Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 88
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe serish do te bjer ne raundin e katert.Patetike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gjurin e dëmtuar gjatë takimit të humbur ndaj Uilliamsit 04-08-2004

    Tajson është operuar me sukses

    Sporti Shqiptar


    Majk Tajson i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje artroskopike në gju për të riparuar dëmtimin që pësoi në raundin e parë të takimit të humbur ndaj Deni Uilliamsit, të premten e kaluar. "Ne riparuam 4 pjesë të përdredhura gjatë operacionit që zgjati rreth një orë. Shpresat që Majku të riaftësohet plotësisht janë të mëdha," - tha kirurgu ortoped, Riçard Emerson, i cili kreu ndërhyrjen. "Ai do të fillojë terapinë nesër dhe objektivi është që në 8 javë të riaftësuar në masën 90%," - shtoi Emersoni. Britaniku Uilliams i shkaktoi një humbje të papritur Tajsonit, duke e hedhur nokaut në raundin e 4-t të takimit zhvilluar mes tyre në Luisvil të premten e kaluar. Kjo humbje ka ngritur një pikëpyetje të madhe mbi të ardhmen e Tajsonit, i cili në planet e tij të së ardhmes kishte parashikuar rifitimin e titullit kampion. Tajsoni, i cili hodhi mbi parket Uilliamsin 3 herë gjatë raundit të parë nuk mundi të ngrihej brenda kohës së numërimit nga gjyqtari 2 minuta e 51 sekonda pas fillimit të raundit të 4-t. Tajsoni ishte i paaftë të mbronte veten kur një seri grushtat u derdhën mbi kokën dhe trupin e tij. Edhe një numërim më i gjatë nuk do të kishte mjaftuar që ai të ngrihej nga litarët ku ishte varur. Menaxheri i Tajsonit, Shelli Finkel, tha se dëmtimi në gju gjatë raundit të parë uli ndjeshëm lëvizshmërinë e tij. "Ky dëmtim shpjegon shumë gjëra. Ai humbi aftësinë për t'u kthyer shpejt për të lëvizur, për të peshuar mbi këmbën e majtë, çka do të thotë për të goditur fort me të djathtën," - tha Finkeli. Gustavo Kuerten dhe Lejton Hjuit janë në kërkim të formës së tyre më të mirë për grand slemin U.S Open. Këtë ata e kanë treguar duke kaluar pa vështirësi raundin e parë të konkurrimit në turneun e mjeshtërve të Sinsinatit. Braziliani Kuerten nuk e ka patur aq të lehtë sa pritej ndaj kinezit Jen-Hsun Lu, i cili ka rezistuar për 3 sete, ndërsa Hjuiti fitoi 2-0 ndaj Aleks Bogomolovit. Dy tenistët do të përballen ndaj njëri- tjetrit në raundin e dytë të turneut. Gjykatësi i çështjes së Kobi Brajantit, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një kamariere hoteli në Kolorado, ka vendosur të autorizojë publikimin e pjesshëm të transkripteve të seancave dëgjimore që u zhvilluan me dyer të mbyllura. Pas këtij vendimi, akuza gjendet në vështirësi, ndërsa paditësja dhe familja e saj duken gjithnjë e më pranë tërheqjes së padisë. Publikimi i informacioneve mbi jetën seksuale të vajzës sipas akuzës ul ndjeshëm mundësitë e saj për të fituar gjyqin duke bërë kështu që ajo të rishohë pozicionin e saj. Zhustinë Henin-Hardene, numri 1 i botës në tenisin e femrave ka bërë të ditur se do të konkurrojë në Lojrat Olimpike. Belgia, që mungon në konkurrime që prej Francë Open-it në muajin maj ka qenë e sëmurë nga një infeksion viral Kalvin Harrison, sprintieri i mirënjohur amerikan, është pezulluar për një periudhë 2-vjeçare për shkeljen e dytë të rregullave antidoping. Ky vendim e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në olimpaidën e Athinës. Lajmi është bërë i njohur nga Agjencia Amerikane e Anti-Dopingut (USADA). Ky vendim mund t'i kushtojë ekipit amerikan medaljen e artë në stafetën 4x400m, ku Harrison bënte pjesë, megjithëse nuk duhej të konkurronte.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Tajsoni i hekurt

    Eshte e vertete dhe me vjen keq qe Tyson(legjenda e katrorit profesjonist)po e mbyll karjeren e tij duke kaluar drama te verteta.Kur u mund ne nocaot me John Louis ne raundin e 7,kam qare si femi nuk i besoja syve, megjithate ai eshte nje jasht-tokesor, emri i tij uk do te harohet kurr...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink 100 Lenox Lewis, te mblidhen bashke nuk e krijojne famen e Mike Tyson.

    Me vjen keq qe Redi thote qe Tyson eshte nje zhurme publicistike.Asnje boksjer nuk krahasohet me Mike Tyson, megjithate per te respektuar rregullat mbetet(Ali).Edhe ky e ka pare veten ngushte 2 here me Ken Norton, qe kane perfunduar me 15 raunde(me pike)ne "favor" te M.Ali.Me pas Norton shprehet i revoltuar dhe i sigurt ,ndeshja me takonte mua.Po ashtu edhe me Frezer, Holmes qe u shkatarua plotesisht,prandaj duhet te gjykojme drejte dhe nuk mund te vejme epitete figurave te cilet bota i adhuron dhe i respekton.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Citim Postuar më parë nga TironciScrub
    hahaha

    pak a shume bie dakort me ty redi. megjithate smendoj se lewis mund ti afrohet (tani per tani )legjendave te boksit si ali, frasier,foreman etj.
    nuk medoj se rifitimi titullit 3 here eshte ndonje gje per tu mburrur. ashtu do te ishte nqs nuk do ta humbte fare titullin. mendoj se ajo menyre veprimi tregon nje nenvleftesim te kundershtarit dhe nje mosmarrje seriozisht e ndeshjes se rradhes.
    sa per tyson ka humbur rrespektin dhe tifon time ( dhe besoj te shume te tjereve) kur u soll si kafshe barbare me holyfield. i still cant get out of my mind him spitting evanders ear out !!! yackkk

    me rrespekt Scrub
    I nderuar zoteri Tironc, nuk e pranoj ate fjalen(kafsh barbare)me keto qe ti po thua nuk e njeh mire fare boksin,dhe mendimet e tua mos i pergjitheso mbaji per vete, shikoje ndeshjen mire, Tyson - Holyfield dhe pastaj gjyko.Holyfield tentoi disa here ta godiste me koke deri sa i çau vetullen, dhe Tyson u egersua dhe per inersi i kafshoj veshin.Katrori i ringut ka regulla dhe do merite per te fituar nje ndeshje te paster dhe, keto cilesi i ka vetem Tajsoni i hekurt.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196
    Me falni e kisha fjalen per Lenox Lewis dhe jo per(John Louis)gabime qe ndodhin.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Tyson legjenda e boksit profesjonist

    Jam dakord me Lecin dhe Colombo qe dine te vleresojne figure madheshtore TYSON.Eshte nje Don King bizesmen profesjonist ne arenen e (katrorit te ringut)qe ngre dhe rezon boksjer te medhenj, ashtu siç beri me ndeshjen ALI-HOLMES.Sot kjo po ndodh me Tajsonin e hekurt,dhe eshte per te ardhur keq kur e shikojme ne kete gjendje.
    Boksi profesjonist nuk ka kuptim pa permendur emrin e tij, ashtu siç ndodh ne futboll me jashte- tokesorin Maradona.

  8. #28
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66

    Mike Tyson, përfundimisht bie nga Olimpi!

    Di ndonjeri kur jepet ndeshja Kevin McBride vs Mike Tyson dhe cili tv e transmeton (ketej nga europa)?
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  9. #29
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    nuk e di kush e transmeton por MC Bride fitoj kunder Taysonit

    Ja edhe disa foto te mechit






  10. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Fundi i nje legjende...............

    Nje nga me te medhenjte e boxit,ndoshta me imadhi bashke me M.Ali,i hekurti Majk Tyson pas humbjes kunder irlandezit McBride ne raundin e 6,deklaroi largimin,fundin e nje karrierre brilante,qe fatkeqsisht ne kater-pese ndeshjet e fundit u zhubravit nga vete ai por dhe shume te tjere.
    Ne ring nuk do te shohim me Tyson,ai i perket tashme historise.
    Nje karrierre qe fatkeqsisht u mbyll,jo ashtu sic i perkiste nje kampioni te madh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Me mire vone se sa kurr

    Me vjen keq qe figura TYSON u keqperdorua vitet e fundit ne fitim te biznesit profesjonist.Tashme ai eshte krejt i bindur ndoshta me vonese, ku deklaroj edhe vete largimin e tij , pas humbjes me McBride.Emri i tij ngeli ne histori per t'u mos u perseritur me kurr.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    nje komentator i shfaqjes tha: si thoni kthehet prape Tyson te luaje me para?
    ju pergjigjen: ai do kthehej po kush e paguan se nuk fiton me.

    e kam urryer kete kafshe me fytyre njeriu qe ne fillim...beh bota eshte me e mire pa fytyren e ketij ne nje tjeter skandal.
    TBD

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Kariera sportive TYSON

    http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=000474

    Boksjeri qe u perfol me teper dhe qe vuri ne levizje mediat e ndryshme ne mbare boten, gjate gjithe koherave, per forcen,natyren dhe bemat e tij, qe tashme ato ngelen dhe lane shenje ne histori.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Mbreti i ringut

    Muhammad ALI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Babe e bij dy kampionet e medhenj

    Ali me vajzen e tij Leila, me pelqen kjo foto prandaj vendosa ta postoj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  16. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Edhe nje legjende e boksit po leshon sfidat e tij per t'u zavendsuar me te reja.
    Mike Tyson ose Majku i Hekert (IRON MIKE), detyrohet ti thote LAMTUMIRE boksit per shkaqe te njohura sepse nuk mund t'i rezistoje "grushtit te njome" qe shfaqet neper arenat e boksit anembane botes.

    Ndeshja e fundit me irlandesin McBride ishte edhe kulmi i fundit te tije, ishte i detyruar te dorezon lojen se perndryshe do hante teper "qytek" nga nje boksier anonim, modest, dhe i guximshem sic ishte irlandezi shtatlarte dite me pare kur i tregoi NJERIUT TE HEKERT, se koha yte ka ik lal, shko dhe penziono dhe leri te tjeret ne keto arena...

    Si mendoni ju per karrieren e Majkut ishte dicka e mire e percjellur me triumfe apo e stermbushur me ngjarje kontraverze dhe pune te pista qe jemi mesuar t'i degjojme neper gazeta bulevardeske per Mike Tysoni.

    Dica eshte e sigurte se Tyson me nuk egziston, por valle shtrohet pyetja se kush eshte pasardhes i tij?

    Ju ftoj per diskutim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Nje teme qe ja vlen per tu hapur

    I nderuar Davius ju uroj per temen e hapur.
    Ne nje interviste te dhene nga Muhammad ALI pas humbjes ne raundin e 11 me nockaut teknik nga i madhi Larry HOLMES, e pyeten per ke mendoni ju se eshte pasardhesi i juaj:ALI megjithese i demtuar rende nga 270 goditje te pameshirshme nga HOLMES pergjigjet: Ai njeri nuk ka lindur akoma.
    Ne Qershor te vitit 1988 ne Atlantic City, Michael SPINKS-Mike TYSON qe perfundon me nockaut brenda 90 sekondave, i madhi ALI heq syzet i befasuar dhe me te drejte si nje baba i madh i katrorit te ringut profesjonist qe e ktheu boksin ne art shprehet: Emri TYSON do te degjohet gjate,dhe ashtu po ndodh.
    I rashe pak gjate nga Kina por doja te thoja: YJET LINDIN PER TE MOS U PERSERITUR ME KURR.
    Sa per dijeni kush mund ti afrohet Majkut Hekurt:

    58 ndeshje te zhvilluara:
    24 fitore me nockaut ne raundin e pare
    7 fitore me nockaut ne raundin e dyte
    6 fitore me nockaut ne raundin e trete, e keshtu me rradhe.
    Jane shifra recorde qe ndoshta do ti kishte zili edhe mbreti i ringut ALI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Mike Tyson
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Muhamed Ali ne namaz
    Muhamed Ali ne qabe (mekke)
    Muhamed Ali dhe Malxom X
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Per ty Mike TYSON

    Ti qe me forcen e hipnozes na ngrije nga gjumi , per te pare prane ekranit pa ngjyra Iliria. Qofsh i bekuar Majk, nuk lind nena me si ty.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  4. Tërhiqet nga boksi ukrainasi, Vitali Klitschko
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •