Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote

    Luan Krasniqi: Shtatori do të jetë festë e dyfishtë me pavarësi të Kosovës dhe me fitoren time për kampion bote

    Intervistë eskluzive menjëherë pas fitores së një meçi kryesor, që u zhvillua të shtunën i pretendentit kryesor për titullin kampion bote në boks, Luan Krasniqi

    Luan Krasniqi: Shtatori do të jetë festë e dyfishtë me pavarësi të Kosovës dhe me fitoren time për kampion bote



    Shumë i qetë, falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur, dy ditë pas një meçi shumë të rëndësishëm, ku edhe fitoi bindshëm bashkëkombasi ynë Luan Krasniqi, dha një intervistë eskluzive për gazetën tonë, për të na njoftuar më përsëafërmi me meçin e së shtunës kur siç e pamë të gjithë me një goditje të fuqishme në raundin e gjashtë, e rrëzoi për toke kundërshtarin e tij, cili shumë kishte folur dhe kishte prognozuar se do ta rrëzojë Luanin në raundin e dytë.

    Bota sot: Z.Krasniqi në emër të gazetës kombëtare „Bota sot“, ju përgëzojmë këtë fitore të madhe. Dy ditë pas meçit si po ndjeheni?

    Luan Krasniqi: Përshëndetje edhe juve si dhe gjithë stafit drejtues të gazetës kombëtare „Bota sot“ dhe të gjithë bashkëkombasve të mijë. Fillimsht i falënderojë edhe ata që më përkrahën në sallë, atyre nëpër ambiente të ndryshme dhe ata që nuk kanë mundur të jenë në sallë nëpër shtëpi. E di se i kam gëzuar të gjithë bashkëkombasit e mijë kudo që gjenden dhe do ti gëzojë edhe në të ardhmen. Kjo fitore është e vëllezërve të mijë të një gjaku të një gjuhe. Si gjithmonë pas një meçi i gëzuar dhe duke mendar menjëherë për meçin e radhës, sepse kam deklaruar dhe po deklarohem, jam në top formë dhe do të jem atje ku duhet ta kem vendin, për titull kampion bote. Motoja ime është puna dhe jo bisedat nëpër opinion. Ndjehem edhe pak i lodhur nga ushtrimet e mëdha që i kam pasur dhe nga bisedat, prononcimet dhe intervistat e shumta nga e mbarë bota që po i jap.

    Bota sot: Edhe gjatë intervistave të më hershme, na keni thënë se viti 2005 do të jetë vit i titullit kampion bote. A do të ndodh së shpejti kjo gjë, kur dihet se jeni afër këtij titulli?

    Luan Krasniqi: Shumë shpejt do të jem në meçi e ëndrrave të mija, në meçin final për kampion bote. Në muajin shtator do të ndeshem dhe do ti gëzojë edhe njëherë të gjithëve, 10 milion bashkëkombasit e mijë kudo që gjenden, si në Mitrovicë, Junik, Preshevë, Pejë, Tetovë, Drenicë, Tetovë, Çamëri, Arbëri, Turqi, Amerikë dhe kudo që gjenden të shpërndarë nëpër botë. Kam deklaruar dhe deklarohem, do të përgatitem edhe më shumë që të realizojë qëllimin tim. Vërtetë jam afruar titullit për kampion bote, por kjo nuk do të thotë se mbetem me këto ushtrime, do të shihni Luanin edhe më të përgatitur sepse sporti i boksit donë përkushtim, seriozitet dhe diciplinë. Viti 2005 do të jetë kam thënë edhe më herët me fitoren e titullit kampion bote dhe me pavarësinë e Kosovës, ku populli im ka vuajtur me shekuj dhe do të kurorëzohet me pavarësi atëherë do të ndjehem shumë i lumtur dhe do të jem më i lumturi në botë. Shtatori, pra do të jetë festë e dyfishtë me pavarësi të Kosovës dhe me fitoren time për kapion bote

    Bota sot: Të ndalemi në meçin e së shtunës. A mund të na thoni, e keni pritur se do ta rrëzoni për toke kundërshtarin aq shpejtë?

