Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bajraktari Hotit

    DOSSIER II

    Historia e pinjollit tė fundit tė fisit tė bajraktarėve tė Hotit. Pėrpjekjet pėr mbrojtjen Ulqinit, Tuzit e Grudės, arrestimi nga italianėt, internimi nga gjermanėt dhe persekutimi nga komunistėt

    Mul Delia, Bajraktari qė u arrestua nga gjermanėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes sė bajraktarėve tė Hotit dhe tė Malėsisė sė Madhe i njohur ndryshe si fisi i Ēun Mulės i cili ėshtė i pėrmėndur edhe nga Padėr Gjergj Fishta nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė". Kjo familje e madhe e bajraktarėve tė Hotit ka qenė e pėrmėndur gjithmonė me fiset e tjera tė njohur tė Veriut tė Shqipėrisė pėrkrah Zogollėve Matit, Gjonmarkajve tė Mirditės, Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Ndėr burrat mė tė shquar qė ka nxjerrė ajo familje qė prej tre-katėr shekujsh, pėrmėnden Luc Gjori, Ēun Mula, Deli Meta dhe Mul Deli Bajraktari, tė cilėt janė tė njohur pėr luftrat e tyre kundėr turqve, serbo-malazezėve, italianėve dhe gjermanėve.

    Po kėshtu babai im Mul Bajraktari asokohe mori pjesė dhe nė Luftėn e Kakarriqit kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat invaduan kufijtė veri-perendimorė tė Shqipėrisė. Nė vitin 1921 kur plasi revolta separatiste e Mirditės, pėrkrah forcave qeveritare tė komanduara nga Major Preng Jaku qė u dėrguan pėr ta shtypur atė, me urdhėrin e Ministrit tė Brendshėm Ahmet Zogu aty mori pjesė dhe babai im Mul Bajraktari nė krye tė forcave vullnetare tė nisura nga Malėsia e Madhe. Gjatė betejave qė u zhvilluan aty mori pjesė dhe njė kolonel austriak i cili u plagos rėndė. Kur e mori vesh kėtė gjė kapidani i Mirditės Gjon Markagjoni, i kėrkoi takim Mul Bajraktarit dhe i tha: "Megjithse jemi nė pozicione tė kundėrta, duke pasur konsideratat ma tė larta pėr fisin e derėn e familjes tuej, po ta dorzoj nė besėn tėnde kėtė kolonel qė tė ma pėrcjellėsh deri nė Arqipeshkvinė e Shkodrės". Muli e mori nė besė kolonelin austriak dhe e pėrcolli deri nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, nga ku mė pas ai u dėrgua pėr nė Vjenė. Pėr kėtė nder qė i bėri kolonelit austriak, pėrpara largimit nga Shqipėria ai i dorzoi Mulit nė shenjė kujtimi shpatėn e tij tė cilėn familja jonė e pati ruajtur deri sa ajo u bastits prej partizanėve. Disa vjet mė vonė, nė 1925-ėn, pasi ishte shtypur Kryengritja e Dukagjinit, kryetari i Shtetit Ahmet Zogu e ngarkoi babanė tonė Mulin qė tė shkonte nė Kroin e Bradhė pėr tė kapur Dom Loro Cakėn i cili konsiderohej njė nga organizatorėt kryesorė tė asaj revolte. Sipas urdhėrit qė mori nga Zogu, babai shkoi nė zonėėn e Dukagjinit ku pasi mblodhi parinė e e saj u tha se kishte shkuar aty pėr tė arrestuar Dom Loro Cakėn, sepse qeveria kishte informata tė sakta qė ai strehoej aty. Ndonėse kishte marrė atė urdhėr prej Zogut, babai nuk donte ta arrestonte atė dhe foli me tė zotin e shtėpisė ku strehoej Dom Loro Caka duke i thėnė atij qė ta largonte prej andej pasi ai ishte nė kėrkim nga qeveria dhe do vinte dikush tjetėr qė ta arrestonte. Kur u kthye nė Tiranė, Zogu e thėrriti Mulin nė Pallat dhe i tha: "Bajraktar, mė thuej tė drejtėn pse nuk e arrestove Dom Loro Cakėn?" Muli iu pėrgjigj: "Nuk e arrestova se e pashė tė arsyeshme se Dom Lora Caka duhej tė jetonte dhe ju naltmadhėni nuk do tė kishit asnjė dam prej kėsaj". Pas kėtyre fjalėve tė babės, Zogu iu pėrgjigj: "Nuk kam ēka me tė ba o Bajraktar se tė kam mik", kujton Kastriot Bajraktari takimin e babait tė tij Mulit me Zogun pas misionit qė ai i kishte ngarkuar pėr kapjen e Dom Loro Cakės, organizatorit tė kryengritjes sė Dukagjinit tė vitit 1925 e cila ishte financuar nga ana e Beogradit pėr rrėzimin e Zogut.

    Karriera ushtarake e Mul Bajraktarit
    Pas vitit 1925 kur Ahmet Zogu urdhėroi Ministrinė e Brendshmė tė ndėrrmerte aksionin e ēarmatimit tė zonave mė tė nxehta tė Shqipėrisė, nė krahinėn e Dukagjinit ai dėrgoi Mul Bajraktarin i cili me sjelljet e tija shumė tė mira e kreu atė detyrė me sukses dhe pa asnjė incident me banorėt e atyre zonave. Pas atij misioni karriera ushtarake e Mul Bajraktarit filloi njė ngjitje tė shpejtė, pėr tė cilėn i biri i tij, Kastrioti dėshmon: "Nė vitin 1927 Zogu e transferoi Mulin nė rrethin e Gjirokastrės duke e caktuar nė Rojen Mbretėrore tė Kufirit. Njė vit mė vonė duke qenė nė atė atė detyrė, Muli u caktua si pėrfaqėsues i palės shqiptare nė Komisjonin qė u ngrit asokohe pėr rregullimin e kufirit jugor tė Shqipėrisė me Greqinė. Pas pėrfundimit tė asaj detyre nė vitin 1929 Muli erdhi nė Tiranė pėr tė ndjekur kursin e organizimit tė Rojes Mbretėrore tė Kufirit, tė cilin nėn drejtimin e instruktorėve italianė e pėrfundoi nė vitin 1930-tė. Pas mbarimit tė kėtij kursi dyvjeēar Zogu e emėroi Mulin me detyrėn e Komandantit tė batalionit tė tretė tė Rojes Mbretėrore tė Kufirit nė zonėn e Pogradecit dhe Korēės. Nga viti 1930 e deri nė vitin 1937 qė babai shėrbeu nė kėtė zonė, ai punoi me njė korrektėsi shėmbullore dhe me inisitaivėn e tij ngriti kazermėn e Leskovikut si dhe disa ēezma pėrgjatė kufirit tė cilat u shėrbenin jo vetėm ushtarėve qė ishin aty por dhe banorėve tė atyre fshatrave kufitare. Aty nga viti 1935 ndėrsa Muli po udhėtonte me kalė pėr njė inspektim nė atė zonė kufitare qė mbulonte, ai u bė objekt i njė atentati tė organizuar nga jugosllavėt duke u plagosur lehtė nė krah. Atentatorėt u kapėn dhe gjyqi kėrkoi t'i dėnonte shumė rėndė, por me ndėrhyrjen e Mulit ata u dėnuan vetėm me nga tre vjet. Babai ndėrhyri pėr dėnimin e lehtė tė tyre sepse ajo gjė ishte kurdisur nga sekretari shqiptar i Legatės Jugosllave nė Tiranė (Z. P.) i cili u arrestua mė pas. Pėr atė punė shėmbėllore qė bėri nė zonėn e Pogradecit dhe Korēės, Muli u dekorua disa herė nga Mbreti Zog dhe iu dha grada e kapitenit tė parė", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me karrierėn ushtarake tė babait tė tij Mulit

    7 Prill 1939, lufton nė Shijak
    Pas njė karriere ushtarake tė suksesėshme tė Mul Bajraktarit, aty nga fillimi i vitit 1938 Mbreti Zog e transferua atė nė qytetin e Durrėsit me detyrėn e komandantit tė portit detar ku ai punoi deri nė fillimin e vitit 1939 kur u caktua pėr tė ndjekur kursin e perfeksionimit tė oficerėve nė Tiranė i cili do tė drejtohej nga instruktori francez Andrea De Leo. Lidhur me kėtė periudhė, Kastriot Bajraktari dėshmon: "Muli nuk arriti qė ta pėrfundonte dot kursin e perfeksionimit tė oficerėve qė u hap nė Tiranė nė fillimin e vitit 1939 pėr arsye se ai u mbyll prej agresionit ushtarak qė Italia ndėrrmori ndaj Shqipėrisė. Nė paraditen e gjashtė prillit tė vitit 1939, Mul Bajraktarit iu ngarkua detyra e komandantit tė forcave ushtarake dhe rezerviste pėr mbrojtjen e Vlorės. Por ndėrsa ai po bėhej gati qė nė krye tė forcave qė komandonte tė nisej nė drejtim tė Vlorės, Komanda e Pėrgjithshme e Mbrojtjes Kombėtare e porsaformuar e ndryshoi urdhėrin dhe ngarkoi atė me detyrėn e Komandantit tė Batalionit "Deja", tė cilit iu ngarkua detyra luftarake tė pėr tu vendosur nė Kodrat e Shijakut ku ishte dhe rajoni i dytė i mbrojtjes i frontit tė luftės. Sipas urdhėrit tė dhėnė nga komanda eprore, babai im Mul Bajraktari me forcat ushtarake qė komandonte u instalua nė Kodrat e Shijakut ku qėndroi deri nė pasdreken e shtatė prillit ku forcat e shumta italiane qė zbarkun nė Durrės udhėtuan nė drejtim tė Tiraanė duke e thyer qėndresėn e Batalionit "Deja"i cili ishte i paisur keq nga ana e armatimeve dhe me ushtarė tė rekrutuar vetėm nė 24 orėt e fundit. Pas disfatės qė pėsoi ai batalion, babai sė bashku me disa ushtarakė tė tjerė u nisėn nė drejtim tė Tiranės dhe prej aty nė drejtim tė Korēės ku ishin nisur mė parė karvani i automjeteve qė shoqėronin Mbretin Zog dhe njė pjesė tė Oborrit Mbretėror", kujton Kastriot Bajraktari lidhur me agresionin fashist tė shtatė prillit tė vitit 1939 ku babai i tij Muli u caktua me detyrėn e komandantit tė Batalionit "Deja" pėr tė bėrė rezistencė nė Kodrat e Shijakut.

    Mbron trojet shqiptare nė Mal tė Zi
    Mė datėn nėntė prill tė vitit 1939 kur Ministri i Oborrit i Mbretit Zog lėshoi njė komunikatė qė tė gjithė oficerėt e Monarkisė dhe nėnpunėsit tė ktheheshin nė vendet e tyre tė mėparshme edhe Mul Bajraktari me shumė oficerė tė tjerė u kthyen nė Tiranė. Nė atė kohė Komanda e Pėrgjithshme e Ushtrisė Kombėtare Shqiptare e emėroi Mulin me detyrėn e Komandantit tė Rojes sė Financės nė qytetin e Durrėsit. Lidhur me kėtė Kastriot Bajraktari dėshmon: "Edhe pse u caktua nė atė detyrė, organet e SIM-it nisėn hetimet ndaj tij duke e cilėsuar si njė nga oficerėt qė kishte kundėrshtuar me armė zbarkimin ushtarak nė Durrės. Ndėrsa ai ishte futur nė listat e atyre qė do internoheshin tė cilat kishin shkuar nė Romė pėr aprovim, i erdhi urdhėri i transferimit pėr nė Sarandė ku ishte caktuar komandant kompanije. Babai u detyrua ta pranonte atė detyrė, pėr arsye se nė atė kohė babėn e tij dhe gjyshin tonė Deli Met Bajraktarin qė ishte nė moshėm 84-vjeēare, autoritetet fashiste e kishin internuar nė fshatrat e Beratit. Pas tre muajsh Mulin e thėrritėn nė Tiranė ku dhe i komunikuan lirimin nga detyra ushtarake. Nė atė kohė i detyruar nga nevoja ekonomike pasi babai kishte nė ngarkim familjen prej nėntė vetėsh, ai u muar me tregti. Gjatė kėsaj kohe atij i propozuan qė tė shėrbente me gradėn e majorit nė Milici, por ai nuk pranoi. Po kėshtu ai refuzoi edhe detyrėn e Prefektit nė Kosovė dhe funksionin e kėshilltarit Koroprativ. Aty nga fillimi i vitit 1942 ai ra nė kontakt me persona antifashiste dhe bashkė me ta u angazhua qė tė organizonin nė njė lėvizje tė Malėsisė kundra forcave pushtuese italiane. Nė kuadėr tė kėsaj lėvizje asokohe ai pati kontakte tė vazhdueshme me Arqipeshkvin e Shkodrės Monsinjor Gaspėr Thaēin dhe Patėr Anton Harapin. Aty nga fillimi i vitit 1943 forcat ēetnike dhe ato partizane tė Titos ishin organizuar nė formacione ushtarake tė rregullta dhe ishin afruar nė kufijtė e Veriut tė Shqipėrisė me synim pėr tė rimarrė Ulqinin, Tivarin, Hotin, Tuzin dhe Grudėn. Malėsia e Madhe duke pasur parasysh Masakrėn e Bihorit ku u masakruan 5000 shqiptarė, u alarmua dhe nė mėnyrė qė tė mos pėrsėritej mė ajo vendosi qė tė mbrohej. Nė mbledhjen qė u organizua nė Malėsinė e Madhe pėr kėtė gjė, u caktua Mul Bajraktari si kryetar i saj dhe atu u zgjodh njė delagacion prej 50 vetash qė nėn kryesninė e Mulit do tė vinin nė Tiranė pėr tė kėrkuar armė. Pas njė organizimi qė bėri Mul Bajraktari, autoritetet italiane i dhanė atij 2500 armė pėr Malėsinė e Madhe dhe 500 tė tjera ia dhanė Prenk Calit pėr mprojtjen e Kelmendit. Nė atė kohė qė Muli mori armėt dhe organizoi forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nė zonėn Reē-Lohje-Rrjoll ishin grumbulluar ēetat nacionaliste dhe ato partizane tė nacional-ēlirimtares. Autoritetet italiane i dhanė dy herė urdhėr Mulit qė t'i sulmonte ato forca, por ai nuk pranoi me asnjė kusht. Ndėrsa Muli ndodhej nė Tuz, ai iu dha urdhėr forcave tė tija qė tė mos luftonin nė zonėn e Reēit kundėr partizanėve e nacionalistėve ku i kishin dėrguar italianėt me forcė. Si rezultat i refuzimit tė forcave qė komandoheshin nga Muli, italianėt pėsuan disfatė nė Reē ku lanė 25 tė vrarė dhe 50 tė plagosur. Nė shenjė hakmarrje ndaj kėsaj humbje, Koloneli Klementis e arrestoi Mulin dhe e mbajti pėr 20 ditė nė burgun e Distrellos nga ku u detyrua ta lironte pas ndėrhyrjeve tė shumta tė miqve tė tij dhe kėrkesave tė vazhdueshme tė vullnetarėve qė Muli kishte nėn komandė", kujton Kastriot Bajraktari pėrpjekjet e babait tė tij Mulit nė mbrojtjen e viseve shqiptare nė Mal tė Zi tė cilat mė pas ranė pėrsėri nė duart e serbo-malazezėve.

    Internohet nga gjermanėt
    Pas kapitullimit tė Italisė ndonėse Mul Bajraktari mbante detyrėn e Komandantit tė Kufirit Verior me gradėn e nėnkolonelit, si nacionalist qė ishte bashkėpunoi ngushtė me misionet angleze qė ishin nė Veri pėr tė organizuar rezistencėn kundėr forcave gjermane. Lidhur me aktivitetin e Mul Bajraktarit nė atė kohė, i biri Kastrioti dėshmon: "Duke e ditur influencėn e Mulit nė gjithė Malėsinė, komandanti gjerman i Gestapos, majori Husding qė ishte nė Shkodėr i propozoi atij qė nė krye tė njė fuqie prej 2500 forcave vullnetare tė kryente njė operacion nė Vlorė dhe nė Korēė, por Muli e refuzoi. Po kėshtu ai u thėrrit nė Tiranė ku iu propozua detyra e komandantit tė forcave tė Operacionit tė Dimrit tė cilėn ai pėrsėri e refuzoi. Pas kėsaj mė 27 prill tė vitit 1944 majori gjerman Hofman Husding nxorri urdhėrin e arrestimit pėr Mulin i cili nė fillim u dėrgua nė Prizėren dhe mė pas nė kampin e Prishtinės. Pas tre muajve qė e mbajtėn nė Prishtinė, Mulin e dėrguan nė kampin Kerstoplatz tė Vjenės nė Austri, nga ku ai u lirua vetėm me ndėrhyrjen e forcave aleate anglo-amerikane dhe atyre sovjetike. Mė pas ai shkoi nė Itali ku qėndroi nė kampin e Rexhio-Emilias deri nė vitin 1947. Nė atė kohė me ndėrhyrjen e Mbretit Zog, bashkė me 35 ish-ushtarakė tė tjerė ai u lirua prej andej dhe shkoi nė Siri ku i gjithė grupi i oficerėve u inkuadruan nė ushtrinė Siriane po me gradat qė kishin pasur nė Shqipėri. Nė vitin 1949 bashkė me ushtarakėt e tjerė ata u pushuan nga shėrbimi ushtarak dhe nė atė kohė ai mbeti nė gjėndje mjaft tė keqe ekonomike. Nė vitin 1951 Shefit i Zbulimit Jugosllav, Ēedo Mijoviē i propozoi Mulit pėr tė shkuar nė Jugosllavi dhe tė merrej me organizimin e emigracionit antikomunist qė ai tė ndėrhynte ushtarakisht nė Shqipėri. Pasi u konsultua me Mbretin Zog, Muli iu pėrgjigj atij me kėto fjalė: "Me armėt dhe me gradat e Jugosllavisė unė nuk mund ta sulmoj atdheun tim Shqipėrinė". Babai im Mul Bajraktari vdiq nė Damask tė Sirisė nė vitin 1952 dhe vetėm pas shėmbjes sė diktaturės komuniste, nė vitin 1994, me ndihmėn e diasporės shqiptare tė SHBA-sė eshtrat e tij u sollėn nė atdhe dhe sot ato prehen aty nė Hot tek vorret e tė parėve tanė" , e pėrfundon rrėfimin e tij Kastriot Bajraktari, djali i madh i Mulit i cili sė bashku me vėllanė Melekun e katėr motrat Lirien, Bukurien, Teftėn e Dritėn vuajtėn pėr shume vjet tė internuar nė kampet e Myzeqesė. Internimi i tyre erdhi pasi regjimi komunist i Enver Hoxhės babanė e tyre Mul Deli Bajraktarin e kishte shpallur armik tė popullit edhe pse fotografia dhe emri i tij ndodhen edhe sot nė parcelėn e ish-tė burgosurve tė kampit gjerman Kerstoplatz nė afėrsi tė Vjenės.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Postime
    13
    Brari ......

    Kam nigjua shum per shpin e chunmulajve lle per historin e tyre .E vertet asht se kjo shpi ka llen shum patriota per shqiperi dhe Malsi. Por ...me fal se ni sen nuk e kam te qarte e kurrkush deri sot nuk e ka spjegua ket gje si lypet ........Si dhe pse erlli deri te terrnimi i Familjes Chunmulaj ne fen Muslimane dhe kur.... .Chka e bani qe bajraktari i Hotit te terrnoj fen e tij lle pse nuk e muaren mrapa Hotjanat .....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Grud a je mir ?

    Ku jetoni dhe ku keni lindur ju ose prinderit tuaj?

    Ke shkruar keshtu :

    "Brari ......
    Kam nigjua shum per shpin e chunmulajve lle per historin e tyre .E vertet asht se kjo shpi ka llen shum patriota per shqiperi dhe Malsi. Por ...me fal se ni sen nuk e kam te qarte e kurrkush deri sot nuk e ka spjegua ket gje si lypet ........Si dhe pse erlli deri te terrnimi i Familjes Chunmulaj ne fen Muslimane dhe kur.... .Chka e bani qe bajraktari i Hotit te terrnoj fen e tij lle pse nuk e muaren mrapa Hotjanat ....."


    Grud ju shkruani me gjuhen e vjeter. Mir ban por duhet qe ne vend te LL te vendosesh DH.

    Ne shkrimin lart kur flitet per "internim " duhet kuptuar jo si nderrim por si transferim.
    Pra i kan marre familjet e atyne malsorve pa deshiren e tyre i ka hyp neper makina dhe i kan cu ne vende tjera.

    Sa per fene e atyre bajraktarve nuk di cka me te thane.

    Ju e dini se krejt ajo krahine kane qene katolik ne kohet e maparshme.
    Me sundimin osman (turk) me ju pershtat kohes e me i shpetu taksave ose shtypjes shume katolike ban nji ndrrim te fese por jo shpirtnor por "ne letra".
    Nuk di apo me kupton.
    Ne sy te autoriteteve osmane (qeverise se Sulltanit) mbaheshin per musliman e ne shpi e ne tradita mbeten katolik.

    Mirpo kjo bani qe ne emra ata te duken her si musliman e her si katolik.

    Psh ..kan pas emra te tille..Mehmet Gjoni ose Beqir Zefi e mbasandej Gjin Sula ose Ndue Hysa e keshtu me radhe.

    per ma shum hollesi le te shkruajne Historianet e Forumit si psh Eni ose Dita ose Agim Doci i cili ka kulture e dituni per Malsine ne pergjithsi.

    Cdo te mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Muharrem Bajraktari
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2012, 16:30
  2. Merita Bajraktari McCormack
    Nga Lexuese nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 13:48
  3. Sak Faslia - bajraktari i Rugoves.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 12:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •