Zjarri aksidental, digjet shtepia e aktoreve Fatos e Natasha Seli

E Marte, 31 Maj 2005

TIRANE - Shkrumbohet kati i dyte i shtepise se aktoreve Fatos dhe Natasha Sela. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.00 te dites se djeshme ne Tirane. Shtepia trekateshe e ciftit Sela, eshte perfshire nga flaket. Policia tha se ne momentin e zjarrit nuk ka patur njeri ne shtepi, ndersa disa fqinje perballe shtepise kane lajmeruar zjarrfikesat, pasi kane para nje re tymi duke dale nga kati i dyte i shtepise, e cila ndodhet ne rrugen "Qazim Vathi" ne afersi te "Berrylit" ne Tirane. Disa minuta pas renies se zjarrit, ne vendngjarje mberriten zjarrefikesat duke e lokalizuar dhe parandaluar perhapjen ne te gjithe banesen. Policia, tha se demet e zjarrit jane vetem materiale, pasi ne momentin e zjarrit nuk ka pasur njeri ne shtepi. Grupi hetimor percaktoi edhe shkakun e renies se zjarrit. "Mberritem rreth ores 09.30 ne shtepine ku kishte rene zjarri. Flaket ishin neutralizuar dhe realizuam nje ekspertize te vendngjarjes, ku dolem me nje perfundim, zjarri eshte shkaktuar nga nje shkendije elektrike",- thane burimet nga policia. Sipas tyre, djali i ciftit Sela, pasi ishte larguar nga shtepia, kishte harruar televizorin ndezur. Nje shkendi elektrike ka rezultuar fatale per televizorin, i cili eshte djegur duke mare flake. Mosnderhyrja ne kohe ka sjelle qe zjarri te perhapet ne katin e dyte te shtepise. Grupi hetimor tha se demet jane ne disa miliona leke. Eshte djegur pothuajse i gjithe kati i dyte i shtepise, disa divane, televizori dhe orendi te tjera te shtepise. Gjithsesi grupi hetimor tha se ne ditet ne vazhdim do te percaktoje edhe vleren reale te zjarrit. Ndersa Zjarrefikesat saktesojne se kane mare sinjalizime ne numrin 128 nga disa fqinje te familjes Sela. Ata thane se nderhyrja per neutralizimin e flakeve ka qene e veshtire, pasi kushtet klimaterike ndihmonin ne perhapjen me shpejtesi te flakeve edhe ne katet e tjera te shtepise, madje edhe ne banesat perreth. S.Cobo

Sela, "babaxhani" i duartrokitur

Sela, "babaxhani" i duartrokitur
E Marte, 31 Maj 2005
Fatos Sela eshte nje nder aktoret kryesore te Teatrit Kombetar. Ai eshte angazhuar ne pjesen me te madhe te shfaqjeve, qe jane dhene ne Teater. Karakteri i tij skenik, eshte pelqyer gjithnje nga publiku, i cili e ka vleresuar me duartrokitjet i shumta, qe i ka dhuruar pas cdo interpretimi. Personazhi i babaxhanit, eshte ai qe i shkon me per shtat aktorit dhe kete duket se e kane kuptuar me se miri dhe regjisoret, te cilet i ofrojne role te tilla karakteri. Sela ashtu si dhe shume aktore te tjere, i jane ngjitur serish skenes se Tetarit, pas nje mungese relativisht te gjate ne te. Ai eshte nje nder aktoret me te shfaqur gjate viteve te fundit ne Teater, me role qe shkojne nga me dramatiket deri tek me komiket. A.N

Marre nga Korrieri.