Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vampiret e Pescares

    Ky lajm i shkurter me duket se do behet nji stuhi mbas disa ditesh..
    Me duket se jemi perpara nji rasti teper makaber..

    Ishalla gabohem..

    ------------------
    PESCARA (28 Gusht) - Branda njė viti e gjysėm ėshtė 36 numri i minorenėve shqpitarė qė janė futur nė mėnyrė klandėstine nė Itali tė shoqėruar nga njė ēift shqiptar qė tani ndodhetn nė burgun e Peskarės. Ata janė akuzuar pėr sekuestrim personash, fallsifikim dokumentash, por ndėrkohė nuk japin asnjė tė dhėnė se ku mund tė kenė pėrfunduar fėmijėt. Minorenėt, pėr tė ciėt policia e Peskarės di vetėm qė janė trafikuar nga ēifti i arrestuar gjatė 15 udhėtimeve. Vetm listat e udhėtimeve janė tė vetmet prova tė kalimit tė tyre kėtu. Ēifti i Ramiz e Xhuljeta Petallit, pėrkatėsiht 39 dhe 33 vjeē, duke fare normal dhe sipas dokumentave tė tyre ata jetojnė nė Peskara qe nga viti 1991 dhe kanė leje tė rregullt qėndrimi.Ramizi punon si varrmihės, ndėrsa Xhuljeta ėshtė shtėpiake. Ndėrkohė Prokuratori Giampiero Di Florio ka hapur njė pistė hetimi mbi kėė ngjarje. Ėshtė kontrolluar edhe banesa e ēiftit, tė cilėt nuk kanė deklarar asnjė gje pėr aktivitetin e tyre apo pėr vendndodhjen e fėmijve.


    ed/mr (BalkanWeb)
    ---------------------------------

    ?????????????????

    Do zoti jane gjalle ata femije..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Akuzat qė bien mbi ēiftin shqiptar, janė: krim nė bashkėpunim, rrėmbim personi, pėrgjim, falsifikim dokumentesh dhe favorizim tė emigracionit klandestin
    Tė arrestuarit janė: Ramiz Petalli, 39 vjeē, dhe e shoqja, Xhulieta, 33 vjeē, prindėr tė tre fėmijėve. Dokumentet e fėmijėve tė tyre falsifikoheshin shpesherė me emrat e fėmijėve tė cilėt ēoheshin mė vonė nė Itali

    Kapet nė Itali Xhulieta dhe Ramis Petalla. Ja akuzat e rėnda dhe provat ndaj tyre

    Pranga ēiftit, trafikoi 36 fėmijė
    Italianėt dyshojnė pėr "shitjen" e 36 tė miturėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Policia Italiane prangos ēiftin shqiptar qė trafikonte fėmijė. Sipas agjencisė italiane, ANSA, dje nė Peskara ėshtė zbuluar njė rrjet pėr trafik fėmijėsh. Kėta tė fundit transportoheshin ilegalisht nga Shqipėria pėr nė Itali e mė pas fati i tyre ėshtė enigmė. Autoritetet hetimore po kėrkojnė pėr fatin e 36 fėmijėve qė kanė hyrė nė Itali dhe mendohet se "administrohen" nga grupet kriminale.

    Policia ka ndaluar ēiftin Petalla nė Peskara, qė qėndronte nė Abruco me leje tė rregullt qėndrimi.

    Akuzat qė bien mbi ēiftin shqiptar, janė: krim nė bashkėpunim, rrėmbim personi, pėrgjim, falsifikim dokumentesh dhe favorizim tė emigracionit klandestin. Tė arrestuarit janė: Ramiz Petalli, 39 vjeē, dhe e shoqja, Xhulieta, 33 vjeē, prindėr tė tre fėmijėve. Dokumentet e fėmijėve tė tyre falsifikoheshin shpesherė me emrat e fėmijėve tė cilėt ēoheshin mė vonė nė Itali. Tė miturit figuronin si fėmijėt e vėrtetė tė ēiftit Petalli. Fėmijėt e gjakut tė ēiftit shqiptar jetonin nė shtėpinė e tyre nė Peskara.

    Informacionet e dėrguara nė muajt e parė tė vitit tė shkuar, kanė siguruar se deri tani janė trafikuar pėr nė Itali tė paktėn 36 tė mitur tė cilėve nuk u dihet fundi, nėse janė shitur apo janė pėrdorur pėr lypje.

    Burimet policore italiane bėjnė tė ditur se po punohet pėr tė verifikuar sesi tė miturit i janė besuar ēiftit Petalli dhe mė pas, nė Itali, nė qoftė se u janė shitur ēifteve tė ndryshme pėr adoptim ose bandave kriminale. Nuk pėrjashtohet mundėsia pėr trafikim organesh.

    Pėr arrestimin e ēiftit ka firmosur prokurori Xhip Lamilo Romandini dhe Xhanpiero Di Florio, tė cilėt hedhin hipotezėn qė Petallėt kanė vepruar me persona tė tjerė tė ndodhur nė Itali dhe nė Shqipėri. Personat nė fjalė nuk janė identifikuar ende. Pikėrisht mbi kėtė qėndron akuza e mėsipėrme (krim nė bashkėpunim).

    Ēifti kthehej nė atdhe nga Bari. Me tė marrė fėmijėt, falsifikonin dokumentet dhe hynin nė Itali nga Ankona me traget. Hetimet janė kryer nga skuadra lėvizėse, Interpoli, dhe Policia Shqiptare. Sipas kėsaj tė fundit, nė mars Xhulieta ishte arrestuar nė Fier me dy fėmijė, por mė vonė ishte liruar pėr mungesė provash nga gjykata dhe ishte kthyer nė itali. Por, me sa duket, ata e kanė nisur sėrish aktivitetin.
    ------------------
    Nė mars ishte arrestuar nė Fier me Musa Sinėn

    Xhulieta u kap me dy fėmijė U liruan pėr mungesė provash


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Nuk mund tė paguaj shpenzimet e fėmijės qė e kam tė sėmurė. Kurimi i tij ėshtė tepėr i shtrenjtė. Kėta i mora pėr tė lypur". Kėshtu ėshtė shprehur 33-vjeēarja nga Elbasani, Xhulieta Petalli, tashmė e skeduar si trafikante fėmijėsh, pas ndalimit nga uniformat blu tė Fierit, bashku me bashkėpunėtorin e saj, Musa Sina, 45 vjeē nga Kavaja, dhe dy tė mitur. Ata janė ndaluar ditėn e premte nė mbrėmje, teksa udhėtonin me njė benz drejt qytetit bregdetar, ndėrsa njė tjetėr ėshtė shpallur nė kėrkim, si bashkėpunėtor i tyre. Sipas policisė fierake, gjithēka ka ndodhur brenda pak ditėsh, kur 33-vjeēarja me banim tė pėrkohshėm nė Peskara tė Italisė, ka mbėrritur nė portin e Durrėsit me njė synim tė qartė: marrjen nė Shqipėri tė dy fėmijėve, tė cilėt mė pas do t'i nxirrte rrugėve tė Italisė pėr tė lypur, fakt ky qė ajo e ka pohuar edhe nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit. Burime nga kjo drejtori kanė bėrė tė ditur se para pak ditėsh ajo ka zbarkuar te motra e saj nė Durrės. Kėsaj tė fundit ajo i ka treguar qėllimin e ardhjes, si dhe i ka kėrkuar ta prezantojė me ndonjė mikun e saj, i cili mund ta ndihmonte. Dhe kėshtu ka ndodhur. Motra e ka prezantuar me 45-vjeēarin Musa Sina nga Kavaja, edhe ky me banim tė pėrkohshėm nė Itali, por qė aktualisht ndodhej nė qytetin e tij. Pas disa pėrēapjeve, Petalli dhe Sina kanė mundur tė sigurojnė dy fėmijė, 14 dhe 15 vjeē, respektivisht nga qytetet: Durrės e Kavajė. Tė njėjtat burime policore kanė bėrė tė ditur se dy trafikantėt i kanė bindur familjet e tyre qė t'i marrin me vete, "pasi do t'u gjenin punė e banesė nė Itali". Mė pas palėt kanė rėnė dakord. 33-vjeēarja, nėna e tre fėmijėve, e ndihmuar dhe nga bashkėpunėtori i tretė, ka mundur qė me anė tė falsifikimit tė vendosė fotografitė e fėmijėve nė lejet e qėndrimit tė bijve tė saj. Mė pas Petalli dhe Sina, me benzin e kėtij tė fundit me targa BL 261 FG, janė nisur drejt Vlorės, pasi rreziku pėr zbulimin e tyre nė portin e Durrėsit ishte mė i madh. Tė premten nė mbrėmje nė hyrje tė Fierit, postoblloku i Policisė Rrugore ka ndaluar makinėn me targa tė huaja. Por, pasi ka parė dokumentet e fėmijėve, ka dyshuar nė vulat e vendosura mbi fotografitė. Menjėherė ėshtė lajmėruar grupi i gatshėm, i cili ka bėrė edhe ndalimin e dy trafikantėve. Ndėrsa fėmijėt mbahen tė shoqėruar, derisa tė sqarohen tė gjitha rrethanat, dy tė prangosurit e kanė pranuar trafikimin e fėmijėve.

    ------------
    PISTA I

    "Bashkonte" familjet

    Xhulieta ėshtė arrestuar njė herė nė Shqipėri me tė njėjtėn akuzė. Por ajo qė ka "bindur" hetuesit dhe gjykatėsit shqiptarė nė lirimin e saj nė mars ka qenė versioni i saj sipas tė cilit ajo "ndihmonte" ēiftet shqiptarė qė jetojnė nė itali dhe nuk kanė mundėsi tė marrin fėmijėt. Nėpėrmjet njė shpėrblimi prej prindėrve ajo duke shfrytėzuar dokumentet e tre fėmijėve tė saj bėnte edhe nder, por fitonte edhe "ndonjė lek". Pra ekziston mundėsia qė kjo tė jetė e vėrteta e kėtij trafiku.


    PISTA II

    Tregtonte tė miturit

    Pista e dytė nėpėr tė cilėn po hetohet nga prokurorėt italianė (edhe ata shqiptarė) ėshtė dyshimi se ēifti Petalla ėshtė hallkė e ndonjė rrejti tė organizuar trafikantėsh qė tregėtojnė fėmijė, ose i mbajnė ata pėr tė lypur nė rrugėt e evropės perėndimore. Nėpėr semaforėt e Italisė ka shumė fėmijė shqiptarė qė kėrkojnė lėmoshė. Ky ėshtė njė nga versionet qė po hetohet pėr ēfitin shqiptar tė arrestuar nė Itali dje. Pėr kėtė po verifikohet se ku kanė pėrfunduar 36 fėmijėt qė kanė kaluar nėn kujdesin e prindėrve shqiptarė.


    PISTA III

    Shiste organet

    Akuza mė e rėndė (nėse vėrtetohet) ėshtė ajo e pėrdorimit tė fėmijėve pėr transplatim organesh. Jo rrallė herė kjo temė ėshtė prekur nga shtypi shqiptar dhe ai italian. Por deri tani asnjė nuk ėshtė dėnuar pėr kėtė krim. Italianėt janė duke hetuar edhe pėr kėtė pistė. Pasi sipas dokumentacionit tė policisė italiane ėshtė enigmė fati i 36 fėmijėve shqiptarė qė kanė kaluar nė Itali. Nė seancat e para tė pyetjeve tė arrestuarit e kanė mohuar kategorikisht kėtė akuzė. Pėr vėrtetimin e saj do tė ndihmojė edhe policia shqiptare, sė cilės i ėshtė kėrkuar ndihmė qė dje.

    --------------
    jepi xhuli jepi me te lumte sqepi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-08-2002 mė 08:38

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PRISHTINE (29 Gusht) - Policia UNMIK zbulon trafikun e fėmijėve nė kryeqytetin e Kosovės dhe vė nė pranga njė shqiptar. Afrim Bushi, 43-vjeēar u kap nė shoqėrinė e njė djali 14-vjeēar, i cili do tė nisej nė Gjermani e mė pas do tė pėrfundonte nė Belgjikė. Arrestimi u bė sot nga italianėt e policisė sė UNMIK, nė Prishtinė. Bushi e djali 14-vjecar kishin njė pasaportė Shengen. Sipas zėdhėnėsit tė policisė sė UNMIK, Andrea Angeli nė Prishtinė, cituar nga ANSA "Afrim Bushi kishte kryer dhe dy herė tė tjera udhėtime nė shoqėrinė e tė miturve". Ndėrsa kreu Organizatės Ndėrkombėtare tė Emigracionit (IOM), nė Kosovė dhe Maqedoni, Pasquale Luppoli, tha se "14-vjecari ėshtė marrė nėn kujdesin e IOM dhe vendosur nė njė qendėr rehabilitimi nė Shqipėri". Luppoli shtoi se familja e djalit 14-vjeēare ėshtė identifikuar ndėrsa vazhdojnė hetimet pėr tė parė lidhje tė tjera". Sipas tij "kjo ėshtė herė e parė qė zbulohet nė Kosovė njė rast konkret i kėtij lloji. Fėmijėt nisen nga Shqipėria tė shoqėruar nga "korrierė" dhe mbėrrijnė nė Kosovė me autobusė e mė pas qė kėtej udhėtojmė me avionė pėr nė Evropė. Po dje nė Pescara nė Itali u ndalua njė ēift shqiptarėsh tė dyshuar pėr trafikun e 36 fėmijėve. ad/mr (ANSA/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Enigma e fėmijėve tė trafikuar

    Opinioni publik shqiptar ėshtė tronditur nga njoftimet qė vijnė nga Peskara e Italisė, pėr arrestimin e ēiftit shqiptar Pertalla, tė cilėt akuzohen se nė njė periudhė prej 15 muajsh, kanė trafikuar nė Itali pėr qėllime pėrfitimi, 36 fėmijė tė moshės nga 5 deri nė 16 vjeē. Dyshohet se fėmijėt e trafikuar janė pėrdorur pėr tė lypur, pėr pedofili, apo akoma mė keq, ndoshta edhe pėr transplatim organesh.

    Pėr kėtė akuzė, organet kompetente italiane kanė kėrkuar tė identifikohen fėmijėt e trafikuar, por deri mė tani nuk dihet fati i tyre. Kjo ka rritur mė tej shqetėsimin e hetuesve italianė, qė kanė kėrkuar edhe ndihmėn e prindėrve shqiptarė, sidomos tė atyre prindėrve, fėmijėt e tė cilėve figurojnė tė humbur. Pėr kėtė qėllim, ata kanė kėrkuar tė ndihmohen edhe nga organet kompetente shqiptare, pasi mendohet se pėr trafikimin e fėmijėve, eksiston njė rrjet trafikantėsh, i cili dyshohet se shtrihet nė dy anėt e Adriatikut.

    Enigma e fėmijėve tė trafikuar: Edhe pėr transplantim organesh

    "Nė njė moment fėmija ngriti kėmishėn dhe unė u tmerrova kur pashė gjurmėt e njė thike kirurgu, qė shkonte deri nė fund tė shtyllės kurrizore. E kuptova se fėmija ishte shfrytėyuar pėr t'i marrė organet e brendshme"

    Misto Xhemali

    Nė Ministrinė e Rendit mungojnė tė dhėna tė plota, pėr fėmijė tė rrėmbyer pėr qėllime trafikimi. Megjithatė, satistikat tregojnė se ky lloj trafikimi ka qenė objekt i punės tė policisė kriminale. Vetėm gjatė kėtyre shtatė muajve tė kėtij viti, janė konstatuar shtatė raste tė rrėmbimit tė fėmijėve. Pėr kėto rrėmbime janė shpallur tetė persona nė kėrkim, si autorė tė dyshuar pėr kėto rrėmbime. Por hetimet nuk janė ēuar deri nė fund, pasi, sipas burimeve tė Ministrisė tė Rendit, kanė qenė prindėrit e kėtyre fėmijėve, qė kanė deklaruar se me vullnetin e tyre i kanė lėnė fėmijėt tė shkojnė pėr t'u punėsuar nė shtetet fqinje. Kjo e ka bėrė mė tė vėshtirė proēesin e hetimeve.

    Tė dhėnat pėr trafikim tė miturish, apo qė figurojnė tė humbur, tregojnė se kėta fėmijė, nė mė tė shumtėn e rasteve, i pėrkasin komunitetit rom. Prindėrit e kėtyre fėmijėve, tė pyetur nga oficerėt e Policisė Gjyqėsore, kanė deklaruar se i kanė ēuar fėmijėt jashtė shtetit, pėr tė mundėsuar mbijetesėn e fėmijėve tė tjerė, tė cilėt ky komunitet nuk i ka tė paktė
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Tė arrestuarit pranojnė nė polici tė kenė trafikuar tė paktėn 10 tė porsalindur. Hetimet e policisė dhe misteri pėr pritėsit e "mallit" dhe anėtarėt e tjerė tė rrjetit
    Policia e Korēės nuk ka bėrė tė ditur nėse ky trafik drejtohet nga persona brenda apo jashtė vendit, madje nuk dihet as nėse krerėt janė shqiptarė apo jo. Vetė ēifti i arrestuar dje ka pohuar se merreshin vetėm me gjetjen e nėnave tė pafata

    Ja si funksiononte skema. Nėnat i lindnin fėmijėt nė klinika private greke pasi bėnin pazarin me ēiftin

    Kapet ēifti i trafikut tė foshnjave
    Nga Korēa, quhen Nazmi Kreka e Lauresha Hoxha

    KORĒE

    Njė ēift tė dashuruarish, ai 47 dhe ajo 23 vjeēe, tė cilėt bashkėjetonin nė njė shtėpi nė periferi tė Korēės, nuk kanė pasur tė veēantė vetėm historinė e tyre tė dashurisė. Aspak e zakontė ėshtė edhe akuza me tė cilėn ata janė arrestuar dje nga Policia Kriminale, nė kuadrin e njė operacioni antitrafik. Ata akuzohen pėr trafikimin e 10 foshnjave tė porsalindura, tė blera nga nėnat e tyre tė varfra.

    Sipas dyshimeve tė deritanishme Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha bashkėjetonin prej vitesh. Por shtėpia e tyre nė periferi shėrbente si bazė ku strehoheshin gra shtatzėna. Burime nga Ministria e Rendit bėnė tė ditur dje se, tė dhėnat e para flasin pėr njė rrjet tė gjerė tė trafikimit tė fėmijėve tė porsalindur nga Korēa nė drejtim tė Greqisė dhe tė Italisė.

    Rrėfimi
    Burime nga Drejtoria e Policisė sė Korēės bėjnė tė ditur se, Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha, tė cilėt janė prangosur dje paradite, janė marrė menjėherė nė pyetje. Ata jo vetėm qė i janė pėrgjigjur tė gjitha pyetjeve tė hetuesve, por kanė pranuar edhe tė rrėfehen pėr pozicionin e tyre dhe pėr aktivitetin e rrjetit nė tė cilin bėnin pjesė. Si kanė treguar dy tė dashuruarit, skema ishte e gatshme. Ata zgjidhnin gra shtatzėna me probleme sociale apo ekonomike. Kėto tė fundit, pra gra tepėr tė varfra, kanė qenė dhe mė tė preferuarat. Fillimisht ata iu ofronin ndihmėn e tyre kėtyre grave. Mė pas i strehonin nė shtėpinė e vet pėr pak kohė deri sa iu siguronin dokumente tė falsifikuara. Me anė tė kėtyre dokumenteve ēifti i dėrgonte gratė nė klinika private tė Selanikut dhe tė Athinės, ku dilnin nė jetė fėmijėt. Nė kėtė pikė pėrfundonte dhe detyra e dy korēarėve. Persona tė tjerė merrnin nė dorėzim tė porsalindurit dhe mė pas fati i tyre nuk dihej. Tė paktėn kėto kanė qenė tė dhėnat qė i kanė ofruar dje policisė sė Korēės, Kreka dhe Hoxha.

    Fati i tė porsalindurve
    Megjithatė policia tashmė i ka ngritur pistat e para tė hetimeve. Ajo qė duket si pista mė e mundshme deri tani, ėshtė qė fėmijėt shiteshin pėr transplantim organesh. Por nuk pėrjashtohet as mundėsia e dėrgimit tė tyre nė shtete tė ndryshme, ku mė pas birėsoheshin. Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha kanė pranuar deri tani tė kenė trafikuar mbi 10 fėmijė. Asnjėri prej tyre nuk dihet se ku ka pėrfunduar, ndėrkohė qė lista e personave qė do tė merren nė pyetje nė ditėt nė vazhdim ėshtė tepėr e gjatė. Tė parat qė do tė pyeten janė vetė nėnat e foshnjave, tė cilat nuk dihet nėse do ta pranojnė apo jo qė kanė shitur fėmijėt e tyre. Ndėrkohė hetimet vazhdojnė intensivisht pėr tė zbuluar emrat e bashkėpunėtorėve tė ēiftit korēar dhe tė krerėve tė trafikut. Policia e Korēės nuk ka bėrė tė ditur nėse ky trafik drejtohet nga persona brenda apo jashtė vendit, madje nuk dihet as nėse krerėt janė shqiptarė apo jo. Vetė ēifti i arrestuar dje ka pohuar se merreshin vetėm me gjetjen e nėnave tė pafata. Pasi bėnte pazarin e rastit me to, ēifti korēar kujdesej deri sa i dėrgonte pėrtej kufirit. Mė pas merrnin paratė nė dorė dhe detyra e tyre merrte fund. Policia po vazhdon operacionin pėr tė zbuluar hallkat e tjera dhe pėr kėtė qėllim kanė kėrkuar edhe bashkėpunimin e homologėve grekė.
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vjedhja e FEMIJVE vazhdon prej 12 vjetesh.

    Edhe gazetat e huaja qe kane permendur sHQIPERINE VETEM NE 97 KUR DILTE ZJARR E TYM dhe me vone heshten kane folur perseri sot per Skandalin e trafikimit te femijve.

    12 vjet demokraci, 12 vjet liri fetare, 12 vjet trafikim femijesh...turp e faqe zeze.

    ja cthot Gazeta Shqiptare qe ben dhe nji fare panorame te keti fenomeni c'njerzor.
    -------------------------------------

    --
    Drejtori i Institutit Kombėtar tė Jetimėve: Aventura jonė me ardhjen e demokracisė. Komiteti i Birėsimeve dhe trafiku me fėmijėt

    Drejtuesit e jetimėve tregojnė si nisi trafiku i fėmijėve nė '91. Sot kėrkojmė verifikimin

    "I kėrkuam Ramiz Alisė tė bllokonte ligjin e birėsimeve"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    TIRANE

    Ne i kėrkuam Ramiz Alisė bllokimin e Ligjit tė Birėsimeve, por ai na u pėrgjigj: Ju kėrkuat Kapitalizmin dhe ne jua sollėm, tani pėrballojini vetė pasojat kriminale tė sistemit". Kėshtu e nis rrėfimin e tij pėr bise-dėn me presidentin Alia, nė maj tė vitit 1991, drejtori i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve, Ilir Ēumani.

    I shqetėsuar prej ngjarjeve tė fundit ndaj trafikimit tė fėmijėve, ai dėshmon se ky fenomen ka nisur qysh nė ditėt e para tė hapjes sė Shqipėrisė, kur Ramiz Alia pėrjetonte muajt e fundit tė drejtimit si President i vendit. "Pasi na tha qė sistemi kapitalist e nėnkupton trafikun e mafiozėve mbi fėmijėt, atėherė ne i deklaruam se jetimėt do tė hidhen nė grevė urie, nėse ligji i birėsimeve nuk bllokohet", thotė ai. Kėsisoj, gjatė ditėve kur nė sheshet e Shqipėrisė njerėzit thėrrisnin "Liri-Demokraci", jetimėt e Tiranės u mblodhėn dhe vendosėn njėzėri tė hidheshin nė grevė urie, nėse Ligji i Birėsimeve nuk zhvlerėsohej. Por Ēumani tregon se pikėrisht "dy ditė mė vonė Alia nxorri njė dekret ku ndalohej birėsimi i fėmijėve pėr njė periudhė tė pacaktuar". Dhe ishte koha kur tė frymėzuar nė mėnyrė tė mbrapshtė nga ligjet e ekonomisė sė tregut, dhjetra avokatė, intelektualė, artistė, apo nėpunės tė jetimores kishin nisur numėrimin e dollarėve tė fituar, nga proceset gjyqėsore tė birėsimeve, ku ata ishin me cilėsinė e zyrtarit, ose dėshmitarit. Sipas Ēumanit, prej dhjetra dhe qindra fėmijėve qė u birėsuan gjatė asaj kohe, vetėm disa prej tyre mbijetuan. Por historia e kriminalizimeve nuk mbaroi kėtu. "Pas vitit '94, qeveria krijoi njė Komitet tė Birėsimeve qė do tė merrej me ligjin dhe specifikat e birėsimeve, pėr tė garantuar qė fėmijėt nuk do tė rrezikoheshin", thotė Ēumani. Faktikisht ky komitet funksionon edhe sot pranė Kryeministrisė, por faktet e fundit (arrestimet nė Itali), tregojnė qė mafia ka depėrtuar deri nė stadet mė tė larta. Para njė jave kreu i Shoqatės sė Jetimėve, Bujar Avduli ka denoncuar zhdukjen e fėmijės sė Tatjana Tushos, (e cila aktualisht gjendet e shtruar nė psikiatri). Por tragjedia nuk mbaron as kėtu. "Fėmijėt shqiptarė janė birėsuar ose trafikuar nė Itali, Greqi, Kanada, Suedi, Norvegji, Finlandė, Gjermani e shumė vende tė tjera dhe nė shumicėn e pėrpjekjeve tona pėr t'u lidhur me fėmijėt, ata rezultojnė tė humbur", thotė Ēumani. Duke shprehur revoltė, ai shton se ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė tė lidhet me fėmijė nga Tirana, Gramshi, Librazhdi, Korēa, etj, tė cilėt janė birėsuar nėpėr botė por rezultati ka qenė drithėrues. "Pėr kėtė gjė Instituti Kombėtar i Integrimit ka ngritur njė grup pune pėr verifikimin rast pas rasti dhe emėr pėr emėr tė gjithė fėmijėve tė birėsuar, qysh nga viti '90 e deri mė sot", thotė Ēumani, i cili pėr kėtė gjė kėrkon edhe mbėshtetjen e Qeverisė.

    ---------
    Sekserėt e fėmijėve lėvizin nga Bregu i Lumit tek Unaza e re


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Sekserėt e trafikimit tė fėmijėve ndėrrojnė njerėn prej bazave tė kontakteve dhe nga Bregu i Lumit kanė kaluar diku pranė Unazės sė Re". Ky ėshtė informacioni i fundit pėr lėvizjen e trafikantėve qė vjen nga njė burim i besueshėm, i cili konfirmon gjithashtu se trafikantėt po bėhen gjithnjė e mė tė kujdesshėm ndaj ndjekjeve tė policisė. "Pėr ta ēdo bazė kontakti ėshtė e ndryshueshme dhe formale, sepse veprimtaria e tyre kriminale ėshtė thjeshtuar teknikisht dhe planifikimet paraprake zhvillohen edhe nė tryeza klubesh", shtojnė burime tė tjera. Faktikisht pas arrestimeve tė fundit qė iu janė bėrė trafikantėve shqiptarė nė Itali, duket se krerėt e mafias shqiptare kanė filluar tė lėvizin. Nė kėtė rrjet mafiozėsh janė tė pėrfshirė njė numėr i madh njerėzish, duke filluar nga vagabondėt e deri tek intelektualėt e zyrave shtetėrore, qė garantojnė pasaporta, viza tė falsifikuara, lehtėsira kalimi e birėsimi, si edhe platforma tė vazhdimėsisė sė krimit.
    ------------
    Anila rrėfen pagjumėsinė qė kalon pėr krimin ndaj djalit

    "Si shita fėmijėn tim 1.2 milionė lekė"
    Vajza nga jetimorja: Jap gjithēka pėr ta gjetur


    --------------------------------------------------------------------------------

    il.bu

    TIRANE

    "Kam bėrė njė krim tė pafalshėm nė jetėn time sepse kam shitur fėmijėn pėr njė 1 milion e 200 mijė lekė tė vjetra, por tani jam gati tė marr borxh, pėr tė rigjetur tim bir". Me kėto fjalė e nis pendimin e saj 21 vjeēarja Anila K., qė aktualisht banon nė rrethinat e Qytetit tė Nxė-nėsve. Duke rrėfyer detaje nga ky akt tragjik ajo thotė qė nė fillim, se gjithēka e ka bėrė pėr bukėn e gojės. "Jam vajzė e Shtėpisė sė Fėmijės dhe aktualisht gjendem pa punė dhe pa mbėshtetje sociale, nė njė dhomė gjysėm tė shkatėrruar, ku jetoj e vetme", shton ajo. Ndoshta fillimi rrėnqethės i rrėfimit tė Anilės, ėshtė njė argument i mjaftueshėm pėr t'u bindur se nė trafikimin e fėmijės sė saj ėshtė pjesėmarrės njė rreth i gjerė shoqėror ku politikanėt kanė pėr-gjegjėsitė e tyre nė montimin e varfėrisė. Mė tej Anila thotė se kjo ndodhi nė marsin e kėtij viti. "Babai i fėmijės tim ėshtė njėri prej sekserėve tė kėtij trafiku, i cili me paramendim ma mbushi mendjen tė lindnim njė fėmijė, pėr ta shitur nė Itali". Pėr bashkėfajėsinė e saj nė krim, Anila thotė se pranoi, ngaqė ishte e mbytur nė borxhe dhe nuk kishte asnjė alternativė tjetėr pėr jetėn. "Unė merrja ushqime dhe bukė me listė nga dy dyqane aty afėr, por lista ishte mbushur plot dhe dyqanxhinjtė nuk mė jepnin mė, pa likuiduar detyrimet e para", nėnvizon ajo. Pėr tė gjitha kėto Anila shton se ajo pranoi kundrejt njė paradhėnieje, prej 200 mijė lekėsh. "Sekseri interesohej vazhdimisht pėr ecurinė e barrės dhe gjithmonė mė kėshillonte tė konsultohesha tek mjeku, (ata donin fėmijė tė shėndetshėm) dhe shpesh mė jepte ndonjė lekė xhepi pėr tė blerė bukė", vazhdon ajo. Por pas lindjes sė fėmijės Anila tregon se e kishte ushqyer pėr 3 muaj rresht, madje pėr kėtė kishte marrė edhe kėstin e dytė tė paradhėnies, por mė vonė fėmijėn ia kishin marrė. "Sekseri erdhi njė natė nė shtėpi dhe mė tha tė bėhesha gati se do tė shkonim nė Durrės me njė makinė, (brenda ishte edhe njė shofer), por sapo mbrritėm nė Pezė, ai mė dha pjesėn tjetėr tė lekėve duke mė futur nė xhep edhe (10 mijė tė vjetra pėr t'u kthyer) dhe mė tha tė gjeja ndonjė makinė tė rastit". Ajo tregon se nuk donte tė zbriste, por tanimė ishte e detyrueshme. "Sekseri mė tha se do tė takoheshim prapė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, por qysh atėherė nuk e kam parė mė, ndėrkohė qė po torturohem nga meraku pėr fėmijėn tim", pėrfundon ajo.

    -------------
    Nga hetimet paraprake ėshtė mėsuar se ky lloj trafiku e ka fillesėn nė muajin prill tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr me intesitet ėshtė bėrė i mundur trafikimi i 10 foshnjave

    Skema e trafikut tė bebeve nga Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha. Zbulohet greku qė priste "mallin"

    "Ku i ēonim foshnjat e blera"
    Ēifti i arrestuar nė Korēė dėshmon para hetuesve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Fati i tė porsalindurve qė kanė pėrfunduar kush e di se ku ishte pėrcaktuar qė mė parė nga trafikantėt e tyre. Ēifti i arrestuar dy ditė mė parė nga policia pėr trafikimin e foshnjave nė Greqi, ka rrėfyer pėrpara policėve gjy-qėsorė gjithė skemėn e kėtij trafiku, nė tė cilin janė implikuar edhe shumė persona tė tjerė.

    Dje policia e Korēės ka identifikuar 3 korēarė arrestimi i tė cilėve pritet tė jetė shumė i shpejtė. Gjithashtu po dje ėshtė identifikuar edhe kreu i kėtij trafiku, njė grek emri i tė cilit tashmė i ka kaluar Interpolit grek.

    Rrėfimi
    Burime policore bėnė tė ditur pėr "Gazetėn" se ēifti i arrestuar, pasi lidhte kontratėn me gruan shtatzėnė dhe pasi paguante kaparin, priste deri sa afrohej dita e lindjes dhe sė bashku me nėnėn e foshnjės shkonin nė njė klinikė private gjinekologjike nė qytetin grek tė Selanikut, ku lindte foshnja. I porsalinduri binte menjėherė nė duart e trafikantit grek, ndėrsa lehonės i jepej kėsti i dytė i 1 mijė dollarėshit.

    Nga hetimet paraprake del se ka qenė Nazmiu ai qė e implikoi gruan e tij tė re nė trafikun e foshnjave. Kjo rrugė, sipas hetuesve, u zgjodh nga ana e Krekės, pasi kėshtu e kishte mė tė lehtė qė tė penetronte pėr tė biseduar me gratė qė do tė lindnin njė fėmijė me qėllim trafikimi. Madje ajo u qėndronte shtatzėnave "te koka", kur ato lindnin, dhe kjo pėr arsye sigurie. Mendohet se nga ky "biznes" fitimet kanė qenė marramendėse. Nga hetimet paraprake ėshtė mėsuar se ky lloj trafiku e ka fillesėn nė muajin prill tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr me intesitet ėshtė bėrė i mundur trafikimi i 10 foshnjave. Fitimi i Krekės dhe i Hoxhės ka qenė shumė i madh pasi ata pėrveē shpėrblimit prej 1 mijė dollarėsh qė merrnin pėr ēdo foshnje, pėrfitonin edhe nga paratė e tjera qė kishin nėpėr duar. Sipas tė dhėnave tė deritanishme ata pėr ēdo foshnje fitonin 8-9 mijė dollarė, tė cilat iu mbeteshin pasi jepnin rrushfetet e duhura pėr viza, udhėtime e vizita mjekėsore.

    Historia e ēiftit
    Nazmi Kreka, 47 vjeē, dhe Floresha Hoxha, 23 vjeēe, pas dėshtimit tė martesave tė para, katėr vjet mė parė vendosėn tė bashkėjetojnė, madje kanė edhe njė fėmijė. 47-vjeēari Kreka, lindur nė fshatin Velitėrnė, 20 kilometra larg qytetit tė Korēės, pas divorcit me gruan e parė, u largua nga fshati dhe vendosi tė jetojė nė qytet. Dy vjet mė pas, nė vitin 1998, u njoh me Floreshėn 23-vjeēare. Ajo, edhe pse vite mė e re se Kreka, kishte dėshtuar nė martesėn e saj tė parė. Pas njohjes sė re ajo vendosi tė largohet nga familja, qė jetonte nė qytetin e Pėrrenjasit, dhe filloi bashkėjetesėn e re me Nazmiun . Si rezultat i kėsaj bashkėjetese atyre u lindi edhe njė fėmijė.

    Nga hetimet ėshtė mėsuar se nė kėtė trafik janė implikuar edhe persona tė tjerė nė Shqipėri dhe nė Greqi. Tė marra nė pyetje nga ana e policisė, gratė qė kanė shitur fėmijėt e tyre, kanė deklaruar se ēifti Kreka-Hoxha nė qytetin grek tė Selanikut i kanė prezantuar me njė shtetas grek me emrin Foti. Pasi ka mbledhur tė dhėnat e para, Policia e Korēės u kėrkoi homologėve tė tyre tė shtetit helen, qė tė ndihmojnė pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė burime konfidenciale nga Drejtoria e Policisė sė Korēės bėjnė tė ditur se ėshtė bėrė indentifikimi i plotė i trafikantit grek, por edhe i disa personave tė tjerė. Ditėn e martė nė Gjykatėn e Faktit nė Korēė do tė vlerėsohet pėr ēiftin e arrestuar edhe masa e sigurisė.

    -----------
    Prill, foshnja e parė lindi nė Korēė

    KORĒE - Ka qenė mesi i muajit prill, kur Nazmi Kreka me Floresha Hoxhėn realizuan trafikimin e parė. Pasi ranė nė kontakt me grekun i cili iu propozoi rrugėn qė duhej tė ndiqnin dhe iu ofroi shpėrblimin pėrkatės, ata iu pėrveshėn punės. Nė fakt fillimisht Nazmiu tentoi tė bėnte gjithshka i vetėm. Por mė pas ndjeu nevojėn e njė bashkėpunėtoreje femėr, dhe Floreshėn e kishte gati. Duke bashkėpunuar me njėri-tjetrin, sipas zėdhėnėsit tė Drejtorisė Rajonale tė Policisė, ata mundėn ta bindnin 37-vjeēaren nga Korēa, Donika Hajdinin, qė fėmijėn qė do tė lindte, t'ua jepte atyre kundrejt njė shume tė caktuar. Pas disa bisedash u bė e mundur qė, edhe me pėlqimin e Hajdinit, pėr fėmijėn e porsalindur ajo tė merrte shumėn prej njė mijė dollarėsh. Nga grupi hetimor mėsohet se lindja e kėsaj foshnje u krye nė maternitetin e Korēės dhe pas njė muaji ajo u trafikua nė Greqi, duke u pėrdorur njė vizė greke Shengen. Kjo ishte dhe foshnja e parė qė e pėsoi nga rrjeti i trafikantėve. Sipas ēiftit Kreka-Hoxha, 37-vjeēarja ka qenė dakord qė ta shiste fėmijėn e saj, madje edhe kur ka mėsuar qė foshnja mė pas do tė pėrfundonte jashtė kufijve.


    Fėmija e dytė vdiq pas tri ditėsh

    KORĒE - Pasi e provuan me fėmijėn e Donika Hajdinit dhe gjithshka pėrfundoi me sukses, tė dashuruarit Kreka e Hoxha nisėn kėrkimet pėr "gjahun" e dytė. Pas pak ditėsh, i njėjti propozim iu bė edhe njė gruaje tjetėr. Kundrejt sė njėjtės vlerė u ra dakord edhe me 41-vjeēaren Valentina Koraqi, minoritare greke e lindur nė Sarandė dhe banuese nė Korēė. Koraqi kishte dy fėmijė dhe jetonte nė kushte tė vėshtira ekonomike, kėshtu qė ata nuk e patėn tė vėshtirė ta bindnin qė tė shpėtonte nga fėmija i dėshiruar dhe pėr tė tepėr tė pėrmirėsonin disi gjendjen e saj ekonomike. Shtatzania e radhės ishte e padėshiruar pėr tė, pasi ishte edhe e divorcuar. Kėshtu Koraqi ra dakord me Krekėn. Pra ndryshe nga sa kishte vendosur 41-vjeēarja do tė hiqte dorė nga aborti qė kishte nė plan dhe nė shkėmbim tė tė porsalindurit do tė merrte 1000 dollarėt. Por, sipas zėdhėnėsit, kjo vepėr penale mbetet e pakonsumuar, pasi foshnja e porsalindur vdiq pas tri ditėsh, kėshtu qė pazaret mes dy palėve u prishėn. Kėto kanė qenė tė vetmet foshnje qė kanė lindur nė maternitetin e Korēės. Mė pas trafikantėt i morėn masat qė gjithshka tė ishte mė e sigurtė dhe i dėrguan nėnat tė lindnin nė Greqi.
    ---------
    Italianėt e transferojnė nė psikiatri

    Xhulieta Petalla tenton vetvrasjen


    --------------------------------------------------------------------------------

    PESKARA

    Xhulieta Petalla tenton tė vetėvritet. Ka ndodhur nė spitalin psikiatrik, aty ku sapo ishte transferuar nga autoritetet italiane. Burgu nuk e ka mposhtur dot rezistencėn e Xhulieta Petallit, por largimi traumatik nga fėmijėt ėshtė njė grusht nė zemėr i vėshtirė pėr t'u pėrballuar. Kjo edhe pėr njė nėnė e cila akuzohet si rrėmbyese fėmijėsh. Mėngjesin e sė dielės, 33-vjeēarja shqiptare nga Elbasani nuk ndodhet mė nė qeli, por ėshtė shtruar nė repartin e psikiatrisė nė spitalin civil. Gruaja, e cila ka qenė dy ditė nė izolim, do t'u nėnshtrohet analizave tė ndryshme pėr tė verifikuar nėse gjendja e saj mund tė pėrballojė regjimin e burgut. Xhuljeta Petalla ėshtė arrestuar nė Itali mė datė 28 gusht tė kėtij viti pasi u kap bashkė me bashkėshortin e saj Ramis Petalla duke transportuar tre fėmijė nėpėrmjet dokumentave tė fėmijėve tė tyre. Ajo dyshohet pėr trafikimin e 36 fėmijėve shqiptarė nė Itali.

    ---------
    Falsifikoi dokumentat e vajzės 14 vjeē

    Brindisi, kapet gruaja shqiptare


    --------------------------------------------------------------------------------

    BRINDISI

    Ka falsifikuar dokumentet dhe ėshtė munduar tė fusė nė Itali njė vajzė 14-vjeēare dhe njė djalė 22-vjeēar, duke u hequr sikur ishin fėmijėt e saj. Pėr kėtė "shėrbim" 41-vjeēarja Leze Kruveri ka marrė 2000 euro. Por, sapo ka mbėrritur nė Itali ėshtė zbuluar nga policia e portit tė Brindisit dhe ėshtė arrestuar. Vajza 14-vjeēare ėshtė dėrguar nė njė qendėr pėr tė miturit ndėrsa 22-vjeēari ėshtė riatdhesuar. Vetėm dy ditė mė parė, po nė kėtė port u arrestua njė shqiptar 52-vjeēar, i cili kishte marrė me vete njė fėmijė 12 vjeē, tė cilin e deklaroi si tė birin. Pasi u pyet fėmija tregoi se nuk e njihte aspak burrin qė pretendonte se ishte i ati, por tek ai e kishin dorėzuar familjarėt.

    -------------

    kulmi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •