Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    At Andon Bellushii, një arbëresh mes arvanitasve të Greqisë

    E Hene, 06 Qershor 2005


    BELLUSCI MES ARVANITASE NE GREQI

    Kjo eshte vetem nje nga bisedat dhe dokumentimet e shumta qe kane ne permbajtje librat "Kerkime dhe studime mes arberesheve te Greqise" dhe "Arberesh-arvanitasit, nje popull i padukshem" te Antonio Bellusciit. Jane shkeputur edhe tre poezi popullore arvanitase.

    Jeteshkrimi

    Antonio Bellusci ka lindur ne 1934 ne Frascineto, vend me origjine shqiptare, province e Kozences. Ka ndjekur Garda Akademike ne Filozofi dhe Teologji, prane Universitetit Gregorian te Romes. Ka ushtruar sherbesat pastoriale ne vendet arbereshe; S.Sofia D'Epiro, S. Costabtino Albanese, S.Paolo Albanese e Falconara Albanese. Ne vitin 1966 themeloi rivisten "Vatra jone", ne 1980 ne Cosenza, revisten italo-greko-shqiptare, "Lidhja", organ i shperndarjes se Qendres se kerkimeve social-kulturore "Gjergj Kastrioti", dhe periodik nderkombetar per kerkime albanologjike. Ka botuar keto vepra etnografike: "Kenge te shenjta tradicionale shqiptare", "Fjalor Frazeologjik i shqiptareve te Italise dhe Greqise", "Kerkime dhe studime mes arberesheve te Greqise", "Arbereshe-arvanitasit, nje popull i padukshem" etj. Eshte fitues i Doctor Honoris Causa ne Etnologji nga Akademia e Shkencave, Tirane, 1995, Medaljes se Arte te Lidhjes se Prizrenit nga Presidenti i Kosves, I. Rugova, me 2003 dhe drejtues i revistes arbereshe "Lidhja".

    Bellusci " Jam ketu ne Krora ne Greqi, bashke me vellezerit tim arberore. Ketu kam ardhur di vjet me perpara me vellaut tim ketu, c'eshte afer meje, ce ja thone Vangjeli Ljapis. Krora qe e djegur ka jermanoite. Ketu eshte edhe nj'mal I madh, sceshte teteqind e pesedhjete metra. Kemi hengur ketu te ki katund. Erdhetim sot bashke me Onnon Falkena Frizàn prej Ollandise, edhe me Eduardo Alvarez gallican prej Spanjes edhe me Vangjelis Ljapis. E ketu kemi te tjerete vellezer arberore; Papajotidhi Jani, Filippis Jorgjos, Andon Dara, Jani Burada.

    Ljapis " Ki Buradaj do na thote si u gre, si u lle emer ketija katundit. Thone si u lle.

    Burada- Totes, ce ishin turko-allvanote kej di krua. Keshtu kam gjegjure u nga pleqte. Kei di krua. Edhe ja keine vene turko-allvanote Krua, epidhis kei di kronje. Nje ketu, nje ne ajo pllatè la. Nàni vate poshte ujete. Beme jotris edhe nxuarme uje t'ri. Edhe ne hjillia eneakosja ikosi okto u ndrruan emrat ketà. Ipidhi ish turko emer. Ja vune Stefane.

    Bellusci " Kush ja vu?

    Burada " Kràtosi. Ne ikosi okto. Jeshe stratjote u c'u ndrruan emrat.

    Lapis " Juve pse e bete?

    Burada- Pse e dheksem neve? Nuk e bejme me ndrishe? Kratosi i ndrroi, se ishin turq emrate.

    Ljapis " Arberore ishin emrate ke t'thuashe, jo turq

    Burada " Ishen arberore emra, e i vne ellinika emrate ata. Anti Krua e vune Stefàn. Anti Psakàt e vune Pil. Anti Kakonisqire e vune Pànakto. Anti Kavasallàte e vune Pràshino.

    Ljapis " I ndrruane ata emrat ce juve s'mundeni te ndroni gluhene edhe e flisni nior sot.

    Burada " Ne ne ne. Do te jene tere qero arvanite, se e kane zene nga mema, nga tata gluhene arvanite.

    Popo

    Popo! Plasaje te madhe!

    Dua vajze katundare.

    Dua vajze asoj te mire

    Te martoneme, moj bile.

    Ipirotete jane te mira.

    Moroitete kane llira.

    Te bukurate Fivjotete

    Edhe Livadhjotete.

    Ne katund u do martonem

    Dhe do marre keta gjitone

    Ajdhe Arvanite!

    Ajdhe! Arvanite te kendonje

    Sa te bukurat i cone.

    Ajdhe! Arvanitete te dije

    Te kendonje, moj Marie!

    Ajdhe! Katundarte nga Livadhi

    Rvanite thone Jorgji.

    Katundete ce jane nga Fiva

    Arvanitete te thone te mira.

    Arvanitete te kendomi

    Gluhene te mos harroni.

    Or nje vajze

    Or nje vajze, nje kopile, i zithi u,

    Ce vej tere nje ne pus

    Or, sa here e shoh, moj meme,

    i ndari u!

    Zemeren me kepute.

    M'e drregova nje menate, i zithi u,

    Nje plake ne nje shtepi.

    Or dhe i tha: Moj vajze,

    Pse s'rrevonjase ti.

    Or dhe u do rrevonjaseme

    Por s'kemi nge nani.

    Toponime

    Konomàvra

    Rremina

    Guri glate

    Prroj llakese

    Krereza

    Vera e Demirit

    Prroj Kllimendit

    Mali drizese

    Kroj Qibuzit

    Shpardhèa

    Mali Rikza, m.100

    Hjeroma e madhe

    Prroj zi

    Lumi madh

    Drraseza

    Karbunare

    Fanari

    Gorrica

    Hora

    Shkarpa

    Ara kuqe

    Pus Mejdhani

    Mali Vasheza

    Shkembi i Krahoxhes

    Shpella e priftit; e prene turqite privne edhe vdiq

    Shpella e Lenese; vej nje grua e kej si shtepi e vdiq atje

    etj

    Mbiemra

    Lingo

    Bashanjotanj

    Dhamanj

    Kosturà

    Llutanje

    Xongas

    Gjjkas

    Gjinjis

    Drugas

    Brinjane

    Shpilotanje

    Kanolal

    Keikanje

    Mihanj-_hhudhumanje

    Fermaqanje

    Raftanje

    Numera

    Nje, di, tre..njembete, dimbete, trembete

    Java

    E hene, e marre, e merkure, e njete, e premte, e shtune, e diele.

    Sot, nestre, dej, kocdej, nj'ditez, kastnjditeze

    Viti

    Janáre, Fleváre, Mars, Prill, Maj, Theristi, Allonáre, Gusht, Trijiti, Shen Mitre, Vjeshte, Shen Ndré

    Katundet arberore:

    Kastrati, Gonusa, i Lopesi

    Kllimendi,

    Qefallari, i Dusha

    Buzi,

    Kastanja

    Ksanthopori, i Dusha

    Panariti,

    Laloti,

    Karteri,

    Dhàfni


    E Hene, 06 Qershor 2005


    "JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"

    Interviste me studiuesin e madh arberesh, mekembesin e Aristidh Koljas, i gjendur per nje vizite ne Shqiperi

    Magdalena Alla

    Antonio Bellusci, qe ndoshta eshte nje Aristidh Kolja i dyte, nje nga personalitetet me te medha te botes arberesho-arvanitase, eshte gjendur dy dite me pare ne Durres, per te takuar miq kosovare e per t'u cmallur sadopak me Shqiperine, token ame, edhe pse nje meme peseshekullore, por per te mrekullisht mbetet e tille. Madje ai duket se e ndjen me fuqishem se ne, bijte e tanishem te saj, per nga patosi i ndjenjave te veta, per nga gjuha e mrekullueshme shqipe qe artikulon. Nuk donte te binte dhe vete ne sy per kete vizite, por gjithesesi edhe sikur te njoftonte me pare veshtire se do t'i ishte bere ndonje pritje e vecante. Frika edhe e ndonje helimimi e bente te hante ne vende te rastesishme, e jo ne hotelin ku qendronte.

    "Po te njohesh papa Antonin nuk mund te mos e duac, vec po te kesh qelizat te vdekura dhe zemeren te ngrire qe me kohe", thote Aristidh Kolja per te. Dhe eshte e vertete. Menjehere e ndjen humanizimin, deri ne dhembshuri njerezore prej babaxhani qe percjell e ndjehesh fatlume qe ke kaluar disa ore me kete shpirt kaq te madh. Nje prift i sakrifikuar gjithe jeten per t'u sherbyer njerezve dhe ceshtjes shqiptare. Ne te kundert, pa sakrifica te tilla nuk behet kombi.

    Nje personalitet kaq i njohur si ju, ne boten arbereshe, gjendet fatmiresisht ne Shqiperi. Per te saten here?

    Ne shtator te 1972 isha i ftuar ne Tirane, ne kuvendin per iliret. Ishte ftese nga Universiteti i Tiranes. Une atekohe punoja te "Shejzat". Atje ishin dhe mjaft shkrimtare nga diaspora. dhe une nderkohe botoja gjithe studimet e mia per Shqiperine.

    Tek ai kuvend ne Tirane, qe u organizua nga Cabej, do te afirmohej dhe mbrohej identiteti i tokes shqiptare nga sulmet e Ttos. Une paraqitha studimin per kenget me te vjetra arbereshe te punes. Une paraqita elementet mitologjike ne keto kenge, nje nga te cilat kulti i Demetres, duke dashur te bej nje lidhje. Pas kesaj konference, kenget ia dhurova Insitutit te Kultures Popullore ne Tirane. Te gazeta "Bashkimi"u fol atekohe per ardhjen time. Qe nga ajo kohe mbajta lidhje e cdo liber qe kerkoja ma sillnin. Gje qe pasuroi biblioteken time. Per fat quhesha jo i rrezikshem. Kam dhe sot te gjitha librat e Enver Hoxhes gazetat "Drita", studime historike dhe filologjike nga Shqiperia.

    Sa here keni ardhur ne Shqiperi? Duket si e pabesueshme qe nje prift si ju mundi te vije ne peridhen e regjimit komunist. Si arritet te vini?

    Kjo here eshte e dhjeta qe une vij ne Shqiperi. Qe nga viti 1996 kam pasaporte shqiptare Ne kohen e atehershme kam qene vetem nje here, ne kuvendin qe rrefeva me siper. Eshte vertet e cuditshme se si kam arritur te vij ne vitin 1972. Une isha nje prift qe shkela ne shtetin e vetem ateist ne bote. Ja si ndodhi: Muhamed Hila, - quhej nje punonjes qe atekohe merrej me ceshtjet e kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome, - vinte shpesh ne katundet e arberesheve ne Kalabri. Kur pati ardhur nje here, te nje feste, iu afrova me revisten time ne dore dhe i thashe: "Me bej nje nder. Dua te puth token time." M'u pergjigj: "Te jap besen qe do behet". Megjithate dokumentat po vonoheshin per rreth dy vjet dhe thuajse po i humbisja shpresat se mund te behej. Derisa u thashe "Ku vajti besa juaj?". U ndjene vertet ne turp, meqe me kishin dhene fjalen dhe me ne fund, pas dy vjetesh, me vjen ftesa. Mbaj mend qe Shaban Demiraj ato dite qe isha ne Tirane me qendronte afer qe te mos beja propagande.

    Biblioteka juaj eshte shume e njohur dhe eshte vizituar nga shume studiues shqiptare si Dritero Agolli, Nasho Jorgaqi etj. Cfare librash ruhen ne te?

    Per shembull kam nje botim te 1600, i cili eshte nje liber ne greqisht, nje doreshkrim per prifterinjte arbereshe, te ardhur nga Himara, Peloponezi, te cilet dinin vetem shqip. Kam 400 libra te arberesheve ne greqisht. Biblioteka ka libra te vjetra si "Flamuri i Arbrit"i De Rades, ne origjinal, ka gjithe revistat arbereshe qe nga viti 1957 deri tani si; "Zgjimi" 1963, "Vatra jone", 1965 "revista ime), "Zjarri", 1970, "Katundi im", 1970, "Zeri i arberesheve", 1972 "dy "gjuheshe). Nje sektor te vecante perbejne librat qe i kushtohen arebresheve te Greqise, udhetimeve te mia atje.

    Ne Shqiperi askush nuk pohon te verteten per komunitetin e arvanitasve. Politikanet shqiptare i friksohen politikes greke dhe jane te mpleksur dhe me interesa vetjake ndoshta. Perpara ca kohesh kryeministri Nano u shpreh ne Kosove se "diaspora shqiptare po cenon interesat e Shqiperise". Por a mund te leme te shkelen me kembe 900 katunde arvanitase, qe deri me sot jane keshtu, te mohuara. Nderkohe qe shteti yne ame, iu friksohet vetem 4 fshatrave greke ne Dropull. Ne librat e mia studimore mbi keto treva paraqiten 150 fotografi, letra te banoreve te ketyre katundeve ne gjuhen shqipe, te cilat jane bomba te verteta. I kam shetitur me kembe 120 katunde, kam marre deshm me manjetofon ne bare, rruge, kam intervistuar 500 njerez dhe kam vertetuar se 90 katunde jane arvanitase. Kam gjetur mese 3 mije toponime dhe mikrotoponime. Ne lenden e mbledhur perfshihen intervista, anekdota, besime, histori, kenge, lojera popullore, lutje arberore, perralla, te dhena per punen dhe vdekjen, qe jane ruajtur ne arkivin personal ne dyqind bobina te incizuara ne magnetofon. Ne kete perfundim kam arritur pas nje pune 40-vjecare. Bashkimi Europian, Keshilli i Europes dhe OSBE, qe kane ne thelb te punes se tyre dhe pluralizimin e popullsive europiane, kerkojne nga shtete e Europes, ne baze te art. 22 te Kartes se te Drejtave Themelore te EU, "mbrojtjen e identitetit te njerezve dhe te pakicave gjuhesore, qe ne kete menyre te shpetoje dhe te perjetoje ggjuha, kultura dhe religjoni I tyre". Botimet tona jane ne te njejtat rrjedha me keto kerkesa te BE.

    Si mundet ta kryeni gjithe kete pune? Nuk kishit frike? A keni ende frike se mund t'u ndodhe dicka?

    Mjerisht ne logjiken qeveritare greke jo vetem qe nuk gjejne vend zbatime te parimeve te tilla, por ndalojne me cdo menyre pervetesimin e gjuhes dhe te kultures arberore-arvanite.

    Une kam punuar si partizan, fshehur. Kur vinte policia te intervistuarit e mi nuk flisnin shqip. Ne disa raste edhe arvanitasit qe flisnin shqip thonin jemi greke, ose arvanitas, sepse ua kane fshire kujtesen. Hanin dru per te mos folur shqip. Ka deshmi per kete. Nuk e di si rrojti gjuha jone, si u vune emra maleve, femijeve, pse emrat jane shqiptare. Por ngaqe jane vertet shqiptare.

    Librat tuaj mjaft trondites ne tituj e ne permbajtjen e tyre si; "Arberore-arvanitasit, nje popull i padukshem", "Kerkime dhe studime tek arbereshet e Greqise" etj, a jane ne qarkullim dhe ku?

    Librat per fat te keq nuk qarkullojne dhe nuk ekzistojne ne asnje biblioteke ne Shqiperi, per shkak te arsyeve qe thashe me siper. Jane libra qe dhe financiarisht me shume jane bere me parate e mia. I shpreh nje mirenjohje te madhe MKRS te Kosoves, drejtorit Neriman Braha, ministrit te Kultures, per mbeshtetjen qe po u japin librave te mi, presidentit Rugova qe me dha Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit. Fakti qe ata dine te cmojne e mbeshtesin pune te tilla ndodh sepse ata kane vuajtur. Konkretisht ata mundesuan 400 cope per disa tituj te mi, per t'i shperndare falas. Ndersa perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure.

    Cilet ishin dhe jane sipas jush, faktoret qe ndikuan ne ruajtjen e cuditshme 5-shekullore te gjuhes dhe traditave shqiptare te arbereshet?

    Ne emigruam. Memat tona na flisnin arberisht, ndersa ne shkolla mesohej gjuha italiane. Atdheu i arberesheve ishte shtepia e tij, familja. Me kujtohet qe nena me rrihte nese i flisja italisht ne shtepi. Eshte kulture gojore, kjo si ne Greqi, si te arbereshet, e cila trashegohej nese ishte dashuria per rrenjet. Ishte dashuria ndaj u mbajt gjithca. Dashuria per gjuhen e memes. Vec kesaj kulti per te vdekurit, dashuria per te paret, eterit tane, qe bene sakrifica per te perparuar ne, ndikoi mjaft ne kete ruajtje. Kultura arberore ishte nje kulture me veshe, qe ndikoi mjaft ne uajtjen e gjuhes. Ne mbajme ritin bizantin te te pareve tane. Edhe nepermjet ketij mbajtem dashurine per kombin, gjuhen. Por Atdheu ishte dhe eshte mungues, pasi nuk shihej ndonje perkrahje prej tij, por ishte nostalgjik. Ne nuk patem kurre nje atdhe. Per kete arsye ne e deshiruam nje atdhe.

    Fakti qe ju ishin bujtes, ndoshta dhe me te varfer se zotet e shtepise, nuk ndikoi ne zbehjen e dashurise ndaj tokes meme?

    Ne jemi koka e emigrimit. Ne u ndjeme gjithmone superiore ne Kalabri, edhe nga emri i Skenderbeut. Me gjak e kemi ndihmuar shtetin italian, Garibaldin e famshem, gje qe do te kishim dashur ta benim edhe ketu ndaj turqve. U ndjeme krenare per kujdesin qe patem me pas, si shperblim, pasi u hapen shkollat, si kolegji i San Adrianit, ku kane studiuar A.Xhuvani, A.Rustemi etj, pra qe u bene burim drite, e me gjithe ate kulture te madhe qe morem ne u ndjeme si nje diell, krenare.

    Mos keni bere me shume per te tjere se per vedi?

    Ne bejme per veten tone. Duam te mbijetojme, te jetojme.

    A ndihen sot arbereshet krenare, qe jane shqiptare?

    Jemi krenare se jemi shqiptare. Ka raste kur arbereshe mund te ankohen ndaj shqiptareve te sotem, qe kane krijuar edhe imazh te keq ne Itali dhe kjo gje ndikon te krenaria e tyre. Por Shqiperia eshte e semure, dhe kur ajo eshte e semure duhet ta duam me shume. Komuniteti yne, Republikes Italiane, nuk i intereson drejtperdrejt. Indirekt po. Nje gramatike kush na e beri ne ne Itali?! Vetem De Rada, por dhe ai beri vetem disa shtepiake. Eshte Shqiperia ajo qe na mbledh dhe duhet t'i interesojme me shume. Eshte Atdheu qe na mbedh. Por per fat te keq dora e tij nuk ndihet. Me erret se c'eshte s'ka ku te veje.

    Si eshte gjendja etno-kulturore e arberesheve sot?

    Eshte nje mistifikim i Arebrise. Arbereshet i krijoni ju me deshirat tuaja. Mistifikimi qendron kur ju nuk kuptoni denatalitetin qe eshte sot, kur ju nuk kuptoni papunesine ne Kalabri, mistifikimi qendron kur nuk kuptoni qe ne Kalabri eshte gjendja me e ulet ekonomike ne Itali., qe banoret jane malesore, qe nuk kane te ardhme ne Kalabri dhe ikin, punojne e martohen larg saj. Ekziston edhe problemi i emigrimit te brendshem. Per shembull nje malesor italian vjen ne katundet arbereshe ne fusha. Mistifikimi i arberesheve qendron teksa lexon apo studion De Raden, Variboben, Seremben duke mbyllur syte per problemet e sotme. Kjo eshte nje ikje nga problemi i arberesheve. Qeveria e Shqiperise, kurdo qofte mban lidhje me institucionet zyrtare si Katedra e Gjuhes Shqipe ne Cosenza, Palermo, Bari, Rome, qe bejne pune te madhe, por nuk bejne asgje per te mbledhur ne Tirane njerezit qe punojne ne terren me katundet arbereshe, si drejtoret e revistave arbereshe qe jemi 3-4 jo me shume, ose shkrimtaret e sotem ne katunde arbereshe, qe botojne me djersen e tyre vepra qe lidhen me letersi, kulturen popullore, kenget popullore, muziken. Kjo mbledhje nga Atdheu eshte e domosdoshme. Atdheu nuk eshte nje perralle. Eshte si nje tat "at) qe u zgjua nga gjumi shekullor. Ambasada Shqiptare ne Rome kete duhet te beje.

    Ue dua nje Shqiperi etnike me zemer.

    Ne kete panorame si e shihni te ardhmen e komunitetit arberesh?

    Pavaresisht dukurive negative qe permenda me siper e ardhmja eshte shume e mire. Pse? Dobia e pare filloi me shkollat, ku mesohet gjuha shqipe, e ku pergjithesisht drejtuesit jane me te zgjuar sec ishin dje. Ata bejne projekte me shkollat e tjera te pakicave kombetare, sipas ligjit 382 per pakicat, e shpirti i ketij ligji eshte vleresimi i gjuheve te ndryshme. Shkollat e 11 minoriteteve te ndryshme bejne projekte qe i paraqesin ne Rome, marrin shume para dhe punojne. Qellimi eshte te krijojne lidhje mes ketyre shkollave, e te njohin njeri-tjetrin. E nderkohe forcojne individualitetin e secilit grup. Njekohesisht nje nisme e tille forcohet edhe sepse jep buke, dmth paguhet. Pozitive eshte qe gjithe gjerat fetare jane ne gjuhen shqipe. Meshat behen shqip, por dhe greqisht e italisht. Ka me shume gjera pozitive se sa negative. Pas 10 vjetesh Shqiperia do te jete ne Parlamentin Europian. Kjo do te thote qe katundet arbereshe do te mbrohen edhe nga Shqiperia, jo vetem nga Italia. Te shpresojme qe dhe shteti shqiptar do te zgjohet, do te krijoje strategji ne dobi te Shqiperise etnike, se paku me zemer dhe ne te ndiejme qe kemi nje Atdhe.




    marre nga Koha Jone

    Mu duk interesant fakti qe disa vendbanime shqiptare ne Greqi kane emra te njejte me disa vendbanime ne Kosove dhe kufirin Kosove-Shqiperi si Kastrati e Kelmendi.

    At Antonio Bellushi, eshte nje at i vertete, dhe i lumte per punen e mrekullueshme qe ka bere deri tani, dhe jemi te bindur qe do bej edhe shume me shume ne te ardhmen. I urojme edhe me shume suksese ne te ardhmen.

    Duhet te punojme me shume per komunitetet shqiptare jashte Shqiperise dhe Kosoves se sotme. Duhet ti ndihmojme qe te ruajne shqiptaresine e tyre sepse kjo ka vlera pakrahasueshmerisht shume te medha, dhe shume me interes per kombin tone, e vecanerisht per brezat e ardhshem qe do vijne. Duhet ti sigurojme atyre gjithe te drejtat kombetare si gjuha, shkolllat ne gjuhen shqipe, etj. etj. sa me pare qe eshte e mundur, dhe per kete duhet te kontribuojme te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi, ne te gjitha menyrat e mundshme.

    Tung Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 05-06-2005 më 22:39

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    "ARVANITE-ARBERORET, NJE POPULL I HARRUAR"

    "Arvanitet-Arberore, nje popull i harruar" eshte filmi dokumentar kushtuar arvaniteve-arberore te Greqise, me autor Lirio Nushin, skenarist: Meriman Brahaj & Lirio Nushi. Nje film qe u realizua me porosi dhe sponsorizim te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves, Departamenti i Ceshtjeve Jorezidente "DCJ). Ai i kushtohet 900 fshatrave arvanite-arberore, arvanitfolese te Greqise, heronjve arvanite-arberore te Revolucionit te vitit 1821 ne Greqi, te cilet ishin te gjithe arvanite-arberore; Karaiskakit, Bubulines, Marko Bocarit, Kollokotronit-Bithegurit, Mjaulit, Papafleses etj. etj "Duhet te me pyesesh cili prej s'ishte arvanite", - thote arvaniti Vangjel Ljapi nga Elefsina e Greqise, dekoruar me medaljen e arte "Naim Frasheri" ne dokumentar, dhe pergjigjia ime eshte kjo: - Skam te te tom asnje!

    Autor i filmit eshte Lirio Nushi, kurse skenari eshte bashkepunim midis Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit. Kenget e vjetra arvanite-arberore, qe burojne nga thellesite e shekujve, vallet karakteristike arvanite, vallja came, veshjet karakteristike te arvaniteve, fustanella, ritet dhe vajet, kenget e trimave dhe te luftes, si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitefolese-arberore ne Greqi pershkruajne nje epope te tere, epopene e nje populli te harruar, te lene ne harrese per shekuj me rradhe. "Ne jemi katandisur keshtu,- thone personazhet e dokumentarit,- sepse nuk kemi krye, askush s'kujdeset per kulturen tone, asnje institucion nuk na perkrah". Librat kushtuar arvanite-arberoreve te Greqise dhe se si eshte ruajtur gjuha deri tani, diktatura e Hudes greke, qe ndaloi me dhune te flitej gjuha nder arvanitet-arberore te Greqise, casti i vellazerimit te arvaniteve te Greqise dhe ngritja e shtetit modern te Greqise, lufta e Mesologjit dhe shume caste te tjera historike trondisin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qene dhe sa i coptuar jemi tashme. " -Admirali i flotes detare, Kundurjoti, me origjine arberore i urdheron marinaret ne greqisht po askush s'kuptonte - atehere admirali therret: Zjarr more djelma! atehere marinaret kuptuan dhe u ndes lufta ", -rrefen Ljapi. "Gjuha e vertete eshte arberishtja,- thote Jorgo Gjeru, arberor nga Kryekuqi, -fjala arvanite eshte fjala greke sic na therrasin greket ketu". Tashme gjuha arberore tek arvanitet - arberore te Greqise po shuhet, nderkohe qe deri vone kishte pleq qe s'dinin fare greqisht. Gjuha arberore eshte pasardhesja e gjuhes se pellazgeve pohojne te gjithe studiuesit ne dokumentar. 900 katundet dhe gjithe ishujt arvanitfoles te Greqise, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike te Greqise eshte pa diskutim fakt, nga i cili lind nje pyetje: Jane autoktone, apo jane pakice kombetare Arvanitet-Arberore te Greqise? Mos ka ardhur koha qe kesaj t'i jepet nje pergjigje zyrtare?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17
    Nese dikush mund te me siguroje nje kopje te librave te Antonio Bellusci ne Itali, Shqiperi apo Kosove, do ti lutesha te me kontaktonte pasi jam i interesuar ti ble ato studime. Nuk kam mundesi qe ti siguroj ketu ne Amerike.

    Mund te me kontaktoni tek albo@forumishqiptar.com

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507

    Për: At Andon Bellushii, një arbëresh mes arvanitasve të Greqisë

    Disa vepra e artikuj te Antonio Bellusci.

    -Raccolta di canti sacri tradizionali,Canti sacri (Raccolti in S.Costantino Albanese,S.Sofia d'Epiro e in alcune Comunita albanesi di Grecia),Novara 1971.(Permbledhje kengesh te shenjta...)
    -Vatra jone, Il nostro focolare (Bollettino della Comunita Italo-albanese di S.Costantino Albanese),1966-1970.
    -I funerali a Frascineto in SHE,1-2 (1961),34-39.(Varrimi ne...)
    -Il telaio a Frascineto (I) in SHe,2-4 (1962),82-91.(Tezjahu...)
    -Il telaio a Frascineto (II) in SHE,5-8 (1963),255-270.
    -Antiche tradizioni attuali e credenze popolari tramontate in ZGJ,4-6 (1965),14.(Tradita antike e aktuale te besimeve te "shkuara"-o"te humbura"..)
    -La véllamja,La fratellanza tra gli Albanesi,in ZGJ,4-6 (1965).("Vllazeria midis..)
    -Tradizione e folklore,in ZGJ,11-12 (1964)
    -Viaggio tra gli emigrati albanesi in Europa,in ZGJ,(1966)("Udhetim midis emigranteve...)
    -La pastorizia a Frascineto,in SHE;(1964,1965,1968,1969,1970,1971) (Blektoria ne Frashineto)
    -Kalimera della nativita di Cristo,in VA,1 (1966) ("Kalimera" e lindjes te Krishtit")
    -Kalimera del Grande venerdì,in VA,1 (1967)( Kalimera e xhumos t'modhe )
    -Kalimera del Grande sabato,in VA,1 (1967) ( Kalimera e shtunes se madhe)
    -Besa e Skanderbekut,in VA,1 (1968).
    -Haj buke Skanderbeku,in VA,1 (1968)
    -çè mé pe ti zoguth sod,in VA,1 (1968)
    -Gjuha jone in VA,1 (1970),9-15.
    -Vallet ne Shen Kostandinin e Arbereshevet,Zakone e tekste (I),in ZGJ,(1973),49-54.
    -Vallet ne Shen Kostandinin e ... ... ... (II) in ZGJ,(1973)54-57
    -Tra i fratelli albanesi della Macedonia,in ZGJ,1 (1970) (Midis vellezerve shqiptar te Maqedonis)
    -Tra i fratelli della Morea,Grecia,in ZGJ,(1965) (Midis vellezerve ne More )
    -Un arberesh tra gli arvanitas di Corinto,in SHE (1970) (Nje arberesh midis arvanitasve te Korintit)
    -Rilievi sulle Comunita albanesi di Grecia,in SHE,(1967) (Dukuri mbi komunitetin shqiptar ne Greqi)
    -Pellegrinaggio di un arberesh a Korone,in ZGJ ,(1969) (Pelegrinazh i nje arbereshi ne Korone)
    -Pellegrinaggio a Milo con gli Arvanites di Grecia,in ZGJ, (1970)
    -Capparelli di Tebe,in ZGJ,(1972)
    -Arberoret e Kranidhi-t in KA,23 (1977)
    -Udhetim ne More,in KA,23 (1977).



    (Mare nga,Ricerca etnografica tra gli albanesi.Il Telaio,nei testi originali arbereshe. Vol I.A.BELLUSCI
    -Argalia nder tekste origjinale arbereshe.Cosenza 1977.Tiratura;2000 copie.)


    Nder te tjera:Magia miti e credenze popolari.( Magjia mitet e besimet popullore ) Centro studi e ricerche Socio-Culturali " G.Kastriota Skanderbeg" Cosenza 1983.
    -Materiali e documenti di culture analfabete.Collana direta da Antonio Bellusci Vol II.

    -Dizionario fraseologico degli albanesi d'italia e di Grecia.Ricerca sul campo in 115 comunita albanofone.Indice analitico di oltre 3000 voci riguardanti proverbi,detti e modi di dire.
    I edicione;giugno 1989.Centro ricercche socio-culturali "G.K.SKANDERBEG" Cosenza.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507

    Për: At Andon Bellushii, një arbëresh mes arvanitasve të Greqisë

    NDRANGULEA ISH NJ'SHPIRT

    "Na kishim nj'cie.E ja thoin cje Rina Shkozès (1). U isha e voçèrr.Isha gjasht vjeçè kur vdiq ajo.E ajo ish katerzetetet kur vdiq.E qo,mè par kur ishin mullinjt e ujit (2) e bèin nj'provist se kish t'shkoin nj'gjims viti me miellit,kish nj'garavjel i madh. E e vèmi mbèernda a tje miellit. Nunga,tek ai garaveli,ish nj'ndrangule e vej e i vèhej kulaç kulaç (3) te miellit. Qo cje Rina e mbaj se ish nj'shèrbes i mir (4),se i vej shpia pèrpara,se kish fèrtun. E ish ndrangulea mbrènda te garavjeli. E e mè par ish koca druri (4),ç'veni nj'kill e gjism miell mbrènda,e cje Rina me kocen vej e mirr miellit e i thoj ndrangules mbrènda: "Vi,rrusu Djor (5),rrusu vi,se kam marr miellit". E ajo ndrangulea bènij: zèèèèè,e veni nj'çikèz mè atej.E mirr miellit. E ajo vèhij njater her tek ai llok kulaç kulaç.Mbllinej garavjelit e cje Rina vini siper e beni tumact (6). E nèk e vrau. E mbajtix atje shtat o tet vjet mbrènda te garavjeli. E pstaj iku vet.
    Ktu thoin se ndrangulea ish shpirt (7) e nèk e vrisnin. Kur ish nj'gjalper o i zi o i bardh e dil sembri tek nj'llok,thoin,se ish shpirt.E s'munt e vrash".




    IL COLUBRO ERA UNO SPIRITO
    Gjarperi ishte nje shpirt

    "Ne kishim nje teze.Qe quhej teze Rina "Shkozes".Une isha e vogel.Isha gjashte vjeçe kur vdiq ajo.Dhe ajo ishte (vjeç) 88 kur vdiq.Dhe kjo,me perpara kur ishin mullinjte me uje qe benin rezerva sepse duhet te kalonin (=jetuar) gjysmen e vitit me miellin,kishte nje "sunduk" (kuti-arke) te madhe.Atje vinte brenda miellin.Ateher,brenda kesaj kutie,ishte nje gjarper qe vente e vihej "kulaç kulaç" tek mielli.Kjo teze Rina e mbante se ishte diçka e mire (sherbes e mire),sepse i "ecte" shtepia perpara,se kishte fat. Dhe ishte gjarperi brenda ne sunduk. Dhe me perpara ishte "koca" e drurit qe mbante nje kile e gjysem miell,dhe teze Rina me "kocen" shkonte te merte miellin dhe i thoshte gjarperit brenda :"Vi,rrusu Djor" ("ik",shtyu o i gjor"),shtyu andej, se duhet te mar miell".Dhe ky gjarper bente zééééé,e shkonte njeçik me andej.Dhe merte miellin.Dhe ai vihej nje tjeter here kulaç kulaç.Mbyllte arken e teze Rina vinte siper e bente "tumact" (makaronat).Dhe nuk e vrau. E mbajti atje shtate o tete vjet brenda ne arke. Dhe pastaj (gjarperi) iku vete.
    Ketu thonin se gjarperi ishte shpirt,dhe nuk e vrisnin.Kur ishte nje gjarper i zi o i bardhe dhe dilte gjithmon tek nje vend,thonin,se ishte shpirt.Dhe s'mundet ta vrasesh.

    1)Cje Rina Shkozes,cioe zia Rina sopranominata shkoza (in alb.shkozé-a:caprino).
    2) Ad Est di S. Costantino Alb.nella valle scorre il torrente Sarmento,il cui letto e spoporzionato in rapporto all'acqua che vi scorre.Nei pressi del fiume sorgevano i mulini ad acqua...
    3) Kulaç kulaç indica il modo di accovacciarsi del rettile in forma circolare.Col termine "kulaç" si indica anche una torta caratteristica nel periodo pascuale,cf.Bellusci 1982 )
    4) Nj'shèrbes i mir,cioe una cosa,un oggeto buono...
    5) Koc-a e una misura di capacita fatta di legno in forma circolare che racchiude dentro kg.1.50 di farina,di grano,di biada,ecc.Abbiamo inoltre stupel-i=kg.6;kartè-a=kg.12;menxé-a=kg.25;tuman-i=kg.50.Cf Bellusci 1982.
    6) Il colubro veniva familiarmente chiamato col nome Djor come se fosse uno di casa. In alb.Djorè-a:povera,sfortunata=e shkreta,e mjera,e zeza.
    7) Con la farin la zia Rina faceva le tagliatelle:"tumact"
    8)Viene affermato che il colubro era uno spirito ndrangulea ish nj'shpirt,cioe nel colubro viveva,si era trasferito lo spirito (=l'anima) di qualche..
    Konfirmohet qe gjarperi ishte nje shpirt ,ndrangulea ish nj'shpirt,qe ne gjarperin jetonte,ishte trasferuar ne shpirtin e ndonje te aferti te vdekur.Per kete ishte tabu (e ndaluar) ta vrisje.Edhe midis shqiptarve te Maqedonise ishte tabu ta asgjesoje o ta vrisje (cf Xhemaj 1980:109)."Besonin qe ne gjarperinjt e zinj qendronin shpirtrat e njerezve te vrare o te paganeve,endacak,pa paqe e te mallkuar;ne (gjarperinjte) shpirtrat e mire e te dashuruar (...) dhe besojne si nje "urim" jo te lumtur ne qofte se gjarperi qe mbajne braktis shtepine o vendin ku jeton,o qe te vdesi,o qe ta vrasin" (Dorsa 1879:19)...

    ANTONIO BELLUSCI
    Magjia mitet dhe besimet popullore.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Eparkia arbëreshe në Kalabri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •