Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 88
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Per mua si boksier Tyson nuk arriti kurre ne nivelet e te medhenjve as M.Aliut e as Evander Hollifield qe 37 vjec e rrahu keqas Tyson 29 vjec, e ky i fundit edhe ne revansh u rrah "si gomari ne duhan" saqe u kthye ne qen tinzar dhe i hengri veshin me dhembe.

    Tyson nuk pati kurre klas ne boks,ai mbeti vagabond rrugash njeri me instikte kafshe. egersia e te cilit u pompua shume, nga mediat sidomos duke i vene para ne shumicen e rasteve gjysem-amatore qe i hidhte KO ne raundin e pare.

    Kishte grusht te tmerrshem por ne rast se kundershtari rezistonte 3-4 raunde Tyson dobesohej. Boksieret "inkasatore" si Hollyfield te cilet kane pergatitje te larte fizike, teknike e psikologjike e rraheq keqas ate.

    Personalisht per mua Boksieri me i madh i 50 vjeteve te fundit eshte GEORGE FOREMAN i cili ishte nje boksier i madh qe ben boks te nivelit te larte deri ne moshen 50-60 vjecare, njeri i pathyeshem, boksier i perjetshem.

    Njeri dhe rikthehet ne boks mbas vitesh shkeputje i afte per titull bote., kur ish-rivalet e tij qe Parkinsoni i ka thyer ne gjendjen e bebes me bebelina, kane nga 30 vjet qe jane harruar.

  2. #42
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kaq ishte edhe karriera e te madhit Tajson.

    Gjithsesi ai eshte njeshi sot per sot.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Po flasim per sportin apo çfare?

    100 FOREMAN dhe kompani te mblidhen sebashku nuk e krijojne famen TYSON.
    Po ju jap te dhenat , statistikat pastaj gjykoni( aty jane te gjithe)

    http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=000474

    LA VIE LA VRAI

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Cilen fame more?

    Ky person nuk u be kurre kampion absolut i botes. Kur Foreman ishte kampion, ky s'kishte lindur dhe tashti perseri Foreman eshte ring kur ky "ujku me pupla" doli ne pension.

    Kaq sa ky pensionisti i sotem ishte Hollyfield kur e beri m... per pulat.
    Sa shpejt harroni more?

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ju lutem te mos ja mohojme ate se ka qene njesh fare ne box Tyson, eshte fakt se gjate rruges se suksesit i kane paraprije shume ngjarje jo te hijshme por karriera e bollshme e tij i mbulon te metat qe ai beri gjate karrieres, IRON MIKE ka qene luan per shume boksier vite me radhe edhe sot edhe me tej mbetet sinonim i boxit ne bote.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Keshtu...eshte keq kur sheh nje Majk te hekurt qe ishte frige per cdo boxier ne bote...por koherat ndryshojne...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ndersa keto ishin gjerat qe ja zbehen teper karieren e tije te bujshme....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Irlandezi pak i njohur, Kevin MekBrixh arriti një fitore befasuese ndaj Majk Tajson ku ish-kampioni i botës, u detyrua të dorëzohet përpara raundit të shtatë.

    Pasi pësoi humbjen e tretë në katër dyluftimet e fundit, boksieri që kishte shpërthyer në skenën e peshën rë rënd me atë stil eksploziv për afro dy dekada, deklaroi se karriera e tij në ring kishte përfunduar.

    "Kjo është e gjitha. Unë kam përfunduar. Nuk është për zëmrën time. Nuk jam më i interesuar të ngjitem në ring", pohoi në konferencën e shtypit pas ndeshjes, 38-vjeçari Tajzon.

    Një gjë të ngjashme kishte bërë Tajzon pas humbjeve me nokaut me britanikët Lenoks Ljuis dhe Dani Uiliams, por menjëherë kishte ndryshuar mendim duke krijuar jo pak befasi.
    Pas një starti pot shkëlqim, një Majk Tajzon i shterruar në energji, godet me kokë MekBrixh në minutën e parë të radundit të gjashtë, duke e çarë irlandezi në syrin e majtë.

    Dhe pse gjaku rridhte ne fytyrën e tij, MekBrixh vazhdoi të punojë në ring duke e shtrirë në tapet Tajzonin në përfundim të raundit.
    I padëmtuar nga goditja, por me energji minimale, Tajzon u ul në qoshen e tij, për ti kërkuar më pas gjyqtarit të ndeshjes, Xhoe Kortez që ta ndalonte dyluftimin, çka do të ishte i fundit për ish-kampionin e botës.
    "Nuk mund të bëjë më asgjë, theksoi më tej Tajzon që u pa shumë i qetë në konferencën e shtypit. Nuk mund të gënjej më veten time. Nuk dua të shtyjë më tj ankthin në sport".

    Duke qenë më i lartë dhe me peshë më të madhe, boksieri irlandez i shfrytëzoi mjaft mirë këto avantazhe, për ta përmirësuar rekordin e tij në 33--4-1, me 28 fitore me nokaut.

    MekBrixh që pak i dhanë shansin e fitores përpara ndeshjes, theksoi se Tajzon megjithë humbjen mbetet ende "një luftëtar i shkëlqyer".
    "Ai është ende shqetësues, pohoi 32-vjeçari MekBrixh. Ai është një nga boksierët më shqetësues me të cilët unë jam ndeshur. Kjo fitore ishte për krenarinë e Irlandës".

    Tajzon me një debit prej milionash dollarësh, theksoi se vendimin e tij marrë përpara ndeshjes: të tërhiqej nëse humbte dhe të vazhdonte nëse fitonte.
    Në qoftë se kjo do të jetë ndeshja e fundit për Tajzon, sikundër thotë ai, karriera e tij mbyllet me rekordin 50-6, ku 44 fitore janë arritur me nokaut. Nga ky dyluftim dhe pse humbi Tajzon do të marrë 5 milion dollarë, kurse mekBrixh vetëm... 150000 dollarë.

