divani (lloj takes shteterore) si mbrojtes te rrugeve strategjike.[xvii]



    Gjate periudhes se Muratit te II, Shqiperia u kthye ne nje pjese integrale te shtetit Osman, por disa kryetare fisesh Katolike te Shqiperise Perendimore akoma vazhdonin te bashkepunonin me Republiken e Venecies dhe Mbreterine e Napolit. Ata, ne rastin me te pare grabisnin qytetet Muslimane. Keta kryetare fisesh ishin mjaft te pakenqaur me sistemin e timareve dhe dobesimin e feudeve te tyre. Ne 1431, klanet e fuqishme te Arianiteve dhe Kastrioteve – fuqia e te cileve kishte rene nen ligjet e Sheriatit – u rrebeluan kunder shtetit Islam. Por ata u shtypen serisht, sepse shumica e Shqiptareve Krishtere timar-mbajtes nuk e mbeshteten rremujen e tyre. Vetem nje bande e vogel rrebelesh e udhehequr nga Skenderbeu, qe ishte mjaft mire i armatosur dhe paguar nga mbreti i Napolit, vazhdoi luften deri me 1468. Nena e Skenderbeut ishte nje grua Serbe, por ai (Skenderbeu) studioi ne Stamboll. Pas vdekjes se tij, pax-Ottomanica u rikthye ne Shqiperi.

    Disa Shqiptare e pranuan Islamin – si me pare me katolicizmin Roman apo Ortodoksine Greke – per arsye te zakonshme, dhe disa nga fuqia thirrese e doktrines Islame. Padyshim qe ne duhet qe te mbajme ne mend se shoqerite mesjetare te Evropes ishin Katolike, Ortodokse apo Muslimane kjo sepse lideret e tyre mbeshtesnin rregjimet e tyre me ato ide. Por agjenti me i fuqishem i Islamizimit ne tokat e dominuara Osmane te Evropes Lindore nuk ishte as fuqia fitimtare Turke, as dekadenca e Kishave Krishtere, por puna misionare dhe stimuli i dervisheve dhe hoxheve Islam te cilet predikonin pa lodhje fjalet e Kuranit te afermve te tyre.[xviii] Edhe pas renies se rrebelimit te Skenderbeut, autoritetet Turke nuk i detyruan Shqiptaret e Krishtere qe te pranojne Islamin, pasiqe dihet qe Sulltanet Osman nuk Islamizuan dot as grate e tyre Serbe, Bizantine apo Perendimore. Megjithate disa te krishtere Shqiptare, Serb, Greke dhe Bullgare “ua dhane me qera” vajzat e tyre feudaleve Muslimane (derbeys) per nje periudhe te caktuar kohe. Feudalet Musliman paguan nje shume te caktuar parashe ndaj babes qe “jepte me qera” bijen e tij.[xix]

    Por ne Britanine e Krishtere, bujkroberit e feudaleve ishin shume here me te degraduar nga tradita e tyre e jus prima noctae, qe i dha feudaleve Britanike te drejten qe te perdhunonin ne naten e pare te marteses grate e bujkroberve te tyre Skoceze. Fisniket aristokrate Angleze nuk paguanin per kete (“te drejte.”)





    Gjate pushtetit te Sulltan Bajazidit te I, administratoret Musliman te sanxhakeve te Shqiperise, inaguruan sistem te ri ne timar-mbajtjen. Lufta shkaterruese e Osmanli – Timurid –it ne Anatoli e frenoi ekspansionin rapid te shtetit Islam mbi Evrope, por pas nje stagnimi ndermjet viteve 1402 – 1417, nen udheheqjen e Mehmetit te I, pushteti Osman u shtri ne te gjithe Shqiperine. Procesi i shtrirjes se pushtetit Osman mbi Shqiperi ishte nje process mjaft i veshtire pasiqe ne Shqiperi qe nga renia e pushtetit te mbreterise Serbe, nuk kishte ekzistuar ndonje pushtet qendror. Sultaneve Osman iu desh qe te krijonin lidhje vellazerore me cdo feudal individual apo kryetar fisi Shqiptar. Disa prej tyre u caktuan si kryetar vilajetesh (provincash) dhe te tjeret u caktuan komandant te trupave Krishtere ne ushtrine Osmane. Qendra e Skenderbeut ne Kruje, qe u morr me 1478, u riemerua Akca Hisar (Keshtjella e Bardhe), dhe mbrojtesit e Krishtere te Lesh-it (Lezhes) kapitulluan pa ndonje rrethim. Qyteti i Shkodres iu bashkua shtetit Osman me 1479. Dy vjet me vone porti i Durresit dhe keshtjella te tjera te pushtuara nga Venecianet ne brigjet e Adriatikut iu dorezuan Osmaneve. Ne vitin 1571 e gjithe Shqiperia ishte nen shtetin Osman.[xx]

    Gjate fushates se Sulltan Muhamedit te II kunder rrebeleve te Skenderbeut ne Shqiperine qendrore, Turqit ndertuan qytetin e madh te Elbasanit, qe u kthye ne qendren me te fuqishme te Islamizimit ne Shqiperi. Arkitektet Musliman ndertuan qytete krejtesisht te reja ne Shqiperi si Tirana, Peqini, Gjakova. Qindra ura te reja te ndertuara lidhen token qe me pare ishte nje periferi e dominimit Venecian dhe Dukeve Norman me zemren e civilizimit Islamik te Azise. Shume nga muslimanet e rinj Shqiptar ne menyre te vendosur mbeshteten urbanizimin dhe edukimin Islam te inaguruar nga pushtimi Osman mbi vendin e tyre. Hadim Suleiman Effendija, nje fshatar Shqiptar nga nje fshat prane Gjakoves i cili pas pranimit te Islamit u cua ne karriere ne postin e gjeneralit te larte te Sulltanit ne Stamboll, ndertoi nje sistem te tijin edukativ bursar dhe mbeshtetes per Shqiptaret e talentuar. Ai ndertoi ne Gjakove nje Xhami te madhe, nje kolegj Islam, nje shkolle fillore, librari, pazar per publikun, banjo publike dhe nje kulle me sahat.[xxi]

    Sipas censusit Osman te 1520es, ne sanxhaket e Shqiperise jetonin 15.000 Musliman, 2500 Hebrenje emigrante te debuar nga Spanja e ri-krishterizuar dhe Portugalia dhe 495.000 te Krishtere. Ndermjet 1506 dhe 1520, ne Shqiperi jetonin 5.850 Turq Musliman, dmth 1,01 perqind e popullsise totale te Shqiperise. Timar mbajtesit Turq ne Shqiperi, nuk ishin me shume se 800 trupa ushtarake, imam, ulema dhe familjet e tyre. Nje numer shume i vogel sǜrgǜnler-esh (Turqish te debuar) nga Konya dhe Juruku nomade nga Koja-ili, Sarukhan dhe Janik mbronin rruget strategjike prane Dibres kunder malesoreve te Shqiperise se veriut.[xxii]

    Pothuajse te gjitha 528 familjet Cifute qe u debuan nga Spanja ishin vendosur ne Vlore. Shumica e qytetareve Musliman te kohes jetonin ne Elbasan, Berat (i therritur nga Osmanet: “Arnavud Beograd” apo Velarde) dhe Tirane.[xxiii] Ne vitin 1583, ne Berat kishte 650 familje Muslimane dhe 400 familje Krishtere. Muslimanet dhe te Krishteret jetonin ne zona te ndara. Ne 1520en, ne sanxhakun e Elbasanit, Ohrit, Vlores dhe Shkodres, kishte rreth 3.000 familje fshatare Muslimane. Fshataret Musliman dhe Krishtere ne Shqiperine Osmane ishin mjaft mire te mbrojtur nga ligji Islam kunder abuzimeve feudale.[xxiv]

    Me qindra ishin Shqiptaret qe arriten pozita te larta ne shtetin Osman. Ndermjet atyre kishte shume vezire te larte te Portes se Larte si: Gedik Ahmed, Davud-pasha, Ahmed Dukagjin Zade, Kara Ahmed, Koca Sinan Pasha, Lutfi Pasha, Kara Murad, Tarhunku Ahmed Pasha, Ajaz Pasha, dinastia e famshme e Kryeministrave Qyprillinje (Koprulu) dhe te tjere.



    Agallaret Jenicere Shqiptare ishin ata qe udhehoqen ushtrine Osmane gjate fushatave te saj ne Hungari, Moldavi dhe Persi. Jahja Bej Dukagjini shkruajti ne Stambollin e shekullit te 16te, poezite me popullore te kohes ne Stamboll. Kontributi kulturor dhe ushtarak i Shqiptareve Musliman ne civilizimin Islam te mesjetes se vonshme nuk mundet te injorohet. Islamizimi u solli Shqiptareve shkrimin me germa Arabe, shkrim me te cilin arti i madh letrare “Aljamiado” (Bejtexhizmi) Shqiptar u shkrua.[xxv]

    Jeta e perditshme e Arnautllukut (Shqiperise) nen pushtetin e Portes se Larte u kthye ne nje jete kozmopolitane dhe qytetare. Ne shekullin e 16te fshataret Shqiptare, ashtu si Boshniaket dhe Bullgaret, migruan drejt kasabave (qytete te vogla) te ndertuara nga urbanistet Osman. Urbanizimi Islamik, edukimi dhe mundesite e punesimit i terhoqen Shqiptaret e varfer drejt Islamit, dhe nga fundi i shekullit te 17te shumica e tyre i braktisen kishat e Krishtera. Ne kohet e renies militare dhe politike te Perandorise Osmane, Krishterizmi ne Shqiperi ishte reduktuar ne nje fe remote te banoreve te viseve te thella malore. Islamizimi i Shqiptareve ka perparuar me shume ne qendrat qytetare Shqiptare te sanxhakeve te Elbasanit, Shkodres, Prizrenit, Vlores, Delvines dhe Ohrit sesa ne regjionet e izoluara te Alpeve te Shqiperise. Ne trevat e lashta te Maqedonise, banoret katolike dhe ortodokse Shqiptare e pranuan Islamin mjaft me shpejt sesa bujkroberit vendas te feudaleve Sllav. E njejta gje ndodhi edhe ne Kosove dhe Metohi, ku autoriteti i Kishes Ortodokse Serbe ishte mjaft i fuqishem, dhe qe autonimija e saj ishte e njohur nga Shteti Islam si autoriteti shpirterore i Sllaveve te Krishtere.[xxvi]

    Pjeter Mazreku, nje i derguar i Papes me origjine Shqiptare, qe hetonte renien rapide te Katolicizmit ne Sanxhaket e Prizrenit, Shkodres, Shkupit dhe Vuciternes, shkroi ne raportin e tij te 1624-es se shumica e Shqiptareve ne keto zona ishin Musliman. Raporti i tij, u konfirmua ne 1638 nga Gregori Bardhi, peshkopi i Tivarit. Ne Peje, Gjakove, Vuciterne dhe Prishtine, 90 perqind e qytetareve Shqiptar ishin Musliman. Kurse ne Janjeve, Novoberde dhe Trepce numri i familjve Muslimane ishte akoma me i vogel sesa i atyre te Krishtera.

    Shume te Krishtere Shqiptare dhe Serb emigruan nga Rumelia e Islamizuar per ne Itali apo Hungari. Me teper se 150.000 katolike Shqiptare migruan per ne Pulia pas renies se rrebelimit te Skenderbeut.

    Nga fundi i shekullit te 17te, aristokracia Shqiptare e Kosoves ishte Islamizuar pothuajse totalisht. I derguari i Papes, Marino Bizi qe vizitoi Shqiperine me 1610, nuk ekzagjeronte kur raportoi se Shqiptaret e sanxhakeve Perendimore ishin te humbur per Kishen Katolike.[xxvii]

    Krishterizmi ne Shqiperine para-Islamike nuk ishte asnjehere i forte. Shqiptaret katolike dhe ortodokse, thellesisht te ndare ndermjet lufterave te frikshme te “herezise latine” Perendimore dhe schimatizmit lindor, zhvilluan nje ndjenje mbijetese politike ne kete pellg teologjik. Pushtimi Serb i Shqiperise dhe politika e dhunshme e Serbizimit te heretikeve latin nga Dushani, shkaterroi ne menyre te ndjeshme rrolin misionar te prifterinjve katolik, shume kohe perpara ardhjes se trupave Turke ne Durres.[xxviii]

    Ne 1479, kontrate paqeje u nenshkrua ndermjet Portes se Larte fitimtare dhe Republikes se mundur Veneciane. Ne kete marreveshje, Venecia e frikesuar u detyrua qe te linte te gjitha dominionet e saja ne Shqiperi pervec qyteteve te Ulqinit dhe Tivarit te cilat qendruan nen pushtetin e saj deri me 1571.

    Menjehere pas thyerjes se rrethimit te Vienes nga veziri i madh Kara Mustafa (1683), Venecianet dhe “Lidhja e Shenjte” pushtuan Ballkanin Musliman. Por Jeniceret i prene ushtrite krishtere ne copa, dhe minoritetet katolike refuzuan qe te mbeshtesnin duken e eger te Holstein-it, i cili u arratis ne Hungarine perendimore te pushtuar nga Hasburget me 1690. Pas terheqjes se tij nga Bosnia dhe Serbia, 35.000 Serb, te udhehqeur nga peshkopi Arsen Crnoievif u larguan nga Kosova, me ftesen e Perandorit Hasburg Leopold I, dhe toka e liruar nga Serbet u morr nga 12 fise Gege qe erdhen nga Shqiperia e siperme.[xxix]



    Ne 1727, Muslimanet Shqiptare, Boshniak, Pomaket Bullgare dhe Turq munden ushtrite e kombinuara Austriake dhe Ruse, te cilat pushtuan serisht Rumeline. Njezet e pese vjet me vone, Muhamed Bushati, nje Pasha Shqiptar nga Shkodra, bashkoi fiset e Shqiperise Veriore dhe Qendrore dhe me ato pushtoi Ulqinin (Dulcigno), i cili ne ate kohe ishte kthyer ne nje qender piratesh te Krishtere dhe Musliman. I biri i tij, Kara Mahmut (“Kara i ziu”), nenshtroi Pashen me origjine Kurde te Beratit dhe kacaket Malazez. Ai ishte aq i fuqishem saqe mundte te pushtonte Republiken e Venecias, e cila kerkoi ndihmen e Sulltanit Turk per ndihme. Ne Shqiperine Jugore, Ali Tepeleni Pasha (i njohur me mire si Ali Pashe Tepelena), “Luani i Janines” (1740 – 1822), organizoi milicine e tij Muslimane, e cila me trimeri i luftoi Ruset ne 1787.

    Ali Pashe Tepelena


    Duke qene mirenjohes ndaj fushates se pameshirshme (qe Ali Pasha kreu) kunder rrebeleve Grek, Porta e Larte e gradoi ate si Pasha i Trikales ne Thessali dhe si “Dervend Pasha” i Rumelise. Ne 1788-en, ai u emerua si Pashai i Janines (Epir).

    Kur Republika Veneciane u pushtua nga ushtria e Napoleon Bonopartit, Ali Pasha i mundi trupat Franceze ne Dalmati dhe pushtoi Prevezen, Vonitzen dhe Butrintin. Admirali Britanik Nelson e pergezoi Ali Pashen dhe Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Shqiperise. Dhjete vite me vone ai u be guvernator i Rumelise. Ne 1786, trupat e Kara Mahmudit i thyen trupat e Sulltanit ne Kosove, dhe artileria Shqiptare e derguar nga Ali Tepeleni Pasha, dezertoi ne krah te Mahmudit. Trupat e Ali Pashes sollen rregull ne regjionin verior Shqiptar te Sulit ne 1803, ku Krishteret lokal kishin masakruar disa fshatra Muslimane.

    Krijimi i nje shteti te pavarur Islamik Shqiptar (nga Pashallaret Shqiptare), u be i deshtuar kur nje sniper Malazez vrau Mahmud Pashen ne nje kurth. Ali Pasha gjithashtu u vra me 1822-shin pas dorezimit te tij ndaj ushtrise se westernizuar te Sulltan Mahmudit II-te qe u udhehiqte nga Khurshid Pasha dhe bejlere Shqiptare qe e rrethuan Ali Pashen per afro tete muaj. Ali Pasha u deklarua si rrebel nga Sulltan Mahmudi i II-te, kur Shqiptari fuqishem vendosi lidhjet e tija diplomatike dhe ekonomike me Britanine e Madhe, Rusine dhe Francen, kjo pa lejen e Stambollit. Vdekja e liderit te fuqishem Musliman Shqiptar, sunduesit te Janines, i dha kurajo rrebeleve Grek qe te shpallin pavaresine e Greqise


    Pas luftes Ruso-Turke te 1828 – 29es, Pasha Mustafa Bushati, aleati Shqiptar i shtetit te pavarur jeteshkurter Islamik Boshniak, te udhehequr nga Kapedani Hussein Aga “Zmay” (“Dragoi”), i mundi trupat e demoralizuara Turke te Sulltan Mahmudit te II dhe aneksoi Bullgarine dhe Maqedonine. Por ushtria e dyte e Sulltanit e komanduar nga Rashid Pasha, i mundi Shqiptaret ne Prilep. Trupat e Mustafes kapitulluan me 1831, pas kater muajsh rrethimi ndaj Shkodres, qe cuan ne rivendosjen e pushtetit qendror Turk. Ne 1847, Ismail Rahmi Pasha i Janines dhe Ismail Plassa Pasha i Prizrenit (Kosove), ndane Shqiperine ne kater vilajete (provinca). Ne ate te Shkodres, Janines, Kosoves dhe Manastirit (Maqedonia Jugperendimore)...
    Shkaterrimi i Perandorise Osmane, te mbidozuar me reforma pseudo-perendimore nga Sulltani Mahmudi II, te copetuar nga ringjallja Ortodokse Lindore e drejtuar nga St. Petersburg-u, e coi ate qe te deklarohet si “I semuri i Bosforit” dhe te denohej me vdekje ne thellesite sekrete te Orientit te Madh.



    Referenca:


    --------------------------------------------------------------------------------

    [i] Pollo dhe A.Puto, pp. 24-28

    [ii] Al-Sayyid Ahmad bin Al-Sayyid Zayni Dahlan, pp. 80-83.

    [iii] Arabet e zinje enigmatik “Kara Arapi” te Bosnies, Rumelise dhe Aranautllukut (Shqiperise) jane pershkruar nga eksploratori i famshem Musliman i Evropes, Efendi Evlija Celebi. Shiko: E. Chelebi, Petpis, Bulgarian tr. and ed. by S. Dimitrov, Sofia: Institut za Balkanstika pri BAN, 1972, p. 223, also ed. A. Matkovski, Makedoniya vo delata na stanskite patopistzy, Skopje (Uskub): Misla, 1991, p. 561.

    iv Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise, vol. 3, Shqiperia nen sundimin feudal ushtarak ottoman (1506 – 1839), ed. nga I. Zamputi, S. Naci, Z. Shkodra, Tirane 1963, shtese gjithashtu; Dokumente te shek. XV per historine e Shqiperise 1479 – 1506, ed. nga I. Zamputi, Tirane 1967.

    [v] Zachariadou in: Latins and Greeks in the Eastern Mediterranean Aftetr 1204, eds Arbel, Hamilton, p. 214. Idem, “The catalanians of Athens and the beginning of the Turkish expansion in the Aegean Area,” in studi mediaveli vol. 31, pp. 821 – 838.

    [vi] Zachariadou, op. cit, p. 220, 222.

    [vii] H. Inalcik, Gelibolu, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden: E. J. Brill, 1979.

    [viii] Copia brevis Domini Innocentii ad Principes et Potentatus Christianos super cansa expeditions contra Turcum (A copy of the pope’s note of April 12, 1489)/ Arch. Segr. Vaticano, Miscellanea, II, vol. 56, fol 373.

    [ix] Thalloczy Jiricek, Sufflay, pp. 257 – 269.

    [x] Novakovic, pp. 153-155.

    [xi] Anna Komnena, p. 103.

    [xii] Encyclopedia of Islam, p. 653

    [xiii] M. Bizzi, relatione, op. cit, fol. 9.

    [xiv] Ibid, fol. 12 – 13.

    [xv] Voyages de Pietro Della Valle, Rouen: R. Machuel 1745, vol 1, p. 37. Also: Notize universalli dello stato di Albania e dell’ operato da Monsigniore Vincenzo Zmaievich, arcivescovo de Antivari, esaminante nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide di 3 Debr. 1703 – 1012, feb 1074, Bibliotheca Barberinna, Rome, MSS, no. L. p. 126.

    [xvi] H. Inalcik, Arnavutlluk, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden,: E. J. Brill, 1979, pp. 650 – 52.

    [xvii] H. Inalcik, “Timariotes Chretiens en Albanie au XVe sielce” in: Mitteilungen des Asteirrichische Staachzarsivs, 4 Band, Vienna, 1951, pp. 118 – 38.

    [xviii] P. Bartl, Die Albanische Muslime zur Zeit der Nationalen Unabhagtigkheitsbewegung, Weisbaden 1968, pp. 16 – 26.

    [xix] Vryonis, p. 203.

    [xx] G. Stadmuller, “Die Islamisirung bei den Albanern,” in: Jahrbucher fur Gechicte Osteuropas, no. 3, (1955), Munich, pp. 405 – 420.

    [xxi] Kiel, p. 21

    [xxii] H. Inalcik, op. cit, p. 651

    [xxiii] Ibid., pp. 654 – 656.

    [xxiv] Evliya Chelebi, pp. 555 – 561. Sratsimi, pp. 183 – 213.

    [xxv] Kalesi, pp. 49 – 61.

    [xxvi] Shkodra, pp. 160 – 71.

    [xxvii] Bizzi, op. cit., passim.

    [xxviii] Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), kuatuar nga C. Jiriek, Geschiste Der Serben, Gotha 1911 ….

    [xxix] Swire, pp. 16 – 17.



    --- bibliografia eshte prere sepse eshte mjaft e gjate ---



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 11-06-2005 mė 13:05

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Sheriati, xhihadi dhe shtetėsia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •