Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 88
  1. #61
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e MIke Tysonit[12]

    Matematika e Tysonit

    Pas incidentin me veshin e Holyfieldit,Mike Tysoni u detyrua te pauzonte plot nje vit e gjysme dhe te kthehej prap ne ring,njesoj si i paparashikueshem dhe i pameshirshem.Pas pes fitoreve te lehta atij i erdh radha te ndeshej me kampionin Lennox Lewis.Mirepo,nje konference shtypi ishte paralajmeruar me pare.Tyson del i pari me rroba te zeza,ec deri ne podium dhe u kthye nga dera ku do te dilte Lewisi.Pasi e hapi deren Lennox Lewis,MIke Tysoni iu kacafyt menjehere dhe filloi te grushtonte.Nje truperoje i doli perpara Tysonit,mirepo Tysoni me nje kroshe shum te forte e rrezoi.Pastaj dy boksieret filluan te rrahen,e qelluan njeri tjetrin disa here.Pastaj turma hyri dhe i ndane.Pasi u ndane Tysoni i ngriti duart lart si shenje fitore pastaj u nis te dilte.MIrepo dikush nga turma i tha"Lere se e ke felliqur"ndersa Tysoni u kthye permas mirepo askush nuk guxonte te bente ze madje as Lennox Lewisi.Lewisi e kishte marre titullin e kampionit pasi e kishte rrahur ne Nentor Evander Holyfieldin.Britaniku kishte pranuar ta mbronte titullin e kampionit,mirepo pas rrahjes ai e kishte kercenuar Tysonin me anulim te meqit.Mike kishte bere edhe me heret incidente ne konferenca.Verdikti ishte marre qe moti per Tysonin"Fajtor".Megjithate,tani fajtori kujdestar ishte interesuar te rrahej me Lennos Lewisin.Lewisi kishte vendosur mos ta pranonte Tysonin,por parate ishin te embela.Meqi u caketua te zhvillohej ne muajin qershor.MIke Tyson nuk do ti qonte kesaj here duart ne shenje triumfi.Ai do te perfundonte i shtrire ne rundin e tete me dy vetulla te qara dhe fytyren te pergjakur.Nuk ka gjase ta rrahe kete njeri thoshte pas duelit Mike Tyson.Lewis ia kthente:MIke Tyson ka duruar shume te rena qe nuk do t'i duronte askush.Meqi Tyson-Lewis konsiderohet meqi qe ka sjelle me se shumti fitim nga te gjitha duelet tjera te boters.Njeqind milion dollare jane mbledhur nga ky meq.Menaxheri po qeshej vesh me vesh.Emri i menaxherit nuk ishte Don King..Lewisi nuk e kishte pranuar Kingun per menagjer.Disa vjete me heret Tysoni e kishte akuzuar Kingun se ia kishte vjedhur disa dhetera milione dollare dhe e kishte shkeputur kontraten.Ne te vertete Tysoni nuk ishte asnjehere mire me Matematike.MIrepo,disi e kishte bere nje hesap te thjeshte.Meq pas meqi i kishte fituar 300 milione dollare.Tani ne xhillogari 0 dollar.Diqka nuk ishte ne rregull.Zero,edhe sipas matematikes se tij,ishte me pak se 300 milione.Si ia kishte dale ti shpenzonte 300 milione?

    (Ne numrin e neserm:Si kaloi dueli me Clifford Etiennin?Si kaloi dueli i ardhshem ne rruge?Si i kishte shpenzuar 300 milione dollaret?Kush ishte Danny Williams dhe Kevin McBride?)

  2. #62
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[13]

    "Kam pire hap qetesimi,qe te mos ju vras te gjitheve"

    Pas disfates kunder Lennox Lewisit,Mike Tyson kishte mbetur i thyer,dhe i zhgenjyer.Ne janar te vitit 1993 u nda nga gruaja Monica me te cilen i kish dy femije.Ne qershor te vitit te njejte hyr ne nje sherr tjeter.Pasi dy personat i kishin kerkuar ti merrnin autograf Tysoni ishte nervozuar dhe i kishte rrahur te dyte.Pastaj do ta rrafte nje punetore te hotelit me te cilen arsyetohej"Me quajti pis dhe dhunues".Keto sjellje te Tysonin benin mjeket te nisnin diagnoa per te.Gruaja e pare e kishte akuzuar per dhune familjare.Bota e kishte pare se si ia kishte kafshuar veshin Evander Holyfieldit.Ishte rrahur ne konference shtypi me Lewisin.Ish gruaja e tij deklaronte se Mike Tysoni vuante nga mania e depresionit,semundje mendore qe shkakto nderrimin e shpeshte te disponimit.Shpejt,Mike Tyson u shendrrua serish ne nje lajm.A ishte e vertet i semure psikikisht?Ku ia bene kete pyetje Mike Tysoni nuk e nderroi fare shprehjen e fytyres."Kam pire zoloft,hap qetesimi,qe te mos ju vrase te gjitheve ketu"tha ai.Madje,edhe ne internet mund te gjendet raporti mjekesor,nje studim njezet e sa faqesh,ku ne menyre shkencore eshte raportuar gjendja e shendit mental te Mike Tysonit.Ne kete kohe-vere e vitit 2003 Mike Tysoni del zyrtarisht me lajmin shokues.Njeriu qe i kishte 300 milione euro kishte deklaruar se kishte bakrotuar.I kishte borxh 50 milione dollare.Borxhdhenesit kishin deklaruar se borxhi i tyre do te lahej nga meqet e ardhshme te Tysonit.Keshtu Tysoni u detyrua te dilte prap ne ring.I vinte ndot gjithe kjo jete.Meqin e fundit e kishte pasur ne fillim te vitit 2003 pas vetem 50 sekondash e kishte rrahur kundershtarin Clifford Ettienne.Mirepo tanime e kishte humbur vullnetin.Me 13 shtatore mer pjese ne nje ndeje ne shtepine e Michael Jacksonit.Rri i vetmuar ne nje kend.I pyetur nga gazetaret se perse kishte ardhur ne nje ndeje te tille Mike Tysoni do te deklaroje:"Nuk po kam ku te shkoje tjeter"Repisti 50 cent ja kishte blere per 4 milione shtepine per te kthyer nje pjese te borxhev.Me 2004 ai i kthehet ringut.Kundershtari i tij pak i njohur Danny Williams,bam bum dhe Mike Tyson bie ne toke.Keshtu ehe me McBride bam bum dhe Tyson prap ne toke.Kete here vendos se kishte humbur mjaft.Merr vendimin e tij me te veshtire ne jete.Kishte ardhur koha per ti gozhduar dorezat.

    (Ne numrin e neserm:Si do ta kujtojme Mike Tysonin?)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Me vjen keq Vigany per sa lexova me siper,eshte nje drame e vertete.
    Nje boksjer kaq i madh me nje fund tragjik.

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 08-07-2005 më 18:42

  4. #64
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Ehhh,Jimy siq thone:çdo fillim e ka edhe mbarimin e vet...Ket e kishte Tysoni

    Nejse flm per fotot

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    1 Ish bashkeshortja e Mike TYSON
    2 TYSON me mikeshat e tij

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Robin GIVENS tashme larg TAJSONIT te preferuar

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #67
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysoni[14]

    Pluhur Zane

    Per here te pare bota ia mesoi emrin qe kohen qe ai po rrihte kundershtaret te shtunave ne mbremje ne ekranet televizive.Populli menjehere filloi te opsesionohej me qunin qe ende nuk i kishte rene brisk fytyres.Ai mbillte tmerr dhe pune me grushtet sa nje tulle.Mike Tysoni per boten e popullit .Njerezit qe uleshin ne rreshtat e pare te ringut te Las Vegasit e mbanin mend Tysonin si nje qun qe qante ne karrieren amatore pas ndonje humbje.Ikte ne nje kende dhe e mbulonte fytyren,pastaj vinte trajneri i tij Cus D'Amato i cili e perkedhelte dhe i thoshte se do te vije koha jote bir.Sapo i kishte bere 20 vjet e kishte mposhtur Trevor Barbickun dhe keshtu ia kishte rrembyer titullin e kampionit te botes.Populli e donte per grushtin e tij,per shpejtesine marramendese te tij.E donte per fjalet e tij qe nuk i kursonte"Si guxonje te rrahen me mua me aftesite e tyre primitive"u thoshte Mike Tysoni kundershtareve te tij.Ishte arrogant,por kishte nevoje qe ta donin.Lejonte qe t'i hynin ne xhep dhe pastaj ankohej se po e vidhnin.Mirepo,bota vazhdonte ta donte.E donte kur i rrahte kundershtaret dhe me dashurine e njejte e ndiqnin kur u shtri sefte ne ring nga James Buster Douglas.Me dhembshuri i ndriqnin kritikat e Robin Givensit per te.E donin edhe kur kishte dale nga burgu edhe pse ia kafshioi veshin Evander Holyfieldit edhe pse i kishte thene Lennox Lewisit se:"Do ti ha femijet e Lennox Lewisit per mengjes".E donin se ishte i paparashikueshem.E donin edhe te shtunen mbrema ne vitin 2005 kur u shfaq kunder kundershtarit te tij Kevin McBride edhe pse humbi prap ata e donin."Njeriu piqet vone,plaket shpejte"thoshte ne fund te duelit te tij me Kevin Mcbride.Tashme 39 vjeqar 350 milione eurot i kishte bere rrush e kumbulla dhe i kishin mbetur 0 dhe 40 milione te tjera i kishte borxh.Mike Tyson jeton ne nje shtepi te huazuar dhe jeton gjithe diten ne lume me pellumbat e tij,ben keshtu qe tu shmanget borxheve.Mjeket i shkruajne perdite diagnoza per gjendjen e tij mendore.E ka te pamundur.Miliona njerez tani dine per merin e tij."Karriera ime ka perfunduar me 1990"thote Tysoni/Kur e shikoj turmen,e kuptoj se njerezit nuk me duan.E duan shfaqjen time duelin tim,zbavitjen qe ua jap.Une jam nje argetues i tyre".Mirepo,turma e ka kuptuar.Cirkut ia kane vene drynin.Mike Tysoni po ashtu,e ka kuptuar.Verdikti kishte qene gjthe kohen me te."Fajtor!"Dang!

    Fund

    Besoj se u ndjehet te kenaqur me shkrimet rreth jetes dhe vepres se Mike Tysonit

    Per ju vigani

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Faleminderit per komentet Vigan,paç fat dhe lumturi ne jete.

    LA VIE LA VRAI

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2005
    Postime
    13
    I love the way Tyson used to kick asssssss po vetem se shum njeri i komplikum nga ana personale etj etj dhe kjo ka te bej se ne box ai ishte njish per kohen e tij.

  10. #70
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    glorified freak
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #71
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Tyson ishte boksier i forte, shume i forte. Por Tyson nuk ishte dhe as ka per tu vene kurre ne nivel me te vetmin Muhamed ALI. Muhamed ALI ishte njeri ne rradhe te pare. Ishte njeri i larte, boksier i larte, njeri me zemer. ALI ishte BURRE dhe jo dallavere qe kacavirret per veshesh. Tyson KISHTE SHPATULLA LUANI ME ZEMER LEPURUSHI. Lepujt kacavjerren nga frika kur shofin qe s'haen dot me kundershtarin.

  12. #72
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Jam dakort me ty deri diku or miku im i martum! Edhe vete i vleresoj shume, per te mos thene qe primare kam personalitetin, aftesine e te qenit njeri i madh, sesa nje sportist i madh! Por...duke qene se po diskutojme rastin e 'perbindeshit' unik te boksit, duhet te kemi parasysh qe, ka shume gjera qe duhen marre ne konsiderate, perpara se ti drejtojme gishtin (si tek Scarface) e te themi: That's the bad guy!

    Une kam qene tifoz teper fanatik i Tyson...edhe nderkohe qe shume te tjere i kthyen kurrizin pas ndeshjes me Hollyfield, i tille qendrova perseri! Plaku im (ish tifoz i tij) me shante ate dite tek kishim ndejnjur pa gjume tere naten per te pare ndeshjen ne 4:30 te mengjesit...me shante sepse s'i pelqente pse e mbroja 'perbindeshin' pas atij akti aq vulgar anti-sportiv qe beri ne ate ndeshje!

    E une, sec kisha lexuar dicka per historine e ketij legjende! Nje fjale ketu e nje liber atje, me kishin bere ta njihja me afer boksierin e viteve '90! Eshte e komplikuar jeta e tij, eshte pak me e komplikuar sec mund te mendoje dikush...

    Ke parasysh lidhjen e tij me Don King?
    Ke parasysh prishjen e kesaj lidhjeje, per arsye sepse Tyson nuk pranoi te shiste ndeshjen, nderkohe qe Don King me qindra te tjere kishin vene bast milionat, kundra tij?
    Ke parasysh sesi mashkulli qe kishte cdo femer qe mund ti donte zemra, arriti te rraset ne burg, si shkak i perdhunimit te Miss Amerikes (direkt pas zenkes me King) nderkohe qe ironia me e madhe eshte kur shikon videot dhe deshmitaret, tek pohojne qe Miss-i na i futet vete Tyson ne dhomen e tij te hotelit, ne oren 3 te mjesit...?

    Po pas futjes se tij ne burg c'ndodhi?! (?!)
    Ta tregoj une c'ndodhi...

    Ai kundershtari i tij qe sot ecen me veshe plastik, gjate kohes qe Tyson eshte ne burg, na martohet me gruan e tij! Shife pak tashi...Nga te gjithe femrat e kesaj bote, Hollyfild na shkon e na merr gruan e rivalit te tij kryesor, i cili mire qe po vuan ne burg mes minjve (dikur mbret) por i duhet edhe te baje vullkanin e krijuar nga ky pisllik qe iu be! ...imagjino sa e priste Tyson ate ndeshje!

    Imagjino ngarkesen e tij psikologjike!

    C'ndodhi gjate ndeshjes, a me tregon dot or miku im?
    Po ta le ty rradhen, se ndoshta duke folur shume...behem i bezdishem per lexuesin/en!

  13. #73
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Deus te falenderoj per sqarimin.
    Ke shume te drejte per te tera faktet. I kam lexuar dhe menduar ne ate kohe me shume kureshtje. Sidomos prishja me Don Kingun (nuk e di sa e vertete eshte qe u prish se nuk shiti ndeshjen, megjithese ne fakt si vajten punet me vone kjo duhet te kete qene arsyeja)
    Gjithashtu edhe pleksja me ate palo femer, kam lexuar pjese nga gjyqi, edhe gjyqi eshte shume i dyshimte, mendohej atehere qe tentakulat e Don Kingut ishin shtrire deri aty.
    Por ka pasur shume gjera ne personalitetin e Tyson qe do ta ndryshknin peshoren time nese une do tentoja ta peshoja ne te njejten me ALI. Ku ka ze s'eshte pa gje, e ku ka tym ka dhe flake kane thene te paret, e une mendoj qe sado me te futur qe i eshte bere Majk Tyson po te ishte njeri i nivelit te ALI do kishte hipur me larte se ai. Thjesht per mua njeriun qe e qorron ambicja, urrejtja dhe leku nuk quhet me njeri i madh (mbase boksier i madh po).

    Prapeseprape kur ulesh e mendon per boksiere te ketij niveli te vjen keq per pislliqet qe i jane bere ne kurriz.

    p.s. Grupo Kampjonatin boteror do vish ta shohesh ne Shqiperi apo do rrish ne UK. po keshtu na be nje ze se mbase vijne edhe keta tifozat Gjermon e i persekutojme i cike.