    PS:
    Perkthim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771

    Fejton: Përfundimi i një kariere - "Mike Tayson"

    Me koken e mbeshtetur ne litarin e pare te ringut dhe trupin te shtrire ne dysheme Mike Tayson,po mendohej a vlente te ngrihej ne kembe e ta vazhdonte meqin,apo te mbete i shtrire tia fuste gjumit ne ringun e Washingtonit.Dikur njeriu me i tmershem i planetit ne ate nate te qershorit te ketij viti e zgjodhi opcionin e dyte.Karriera njezetvjeqare e nje kampioni te dikurshem po merrte fund nje here e pergjithmone.Nje boksiere i quajtur McBride ia kishte dhene grushtin e fundit Taysonit qe e hodhi ne dysheme.Kur Mike Tayson u ngrit nga dyshemeja shkoi tek trajneret e tij dhe tha se me nuk mund ta vazhdonte meqin.E kishte mbaruar meqin me McBride pak te njohur dhe me kete e ishte mbaruar karrieren kur ne fillim ndriste shkelqimin kurse ne fund nje rrefim te dhimbshem."Kaq kishte theksoi Taysoni e pak kjo pune".Pas 20 vjetet te kaluar ne mes te litareve te ringut ai i kishte fituar 300 milin DOLLARE dhe ishte shenuar si kampion i ri i botes.Si kan mundesi te me sfidojne me aftesite e tyre thoshte Mike ne shkelqimin e tij.Mirepo pas 20 vjetesh,56 meqesh dhe 340 milione DOLLARE te shpenzuar ishte hija e kampionit te dikurshem.Ne meqin e qershorit kunder irlandezit McBride dha shume goditje te mira por huqi edhe shume.Pastaj i humbi nervat siq i ka ndodhur shpesh ne kohet e fundit.Provonte ta qellonte me koke kundershtarin dhe njehere ja kapi doren t'ia thyente .Kur keto deshtuan e morri nje grusht vendimtar dhe ne raundin e 6 mbeti i shtrire me koken mes litareve te ringut."Nuk desha ta ngrihesha,isha i lodhur theksonte Taysoni.Kampioni i dikurshem thote se ka ndermende ti gozhdoje dorezat dhe te shkoje ne periferi te merrej me rritjen e pellumbave.Nese vertete dont ti thonte lamtumire boksit atij do ti shenohen 56 meqe ne karriere prej te cilave do ti shenohen 50 fitore dhe do ti shenohen 300 milione DOLLARE te fituara dhe 340 milione te shpenzuara.Nuk ka as shtepi shpreson se ndonje adhurues i tij do t'ia leshoje shtepine ne kaqep ndonje cope jete.Shpresoj ti sheroje kujtimet e hidhura duke ndjekur fluturimet e pellumbave ne kulmin e shtepise me qira ne Phonix ku i kalon muajt e fundit.Mirepo eshte i vendosur per nje gje,nuk deshiron qe askush te ndjeje keqardhje per te.Shum nga adhuruesit e mi jan shum te ndjeshem kur flitet per mua.Une jam nje tip i ftofte i ashper e i rende.Jam nder me te keqinjte thote ai.Nuk mund te shlyesh ate qe me ka bere vaki.Kam lajthitur ne qdo aspekt.Nuk di si te mirrem me me njerezit qe me qajne e kam humbur ndjeshmerine.Mirepo rrefimi per humnjen e ndjeshmerise nis shume me heret.Jo 20 vjete me par kur ai u be kampioni me i ri i kategorise se rende ne histori te kategorise se rende.Por tridhjete vjet me pare.Ndoshta ndjeshmeria nuk kishte egzistuar per at djaloshin e ri 12 vjeqar te fuqishem,me te fuqishem sa te gjithe moshataret e tij qe po ngardente ne rrugeve te qytetit te tij.Djaloshi i ri i rruges quhej Mike.Edhe ndonje vit do te bente fame si kampioni Tayson.Mirepo,djaloshi Mike kete ende nuk e ndiente.

    (Ne numrin e neserm:Kur nisi t'i perdorte grushtet per here te pare Mike Tayson?Pse perfundoi ne shtepi korrektuese?Kush ishte Cus D'Amato?Si nisi karriera e Taysonit?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 27-06-2005 më 04:58

  10. #50
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Taysonit[2]

    "Fajtor"!
    Dang!
    Gjykatesi kishte goditur qekanin e tij te drunjte ne tavoline pasi kishte dhene vendimin e tij per djaloshin e ri te ulur ne banken e te akuzuarve.Djaloshi ishte nje zezak 12-vjeqar me fytyre te vrazhde dhe krahe te gjere.I kishte nja 80 kilograme te mira.
    Ishte hera e pare qe po dilte para gjykatesit dhe hera e pare qe po shpallej fajtor.
    Edhe ai,edhe gjykatesi ate dite te itit 1948 e dinin se zezaku shpatullgjere do te ishte myshteri edhe here te tjera ne sallat e gjykates.Nje fajtor i perhershem qe do t'i lidhte ditet me qendre korrektuese,duke e pasur si intermexo ndonje dite te kaluar neper rruge.
    Mirepo,as tjetri,nuk e dinin ne at dite te bukur pranvere se djaloshi do te bente nam pak per shkak te anes se tij tendritur.
    Emri i djaloshit ishte Michael Gerald Tayson.
    Kishte lindur me 30 qershor te vitit 1966 ne Brooklyn te New Yorkut.Ishte nje kopil pa baba qe rritej pa frike zhvillohej ne nje kampion me kurore te shtrember qe do te shkaterronte qdo gje para vetes,per te mire apo per te keq.
    Nena e tij Lorna ishte martuar me nje njeri te quatur Percel Tayson.Ne ate kohe Lorna kishte mbetur me barre me nje njeri tjeter qe quhej Jimmy Kirkpatrick.Lorna vendosi qe femijes tia linke mbiermrin e urrit te saj Percelit(Fatkeqi Percel shume vjet me vone do te mburrej me mbiemrin e tij Tayson.)
    Lorna nderkaq kishte mbetur pa Jimmyn dhe pa Percelin.Ajo ishte nene qe duhej te punonte per ta ushqyer te birin.
    Jeta ishte e zorshme dhe ligjet e rruges ishin te ashpra.Mirepo djaloshit Mike nuk i pengonte kjo pune.
    Kishte qene 9 vjeq,kur ishte rrahur per here te pare.Kishte qene duke luajtur me pellumbat e tij dhe nje kapadai 15 vjeqar kishte nisur ta ngacmonte.Madje ai ja kishte marre nje pellumb dhe refuzonte t'ia kthente.Shume gabim.Djaloshi Mike e kishte qelluar aq forte ne nofull,sa qe 15-vjeqari nuk ishte dukur ne mahalle per nje kohe te gjate.Qe ate kohe Mike kishte bere emer.Shoqerohej me banden "Jolly Stompers".Bande qe vidhte e plaqkiste.
    Ai rritej ne rruget e ashpra Brooklynit.Kishte merak te rriste pellumba,te vidhte qanta te grave neper stacione dhe te rrahej me grushte kunder bandave kundershtare ne qytetin e tij.
    "U zgjova ne mengjes dhe pashe se pellumbi im i preferuar,Julisi kishte ngordhur.Vendosa t'ia merrja sqepin dhe t'ia mbaja per kujtim.E kisha lene sqepin ne trotuar dhe shkova te merrja diqka ne banese.Kur u ktheva pashe se pastruesi i rrugeve e kishte marre sqepin dhe e kishte hedhur ne kontenjer.Iu sula dhe e rroka keq njehere me te djathten.Veq kur e pashe ne toke duke perpelitur si debill.tayson thoshte"Nena ime ndjese paste kurr nuk me ka njohur si nje njeri qe ka bere diqka ne jete.Ajo ka shkuar(nderruar jete)duke me njohur si nje qun te eger qe endeve rrugeve dhe qe veshte tesha qe kurre nuk i ka paguar.
    Megjithate nese nena e tij nuk mund ta zbuste djalin e tij,ishte nje njeri qe do te mund te perpiqej.
    Me 1979 ne qendren korrektuese ne Ney York State,nje instruktor i boksit kishte verejtur fuqin e kraheve te tashme 13 vjeqarit dhe i kishte treguar nje shoku te teij.Do qe ky shoku,ishte askush tjeter pos Cus D'Amato,trajneri i shquar qe tashme kishte krijuar kampione edhe me heret.Nje trajnere plak me floke te thinjur,D'Amato kishte pranuar qe ta shikone djaloshin 13-vjeqar.

    (Ne numrin e neserm:Kush ishte Cus D'Amato dhe Taysoni i ri?Si nisi karriera e boksierit Mike Taysonit?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 27-06-2005 më 05:08

  11. #51
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit [3]

    Mike Tyson ka qene 13 vjeq kur ne sallen e qendreqs korrektuese ne New York kishte hyre plaku i thinjur pakez i plote i cili qe ulur skaj ringut. Trembedhjete vjeqari i rrugeve po i kalonte ne qender korrektuese muajt e ndeshkimit per vjedhjet dhe rrahjet qe i bente neper Brooklyn.

    Mirepo, plakut pak i interesonin rrefimet e tij per rrugen. Atij i interesonte rrefimi per ringun. Plaku quhej Cus D'Amato. Plaku D'Amato edhe vete kishte qene djalosh i eger i rruges. Grushtet kishin qene arma e tij e forte, deri sa nje dite nje kundershtar i tij ne rruge e kishte qelluar me shkop ne sy. D'Amato qe atehere ishte detyruar ta mbyllte fare njerin sy qe te mos e humbiste edhe tjetrin. Mirepo, D'Amato tani ishte 72 vjeqar dhe besonte se zezaku shpatull gjere te cilin e kishte karshi do te behej nje dite te bukur kampion bote ne kategorine e rende. D'Amato ishte njohes i mire i kampioneve. Nja 30 vjete me pare e kishte mare edhe nje djalosh tjeter nga qendra korrektuese per ta bere kampion bote ne kategorine e rende. Emri i atij kampioni ishte Floyd Pattirson. Me 1956 Patterson e kishte fituar titullin e kampionit boteror te boksit profesionist ne kategorine e rende, ne moshen 22 vjeqare dhe ishte bokseri me i ri qe e kishte fituar titullin e kampion boteror ne kategorine e rende. Mirepo, tani me 1979 plaku shtateshkurter ishte afruar prane djaloshit 13 vjeqar. Ja kishte rrahur shpatullat. Ja kishte shikuar bebezat e syve. E kishte pyetur a frikesohej dhe kur djaloshi ishte pergjigjur qe nuk kishte frike nga asgje, plaku kishte thene: "Eh po, prej ketu duhet te nisim luftetari duhet te kete frike. Duhet ta mesoj friken". Aty e kishte nisur edhe shoqerimi qe do ta krijonte njerin nga bokseret me te shquar te botes te te gjitha koherave. Cus D'Amato ishte nje njeri qe e njihte boksin me mire se kushdo tjeter ne planet. Ai e kishte verejtur menjehere se Mike Tyson-i ishte me i fuqishem se te gjithe qunat e tjere qe kishte pare ne jete dhe kishte pare quna te fuqishem gjitheandej. Kishte verejtur nje instikt shtazarak, nje deshire per te shkateruar cdo kundershtar. Se shpejti Tysoni kishte nisur te mesonte teknikat e boksit, ndersa D'Amato kishte vendosur ta largonte nga qendra korrektuse dhe ta merrte ne shtepine e vet.

    Gjate gjithe karrieres se tij si trajner, D'Amato ishte frikesuar deshtimit. Floyd Patterson-in e kishte bere vertete kampion te madh, por edhe ky kampion e kishte pasur nje pike te dobet - mjekerren. Cus D'Amato besonte se i perkedheluri i tij nuk do te kishte as nje pike te dobet. Mike Tyson-i e nisi karrieren ne boksin amator si 16 vjeqar. Per dy vjet arriti ti zhvillonte 27 meqe, prej te cilave 24 i fitoj. Dy nga tri disfatat i pesoj nga i njejti bokser, Henry Tillman. Tillman e mposhti Tyson-in edhe per kualifikimet per lojerat olimpike ne Los Angelos. Tillmani me pas u mposht nga Biggsi, i cili ne gjysme finale te lojerave olimpike e pat mposhtur bokserin Kosovar Aziz Salihu. Megjithate, pas ketyne 27 dueleve Cus D'Amato vendosi se kishte ardhur koha per boksin profesionist. Ende pa i mbushur 19 vjet, Mike Tyson-i do te hinte ne rringun profesionist. Kundershtari i tij i pare do te jete Hector Mercedes. Me Cus D'Amaton ne kend te ringut ne Albany te New York-ut, Mike Tyson-i do t'i hinte duelit duke e pasur ne mendje leksionin e pare te mesuar nga trajneri i tij: "Luftetari duhet te kete frike". Mike Tyson-i ate nate dukej i frikesuar. I tmerruar.


    (Ne numrin e neserm: Si do te perfundoj meqi i Tyson-it me Mercedesin? Kur do t'u vije rradha lufterave per titull te kampionit? Cila do te jete tragjedija me e madhe personale e Mike Tyson-it?)

  12. #52
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[4]

    "Do te vije dita jote,bir!"

    Tribunat ne Ceasars Palace ende ishin te mbushura,ndonese meqi kishte perfunduar.Ne koridoret qe shpienin ne zhveshtoret e boksiereve nje djaloshi 18-vjeqar po ngarendte me vrull.Po o kerkonte nje kend i papershtatshem.Per te qare.Prapa po i shkonte trajneri plak.Mike Tysoni sapo e kishte humbur duelin per Lojerat Olimpike nga Henry Tillman dhe po qante me denese ne sallen Ceasars Palace.Trajneri Cus D'Amato po ia lemonte koken."Do te vije koha jote bir do te vije"i pershperiste.Dhe erdhi dita shpejt.Ishte 6 Mars 1985,Mike Tyson o ta zhvillonte meqin e tij te pare si profesionist,Nje salle e vogel ne Albany te Ney Yorkut e kishte bere gati ringun.Karshi 18 vjeqari ishte boksieri Hector Mercedes.Mercendes nuk ishte ndonje boksier me cilesi te larta.Ky ishte meqi i dyte ne karriere.Meqin e pare e kishte zhvilluar para 2 muajve dhe kishte pesuar humbje.Ate mbremje ne Albany meqi nuk mund te zgjaste shume.Nje minut e 45 sekonda pas gongut te pare,Hector Mercedes u shtri ne dysheme dhe pyeti kush ia kishte fikur dritat.Mike Tysoni ne kendin tjeter po e kremtonte fitoren etij te pare si profesionist.Gjate vitit 1985 Mike Tyson do te kremtonte edhe 14 fitore te tjera.Tridhjete vjet me pare,Cus D'Amanto e kishte krujuar nje kampion tjeter qe quhet Floyd Patterson dhe ai kishte qene kampioni me i ri ne ate kohe ne kategorine e rende.Tani plaku e dinte se e kishte ne dore nje kampion te ri te kategorise se rende.Pattersoni e kishte pasur nje pike te dobet,mjekrren.Mike Tysoni nuk e kishte asnje pike te dobet,te pakten jo ne trup.Megjithate,mediat e kishin nje verejtje,Pattersoni tridhjete vjet me pare ishte ndeshur kryesisht me boksier mediker dhe tani Mike Tysoni ne 15 duelet e para ishte ndeshur vetem me boksiere te lehte.Ajo qe mediat e linin pa u permendur ishte se ne ato 15 meqe te para,Tysoni i kishte zhvilluar veten 22 runde.Qe te 15 kundershtaret e tij kishin pasur nokaute.11 prej tyre kishin rene ne rundin e pare dhe nuk ishin ngritur deri kush e di kur.Cus D'Amato kishte pasur te drejte.Djaloshi kishte dore te hekurt.E kshte edhe kohen qe terrahej me boksiere te forte.E kishte kohen qe te luftonte per titull.Eh,sa krenar do te ndjehej Cus D'Amanto.Mirepo,plaku nuk do te mbijetonte ate dimer.Nje semundje e shkurter pneumonias do t'ia shuante jeten dhe do te bente qe Mike Tysoni te qante per te dyten here mbrenda vitit.Ndiente se kishte mbetur jetim.Nena i kishte vdekur disa vjete me pare.Cus D'Amaton e kishte konsideruar ne vend te babait,te cilin nuk e kishte pare kurre."Po te mos ishte ai,une do te isha nje rrugaq i thjeshte",thonte Mike per trajnerin e tij.Mirepo Cus D'Amato e kishte mesuar nxenesin e tij qe te mos dorezohej kurre dhe te mos e linte punen ne gjysme.Mike Tysoni kishte titull kampioni per te fituar

    (Ne numrin e neserm:Kush do t'ia dale ne mejdan Tysonit ne lufte per titullin e kampionit te botes?Si do te zhvillohet ai duel?

    Vigani

  13. #53
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e MIke Tysonit[5]

    Ndjekja e titujve

    Ai ishte shendrruar ne nje spektakel te te shtunave mbrema.Grushtone kundershtare gjithandej Amerikes dhe ndillte tmerr e panik.Ndersa u rreshtone nokautet,i thoshte disa fjale"Si guxojne keta te me dalin perpara me aftesite e tyre i thoshte Tysoni kundershtareve te vet.Mirepo spektaklet ende nuk po i bindin ekspertet e boksit.Ata thoshin se MIke Tyson ka edhe shumeqka per te treguar ne boten e boksit.Megjithate,ne vitin 1986 Mike Tysoni sfidoi kampionin e bites.Ku ka hundelesh me te madh se kampioni i botes.Pas 27 meqesh te gjitha te fituara Mike Tyson do te luftonte per titullin e botes ne versionin WBC.Fryma e ish trajnerit te tij te ndjere,Cus D'Amato po e ndiqte nga lart.D'Amato ne vitet e pesedhjeta e kishte formuar edhe nje kampion te ri te botes Floy Pattersonin i cili atehere ishte vetem 22 vjeqar dhe tani Mike Tyson po e synonte rekordin.Po ta mposhte kundershtarin do te behej kampioni me i ri i boksit ne kategorine e rende.Trevor Berbick ishte kampioni i cili duhej te mposhtej.Berbic i beri balle vetem ne rundin e pare.Ne nje goditje qe krijoi shume djerse Tysoni e nokautoi Berbicun dhe u be keshtu kampioni me i ri i botes ne historine e boksit sa i perket kategorise se rende.Mike Tyson ne toke digjej nga ambicija."Dua t'i pushtoj njerezit dhe shpirterat e tyre"thoshte ai.E kishte fituar nje titull te kampionit te botes.I donte edhe dy te tjera.Me 3 Mars te vitit 1987 Tysoni e rrah James Smith ne Las Vegas dhe e fiton titullin e versionit WBA.Me 1 gusht te te njejtit vit,ne mejdan i del edhe Tonu Tuckerit per ta grabitur edhe brezin e kampionit ne versionin IBF.Me te tre brezet e kampionit ai tani ishte kampion i padiskutueshem i botes.Njeriu me i frikshem i planetit.Gazetaret e pyeteshin:"A e vlente qe per 1 milione dollare te qendroje ne ring per nje minute me Mike Tyson?"
    Mike Tysonit aq i behej."Une dua te rrahem me qunat qe me dalin perpara dhe ti shkaktoj probleme shendetesore.Une sjell dhembje shum dhembje thoshte Tyson.Mirepo,Mike Tyson ishte i ri dhe shum gjera nuk i dinte.Cus D'Amato kishte vdekur pa arritur t'ia mesonte te gjitha

    (Ne numrin e neserm:Kush eshte Robin Givens?Si u rrah Tysoni me MItch Greenin?Kush ia theu doren Tysonit ne rruge?A mund te mposhtej MIke Tyson)

  14. #54
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[6]

    Demoni i nokautuesit te eger

    Zezaku i varfer qe vidhte gjesende dhe rrahej rrugeve,pernjehere ishte shendruar ne yll.Kishte aq para sa te mos kishte nevoje te vidhte me.Mandje,kishte aq para sa edhe vajzave nuk i pengonte pamja e tij e eger.I mbante tre tituj te kampionit boterore dhe tash po vazhdonte te rrihej me boksiere te njohur te botes.Dyzet e sa vjeqarin Larry Holmes e rrezoi ne raundin e katert.Frank Bruno,Tony Tucker e shum te tjere provuan si ishte te qendronte ne ring me Tysonin."Kurr rrahem me dike,dua tia thuej vullnetin,tia nxjerr zemren ishin fjalet e Tysonit atekohe.Fjalet e Tysonit u dukeshin interesante vajzave,e madje njera nder to qe quhej Robin GIvens shkrihej para fjaleve te Tysonit.Me 9 shkurt te vitit 1988 Tyson u martua ne Ney York me Robin GIvens dhe ate kohe u bene qifti me i njohur ne bote.Pese muaj nga miaji i mjaltit,Robin Givens e akuzon publikisht burrin e tij per dhune familjare.Tabloidet mezi prisnin:Tysoni po e rrah gruan e tij.Askush nuk mund te thoshte mesiguri se Tysoni o e rrahte gruan e tij por shume kush thoshte se boksierit nuk i kishte bere mire fama e madhe.Gjate kesaj kohe Tyson do te prishej edhe me trajnerin e tij Kevin Rooney,ish ndihmesin e trajnerit Cus D'Amatos.Do te bente nje ndeshje te keqe me veture BMW e tij te perfundonte ne nje dru kurse policia do ta nxirrte Mike Tysonin gati pa vetedije nga vetura.Disa thoshin se MIke kishte provuar te bente vetevrasje.Mirepo,Tysoni te gjitha keto kishte vendosur ti vinte ne zjarr si pasoje e temperamenit te tij te rrepte.Ne muajin tetor,Robin Givens do te shkonte ne gjygj per ta kerkuar shkurorezim ajo thonte:Martesa jone eshte si filmat aksion shume dhune e pak seks.Mike Tysoni nuk qelej per punen e seksit dhe nuk kishte qejf shume te fliste per punen e dhunes.Mirepo,ai e kishte dhene nje deklarate qe mund ti lidhte qe te dyja bashke"Secili qe i ka dy fije ne tru se po ta rrokja njehere gruan time do tia shkulja koken nga trupi.Kurre as me gisht nuk e kam prekur"thoshte Mike Tyson.Ne te gjitha keto tollovi telashe familjare-presonale,Mike Tysoni del ne mejdan me nje kundershtare te forte ne vitin 1988.Ne Las Vegas,ne ring do ti dilte Michael Spinksi.te gjithe inatin qe e kishte mbledhur gjate vitit 1988,Mike Tyson do ta rekapitulonte ne nje grusht te vetem.Pas dyzet e sa sekondash,Spinks do ta provonte nje supergrusht dhe do ti numeronte yjet i shtrire ne dysheme.Ishte nje nokau shum i shpejte qe do ta jeote nje mesazh te prere:"Askush nuk mund ta rrahe Mike Tysonin".Madje,nje artist i quajtur Fresh Price qe me vone do te behej i njohur me emrin e tij Will Smith,do ta bente edhe nje kenge per kete teme.Mike Tysoni vertete po e humbiste Robin Givensin,por ende i kishte 3 tituj kampioni dhe i kishte me se 100 milione dollare.Kur i ke 3 tituj kampioni dhe 100 milione dollare,te gjesh nje zevendesim per Robin Givensin nuk dukej se do te ishte nje pune shume e madhe.E kush do te mund ta rrahte MIke Tysonin?Kush mund ti shpenzonte qindra milione dollare?

    (Ne numrin e neserm"Kush ishte Mitch Green?Kush ishte James "Buster" Douglas?Kush mund ta rrahe Mike Tysonin?)


    Vigani

  15. #55
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Jimy
    Ti qe me forcen e hipnozes na ngrije nga gjumi , per te pare prane ekranit pa ngjyra Iliria. Qofsh i bekuar Majk, nuk lind nena me si ty.
    Tek foto bardhë e zi, ka tatoo-në e "kryetarit MAO" Tysoni në krahun e djathtë, apo më bëjnë sytë mua?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #56
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[7]

    Lenia ne harrese e keshillave te mesuesit

    Cus D'Amato e kishte mesuar djaloshin e ri Mike Tyson se kampionet duhen te mesojne ta njohin friken.Ai e kishte harruarr friken,askush nuk mund ta rrahe Tysonin,Cus D'Amato ka qene duke u rrutulluar ne varr.Don King e kishte marr persiper detyren e trajnerit te TYsonit dhe qdo e 3 fjal e Don Kingut ishin dollaret dhe me kete magjepsej edhe Mike Tysoni.Mike Tysoni ishte kampion ishte i pasur i adhuruar.Pritej vetem nje perfundim i lumtur.Nje nder ata qe ia prishnin perallen ishte gruaja e tij Robin Givens qe ishte shkurorezuar dhe njefar MItch Green qe kishte qene kapadai rrugesh dhe qe kishte nisur te merrej me boks.Green dhe Tyson ishin rrahur me 1986 ne ring dhe Tysoni e kishte rrahur ate,por nuk e kishte hedhur ne nokaut por kishte fituar me pike.Nje dite Mike Tyson doli ta bleje nje kapuq dhe papritmas i del nje bande rrebelesh ku nder ta ishte edhe Green.Mike Tyson fillon te rrafet me Greenin mirepo pa refer.Nuk e dinin kush kishte fituar.Green e kishte kepur koken me 5 penje kurse MIke Tysoni e kishte thyer doren.Per MIke Tysonin rrahja ne rruge me Mitch Greenin duhej te ishte sinjal se kishte dikund ne bote ndonje njeri te cilit duhet t'ia kishte friken.Mirepo,Mike Tyson e kishte refuzonte friken.Nje vit me vone ne vitin 1990 Mike Tyson del ne mejdan me James Douglas ne Tokyo.Douglas atehere 30 vjeqar ne karrieren e tij i kishte pasur 42 fitore dhe vetem 1 humbje.Asnje ne karrieren e Douglasit nuk jepte sinjal se cfare do te ngjante ne ringun e Tokyos.Pas 7 rundesh Mike Tyson endej pa vullnet ne ring dhe deshtonte ta qellonte kundershtarin.Vetem njehere e kapi ne rundin e 8 dhe Douglas mbeti me kembe perpjete.Gjyqtari numerio,nje,dy,tre,kater,pese,gjashte,shtate,tete nuk mberriti deri ne nente dhe Douglas u ngrit ne kembe.Dy runde me pas gjyqtari do te numeronte prap ne ring.1...2....3...4...5....5...7....8...9...10 .Meqi perfundoi.Vetem se kete here Douglas nuk ishte ne toke,ishte Mike Tyson i padiskutueshmi i pamposhtmi kishte pesuar nokau.E kishte pesuar disfaten e tij te pare si profesionist.Per Mike Tysonin endrra po shendrohej ne ankth.I kishte pasur te gjitha,titullin e kampionit,Robin Givensin,parate.Tani i kishte humbur titujt dhe Robin Givensin.Don King po punonte qe te merrte sa me shume nga parate e Tysonit.

    (Ne numrin e neserm:Qka mund ti ndodhte edhe me zi Mike Tysonit?Kush ishte Desiree Washington?)

  17. #57
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[8]

    Deshira per Desireen

    "Ndonjehere eshte mire qe te mos kesh asgje"MIke Tyson do ta jepte kete deklarate kur i kishte te gjitha dhe do te fillonte ta merrte teposhtezen.Gruaja e ksihte lene.Titullin e kampionit e kishte humbur.Don Kingu kishte filluar t'ia vidhte parate.Menjehere pas disfates te papritur nga James Douglas ai filloi te luftonte perseri.Ne rind to ti dilte Henry Tillman i cili e kishte rrahur Tysonin ne kohen e kualifikimeve ne Los Angeles,por tash doli e kunderta Tyson e rrezoi qe ne raundin e pare Tillmanin.Tyson kishte 31 meqe te fituara dhe vetem 1 humbje ne karrieren profesioniste,por ende konsiderohej boksieri me i mire i kohes.Ishte qeshtje kohe kur do t'i kthente titujt.Nderkohe i shenoi tri fitore.E nokuatoi Alex Stewartin dhe dy here e rrahu Razor Ruddockun.I kishte ardhur koha edhe per titull.Titullin e mbante boksieri qe quhej Evander Hollyfield nje boksier e pergaditur mire fizikisht qe e kishte rrahur nje vit me pra James Douglasin.Megjithate,pak para meqit me Hollyfieldin ,Tysoni do ta perjetonte nokautin e tij me te rende ne jete.Disa thone se vetem i kishte munguar gruaja.Nje femer e quajtur Sandra Miller ndaj Tysonit.Sipas saj Mike Tyson e kishte dhunuar.Mike Tyson kishte filluar ti vardisej dhe me pas e dergoi ne shtrat.Ajo e pranoi kete kerkese.Mirepo ne gjykaten e Ney Yorkut e tere kjo qeshtje u zgjedh per 100 dollare te cilat i takuan Sandra MIllerit.Mirepo,ky rrefim tregonte per madheniet e tij me femrat.Desiree Washington kishte qene shume me e bukur se Sandra Miller.Kishte qene njera nder kandidatet per zgjedhjen "MIss Amerika".Me 8 Qershor te vitit 1991 ,ajo kishte marre dhome ne po te njejtin hotel ku qendronte Mike Tyson.Mike Tyson e kishte takuar Desirren dhe e kishte futur prap ne shtrat.Ajo me pas kishte shkuar ne baje,dhe pas ishte kthyer kishte thene se nuk mund te rri me ty.Pas kesaj vepre te Desirret ,Mike Tyson u qmend dhe filli ta dhunoi,ka deklaruar vajza e gjygj.Pakkush e di saktesisht ate se cfare kishte ndodhur ne ate dhome.Mirepo,porotet ishin te bindur se boksieri e kishte dhunuar 18 vjeqaren.Mike Tyson do ta degjonte edhe njehere vendimin e njejte te gjygjit.
    "Fajtor"
    Dang!Me 26 Mars te vitit 1992,Mike Tyson u shpall fajtor per dhunimin dhe u denuar me 6 vjet burgim.Do te ishte kjo nderprerje e njeres nga karriirat me bombastike te boksit ne bote.

    (Ne numrin e neserm:Si i kaloi Mike Tyson ditet ne burg?Qka do te ndodhte ne skenen e kategorise se rende ne ate kohe?Si e nderroi Tysoni fene?)

    Vigani

  18. #58
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[9]

    Vizita ne qendren rinore te Indianas

    Porta e madhe e hekurt u mbyll prapa kraheve te tij.Anash tij 4 police po e drejtonin drejt deres se drunjte ne ndertesen gru,Mbi dere ishte mbishkurimi:Qendra rinore e Indianas.Disa te burgosur thonin se quhej keshtu sepse nje i ri kur vinte ketu rrinte derisa behej plak i thinjur.Mike Tyson ishte 26 vjeqar kur e kaloi porten e drunjte ne ndertesen e quajtur Qendra Rinore e Indiana/I kaloi te gjitha proceduarat.U njoftua me te burgosurit,e zhveshen lakuriq.Ia leshuan nje tub me uje te ftofte.Ia dhane rroat e reja me vija edhe e derguan ne dhomen e tij.Nje,shtrat lavaman nje flixhan per ta kryer nevojen.Kaq kishte dhoma.Prapa kraheve te tij ishte serish nje dere.Boksieri me i fameshem gjendej aty Mike Tayson,qe akuzohej si fajtor per dhunim ndaj Desirree Washington,ai thoshte se e urrej shume dhe po te ishte tash do ta kishte hunuar.Secili ne burg donte ti provonte krahet e Tysonit.Tyson nuk i kishte harruarr ato gjerat qe i kishte bere neper rruget e Brooklynit.Grushtet ishte arma kryesore e tij.Me 8 maj te vitit 1992 ai merr nje verejte serioze sepse ishte kapur me nje te burgosur.Por pastaj Tysoni filloi te shquhej me sjellje te mira.Mike Tyson e nderroi edhe fene dhe u be Mysliman.Kohen me te madhe e kishte kaluar duke e lexuar Kuranin dhe libra te filozofise islame.Kishte hyre ne burg per te qendruar 6 vjet atje.Mike Tyspn do te lirohej me heret nga burgu.Drejtoria e burgut kishte thene se shteti kishte dhene urdher ta lironin na burgu ne shtator te te njejtit vit per shkak se kishte treguar sjellje te mira/Pas tre vjetesh,mike Tysoni do te dilte nga burgu me nje terleme myslimansh dhe me falenderime per Allahun.New York Post thoshte se Tyson e kishte nderruarr fene dhe emrin por kjo nuk ishte e vertete.Aj e kishte nderuar vetem fene.Ai kishte thene:"Une jam mysliman".Megjithate bota nuk brengosej shume per religjionin e Tysonit.Ata deshironin qe prap ate ta shihnin ne ring."Allahu,aij i qofshim fale,e di se un jam i gatshem ta rrah cilind do njeri,cilindo kafshe bile edhe Jezusi po te me dale ne mejdan do te rrahesha edhe me ate.Nderkohe ne boten e boksit kishte pasur ndryshime."Duhet ta kuptni Frank bruno,Oliver McCall nuk do te kishin qene kampione bote po te isha une.Ata,thjesht,nuk i kane kompetencat e kampionit"thoshte Tyson.
    Gjate qendrimit te tij ne burg ai kishte pasur mundesi te qonte pesha dhe te sterviste ngapak.Trupin e kishte te mbushur me tatuazhe.Menagjeret,ne anen tjeter,po perpiqeshin ta gjenin kundershtaret.Bota gojehapur po e priste me padurim.Pa i marre parasysh tatuazhet dhe disa kilograme muskuj me shume,ata prisnin jo ne ring Mike Tysonin e vjeter.Jo Mike Tysonin te vjeter.

    (Ne numrin e neserm:Cilat do te jene meqet e ardhshme te Mike Tysonit?Kur do t'i dale ne mejdan Evander Holyfieldi?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 04-07-2005 më 10:20

  19. #59
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[10]

    Kthimi i pameshirshem i kampionit

    Mike Tyson kishte qene duke u pergaditur per ty rrahur me Evander Holyfieldin kur u takua me Desire Washingotin me 1991.Tani me 1995 MIke Tysoni u pergadit prap per tu rrahur me holyfieldin sepsehre e pare nuk mundi sepse kishte hyre ne burg.Tyson thoshte"Kur isha ne bur me fusnin nder ato rafte me gjithe ata libre te trashe.Meqi i pare i Tysonit pas daljes nga burgu po behej gati.Ne Mejdan po i dilte PeterMcNeeley.Salla ishte e mbushurplot.89 sekonda mjaftuan per ta hedhur ne dysheme Mc Neeleyn."gjemonte si gruaja ime ne shtrat"thoshte Tysoni me pas.Me 16 dhjetor te te njetit it Tyson e kalon edhe proven e dyte.buter Mathis rrezohet ne raundin e trete dhe ia hap ish te burgosurit udhen per kampion te botes.Lufta per titull te kampionit do te zhvillohej me 16 mars 1996.Ate qast ne salle shikuesit nuk erdhen per ta pare Frank Brunon por Mike tysonin tek po e kthente titullin e kampionit te botes.Secili deshironte te ishte deshimitar ne vendin e ngjarjes te kesaj ngjarjeje te madhe te boksit.Mike Tysoni ne ate nderkohe kishte veten ne qejt.Medison Square Garden do te mbushej edhe vetem po te dilja une ta mastruboja thoshte ai".Frank Bruno e kishte fituar titullin e kampionit WBC gjashte muaj me pare.Ishte matur njehere me Tysonin dhe kishte humbur ne rundin e pare.Meqi filloj dhe mas nje 20-30 sekondash Frank Bruno u gjend ne dysheme.Gjysme pa vetedije kerkoi qe dueli te vazhdonte.Ne raundin e dyte edhe beri balle.Mirepo,me mire po te mos e kishte vazhduar me.e rundin e trete Tysoni e kapi me nje kombinim prej 5 goditjesh resht dhe Bruno ra ne dysheme.Tysoni e ktheu titullin e kampionit ne WBC.Per Brunon ky ishte dueli i fundit ne karrieren pofesionale.Lendimet e pesuara te Brunos ishin te medha.Tai Tysoni kerkonte ede titullin tjeter ne WBA.Kundershtari i tij ishte kampioni i ketoj versioni,Bruce Seldo.Me 7 shtator 1996 bota do ta shihte edhe njeherene aksion Tysonin.Bruce Seldon nuk e kishte perseritur gabimin e Frank Brunos.E kishte marre nje grusht te forte ne rundin e pare dhe nuk ishte ngritur me deri sa arbitri kishte numeruar deri ne dhjete.Mike Tysoni e kishte kthyer 2 tituj nga 3 titujt te tij te kampionit.E donte te tretin dhe bashke me te e donte edhe zemren e Evander Holyfieldit.Gjithe karrieren kishte dhene deklarate te ngjajshme per ti tmerruar kundershtaret .Evander Holyfield e kishte degjuar deklaraten e Tysonit.Vetem kishte buzeqeshur.

    (Ne numrin e neserm:Duelet e Mike Tysonit me Holyfieldin dhe me Lennox Lewisin)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 05-07-2005 më 06:35

  20. #60
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[11]

    Mbani mend-po vjen Tysoni

    Mike Tysonon i kishte kthyer dy nga 3 titujt te botes ne xhep i kishte titujt Wba dhe Wbc dhe e donte edhe titullin e trete dmth IBF.Ishte njefare Evander Holyfield qe e zoteronte kete titull.Holyfieldin e kishte per hater sepse pikerisht ai e kishte rrahur James Buster Douglasin njeriun e vetem qe e kishte rrahur Tysoni.Holyfieldi ne karriere i kishte zhvilluar 26 meqe prej te cilave 25 i kishte fituar.Ai kishte nje telash,Zemren.Mjeket toshin se "zemra e tij eshte plumb i shpezuar.Me miliona njere vein baste per Holyfieldin dhe Taysonin,gazetaret thonin se e prisnin edhe nje fitore te re te Tysonit.Njehere ne raundin e paretysoni e qelloi muskulozin Evander Holyfield por e duroi goditjen,madje edhe ai nisi t'ia kthente aty ketu.Mike Tysoni nuk po mund ta qellonte me force kundershtarin e tij dhe behej me nervoz.Deri ne raundin e 11 pastaj Tysoni u rrezua.Per Mike Tysonin ishin vetem dy ngulleshime.30 milione dollare qe thoshin se i kishte fituar pas ketij dueli dhe nje gruai qe i rrinte prane qe quhej Monica Turner.Monica do t'i lindte se shpejti Tysonit vajzen Reynan dhe te birin Amirin.Meqi i ardhshem u caktua me 28 qershor 1997.Kete here turma ishte ne anen e Holyfieldit.Mirepo,Tyson kete here ishte me i pergaditur.Holyfield nuk po mund ta qellonte kundershtarin .Ne raundin e 1 e qellon nen brez,ne raundin e 2 e qellon me koke.Nga arkada e Tysonit fillon te dale gjak.Tyson ne raundin e 3 e qellon disa here Evanderin,pastaj Holyfield i shmanet luftes se drejteperdrejte duke e kapur Tysonin ne klinq.Pernjehere bota sheh ate qe nuk e kishte pritur.Mike Tyson ia kafshon veshin rivalit.Arbitri lejon qe dueli te vazhdonte.Ankesat nuk ndalen.Mike Tyson e kafshon edhe njehere veshin Holyfieldit kete here ia kishte copetuar nje pjese te veshit.Tysoni diskualifikohet.Ai ankohej kishe Holyfieldi i kishte bere hile.Boksieri Evander i nenshtrohet operacionit.Mjeket amerikane e bejne te pamunderen per t'ia copezen e kafshuar.Pas nje vite e gjysme Mike Tysonit i ndalohet te boksoj.Pastaj ai kthehet serish ne ring.Me 16 janar 1999 ,e nokauton Francois Bothan ne raundin e peste,pastajme 23 tetor Orlin Norrisin ne raundin e pare,me 2000 e nokauton Julius Francisin raundin e 2,Luo Svaresen ne raundin e pare dhe Andrew Golothan ne raundin e 1,dhe me 13 tetor 2001 i del ne mejdan Brian Nilsen i Danimarkes te cilin e rrezon ne raundin e 7.Megjithate,emri i tij kishte marre nje njolle te pahijshme.Nderkohe,ai serish,per te treten here,deshironte titullin e kampionit.Mirepo,tani titullin e mbante dikush tjeter.Nje boksier i quajtur Lennox Lewis.Ai ishte i gatshem per Mike Tysonin.Mike Tyson ishte i gatshem per pension.

    (Ne numrin e neserm:Qfare ishte fundi i karrieres se Tysonit?Cilat ishin fajet e reja te tij?)

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  4. Tërhiqet nga boksi ukrainasi, Vitali Klitschko
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •