Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    HISTORIA E VERTETE E GJUHESISE SHQIPTARE - Nezir Myrta

    HISTORIA E VERTETE E GJUHESISE SHQIPTARE ALBANISTIKA E VERTETE ALBANISTIKA REALE
    - ORIGJINA REALE E EMRIT - I L I R




    Hartë e shpërndarjes së gjuhëve në Ballkanin e lashtë
    Albanistika, si shkenca linguistike e cila merret me studimin dhe prejardhjen historike te gjuhes shqipe dhe percaktimin e Shqipes ne Indo-europianistike, apo percaktimin e vendit te gjuhes shqipe, ne grupin e Linguistikes indo-europiane - duhet te percaktoje shkencerisht emertimin e vet paraardhesit te shqiptarit qe derisot njihet me emrin - i l i r.
    Emri - i l i r, derisot njihet si emertim i stergjyshit te shqiptarit-skiptarit(albanit),si antroponom dhe - Iliria, si emer gjeografik - toponom, vendi, atdheu i ilireve. Nga fjala - i l i r, rrodhen fjaleformimet shqipe: Iliri, Ilirja, Ilire, Iliret, Iliria, Ilirolog, Ilirologji-a; - qe per ndryshim nga Sllavistika (ilir, ilira, ilirska, iliri, Ilirija,ilirolog, Ilirologija) ku theksohet dytingullori sllav - L=LL, kurse ne shqip theksohet L dhe per ndryshim nga Romanistka (illyr, illyra, Illyria, illyrian, Illyrians, illyrolog, illyrologie - nga latinishtja - Hilliria, Hillircum dhe para saj nga greqishtja e vjeter - Hilliricos) - ne vet Shqipenna del krejt ndryshe per dalim nga dy grupet e medha te Linguistikes indo-europiane.
    Tash shtrohet pyetja madhore: pse emri - i l i r, ne gjuhen shqipe theksohet me tokzanoren (bashktingelloren) - L dhe ne te dy grupet e gjuheve sllave e romane, theksohet me konsonanten - LL ? Dhe kush e shtroi kete ide te percaktimit te fjales - i l i r, nga fjala "i lire", si njeri i lire, njerez te lire, iliret, populli ilir, gjuha ilire, historiografia ilire, si popull i lire, qe paska lidhje me termin - liria? Dihet se pergjegja eshte edhe me madhore sesa vet pyetja: shqiptaret pranuan dhunshem krejt cka iu dedikua nga tjeret (nga bizantinet, greket, romaket e sllavet) derisot, u be gjithcka nga e pamundshmja si e mundshme nga pushtimet tremijevjecare mbi pasardhesit e ilireve, ketyre shqiptareve te sotem. Pushtuesit diktuan gjithcka vitale, qenesore, historike, guhesore e historiografike me politikat e tyre mbi shqiptaret dhe tokat e tyre. Shkalla me e tmerrshme e shkaterrimit te historiografise shqiptare, vazhdoi sidomos pas ndarjes se religjioneve Lindje - Perendim (Konstantinopoli e Roma, e fillim te gjysmes se Dyte te Mijevjecarit te Dyte te Epokes se Re, ndarja e kishes bizantine nga ajo romake...kah 1050).
    Shqiptaret ishin ne ate kohe te ndarjes se ketyre dy besimeve, ne fazenme kritike ekzistenciale hamletiane, si i vetmi pasardhes ilirian, i vetshpetuar pa u shkrii e asimiluar, si e vetmja rrenje e gjalle e trungut ilirik.
    Tash, kush i shtyri shqiptaret vet ta deformojne vetiu emertimin e paraarshesve te tyre - illireve, ne - ilir?
    Pergjigje: Emri - ilir, i cili shkencerisht paraqet antroponomin dhe - Iliria, qe paraqet toponomin, emertimin e vendit te ilireve, te paraardhesve te shqiptareve ballkanik, derisot ne letrat shqipe, ne gjuhen e folur e te shkruar shqipe edhe ne vet gjuhen e njesuar letrare, eshte thene e shkruar, sipas doktrinave te huaja, te linguistveve tjere dhe jo sipas vet kuptimit te vet emrit - illir.
    Sipas linguistit Truhellka na doli kuptimi i emrit - ilir, nga fjala shqpe "i lire" nga spjegimi linguistiki vet emertimit, se po dojka te thote ne gjuhen shqipe si - "i lire" (njeri i lire, njerez te lire, toke e lire - ne kuptimin e fjales - liria! Kesaj theze e cila u be gati edhe hipotheze (si e vetmja shprehje e spjegimit te fjales - ilir edhe ne kuptimin shkencor albanistik nga vet albanologet shqiptare - jovetem qe nuk iu kundervua askush shkencerisht, por edhe e perqafuan perzemersisht, duke u vetkenaqur se shqiptare vertete qenkan "te lire" dhe liria paska ardhur nga vet termi shqip, duke mos e kuptuar, (me qellim a paqellim) se shqiptaret kurre nuk ishin te lire dhe kjo hipotheze nuk ka te beje aspak me "lirine e lireve", por, kjo eshte vetem nje ngaterrim udhe shkencore, sic tote populli shqiptar "per ta humbur rrugen ne oborr". Mu per ate linguistet e huaj, shkruan e thane, se "shqiptaret e kane ende te papercaktuar, vet emertimin e paraardhesve te tyre".
    Dhe kjo eshte tmeresisht e vertete!
    E VERTETA per emrin - ilir, gjurmohet e zbulohet ne vet authoret antik grek e latin e para tyre deri tek Apiani i Aleksandrise e Herodoti...Dihen fjalet - HILLIR, HILLIRIA, HILLIRICOS, HILLIRICUM, ku vet rrenja e fjales eshte - H I L L - dhe me ket fjale kuptohet emertimi i trupit qiellor - HILL, HILLI, qe eshte shume me i lashte se vet emri - hell, helli, si emertim per - Diellin (DIHELLI= DI + HELLI)Helli di, di Helli gjithcka si burim i te gjallit, rrjedhe e jetes, kroni i jetes, krijuesi i jetes mbi toke. Kjo fjale - HILL eshte shume para fjales - HELL si dy fjale te se njejtes gjuhe - illire (hillire)- pellgaze (pellazge), atebote kur lidhet me gjuen e Pare te Njeriut - KUNIFORM (Cuneiform Language), qe eshte vet Shqipja e Pare (guha skipe) gjuha e popullit te pare, te quajtur "populli i pellgut te ujit", nga pellgazet (pellazget).
    Fjala - HILL, qe nenkupton trupin qiellor, yllin, ne Shqipen e Vjeter na del me alternimin e zanores - i, ne - y, HYLL, hylli, "HYLLI I DRITES" (revista e Gjergj Fishtes)(193 , poashtu nga shemangia e nistores H, rrodhi fjala - YLL, Ylli (njajesi i emrit) dhe - Yje, Yjet (shumesi i emrit), poashtu tek percaktimi i grupit te yjeve - Yllesia (Yllesia e Shqiponjes etj),
    Yllesite Kosmike...
    Pra, pas shemangies se nistores H ne Linguistiken indo-europiane edhe ate Gjenerale, ku edhe vet emertimi - Hindo-europian, rrodhi ne - indo-europian (i.e.)ashtu sikur tek emertimet tjera topografike - Histria (Istria, Istra; Hadriatik (Adriatik), Hindia (India), Hindi (Indi), Hindiana (Indiana), Hillinois(Illinois) etj. edhe ne shqipen e vjeter ishte - hill, hilli, Hilliria etj. dhe tash ne vend te - yll, ne shqipen, per ta ruajte origjinalitetin linguistik, duhet te mbetet - ILL, illi, illiret, Illiria, si ruajtje gjenetike linguistike dhe keshtu ofrohet edhe me vet kuptimin e linguistikes i.e.
    Pra, emertimi - HILL ishte vet rrenja emrit te paraardhesve te shqiptareve, qe besonin ne HILL, ne hillin si trup qiellor, e tevona ne vet Diellin - Hellin si Zot (besimi monotheist, nga ai politheist). Percaktimi i vertete shkencor del nga argumentet baze linguistike, si e vertete shkencore historiografike, per shqiptaret dhe gjuhen shqipe, si gjuha e drejtperdrejte e gjuhes illire dhe duhet te thohet ne percaktimin real linguistik: ILLIR, ILLIRI, ILLIRT - ILLIRIA, GJUHA, ILLIRE, TOKA ILLIRE, ATDHEU ILLIRIK, BALLKANI ILLIRIK, ILLIRIKA dhe illiret jane paraardhesit e vertete te shqiptareve te sotem ballkanik dhe pasardhesit e Pellgazeve (Pllazgeve) te ster-sterlashte! Kur e zberthejme fonetikisht, sipas Foneties Historike, ne Linguistiken Gjenetike si shkenca moderne e sotme, gjate operacionit fonetiko-historik, vet fjala - rrenje - HILL, si emertim illirian, na rilindet keshtu:
    H - nistorja e shemangur i.e.me kuptimin e Hames-dihames, onomatopeja e dihames, hukames, frymemarrjes e frymeqitjes, onomatopeja e te GJALLIT, onomatopeja e Jetes se gjalleses...
    I - tingulli qe spjegon lartesine qiellore, lartesine fonetike gjuhesore, klithmat (gezim e hidherim), shkallen me te larte te shprehjes psiko-fonetike te njeriut ne permasa te larta te shprehjes permes intonacionit (theksimit) zanor.
    LL - eshte kuptimi i Drites, shkelqimit, ndricimit, zdritjes, bardhesise, shkelqesise, asaj qe i thome kuptim jete, duke e perjetuar permes shqises se te pamit (syve), ku krijoi fjalet emertuese i.e. Licht ger. Light ang. svetLLa slla. etj. lluca (luca), e ne Shqipen krijoi emertimin - llame-llama=llampa, llampa e drites etj.
    H + I + LL = HILL
















    ETHYMOLOGJIA E EMRIT - SHQIPJA


    FLAS SKIP
    *) Skipja - est fjala krysore nomuse omtare - oma nom, qe krijoi linguinomin - nomimin per guhen - Skipja ( spikja skipe - guha skipe), oma nom, qe krijoi antroponomin - skiptar - dhe oma nom, qe krijoi toponomin - Skipnia - Skipëria
    authori
    Shqipja - është fjala kryesore emruese amtare - ëma emër, që krijoi linguinomin - emrimin për gjuhën - Shqipja (gjuha shqipe), ëma emër që krijoi antroponomin - shqiptar - dhe ëma emër, që krijoi toponomin - Shqipëria.
    Shqipja është - Oma që omnon- Ama që amnon-emnon - Ëma që emron, tri shprehjet kryesore, që përcaktojnë gjuhën në linguistikë:
    1. Antroponomi - emrimi I njeriut - shqiptar pjestari I popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar…Prej të cilit antroponom - shqiptar, u formuan fjalëformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqiptarizma, shqiptarizimi, shqipërim-I-e-et, shqipëron, shqipërues-I-e-it-et etj.
    2. Toponomi - Shqipnia-Shqipëria emrimi I vendit, tokës - atdheut.
    3. Linguinomi - spikja skipe - guha skipe - gjuha shqipe - Të folurit shqip, folja shqipe, shkrimi shqip, e që me - spikja skipe - nënkuptohet - shpikja, zbulimi, si spikatje, spikamë, e spikatur - e persosur, zbulimi I spikatur për të folurit e gjuhës, shpikje e spikatur (spikje e spikatur), të folur të persosur.
    Shqipja - si fjalë shqipe, është emrimi prej të cilit rrodhi dhe u formua si fjalë-emër për shqiptarin, me të cilën fjalë, nënkuptohet - zogu - emër shpendi, zogu I qiellit - shqipoja (gege-shqipe), shqiponja (toske-shqipe), shqipja (pëgjithsisht, në gjuhën shqipe), prej te cilit emër morën emrin shqiptaret - shqiptari - Shqipëria - Shqipja - gjuha shqipe.
    Ëmrimi I Zogut të Qiellit në gjuhën shqipe të vjeter është - skifter, skifteri, skifterat - kurse me ndryshimin e tingullit të lashtë illiro-pellgas të zanores - I në - Y, rrodhi emrimi - skyfter-skyfteri-skyfterat. Ky ndryshim tingullor I zanores - I, në - Y, krijoi shumë probleme linguistiko-ethymologjike edhe në vet emrin - shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia.
    Por, këtë ndryshim të tingullit, zanores - I, në - Y, duhet kuptuar, vetëm, si një ndryshim fonetik dialektor, të cilin e hasim edhe në shkrimet e disa rilindasve tanë, përkundër gjuhës së folur - dhe duhet të mbështetemi në Shqipen e Vjetër apo Illirishten e Re.
    Fjalët e hershme shqipe - skifter, skifteri edhe para atyre emërtimeve edhe më të lashta - skipter, skipteri, skiptar, skiptari për emrin - shqiponja, na çojnë drejtë kah fjala emërtuese illiro-pellgase - skip, që lidhet direkt me SKIPE THOTI krijuesi i hieroglifeve botërore dhe krijuesi i Alfabetit të Skipes Parë - si bartje e Atllantishtes, gjuhës së atllantëve, pas Përmbytjes së Atllantides dhe sjelljes së saj në brigjet e Nillit, ku Thoti Skipe, solli pëcaktimin e Gjuhës alfabetike, si gjuhë me alfabet të vetin, që njihet - Alfabeti I Thotit; pre të cilit u formuan të gjitha alfabetet e gjuhëve të lashta…
    Kjo trashigimii evolutive e fjalës së lashtë shqipe ballkanike - SKIFTER - SKIPTER - SKIPTAR është aqë e lashtë, sa na ndajnë shumë periudha historike edhe shumë para asaj Parahistorisë, të cilën ne e quajmë, si koha parahistorike, deri tek alfabeti I Thotit, Thotishtes - skip spik.
    Fjala e gjuhës shqipe të vjetër - skifter, skipter-skiptar, e cila edhe sot flitet tek shqiptarët ballkanas, pas emërtimit të shqiptarit - shqiptar dhe vendit të shqiptarëve - Shqipnia - Shqipëria, rrodhi emrimi më I vonë, të cilin e planifikuan tjerët e jo shqiptarët, si dedikim oriental. Anipse, qëllimi ishte të lidhet me emërtimin e Skipes Parë, tek Thoti Skipe. Ky emërtim solli shumë probleme interactive linguistike, sidomos në Fonetikën Historike.
    Emri me të cilin lidhet emërtimi I zogut qiellor - skipe, skipja - si personifikim lingistiko-historik dhe lingui-etnogjenetik, për shqiptarët
    - shqipoja, shqiponja, si emërtim më I afërt logjikisht me emrin - shqiptar dhe si symbol I trimërisë, guximit, symbol I lirisë në flamurin shqiptar, shqiponja me dy krerë - ku dy kokat, symbolizojnë Gegën dhe Toskën - Gegëninë dhe Toskërinë, si dy krena nga Një Trup I Atdheut shqiptar. Ky emërtim shqipe, shqipja, shqipoja, shqiponja u bë për shkak të gjeneralizimit të emrit në fjalë, si përgjithësim morfologjiko-linguistik dhe gjeolinguistik, si: antroponom, toponom dhe linguinom.
    Tash, shtrohen pyetje madhore, të cilat nga gjuha e sotme shqipe balkanike, na shpiejnë në një fono-morfologji historike të veçantë, në të cilën është një fonetikë historike e posaçme, sipas së cilës edhe u bë shkakëtare kryesore, që mos të njihet botërisht sot vet emërtimi antroponomistik - shqiptar dhe emërtimi toponomastik - Shqipnia, Shqipëria, as të njihet gjuhë shqipe - por të njihet në botë, si - alban, gjuha albane dhe toponomi - Albania.
    Sipas George Fred Williams-it, për emërtimin e hershëm të vendit të shqiptarëve, Toka e shqiptarëve, thotë: "Alvanon" ishte një krahinë e vogël e këtij vendi, prej të cilës, pushtuesit I dhanë emrin - Albania në shekullin e Dytë ( shek. II-të e.r.) Emri I këtij vendi është - 'Shqipëria', dhe populli I saj quhet ' shqipëtar', dmth. "Toka dhe bijtë e shqiponjës (Eagle)". Kështuqë Williams-I, nuk e ka fjalën për emërtimin - Albania, por për emërtimin - Skiperia, Shqipëria, Toka e Shqipeve, ashtu sikur Gustav Meyer-I në veprën e tij - Das Land der Skipetaren - Vendi I shqiptarëve, duke potencuar strukturalisht lidhjen gjenetiko-linguistike të shqiptarëve me shqipen, shqiponjën, e jo me lidhje në emërtimin - Albania, por, me emërtimin - Skiperia.
    a) A flitet e shkruhet drejtë - në gjuhën e sotme shqipe, fjala - shqipe sipas këtyre variantave të lartpërmendura linguistike e fono-morfologjike të vet rrënjes së saj dhe sipas kompozitave në fjalë, që burojnë nga ajo rrënje linguistike nga skipe në shqipe dhe
    b) Sa është e afërt, kjo fjalë e gjuhës shqipe - shqipja me atë skipja në gjuhën e Skipes së Parë prej të cilës edhe u formua, si bija e skipes illire, apo Illirishtes së lashtë pellgazgjike - si Ama e Shqipes? Prej të cilës spikje skipe - guhë skipe-illire u lind Shqipja, ashtu sikurse u linden gjeneratat epokale pellgazo-illiro-shqiptare - duke u bazuar në emërtimet e origjinalitetit morfologjik, si origjinalitet linguistik: shqipe, shqipja - shqipet (si shpend - zog, zogjë - zogu, zogjët) dhe shqipe, Shqipja (si gjuhë)! Kjo alternativë linguistike u bë në vend të fjalëve emërtuese të lashta - skipe, skipja, skiptar, skipetar, Skipnia, Skiperia!
    c) Cila ishte fjala e parë e gjuhës illire-pellgase të stërlashtë, e cila përcaktonte vet emërtimin e emrit - shqipe, shqipja (si emër shpendi, zogu) dhe nga e mori illirishtja atë fjalë-emër, përveçse nga emërtimi I lashtë - skipe, skipter, skiptar, nga Thoti Skipe I cili fliste pikërisht Shqipen e rrënjeve të lashta të vet Shqipes së Vjetër, që flitet sot në ballkanin illirik?
    d) E cilës gjuhe ishte fjala shkencore Aquilla, e cila përcakton emrin e zogut (Aquilla chrysaetus) si shpend të madh të familjes Aquillidae (Akuillida) dhe çfarë do të thotë vet kjo fjalë - akuilla në gjuhën e sotme shqipe? A mundet shqipja ballkanike, ta përcaktojë fjalën - Aquilla me vërtetësinë më të madhe, që nuk ka mundësi spjegimi të saj sot, asnjë gjuhë tjetër indo-evropiane?
    e) Sa është e ngjajshme fjala e vjetër - skifter, skipter, skiptar e shqipës së Vjetër ballkanike, në bazë të rrënjes së kësaj fjale - skif, skip me atë fjalën e lashtë - skip, skipe, Thoti Skipe? Edhe si emërtim I shpendit (skifteri, skifterat - skipteri, skipterat, skiptari, skipterat) edhe në shprehjet e sotme të gjuhës shqipe (për njeriun) - 'ashtë djalë skipter, skiptar I zoti; luftoi si skiptari; ka sy skiptari; ka guxim skiptari; ai (të) ta grabitë sikur skipteri; (shprehje gegënishte-shqipe).
    f) Poashtu, tek arbëreshët e Italisë fjala - skipe, skipetar, Skiperia argumentojnë fono-morfologjikisht dhe lingui-historikisht, si shprehje të lashta, të ruajtura, thesare të çmueshme - si fjalë të arta, kur I thohen dikujt në veçantii, në shenjë admirimi: ' a je skipetar'; skipetar, moj skipetare; skipe etj.
    Dardhanët e Toplikut, deri vonë para Luftave në Toplik (Toplicë), kur u bë spastrimi etnik I shqitarëve prej tokave të veta, nga serbo-rusët (1874-76) nga barbaria sllave - Dardha (Krushevci), Gurshumi (Kurshumlia), Kreshtabardha (Kopaoniku), Naissa (Nishi) etj. këto vende Shqitare, të banuara me shqiptarë, ku është folë gjuha shqipe - guha skipe, i kishin shprehjet shqipe - Flas skipas!; Po t'flas skipas!; Fol skipas!; U lidhen skipas!; Luftojmë skipas!; Lidhnu skipas!; Kape skipas! Po t'thom skipas! Besa skipas! etj.
    shqipja, Shqiponja, si emër shkencor njihet - Aquilla, e cila fjalë përcaktohet nga shqipja e vjetër, - Aku+illa= Akuilla, ku fjala e pare e kompozites i.e. e gjenerale (botërore), është kuptimi - aku-akuj-akull, akulli, ku në latinishten mori kuptimin - aqua = ujë, uji - akulli është uji në lat. Dhe pjesa e dytë e kompozites - illa - Aqu+illa, kjo rrënje - illa - është kuptimi për illin, lidhje illirishte.
    Pra, Aquilla, emri shkencor I Shqiponjës (Aquilladae), kuptohet, zogu I cili jeton në vende të ftofta, me acar e akull, jeton në vende ku nuk hjeket kurrë bora e akulli, në alpet shqiptare, në Evropën veriore, Himalaje, Amerikë - shpend I fuqishëm I maleve, jeton në shkrepa të vrazhdë, të rrëpinjtë thikpërpjetë lartësi e shpella të ashpra e të acarta (të ftofta akull), në akuj, akull atje ku është e paarrijtshme (jeton deri në 70 vjet). shqipja, Skipja, Aquilla lypë akullnaja në lartësi të mëdha bjeshkore, alpike, jeton atje ku është ftoftë - akull, akuj - Aquilla.
    Pirroja, mbreti I Epirit illirian, një nga gjeneralët më të njohur të Historisë Botërore, u quajt - Aquilla Pyrro (Skipja e Burrit) Pirro shqipe - Pirro shqiponjë që ky emrim iu ka dhënë vetëm burrave skipetarë, bijve të shqipes, përkah të çmuarit të guximit, trimërisë, heroizmit të pashoq, në beteja, nga historianët antik (Che sovra gli altri com Aquilla vola - Që pëmbi tjerët, si shqipe-Skipe fluturon)!
    Poashtu, heroi kryesor I veprës së Homerit në Illiadhë (Iliadë) - Akili, është emërtim I gjuhës skipe-illire - Akilli, që lidhet direkt me kuptimin e Skipes - shqipes, shqiponjës - Aquilla - Akilli - Akili, ashtu sikur e gjithë vepra homerike është histori illire, ashtu, sikur edhe vet Homeri ishte illir - Homeri hillirian, I cili u përvehtësua nga grekët.
    Fjala - skip, skipe (scip, scipe), e cila përcakton emërtimet e sotme shqipee shqip, SHQIPE është emri shumë I lashtë edhe para linguistikës indo-evropiane, skip, skipe, është emërtimi që prinë në Linguistikën Gjenerale. Vet fjala - skip, skipe (shqip, shqipe), është ajo e Para skip, skipe vetëm që e kemi alternocionin fonetik të dy tingujve të shqipes së sotme - S = SH - K=Q të marrur indirekt nga Latinishtja - q=k lat.=ku (q) latine, ne e theksojmë - q shqipe, në vend të, bile, shkipe, ne e kemi - shqipe.
    Alternocioni fonetik në shqipen u bë - S=SH në gjuhën e shkruar shqipe, me Kongresin e Manastirit (1908-10), duke u bazuar në të folmet dialektore, në shumë shkaqe pa baza ethymologjike, që ngatërrojnë gjurmimet shkencore, ashtu sikurse në dytingullorët tjerë alfabetike, si tokzanore dytingujsh, të përngjitura në një tingull sikurse janë: g - gj, s - sh; d- dh, n-nj, x-xh, z-zh, t-th, të cilat nuk përdoren (pëgojën) në vende të caktuara, aty ku duhet theksuar drejtë, por - të cilat kanë krijuar probleme ethymologjike, pikërisht në ato fjalët më kryesore të gjuhës, kur është në pyetje lidhja e shqipes me illirishten, pësa I përket përcaktimit të drejtë shkencor. Kemi shëmbujt e tillë: skipe=shqipe; guha=gjuha; guni-gjuni; geo=gjeo; gua=gjua; skrola=shkrola, shkronja; skripi-skrimi=shkrimi; skolla= shkolla; skolastika - shkollimi I lire sokratik në grupe etj.
    Ashtu sikundër kemi rastet e ndryshimeve fonetike si alternocione nga e kundërta e këtyreve, që ne I theksojmë ashtu sikur sllavët në mungesë tingujsh gjuhe përkatës në fonetikat e tyre sllavishte, e që krijoi probleme hulumtimi linguistik sikurse: ethymologi=etimologji; ethymologu=etimologu; methodika-metodika; theo-teo; theolog-teolog; mythologji=mitologji; mythi=miti; mythike=mitike; methodë=metodë; orthografi=ortografi; psikotherapi=psikoterapi; kuzina (vendi ku zina, ku zihet gjella)=kuzhina; Pantheoni=Panteoni; uthopia-utopia; theist=teist; atheist=ateist; politheist=politeist; monotheist=monoteist; these=tezë; theori=teori; theater=teatër etj.
    Fjala - skipe, nga skipja illire (Shqipja illire) para i.e. krijoi fjalët tjera me burim nga ajo: skip - shqip; spik - të folur, folja, spik-spikatje-spikamë-spikama, I,e,të spikatur-a; persosje, persosshmëria e njeriut, që I kemi këto kompozita të sotme shqipe, si nivel I lartë pune, diturie, shkathtësie; poashtu: skrip - shkrim; script-I, skriptet, skriptorja etj.
    Fjala - shqip rrjedhë nga fjala - skip, e gjuhës Shqipe-illire (guha skipe-illire), spika skipe, e cila rrodhi nga psika skipe, ku skrola skipe (scroll) është emërtimi më I lartë shkencor në Genesis (Gjeneza): scroll 1, scroll 2,cka e karakterizon shënjtërinë e shqipes, fjalë e parë që I prinë thënjeve më të spikatura të kulmit të diturisë së njeriut - Librat e Genisit…
    Në gjuhën e folur popullore Shqipe ballkanike, kemi emërtimet e vjetra për shkronjën - shkrola, shkrojla, shkrolë, shkrollë, shkrolla, shkrollat por të ndikuar nga ndryshmi I tingullit s=sh, sepse pleqët thonë me s - skrolë, skrola, skrolat e skipes, skrola skipe etj.
    Shqip=Skip, Shqiptar=skiptar, janë dy shprehje të ndryshme fonetikisht, kurse me kuptim të njejtë, që pak, ose aspak thuaja, nuk është shkruar nga linguistët tanë, e që kanë pasë mundësinë reale, ta përcaktojnë drejtë, bile në Kongresin e Manastirit (1908), aty ku me ndkimet e të dy anëve të forta të Dy Portave, me ndikim të kohës, shumë raste të ndryshimit të tingujve të alfabetit të gjuhës shqipe, krijuan probleme dhe këto probleme droj do të mbesin therrëlinguistike, që pëngojnë në gjetjen e udhëve të shkurta, për në Dardhanishten e Lashtë illire...
    Me therminin - Shqipe, tek Shqipëria, nuk mund të vijojmë gjurmimet deri në gjuhën e pare - skipe, kurse me atë - SKIPNIA, ose SKIPËRIA, mund të lidhemi deri tek - skip spik, tek guha skipe, Skipja e Thotit, e cila merret sot linguistikisht, si fillesa e gjuhëve botërore të para: Thoti trismegist - Hermes I Madhësisë së Trefisht. Ku kjo shprehje - Trefishe, Mendoj se është Treshi I Gjuhëve të Para Botërore - kuni, kina e Indi (gjuha Kuniforme - Cuneiform Language), gjuhët indase dhe kineze e të Lindjes së Largët - për këtë arsye thirret - Hermes Trismegist, Thoti.

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Shpjegim per temen me lart

    (Nga vete autori)

    Spjegime:
    ______________________________
    *) Folja skipe-illire - est, që sot është në gjuhët i.e. poashtu folje: lat. Est; ger. Ist; freng. Est; span. Est; neolat. Est; ang. Is - folje aqë natyrale, që shpreh natyrën e gjuhës, është vet natyrisht - folja skipe-illire e gjuhës së natyrës.
    Fjala shqipe - emër (emën, emni, emnat - gegënisht) vie nga fjala toske-shqipe - ëmë-ëma-ëmat, si trajtë e shkurt natyrale e fjalës - mëmë-mëma-mëmat e që na dha emrimin - mëmëdhee, mëmëdheu - që përcakton emrimin për fjalën - emër dhe krijoi kompozitat shqipe: emri, mbiemri, peremri, emruese, emërtim-i-e-et, Emnorja (rasa e parë e emrit), emrim-I-e-et etj.
    OMA (skipe-illire-pellgase) - AMA (gege-shqipe) - ËMA(toske-shqipe)
    NOM (skipe-illire-pellgase) - EMËN(gege-shqipe)-EMËR(toske-shqipe)
    Emërtimi - mëmëdhee-mëmëdheu, tek toskët në Toskëri, erdhi ngase mbajtja apo ekzistenca e familjës mvarej nga - mëma - ëma, kurse tek gegët në Gegëni, mbeti emërtimi - atdhee-atdheu, ngase, mbajtja apo ekzistenca e familjës mvarej nga - ati - babai. Atdheu - dheu I atit (gege) dhe mëmëdheu - dheu I mëmës - ëmdheu.
    Fjalët Atdheu e Mëmëdheu (Ëmdheu) u formuan si emërtime në rrethana të ndryshme sociale - ekzistenca nga Ati dhe ekzistenca nga Ëma (Mëma). Kështu, si emërtim definitive, në gjuhën shqipe mbeti fjala - Atdhee - Atdheu.
    Fjalëformimi - Atdhe - Atheu, në të cilin kemi dy fjalë, që formojnë kompozitën - At+Dhe - dheu I atit (dheu u babes), është fjala e pare - At - ati, që në shumës të emrit është - Etën, etnit dhe formoi kompozitat tjera gege- shqipe: etnii, etnia, etnitë, etnik, etnike, etniku, etniteti, etniciteti - poashtu krijoi kompozita i.e. Etnolog-i-e, Etnologie, Ethnology dhe krijoi vet emërtimin për fjalën popull në gjuhën greke - ethnos.
    Kjo fjalë skipe-illire (shqipe-illire) e pandryshuar - At (baba), është fillesa e kompozitës së hershme - Atlanti, Atlandi, Atlantis, nga - at+land, ku fjala e dytë - Land - është emërtimi I hershëm gegënisht - Lland, llandi - vand - vendi dhe kemi alternomin i.e. - land - vand - vend, vendi I atit, vandi I atit, llandi I atit - Atlanti - Atdheu - Atvandi-Atvendi - Atlandi, si dhe emërtimin për fjalën gjeo-hartografike - atlas, atlasët - atllasi.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •