Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shqipëria: 3300 vdekje në vit nga duhani

    Sipas studimeve, 60% e meshkujve dhe 18% e femrave tymosin. Në 10 persona me kancer mushkërish, 9, duhanpirës. (Shekulli)

    Bruna Prifti

    Në Shqipëri rreth 3 300 vdekje në vit ndodhin si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhanpirja. Fenomen që dita-ditës po shënon rritje, me tendencë së fundi femrat. Shifra është bërë publike dje në Ditën Ndërkombëtare pa Duhan, ku janë deklaruar edhe të dhënat më të fundit lidhur me pasojat negative që shkakton duhanpirja, jo vetëm për ata që tymosin rregullisht. “Rreth 3 300 vdekje në vit te ne i takojnë sëmundjeve që shkakton duhanpirja. Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës”, - tha dje Roland Shuperka, specialist pranë Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë dhe koordinator i politikave kundër duhanit.
    Të dhënë pas duhanit
    Vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% e femrave nuk ndahen dot prej tij. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit. Kjo pa pasur dallim shumë të madh për grupmoshën. Sipas studimit, bërë në 60 shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të vendit, bie në sy rritje e ndjeshme e numrit të duhanpirësve, duke filluar që në moshë të hershme. Por, ajo që specialisti Shuperka e veçon si një gjë aspak pozitive, është se shumë prej të anketuarve nëpër shkola të ndryshme të vendit janë përgjigjur prerë se vitin e ardhshëm do të renditen te kategoria e duhanpirësve. “Sipas studimit të bërë në grupmoshën 13-15 vjeç, që përfshiu klasat e shtata, të teta e deri në vitet e dyta të shkollave të mesme të vendit, rezultoi se 16,8% e nxënësve pinin rregullisht duhan”, - tha Shuperka. Sipas të njëjtit studim, ndarë në gjini, djemtë ishin edhe tymosësit më të shumtë. Kështu plot 21,9% e djemve në shkollat tetëvjeçare e të mesme të vendit pijnë duhan. Ndërsa vajzat, ndonëse më të pakta se djemtë në numër, zënë mjerisht një përqindje të konsiderueshme. “Pozitisht për pirjen e duhanit i janë përgjigjur 12,5% e vajzave të grupmoshës 13-15 vjeç”, - thotë Shuperka, përqindje që vjen në rritje edhe për femrat e moshave më të mëdha.
    Çfarë merret në këmbim
    Sëmundje pa fund, kancere të llojeve të ndryshme dhe vdekje shkencërisht e provuar. Fjala e mjekëve dhe e specialistëve të fushës këtë herë nuk ka nevojë për asnjë lloj hamendësimi. “Në listën e sëmundjeve nga duhani, tani shtohen katarakti, pneumonia, kanceri i stomakut, kanceri i pankreasit etj.”, - thotë Shuperka, duke shtuar se këto sëmundje i shtohen listës së njohur të sëmundjeve të shkaktuara nga duhani si kanceri i mushkërive, ezofagut, larinksit, grykës, fshikëzës, sëmundjet kronike pulmonare, kardiovaskulare dhe dëmtime të sistemit riprodhues. Nëse zgjedh me apo pa ndërgjegje të “helmohesh” me duhan, duke mbajtur riskun për vete, duhet padyshim të llogarisësh edhe të tjerët. Alarmi i mjekëve këtë radhë vjen po kaq i fortë edhe për të gjithë ata që rrinë në ambiente ku ka duhanpirës. Sipas tyre, shumë të rrezikuar janë edhe personat në ndikimin e duhanpirësve, të cilësuar si duhanpirësit pasivë. “Ka të dhëna bindëse që e lidhin duhanpirjen pasive me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të mushkërive, sëmundjeve respiratore, infeksionit të veshit dhe vdekjes imediate foshnjore”, - thuhet në manualin me këshilla praktike “Si ta lë duhanin”, i specialistit Shuperka dhe Arta Lena.
    Sipas specialistëve, duhani është një prej sfidave më të mëdha të shëndetit publik, me të cilën po përballet bota sot, padyshim edhe vendi ynë. Të dhënat flasin për 1,3 miliardë duhanpirës në të gjithë botën, ndërsa plot 5 milionë njerëz në botë vdesin për vit nga duhanpirja. “Nëse fenomeni vazhdon me këto ritme, atëherë numri i vdekjeve do të arrijë 10 milionë në vitin 2020, 70% e të cilëve do t’i takojnë vendeve në zhvillim”, - u tha gjatë konferencës së zhvilluar dje.

    Mjekët e ardhshëm nuk do të jenë në gjendje të këshillojnë pacientët për lënien e duhanit

    Mjekësia, 4 në 10 studentë tymosin

    Ata që nesër do të kenë në dorë jetën e pacientëve, nuk do të jenë bindës dhe këshillues të mirë për lënien e duhanit. Studimi i fundit, përfunduar në prill të këtij viti, tregon se shumë prej studentëve të mjekësisë janë duhanpirës të rregullt. Mes tyre, një numër i konsiderueshëm janë femra. “Më shumë se katër në dhjetë studentë pijnë duhan rregullisht”. Ky është përfundimi aspak pozitiv, i studimit të bërë me studentët e viteve të treta të fakulteteve të Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë dhe Infermierisë. “Studimi përfshiu 10 shtete të botës, mes të cilëve edhe vendin tonë”, - theksoi Shuperka. Sipas studimit, 65,1% e meshkujve studentë në këto degë, tymosin duhan prej vitesh dhe femrat 35,7%.
    Përfundimi është cilësuar si shumë shqetësues, si nga specialistët, ashtu edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, apo edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ky është një shqetësim i madh, pasi ky personel i ardhshëm i profesionistëve të shëndetit nuk do të jetë në gjendje të japë këshilla për pacientët për lënien e duhanit”, - tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Eduard Hashorva, i pranishëm në këtë konferencë. Të gjitha këto marrin nota edhe më alaramante, po t’i bashkangjitësh edhe kontributin e padiskutueshëm të duhanit në vdekshmërinë e parakohshme dhe në sëmundshmëri të ndryshme.

    Shqipëria, 300 milionë dollarë për duhanin

    Shpenzime rekord për të thithur helmin. Kështu e ka cilësuar specialisti Roland Shuperka, shpenzimet e bëra në vendin tonë për të blerë duhan. “Vendi ynë shpenzon 280-300 milionë dollarë në vit vetëm për të blerë duhan”, -tha ai, duke shtuar se, sipas llogarive, i bie që në ditë për cigare të harxhohen 850 mijë dollarë. Sikur ajo lëndë tymosëse të mos kishte mbërritur në Evropë, ndoshta të dhënat për konsumimin dhe pasojat deri në vdekje nuk do të ishin kaq të larta. Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë. Nga ana tjetër, sipas Shuperkës, duhet bërë shumë kujdes edhe në shënimet që tregojnë për përmbajtjen e katranit apo nikotinës në paketat që tregtohen. Sipas tij, studimet e bëra në Francë kanë treguar se ndryshimi mes analizave të bëra nga cigaret dhe asaj që shënohej në paketa ka qenë shumë i madh. Pasoja: ajo që thithnin duhanpirësit ka qenë shumë më tepër katran apo nikotinë se duhej.
    Shifra
    Nxënësit 13-15 vjeç, 16,8% duhanpirës
    Djemtë, 21,9%
    Vajzat, 12,5%
    Do ta nisin, 16,7% e nxënësve

    Mjekësia
    4 në 10 studentë, duhanpirës
    Meshkujt, 65,1%
    Femrat, 35,7%

    Shpenzimet e shqiptarëve
    Në vit, 300 milionë USD për duhanin
    Në ditë, 850 mijë USD për duhanin

    Pasojat
    Duhanpirësit, 8 vjet jetë më pak
    Kanceri i mushkërive, 18 herë më i lartë te duhanpirësit
    Infarkti, 3 herë më i lartë

    Ndikimi te joduhanpirësit
    Rreziku i kancerit të mushkërive rritet 26%
    Rreziku i infarktit, 23%

    Thirrini mendjes!!!
    Nese ju pelqen vdekja gjeni ndonje menyre me pak "te hidhur".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume shqetesuese keto statistika, sidomos kur konsideron dhe studentet e mjekesis si duhanpires

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    "Cigaren e nisa 17 vjec, por ajo me ka semurur deri per vdekje"

    E Hene, 01 Qershor 2009

    Pavaresisht se e di qe duhani eshte shkaktari i semundjeve te tij, Jashari vazhdon ta pije ate, ndersa ndodhet i shtruar ne nje prej dhomave te spitalit te semundjeve te brendshme ne QSUT. Pikerisht problemet ne mushkeri dhe frymemarrje e kane detyruar te kerkoje ndihmen e mjekeve, pasi jeta po i veshtiresohej nga dita ne dite. E megjithese e dinte se cila ishte pergjigja dhe keshilla e pare e mjekeve, te linte duhanin ai nuk ben dot pa te. "frymemarrja ime filloi te rendohej nga dita ne dite. Per kete vendosa te vija ne spital te vizatohesha por jo per tu shtruar. Kur mjeket me vizituan me thane qe mushkrit e mija jane shume te demtuara dhe gjeja e pare qe te bej eshte te le duhanin" tregon Jashari, pacienti i shtruar ne QSUT. Por. Pavaresisht se ka marre kete keshille ai vazhdon te tymose ndonje cigare ne ballkonin e pavijonit ku eshte shtruar. "Nuk mund te rri pa nje cigare e kam filluar qe kur isha 17 vjec dhe tani po kap te 65 vazhdoj ta pije, madje edhe me shume. Pas keshilles se mjekeve e kam rralluar disi por nuk mund ta le pernjehere" tregon Jashari. Megjithese i di pasojat negative te duhanit, duke pare edhe gjendjen ne te cilen ndodhet, i kerkon femijeve te tij, por edhe gjithe te tjereve te mos e perdorin duhanin. "Gjendja ime eshte perkeqesuar, tashme problemet po me shfaqen edhe ne zemer, ndaj do u kerkoja atyre qe nuk e pine te mos e nisin. Kurse ata qe sapo e kane filluar te largohen prej ketij vesi" thote 65 vjecari. S. Isaku



    Adoleshentet qe pine duhan kane:


    - Tre here me shume gjasa, se ata jo duhanpires, te perdorin alkoolin,

    - Tete here me shume te pirur te perdorin mariuanen,

    - Dhe 22 here me shume premtues te perdorin kokainen.

    - Gjysma e femijeve te botes jetojne ne ambiente me tym duhani



    Shendeti

    Gjysma e duhanpiresve te rregullt do te vritet nga duhani, duke humbur mesatarisht 16 vite jete.

    Duhani shkakton te pakten nje ne shtate kancer ne gjithe boten

    Duhanpirja eshte shkaktari me i madh ne semundjet e zemres

    Duhanpirja shkakton impotence seksuale mashkullore, burrat ne moshe 30 deri 40 vjec

    dhe qe pine duhan kane 50 % ulje te ponteces seksuale.

    Grate duhanpirese rrezikojne 4 here me shume ne zhvillimin e kancerit te gjirit


    Duhanpirja ne Shqiperi

    Afro 4 ne 10 persona jane duhanpires.

    870. 000 mije duhanpires jane ne Shqiperi.

    Numri mesatar i cigareve te pira ne dite eshte 19. 7 cigare

    Duhanpirja ne grup moshen 13 deri 15 vjec eshte 16. 7 %

    Ne studentet e fakulteteve mjekesi, stomatologji, farmaci dhe infermieri eshte me shume se 4 ne 10 studente pijne duhan

    81 % e duhanpiresve fillojne te pine duhan para moshes 18 vjec.

    73 % e duhanpiresve meshkuj duan te lene duhanin

    3300 vdekje ndodhin si pasoje e semundjeve qe shkakton duhanpirja

    56 % e meshkujve pijne duhan mbi moshen 15 vjec

    20 % e femrave te po kesaj moshe pijne duhan

    KJ

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Shqipëria, vdekje rekord nga mjedisi
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 09:23
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •