Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Evgjenia - 24 dhjetor

    Jeta e Shėn Evgjenisė

    Prejardhja e lartė

    Oshėnarja martire Evgjeni jetoi nė vitet e mbretit Komadu, qė mbretėroi nė vitet 180-192 pas Krishtit. I ati quhej Filip. Ishte udhėheqės i Aleksandrisė, i dėgjuar dhe shumė i pasur. E ėma quhej Klaudia. Kishte dhe dy vėllezėr, Avitin dhe Sergjin.
    E lumtura Evgjeni ishte njė vajzė shumė e bukur, kishte shpirt bujar dhe sjellje tė mrekullueshme. I ati, Filipi, atėherė kishte nė dorė udhėheqjen e gjithė Egjiptit. Ndonėse ishte adhurues i idhujve, dallohej si njė udhėheqės i drejtė, kishte dėshirė tė mirė dhe qeveriste popullin me drejtėsi. I donte njerėzit e mirė, ndėrsa tė kėqinjtė i dėnonte ashpėr. Magjistarėt qė nė atė kohė bėnin magji, i dėbonte nga territoret e tij, judenjtė e kėqij i dėbonte, bile shumė nga ata qė ishin kundėr interesave tė shtetit, i vriste.
    Tė krishterėt i ēmonte dhe i respektonte, sepse ishin tė matur, tė ndershėm dhe me virtyte. Por mbreti kishte dhėnė urdhėr kundėr tyre, sepse kishte filluar njė pėrndjekje e tmerrshme, e nuk i lejonte tė banonin brenda nė qytet, por jashtė mureve. Jetonin pra nė vende tė caktuara dhe rronin siē donin, d.m.th. bėnin jetė sipas Krishtit.


    Si e njohu Krishtin

    Duke u rritur, Evgjenia filloi tė merrte kulturė. Mėsonte latinisht dhe greqisht. Ishte kaq e zgjuar sa qė kur mbėrriti nė moshėn 15-vjeēare ishte e zhvilluar dhe e studiuar dhe tė gjithė e admironin. Nami i saj i mirė u hap nė tė gjithė qytetin. Atėherė njė fisnik i pasur i quajtur Akilin, qė kishte titullin e konsullit tė Romės, kėrkoi nga i ati t'i jepte pėr bashkėshorte Evgjeninė. Filipi pyeti Evgjeninė pėr mendimin e saj, por Evgjenia nuk pranoi. "Nuk dua, tha, tė lė virgjėrinė". Dėshironte e lumtura tė mbetej deri nė fund e pastėr dhe e kulluar. Vazhdonte ndėrkohė studimet dhe kulturimin e saj. Ishte kaq studioze, sa mė vonė filloi tė lexonte dhe librat e tė krishterėve. Ato i dukeshin mė tė vėrtetė se librat e tyre, d.m.th. tė adhuruesve tė idhujve. Njė ditė ranė nė duart e saj librat e Apostull Pavlit dhe i lexoi duke i studiuar. Kaq i admiroi kėto tekste me hir Perėndie, sa pranoi qė Njė ėshtė Perėndia i vėrtetė, qė krijoi gjithė botėn. Besoi tek Ai, u ndriēua edhe nga Shpirti i Shenjtė. Ndėrkohė njohu edhe tė krishterė dhe mėsoi mė shumė. Jetonte pėr shumė kohė si e krishterė, fshehurazi. Por hapur nuk e shfaqi besimin e saj nga frika e prindėrve.


    Ikėn nga shtėpia

    Njė ditė i luti prindėrit e saj ta lejonin tė dilte jashtė qytetit qė tė shikonte vendet, tė merrte ajėr tė pastėr dhe tė kėnaqej. Prindėrit pa dyshuar pėr asgjė, i dhanė leje tė bėnte kėtė shėtitje jashtė qytetit. Hipi nė karrocė bashkė me drejtuesit, rojet dhe mbrojtėsit e saj, Protasin dhe Jakinthin. Ata e njihnin shumė mirė greqishten. Tė dy e shoqėronin dhe e ruanin Evgjeninė, gjithmonė dhe kudo. Dėgjonin dhe ata mėsimet e Evgjenisė. Kur dolėn jashtė qytetit, shkuan nė njė vend ku kishin kishėn tė krishterėt. Nė atė kohė po psalnin, pėr rastėsi ose me bekim Perėndie dhe tė Profetit: "Perėnditė e idhujve janė demonė, por Perėndia ėshtė Krijuesi i qiellit dhe i tokės". Evgjenia kur dėgjoi kėto, psherėtiu thellė pėr gabimin e prindėrve tė saj dhe u tha drejtuesve: "Vėllezėrit e mi, e di qė edhe ju jeni shumė tė ditur nė mėsimet e Aristotelit, Platonit, tė filozofėve dhe poetėve tė tjerė. Por sa thonė ata pėr Perėndinė nuk janė tė vėrteta, sepse disa pranojnė se nuk ka perėndi, disa thonė se ka shumė perėndi, tė mėdha e tė vogla, e tė gjitha kėto katandisėn tė jenė budallallėqe. Nga tė gjitha kėto njė njeri i shkolluar e kupton se ata i besojnė kėto, janė tė gabuar. Vetėm kėta kėtu, tė krishterėt dinė tė vėrtetėn, siē duket nga librat e tyre dhe nga dėshmitarė tė besuar. Tė vėrtetėn e shfaqin dhe me jetėn e tyre tė virtytshme. Kėta tė krishterė e kalojne jetėn e tyre me varfėri dhe tė pėrulur. Pėr kėtė unė dua tė bėhem e krishterė. Nėse ju jeni nė njė mendje me mua dhe nėse dėshironi shpėtimin tuaj, tė mė ndiqni dhe unė do t'ju kem jo si shėrbėtorė, por si vėllezėr tė dashur. Kėshtu do tė kemi njė Zot dhe Atė - Perėndinė, Krijuesin e gjithėsisė."
    Kėto dhe mė shumė u tha Evgjenia dhe ata u bindėn. Me dėshirė pranuan kėshillėn shpėtimtare dhe premtuan tė mos ndahen kurrė prej saj.


    Drejt kuvendit tė burrave me rroba burrash

    Kur u ngrys, zbritėn ngadalė nga karroca dhe ikėn. Ecėn shumė duke shfrytėzuar errėsirėn dhe mbėrritėn pėrfundimisht nė njė vend tė qetė. Atje u thotė Evgjenia: "Dėgjova se kėtu afėr ėshtė njė bashkėsi. Janė mbledhur shumė tė krishterė. Kėtu kanė njė episkop me emrin Elenosin. Eshtė shumė i virtytshėm dhe ka emėruar si igumen Theodhorin, tė qeverisė bashkėsinė dhe tė drejtojė vėllezėrit nė rrugėn e shpėtimit. Kėtu rrinė shumė net pa gjumė pėr lavdi tė Perėndisė. Por nuk lejojnė qė tė hyjė grua nė kuvend, prandaj pėr kėtė do tė vesh rroba burrash dhe do tė shkojmė sė bashku. Do tė na quajnė si vėllezėr tė bashkėsisė sė krishtere." Kjo fjalė e Evgjenisė u pėlqeu shokėve tė saj dhe nė ēast bėnė siē deshi ajo.


    Episkopi Elenos-ēudibėrės

    Duke shkuar drejt bashkėsisė sė Theodhorit, shohin episkopin Eleno. Vinte nga qyteti Iliupoli i Egjiptit me njė turmė tė krishterėsh qė psalnin: "Tė drejtėt gjetėn rrugėn e tyre, rruga e shenjtorėve ėshtė pėrgatitur." Kėto fjalė shtuan zellin e Evgjenisė dhe dėshira e saj pėr jetėn e murgut u forcua. U bashkuan me tė krishterėt dhe shkuan drejt manastirit. Evgjenia pyeti njė tė krishterė qė quhej Evtrop: "Kush ėshtė ky plak qė ecėn pėrpara?" "Ky, i thanė, ėshtė i shenjti Elenos, i cili ka bėrė shumė mrekullira. Mbajti qymyr tė ndezur nė rrobat e tij dhe ato nuk pėsuan asgjė." I treguan edhe ku u bė kjo gjė.
    Para disa ditėsh u gjend njė magjistar, i quajtur Zareas, i cili gėnjente popullin duke u thėnė se ishte i dėrguari i Perėndisė qė tė mėsonte dhe tė ndihmonte njerėzit. Shante Elenon se gjoja ishte gėnjeshtar. Kėto thoshte dinaku qė tė kthente tė krishterėt nga rruga e drejtė dhe t'i drejtonte nė ferr. Mundohej tė pakėsonte nga ata respektin qė kishin pėr Elenosin dhe Theodhorin, qė i drejtonin nė rrugėn e shpėtimit. Disa tė krishterė nga populli i thanė Elenos: "Zot, me fuqinė e vyrtyteve tė tua, ose trego se Zarea ėshtė i dėrguari i Perėndisė, siē thotė, ose mėshiroje qė tė turpėrohet para tė gjithėve"
    Njė ditė episkopi Elenos, pa Zarean tė sulmonte me ashpėrsi besimin, me tė krishterėt. Atėherė kryeprifti urdhėroi dhe ndezėn njė zjarr tė madh dhe i tha Zareas: "Le tė shkelim qė tė dy mbi zjarr dhe kush tė mbetet i paprekur nga zjarri atė do tė besojnė se ėshtė i dėrguar nga Krishti, nga Perėndia. Por Zarea i thotė: "Hyr ti i pari, qė e propozon, dhe pastaj unė. U fal Elenosi, bėri Kryqin dhe pa frikė ndenji nė mes tė zjarrit. Qėndroi atje pėr shumė kohė pa u djegur fare, bile nuk u dėmtua asnjė qime e flokėve tė tij.
    Zarea u drodh dhe u tremb duke parė kėto. U mundua tė ikte, por populli e kapi dhe e hodhi mbi zjarr, ku filloi tė digjej dhe tė bėrtiste me lot, por iu dhimbs Shenjtit dhe e nxori gjysmė tė vdekur nga zjarri. E dėboi pastaj tė turpėruar jashtė nga qyteti.


    Elenosi e njeh

    Evgjenia, kur i dėgjoi kėto, u gėzua dhe e mbushur me admirim, iu lut Evtropit t'i thoshte episkopit t'i pranonte dhe ata nė tufėn e tij, tė bėheshin murgj. Evtropi pranoi t'i ndihmonte kur tė ēlodhej episkopi. Kur arritėn nė manastir, Elenosi bėri lavdėrimin dhe pastaj fjeti. Nė gjumė pa njė statujė gruaje prej mermeri qė e nderonin njerėzit dhe i faleshin si Perėndi. Elenosi u dėshpėrua dhe i tha: "Ti je krijesė dhe shėrbėtore e Perėndisė si edhe ne. Pse pranon tė tė falen njerėzit si perėndeshė?" Gruaja kur dėgjoi kėto, u largua nga njerėzit qė i falesbin dhe vrapoi drejt Elenos dhe i tha: "Nuk ndahem nga ti, deri sa tė mė ēosh te Krijuesi im".
    Kėto pa Elenosi dhe kur u zgjua u habit. Atėherė mbėrriti dhe Evtropi dhe i tha: "Tre burra, vėllezėr nė shpirt, braktisėn idhujt dhe u lutėn tė pagėzohen qė tė mbeten nė manastir deri nė vdekje. Por meqė ishin shumė tė rinj dhe kishin dashuri midis tyre, tė luten me lot tė mos i ndash, por tė jenė gjithnjė bashkė nė ēdo punė. Elenosi kur dėgjoi fjalėt e Evtropit, kuptoi ėndrrėn dhe i tha t'i sillte tek ai tė rinjtė. Kur i pa i pyeti se kush ishin dhe ē'kėrkonin. Evgjenia iu pėrgjigj: "Nga Roma jemi, Atė i shenjtė, dhe vėlla nga mishi. Njeri quhet Protas, i dyti Jakinthit dhe unė Evgjen. Elenoi pasi dėgjoi Evgjeninė, e pa me shikim tė qeshur dhe i tha: "Me tė drejtė u quajte Evgjen, sepse ke menēuri dhe guxim burri dhe bėn veprime qė i pėrshtaten burrit. Zoti le tė tė bėjė tė denjė tė luftosh natyrėn me dėshirėn tėnde tė mirė, tė tė forcojė tė mbarosh dėshirėn tėnde tė mirė, sepse pėr dashurinė e tij ndėrrove rrobat dhe emrin dhe dukesh burrė ndėrsa je grua. Kėto t'i them, jo pėr tė nėnvleftėsuar natyrėn e gruas, as pėr tė zbuluar sekretin tėnd, por qė tė dish se Perėndia pėrpiqet pėr shpėtimin tėnd dhe mė paraqiti gjithė tė vėrtetėn.
    Pėrpiqu qė tė tregosh bujarinė e shpirtit para asaj tė trupit, sepse kėtė zbuloi Perėndia, se e pėrgatit veten tėnde si enė tė pastėr. Ruajte virgjėrinė tėnde tė pastėr dhe zemrėn tė kulluar. Nė vend tė lavdisė parapėlqeve tė mos dukesh, nė vend tė pasurisė parapėlqeve varfėrinė. Pėr gėzim dhe kėnaqėsi pėlqen hidhėrimet dhe mundimet. Manastiri pėr urtėsi e kėnaqėsi kėrkon Parajsėn e pėrjetshme."
    Protanit dhe Joakinthit i tha: "Zoti mė paraqiti dhe pėr ju, qė jeni shėrbėtorė me uratė, por tė lirė sipas mendjes dhe ruani tė denjė e tė palidhur shpirtin. Pėr kėtė Krishti ju thotė: "Nuk ju quaj mė shėbėtorė, por miq (Joani 15). Lum ju qė nuk e pengoni zonjėn tuaj nga qėllimi i mirė, por e shoqėroni me dėshirė. Prandaj dhe kurorat do t'i merrni qė tė tre njėlloj, qė tė gėzoni bashkė gjithnjė kėtė mbretėri tė qiellit." Kėto u tha me fshehtėsi Elenoi, pa i dėgjuar njeri, as Evtropi. Pastaj i pagėzoi qė tė tre dhe i futi nė vėllazėri.


    Familja qan e ulėrin

    Kur karroca u kthye nė pallat, vrapuan tė gjithė shėrbėtorėt dhe tė afėrmit tė prisnin zonjėn e tyre, Evgjeninė. Por kur iu afruan karrocės, e panė bosh, pa njeri brenda dhe vendi i Evgjenisė ishte bosh. Vrapuan atėherė kudo, por nuk gjetėn asgjė.
    Qanin shėrbėtorėt, tė afėrmit e tė njohurit, por mė shumė nga tė gjithė prindėrit dhe vėllezėrit e saj. Bėrtisnin fort, shkulnin flokėt, gjakosnin faqet me thonj, binin nė tokė dhe godisnin gjokset e tyre. Qanin hidhur prindėrit pėr vajzėn e tyre, vėllezėrit pėr motrėn, shėrbėtorėt pėr zonjėn e tyre. Asnjė nuk mbeti pa u hidhėruar. Gjithė Aleksandria vajtonte pa ngushėllim. Meqė me tė qarat nuk patėn dobi, filluan hetimet. Dėrguan kudo njerėz qė ta gjejnė. Pyetėn fshatarė, tregtarė, magjistarė, fallxhinj, por tė gjitha pėrpjekjet shkuan kot. Filipi, duke parė se e bija nuk gjendej gjėkundi, ftoi priftėrinjtė e adhuruesve tė idhujve dhe i urdhėroi qė t'u luten perėndive tė shfaqin se ēfarė u bė. U premtoi se do t'u jepte dhurata tė mėdha nėse e gjenin, ndryshe, po tė dinin tė vėrtetėn dhe nuk thoshin se ku fshihej, do t'i vriste.
    Duke parė se po lodhen kot, priftėrinjtė vendosėn t'i thoshin Filipit, se perėnditė e donin Evgjeninė. I tėrhoqi mirėsia e saj, prandaj e rrėmbyen nė qiej dhe e bėnė perėndeshė. Besimtari i mirė i idhujve besoi, bile mburrej me nderin qė i bėnė perėnditė dhe kėshtu u ngushėllua. Urdhėroi dhe i bėnė statujė tė artė. Tė gjithė adhuruesit e idhujve i faleshin perėndisė sė re qė rridhte nga njerėzit e vdekshėm.


    I shtohen virtytet

    E lumtura Evgjeni rronte nė jetėn e krishterė dhe ishte e lumtur. Kur hyri nė bashkėsi, kishte kaq virtyte nė shpirtin e saj, kaq zell, sa i kaloi tė gjithė vėllezėrit nė asketizėm. Por dhe nė bujari e aftėsi i kalonte tė gjithė. Nė ceremonitė e kishės vinte para tė gjithėve dhe largohej e fundit. Kishte ndaj tė gjithėve dashuri dhe pėrulėsi pa fund. Zbatonte gjithė urdhrat dhe premtimet e jetės sė murgut ndaj vėllazėrisė, pa nėnvleftėsuar asgjė. Pėr tė gjitha kėto virtyte, Zoti i tėrėfuqishėm e bėri tė denjė qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė bėnte ēudira. Shėronte tė sėmurė dhe ēdo tė keqe nga tė cilat vuanin tė sėmurėt. Sa vinin nė manastir me besim shėroheshin. Protasi dhe Jakinthi, sa mundeshin, pėrpiqeshin ta imitonin nė virtyte.


    Edhe igumen

    Mbėrriti viti i tretė nga dita qė Evgjenia erdhi nė vėllazėri. Nė kėtė kohė vdiq igumeni. E gjithė vėllazėria, duke ēmuar virtytet e Evgjenisė, e lutėn tė bėhej igumen i tyre. Nuk e dinte asnjė sekretin qė fshihte shumė e virtytshmja. Evgjenia kishte frikė ta pranonte kėtė titull. Llogariste pėrgjegjėsinė, dhe si grua, nguronte. Por dhe nuk donte tė mos u bindej vėllezėrve, midis tė cilėve kishte edhe tė moshuar tė respektuar. Pėr kėtė hapi Ungjillin qė tė kėshillohej se ē'tė bėnte. Siē e hapi, pa menjėherė fjalėn qė Zoti u tha Apostujve: "Nė qoftė se dikush dėshiron tė jetė i pari, do tė jetė i fundmi i tė gjithėve dhe shėrbėtor i tė gjithėve." (Mark. 9 : 35).
    Kur lexoi kėto, menjėherė pranoi dhe u bė igumene. Tė mos harrojmė se mbante rroba burrash dhe ishte igumen murgjėsh meshkuj. Pėrgjegjėsia e igumenit, qė mori pėrsipėr, nuk i solli krenari. Nė tė kundėrt, u bė mė e pėrulur se mė parė. Qelia e saj ishte afėr derės. Nga pėrulėsia bėnte tė gjitha punėt, si mė parė: sillte ujė, fshinte, ēante dru dhe bėnte ēdo punė qė bėnin mė tė ultit. Dhe tė gjitha kėto nga pėrulėsia.
    Me gjithė lodhjen nga puna drejtuese dhe kujdesi pėr manastirin, zbatonte paralelisht dhe tė gjitha punėt fizike, tek tė cilat merrnin pjesė vėllezėrit murgj, pa lėnė mėnjanė edhe detyrimet ndaj shpirtit tė saj.
    Drejtonte e lumtura vėllazėrinė nė njė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėrpjekjet dhe ēuditė e saj ishin kaq tė shumta sa ėshtė e pamundur t'i pėrshkruajmė. Por, pėr fat tė keq, ato u bėnė shkak qė tė zbulohet sekreti i saj dhe ja se si.


    Shėron shkėlqyeshėm dorėlėshuarėn

    Nė Aleksandri rronte njė grua, e quajtur Melanthia, shumė e pasur. Kishte shumė para e pasuri. Por gjendja e saj shpirtėrore ishte pa frikė Perėndie. Nuk kishte asnjė virtyt. Rronte nė njė errėsirė shpirtėrore, tė mėkatit dhe tė pasurisė. Melanthia u sėmur njė ditė me temperaturė dhe u tremb shumė pėr jetėn e saj. Kishte dėgjuar namin e Evgjenisė qė kishte shumė virtyte dhe bėnte ēudira.
    Shkoi pra nė bashkėsi, ra nė kėmbėt e eprores dhe i lutej ta shėronte nga sėmundja. Oshėnares i erdhi keq, e leu me vaj dhe nė ēast me fuqinė e Perėndisė, u shėrua. Iku nga manastiri e shėruar dhe e gėzuar. Melanthia, pas shėrimit, shkoi nė njė nga pronat e saj pranė vėllazėrisė. Njė ditė nga mirėnjohja, mbushi tri gota tė argjenda me monedha ari dhe i dėrgoi tek Evgjeni, si dhuratė pėr vėllazėrinė, pėr bamirėsinė qė iu bė.
    Shenjtorja i ktheu prapė tek Melanthia me justifikimin se nuk ėshtė e dobishme pėr tė krishterėt e pėrkushtuar, tė kenė para. I rekomandoi t'i ndante tek tė varfėrit. Atėherė Melanthia shkoi vetė dhe e luti shumė t'i pranonte dhuratat e saj. Ajo, qė tė mos e hidhėronte i pranoi. Qė atėherė Melanthia mori zakon qė tė shkonte shpesh nė bashkėsi nga adhurimi dhe dashuria pėr igumenin.


    Fsheh ngacmimin

    Kėto vizita tė shpeshta tė Melanthisė, nė vend qė ta ngrinin atė nė jetėn shpirtėrore dhe ta shpėtonin shpirtėrisht, e shqetėsuan. Dashuria e saj shpirtėrore u bė dashuri trupore. U mund nga mirėsia dhe bujaria e igumenit dhe sa kalonin ditėt, aq mė tepėr ndizej dėshira e Melanthisė. Mendonte ēfarė tė bėnte qė tė realizonte dėshirėn e saj. Mendonte se nuk ishte e mundur qė ta pėrbuzte Evgjeni, nė rast se do t'i shfaqte dashurinė e saj. Por si njeri me mish, do t'i nėnshtrohej mėkatit. Shtiret pėrsėri si e sėmurė. Menduan se Evgjeni nuk e shėroi rradhėn e parė me shenjtėrinė e tij, por me magjinė e barėrave. Nga prona e saj qė ishte afėr vėllazėrisė, dėrgoi me njė njeri tė saj, pa pikė respekti, e pa pikė logjike, njė letėr pėr igumenin dhe i lutej e i pėrgjėrohej tė bėnte tė pamundurėn ta vizitonte atė dhe tė shikonte sėmundjen e saj. Shenjtorja qė tė zbatonte porosinė e Perėndisė pėr dashurinė ndaj tė afėrmit, pa dyshuar nė dashurinė dhe dredhinė e Melanthisė sė mjerė, shkoi ta vizitonte. Kur hyri nė dhomėn e saj, Melanthia, i nxori tė gjithė shėrbėtorėt jashtė dhe pastaj i tha Evgjenit: "I dashuri dhe miku im, Evgjen, mėso, se nė ēastin qė mė shėrove nga sėmundja, zemra ime u plagos nga dashuria pėr ty. Meqė nuk kam mundėsi tjetėr, guxoj tė pohoj pasionin tim. Po deshe mė bėj gruan tėnde dhe sipas ligjit do tė kesh gjithė pasurinė time; ar, argjend, toka, shpendė, pallate, shėrbėtorė dhe bashkė me ta do tė mė kesh edhe mua shėrbėtoren tėnde. Jam e shkretė, pa burrė dhe tė afėrm. Do tė shijosh edhe ti epshin e dashurisė se nuk mund tė humbasėsh kaq bukuri e mirėsi pėr kreshmė e stėrvitje."
    Me kėto fjalė mundohej Melanthia tė infektonte tė kulluarėn.
    Evgjenia, e revoltuar nga mosrespekti dhe paturpėsia iu pėrgjigj: "Pusho dhe mos vill vrerin e dragoit tė vjetėr, sepse unė nuk kam ndėrmend tė humbas virgjėrinė time, kurrė." Pastaj ngriti sytė dhe i tha: "Jo, e Tėrėshenjė Shėn Maria ime, nuk e shkel premtimin qė tė dhashė. Dasma ime ėshtė pasioni i Krishtit. Pasuria ime janė mirėsitė qiellore dhe njohja e sė vėrtetės. Tek kėto tė gjitha gjej tė vėrtetėn e Zotit dhe tė Perėndisė tim."
    Iku shenjtorja menjėherė, e dėshpėruar pėr pėsimin e saj. Besimi dhe dashuria e saj ndaj tė afėrmit u provua. Dridhej dhe pėr sekretin e saj. Melanthia e pacipė, nė tė kundėrt u nevrikos mjaft, sepse e pėrbuzi. Por u tremb shumė, se mos Evgjeni e bėnte tė njohur turpin e saj.


    E akuzon si imoral

    Nė vend qė tė pendohej, mėkatarja Melanthia vrapon drejt udhėheqėsit Filip (tek i ati i Evgjenisė) nė Aleksandri dhe akuzon igumenin.
    E tha problemin mbrapsh si mė poshtė:
    "Njė murg i ri dhe i bukur i njė manastiri, por shumė dinak dhe i pahijshėm, gjoja me adhurim tė krishterė, erdhi tek unė dhe nė fillim u mundua tė mė bindte me fjalė tė pranoja propozimet e tij imorale. Por, meqė unė refuzova, i parespektuari u mundua tė mė pėrdhunonte dhe nėse unė nuk bėrtisja, do tė mė infektonte oshėnari, ashtu si shumė tė tjera tė moshuara."
    Kėshtu e parespektueshmja Melanthia, guxoi tė shante pa tė drejtė atė qė ishte bamirėsi. Udhėheqėsi kur dėgjoi kėto ndyrėsi tė igumenit, megjithėse i donte dhe i admironte tė krishterėt, pa u menduar qė tė sqaronte problemin, u inatos shumė.


    Dėnohet me vdekje

    Urdhėroi atėherė tė sillnin para tij jo vetėm igumenin, por tė gjithė vėllezėrit, tė cilėt ishin afėrsisht treqind dhe i burgosėn derisa tė jepej vendimi me vdekje.
    Banorėt e qytetit e tė fshatrave pėrreth, si dhe tė huaj nga shumė vende, kur mėsuan kėtė ngjarje tė veēantė dhe u informuan pėr kėtė shpifje tė turpshme, u mblodhėn qė tė shihnin rne ēfarė vdekje tė tmerrshme do tė martirizoheshin ata shenjtorė.


    Vdekje-vdekje

    Kur erdbi dita e caktuar dhe teatri ishte plot, sollėn tė lidhur me zinxhira tė rėndė, Evgjeninė. Gjithė adhuruesit e idhujve bėrtisnin se ishte i denjė pėr vdekjen. Vdekje, vdekje, bėrtisnin dhe pėrgatitėn rrota dhe zjarr me njė guxim satanik. Ndėrkohė kishin gati kafshė tė egra dhe mjete tė tjera pėr tortura tė tmerrshme.
    Atėherė udhėheqėsi Filip, i thotė igumenit: "Kėto veprime ju kėshillon Krishti juaj tė bėni, o njeri i shenjtė? Ju thotė jo vetėm nė fshehtėsi, por dhe dukshėm tė mėkatoni dhe tė ndiqni gratė e ndershme? Ēfarė shpirti e zemre ke o i pandershėm dhe i parespekt, qė ndėrsa hyre si mjek nė shtėpinė e kėsaj gruaje tė ndershme dhe bujare, pastaj guxove ta pėrdhunosh sikur tė ishte ndonjė e pėrbuzur ose ndonjė me prejardhje tė keqe?"
    "Nuk i urdhėron Perėndia im kėto, pėr tė cilat mė akuzon, -u pėrgjigj e qetė dhe e vendosur Evgjenia,- por vendos pėr gjėra tė larta dhe tė denja. Zoti, mė dhuroi bekimin tė banoj me kėta burra tė ndershėm e tė virtytshėm, qė tė ruaj tė pastėr virgjėrinė, siē do tė mėsoni pas pak. Por duhej, o pushtetar, tė mos besoje akuzat kaq lehtė, as tė gjykoje nė ēast, por tė dėgjoje mė parė tė dy palėt dhe pastaj tė vendosje pėr tė drejtėn."


    Mirėsia e saj

    "Para se tė kundėrshtojmė akuzėn, i lutem fisnikėrisė suaj tė mė bėjė kėtė nder. Nėse do tė tė duket shpifje se Melanthia ėshtė fajtore, tė mos i japėsh asnjė dėnim, sepse ligji i Krishtit porosit tė mos e dėnojmė tė keqen me tė keqe, por tė jemi bamirės me ata qė na hidhėrojnė. Pėr kėtė tė lutem, kur do tė mėsosh tė vėrtetėn, tė mė premtosh kėtė qė tė kėrkoj dhe vetėm atėherė, e vėrteta do tė zbulohet dhe do ta mėsoni tė gjithė."
    Atėherė udhėheqėsi u betua e i tha: "Pėr Perėnditė e mėdha, pėr lavdine dhe madhėshtinė e perandorėve, tė premtoj se do tė bėj ē'mė kėrkon."
    Pastaj u kthye Evgjenia nga Melanthia dhe i tha: "Gėnjen njerėzit, por nuk mund tė gėnjesh para Perėndisė, i cili e dėnon shpifjen dhe zbulon tė vėrtetėn. Nuk tė vret ndėrgjegja jote tė bėsh kaq krime pėr dėshirėn tėnde tė keqe, tė humbasin kaq njerėz tė pafaj, qė nuk tė kanė faj nė asgjė. Melanthia, nuk u pendua aspak, nuk u prek, e mjera, nga fjalėt e Evgjenisė, por qė tė vėrtetojė shpifjen, paraqiti edhe njė shėrbėtoren e saj, e cila bile u betua qė me tė vėrtetė do ta pėrdhunonte igumeni, nė rast se nuk do tė vraponte ajo pėr ta shpėtuar nga ulėrimat qė lėshonte zonja.


    Zbulohet qė ėhtė grua

    Kur shenjtorja pa qė tė gjithė besuan Melanthinė dhe rrezikohej tė vrisnin shumė asketė tė pafajshėm, dhe pasi u mendua se kjo akuzė e rėndė do tė rėndonte nė turmat e tė krishterėve tė pėrkushtuar, tha me zė tė lartė qė tė dėgjohej nga tė gjithė: "Erdhi koha qė tė mėsohet e vėrteta. Unė kisha dėshirė, dėshmitari im ėshtė Perėndia, t'i qėndroja ngacmimit deri nė fund dhe tė mos e zbuloj tė vėrtetėn, qė tė marr kurorėn e durimit nga Zoti Krisht ditėn e gjykimit. Por qė tė mos shahet Perėndia, do tė them atė qė e di vetėm Zoti. Kaq e madhe ėshtė fuqia e Krishtit, sa edhe shumė gra e mundėn natyrėn e gruas dhe i shėrbyen Zotit me veshje burrash, qė tė luftonin djallin mė lehtė. Ato imitova edhe unė dhe vesha rroba burrash, qė t'i shpėtoj djallėzive tė njerėzve."
    Si tha fjalėt e fundit grisi rrobat e saj deri nė mes dhe tregoi hapur se ishte njė grua.


    Njohje prekėse

    Pastaj i thotė Filipit:
    Atė, mėso se jam vajza jote Evgjenia. Kjo kėtu, ėshtė nėna ime, Klaudia. Kėta janė vėllezėrit e mi, Aviti dhe Sergjio. Kėta tė dy janė drejtuesit, Prati dhe Jakinthi, tė cilėt u bashkuan me mendimin tim dhe refuzuan ēdo lavdi tė njerėzve dhe kėnaqėsitė e jetės, si dhe juve shumė tė dashur prindėrit e mi, pėr dashurinė e Krishtit."
    Eshtė e pamundur tė pėrshkruhet se ēfarė ndodhi pas kėtyre fjalėve tė Evgjenisė. Sa gėzim dhe lumturi ndjenė prindėrit, vėllezėrit dhe tė afėrmit e saj, por edhe gjithė Aleksandria. Edhe gurėt qanė nga gėzimi. E pėrqafuan prindėrit, vėllezėrit dhe duke qarė me ngashėrim e puthnin: "Kjo ėshtė vajza jonė, drita e syve tanė, qė pandehnim se e rrėmbyen perėnditė, siē na thoshin gėnjeshtarėt e idhujve dhe jemi shumė tė helmuar pėr mungesėn e saj.


    Besojnė tek Krishti

    E hipėn mbi njė katedėr aristokrate dhe tė gjithė thirrėn:
    "Njė, ėshtė Perėndia i vėrtetė, Krishti". Atėherė tė krishterėt, qė ishin mbledhur pėr tė marrė trupat e shenjtorėve qė do t'i vrisnin adhuruesit e idhujve, u hodhėn nė mes dhe thirrėn:
    "Cili Perėndi ėshtė aq i madh sa Perėndia ynė?" Ai zbuloi tė fshehtat, dhe tė menēurit e tė tjerėt nė kėtė mėnyrė i bėri pėr vete. Udhėheqėsi e veshi me tė shpejtė shenjtoren me rroba tė shtrenjta me ar, e hipi mbi fron tė lartė qė ta shihnin tė gjithė dhe tė kėnaqej shpirti i tyre.
    Ndėrsa bėheshin kėto, Gjykatėsi i drejtė, Perėndia "qė banon lart e sheh gjithēka", hodhi zjarr si rrufe dhe dogji Melanthinė e papenduar dhe gjithė shtėpinė e saj deri nė themel. Nga kjo shumė besuan tek Krishti.
    Pas kėsaj udhėheqėsi Filip u pagėzua. U bė pastaj festė dhe panair i bukur e i gėzuar. Pastaj Filipi dha urdhėr qė tė banojnė tė krishterėt, pa u penguar, brenda nė Aleksandri, tė kenė kishat e tyre, nderet dhe tė ardhurat qė kishin edhe mė parė. Qė tė bien dakort dhe mbretėrit dhe tė vulosnin kėto programe, Filipi u shkroi se do tė kishin shumė fitime nga tė krishterėt, nga taksat dhe tregtia, nėse i lejonin tė jetonin brenda nė qytet. Mbretėrit Sevira dhe Antonini miratuan urdhėrin e Filipit. Kėshtu tė krishterėt u lejuan tė banojnė tė lirė dhe Aleksandria lulėzoi nga shpresėtaria.


    Kallėzohet i ati tek Perandori

    Armiku i sė vėrtetės, djalli, egėrsoi disa adhurues tė idhujve dhe nga urrejtja akuzuan tek mbretėrit, Filipin. Shkuan pėr kėtė qėllim nė Romė. U paraqitėn tek mbretėrit dhe thanė:
    Udhėheqėsi i Aleksandrisė, Filipi, qeveriste shumė mirė popullin, pėr dhjetė vjet deri mė sot. Por tani nuk e dimė ēfarė pėsoi. La respektin qė na mėsonin stėrgjyshėrit tanė pėr perėnditė tona tė mėdha dhe i falet Atij qė e kryqėzuan ēifutėt. Nderon mė shumė tė krishterėt se sa ne qė adhurojmė perėnditė e mėdha. Me kėtė rrezikon tė humbasė feja jonė, nė rast se nuk do tė na ndihmoni menjėherė."
    Mbretėrit kur dėgjuan kėto, i shkruan Filipit kėtė letėr;
    "Prijėsi ynė dhe i pėrndritshmi August, meqė tė dinte si tė veēantė dhe me merita, si adhurues tė perėndive, tė dhuroi kėtė detyrė qė ta kesh pėr gjithė jetėn tėnde. Tė nderoi bile si mbret, mė tepėr se udhėheqės, qė tė drejtosh tėrė Egjiptin. Ne gjithashtu tė mbėshtetėm e tė dhamė ndere mė tė mėdha. Por kėta tituj i urdhėruam t'i kishe pėr sa kohė do tė ishe mik i perėndive. Por tani qė mėsuam se u bėre pėrbuzės i tyre dhe ne nuk na dėgjon, tė urdhėrojmė ose tė nderosh perėnditė si mė parė, ose tė lesh gjithė titujt dhe udhėheqjen dhe tė humbasėsh gjithė pasurinė tėnde."


    Babai i saj episkop

    Filipi, kur lexoi letrėn u hoq sikur pėsoi diēka dhe gjatė kohės qė ishte sėmurė, shiti gjithė ē'kishte dhe i ndau tė hollat e tij nė dy pjesė. Kėshtu gjysmat i morėn kishat dhe manastiret dhe gjysmėn tjetėr tė krishterėt e varfėr. Filipi ishte i kulturuar, nė jetėn e tij e donte shumė Perėndinė dhe kishte besim tė fortė e tė patundur. Pėr kėtė, me mendimin e pėrbashkėt tė tė gjithė tė krishterėve e emėruan episkop tė Aleksandrisė.
    Kur i mėsuan mbretėrit kėto, dėrguan tjetėr udhėheqės, Terentin, me porosinė, nėse do tė mundej nė mėnyrė tė fshehtė, tė vriste Filipin pa u bėrė zhurmė nė popull. Terenti, kur mori nė dorė drejtimin, pagoi disa njerėz tė tij tė bėnin gjoja sikur ishin tė krishterė dhe ta vrisnin. Vėrtet. Kėta njerėz joshpresetarė hynė nė kishė dhe nė kohėn qė Filipi lutej, e goditėn me thika dhe e lanė gjysmė tė vdekur. Pastaj udhėheqėsi, duke pasur frikė mos e vriste populli, burgosi vrasėsit qė tė tregonte se ai nuk ishte shkaktari. Pas disa ditėsh erdhi urdhri qė t'i lironin.
    Por Perėndia e ruajti Filipin dhe jetoi pas plagosjes tri ditė dhe luste Zotin, qė tė forconte besimin tek ata qė u mėsoi tė mirėn si episkop. Dhe kėshtu dorėzoi shpirtin e tij tė shenjtė nė duart e Perėndise. Jetoi arhondi fatlum dhe martiri episkop pas dorėzimit tė tij, njė vit e tre muaj.
    E varrosėn me nderim brenda nė Aleksandri nė njė kishė qė kishte ndėrtuar vetė. E lumtura Klaudia, ndėrtoi aty afer njė pension pėr tė vobektėt e huaj dhe dha shumė tė holla pėr shėrimin dhe shėrbimin e tyre.


    Vendoset nė Romė

    Pastaj me Evgjeninė dhe dy djemtė e saj u nisėn pėr nė atdheun e tyre.
    Kur arritėn nė Romė, romakėt i pritėn me bujari dhe mirėsi. Emėruan Avitin ushtarak nė Kartagjenė, ndėrsa Sergjon, vikar tė Afrikės. Klaudia me Evgjeninė, Protanin dhe Jakinthin mbetėn nė shtėpi dhe rronin me vyrtyte duke u falur dhe me kreshmė.
    Nė shtėpinė e tyre vinin vajzat e aristokratėve, tė cilat Evgjenia i kėshillonte pėr virgjėrinė dhe i drejtonte drejt shpėtimit.
    Ishte atėherė nė Romė dhe njė e ve nga njė familje mbretėrore dhe shumė e bukur. Quhej Vasila. Ajo ishte e fejuar me njė aristokrat tė madh, Pabion. Vasila kishte dėshirė tė madhe tė takonte Evgjeninė, sepse kishte dėgjuar pėr jetėn e saj tė virtytshme dhe dėshironte tė bėhej e krishterė edhe ajo.


    Njihet me Vasilėn

    Tė afėrmit e saj, pikėrisht pėr kėtė, e ruanin tė mos dilte jashtė deri sa tė martohej me Pabion. Dėrgoi Vasila tek Evgjenia letėr me njė shėrbėtor tė saj tė besuar, qė quhej Parthmeas dhe e luste t'i dėrgonte tė shkruara parimet e besimit. Por Evgjenia, duke ditur mirė ndryshimin qė ekzistonte midis tė shkruarės dhe zėrit tė gjallė, dėrgoi Protanin dhe Joakinthin me rroba shėrbėtori si dhuratė pėr tė, qė t'i bėjnė katekizėm pėr besimin. Vasila i pranoi me kėnaqėsi tė madhe dhe i respektonte si apostuj tė Zotit. Kryepiskopi i atėhershėm i Romės, Kornili, kur mėsoi jetėn e krishterė tė Vasilės dhe dėshirėn e saj tė bėhej e krishterė, shkoi njė natė fshehur dhe e pagėzoi. Kėshtu Vasila dhe Evgjenia u lidhėn me miqėsi me Krishtin dhe me njė lidhje tė pandarė. Meqė nuk mund tė takoheshin, bisedonin me mendje ēdo ditė dhe kėnaqeshin shumė. Shumė vajza tė virgjėra, si Vasila me Evgjeninė, shumė tė veja, Klaudia e thjeshtė dhe shumė burra si Protasi me Jokinthin iu dhuruan Zotit me pėrpjekjet e tyre tė pandėrprera.
    Ato ditė u bėnė mbretėr Valeriani dhe Galinioi, tė cilėt filluan ndjekje tė madhe kundėr tė krishterėve. Nuk guxonte tė dukej kryepiskopi, Shėn Kornili (251-253), dhe vetėm fshehurazi shkonte dhe kungonte Evgjeninė dhe Vasilėn, tė cilat arritėn tė takohen dhe tė njihen. Shijonin gėzimin e Zotit dhe ishin tė lumtura.


    Martirizimi i Vasilės

    Njė herė i thotė Evgjenia Vasilės: "Mėso, motėr, se pas disa ditėsh do tė marrėsh kurorėn e martirizimit. Gjithashtu Vasila i tha Evgjenisė:
    "Dje, shfaqi Zoti ynė, Krishti, tek unė e mjera, se ka pėr ty dy kurora, njėrėn pėr pėrpjekjet e shumta dhe rreziqet qė kalove nė Egjipt, dhe njė pėr vdekjen qė do tė marrėsh. kėtu, nė atdheun tėnd, pėr dashurinė e Tij." Pastaj u pėrshėndetėn njėra me tjetrėn dhe me lot u ndanė. Por, meqė duhej tė merrte fund profecia e shenjtorėve, shkoi njė shėrbėtore e Vasilės dhe i tha tė fejuarit tė saj, Pabios;
    "Mėso, se po nuk nxitove shpejt tė marrėsh me ceremoni mbretėrore tė fejuarėn tėnde, nuk do tė bindet tė vijė nė shtėpinė tėnde, sepse u bė e krishterė, ajo dhe xhaxhai i saj, Elenoi, nga fjalėt e Evgjenisė. Ajo dėrgoi tek Vasila dy tė besuar me rroba shėrbėtori dhe ata i kthyen mendjen. E magjepsėn kaq sa i ka si Perėndi dhe i respekton."
    Kur i dėgjoi kėto nga shėrbėtorja e djallėzuar, Pabio, shkoi nė ēast tek xhaxhai i Vasilas dhe i tha:
    "Duhet tė bėjmė dasmėn sa mė parė dhe tė marr gruan time. Ndryshe ta dish, do tė mė kesh kundėrshtar dhe armikun tėnd pėr vdekje, mua dhe thesaret."
    "Unė, - iu pėrgjigj Elenosi, - isha kujdestar i vajzės sa ishte e mitur. Kur erdhi nė moshėn e ligjshme, nuk ekziston mė dėshira, por bėn ē'do."
    Pabio vrapoi nė shtėpi tė Vasilės dhe i ra derės qė tė hynte brenda. Por Vasila, dėrgoi njė shėrbėtor dhe i tha: Tė shkojė nė rrugėn e vet, sepse nuk do tė martohet, por do tė mbetet e virgjėr, deri nė fund tė jetės sė saj. Me kėtė pėrgjigje tė Vasilės, Pabio, u demoralizua nga inati. Shkoi tek kėshilltarėt e tij dhe i mori me vete tek mbretėrit.
    Bie nė kėmbėt e tyre dhe duke qarė me ngashėrim pėr fatkeqėsinė e tij, dhe sikur ajo tė ishte fatkeqėsi e gjithė qytetit, tha: "Ngrihu i perėndishėm August, qė tė mos humbasesh ti dhe perėnditė tona. Ndiqni Perėndinė mė tė re qė solli Evgjenia nga Egjipti. Rrezikon tė zhduket lavdia juaj. Tė krishterėt pėrbuzin mbretėrit dhe ligjet e tyre, turpėrojnė perėnditė shpėtimtare. Por jo vetėm kjo, mė e keqja e tė gjithave ėshtė se pengojnė ligjet e martesės. Ndajnė gratė e martuara nga burrat e tyre dhe pengojnė tė rejat tė martohen. Pra ēfarė mbetet tjetėr tė bėhet nė pak kohė, nė rast se zbatohet ky ligj, i cili rrezikon tė zhdukė botėn dhe mbretėritė?"
    Kėto fjalė tė Pabios i vėrtetuan edhe kėshilltarėt. Nga kėto, mbreti u zemėrua dhe dha menjėherė vendimin; "Ose tė martohet shpejt Vasila, ose tė vritet." Pėr Evgjeninė, urdhėroi ose t'u sakrifikonte perėndive, ose tė vdiste edhe ajo, bashkė me gjithė tė krishterėt, me tortura tė ndryshme.
    Kur dėgjoi kėtė vendim mbretėresha e vėrtetė nga shpirti, Vasila, e fejuara e zgjedhur e Krishtit, thirri fort:
    "Unė u fejova me Mbretin e mbretėrve dhe Krijuesin e gjithėsisė. Pėr kėtė, nuk pranoj tė jetoj me njeri tė vdekshėm, as t'i nėnshtrohem urdhrit tė mbretit." Kur tha kėto fjalė shenjtorja, nė ēast i dėrguari i preu kokėn dhe nė kėtė mėnyrė, e lumtura dorėzoi shpirtin nė duart e Perėndisė.


    Torturat e Shėn Evgjenisė

    Pastaj xhelatėt morėn me nxitim Protanin dhe Jakinthin dhe i sollėn nė tempull t'u pėrkushtoheshin perėndive. Ndėrsa ata qėndronin dhe i luteshin Perėndisė sė vėrtetė, ra idhulli para tyre dhe u bė copė. Atėherė pushtetari, Nikita, urdhėroi t'u prisnin kokat. Nė atė kohė sollėn dhe Evgjeninė dhe i thanė; "Nga ku e mėsuat teknikėn magjike dhe shfuqizoni Perėnditė e mėdha?" Evgjenia me guxim iu pėrgjigj: "Tė vėrtetėn, the o udhėheqės, qė ne tė krishterėt e predikojme me lehtėsi Perėndinė tonė. Por nėse bėjmė kėto ēudira, ėshtė gėnjeshtėr se i bėjmė me teknika magjike. Ne, me fuqinė e pamposhtur tė Perėndisė sė vėrtetė, realizojmė ato qė duam. Por perėnditė tuaja jane demonė mashtrues dhe nuk kanė fuqi tė ndihmojnė ata qė i respektojnė, as tė na keqtrajtojnė ne, qė i shajmė".
    Atėherė pushtetari,urdhėroi ta ēonin shenjtoren tek tempulli i Artemidės, ta shoqėronte dhe xhelati me shpatė, dhe nėse nuk falej, tė vritej menjėherė.
    Kur Evgjenia mbėrriti nė tempull, qėndroi para idhujve nė pozicion gatitu dhe tha: "O Perėndi i pėrjetshėm qė mė bėre tė denjė tė lind, tė edukohem, tė rritem e tė ruaj virgjėrinė dhe nuse tė Birit tėnd tė Vetėm, bėj dhe sot ēudinė tėnde, qė tė tė lavdėrojnė shėrbėtorėt e tu dhe tė turpėrohen ata qė u luten statujave njerėzore pa kuptim." Dhe ja ēudia. Siē po falej Evgjenia, u bė tėrmet i madh. Gjithė tempulli krisi dhe statuja e Artemidės ra, u thėrmua dhe copėzat u shpėrndane andej-kėtej.
    Tė pranishmit u shtangėn dhe sa kishin mend, kuptuan se ishte ēudi dhe vepėr Perėndie, por adhuruesit e idhujve i quajtėn kėto qė ndodhėn si magji.
    Mbreti, kur dėgjoi ngjarjen, urdhėroi tė lidhnin njė gur tė madh nė qafėn e shenjtores dhe ta hidhnin nė lumin e Tiberit, por litari u zgjidh dhe shenjtorja eci mbi ujė, si dikur Shėn Pjetri.
    Atėherė, e hodhėn mbi zjarr tė ndezur, por kot e kishin. Zjarri humbi fuqinė e tij, u bė freski dhe freskonte Evgjeninė qė e ruajti pa pėsuar asgjė. Nuk dinin atėherė me ēfarė mėnyre ta vdisnin. Pėr kėtė, e mbyllėn nė njė burg tė thellė e tė errėt, qė tė vdiste nga uria.
    Nuk dinin tė marrėt dhe tė pashpresėt se Zoti i dritės ishte me tė dhe pėr kėtė shkėlqente gjithė burgu. Engjėjt e saj i sillnin ushqim qiellor. Ēdo ditė i sillnin nga njė ēyrek tė ėmbėl. Por mė e veēanta, erdhi vetė Zoti qė ta vizitonte dhe i tha; "Evgjeni! Jam unė qė pranova Kryqin pėr shpėtimin e njerėzve dhe pėr ty, si dhe ti pėr dashurinė qė duron kaq tortura. Pėr kėtė shumė gėzime dhe lavdi tė madhe do tė shijosh nė Mbretėrinė time tė pėrjetshme. Kije dhe kėtė si tregues tė nderit qė do tė marrėsh nė Mbretėrinė Time Qiellore. Do tė largohesh nga kjo botė mėkatare dhe e pėrkohshme dhe do tė vish nė jetėn e amėshuar, nė tė njėjtėn ditė nė tė cilėn unė u linda si njeri."
    Dhe vėrtet nė ditėn e lindjes sė Zotit, 25 dhjetor, joshpresėtarėt dėrguan xhelatin, i cili thirri shenjtoren. Nėna dhe vėllezėrit e saj e varrosėn me nder trupin e shenjtores nė rrugėn qė quhej Roma. Atje, mė parė, Evgjenia kishte varrosur shumė lipsanė shenjtorėsh. Kėshtu, shenjtorja, qė rrojti njė jetė tė mrekullueshme dhe tė veēantė, u bė e denjė tė marrė lavdi tė madhe nga Zoti, Perėndia dhe Shpėtimtari ynė Jisu Krisht.


    Pas varrimit tė saj

    Pas varrimit tė saj, e ėma e shenjtores mbeti duke qarė nė varr. Njė natė u shfaq Shėn Evgjenia para saj, brenda njė drite tė madhe, e stolisur me njė veshje qė shkėlqente, saqė Klaudia nuk mundi ta shikonte nė fytyrė. E shoqėronin dhe virgjėresha tė tjera dhe i thanė:
    "Nėna ime, pse qan, lodhesh dhe vuan pėr ne dhe nuk kėnaqesh, bile dhe nuk gėzohesh. Mėso se Zoti mė nderoi me ndere tė mėdha. Gjendem bashkė me martirėt e shenjtė, bashkė me atin tim, Filipin, dhe shijojmė mbretėrinė e Zotit Jisu Krisht, i cili nė pak ditė do tė tė marrė edhe ty ne shoqėrinė tonė.
    Lutju vėllezėrve tė mi, tė ruajnė edhe ata me besnikėri besimin e Krishtit, qė tė shpėtojnė edhe ata shpirtin e tyre."
    Kur dėgjoi kėto dhe pa ėngjėjt qė shoqėronin Evgjeninė, Klaudia u gėzua shumė dhe falėnderoi Perėndinė. Rregulloi menjėherė siē duhej punėt e saj, u ndau pasurinė e vet tė krishterėve tė varfer dhe kishave. Pastaj pushoi edhe ajo me Krishtin, Zotin tonė.
    Kujtimi i Shėn Evgjenisė kremtohet me 24 dhjetor. Tė njėjtėn ditė festohet dhe kujtimi i Shėn Vasilės, Protasit, Jakinthit dhe Filipit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-06-2005 mė 03:01

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Berluskoni nė 2 dhjetor viziton Shqipėrinė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •