Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar

    Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Prishtinë, 31 maj - Që nga dita e sotme Kosova ka kodin e ri postar. Në një solemnitet të organizuar sot me rastin e 5-vjetorit të punës së Postës Ndërkombëtare të Kosovës, drejtues të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës thanë se ky kod do të avancojë veprimtarinë e PTK-së. Kodi i ri padyshim se do të jetë dobiprurës për ekonominë e Kosovës, ngase do ketë përfitime të mëdha, por njëherit dërgesat do të jenë më të shpejta. Por njëherit do të ndikojë edhe në sigurinë dhe shpejtësinë e dërgesave brenda dhe jashtë vendit.

    Kjo u bë e mundur me anëtarësimin e Postë-Telekomit të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Postave, dhe në këtë mënyrë ka hequr qafet kodin e ish-Jugsollavisë. Deri më tash të gjitha dërgesat postare kanë kaluar nëpërmjet Serbisë dhe për këtë "shërbim" Serbia ka marrë taksa të caktuara për çdo dërgesë.

    Postë-Telekomi i Kosovës tashmë ka marrë edhe pëlqimin e UNMIK-ut për të pasur kodin e saj i cili dallon nga ai vjetri. Tani e tutje para numrit postar dhe qytetit duhet të shkruhet "Kosovo (UNMIK)".

    Prishtina në vend të numrit të gjertanishëm 38OOO, tani e tutje do të ketë numrin 1OOOO, ndërkaq numri i Mitrovicës do të jetë 4OOOO, i Prizrenit 2OOOO, i Pejës 3OOOO, i Gjakovës 5OOOO, i Ferizajt 7OOOO, i Gjilanit 6OOOO.

    Ministri i Postë-Telekomunkacionit Qemal Ahmeti tha se kjo është ditë e madhe për Kosovën, ashtu sikur që do jetë edhe marrja e prefiksit për numrin telefonik.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Hapa drejt pavaresise suaj

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ajde ta gezoni kodin e ri e me mend ne koke.

    Sic e tha edhe Arberi 21 Hapat drejt Pavarsise.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dicka teper e kendshme dhe dicka qe meriton nje pershendetje nga te gjithe.

    Eshte nje hap teper i vogel por ne nje kendveshtrim me te thelle teper i madh drejt pavarsise se shume pritur te Kosoves.

    T'i gezojme keto kode te reja.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Më bëri "përshtypje",kjo e dhënë e QIK-ut...

    [
    B]Kjo u bë e mundur me anëtarësimin e Postë-Telekomit të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Postave, dhe në këtë mënyrë ka hequr qafet kodin e ish-Jugsollavisë. Deri më tash të gjitha dërgesat postare kanë kaluar nëpërmjet Serbisë dhe për këtë "shërbim" Serbia ka marrë taksa të caktuara për çdo dërgesë.[/B]
    ...edhe pse ka vite që bëj dërgesa nga Danimarka si të pakove apo letrave (nuk pranohen dërgesat e parave nëpërmjet postës,për shkakë të mungesës së garantimit nga pala kosovare...)dhe gjithnjë kamë përdorur po të njëjtin kod postal:
    pranuesi
    qyteti
    UNMIK-Kosovë,pra asnjëherë nuk është kërkuar nga posta daneze (besoj edhe në shtete tjera) të shënohet ish-jugosllavia apo serbia,sepse Kosova ishte e regjistruar dhe e pranuar si mëvetësi.
    Dhe e vetmja gjë e përbashkët me Serbinë ka qenë tarifa paguese,pasi edhe Kosova bënë pjesë në të njëjtën zonë për tarifë.
    Është interesante edhe pse ndoshta pak jashtë teme,por edhe dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga UNMIK-u,pranohen në të gjitha shtetet e BE dhe disa shtete tjera dhe derisa qeverit lokale bëjnë apel që aplikuesit të shkojnë dhe ti marrin dokumentet e udhëtimit,këta (shqiptarët aplikues)vrapojnë pas zyrave serbe në Kosovë e serbi për t'u paisur me nënshtetësi serbe!!!
    Shtrohet pyetja (ndoshta në një temë tjetër),se sa janë të informuar atje në Kosovë për këto elemente të pavarura e që i gëzon Kosova në arenën ndërkombëtare tash e disa vite!?


    informim shtesë,marrë nga:
    www.ptkonline.com

    Posta e Kosovës me kodin e vet ndërkombëtar postar
    31-05-2005
    Kodi Postar i Kosovës



    Posta e Kosovës si kompania e vetme e licencuar në Kosovë ka për qëllim dhe orientim kryesor ofrimin e shërbimeve cilësore, të shpejta dhe të sigurta për të gjithë klientët e saj.

    Me 31 maj 2000, 5 vjet më parë, kanë filluar dërgesat e para të Postës së Pavarur Ndërkombëtare të Kosovës. Pra, nga 5 maji 2000 dërgesat nuk kanë përdorur kodin e vjetër të ish-Jugosllavisë dhe nga kjo datë, asnjë dërgesë nuk ka kaluar përmes Beogradit. Që nga ajo ditë e deri me sot ndërkombëtarisht, por edhe brenda Kosovës, janë dërguar mbi 1 milion e 031 mijë e 869 letra dhe paketa postare. Përveç kremtes së jubileut të pesë vjetorit të pavarësisë, Posta e Kosovës, në këtë jubile poashtu ju prezanton edhe kodin e ri postar ndërkombëtar.

    Kodi Ndërkombëtar Postar, është një avancim për punën e Postës së Kosovës, por edhe një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shkëmbejnë letra dhe paketa me më të dashurit e tyre brenda dhe jashtë Kosovës si dhe anasjelltas. Deri me tash çdo dërgesë është bërë përmes qendrave transite, në Shqipëri apo përmes Zvicrës. Me marrjen e kodit, gjithçka do të shkon dhe kthehet përmes Kosovës. Tash kodi e saktëson vendin e dërgesës, e rrit shpejtësinë e dërgesës dhe sigurinë poashtu.

    Kodi postar do ta ndihmoi tej mase zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe tash njerëzit mund ta ndjekin shpejtësinë e lëvizjes së dërgesës se tyre. Siguria rritet tej mase. Pra, zvogëlohet mundësia e humbjes së dërgesave në 99%.

    Kodi i ri postar ndërkombëtar është përcaktuar në bashkëpunim të ngushtë me Unionin Postar Botëror (UPU), i cili më pas është miratuar edhe nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut. Qëllimi i përcaktimit të kodit të ri postar është që të eliminohet devijimi i dërgesave postare duke mundësuar kështu shërbime më të shpejta, të sakta dhe më kualitative për klientelen e Postës së Kosovës. Kodi postar ndërkombëtar do ta ndihmoi ekonomikisht tej mase Kosovën. Pra, zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Tashti të gjitha qytetet e Kosovës do ta përdorin kodin e ri. Kodi për Prishtinën është 10000, Prizreni 20000, Peja 30000, Mitrovica 40000, Gjakova 50000, Gjilani 60000, dhe Ferizaj 70000.

    Pra, rajoni i Prishtinës ka edhe 31 nën-kode postare duke vazhduar me rajonin e Prizrenit i cili ka 23 nën-kode postare, rajoni i Pejës me 9 nën-kode postare, pason rajoni i Mitrovicës dhe ai i Gjilanit me nga 11 nën-kode të reja postare, ndërsa rajoni i Gjakovës me 10 kode postare dhe rajoni i Ferizajt me 8 nën-kode të reja postare.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Derisa ministri,pret ditë tjetër të madhe për Kosovën...

    Ministri i Postë-Telekomunkacionit Qemal Ahmeti tha se kjo është ditë e madhe për Kosovën, ashtu sikur që do jetë edhe marrja e prefiksit për numrin telefonik.
    ...J.S.Petersen në të dy herat e fundit paraqiti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së,se Kosova për shkakë të mungesës së prefiksit të sajë telefonik,për çdo vit buxheti i sajë (i Kosovës) humbë nga 50 milion euro!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezuar Posten Kosovare..
    Edhe nje gur i forte ne themelet e Pamvaresise ..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    PTK dhe UNMIK-u nuk janë në gjendje të zbatojnë në gjithë territorin e Kosovës kodin e ri ndërkombëtar postar

    Prishtinë, 2 qershor - Postë-Telekomi i Kosovës dhe UNMIK-u nuk janë në gjendje të zbatojnë në gjithë territorin e Kosovës kodin e ri ndërkombëtar postar të Kosovës, që ka hyrë në fuqi zyrtarisht. Përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë kundërshtojnë kodin ndërkombëtar postar në Kosovë.

    Ata nënvizojnë se ky kod nuk do të vlejë në zonat serbe, ku do të përdoren kodet e vjetra. Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës Nojkiq thotë se kodet e vjetra postare të Serbisë do të vazhdojnë të aplikohen në zonat e banuara me serbë.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i UNMIK-ut Neraxh Sing pohon se në Kosovë do të përdoren paralelisht të dyja kodet, duke shtuar se kjo çështje nuk guxon të politizohet.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kodet e reja postare të autorizuara nga UNMIK-u janë bërë efektive që nga 1 qershori

    Prishtinë, 3 qershor – Kodet e reja postare të autorizuara nga UNMIK-u janë bërë efektive që nga 1 qershori, kurse PTK do të jetë përgjegjëse për realizimin e kodeve të reja. Kodet e reja postare janë bërë në bashkëpunim me Unionin Universal Postar.


    UNMIK-u ka miratuar kodet e reja si autoritet i përkohshëm mbi bazë të rezolutës së KS 1244. Me kodet e reja, shërbimet postare do të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira. Posta do të ndahet drejtpërdrejtë në Kosovë në vend se në qendrat transite në vendet, siç janë Shqipëria apo Zvicra.

    Një aspekt i rëndësishëm është se me kodet e reja do të mundësohet kalkulimi i pagesës më i saktë sipas kohës. Kodi i ri i Prishtinës është 10000, Prizreni ka kodin 20 000, Peja 30 000, Mitrovica 40 000, Gjakova 50 000, Gjilani 60 000 dhe Ferizaji 70 000. Rajoni i Prishtinës ka 31 nënkode postare, rajoni i Prizrenit 23, Peja 9, Mitrovica dhe Gjilani nga 11, rajoni i Gjakovës dhe i Ferizajt nga 8 nënkode, thotë në një komunikatë Anxhela Grip, përfaqësuese për media e UNMIK-ut.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    KODI POSTAR NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

    Rajoni Komuna Zyrat postare Kodi

    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINA 10000
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 1 10010
    PRISHTINËS PRISHTINA QTP / TPC (Transit Postal Centre) 10020
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 3 10030
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 4 10040
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 5 10050
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 6 10060
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 7 10070
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 8 10080
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 9 10090
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 10 10100
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 11 10110
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 12 10120
    PRISHTINËS PRISHTINA PRISHTINË 13 10130
    PRISHTINËS PRISHTINA HAJVALI 10510
    PRISHTINËS PRISHTINA BARDHOSH 10520
    PRISHTINËS PRISHTINA KEÇEKOLLË 10530
    PRISHTINËS BESJANË BESJANË 11000
    PRISHTINËS BESJANË LLUZHAN 11050
    PRISHTINËS BESJANË ORLLAN 11060
    PRISHTINËS BESJANË KËRPIMEH 11070
    PRISHTINËS FSH.KOSOVË FSH.KOSOVË 12000
    PRISHTINËS FSH.KOSOVË F.KOSOVË 12010
    PRISHTINËS FSH.KOSOVË SLATINË E MADHE 12050
    PRISHTINËS FSH.KOSOVË BARDH I MADHË 12060
    PRISHTINËS DRENAS DRENAS 13000
    PRISHTINËS DRENAS KOMORAN 13050
    PRISHTINËS LYPJAN LYPJAN 14000
    PRISHTINËS LYPJAN JANJEVË 14050
    PRISHTINËS LYPJAN MAGURË 14060
    PRISHTINËS OBILIQ OBILIQ 15000
    PRISHTINËS OBILIQ MUZAKAJ 15050
    PRISHTINËS ARTANË ARTANË 16000
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 20000
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 1 20010
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 2 20020
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 3 20030
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 4 20040
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 5 20050
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 6 20060
    PRIZRENIT PRIZRENI PRIZRENI 8 20080
    PRIZRENIT PRIZRENI ZYM 20510
    PRIZRENIT PRIZRENI ZHUR 20520
    PRIZRENIT PRIZRENI REÇAN 20530
    PRIZRENIT PRIZRENI MAMUSHË 20540
    PRIZRENIT PRIZRENI KORISHË 20550
    PRIZRENIT RAHOVEC RAHOVEC 21000
    PRIZRENIT RAHOVEC RAHOVECI - 1 21010
    PRIZRENIT RAHOVEC RAHOVECI - 2 21020
    PRIZRENIT RAHOVEC RATKOC 21050
    PRIZRENIT RAHOVEC XËRXË 21060
    PRIZRENIT RAHOVEC HOÇA E MADHE 21070
    PRIZRENIT RAHOVEC KRUSHË E MADHE 21080
    PRIZRENIT DRAGASH DRAGASH 22000
    PRIZRENIT DRAGASH BRESANË 22050
    PRIZRENIT DRAGASH BELLOBRADË 22060
    PRIZRENIT DRAGASH BROD
    PRIZRENIT DRAGASH KRUSHEVË 22080
    PRIZRENIT THERANDË THERANDË 23000
    PRIZRENIT THERANDË MUSHTISHT 23050
    PRIZRENIT THERANDË SAMADRAXHË 23060
    PRIZRENIT MALISHEVË MALISHEVË 24000
    PRIZRENIT MALISHEVË BAJË E MADHE 24050
    PRIZRENIT MALISHEVË KIJEVË 24060
    PEJË PEJË PEJË 30000
    PEJË PEJË PEJË 1 30010
    PEJË PEJË PEJË3 30030
    PEJË PEJË PEJË 4 30040
    PEJË PEJË PEJË 5 30050
    PEJË PEJË PEJË 8 30080
    PEJË PEJË VITOMIRICË 30090
    PEJË ISTOG ISTOG 31000
    PEJË ISTOG BAJË E PEJËS 31010
    PEJË ISTOG GURRAKOC 31020
    PEJË KLINË KLINË 32000
    PEJË KLINË BUDISALC 32050
    MITROVICË MITROVICA MITROVICA 40000
    MITROVICË MITROVICA MITROVICË 1 40010
    MITROVICË MITROVICA MITROVICË 4 40040
    MITROVICË MITROVICA MITROVICË 5 40050
    MITROVICË MITROVICA MITROVICË 6 40060
    MITROVICË MITROVICA TUNELI I PARË 40500
    MITROVICË MITROVICA BARE 40550
    MITROVICË MITROVICA SHIPOL 45600
    MITROVICË MITROVICA ZUBIN POTOK 40650
    MITROVICË MITROVICA RUNIKË 40700
    MITROVICË SKENDERAJ SKENDERAJ 41000
    MITROVICË SKENDERAJ PREKAZ 41050
    MITROVICË VUSHTRRI VUSHTRRI 42000
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVA 50000
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 1 50010
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 4 50040
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 5 50050
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 6 50060
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 7 50070
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 8 50080
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 9 50090
    GJAKOVË GJAKOVA GJAKOVË 10 50100
    GJAKOVË GJAKOVA BISHTAZHIN 50500
    GJAKOVË GJAKOVA ROGOVË 50550
    GJAKOVË DEÇAN DEÇAN 51000
    GJAKOVË DEÇAN JUNIK 51050
    GJILAN GJILAN GJILAN 60000
    GJILAN GJILAN GJILAN 1 60010
    GJILAN GJILAN GJILAN 3 60030
    GJILAN GJILAN BRESALC 60510
    GJILAN GJILAN ZHEGËR 60520
    GJILAN VITI VITI 61000
    GJILAN VITI KLLOKOT 61050
    GJILAN VITI POZHORAN 61060
    GJILAN KAMENICË KAMENICË 62000
    GJILAN KAMENICË HOGOSHT 62050
    GJILAN KAMENICË STREZOC 62060
    GJILAN KAMENICË MUÇIVËRC 62070
    FERIZAJ FERIZAJ FERIZAJ 70000
    FERIZAJ FERIZAJ FERIZAJ 1 70010
    FERIZAJ FERIZAJ FERIZAJ 3 70030
    FERIZAJ FERIZAJ FERIZAJ 4 70040
    FERIZAJ FERIZAJ BABUSH 70510
    FERIZAJ FERIZAJ DOGANAJ 70520
    FERIZAJ KAÇANIK KAÇANIK 71000
    FERIZAJ KAÇANIK HANI ELEZIT 71510
    FERIZAJ SHTIME SHTIME 72000

    Rajoni
    Komunale
    Zona rurale
    www.ptkonline.com
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •