Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Unė dhe poezia

    “Dua divorc prej teje”
    sa herė qė e takoja kėtė mė thoshte
    po unė kokfort
    nuk e vija kurrė poshtė
    mundohesha t’i sillesha mirė
    dhe ajo prapė largohej
    “dua divorc prej teje”
    bėrtiste pėrsėri.

    Unė dhe Poezia nuk i’a ēojmė fare mirė.


    Nuk e mbaj mend ditėn e martesės sonė
    por duhet tė ishte bukur
    ditė e mbushur me aroma
    Dielli patjetėr reflektonte nė flokėt e ndonjė vajze
    kurse qielli do ishte kthyer nė det
    nė oqeanin i mbytur
    tė planetėve, sy tė saj
    Po unė si gjithmonė
    i ēmendur
    mbrapa vajzės
    nuk vajta duke rendur.
    Po unė si gjithmonė
    ashtu matuf
    zura njė stol
    dhe fillova “uf-buf”
    u lodha shumė deri kur zgjidhjen gjeta
    njė laps, njė letėr vura mbi tavolinė
    kėshtu u njojta me Poezinė.

    Pastaj erdhi martesa,

    nė fillim ishte shumė bukur
    unė i martuar me Poezinė
    nė krimbė-vrimėn, trurin tim
    vajzėn kisha futur
    Poezia u tregua grua e mirė,
    nė fillim
    unė i dhuroja njė rime
    ajo mė dhuronte gėzim.
    Mėsova ta dua gruanė time,
    Poezinė
    diku atje nė krimbė-vrimėn,
    trurin tim
    vajza kishte humbur
    ose e pakta
    e kishte mbuluar errėsira dhe nuk e shifja
    kėshtu i lirė dhe i lumtur
    bisedonim gjithēka me timeshoqe
    Poezinė.
    Ishte tepėr kurioze
    donte tė mėsonte gjithēka mbi mua
    aspak xheloze
    prandaj edhe une i tregoja gjithēka asaj
    akoma edhe pėr vajzėn e njomė
    sigurisht i shpjegova qė vajza u zhduk
    vetėm unė dhe Poezia mbetėm.
    Po unė si gjithmonė,
    harraq
    kisha harruar ta pyes atė shumė gjėra.
    Me thėnė tė drejtėn u tregova egoist
    po, po
    me penėn time pikturoja egoizmin tim
    ashtu i mbushur fodullėk
    pikturoja mbi trupin e saj
    mbase pėr kėtė i kam borxh
    njė ‘mė fal’
    megjithėse kam frikė se ėshtė tepėr vonė.
    Mė nė fund nga gjumi i thellė

    u zgjova

    thash ta pyes edhe unė Poezinė, pėr tė
    por ajo, asgjė
    nuk mė thoshte hiē gjė
    vetėm mė degjonte
    po unė si gjithmonė
    ashtu naiv
    kujtoja se mė donte.
    Po unė si gjithmonė
    dede
    dilja rrugėve
    andej-kėndej
    me njė letėr dhe laps nė dorė
    fodullėk shprehja
    me kėmborė.
    Po unė si gjithmonė
    ashtu si qorr
    nuk kisha vėnė re
    qė Poezia kishte dashnor.

    Dola njė ditė andej nga Tregu (lat. Forum)

    dhe mė bėnte pėrshtypje kur tė gjithė qeshnin me mua
    kur ē’tė shof unė i mjeri…
    Poezia qafė pėr qafe me Ervin Hatibin
    ky morri ca kėpucė "me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda"
    i binte pemės me to dhe ranė ca “banane”
    dhe pastaj ia dhuroi Poezisė
    dhe ajo qeshi.
    Po unė si gjithmonė
    xheloz
    nuk e lash me kaq
    i'u ngjita pas
    kur ē'tė shof...
    ajo u takua me Agim Doēin
    dhe u rrasėn me njė lėndinė
    "ku ku pėr ne,
    hajde dru me pre".
    Po pse thoni ju, mbaroi me kaq
    ajo kishte dashnorė tė gjithė tregun
    kur mbaroi me dashnorėt
    filloi me dashnoret
    unė i shkreti hoqa kėmborėt
    hodha degėn e fikut
    qė kisha marrė pėr laps
    i'u largova barishteve
    qė kisha pėr fletore
    dhe bėrtisja 'bbe-e-e,bbe-e-e'.

    Kjo ishte dita qė mėsova se gruaja ime ishte
    dhe lavire dhe lesbike.

    Po unė si gjithmonė
    ashtu i pazotė
    edhe gruan ma dhanė me shkes
    Naim Frashėri i teqźs
    kur mė gjeti andej
    nga bankat e shkollės fillore
    pėr grua mė dha
    atė qė kishte dashnore
    edhe unė prandaj bėja ‘bbe-e-e’
    se mu kujtua Naimi.
    Po unė si gjithmonė
    haxhi pishmani
    lutesha tė isha mbytur
    nė oqeanin e planetėve-sy
    tė vajzės sė njomė
    por tashti
    ishte tepėr vonė
    kėshtu iu ktheva
    Poezisė
    ēa si bėra
    mavėrisė
    doja t’i mbushja mendjen
    se unė isha mė i miri
    nga Ervini, nga Agimi
    dhe nga shkesėtari
    Naimi.

    ME PENĖN TIME ē’pova trupin e saj
    me zilinė time ia prisha bukurinė
    me bojė e zhgaravita deri nė maj
    me urrejtjen time ia vrava lumturinė.
    Gjithė mllefin tim e derdha mbi tė
    e lėndova tė gjorėn deri nė kock
    dhe Poezia, gruaja ime, nuk duroi mė
    bėrtiti me tė qara “dua divorc”.

    Si thoni ju t’ia jap divorcin?

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ...tani te them te drejten nuk te eshte shume besnike, po une them mos u divorco, me mire meso ta pranosh te verteten, te pranosh qe ajo i perket dhe te tjereve dhe mbase me teper se ē'te perket ty.
    Por ajo te perket dhe ty, dhe ato ēaste qe eshte me ty eshte teresisht jotja, mbase ne te ardhmen do te te jete dhe me besnike......por mos u habit nese nje dite (ose nate) ajo me perket dhe mua.

    Kryeplaku, e bukur, me teper se e bukur kuptimplote....
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Sui Generis do e kem parasysh sygjerimin tend (qe te mos divorcohem).... megjithate zgjidhja me e mire eshte qe te rijme ne distance ca kohe....-)"(-

  4. #4
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    mos ia jep Divorcin, do te marri gjysmen e pasurise
    When in Doubt, Act Stupid!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    ME PENĖN TIME ē’pova trupin e saj
    me zilinė time ia prisha bukurinė
    me bojė e zhgaravita deri nė maj
    me urrejtjen time ia vrava lumturinė.
    Gjithė mllefin tim e derdha mbi tė
    e lėndova tė gjorėn deri nė kock
    dhe Poezia, gruaja ime, nuk duroi mė
    bėrtiti me tė qara “dua divorc”.

    Si thoni ju t’ia jap divorcin?

    Si "sadist" qe je nuk besoj se do i japesh divorc ndonjehere .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Martesa me POEZINE nuk ka Gjendje Civile.
    Ndaj nje divorc te mundshem ti mik nuk e ben dot!
    Ne Tregun e Shumices, mos shit vargje me kile....(lol)
    Po gjej ndonji "putane" dhe hic mos qaj me lot

  7. #7

Tema tė Ngjashme

  1. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  2. Fethullah Gylen
    Nga HamatieL nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 03:33
  3. Georg Trakli, Driteroi Dhe Poezia Si Mesianizem
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2003, 02:41
  4. Struga, aty ku poezia jonė u ndie e vlerėsuar
    Nga marinI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •