Shqipëria ka bllokuar fondet e katër organizatave që janë akuzuar për financimin e veprimtarive terroriste

Tiranë, 1 qershor - Qeveria e Shqipërisë njoftoi se i ka bllokuar fondet e katër organizatave dhe dy qytetarëve të huaj, të akuzuar nga OKB-ja për financimin e veprimtarive terroriste.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Alban Beqaj tha se fjala është për "Shoqatën e ringjalljes së trashëgimisë islame", organizatën "Tajba interneshënell", "Fondacionin e ndihmës globale" dhe fondacionin islamik "Al Haramein", ndërkaq dy qytetarët e huaj janë një belg dhe një libanez. Shqipëria ka miratuar listën e OKB-së për organizatat terroriste në tetor të vitit të kaluar.