  14. #74
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    C'ndodhi gjate ndeshjes, a me tregon dot or miku im?
    Tre goditje te dukshme i beri Hollyfield Tysonit gjate ndeshjes. Nese e mban mend, nese e ke pare me ngadalesim, ti tregon paster ato goditje te pista, me qellim qe ti plaste gjakun dhe te fitonte automatikisht...se burre none qe ta mundte Tysonin nuk kishte! Tyson u drejtua disa here nga arbitrat duke u kerkuar qe te nderhynin ne ato goditje dinake dhe nderkohe qe hapi krahet duke u terhequr vemendjen, hongri dhe ca te mira nga kundershtari. Dhe loja vazhdoi dhe Hollyfield prape mundohej ti ngjitej ne trup, duke mos i dhene mundesi te qelloje dhe duke provuar prape ti godase vetullat me koke...dhe atehere...atehere...

    ...Ndodhi cudia me e madhe ne historine e boksit! Xhesti me kafsheror dhe me barbar qe mund te ishte pare. Ai xhest shprehu shume gjera...Shprehu egersine dhe tigrin qe jeton brenda burrit me te forte te botes...Shprehu tiparet e verteta e nje boksieri kampion por ordiner dhe bir i rrugeve dhe jo shkollave...Shprehu urrejtjen te shoqeruar me dhimbje duke bere te dukshme c'mund te beje njeriu kur i kane ardhur te gjitha deri ne fyt! ...do uroja personalisht te mos kishte ndodhur, por perseri them: Ky eshte Mike Tyson, nje perbindesh rrugesh, por ama me zemer luani dhe fuqi te mahnitshme!

    Citim Postuar më parë nga Cunimartum
    Por ka pasur shume gjera ne personalitetin e Tyson qe do ta ndryshknin peshoren time nese une do tentoja ta peshoja ne te njejten me ALI. Ku ka ze s'eshte pa gje, e ku ka tym ka dhe flake kane thene te paret, e une mendoj qe sado me te futur qe i eshte bere Majk Tyson po te ishte njeri i nivelit te ALI do kishte hipur me larte se ai.

    Nuk do e beja ate gafe ta krahasoja me Ali, nuk do shume mend kjo! Muhamed Ali ishte me plot kuptimin e fjales nje Kampion i kompletuar dhe pas asnje mangesi. Ishte diplomat mbi te gjitha. Ishte njeri dhe njeri i larte biles. Kishte teper veti te shkrira se bashku ne nje trup, te cilin e bene te mbetet idhulli i mijera boksiereve, me ne krye Mike Tyson! Jam dakort me ty 100%...

    p.s. Grupo Kampjonatin boteror do vish ta shohesh ne Shqiperi apo do rrish ne UK. po keshtu na be nje ze se mbase vijne edhe keta tifozat Gjermon e i persekutojme i cike.

    Jo nje dreke, por tre te tilla i ke nga une, vetem per kete pyetje kaq miqesore qe me bere, e cila seriozisht, packa se virtualitet, e ben njeriun te ndjehet mire. Kenaqesia do ishte e imja miku im...por nganjehere jeta nuk vjen ashtu sic do e donim ne. Jo pa qellim e kam te atille edhe vendodhjen ne nickun tim...Shume vite kaluan dhe prape sillemi verdalle pa dokumenta. Dogjem vitet me te bukura dhe nuk do qe nuk do...por prape nuk heq dore, e kam fiksim qe kur i hy dickaje do ti shkoj deri ne fund...kismet Zotit! Falemderit prej teje dhe mbaresi ne jete, mik!

  15. #75
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Une personalisht se di si do jem ka banka shtetrore po qefine kom me bo i vizite ne Gjermani per boteror. Do vish mer Deuso te shofim na i Gjermani - Hollande?

    Kuqo kur u bone kaq tifoz ti mer qe ne kur luhej Finalja Bayern - Valencia ne 2001 ishim ne klub tuj ulerit ti akoma tu msu Elektroniken se kishe provim me Irenen.

    Leje c'na kujto kto ndeshjet ne grup amon se na ze gjaku, sic e tha ene Deusi vetem ideja e te qenit ne grup vlen me shume se ndeshja vete. Eh kohe te largeta. Tashi bohesh grup me spanjolle vetem kur lujn Yankees lol.


    Sa per Tyson kam pershtupjen se mos te ishte aq toc kuklle kishte me e arrit edhe kaluar Ali. Vetem se Cassius Cley ishte kampjon ne mendje kurse Tyson ne vend te trurit kishte nje cope c!ce jevge qe e mori ne qafe.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  16. #76
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    kerkoni njecik me shume per boksin dhe tyson dhe ali. Dhe do shikoni qe jo vetem ka shume vjet qe tyson ska fituar nje ndeshje te madhe, por qe tyson eshte boksier per 5 raunde e shumta. Qe tyson shumicen e fitoreve e ka patur ne kto raunde, qe tyson po ta shohesh mire nuk ka mundur ndonje boksier tamam. Qe tyson i dha nje i mazh vetes si i eger me budallalliqet qe ben. Tyson eshte figure dhe boksier i krijuar nga media dhe don king. Cdo ndeshje qe ka patur tyson me shume se 5 raunde ai e ke humbur. Dy boksire tamam qe ai ndeshi si Holyfield dhe anglezin qe sja mbaj emrin, tyson te parit i hengri veshin se po rrifej keq dhe nga i dyti hangri nje te rrafur sa qe u be si pule ne fund te ndeshjes. Si perfundim tyson eshte boksier hollivudi dmth boksier kot, qe flet shume dhe ben sikur eshte kafshe e eger.

    Dhe sa per djeni juve qe thoni qe ali eshte me i madhi. Ali eshte jasht mase i mire ama 76% te ndeshjve qe ai ka bere ali ka fituar. Rocky Marciano ngelet njesh ne kete kategori me 97% te ndeshjeve te tija te fituara.

  17. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mike Tyson, boksieri që nuk njohu kundërshtar

    Mike Tyson (ndonjëherë i mbiquajtur Iron Mike), i lindur më 30 qershor të vitit 1966 në Nju Jork (lagje e Bruklinit), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një ish-boksier profesionist. Tyson është një ndër boksierët më të njohur dhe më me emër në fushën e këtij sporti që ka mbetur në kujtesë të shumë sportdashësve. Ai ka fituar shumë tituj prestigjiozë dhe ka zënë shpesh faqet e para të gazetave për çështje gjyqësore.

    Fillimet e karrierës
    I stërvitur nga Cus Amato që në moshën 13-vjeçare, ai ka bërë hapat e parë si boksier profesionist më 6 mars të vitit 1985. Në vitin 1986, kur ishte vetëm 20 vjeç, ai ishte kampioni më i ri i botës i peshave të rënda. Fillimi i karrierës së tij ishte shumë sinjifikativ, në vitin 1985 ai do të mbledhë totalin e 15 fitoreve me KO, ndër të cilat 11 që në raundin e parë. Në vitin 1986 fitoret me KO do të vazhdojnë, Tyson përballi kryesisht Jesse Fergusson, i cili do të bënte mirë vetëm të mbrohej, por duke u gjendur në tokë në raundin e pestë ai falsifikoi sulmin dhe do kualifikohet për mosluftim në raundin e gjashtë. Vetëm dy boksierë do të ruajnë kufirin kundër atij, James Tillis, një teknik i jashtëzakonshëm dhe i dhunshmi Mitch Green, i cili edhe pse i dominuar ishte i pari që nuk uli as edhe gjurin në tokë kundër Tysonit. Sulmi tjetër anekdotik: Tyson masakron në 30 sekonda Marvis Frazier, djalin e Joe Frazier. Tyson është pak a shumë i shkurtër për një peshë të rëndë, 1.78 cm. Stili i tij i ngjan atyre të Rocky Marciano dhe Joe Frazier, kampionë të kufizuar nga gjatësia e tyre. Për më tepër me 100 kg muskuj Tyson mbetet në normën e peshave të rënda. Një forcë shumë e madhe e gjuajtjes, një shpejtësi e madhe, një goditje e mirë e syrit, cilësi të mëdha të shmangies dhe reflekse të shkëlqyera do të jenë karakteristikat e tij kryesore gjatë karrierës, kryesisht pjesës së parë të saj. Pamja e tij është gjithashtu shumë e veçantë, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me këpucë të sheshta lëkurë të zezë, pa çorape, pa peshqir, me një prerje flokësh si ushtar, Tyson terrorizonte pjesën më të madhe të kundërshtarëve me look-un e tij si gladiator i pamposhtur dhe i frikshëm duke vendosur përpara kraharorin me format e një bodi billding. Kjo pamje do të kthehet kundër tij mbi dhe jashtë ringut.

    Kampioni më i ri në historinë e boksit
    Në vitin 1986 u zhvillua një turne i organizuar në Las Vegas për të bashkuar titullin e peshave të rënda ndërmjet 3 kampionëve të 3 federatave konkurrente. Tyson merr pjesë atje, ai mundi me shumë lehtësi në raundin e dytë një Ratliff të frikësuar dhe hyri menjëherë më pas në histori për fitoren e tij kundër Trevor Berbick, kampion WBC nga një fitore spektakolare me KO. Berbick ra në tokë dhe më pas u ngrit për të rënë sërish në tokë duke rrëzuar edhe dy gazetarë që ndodheshin pranë ringut, bie sërish dhe rrëzohet në këmbët e arbitrit dhe në një përpjekje të fundit ai riçohet, por arbitri këtë herë e mbyll sulmin. Tyson bëhet në moshën 20-vjeçare kampioni më i ri i gjithë historisë së boksit, por i një federate të vetme. Në vitin 1987 Tyson rinjehson titullin duke mundur kampionët James Smith dhe Tony Tucker. Jo pa vështirësi, ai rrëshqiti në tokë kundër Smith dhe për pak desh humbi kundër Tucker. Ai shkatërroi me lehtësi dhe në mënyrë spektakolare dy boksierë të mirë, Pinklon Thomas, i cili rrëzohet për tokë pasi mori një sërë goditjesh dhe Tyrell Biggs, i cili u rrëzua duke i dalë koka jashtë ringut.

    Kulmi i karrierës
    Në vitin 1988 Tyson arrin një nivel të lartë profesional, ai mund ish-kampionin e botës Larry Holmes. Duke u kthyer në Tokio, ku është shumë popullor, Tyson mundi Tony Tubbs, një boksier shumë i shëndoshë për t’i ofruar atij një rezistencë serioze. Në Atlantic City, në pallatin e miliarderit Donald Trump, Tyson kryen ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, ai përballi për 20 milionë dollarë (një rekord) kundërshtarin e vetëm të gjykuar të aftë për ta mundur: Michael Spinks. Tyson do të fitojë me KO pas 1 ore e 30 minuta ndeshje. Duhet theksuar se Spinks ishte i mbivlerësuar, i dyfishuar në vlera, por merita e tij e vetme ishte se kishte mundur Larry Holmes. Superioriteti i Tyson është i padiskutueshëm, por ky ish-person i thjeshtë, por me personalitet të paqëndrueshëm, tashmë zinte faqet e para të gazetave për skandale, duke u grindur me njerëzit që e rrethonin, duke përzënë trajnerin e tij shumë të mirë Kevin Rooney, duke mos e pritur mirë divorcin me bashkëshorten Robin Given dhe mbi të gjitha bëhet boksieri promotor i Don King; ky i fundit, i etur për para do të shkatërrojë karrierën e Tyson duke i organizuar atij ndeshje të pabarabarta dhe shpesh pa interes. Në vitin 1989 Tyson u përball me Franck Bruno. Shtypi parashikoi një disfatë të efektshme të kundërshtarit, gjë që duket e konfirmuar nga çastet e para të ndeshjes, ku Bruno gjendet në tapet. Megjithatë ai ngrihet dhe rikthehet shumë i fortë, arbitri ndalon ndeshjen në raundin e pestë ku Bruno është sfilitur, por gjithnjë në këmbë. Ky dyluftim është i pari përgjatë “rënies” së Tyson, i cili mbështetet vetëm në forcën e tij, Tyson humb reflekset dhe cilësitë mbrojtëse, ai do të vazhdojë të fitojë, por më pak se më parë. Mbi të gjitha ai është viktimë e imazhit të tij, shumë i mësuar me kundërshtarët e tij të frikësuar, ai tregon për herë të parë kufijtë e tij përballë një kundërshtari pak i dhënë, por shumë kurajoz. Pas një suksesi kundër Carl Williams me fitore me KO në raundin e parë, Tyson gjendet përballë James Douglas në Tokio dhe jashtë parashikimeve të përgjithshme Tyson ai nuk fiton asnjë raund përballë këtij atleti anonim që nuk ka frikë nga ai. Edhe pse Douglas, i habitur nga një goditje bie në tokë gjatë raundit të tetë, ai vazhdon të mundë Tyson dhe fiton me KO për herë të parë të ekzistencës së tij në raundin e 10-të. Tyson ecte këmbadoras, rregulloi mbrojtësen e dhëmbëve që i pati rënë dhe ngrihet me shumë vështirësi, ndërkohë që arbitri ndaloi lojën. Pas këtij dështimi Tyson e merr veten dhe fiton me KO në raundin e parë kundër Henry Tillman dhe lojtarit shumë të mirë Alex Stewart. Në vitin 1991 ai përballet me Donovan Ruddock, ky boksier do të ofrojë një rezistencë të bukur, por arbitri e ndalon lojën, mesatarja e ndeshjeve u fitua nga Tyson. Pas këtyre sukseseve ai ka një shans të rikuperojë titullin e tij kundër kampionit të ri Evander Holyfield. Por Tyson u akuzua se kishte përdhunuar një vajzë në Indianapolis. Tyson futet në burg dhe del në vitin 1995. Dyshimi qëndron nëse disa mendojnë që Tyson ishte viktimë e një montazhi, disa të tjerë janë të sigurt për aktin e tij kriminal.

    Rikthimi i Mike Tyson
    Rikthimi i Mike Tyson është një eveniment, duke u trajtuar disa miliona dollarë. Por Tyson, gjithmonë për faj të Don King bën ndeshje të kota kundër kundërshatrëve shumë të lehtë: Mc Neeley, Mathis jr dhe Bruce Seldon, ai takoi sërish Franck Bruno, por Bruno më pak kurajoz këtë herë, mundet me lehtësi. Tyson ka rikuperuar titujt WBA dhe WBC, por nuk i ruan për kohë të gjatë. Ai përballet me Evander Holyfield në kohën kur nuk ishte në nivele të larta. Ky i fundit është gjykuar më pak i rrezikshëm nga Don King sesa kampionët e tjerë: Riddick Bowe, Lennox Lewis dhe Michael Moorer. Gazetarët mendonin se Holyfield rrezikon vdekjen nën goditjet e Tyson, një krizë kardiake apo një traumatizëm në qafë. Megjithatë Holyfield qëndroi aktiv dhe ka përballur më të mirët, ndërkohë që Tyson, që prej kthimit të tij ka përballur vetëm boksierë që nuk vlenin fare. Holyfield ka një kurajo të jashtëzakonshme dhe është pikërisht kundër këtij tipi boksieri që Tyson u vendos në vështirësi, madje duke humbur edhe kundër njërit prej të dyve.

    Më 9 nëntor të vitit 1996 në Las vegas, Tyson bën një ndeshje të mirë, por gjendet në tapet pas një goditjeje në mjekër, duke mos arritur të rikthehet në lojë, ai tenton të mbijetojë ndaj goditjeve shkatërruese të Holyfield dhe arbitri i jep fund lojës për t’i shmangur atij poshtërimin që u vendos me fitore me KO. Gjatë lojës në qershor të vitit 1997, praktikisht i nevrikosur nga goditjet me kokë të kundërshtarit, "Kid Dynamite" ai kafshoi veshin e djathtë të Holyfield dhe i këputi një copë prej tij. Plagët në vesh duke mos u konsideruar të rënda në rregullore, bëjnë që të vazhdojë ndeshja dhe Tyson kafshoi këtë herë veshin e majtë të Holyfield. Mike Tyson u skualifikua nga arbitri Mills Lane dhe më pas u pezullua për një vit. Ishte një ndër pezullimet më të mëdha të boksit.

    Hera e fundit në ring dhe largimi nga boksi
    Mike Tyson kryen një rikthim të ri, por më të kujdesshëm këtë herë përballë François Botha. Edhe pse në vështirësi Tyson, pushteti i të cilit është gjithmonë i paprekur, vendos Botha në fitore me KO në raundin e pestë. Pas disa sukseseve në vitin 2000 në Britaninë e Madhe (me gjithë një akuzë dopingu: Tyson refuzoi t’i nënshtrohej një analize urine) dhe një fitoreje kundër Brian Nielsen në Kopenhagen në vitin 2001. Tyson ritentoi shansin e tij në Kampionatin Botëror përballë Lennox Lewis në vitin 2002 në Memphis në Tennesse. Pas një fillimi të mirë të ndeshjes, Mike Tyson nuk ndjehet në nivelin e duhur dhe nuk arriti kurrë të zgjidhë problemin e distancës me Lewis. Tyson bën regres në raundin e tetë. Tyson që prej 2001 kryen vetëm një ndeshje në vit, shumë pak për t’u mbajtur në nivel të lartë. Por mbi të gjitha po plakej, me trupin e mbuluar me tatuazhe, i dyshuar për doping, jo popullor që prej masakrës kundër Holyfieldit. Megjithatë vitet 2000 s’do të jenë ata të rënies së tij. Fitorja e fundit ndodhi në vitin 2003 kundër Clifford Etienne në Memphis me fitoren me KO në raundin e parë, në vitin 2004 ai u vendos KO nga Danny Williams, në vitin 2005 ai humbi me KO kundër Kevin Mc Bride. I shkëlqyer përballë një disfate ndaj një kundërshtari që do të kishte masakruar 10 vjet më parë, Tyson u tërhoq dhe u përkushtua në ekzibicione për të mundur të paguajë borxhet e tij. Fundi përfundimtar i boksierit amerikan u shty për në 12 qershor të vitit 2005 në Washington. Mike Tyson pësoi disfatë kundër irlandezit Kevin McBride. Në raundin e gjashtë të takimit, ish-kampioni thotë se nuk ia del më mbanë. Në fund të ndeshjes, psikologjikisht shumë i kthjellët, Tyson njofton largimin e tij: "Nuk ia dal dot mbanë, nuk mund të gënjejë më veten. Nuk dua të vë më në siklet këtë sport. Është thjesht fundi. Ky është fundi im. Mbaron këtu".

    Mike Tyson debuton në Mombay
    Ish-kampioni i boksit Mike Tyson debutoi në Bollywood, në Mombay, qytetin e kinemasë popullore indiane. Regjisori Firoz Nadiadwala, ka zgjedhur "Iron Mike" për të recituar rolin e një protagonisti boski në ring. Tyson do të interpretojë personazhin e një boksieri në një trailer të filmit Fool-n-Final. Filmi do të transmetohet muajt e ardhshëm në sallat e kinemave indiane dhe do të marrë pjesë në edicionin e tretë të Mombay International FICTS Festival në janar të vitit 2008. Ish-kampioni i boksit, 40 vjeç, i shpallur fajtor në janar për posedim droge të llojit kokainë, do të gjykohet në gusht në Shtetet e Bashkuara. Ai rrezikon deri në shtatë vjet e gjysmë burg. Në karrierën e tij Tyson ka fituar 50 ndeshje, 44 ndër të cilët me KO për 6 disfatën. Ai u shpall në vitin 1986 kampioni më i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda. Mjeshtër i pakontestuar i kategorisë deri më 1990, Tyson ka pasur më pas një karrierë të shoqëruar me probleme. I dënuar me gjashtë vjet burg për dhunim në vitin 1992, ai kreu gjysmën e dënimit të tij para se të kthehej në ring për të fituar dy kurora të reja botërore në vitin 1996. Pasi i kafshoi veshin kundërshtarit të tij gjatë një ndeshjeje në vitin 1997, ai u pezullua për një vit. Ai hipi sërish në ring para se të njoftonte tërheqjen e tij në qershor të vitit 2005 pas një ndeshjeje të humbur.

    Mike Tyson arrestohet si përdorues droge
    Duket se hallet e Mike Tyson me drejtësinë nuk do të përfundojnë kurrë. Ish-kampioni i peshave të rënda u arrestua në Arizona për posedim kokaine dhe për arsye që ngiste makinën në gjendje të dehur, pasi kishte parakaluar një makinë të policisë ndërsa largohej nga një lokal nate. Tyson i kishte hipur makinës rreth orës 01:45 të natës, pas disa orësh të kaluar në një klub nate. "Shfaqte shenja të një të intoksikuari dhe iu nënshtrua një testi", pohoi agjenti Hall, duke shtuar se nga testi i kryer ai rezultoi të ishte i dehur. Një kontroll në makinë bëri që policia të gjejë disa doza kokaine. Tyson ishte i vetëm në timon dhe nuk kishte dyshime nëse substanca të mos ishte e tij. Atij iu vunë menjëherë prangat dhe boksieri u transferua një qeli të zonës së Maricopas. Pak ditë më pas duhej të përballej me një gjykatës për të diskutuar një liri të mundshme me kusht dhe për formalizim të akuzave. Tyson ishte bërë numri një i boksit në botë në vitin 1986, duke mundur 20-vjeçarin Trevor Berbick dhe duke fituar kurorën e vendeve më të mëdha. Karriera e tij pas disa vitesh hasi një sërë problemesh me drejtësinë, ndër më seriozët nga të cilët qe arrestimi. Pas disa ditësh ai u la i lirë. Mike Tyson u lirua pa kusht pasi ishte akuzuar për posedim kokaine disa orë pasi ishte larguar nga një lokal nate. Gjatë një deklarate të bërë në polici që ishte depozituar në Gjykatën e Lartë të Maricopas, Tyson e ka pohuar që në makinën e tij janë gjetur disa çanta me kokainë dhe tha që kishte një varësi nga kokaina dhe që e konsumonte çdo herë që e ndjente të nevojshme. Sipas kushteve të lirimit ai duhej t’i nënshtrohej herë pa here analizave për të parë nëse ishte përdorues alkooli apo droge.

    Si cilësohet Mike Tyson
    Tyson është një ndër ikonat e boksit, fuqia e tij e goditjes dhe fitoret spektakolare e bënë atë kampionin më të pasur të të gjithë historisë së boksit dhe boksierin më të përfolur në fund të shekullit të 20. Por ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si fëmija i tmerrshëm i këtij sporti, dhuna dhe agresiviteti i vlejtën atij shumë grindje jashtë ringut, akuzimi i tij për dhunë dhe kafshëria kundrejt Holyfield do të mbeten gjithmonë në kujtesë të sportdashësve. Mike Tyson nuk është një boksier si gjithë të tjerët. Është një revolucionar i ri i këtij sporti. Është një lojtar që ka një intuitë të veçantë dhe që posedon disa teknika të avancuara të sulmit. Dhuna është gjuha e tij e vetme në ring dhe goditja është shumë e fortë, gjë që në shumicën e rasteve ka cuar në fitoren e lojës me KO.

    Emri: Mike
    Mbiemri: Tyson
    Ditëlindja: 30.06.1966
    Kombësia: Amerikane
    Pseudonimi : (Iron Mike) Mike i hekurt
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #78
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eshte verte nje ikone e madhe e sportit (boksit) boteror , mirepo sjellja dhe agresiviteti i tij ia sollen fundit karieres se tij te suksesshme...

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Thumbs up Ja ke fut kot plako

    Citim Postuar më parë nga i_pakapshem Lexo Postimin
    kerkoni njecik me shume per boksin dhe tyson dhe ali. Dhe do shikoni qe jo vetem ka shume vjet qe tyson ska fituar nje ndeshje te madhe, por qe tyson eshte boksier per 5 raunde e shumta. Qe tyson shumicen e fitoreve e ka patur ne kto raunde, qe tyson po ta shohesh mire nuk ka mundur ndonje boksier tamam. Qe tyson i dha nje i mazh vetes si i eger me budallalliqet qe ben. Tyson eshte figure dhe boksier i krijuar nga media dhe don king. Cdo ndeshje qe ka patur tyson me shume se 5 raunde ai e ke humbur. Dy boksire tamam qe ai ndeshi si Holyfield dhe anglezin qe sja mbaj emrin, tyson te parit i hengri veshin se po rrifej keq dhe nga i dyti hangri nje te rrafur sa qe u be si pule ne fund te ndeshjes. Si perfundim tyson eshte boksier hollivudi dmth boksier kot, qe flet shume dhe ben sikur eshte kafshe e eger.

    Dhe sa per djeni juve qe thoni qe ali eshte me i madhi. Ali eshte jasht mase i mire ama 76% te ndeshjve qe ai ka bere ali ka fituar. Rocky Marciano ngelet njesh ne kete kategori me 97% te ndeshjeve te tija te fituara.
    Do te doja te beja nje nderhyrje te vogel,per ty dhe te tjere si puna jote ,qe kerkojne te ulin vlerat e Tyson.Kur çohesha une naten (ne kohen e Dulles)dhe mbyllja perdet per te qene me i sigurt(nga spiunat e lagjes)per te pare prane ekranit Mike Tyson,ti dhe disa kokra qe ja fusni kot, flinit si lepurusha ,ose si ato pulat qe sapo bie dielli.

    Eshte e vertete qe M. Ali mbetet nje nga boksjeret me spektakular ne katrorin e ringut,por jo i pathyeshem.Me Frezerin ju thye nofulla,po ashtu me Ken Norton e pa veten ngushte deri ne raundin e 15,ku Ali fitoi me pike.Norton i revoltuar bertiste nuk do te doja te mbaronte keshtu kjo ndeshje(une jam fituesi) e te tjera per mos u zgjatur me tej.

    Mos harrojme qe edhe Ali,e mbylli karjeren e tij me humbje rradhazi,dhe keta fitimtar kur u parplasen me Tyson,u keputen si pras qysh ne raundet e para,diçka e papare ndonjehere ne katrorin e ringut gjate gjithe historise.Me kujtohet dhe e kam perpara syve ndeshjen Tyson-Spinks,ku pa kaluar 90 sekonda ,Tyson e palosi dhe shtriu,ku trupi i ndodhej brenda ringut,dhe koka jasht litarit.Ali i ndodhur ne salle heq syzet ju duk e pabesueshme,si ne enderr.

    Ja pra ky eshte Mike Tyson,dhe jo lepurush siç thua ti kokpjeshke,pamvaresisht se koha te ngre dhe te rezon,eshte ligji i natyres qe nuk e shmangim dot.

  20. #80
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Tyson u bo *** nga Evander Holyfield me moshe me te madhe se ai.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  4. Tërhiqet nga boksi ukrainasi, Vitali Klitschko
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •