Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)

    Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve

    E Premte, 10 Qershor 2005 (KORRIERI)

    Nga Fatos LUBONJA

    Sa me shume afrohet dita e zgjedhjeve aq me shume po behet e qarte se propaganda elektorale socialiste po i mbeshtet perpjekjet e saj per te ndikuar ne opinionin e zgjedhesve, por edhe ne opinionin e te huajve, por edhe ne thirrjen ndaj LSI per "kthim ne gjirin e familjes" mbi ate qe me dy fjale artikulohet si "rreziku Berisha". Nderkaq, paradoksalisht, sa me shume flitet per kete rrezik aq me pak ky racionalizohet dhe kontekstualizohet, dmth analizohet se cfare do te thote ne kontekstin qe po jetojme, i cili, pa dyshim, eshte i ndryshem nga ai i fillimviteve '90 dhe i '97-es.

    Nese do ta perkufizonim me dy fjale ate qe socialistet e quajne "rreziku Berisha" ky eshte evokimi i imazhit te nje lideri politik autoritar qe, me etjen e tij per pushtet absolut e te pakontrollueshem, ve ne rrezik lirite e te tjereve e qe, po ashtu, e ka te veshtire, ne mos te pamundur, te kthehet nga rruga e tij edhe nese kjo eshte e gabuar. E per kete rikujtohet '97-ta. Por ky imazh nuk ballafaqohet nga socialistet me realitetet e sotme, me dinamikat e reja qe jane krijuar, per te na shtjelluar, midis te tjerash, edhe modalitetet se si mund te kthehet ne akt ky rrezik potencial. Ay mbahet ne nivele iracionale, mistifikuese, si frike e kthimit ne nje te kaluar. Mendoj, prandaj, se perderisa flitet kaq shume eshte detyre te merret ne analize ai qe quhet "rreziku Berisha" per te zberthyer me mire kohen dhe problemet qe po jetojme, por edhe sepse keshtu do te mund te vihet ne peshoren e avantazheve dhe disavantazheve te sejciles parti garuese.

    Sipas meje jane te shumta temat e debatit qe hap ballafaqimi i imazhit te quajtur "rreziku Berisha" me realitetin e tete vjeteve qeverisje socialiste. Ne kete shkrim nuk pretendoj ta shteroj, por thjeshte te provokoj reflektimin mbi kete ballafaqim.

    Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve

    Sipas meje socialistet duke folur per "rrezikun Berisha" harrojne nje ane tjeter te medaljes qe, jocuditerisht, po mbetet ne terr pasi, jo vetem socialisteve, por edhe demokrateve, nuk u intereson te ndalen e te diskutojne per te. Sipas meje pranimi i "rrezikut Berisha" duhet pare edhe si nje nga provat me eksplicite te deshtimit te socialisteve ne ndertimin e shtetit ligjor, ne ndertimin e institucioneve demokratike. Nese nje person i vetem ne krye te nje partie e rrezikon kaq shume vendin me ardhjen e tij ne pushtet kjo tregon se, pas tete vjetesh qeverisje, ne nuk jemi te mbrojtur ne te drejtat dhe lirite tona nga individet e rrezikshem qe personalizojne institucionet. Ngritja e rrezikut Berisha si pretendimi me i forte per te rimarre voten edhe nje here tregon se socialistet pranojne se ne Shqiperi nuk eshte kryer ende ndarja e pushteteve, se nuk kemi as nje gjyqesor te pavarur, as nje legjislativ qe kontrollon ekzekutivin, as nje media te pavarur as nje ndarje kompetencash ne adminstrate midis drejtuesve politike dhe specialisteve te administrates dhe as opozite e shoqeri civile te vertete, por gjithshka na u rrezikoka nga ai qe behet kreu i ekzekutivit njelloj si dikur nga kreu i partise shtet. Pra, thirrja se me Berishen vendi do te futet ne anormalitet prandaj socialistet duhet te mbesin ne pushtet mban si ane tjeter te medaljes faktin se, sipas vete socialisteve, vendi vazhdon te ndodhet ne nje anormalitet dhe rrezik te plote. Ne kete kontekst rreziku Berisha nuk eshte gje tjeter vecse nje reflektim ne pasqyre i rrezikut Nano, i rrezikut Rama etj. qe po i jetojme perdite si rreziqe ne akt, jo ne potence, te personave qe personalizojne institucionet, anashkalojne ligjet, lidhen me krimin dhe abuzojne me pushtetin. "Rreziku Berisha" ekziston, por ngulmoj se duke u transferuar ne '97-ten ai eshte nxjerre qellimisht jashte kontekstit. Ne kontekstin aktual, sipas meje, zorr se mund te abuzohet me teper se kaq sa c'po abuzojne socialistet me pushtetin.

    Rreziku Berisha dhe rreziqe te tjera

    Ne kontekstin e trajtimit te rrezikut Berisha si deshtim i socialisteve nuk mund te mos vihet ky rrezik perballe atyre qe mund te quhen rreziqet e tjera qe po kalon vendi. Nuk pretendoj te rendis ketu tere ata qe mund te quhen rreziqe te tjera. Ky shkrim, sic e thashe, me shume pretendon te nxise nje debat sesa ta shteroje ate.

    Por nuk mund te mos kemi parasysh se perballe rrezikut te nje Berishe autoritar, duhet te veme ne krahun tjeter te peshores rrezikun qe paraqet sot lidhja e politikes me krimin ne formen e asaj qe tashme te gjithe e quajne "shteti i kapur nga mafia", cka nenkupton jo thjesht korrupsionin e individeve ne pushtet, por ndertimin e nje sistemi te lidhjes se krimit ekonomik me politiken. Pyetja qe mund te shtrohet eshte: a mund te jete i rrezikshem Berisha nderkohe qe ka perballe nje mafie ekonomike qe ka kapur shtetin, por edhe shumicen e mediave, e qe sot per sot eshte kundershtare me te, apo mos ndoshta ai rrezikon te behet i rrezikshem pikerisht sepse mund te shtjere ne dore kupolen e kesaj mafieje e ta vere ate ne sherbim te pushteti te tij? Apo, mos valle ne vend te kesaj mafieje do te tentoje te vendose ne krye te krimit ekonomik te lidhur me politiken njerezit e tij? Ne te tre rastet nuk mund te mos kemi te bejme perseri me treguesit e nje deshtimi te socialisteve. E ketu fjalet e Nanos e Rames mbi rrezikun Berisha mund t'i perkthejme ndryshe si rreziqe per mafien e tyre dhe parine rrotull tyre me shume sesa si rreziqe per vendin.

    Ne fakt, ekziston edhe nje rrezik tjeter per te gjithe ne. Nese vertet Berisha do te synoje, ashtu sic premton, te eliminoje kete mafie, do te duhet te marre parasysh rrezikun qe paraqet ndeshja me te; sepse ne momentet kur do te kerkoje te forcoje shtetin ligjor dhe te coje ne dyert e drejtesise kriminelet e lidhur me politiken dhe politikanet e lidhur me krimin, atehere mafia do te filloje te behet shume me virulente e mund te marre edhe jete njerezish, sikurse ka ndodhur edhe gjetke- e perseri ketu nuk kemi te bejme vecse me pergjegjesi socialiste qe na ka cuar deri ne kete gjendje. Nje elementi i rendesishem i kesaj pergjegjesie eshte edhe fakti se socialistet ne vend qe te benin drejtesi per krimet qe pretendojne sot me te madhe se ka kryer Berisha ne '97-ten e '98-ten filluan ta mbajne e tundin rrezikun Berisha si dordolec me njeren dore per t'i hapur rrugen dores tjeter te kryeje abuzime skandaloze me pushtetin ne krye te mafies se vjeter e te re. Kjo strategji, pas tete vjetesh, ka instaluar sistemin e pandeshkueshmerise qe po behet gjithnje e me i rrezikshem per tu thyer.

    Rreziku Berisha si mosrrezik per te keqen

    Personalisht ajo qe me tremb me shume ne kontekstin aktual nuk eshte autoritarizmi i Berishes, por nese Berisha do te kete, po te vije ne pushtet, autoritetin dhe forcen e duhur per te mos u bere vegel e sistemit qe kane ngritur e sofistikuar socialistet ne keto tete vjet. E ketu vijme tek ajo qe do ta quaja "rreziku Berisha si paradoks" qe lidhet me paradoksin se nderkohe qe Berisha paraqitet si djalli mbi toke, ky edhe ne sondazhet e manipuluara nga socialistet paraqitet si pretendenti kryesor per te marre pushtetin- cka flet vete se sa poshte kane rene socialistet.

    Ne fakt nje nga paradokset me te frikshme qe kemi jetuar ne keta katermbedhjete vjet eshte fakti se per te shpetuar nga nje e keqe qe na ka pllakosur ne i jemi drejtuar nje te keqeje qe kemi menduar se e kemi hequr qafe. Askush nuk e ka menduar ne vitet 1991- 1992 se Partia e Punes e kthyer ne Partia Socialiste do te shnderrohej aq shpejt nga nje parti e kriminalizuar ne partine ku do te mbeshtetej shumica per tu mbrojtur nga regjimi autoritar qe ndertoi Berisha. Aresyeja kryesore pse u mbeshtetem ne ate parti ishte se Shqiperia nuk kishte forca intelektuale dhe njerezore, te ndryshme ne thelb nga ish-komunistet qe udhehiqnin Partine Socialiste, per te ndertuar parti alternative. Dhe fakti qe shoqeria u mbeshtet kryesisht tek ajo parti dhe nuk krijoi dot dicka tjeter nuk qe pa pasoja. Imoraliteti i thelle i futur ne frymen e asaj partie e ne individet rrotull saj ne periudhen komuniste nuk mbeti pa i nxjerre kryet. Te degjosh sot ish-studentin Pandeli Majko qe me 1991 mori pjese ne greven e urise per heqjen e emrit te Enver Hoxhes Universiteti te Tiranes, te na glorifikoje, ne petkun e ministrit socialist te mbrojtjes, Enver Hoxhen, kjo eshte prove se e keqja, si mungese moraliteti, ne Shqiperi nuk eshte shkulur rrenjesh, perkundrazi po jeton nje proces degradimi. Sipas meje nje nga shkaqet kryesore qe vendi ndodhet sot perpara kesaj krize te rende te vlerave qe eshte edhe ne rrenjen e krizes ekonomike qendron pikerisht ne faktin se nuk pati mundesi ta gjeje shpetimin me 1997 nga dicka qe te mos ishte nje ish e keqe.

    Ne kete kontekst historia duket se kerkon te perseritet. Nuk eshte e para here qe ne luften tone politike te periudhes postkomuniste nje e keqe kerkon te mbroje pushtetin duke folur me te madhe per rrezikun e kthimit te se keqes tjeter. Te njejten gje e ka perdorur edhe Berisha kur e identifikonte kthimin e socialisteve ne pushtet me 1996 me kthimin e rrezikut komunist. Madje kjo ka patur mjaft sukses edhe tek te huajt, sic ka rrezik te kete edhe tani. Ky "rrezik" ka qene nje nga faktoret qe Perendimi i pranoi zgjedhjet e 1996-tes, ndonese ato ishin manipulimi vete. Prandaj, per ironi te fatit, ashtu sikurse ne shume gjera te tjera, edhe ketu Berisha paguan sot modelet qe ka krijuar vete para disa vjetesh. Mirepo keto modele dhe imitimi i tyre, po t'i veshtrosh me thelle, jane tregues te paaftesise sone per te dale nga qerthulli vicioz i thirrjes se te keqes per te na shpetuar nga nje e keqe me e madhe, pasi dy gjysmat, po t'i veshtrosh nga pak me larg, nuk jane tjeter vecse pjelle e nje te tere: pasoje e pesedhjete vjeteve degradim moral e intelektual te shoqerise.

    Per keto paradokse e rreziqe mendoj se duhet folur me racionalisht e me kontekstualisht kur flitet per "rrezikun Berisha" ne prag te ketyre zgjedhjeve. Kurse keshtu si po flasin ata qe pretendojne te na shpetojne nga rreziku, nuk bejne gje tjeter vecse vertetojne se jane rreziku vete.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fatos Lubonja shkruan gjate, por si zakonisht i pelqen te analizoje me "duart e lara", por harron qe 8 vjet me pare, vete Fatos Lubonja ishte ne krye te "Komiteteve te Shpetimit" dhe 'Forumeve per Demokraci", qe u krijuan pikerisht per ta cliruar Shqiperine nga "diktatori Berisha", nga "krimineli Berisha", nga "hajduti Berisha". Sot Lubonjes i duhet qe ashtu si ai qeni rrugac, te lepije ato qe ka vjelle nga goja 8 vjet me pare.


    A e clirove Shqiperine nga Berisha Zoti Lubonja, ne keto 8 vjet qe Berisha nuk pa pushtet me sy?

    Sot bilbili kendon nje kenge tjeter, pasi ndryshe nga Nano e kompani qe u ka marre koka here, Lubonjes nuk i ka marre koka ere. Duhet te jemi te afte qe te hame buke ne te gjitha sistemet apo jo?

    Po te te kishte ngelur nje fije dinjiteti zoti analist, do t'u rrefeje shqiptareve se per ke do te votosh ne keto zgjedhje. Mos u dridh dhe perdridh neper fjale dhe "analiza", por tregoju shqiptareve, per ke do te votosh dhe perse do te votosh per ate parti apo kandidat. Ti them keto, pasi ju analistet e paket te tiranes qe numeroheni vetem me gishtat e nje dore, kujtoni se njerezit jane velur nga politika dhe nga Berisha dhe Nano, por ju genjen mendja, pasi me shume se Berisha dhe Nano ata jane velur nga njerez si ju, qe i ndryshoni rreshtat si t'ua diktoje koha dhe puna.

    Nuk ju takon ju zoteri qe te flasesh per rrezikun Berisha, pasi kontributi juaj per shkaterrimin e shtetit ligjor ne 1997 dhe ngritjen e atyre qe sot i quan "mafioze" nuk ka qene vetem ne kuadrin e "kartes se gazetes".

    Shqiptaret jane popull qe duron shume, por nderin dhe drejtesine e vene gjithmone ne vend. Mbaji vesh keto fjale qe te them, se ndryshe nga ty, une nuk u fshihem shkrimeve te mia te bera vite me pare.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Liri fiktive e penguar me ligj

    Liliana Hoxha

    (Antimafia: Mos u lodhni me pyetjen eshte ajo, apo nuk eshte ajo.
    Po ajo eshte. Burri i Sokol Hoxhe , Liliana Hoxha.)

    Vetėm njė kryeministėr diktator nė njė demokraci fiktive si jona, nuk do tė largohej thjesht prej moralit tė tij pas 8 vjet qeverisjeje realisht katastrofė kombėtare e korrupsionit, duke mbajtur pushtetin me manipulim, edhe kundrejt njė lėvizje masive si kurrė ndonjėherė : Nano ik.

    Fushatė acaruese nė manipulim tė opinionit public

    Edhe pse tė sanksionuar ndarjen e pushtetit nė vazhdimėsi me ligj, edhe pse Nano ėshtė i ndėrgjegjshėm qė erdhi ēasti i Berishės, klima e fushatės elektorale nuk ėshtė ajo qė me hipokrizi manifestuan kongreset e tyre.
    Truku i vjetėr psikologjik ndaj kundėrshtarit, sidomos pėr elektoratin ėshtė siguria e fitores ndaj tij. Ndaj ėshtė legjitime qė ai qė ndihet madje ėshtė i sigurt pėr humbjen, tė luajė fituesin, por nė ruajtje tė etikės sė domosdoshme qytetare civile. Eshtė pikėrisht kreu socialist, e pikėrisht kryeministri shqiptar Nano qė nė tė kundėrt nuk ruan etikėn as ndaj opozitarit Berisha, por edhe ndaj LSI-sė, duke i akuzuar tė larguar nga vatha e tij pėr inat. Kundrejt principialitetit siē duket deri mė sot pėr moskompromis me korrupsionin, pėr alternativė tė tretė tė mirėfilltė progresive tė zgjidhjes shqiptare. Tė quash gjarpėrinj, djem tė mrekullueshėm si Pėllumb Xhufi e Sokol Nako etj. Politikanė me karrierė brilante qė mbeten pėrherė tė pastėr, do tė thotė qė qėllimet e kryeministrit tonė pėr interesat e veta kapėrcejnė edhe interesat kombėtare. Jo vetėm tė kompleksuar prej kultit tė tij, por tė zgjedhur posaēėrisht pėr moralin e tij bashkėpunėtorėt socialistė sillen si Nano tė vegjėl nė zonat pėrkatėse zgjedhore. Ministri i Rendit akuzon rėndė pėr trafiqe tė paligjshme zonjėn Kryemadhi, pikėrisht vetėm pėr fushatė elektorale, pėr ēka duhej tė ishte penalizuar nė rast vėrtetėsie. Qėndrimeve tė tilla nėpėrmjet fushatave thashethemesh e shpifjesh tė paskrupullta duhet tė revoltojnė tė gjithė shqiptarėt, pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsinė e atij qė flet dhe pėr ēka flet, pėr ndershmėri dhe gjithmonė nė synim tė interesit tė pėrgjithshėm. Personalisht fyerjet ndaj tjetrit nuk i toleroj edhe pse detyrohem t’i them tė vėrtetat me emrin qė kanė. Nė qoftė se kanė gėlltitur ēdo fyerje prej kryeministrit, qeveritarėt e kongresmenėt e tij tė gjunjėzuar prej fajėsisė tė pėrbashkėt korruptive, kėtė nuk mund ta gėlltisim tė gjithė.

    Nano- Rama, nxites te terrorit psikologjik

    Ndryshuar ose jo Berisha, ēka duket sikur shqetėson Nanon ėshtė pikėrisht ky i fundit qė mbjell tension, filluar qė me kongresin e PS-sė e vazhduar me tė njėjtin sistem terrori psikologjik pėr rrezikun Berisha ndaj opinionit publik, ēka do tė thotė qė ai nxit me ndėrgjegje elektoratet kundėr njėri tjetrit, pėr kaos nė klimėn parazgjedhore me shpresė makabre tė vjeljes sė votave, aluduar pėr fitore prej frike.
    Po me tė njėjtėn logjikė operon vizionari i PS-sė, faktori Rama, pėr ēka duhet tė bėjė kujdes tė mos ēfaktorizohet si kredibilitet politik.
    Si e demaskuar keq pėr vartėsi ndaj Nano shantazhit, (kuptohet qė pret i nėnshtruar me sigurinė e projekt precipitimit tek modeli pluralist dypartiak, pėr tė marrė kontrollin e PS-sė kur ai t’ia ketė lėnė vetė) qė s’ka pastėrtinė e nevojshme morale pėr tė qenė konstant nė iniciativat politike lėnė ēuditshėm gjithmonė nė mes.

    Nano – Rama i bėjnė thirrje Berishės qė edhe pse tetė vjet nė opozitė ai duhet tė dalė nė pension. Madje i rekomandojnė qė me ketė rast tė hyjė nė jetė, jo si deri tani jashtė saj prej natyrės pa vese e sterile prej asketi. I rekomandojnė tė ulet nė trotuar, tė lexojė gazetėn e tė pijė kafe. Madje tė reflektojė kėshtu edhe pėr fajet e ‘97.
    Ky sulm absurd nė tallje tė pastėrtisė morale, pėr mė tepėr tė kryetarit tė opozitės, pėr t’u mbrojtur pėr degradimin e tyre ėshtė poshtėrim qė na bėhet tė gjithė ne shqiptarėve. Tepėr i ndjeshėm nė pikat e dobėta, Nano na paraqet martesėn e tij tė dytė si virtyt. Kundrejt filozofisė apo orgjisė mendore e morale tė tij qė shpalos me tallje publike:
    Berisha nuk ndėrron dot gruan e tij e jo tė ndryshojė Shqipėrinė! Ky sakrilegj ndaj nderimit tė shqiptarit pėr familjen, konsideruar si e shenjtė e mbi gjithēka fyen sė tepėrmi opinionin publik, i cili realisht ka qenė tepėr tolerant dhe i emancipuar ndaj martesave tė kryeministrit Nano si ēėshtje private tė tij. Por nėse martesa e parė ishte fatkeqe nė plan personal, nė plan tė pėrgjithshėm Nano dėshmoi pėr atė kohė reformator mocionist i sinqertė edhe pse i burgosur i atyre viteve.
    Ēka me martesėn e dytė, pėrveē se proceseve farse e manipulative si katarsis etj ka martuar popullin shqiptar me humnerat agjenturore mafioze e kriminale tė shitjes sė Shqipėrisė. Maskuar e gjithė kjo me aspektin e rėndomtė tė korrupsionit e tė degradimit moral kombėtar. Kėto jo vetėm qė nuk janė tė drejta tė tij, ( siē do tė ishin po tė donte dhe 20 martesa vetėm pėr lumturi personale) por kėto janė ēėshtjet tona pėrpara tė cilave ai do tė mbetet historikisht pėrgjegjės.
    Kjo do tė thotė qė Nano pretendon se Berisha do tė mbahet mend nga shqiptarėt me ‘97, ēifti i ri kryeministror do tė mbahet mend netėt nė night club e casino (edhe nė data tė tragjedive kombėtare) dhe ditėn nė shou bamirėsi dhe grabitje tė pasurisė kombėtare sa tė mundin deri nė 3 korrik. Nė rast humbje tė pushtetit tė kenė monopolin e kontrollit ekonomik shqiptar me tė cilin mund tė blejnė edhe presidencėn e ėndėrruar.
    Gjithēka mund tė blejė Nano, por kurrsesi emrin e mirė.
    Ndaj mbetet vėrtet qė Berisha tė bėjė kujdes qė t’i japi mundėsi shqiptarėve ta kujtojnė edhe pėr mirė nė tė ardhmen pas 3 korrikut.

    -------------------------------------------------

    Nga inati vjehrres, vate e fjeti me mullixhiun -thote populli.

    Une deri tani kam qene i mendimit se kjo shprehje nuk qendron, pasi kam patur idene se ajo nusja e fjales urte, shkonte te mullixhiu ngaqe i zbatonte "Kamasutren" fjale per fjale dhe mosmarrveshjet me vjehrren i nxori si preteks kur e zune me "presh" ne dore.

    Por ky shkrim i Liliana Hoxhes, me beri ti rimendoi edhe nje here hipotezat e mia.

    Liliana Hoxha e urren aq shume te vjehrren Nexhmijen, saqe cdo goditje qe i ben ish-zevendesit te Nexhnmijes ne Insitutin e Studimeve Marksist-Leniniste dhe njekohesisht djalit te saj shpirteror Fatos Nano , i duket si goditje ndaj Nexhmijes.

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Fatos Lubonja.... si i thonin asaj shprehje.... beji nonen qe te te thothe babe...
    kete ka bere tosi dhe i jati gjithashtu. nje qen qe e zgjodhi anen me sy te mbyllur, perdori veten shqisen e nuhatjes, andej nga ishte kocka e qelbur andej shkoj.
    Nuk eshte i vetmi ama, te tjere jane ne kra te Sales, si p.sh. Lesi.
    Te vjen te shkulesh qimet qe ai legen do behet deputet me voten PD.
    Kjo eshte politika, dhe pjesa e qelbur e saj. Per hire te respektit per Saliun dhe PD-ne,
    duhet te percjellim "te vjella" si Lesi.
    Shpresojme te dali per mbare........... se si shume cakej jane verdalle Sales......

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. 1 nga qindra Plenumet kokmish-ngrenese..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 05:13
  4. Nano: Shqipėri e Madhe - dėshtim pėr tė gjithė shqiptarėt
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-05-2005, 09:43
  5. Koko kokodhima dhe Lubonja
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •