Me shkas per rriqnat "krime kongo"

ETHET HEMORARGJIKE: AKUZAT DHE HESHTJA…

VIKTIMA E PARĖ E ETHEVE HEMORARGJIKE VDIQ NĖ QKUK




Nga Flori Bruqi

e-mail:floribruqi@hotmail.com

Shėnohet viktima e pare nga ethet hemorargjike pėr ketė vit nė Kliniken e sėmurjeve infektive tė QKU tė Kosovės nė Prishtinė,si pasojė e kafshimit nga rriqrat,ndėrsa 4 persona tė tjerė janė nė gjendje tė rendė shėndetėsore,
Profesor dr.sc.Salih Ahmeti,infektolog tha se aktualisht nė Klinikė janė tė shjtrirė 47 persona tė kafshuar nga rriqrat,4 4 prej tė cilėve janė nė gjendje tė rendė shėndetėsorte.
Zyrtarėt shėndetėsorė konfirmuan edhe vdekjen e Hasan Haqif Cahanaj(33 vjeēar)i cili ishte shtrirė nė spital para 3 ditėsh.
Sipas drejtorit tė Klinikės infektive,professor dr.sc Bajram Muharremi,ishte bėrė gjithēka e mundur pėr ti shpėtuar jetėn Hasnit,mirėpo sėmundja kishte arritur fizikėn kritke kur menjeherė pasi kishte arritur nė QKUK.Ai kishte arritur nė QKUK nė kėmbė tė veta,mirėpo nė gjendje tė keqe shėndetėsore…”Nuk ka pasur ēka tė bėhet mė tepėr sepse sėmundja veē ishte zhvilluar kur ka arritur” tha professor Muharremi.
I gjithė stafi ėshtė i trajnuar dhe i mobilizuar qė tė jetė nė shėrbim tė pacientėve.
Nė Klinikėn infektive deri tash janė paraqitur mbi 200 pacientė qė kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore.Zyrtarėt shėndetėsorė thonė se janė duke bėrp tė pamundshmėn qė pacientėve t’iu ofrohet ndihma.
Pėr t’iu dale nė ndihmė pacientėve tė shtrirė,MSHK(Ministria e Shėndetėsisė sė Kosovės) po mundohet tė sigurojė doza tė ilaqit RIBAVERINĖ,ilqa ky qė ndikon nė forcimin e imunitetit tė pacientit qė nevojitėn nė mėnyrė urgjente.
Tė hospitalizuarit deri tash nė kėtė klinikė janė nga rrethi i Malishevės,Drenasit,Klinės,Rahovecit,si dhe 2 raste tė pickimeve nga Matiēani dhe Dabisha.Rastet janė pra nga zonat endemike tė cilat kanė qenė edhe nė tė kaluarėn.
Sipas informacioneve qė posedon autori i kėtyre rreshtave,drejtori i Drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Pėrkujdesje Sociale nė vushtri Mr.sc.Hamit Xhaferi,tha se “…nė Qendrėn kryesore tė mjekėsisė familjare nė Vushtri ėshtė caktuar shtabi emergjent pėr trajtimin e pacientėve nga pickimi i rriqnave.Gajtė pėriudhės prill-maj 2005 nė QKMF ndihmė shėndetėsore nga pickimi i rriqnave kanė kėrkuar 28 persona,tė cilėt janė trajtuar dhe nuk kanė pasur komplikime tė mėvonshme,ndėrsa dy raste prej tyre janė transferuar nė Prishtinė”tha Xhaferi.
Nė bashkėpunim me Drejtoritė e arsimit tė Kosovės dhe tė Institutit Kombėtarė dhe Regjional tė Shėndetit publi tė Kosovės, mė qėllim tė parandalimit tė sėmundjeve infektive lypset organizuar qė nė disa lokalitete me theks tė vacantė nė shkolla dhe ambulance shėndetėsore tė bėhen analizat kimike dhe bakteriologjike tė ujit tė pijės,ku nė ato vende ėshtė konstatuar e nevojshme klorizimi i ujit tė pijshėm mė Safe granulate si dhe tė bėhėt dezinfektimi i ambijentit ambulantorė dhe spitalorė mė preparate dezinfektuese tė prodhuesve tė njohur botėror si bije fjala dezinfektantėt e “Borer chemie AG “ tė Zvicrės dhe “Schülke –Mayr”-it tė Gjermanisė.
Prapseprapė,strategjia kryesore ėshtė higjena ,e cila nėpėr spitale dhe ambulancat e shumta shtetėrore tė Kosovės janė shumė tė kėqija .Dezinfektimi,deratizimi dhe dezinsektimi i tė cilave bėhėt shkel e shko sa pėr letra(dokumentacion).
Duhet qė nė zonat endemike tė bėhėt urgjentisht DDD-ja si dhe tė ngritėt vetėdija e qytetarėve rreth ruajtjės dhe parandalimit tė infektimit.Personeli shėndetėsor i QKUK-sė bėnė apel qė ēdo person i pickuar nga rriqnat,gjithsesi tė lajmėrohet menjėhe[rė nė shėrbimet shėndetėsore.
Sipas profesorit tė infektologjisė Bajram Muharremit,problem i madh ėshtė identifikimi nėse njė persob ėshtė pickuar nga rriqna.Ai tregon se rriqna femėr ėshtė shumė mė e rrezikshme kur pickon sepse lėshon njė enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen,dhe nė kėtė mėnyrė infektimi mund tė zhvillohet pa qenė nė dijeni se ėshtė kafshuar nga rriqna.
Faza gjatė sė cilės mund tė zhvillohet infektimi ėshtė 5-7 ditė.Pas kėsaj,varėsisht prej imunitetit qė ka krijuar personi,mund tė zhvillohet infektimi.Sipa literatures pėr sėmurjen nė fjalė e rendėsishme ėshtė tė zbulohet mė kohė pickimi nga rriqna,sepse nė kėtė mėnyrė shumė mė lehtė mund tė parandalohet infektimi.
Edhepse ėshtė shpallur gjendje alarmante e etheve hemorargjike,drejtori i Klinikės infektive mė siguri tė plotė thotė se nuk ka vend pėr panic,dhe se gjithēka ėshtė nėn kontroll.
Numri i tė pickuarve deri sap o raportojmė pėr Alb-Shkencė dhe Art-Café nė QKUK ėshtė 242 deri nė orėt e drakes sot.Prej tyre,40 janė hospitalizuar ndėrsa 17 janė lėshuar me shėndet tė mire.Tash pėr tash janė 27 pacijentė tė shtrirė…
MSHK –ja ka bėrė porosinė e sigurimit tė 300 dozave tė ilaqit Ribavirinė nga SHBA-tė.
Ribavirina ėshtė njė bar eksperimental i cili si ilaq antiviral i jepet pacientit pėr forcimin e imunitetit tė tyre.Nuk ėshtė bar adekuat pėr kėtė gjė,[por ndihmon sadopak.

Nė fund mund tė themi se nė Komunėn e Lipjanit janė bėrė parapregatitjet pėr fillimin e sezonit veror dhe se pushuesve mė sėmundje lėkure,hunde e veshi u ndalohet hyrja nė pishina…
Do tė ishte mire qė pėr hirė tė lėxuesve ndonjeri nga shkencėtarėt tanė(infektologėt dhe epidemiologėt Kosovarė) qė disa sish janė edhe anėtarė tė forumit tė shkencėtarėve nė internet si bije fjala nė “ALB-ShKENCĖ” tė shkruajnė diē dhe njėherit ta njoftojnė opinionin pėr rriqrat “krime kongo”,qė kanė kapluar Zonat endemike ku ishin forcat Ruse tė Nato-sė.


http://floart.blogspot.com
http://flori-press.blogspot.com