    Luan Krasniqi: Respektoj të gjithë sportistët. Para çdo meçi studioj çdo imtësirë të kundërshtarit bashkë me bashkëpunëtorët e mijë dhe atëherë fillojë edhe përgatitjet finale. Shkallën kryesore të suksesit e arrita për në meçin për titull bote dhe e shtuna padyshim do të jetë e shënuar për mua dhe për kombin tim dhe për historinë e boksit gjerman, këtij shteti mik të popullit tonë. Me punë nuk mungon rezultati. Isha i përgatitur për 12 meçe por kur e godita me të djathtën në raundin e dytë, e pashë se do të dorëzohej lehtë, por ashtu i matur dhe me diciplinë sportive e studioja gjithnjë dhe ashtu ndodhi shpejt kuptova se do ta rrëzojë. Kryesore isha i përgatitur. Thënë shkurt e shqip, kur shihja flamurin kombëtar me shqiponjën dy krenore, flamurin e Dardanisë dhe mijëra bashkëkombas, zemra më freskohej gjithnjë. Por ishte pakë e rëndë kur dola në ring, pengohesha nga shumë vëllezër të një gjaku, i kuptoj të gjithë që dëshironin të më jepnin krahë dhe zemër edhe më shumë, por unë pengohesha dhe ishte një imixh jo i mirë për spektatorët e mediave vizulele. Kjo fitore po e them edhe njëherë është meritë e bashkëkombasve të mijë. Kundërshtari im me goditjet e mia e pa se nuk do ta ketë të lehtë dhe nuk duhen fjalë në ring, tani shihej puna dhe u pa.

    Bota sot: Ata boksierë që po ndeshen me Ju po flasin më herët nëpër konferenca për shtyp se do të fitojnë kundrejt jush dhe në fund në meç po e puthin podiumin duke u rrëzuar nga grushtat e tu. Cila do ishte fjala jote për ata që e kanë ndërmend me të dal në dy luftim?

    Luan Krasniqi: Punë dhe vetëm punë serioze me gjithë respektin ndaj sportit të boksit. Edhe kur luftoj mundohem të jem sa më objektiv dhe i hapur. Edhe pse kanë folur shumë përpara këtij kundërshtarit të fundit nëpërmes mediave, se do ta shihni Luanin të shtirë, unë isha i qetë dhe ushtroja, ka ku shihem se kush jam dhe kush do të jetë ai. Ata që e duan sportin, e mira të mirës është të mos flasin, por vetëm të fletë fitorja dhe kur kundërshtari im u rëzua për toke.

    I ndjeri Maks Shmeling dëshironte që sa të jetë gjallë të fitojë këtë titull, por dëshira e tij do të realizohet edhe pse nuk është në mesin tonë

    Bota sot: Kujt ia kushtuat më shumë këtë fitore?

    Luan Krasniqi: Këtë fitore ia kushtova bashkëkombasve të mijë kudo që gjenden, familjes sime dhe të gjithë atyre që më duan. Në këtë rast kam edhe shumë emocione për një legjendë të boksit, të një miku të mirë, i cili më pat thënë: „Luan nuk guxon të presësh, por të ecësh edhe më shpejt, sepse je shumë i nderuar dhe sportist i mirë. Përkushtohu punës se e meriton titullin e kampionit të botës. Shpresojë se do të jem boksieri i parë shqiptar që do të kurorëzohem me titullin e kampionit botëror. Dueli për titullin në konkurrencën VBO, të cilin mbanë amerikani Lejmon Breuster, do të zhvillohet me 28 shtator - në 100 vjetorin e lindjes së legjendës gjermane të boksit Maks Shmeling, i cili vdiq në shkurt të këtij viti. Shmeling ishte kampioni i vetëm gjerman në kategorinë e rëndë. I ndjeri Maks Shmeling dëshironte që sa të jetë gjallë të fitojë këtë titull, por dëshira e tij do të realizohet edhe pse nuk është në mesin tonë. Pushoftë I qetë trupi I tij, I një legjende të boskit. Zotëri Maks Shmellingg thoshte se Gjermani ka shpresë tek ti Luan dhe do ta fitosh. Kam emocione që nuk e kam këtë mik në meçin final. Si të mos ia dedikoj kombi tim, që më ka përkrahur dhe më përkrah. Keni qenë të mrekullueshëm dhe kur dëgjoja shqip që salla gumëzhonte, u bëhesha edhe më i fortë. Ju dua shumë dhe nuk do ju zhgënjejë asnjëherë.


    Bota sot: Cila ishte gjendja shpirtërore e juaj pas fitores dhe kur ndërkombëtarizove flamurin e shtetit të Kosovës para miliona teleshikuesve?

    Luan Krasniqi: Flamurin kombëtar e kam në zemër dhe shpirt, në çdo pikë të gjakut që ecë nëpër trup dhe do ta kem gjithmonë. Për këtë pyetje nuk do të përgjigjem edhe gjatë. Shpresojë se do të kuptojnë të gjithë dhe e di se pavarësinë e Kosovës e dëshiron çdo kush nga ne që flet shqip dhe që ka gjak shqiptari. Me këtë rast edhe unë si sportist, u mundova që bëjë diçka më shumë që na takon çdo kujt. Për këtë do të flasim ndonjëherë tjetër.


    Bota sot: Pas meçit ku e festuat fitoren?

    Luan Krasniqi: Fitoren e festova me bashkëkombasit e mijë dhe më pastaj edhe me të gjithë që më ndihmuan dhe më ndihmojnë. Nuk jam larguar shumë larg sallës ku u zhvillua meçi, shumë afër e kam festuar dhe do ta festojmë dhe kanë të drejtë të gjithë ta festojnë. Ju dua të gjithëve dhe do ju dua gjithmonë.

    Bota sot: Keni ruajtur diçka interesante për të thënë për gazetën tonë, kur jeni bombarduar nga media të ndryshme pas meçit?

    Luan Krasniqi: Si gjithmonë ruaj përshëndetjet më të sinqerta. Kam respekt për gazetën kombëtare „Bota sot“, ku edhe Ju keni dhënë kontributin që ju ka takuar, për këtë ju jem shumë mirënjohës. Ju lumtë. Ndjejë kënaqësi kur edhe flas për gazetën kombëtare „Bota sot“. Gjithmonë do të jem i gatshëm për ju dhe gjithë stafin drejtues. Ju kam thënë edhe para meçit se do të luftojë me zemër dhe do ti gëzojë të gjthë dhe ashtu ndodhi. Aktualet i keni marrur dhe kjo është shpejtësi e eksluzivitetit të gazetarit. Respekt.

    Bota sot: Z.Krasniqi, si jeni ndjerë kur shihni mbështetjen e mijëra bashkëkombasve në sallë?

    Luan Krasniqi: Përbesë shumë i lumtur. Ndjehesha më i gëzuari dhe e dija këtë mbështetje. Flamuri kuq e zinjë dhe i Dardanisë valonte, a ka më gëzim se kjo. Dora në zemër, këta bashkëkombas më dhanë guxim edhe më shumë dhe energji. E tërë Stuttgarti ka qenë shqip dhe vetëm shqip është folur.

    Bota sot: Ishte në nivel mbështetja e bashkëkombasve tanë?

    Luan Krasniqi: Ju tashë edhe më lartë. Ne jemi të dashur dhe duhet të jemi edhe më të bashkuar. Të përkrahim ata që punojnë dhe nuk flasin shumë. Mbështetja ishte shumë në nivel dhe jam shumë i gëzuar që kam këtë mbështetje dhe nuk do t'ju zhgënjej asnjëherë.

    Bota sot:Na thoni ju lutem, pas meçit patët ndonjë bisedë me kundërshtarin tuaj Whitaker, i cili siç dihet para meçit shumë ka folur dhe kishte pritur grushtin e fortë nga ju?

    Luan Krasniqi: Me kundërshtarin nuk kam pasur më takim. Fitoren ma uroi me këto fjalë: „Urime dhe e keni merituar“. A ka më mirë se ta mundësh ate që flet shumë para meçit. Pra këtu është në pyetje puna dhe dëshira dhe mbështetja e vëllezërve të një gjaku.

    Bota sot: Planet e juaja dihen, por kur do ta keni meçin e radhës për kampion bote dhe do të ndryshoni strategjinë e ushtrimeve apo do të jetë si deri më sot?

    Luan Krasniqi: Plani kryesor është momentalisht të bëjë një pushim të shkurtër dhe ti kthehem punës. E dua punën dhe më besoni se me shpirt do të ushtroj që të jem i gatshëm për meçin e mundshëm në shtator për kampion bote. Më 28 shtator - në 100 vjetorin e lindjes së legjendës gjermane të boksit Maks Shmeling, i cili vdiq në shkurt të këtij viti, shpresoj se do të kem meçin për titull kampion bote dhe do ja kushtoj kësaj legjendeje dhe kombit tim të dashur Ilir. Pra shtatori afrohet dhe Luani do të jetë edhe më i përgatitur. Grushtat do jenë edhe më të fortë, por me punë dhe vetëm punë.

    Bota sot: Shumë suksese dhe ju faleminderit. Shpresojë se para meçit për titull bote do të takohemi dhe do kemi prap një intervistë rreth përgatitjeve?

    Luan Krasniqi: Gjithsesi. Ju e dini se edhe kur isha duke ushtruar, për pak kohë jam ndalur dhe ju kam dhënë përgjigje. Kam respekt dhe ju uroj punë të mbarë drejt pavarësisë së Kosovës dhe një bashkimi edhe më të fortë mbarëkombëtarë.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    I lumte goja per keto fjale, inshalla fjalet e tije ne vesh te Zotit dhe t'i japim fund njehere e pergjithmone vuajtes se popullit tone...

    Amin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ja puthi ballin!




    Sikur te kemi me shume Luana!..............


Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •