Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1

    Programi mësimor për degën e informatikës

    Prsh, jam shume i interesuar per boten e informatikes, megjithese nuk kam bere universitet per kete dege. Prandaj nqse ndodhet dikush qe studion per informatike ne Tirane apo ne ndonje universitet tjeter, do isha shume kurioz te dija c'fare programi ndjekin. Pra, cfare lendesh, cfare gjuhesh programimi kane mesuar, sa matematike kane bere, a kane patur te bejne me database dhe inteligjence artificiale, etj. Faleminderit.

    Gjuha jone sa e mire,
    sa e embel sa e dlire
    ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------

    Pershendetje!

    Programet e informatikes ndoshta mund t'i gjesh ne faqet e internetit te universiteteve. Gjuhet e programimit qe mesohen varen nga universiteti, nga profesori dhe nga kushtet laboratorike. Me e rendesishmja eshte teoria e programimit ne pergjithesi. Matematika eshte nje pjese e pandare e informatikes dhe mund te them qe eshte voluminoze. Gjithashtu trajtohet teoria e bazave te te dhenave (database theory) si edhe teknikat e inteligjences artificiale, por edhe shume gjera te tjera.

    Te vafte mbare!

    -----------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #3
    Faleminderit zeus per informacionet, do doja pak me shume detaje. Per shembull, sa lende behen ne vit, c'behet ne vit te pare, te dyte, deri tek i pesti, cfare gjuhesh programimi, etj.

    Gjuha jone sa e mire,
    sa e embel sa e dlire
    ...

  4. #4
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Do të përgjigjem unë për UP-Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike--drejtimi Kompjuterikë, për ata qe studiojnë Informatiken në Shkencat natyrore nuk e di saktësisht se qka mësojnë, por per keta te Kompjuterikës po:

    Viti i parë:
    Matematika 1
    Bazat e elektroteknikës 1
    Fizika 1
    Programimi në C

    Matematika 2
    Bazat e elektroteknikës 2
    Fizika 2
    Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Viti i dytë:
    Matematika 3
    Bazat e matjeve elektrike
    Materialet elektroteknike
    Elektronika 1

    Elektronika digjitale
    Matematika diskrete
    Arkitektura dhe organizimi i kompjuterëve

    Viti i tretë:
    Mikroprocesorët dhe mikrokompjuterët
    Sistemet operative
    Bazat e të dhënave

    Rrjetet kompjuterike
    Programimi i orientuar në objekte
    Inteligjenca artificiale dhe programimi simbolik
    Kam shkruar vetëm lëndet obligative, ato zgjedhore jo.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    169
    Ne vit te pare Informatike tek Fakulteti i shkencave natyrore ne Tirane zhvillohen keto lende:

    Analize Matematike I Fizike
    Njohuri Kompjuterash
    Hyrje ne Informatike

    Analize Matematike II
    Fizike II
    Algjeber
    Strukture te Dhenash
    Elektronike Numerike

    Sic e shikon ne vit te pare ka shume matematike dhe fizike. Ne vit te dyte fillojne lende te tilla si C++, JAVA, Algoritmike, Probabilitet e Statistike, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gepardi : 09-06-2005 më 13:12

  6. #6
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Jo patjeter duhet te ndjekesh nje program te tille per te qene nje programues i suksesshem.
    Une do te keshilloja qe nese ke mundesi te mesosh ose Java ose C++ si object oriented languages. Dicka si XML, PHP per web programing. Mire eshte te studiosh pak Data Structures sa per te patur nje ide se cfare mund te ndeshesh. Sa per matematikat jane pjese e rendesishme por edhe nje nivel i ulet nuk behet pengese per nje programues te mire.
    Nese do te shikosh me shume se cfare mund te studiosh shiko faqen e shkolles qe shkoj une tek: http://www.cs.wisc.edu/ dhe te fundi shiko Couses.
    Pac fat dhe vullnet te forte se nuk eshte e lehte kur perpiqesh te mesosh vetem. Gjej nje shok dhe do ta kesh me te lehte kur diskuton me dike.

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Më poshtë mund të shikosh lëndët shkencore që zhvillohen për degën e shkencave kompjuterike në një universitet Amerikan, ku po studioj edhe vetë. Dega zgjat 5 vjet, me 3 vjet e gjysëm mësim dhe 1 vit e gjysëm praktikë në një firmë private. Çdo tremujor ka rreth 5 lëndë, 3-4 lëndë shkencore dhe 2-3 lëndë shoqërore. Më poshtë kam shkruajtur vetëm lëndët shkencore. Lëndët e tjera përbëhen nga gjuhë-letërsi, histori, ekonomi, komunikim, e lëndë të tjera shoqërore sipas dëshirës së studentit.

    _____________________________________________

    VITI I

    Tremujori i parë:
    - Analizë Matematike I
    - Hyrje në Shkencat Kompjuterike 1 (HTML, JAVASCRIPT)
    - Fizikë/Kimi/Biologji 1

    Tremujori i dytë:
    - Analizë Matematike II
    - Programim Kompjuterik I (C, C++)
    - Fizikë/Kimi/Biologji 2

    Tremujori i tretë:
    - Analizë Matematike III
    - Programim Kompjuterik II (C++ e avancuar, JAVA)
    - Fizikë/Kimi/Biologji 3

    _____________________________________________

    VITI II

    Tremujori i parë:
    - Analizë Matematike IV
    - Strukturat e të Dhënave
    - Themelet Matematikore të Shkencave Kompjuterike
    - Fizikë/Kimi/Biologji 4

    Tremujori i dytë:
    - Themelet e Sistemeve Inteligjente (Elektronika Digjitale)
    - Matematikë (Probabilitetet, Kombinacionet, Permutacionet, etj)
    - Metoda dhe Mjete të Avancuara Programimi (C, Unix, PERL, JAVA)
    - Fizikë/Kimi/Biologji 5

    Tremujori i tretë dhe katërt:
    - Praktikë

    _____________________________________________

    VITI III

    Tremujori i parë:
    - Algjebër Lineare (Matricat)
    - Arkitektura e Sistemeve I (ASSEMBLY, MIPS)
    - Koncepte të Gjuhëve Programuese (LISP, PROLOG, C++, JAVA)

    Tremujori i dytë:
    - Arkitektura e Sistemeve II (MIPS, VHDL)
    - Projektim dhe Programim i Orientuar në Objekte
    - Degë Specializimi (Lënda 1)
    - Fizikë/Kimi/Biologji 6

    Tremujori i tretë dhe katërt:
    - Praktikë

    _____________________________________________

    VITI IV

    Tremujori i parë:
    - Probabiliteti dhe Statistika I
    - Inxhinieri Softuerike (Teori)
    - Degë Specializimi (Lënda 2)
    - Etika në Botën Kompjuterike

    Tremujori i dytë:
    - Probabiliteti dhe Statistika II
    - Degë Specializimi (Lënda 3)

    Tremujori i tretë dhe katërt:
    - Praktikë

    _____________________________________________

    VITI V

    Tremujori i parë:
    - Degë Specializimi (Lënda 4)
    - Degë Specializimi (Lënda 5)

    Tremujori i dytë:
    - Inxhinieri Softuerike (Laborator I)
    - Degë Specializimi (Lënda 6)
    - Degë Specializimi (Lënda 7)

    Tremujori i tretë:
    - Inxhinieri Softuerike (Laborator II)
    - Degë Specializimi (Lënda 8)
    - Degë Specializimi (Lënda 9)

    _____________________________________________


    Degët e specilizimit zgjidhen nga këto më poshtë. Studentët duhet të përfundojne të paktën 2 degë specializimi, si dhe 3 lëndë nga degët e tjera. Degët më poshtë janë më kryesoret, por ka dhe të tjera për tema nga më të ndryshmet.

    Strukturat e të dhënave dhe algoritmet
    - Strukturat e të Dhënave dhe Algoritmet I
    - Strukturat e të Dhënave dhe Algoritmet II
    - Teoritë e Llogaritjeve (Automata, PDA, Pemët, etj)

    Inteligjenca Artificiale
    - Inteligjenca Artificiale
    - Inteligjenca Artificiale e Avancuar
    - Klasë tjetër për kompjuter

    Bashkëveprimi i njerëzve me kompjuterat
    - Psikologjia e Përdorimit të Kompjuterave
    - Paraqitjet Grafike për Përdoruesit (GUI)
    - Klasë tjetër për kompjuter

    Llogaritje Numerike dhe Simbolike
    - Analizat Numerike
    - Llogaritje Simbolike të Aplikuara
    - Klasë tjetër për kompjuter ose matematikë

    Sistemet Operative
    - Programim i Njëkohshëm (bashkëveprues)
    - Sistemet Operative
    - Rrjetet Kompjuterike ose Administrimi i Sistemeve

    Gjuhët e Programimit
    - Teoritë e Llogaritjeve (Automata, PDA, Pemët, etj)
    - Ndërtimi i Përpiluesave I (compiler)
    - Ndërtimi i Përpiluesave II


    Siç e shikon edhe vetë, programi mësimor është tepër i ngjeshur por nqs vërtet e ke me pasion informatikën, mëson t'i kalosh vështirësitë dhe përgatitesh mirë për vendin e punës. Studentët që mbarojnë shkollën jo vetëm që janë të përgatitur nga ana teorike, por kanë edhe 1 vit e gjysëm eksperiencë pune.
    Edi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2005
    Vendndodhja
    N'tok
    Postime
    2
    Ja ketu jane lendet qe ne i mesojme ne fakultetin e shkencave kompjuterike ne Universitetin e Europes Juglindore ne Tetove:

    Zbatimi i kompjuterit në komunikim I [web/HTML]
    Statistika e zbatuar
    Algoritme
    Programimi I [c++]
    Dizajnimi logjik i kompjuterëve
    PreCalculus
    Calculus
    Programimi II [C++ OOP]
    Matematika diskrete
    Arqitektura e kompjuterëve
    Sistemet e bazave të të dhënave
    Analiza numerike
    Sistemet operative
    E drejta e TI-së
    Etika
    Strukturat e të dhënave
    Sistemet e bazave të të dhënave të bazuara në web
    Programimi klient-server [PHP SQL]
    Menaxhimi i rrjetave
    e-Commerce
    Inxhinjeringu softverik


    Lendet Zgjedhore:

    Menaxhimi i bashkësive virtuale
    Forma të reja reklamuese
    GSM, UMTS dhe teknologjitë e gjeneratës së tretë
    E-Biznesi dhe ekonomia e rrjetave
    Modelet e biznesit në internet
    Trendet e teknologjive dhe parashikimet
    Modelet e shpërndarjes së mësimit elektronik
    Përshtypjet shoqërore dhe kulturore të ICT-së së re: ndarja digjitale
    Dizajnimi i web-faqeve: teori dhe praktikë
    Hyrje në teorinë e gjuhëve formale dhe Automata
    Sistemet multimediale
    Modelet e internet biznesit
    Teknologjitë e Web-it
    Hyrje në Linux
    Avancime në përdorimin e Teknologjisë së Informimit

    per me shume informata:
    www.see-university.edu.mk

  9. #9
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    o njerez programet qe ndiqni nuk kane vlere per nje njeri qe sdo ta ndjeki ate shkolle.
    Keshilla me e mire per nje njeri qe do te merret me informatike per hobi eshte te ndjeki nje hyrje nga lart-poshte cka do te thote te mesoje te perdori mjetet qe i nevojiten per te krijuar programe si kompilerat etj, pastaj te mesoje nje gjuhe programimi pastaj te lexoje libra per te avancuar ne fushen qe do.

    Zkaonisht shkollat bejne te kunderten fillojne me njohurite mbi matematiken si eshte e ndertuar paisja qe do te te pergjigjet ty e me radhe.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga qoska
    o njerez programet qe ndiqni nuk kane vlere per nje njeri qe sdo ta ndjeki ate shkolle.
    Keshilla me e mire per nje njeri qe do te merret me informatike per hobi eshte te ndjeki nje hyrje nga lart-poshte cka do te thote te mesoje te perdori mjetet qe i nevojiten per te krijuar programe si kompilerat etj, pastaj te mesoje nje gjuhe programimi pastaj te lexoje libra per te avancuar ne fushen qe do.

    Zkaonisht shkollat bejne te kunderten fillojne me njohurite mbi matematiken si eshte e ndertuar paisja qe do te te pergjigjet ty e me radhe.
    qoska,
    ne fakt keto programe mesimore me interesojne shume dhe i falenderoj shume pjesetaret per pergjigjet. Une thjesht doja nje ide te programeve qe ndiqen ne shkolla te ndryshme, te degjoja mendimin e studenteve qe studjojne aty, e te beja nje krahasim, se ndoshta mund te hyj per ndonje degree.

    Jam dakord me EdiR qe behet me shume matematike se c'duhet, e mendoj se nje matematike e nivelit te gjimnazit do te qe e mjaftueshme. Ndoshta duke shtuar nje lende per matematiken diskrete. Ato lendet tek web sajti i Wisconsinit ishin shume interesante ma merr mendja se vetem ato me hyperlinke behen aktualisht.

    edspace,
    Shume interesant programi i shkolles suaj, dhe gjeja me e mire eshte qe beni praktike ne kompani. Me duket program vertet i perkryer: 5 vjet me nga tre simestra perfshire dhe internshipin. Vetem se ja kane shkelur pak me analize matematikore dhe me fizike/kimi/biologji. Ndoshta ju hyn ne pune po mua me duket pak si shume Edhe gjithashtu sikur s'mu duk se beni rrjetet kompjuterike, as ndonje lende per robotet e softwarit ose agjente nuk vura re. Po embedded systems, metodat formale, e-commerce, dhe programet e accounting/logistics, i keni permendur?

    Gjithe te mirat

    Gjuha jone sa e mire,
    sa e embel sa e dlire
    ...

  11. #11
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Citim Postuar më parë nga TheIllyrian
    edspace,
    Shume interesant programi i shkolles suaj, dhe gjeja me e mire eshte qe beni praktike ne kompani. Me duket program vertet i perkryer: 5 vjet me nga tre simestra perfshire dhe internshipin. Vetem se ja kane shkelur pak me analize matematikore dhe me fizike/kimi/biologji. Ndoshta ju hyn ne pune po mua me duket pak si shume Edhe gjithashtu sikur s'mu duk se beni rrjetet kompjuterike, as ndonje lende per robotet e softwarit ose agjente nuk vura re. Po embedded systems, metodat formale, e-commerce, dhe programet e accounting/logistics, i keni permendur?

    Gjithe te mirat

    Praktika është vërtet shumë e mirë sepse jo vetëm që fiton eksperiencë, por të jep dhe një ide për punën që do bësh pasi të mbarosh shkollën. Ka shumë studentë që zgjedhin informatikën me pasion të madh sepse mendojnë se do ndërtojnë lojra por pastaj fillojnë 6 mujorin e parë të praktikës dhe e shikojnë menjëherë që programimi nuk është degë e përshtatshme. Vitin e dytë/tretë pothuajse gjysmohet numri i studentëve që ndjekin informatikën.

    Në lidhje me shkencat, universiteti kërkon 6 lëndë nga fusha e fizikës, kimisë, biologjisë, ku të paktën 3 prej tyre të jenë nga një prej këtyre fushave dhe me punë laboratori. Këto lëndë nuk jepen për të përforcuar njohuritë e informatikës, por kërkohen nga çdo degë shkencore (BS).

    Edhe matematika është pak e tepruar dhe shumë pak studentë i aplikojnë njohuritë e matematikës në fushën e informatikës por është e domosdoshme, sidomos nëse zgjedh fizikën. Disa studentë që mësojnë për kompjuter marrin edhe 3-4 klasa më shumë e diplomohen edhe në matematikë njëkohësisht. Biles, dega e shkencave kompjuterike ishte pjesë e fakultetit të matematikës, ndërsa tani e hodhën në fakultetin e inxhinierisë.

    Programi që kam vendosur më lart, është për "Diplomim të Shkencave në Shkencën Kompjuterike" (Baccalaureate of Science). Për ata studentë që duan të diplomohen në degën e informatikës pa marrë kaq shumë lëndë shkencore, universiteti ofron edhe "Diplomim të Arteve në Shkencën Kompjuterike" (Baccalaureate of Arts).

    Sigurisht që ka dhe degë të tjera që merren me programim/skriptim të një niveli më të ulët si Microsoft Access, Visual Basic, HTML, JAVASCRIPT, PHP, etj. Këto degë të mësojnë si të ndërtosh programe/procedura të thjeshta ose si t'i përshtatësh programet e avancuara, por nuk të japin njohuri për të ndërtuar një softuer të mirëfilltë që nga themelet.


    Në lidhje me lëndët e informatikës, të thashë që ato më lart janë vetëm më kryesoret. Çdo studenti i jepet mundësia të specializohet në atë fushë që atij i duket më e përshtatshme. Për programim në rrjetet kompjuterike është specializimi në sistemet operative. Sistemet "embeded" i takojnë më shumë degës së inxhinierisë kompjuterike, dhe nuk kërkohet nga dega e informatikës, por studentët që duan të mësojnë për ato degë, mund t'i përfshijnë në lëndët zgjedhore. Gjithashtu ofrohen lëndë edhe për databazat, ndërtimin e robotëve të thjeshtë, programimi me grafikë, programimi i lojrave, programimi i paisjeve dorëmbajtëse, etj. Për metodat formale është klasa "Teoritë e Llogaritjeve", "Themelet Matematikore të Shkencës Kompjuterike", etj. Klasat që lidhen me biznesin e tregtinë (E-commerce, Accounting, etj) i përkasin degëve të Shërbimeve Informatike (Information Services), Administrimi i Sistemeve Informatike (Management Information Systems), etj.

    Fusha e informatikës është tepë e gjerë për t'u mësuar brënda 5 vjetësh, prandaj universiteti përqëndrohet më shumë mbi njohuritë themelore dhe u jep mundësi studentëve të njohin degët e specializimit që ata të vendosin se çfarë pune duan të bëjnë pasi të mbarojnë shkollën.

    Shkenca Kompjuterike nuk është vetëm programim. Programues mund të bëhesh edhe pa marrë matematikë e fizikë, por nqs do të jesh një shkencëtar ose inxhinier kompjuteri ose arkitekt softueresh, atëherë duhet të futesh më thellë, jo vetëm të mësosh gjuhët e programimit. Shkolla të hap dyert për të qënë shkencëtar, pastaj çdo student bëhet shkencëtar apo programues sipas aftësive e dëshirës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 10-06-2005 më 11:58
    Edi

  12. #12
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Ne Amerike shumica e universiteteve ndryshojne pak me njeri tjetrin kur behet fjale se cfare lendesh duhet te studiosh. Perpara se te vendosesh te besh dicka bisedo me sa me shume njerez per te zgjedhur nje dege te pershtatshme dhe me te ardhme.
    Postimi i Edit me lart jep nje shpjegim te mire se sa shume mundesi ke per te studiuar nese pelqen programimin.
    Nuk eshte e veshtire por ka nevoje te kesh dhunti programimin dhe mendimin abstrakt.
    Te uroj fat dhe suksese cfare do qe te zgjedhesh.
    Nese mund te te ndihmoj me shume ndjehu i lirshem.

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga TheIllyrian
    Po embedded systems, metodat formale, e-commerce, dhe programet e accounting/logistics, i keni permendur?
    Nuk e di nese ka ndonje rendesi, por keto klasa qe ke permendur me lart me jane dashur ti marr per MIS.

    Me aq programe sa kam pare per degen e Shkencave Kompjuterike dhe MIS kjo e Edit me eshte dukur me e "sakta" deri me sot. Megjithate vazhdoj te mendoj se degeve te tilla duhet tu kushtohesh, pra te besh vete 9/10 e punes dhe te presesh programin shkollor te beje 1/10. Vete ju futa shkolles pa e lene asnje dite punen dhe nga eksperienca mesova se eshte shume e veshtire te arrish dicka ne informatike nq se ndjek vetem programin shkollor.

    Por duke perdorur bazat qe te jep shkolla dhe duke lexuar/praktikuar/lexuar sa me shume material jashte shkollor mund te arrini dicka (kjo gjithmone nq se e kini dhe pasion, se psh kush do ti kaloje ditet e nxehta te veres duke lexuar libra mbi php ).



    Pershendetje dhe suksese

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anëtarësuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84
    Pershendetje per te gjithe ,
    Njerez per te qene nje programer i mire dhe i suksesshem varet sa ti ec ne hap me kohen e ne kete rast mendoj se koha ka veq nje emer e ai emer ne teknologji eshte Microsoft ! Shihni librat e MSPress nuk kan aq matematike te 'panevojshme' (sorry AlbUni's) por kane me shume logjike te nevojshme programimi ... Pra une mendoj se ajo qe duhet marre parasysh per programim eshte plani dhe programi qe bene Microsoft - per arsye se MicroS. sot ne kete bote teknologjike eshte detektuese dhe dirigjuese e botes se pafund kompjuterike ... Megjithate shume respekt per te gjitha postimet dhe autoret e tyre ketu - une dhashe veq nje mendim timin ( qe ndoshta me shume eshte ndikuar se jam pjese e MicroS. )

    Me respekt Betim.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po jap programin mesimor per "inxinieri informatike" ne universitetin Roma 3 ne rome.
    DIA (Dipartimenti Informatikes dhe Automacionit)
    http://didattica.dia.uniroma3.it

    Per trevjecarin e pare te sistemit te ri(Nuovo Ordinamento)

    Viti Pare
    ============

    01->Analize Matematike I
    02->Matematike Diskrete
    03->Laborator informatike(pak java)

    04->Analize Matematike II
    05->Algjeber Lineare dhe Gjeometri
    06->Themelet e Informatikes I( programimi ne objekte,java bazat)

    07->Fizika Mekanike
    08->Themelet e Informatikes II(programimi me objekte,java bazat)

    09->Kimi
    10->Elektricitet dhe Magnetizem


    Viti Dyte
    ==========

    01->Elektroteknike
    02->Teoria e Sinjaleve
    03->Kerkmi Operativ I (grafet,algoritmi i simplesit etj)

    04->Programim i Orientuar ne Objekte(java)
    05->Elektronike
    06->Telekomunikacion

    07->Llogaritesit Elektronike I (plus bazat e c ose ASM)
    08->Themelet e Automatikes
    09->Automatizim Industrial I

    10->Llogaritesit Elektronike II (plus bazat e c ose ASM)
    11->Themelet e Automatikes II
    12->Basi Dati(Data base,JDBC,SQL)


    Viti Trete
    ===========

    01->Algoritmat dhe Strukturat e te dhenave (ne gjuhen c)
    02->Rrjetet e Llogaritsave I (standartet 802.* + dns,icmp,arp,ip,tcp etj)
    03->Analiza dhe projektimi Software
    04->Automatizim industrial II
    05->Kontrolli dixhital
    06->Ekonomia e Sistemeve te Informacionit
    07->Elemente te te drejtave per informatiken
    08->Administrimi i Projekteve
    09->Inteligjenca Artificiale I
    11->Projektimi i asistuar nga llogaritesi
    12->Programim Funksional
    13->Rrjetet dhe sistemet per automatizimin
    14->Kerkim Operativ II
    15->Sistemet Informative ne Web (pak tomcat)
    16->Sistemet e shperndara

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e boraa
    Anëtarësuar
    19-03-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    15
    Ne fakultetin e shkencave te natyres pervec vitit te pare qe eshte permendur lendet e tjera jane:

    viti II
    algortimike
    probabilitet
    teoria e grafeve
    c++
    java1
    java2
    arkitekture kompjuterash
    statistike
    sisteme multimediale
    praktike prane firmave

    vitiIII
    teleinformatike dhe rrjeta1
    analiza numerike
    gjuhe formale(teori e kompilatoreve)1
    sisteme shfrytezimi1(OS)
    databaze1
    logjike qarqesh
    teleinformatike dhe rrjeta2
    gjuhe formale(teori e kompilatoreve)2
    sisteme shfrytezimi2(OS)
    databaze2
    optimizim matematik

    viti IV
    inxhinierim software1
    sisteme paralele
    SPI(sisteme perpunimi informacioni)
    Web Programming and Tecchnologies
    Ekonomi tregu
    inxhinierim software2
    teori kodimi
    Web Programming and Tecchnologies2
    kontabilitet
    inteligjence artificiale

    viti V
    windows programming(aktualisht zhvillohet programim ne VB??)
    kriptografi
    Sisteme Unix
    Perpunim imazhi
    Teori algoritmash

    Diploma
    :^ylli1

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    9
    ky eshte programi qe behet ne facultetin e shkencave natyrore ne padova - itali
    http://www.math.unipd.it/%7Efrossi/laurea/LT-web.pdf
    naten

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Postime
    1
    cila eshte menyra me e mire per te pervetesuar paskalin

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    9
    Gjuha paskal eshte e vjeter dhe nuk perdoret me tani.
    Duhet te mesosh "Object oriented programming" si psh Java,C# ose C++

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga kollodoku Lexo Postimin
    Gjuha paskal eshte e vjeter dhe nuk perdoret me tani.
    Duhet te mesosh "Object oriented programming" si psh Java,C# ose C++
    Duke u pajtuar plotesisht me ty rreth paskal-it, perseri do te pyes se pse mendon qe OOP e zevendeson plotesisht nje "waterfall" (structural programming) gjuhe si psh c?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Ku është programi elektoral 1000 faqësh i Edi Ramës?
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-07-2009, 14:29
  3. Programi kompjuterik për drejtshkrimin e gjuhës shqipe
    Nga edspace në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 14:33
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •