Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    48
    Postime
    2,498
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime

    Tradita - "ndihmomeni te qesh" - Trifon Xhagjika

    NDIHMOMĖNI TĖ QESH!

    Nuk mundem,
    ....................... nuk mundem,
    nuk mundem.
    E pashe Atdheun lakuriq,
    (vetem pa miq e shoke)
    mundohej te kepuse nje dege dafine
    nga lavdia e shekujve.
    Atdheun e dija te urritur!
    Por sa i vogel qenka!
    As nje dege nuke e kepuste dot.
    E mora per dore
    ta rrit ne zemren time...
    Vellezer-
    Po e kerkuat Atdheun,
    e kam une.
    Ndihmomeni te qesh.
    Ndihmomeni te gezoj.
    Atdheu eshte lakuriq!
    1963




    Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte lakuriq"(1994).



    Ndėrgjegje me katrore tė zeza



    Nate!
    pa me shkruaj ti vete.
    Ngjyra tende eshte e zeze
    (nuk ka me te zeze se erresira tende)
    Nate!
    Pa me shkruaj pra vete
    ne letren time
    (letra ime eshte e bardhe,
    si ndergjegjia e njerezve
    me katrore te zeza per'rreth)

    Ulu pra, prane tavolines
    per njerezit c'njerezor!...
    (letra ime eshte e bardhe
    ngjyra tende eshte e zeze)
    Ulu, pra, shpjet
    prane tavolines
    dhe shkruaj
    per femijet qena bij qenash!
    Shkruaj!
    Kurse une,
    me zerin tim,
    do te therras,
    sa qielli te coptohet
    -"nuk mundem te shkruaj me,
    pena m'u thyene 1958"


    Jam une

    Here here
    ne oret e vona te nates
    kur ndergjegjia fluturon per diku
    une eci.
    Pa meshire,
    shkelmoj,
    si kale i harbuar
    rinine time
    ........
    Miq!
    Degjoni trokellimat e kalit te
    harbuar?
    Jam une!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 01-09-2006 mė 01:17

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Kėnga e verbėr, Trifon Xhagjika

    Trifon Xhagjika

    Kėnga e verbėr


    E shkreta ti, o Republikė
    u blatohesh tė zotėrve
    pa e ditur ē’janė.
    Dritėn ta shuajnė nė terr
    e ditėn ta ndezin;
    bukėn ta shtrojnė nė sofėr
    e duart t’i presin;
    nė burim tė ēojnė
    e gojėn ta mbyllin.
    Ata tė kthyen nė metelikė!
    E shkreta ti, o Republikė,
    e ēmendura ti, o Republikė,
    gėnjeshtarja ti, o Republikė,
    kusarja ti, o Republikė!
    Me emrin tėnd, tė vjedhin jetėn.

    Sa do tė doja
    qė ballin e ftohtė
    me dritėn e rrufeshme tė ma pėrkėdhelje,
    ėndrrat e ngrira tė mė zgjoje.
    Me tmerrin duke shkuar
    do tė kuptoja dashurinė e jetės,
    kur je nė gji tė nėnės.
    O njerėz tė thjeshtė,
    ju dua!
    Mund t’ju shėrbej
    si ushtarė, si shėrbėtor besnik.
    Veē me mua ejani,
    t’ju rrėfejė tė vėrtetėn
    qė ndrit.
    Tė dinė udhėheqėsit lart
    dhe e larta Republikė
    se nuk jemi
    as tė verbėr
    as tė shurdhėr nė politikė.

    O Republikė e pabesė!
    T’u fala
    si kristiani Krishtit,
    po ē’mė dhe?
    Dhe diellin do tė ma zėsh.
    Turp,
    Atdhe!
    S’due di kush je!
    Tek ty jam
    I lirė pa liri,
    I gjallė i pajetuar,
    I vdekur i pavarrosur.


    O vendi im
    O Republikė!
    Nė ē’rrugė po ecėn tani
    me duar tė gjakosura,
    me sy tė ēuditshėm?
    Vetė jeta ēudinė ta zmadhon
    e tė ardhmen ta shuan.
    E pikėlluar
    mashtrimi i buzėqesh.
    Shko!
    Shko, o Republikė!
    Mua mė duhet tė eci nė rrugėn time.
    Nga nata ilegale
    ku ndrydhen qėllimet,
    tė dal nė ditėt e tė ardhmes,
    tė ngre flamurin e besimit tim.
    Aty
    tė shkruar ekam biografinė,
    tė pastėr e pa njolla.
    Dhe, ti,o Republikė,
    e gjora republikė,
    do tė jesh pėrsėri me mua.
    Po tani,
    tė tė pėshtyj unė dua,
    se ti nuk pate turp
    tė mbytėsh historinė.
    Me kėtė kėngė tė verbėr
    tė ngre nė gjyq,
    nė gjyqin e tė heshturve.

    Ē’tė tė kėndoj mė? Trishtimi po mė mbyt.
    Lodhja dorėn ma pėrshkon.
    Por tėrbimin nuk e ndal dot.
    Jo!
    Nuk mundem tė tė fal.
    Gjuha mu zgjidh.
    Vramė po tė duash.
    Nė netėt e tua tė gjakosura
    do tė dėgjosh zėrin tim:
    “Tė urrej o Republikė,
    lavire e zotėrve gjakprishur!”

    Prill 1962
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Trifon Xhagjika - poezi

    APOLOGJIA IME
    (Jetės)


    ...Marrėzi, dhe
    mėkate
    pėr jetėn e tėrbuar
    se kur mė ndal, o gjeneratė,
    qė vuan rrugės ndonjė natė,
    mė merr pėr tė dėnuar
    dhe, me njė zė qė vret,
    ngahera mė pyet:
    -Ku linde, o i ri?
    -O jetė, linda nė shkreti!
    -Ku rron dhe ku vete,
    nė ē'dhera e nė ē'dete?!
    -Ēudi! Ē’kėrkon prej meje ti

    dhe si, o jetė, pyet,
    kurse nė varfėri
    mė hodhe kur mė gjete
    tė lindur nga skelete
    pa dritė, pa liri?
    -Njeri!
    Nga vete, as mė thua?
    -S'e di! Jo, Nuk e di!
    Po lermė, o jetė, ē'ke mė
    mua?
    -Dua ta di, po dua!
    -Atėherė, jetė e krisur,
    pėr mua mos pyet
    se qysh nė n'agim kam nisur

    tė shkel si skllav i shkretė
    mbi gjurma shprese drite...
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    . . . .
    -O mėkatar,
    as faliu ligjės sime,
    bindu i ēmendur ėndėrrtar,
    s'jeton me shqetėsime!...
    -Mu thell' nė brendėsirė
    ku ndjenja rron e lirė,
    ku dhembja dhemb e prekur

    nga ligja jote e fuqiplotė,
    nė gjirin tim si hekur,
    si hekur e ēelik,
    qėllo, qėllo, o me kamxhik;
    pa frik' e pa mėshirė
    e pa pendim,
    se mu nė thellėsirė
    tė shpirtit, nė njė kėnd,
    lindi njė shqetėsim
    qė ēeli varrin tėnd...

  4. #4
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Trifon Xhagjika - foto

    Trifon Xhagjika - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Pėr: Tradita - "ndihmomeni te qesh" - Trifon Xhagjika

    Dėshmia e poetit tė pushktatuar: Mė jepni njė top, t’i gjuaj sistemit tuaj!

    Nga Visar Zhiti

    Ndodhi 50 vjet mė parė. “Mė jepni njė top t’i gjuaj sistemit tuaj! Kėto ishin fjalėt e fundit tė tij, qė po terrori komunisttrondisnin trupin gjykues. Nuk kishte ndodhur asnjėherė kėsisoj. I pandehuri nuk po kėrkonte mėshirė, si zakonisht, qė ata, xhelatėt, tė ndjeheshin tė gjithėfuqishėm, gjysmė perėndi, si ato emblemat e dhunės me sėpatė nė dorė, qė drithėronin botėn. Jo vetėm qė s’kishte kėrkuar mėshirė, po kishte kėrkuar njė top… ėshtė artiljer… ashtu?… po, po… dhe poet… E dėgjove, e do topin qė t’i bjerė Partisė, Komitetit Qendror… zyrės sė shokut Enver, ta shembė me gjithė atė brenda…. Qenka i ēmendur… kam frikė… se mos duhet t’i kėrkojmė ne atij mėshirė…

    Nė sallė arritėn dhe dy vėllezėrit e tė pandehurit, sapo qe dhėnė dėnimi me pushkatim. U panė sy mė sy… – …kokėn lart, siē e do nderi i Xhagjikėve! – thirri njė nga vėllezėrit, mė i madhi, Ylli… – Po ku ėshtė liria? – pėrhapej gjithandej ajo qė kishte thėnė me zė tė lartė ai qė do tė pushkatohej, qė policėt me tė shtyra e futėn nė makinėn e burgut. Ishte dhjetor i vitit 1963. Kėshtu po vinin Vitet e Rinj nė Shqipėri…

    Trifon Xhagjika kishte lindur nė Peshtan tė Tepelenės, nė vitin 1932. Familja e tij u shpėrngul nė Tiranė, nė kohėn e pushtimit italian nė po atė vit, kur nė njė lagje diku themelohej nė ilegalitet Partia Komuniste, ajo qė do tė sundonte duke vrarė dhe pushkatuar dhe poetė. Pasi pėrfundoi studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, nė fillim tė viteve ‘50 u diplomua pėr oficer i artilerisė kundėrajrore dhe pėr disa vite punoi si oficer nė njė repart ushtarak nė Rrapin e Treshit nė Tiranė. Kreu njė kurs pėr Gazetari e Histori, kėmbėnguli qė ta bėnte medoemos dhe deshi tė vazhdonte fakultetin pėr Letėrsi. Boton poezi nėpėr gazeta dhe tėrheq vėmendjen e lexuesve e tė poetėve tė tjerė…

    E kalojnė me punė nė Ministrinė e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor nė sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e mė vonė nė gazetėn “Luftėtari”. Nė vitin 1959 botoi vėllimin e parė me poezi “Gjurmėt”. Shihej rebeli guximtar, me ritėm gjaku, qė seē kėrkonte… Mjaft poezi tė tij kompozitorėt i bėnin tekste kėngėsh. Himnin e shkollės sė tij ai e shkroi, kompozim i K. Trakos, dhe do ta kėndonin breza tė tėrė nxėnėsish, edhe kur ai s’ishte mė, pa e ditur.

    E ndjente se do ta arrestonin shumė shpejt. Bėnte vapė. Gusht…. grusht… tė merrej fryma, vapė politike… Poeti po dilte nga shtėpia e sė motrės, Santės, i veshur civil, dhe siē nuk e kishte zakon, nuk e la motrėn ta pėrcillte deri jashtė… mos e priste Lina, e dashura? Qindra vargje i kishte kushtuar asaj… Po kur do fejoheshin?… Sė shpejti, – qeshte Trifoni serioz… teksa jashtė po e prisnin njė duzinė me civilė tė armatosur. “Trifon Xhagjika, nė emėr tė popullit jeni i arrestuar!” Britma e tyre sikur theu xhamat e pallateve pranė. Motra e ka peng qė s’e pa mė. Kishte kohė qė kishte nisur kundėrshtimi, nė “monotoninė e ditėve qė vrasin lirinė”.E motra, kujton se po rrinte veē me tė pakėnaqur, me ata qė flisnin kundėr, me ata qė donin… tė arratiseshin. “Njėrit prej tyre, – tregon ajo, – i gjeti njė kamerdare tė madhe, ia mori kushėririt, dhe e pėrcolli vetė qė tė ikte andej nga Liqeni i Pogradecit… Vuante me ata qė ishin ndarė me gratė e tyre ruse mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe i ndihmonte qė tė bashkoheshin me to… tė arratiseshin… Ah, njė shok tjetėr tė Trifonit, gazetarin Fadil Kokomani, e kapėn, e ēuan nė burgun e Spaēit… dhe do ta pushkatonin… Miqtė e tij, nga ata qė kėrkonin ndryshim tė sistemit nė Shqipėri, po pėrfundonin internimeve dhe burgjeve.

    Nė gjyq Trifon Xhagjikėn e akuzuan pėr agjitacion dhe propagandė kundėr shtetit dhe… pėr terror. Terror po bėnin ata qė e akuzonin. Gjithsesi shpėtim nuk do tė kishte… Shkak ishin dhe poezitė e tij kundėrshtare. Artiljer ėshtė apo poet, qė kėrkoi njė top t’i binte sistemit?! Por poeti artiljer ėshtė, shemb. Lirikat e Xhagjikės janė revolucionare, shkaku i revolucioneve, thellė-thellė ėshtė lirik, poezia e tij tė befason dhe tė trondit, pikėrisht pėr kėtė…Poeti-artiljer… Dhe mė nuk u pa… dhe do tė pėrhapej lajmi gjithandej, nė redaksitė e gazetave, nė kafenetė ku shkonin poetė, gazetarė se atė… kė?… atė qė guxonte, qė qeshte aq ēķltėr dhe i shkėlqenin sytė?… emrin ia thoshin me mėrmėrimė… e kishin pushkatuar… Ku?… Ku-ku… Nė ē’ditė tė dhjetorit?…

    * * *

    Nė librin tim “Ferri i ēarė”, qė e quaj burgologji se pėr burgjet tregoj, kam dhe kėtė pasazh tė pakėt: Edhe me vėllanė e poetit Trifon Xhagjika u bėmė kokė mė kokė si nė gjėmat e burrave nė Veri. S’dihej ku e kishin mbuluar me dhé, i pavarr endej fantazmė dhe mėrmėrinte po atė poezi qė e buēiti nė bankėn e tė akuzuarve, kur e dėnuan, “Atdheu ėshtė lakuriq”. I kishte shpėrndarė edhe si trakte poezitė e veta. “Mbaje kokėn lart, krenar”, – i thirri i vėllai, doktor Ylli, nga salla e gjyqit. I hodhėn hekurat edhe atij dhe e burgosėn. Telat me gjemba po mė bėheshin inkandeshentė si nervat. Do ta pėrktheja elegjinė e Atdheut lakuriq me miq italianė, kur do tė ikja andej, ndėrsa eksodi i madh vazhdonte. Do tė recitohej dhe nė njė kėshtjellė buzė detit dhe mua m’u duk sikur shpirti i Xhagjikės erdhi nga bregu matanė, vinte rrotull mbi kokėt e dėgjuesve, vorbull ere…

    Punoja nė gazetėn e parė opozitare. Kishte rėnė Muri i Berlinit dhe pllakat e tij tė betonta sikur na kishin zėnė nėn vete dhe ne po dilnim me mundim. Ishim ballė pėr ballė, Ylli Xhagjika dhe unė dhe poezitė mbi tryezė, fėrgėllonte si drita. Po pėrlotesha edhe unė pas Yllit… Do t’i botojmė, t’i vėmė titullin librit “Atdheu ėshtė lakuriq”… E pėrgatiti njė poet i njohur, Xhevoja, pėrmbledhjen e tij tė parė dhe si redaktorė vumė emrat ne, dy ish tė burgosur, qė shkruanim poezi, poeti Jorgo Bllaci dhe unė. Donim t’i ishim pranė. Dhe donim tė ringjallnim sado pak diēka tė shenjtė nga Trifoni ynė. Varr s’kishte, po jo ta linim pa libėr tani… jam i lumtur qė e botuam. Po ē’lumturi zeza! Mė pas do t’i dilte e plotė “Poezia”, nėn kujdesin e poetit Agron Tufa, nė shekullin e ri dhe mijėvjeēarin e ri. Shqipėria ka nevojė pėr shpirtin e tij.

    (Nxjerrė nga libri nė proces “Antologjia e tė vrarėve”)

    http://mapo.al/2013/12/19/deshmia-e-...sistemit-tuaj/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Shkolla e Korces dhe tradita e saj ne pikturen kishtare
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 09:57
  2. Historia, shoqeria dhe tradita
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 06:33
  3. Tradita e Shenjtė: Rruga qė tė shpie nė shtėpi
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 02:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •