Edhe kjo mund te ndodhe,por ne ato raste kur nuk ke njerez profesionist per nje profesion , por ke njerez me Akademi dy javore apo nje shkolim tjeter qe e kerkon dikush tjetr e jo vendi i yt.
I veshur sportiv, madje nė kokė ka pasur njė kapele e syze kundėr diellit, Rrapush Xhaferri, nė harkun kohor 13.00-15.00, ka bėrė rrugėn Berat-Tiranė nėn shoqėrinė e policėve
Deshmia e "gjeneralit": Sekuestrimin e vilės e ndoqa nga brenda saj. Nė aeroport hyra me pasaportėn time
Xhaferri: Nė Rinas zbrita nė 15 dhjetor
I superkėrkuari xhiro nė Tiranė qė prej 8 muajsh
TIRANE
Nė Shqipėri kam hyrė para tetė muajsh nėpėrmjet aeroportit tė Rinasit, me pasaportėn time tė lėshuar nga Ministria e Rendit. Ky deklarim i Rrapush Xhaferrit, ish-gjeneralit tė fondacionit piramidal "Xhaferri", ka lėnė "me gojė hapur" krerėt e Drejtorisė sė Policisė sė Beratit e Tiranės.
Por ēudirat e ish-gjeneralit nuk kanė pėrfunduar kėtu. Ai ka qenė dėshmitari mė i veēantė kur Policia Tatimore, pėrfaqėsuesit e pėrmbarimit tė mbėshtetur edhe me Policinė e Rendit kanė sekuestruar vilėn e tij mė 18 korrik tė kėtij viti. "Ditėn qė Arapi po mė sekustronte vilėn unė isha nė shtėpi. Askush nuk u kujtua pėr mua. Ishte njė rastėsi qė unė nuk dola jashtė, por doli djali qė kėrkoi vendimin e gjykatės pėr sekuestrimin e vilės", ka thėnė Xhaferri.
I veshur sportiv, madje nė kokė ka pasur njė kapele e syze kundėr diellit, Rrapush Xhaferri, nė harkun kohor 13.00-15.00 ka bėrė rrugėn Berat-Tiranė nėn shoqėrinė e policėve dhe tė inspektorėve tė Antikrimit Ekonomik-Financiar tė Drejtorisė sė Tiranės. Asgjė tjetėr pėrveē disa qeseve me medikamente (thuhet se ai vuan nga diabeti) nuk ka pasur me vete ish-bosi i fondacionit "Xhaferri". Nė fillim, Xhaferri, ėshtė vendosur nė qelitė e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, megjithėse ka kėrkuar qė tė jetė nė tė njėjtin burg me djalin e tij, Asllan Xhaferri, tė arrestuar nė gjysmėn e dytė tė korrikut tė kėtij viti. Sqarimet e para, Xhaferri i ka dhėnė pėrpara drejtorit tė policisė sė kryeqytetit, kolonel Ilirjan Zylyftari.
Mėsohet se, Xhaferri, ka deklaruar se ka hyrė nė aeroportin e Rinasit mė 15 dhjetor tė vitit tė kaluar. "Deri atė ditė kam jetuar nė Turqi, Stamboll tek disa tė afėrmit e mi. Mė 15 dhjetor kam udhėtuar me linjėn ajrore Stamboll-Tiranė. Nė Rinas nuk pata asnjė problem", ka thėnė Xhaferri. Qė nga ajo ditė Xhaferri ėshtė strehuar nė vilėn e tij. "Kam dalė edhe xhiro nė Tiranė, por askush nuk ėshtė kujtuar", ka thėnė Xhaferri para oficerėve tė Antikrimit Ekonomik-Financiar. Urdhėri pėr sekuestrimin e vilės mesa duket ka prishur qetėsinė e ish-gjeneralit. Kėshtu qė disa ditė pas arrestimit tė djalit tė tij, Xhaferri ka udhėtuar pėr tek daja i tij nė fshatin Starovė tė Beratit. "Kam tre javė qė qėndroja tek daja im", ka thėnė Xhaferri. Arrestimi i tij ėshtė bėrė mbrėmjen e sė hėnės nga uniformat blu tė Beratit.
Gjatė bisedės me inspektorėt e policisė, Xhaferri, ka "demostruar" aftėsinė e tij pėr tė paguar kreditorėt. Ai u ėshtė pėrgjigjur provokimeve tė tyre. "Unė nuk kam lypur njeri pėr tė mė dhėnė paratė. Unė vetėm hapa sportelet, lekėt i solli populli vetė tek unė. Megjithatė kam lekė, por i kam tė bllokuara", ka thėnė Xhaferri. Sot ai pritet tė dalė para togave tė zeza pėr t'iu komunikuar masa e arrestit, ndėrsa nė fillim tė shtatorit do tė "ndjekė nga afėr zhvillimin e procesit gjyqėsor".
Krijoni Kontakt