Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Pėrse na duhet Mendimi?

    Ne lidhje me pyetjen e shtruar me siper se pari le te njihemi me percaktimin e asaj se cdo te thote " te mendosh ".

    Akti i te menduarit eshte procesi i te reflektuarit i cili patjeter te con ne gjykim. Pra te mendosh do te thote te gjykosh.Te mendosh eshte me shume se te njohesh.Mendimi ka te bej me meditimin, kurse njohja ka te beje me nje objekt real ( bota, njerezit, etj.).
    Duke qene keshtu perse na duhet neve edhe mendimi?
    A nuk do te ishte e mjaftueshme vetem njohja?


    Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me kete teme..?

  2. #2
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Ps

    Disa mendime

    1) Mendimi apo teĀ menduarit, eshte reflektimi ne vetvete,( ne tru) per ato qe ti shikon, degjon, prek, nuhate, shijon .
    Mendimi per mua eshte ndergjegjia e cdo njeriu.


    2)Mendimi eshte thirrja qe n'a adreson ajo qe eshte per t'u menduar me qellim per t'a cuar ate ne qenien e saj te vet. Dhe ne te njejten kohe, kjo gje per t'u menduar eshte ajo e cila nepermjet mendimit n'a con ne qenien tone te vet. Pra, mendimi nuk eshte gjykim as njohje por dhurata qe njeriu merr nga ajo qe eshte per t'u menduar, paja te cilen kjo gje per t'u menduar sjell me vete, paje e cila n'a con tek qenia jone dhe n'a le aty te sigurte. Kush deshiron te njihet pak me teper me kete, mund t'i dergoj ndonje pjese te shkeputur nga kjo veper.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Nuk qenka bere askush i gjalle te kjo teme. Ne fakt do cuditesha, nese dikush do i pergjigjej ketyre pyetjeve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga Fotzenland
    Nuk qenka bere askush i gjalle te kjo teme. Ne fakt do cuditesha, nese dikush do i pergjigjej ketyre pyetjeve.

    Sakte.

    Pa mendim AuGusT do ishte diku tjeter tek 17 thone andej nga ne.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5

    Lightbulb

    Pėrse na duhet Mendimi?
    Sipas limitit intelektual dhe shpirteror te gjithsecilit, mendimi trajtezon. Trajta eshte unike per gjithsecilin. Pa mendim nuk ka IDENTITET. (Prandaj dhe na duhet mendimi!)


  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Pėrse na duhet Mendimi?
    ********************
    Per te peshuar fjalen!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    August
    Po te mos kishe "mendimin" (aftesine per te "menduar"), do pyesje "Perse na duhet mendimi?".

  8. #8
    sa qejf i kam keto temat qe fillojne me perse......? cfare eshte.............?
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kur e pyeti profesori nje student, qe ti jepte "nje mendim te madh" qe kish menduar, studenti e vrau mire e mire mendjen dhe i tha qe "njeriu avancon vetem duke mesuar gjithe jeten e tij". Kur profesori e pyeti se per ku avancon? Studenti iu pergjigj: "drejt frontierave te reja, drejt te panjohures." Profesori qeshi si me vete dhe la pershtypjen se u kenaq nga pergjigjia e studenit.

    Studenti fitoi zemer nga buzeqeshja profesorit, dhe e pyet profesorin plak:

    "Po ju profesor, cfare "mendimi te madh" keni menduar ndonjehere?"

    Profesori iu pergjigj prere: "Qe vdekja po me troket ne dere."


    Albo

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Mendimi duhet per ti dhene nje shkak Njohjes

    Pa mendim nuk mund te kete njohje , ose do te ish fare e ceket. Edhe bimet kane foto-informacion(!!)

    Mendimi duhet per ti dhene prioritet njohjes .

    Megjithate kjo ish thjesht nga ana teorike . Une nuk mendoj se keto dy gjera mund te ndahen

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Megjithese tema me duket pa kuptim po e jap edhe une pergjigjen, dmth. do mundohem ti jap vet kuptim!


    pyetja eshte: c'duhet mendimi?

    Mendimi eshte esenca e cdo lloj ekzistence dhe vegla me te cilen vihet ne levizje cdo pjese e ekzistences per te arritur deri tek gjithesia, pra eshte mjeti me te cilin vihet ne levizje ky sistem me rezultat mbijetesen e sistemit dhe cdo pjese te tij. Nuk e keni vene re se prapa cdo levizjeje dhe dukurie natyrore ekziston nje mendim i cili ka per qellim vazhdimesine e ngjarjeve dhe ekzistencen e gjithckaje. Eshte ky mendimi "mbinatyror", me natyror se gjithcka tjeter, qe ruan strukturen e gjithesise duke vene ne levizje metagalaksite, ruan strukturen e metagalaksive duke vene ne levizje galaksite, ruan strukturen e galaksive duke vene ne levizje sistemet diellore ose planetare, ruan strukturen e sistemit tone diellor duke vene ne levizje Diellin dhe planetet, ruan planetin tone Toke midis vendit qe i ka dhuruar ne kete gjithesi dhe midis faktoreve te saj te brendeshem qe plotesojne njeri-tjetrin, gjenden ne levizje. Pra mbas cdo gjeje ekziston nje MENDIM qe ven ne levizje, reth qe shkon e vjen, gjithcka dhe i cili jep energjine per brumosjen e te gjithe sistemit dhe qendresen e tij. Pra mendimi eshte esenca dhe shkaku i cdo lloj ekzistence!

    Problemi fillon kur mendimi kthehet nga ndertues dhe plotesues (sic eshte ky mendimi natyror) ne shkaterues dhe mungues. Ky eshte edhe problemi kryesor i njeriut...... i cili duke ju shmangur mendimit natyror, atij ndertues dhe plotesues, ka humbur te drejten-ligj natyror per te mbijetuar. Qe te jesh pjese e sistemit duhet te kesh mendim ndertues plotesues, duke ruajtur keshtu veten edhe sistemin, por meqenese njeriu ka me teper mendim shkatrues dhe mungues atehere nuk mbron dot veten perballe rutines se sistemit, keshtu do vije momenti qe do ndaloje te jet pjese e tij (para kohe- sepse ne nje moment vet sistemi do i thote fund ekzistences sone, por e keqja eshte se ne i hapim lufte, i shkojme kundra, sistemit dhe keshtu e detyrojme ate te na perfundoje para kohe).

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    e di si thone ndonjehere ...
    Mos u mendo shume se behesh budalla fare pastaj ... dhe duhet te kete njefare realiteti kjo thenie se ca njerez kapen mbas gjerave qe skane kuptim e duan tu japin patjeter e pastaj kalojne ne fantazi e rrjedhimisht ne cmenduri

  13. #13
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    ...

    konkluzioni i mendimin zakonisht eshte veprimi...
    ja pshmb une u mendova mire para se te beja postimin ketu

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Disa mendime

    1) Mendimi apo teĀ menduarit, eshte reflektimi ne vetvete,( ne tru) per ato qe ti shikon, degjon, prek, nuhate, shijon .
    Mendimi per mua eshte ndergjegjia e cdo njeriu.


    2)Mendimi eshte thirrja qe n'a adreson ajo qe eshte per t'u menduar me qellim per t'a cuar ate ne qenien e saj te vet. Dhe ne te njejten kohe, kjo gje per t'u menduar eshte ajo e cila nepermjet mendimit n'a con ne qenien tone te vet. Pra, mendimi nuk eshte gjykim as njohje por dhurata qe njeriu merr nga ajo qe eshte per t'u menduar, paja te cilen kjo gje per t'u menduar sjell me vete, paje e cila n'a con tek qenia jone dhe n'a le aty te sigurte. Kush deshiron te njihet pak me teper me kete, mund t'i dergoj ndonje pjese te shkeputur nga kjo veper.
    August, filozofia dhe sidomos abstragimi ne te, nuk jane tema qe 'ngazellejne' shumicen, keshtu qe ecuria e temes eshte e zakonte mendoj

    Tani tek tema...ajo cka thua me lart eshet interesante ne vetvete, por gjithsesi mendoj se ca gjera thjesht jane ne jete; egzistojne si pjese funsionale e pandare e saj, dhe ngaqe jane kaq esenciale, ndaj dhe duket si pakuptim te pyesesh "pse na duhen ne jete", si p.sh te pyesesh "pse na duhet truri", packa se objekti ne kete rast eshet mjaft me konkret dhe shkencerisht i experimentuar, ndaj edhe pergjigja eshte lehtesisht e formulueshme nga ne.
    Ne kete kategori pyetjesh mendoj se eshte edhe mendimi ...sinqerisht. Per me teper, jo se dua te te diskurajoj ty ne kete kerkese, por ca gjera fatkeqsisht mendoj se duken te pakuptimta ose te pazgjidhshme pasi, mbase menyra se si i persiatemi ne atyre eshte e gabuar (wrong aproach) ...mbase...

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Ne lidhje me pyetjen e shtruar me siper se pari le te njihemi me percaktimin e asaj se cdo te thote " te mendosh ".

    Akti i te menduarit eshte procesi i te reflektuarit i cili patjeter te con ne gjykim. Pra te mendosh do te thote te gjykosh.Te mendosh eshte me shume se te njohesh.Mendimi ka te bej me meditimin, kurse njohja ka te beje me nje objekt real ( bota, njerezit, etj.).
    Duke qene keshtu perse na duhet neve edhe mendimi?
    A nuk do te ishte e mjaftueshme vetem njohja?


    Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me kete teme..?


    KONOSHENCA,MEDITIMI,MENDIMI, (NJOHJA,DITURIA,FILOZOFIA)

    Konoshenca me e madhe qe nje person mund te akumuloje ne mbreterine e botes fizike ,nuk gje tjeter perverse konoshence fallco ,perballe ,ose e krahasuar me konoshencen spirituale
    Konoshenca e vertete ,konoshenca spirituale ,eshte ajo qe duhet te akumuloje nje person ,dhe per ta fituar kete konoshence duhet te besh parama purushe-n(ZOTIN) qellimin e jetes tuaj

    Por si eshte e mundur ta besh parama purushe-n(zotin) qellimin kryesor te jetes???

    Parama purusa(ZOTI) eshte subjekti i gjithe kozmosit ,dhe kozmosi eshte objekti i tij,AI (zoti) eshte subjektiviteti suprem ,dhe ju jeni objekti i tij
    Nuk eshte e mundur ta besh ate objektin tuaj,sepse sic dihet jeni ju objekti i tij

    Atehere ,cfare duhet bere???

    Duhet te beni ideacionin tuaj qe AI eshte gjithmone deshmitar (i puneve tuaja)
    Te shenjtet nuk e konsiderojne parama purushe-n kurre si objektin e tyre ,por mendojne dhe meditojne qe eshte AI deshmitar i puneve qe bejne :

    parama purusha nuk eshte objekti im,por une jam objekti i parama purushe-s

    kur nje person provon ne menyre kostante kete sensacion ,gjithmone, ky stad eshte quajtur memorje kostante (dhruvasmrti)
    e dini qe jeni objekte te parama purushe-s por nuk jeni ne gjendje ta kujtoni gjithmone kete gje,por kur nepermjet praktikes spirituale rigoroze ,nje person nuk arrin kurre te harroje qe eshte parama purusha gjithmone deshmitar I asaj qe ju beni ,kjo gje eshte quajtur => druvasmrti : vetem ne kete stad nje person arrin konoshencen e vertete,kjo konoshence spirituale mund te trasferohet ne sferen mentale(psiqike) dhe ate fizike;nese nje person ka vullnetin e mire duhet ta beje nje gje te tille(te sforcohet per ta arritur) sepse duke e bere nje gje te tille I ben nje te mire shume te madhe botes,vetem kjo eshte konoshenca e vertete,vetem me kete konoshence eshte E mundur te arrihet progresi I vertete , dijetari me I madh eshte ai qe kupton se ne fakt nuk di asgje (une di ate qe nuk di asgje,thote sokrati)
    vetem kjo lloj konoshence spirituale eshte devocion ,mbas nje sforcimi kostant konoshenca trasformohet ne devocion,qe e thene me qarte, kur konoshenca kupton qe nuk ka efekt mbi asgje ,vetem atehere I dorezohet devocionit
    kur konoshenca I dorezohet devocionit,atehere eshte konoshence spirituale,duhet ta kujtoni dhe ta kuptoni qe nje here po u arrit devocioni absolut,keni arritur gjithshka ,nese parama purusha(zoti) ju pyet se cfare deshironi??
    nuk duhet ti kerkoni asgje ,dhe nese vetvetja supreme kerkon tju japi dicka,duhet ti kerkoni vetem DEVOCIONIN ABSOLUT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 26-07-2005 mė 09:50

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Ne lidhje me pyetjen e shtruar me siper se pari le te njihemi me percaktimin e asaj se cdo te thote " te mendosh ".

    Akti i te menduarit eshte procesi i te reflektuarit i cili patjeter te con ne gjykim. Pra te mendosh do te thote te gjykosh.Te mendosh eshte me shume se te njohesh.Mendimi ka te bej me meditimin, kurse njohja ka te beje me nje objekt real ( bota, njerezit, etj.).
    Duke qene keshtu perse na duhet neve edhe mendimi?
    A nuk do te ishte e mjaftueshme vetem njohja?


    Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me kete teme..?
    per sa i perket mendimit.eshte menyra e drejtperdrejte e mendjes se njeriut te kuptoje,te zgjidhe problemet dhe hipotezat e tij ne jete.si edhemenyra e formulimit te ideve te tij.
    per sa i perket meditimit.eshte nje rryme filozofike,e cila nuk pranon dijet e verteta,ashtu si ne i dime.,duke vene ne dyshim faktet e aprovuara.pra te verteten e fakteve.pra menyra e dyshimit tek mendimet e tjetrit.

  17. #17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Te menduarit perfshin nje game te gjere aktivitetesh kognitive ose mendore.
    Te menduarit mund te perkufizohet si nje aktivitet kognitiv ose mendor i manipulimit te simboleve. Per njerezit, te menduarit zakonisht nenkupton gjuhen, gjithashtu mund te perfshije edhe perfytyrimet mendore.
    Relativiteti gjuhesor
    Benjamin Lee Whorf thoshte: shumica e njerezve mendojne se realiteti ekziston kryesisht ne te njejten forme per te gjithe njerezit me mendje te shendoshe. Ata mendojne se te gjtiha gjuhet jane te ngjashme, ne kuptimin qe te gjitha gjuhet duhen te merren me te njejtin realitet, duke u vene emra objekteve, cilesive, veprimeve, marredhenieve.

    Whorf hodhi idene se perceptimi i realitetit ndryshon ne varesi te gjuhes se vezhguesit. Ai argumentoi se bota perceptohet dhe perjetohet ne menyra te ndryshme ne kultura te ndryshme dhe se gjuha eshte shkaku i ketyre ndryshimeve.
    Dy hipotezat Whorfiane: forma e forte e saj shpall se gjuha percakton mendimin, ndersa forma e bute e saj shpall se gjuha ndikon mbi mendimin.

    Ka mundesi qe gjuha te formesoje predispozicionet tona. Seksizmi dhe paragjykimi mund te mesohen me kollaj permes gjuhes qe perdorim. P.sh. kur nje gjuhe perdor fjale te gjinise mashkullore ( polic, postier) per te emertuar profesione qe mund te ushtrohen nga te dy sekset, atehere eshte krijuar nje stereotip seksual, i cili do te ndikonte mbi te menduarit dhe sjelljen tone. Gjithsesi marredhenia midis gjuhes dhe proceseve kognitive (te menduarit) eshte komplekse.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Tė mendosh do tė thotė tė jesh...

    Nė Kopshtin e Mendimeve tė mia gjatė vitit 1999, kur plasi Lufta Ēlirimtare nė Kosovė, ushtarė, paramilitarė dhe fqinjtė me maska, fusnin duart e ndyra...
    O Zot mezi e ruaja pastėrtin e Kopshtit tė Mendimeve.

    Tė menduarit ėshtė karakteristika mė primare e species njerėzore...
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  19. #19
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Mendimi na duhet per tu shprehur , per te komunikuar , per te njohur , per te ditur, me te tjeret dhe realizohet nepermjet gjuhes.
    Behet fjale per nevoja te lindura qe i korrespondon deshires se vleresimit nga ana e te tjereve.
    La vida es un carnaval

  20. #20
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Gjithsesi mendimi shprehet nepermjet gjuhes ne aftesine per te argumentuar dhe pershkruar gjendjen e brendeshme shpirterore. Ne ndryshojme nga kafshet pasi ato nuk kane aftesi argumentuese , dhe e shprehin gjendjen e tyre te brendshme vetem nepermjet mimikes , gjesteve, dhe kur "kolegu" tjeter kafshe, reagon tregon se eshte realizuar komunikimi: funksion ,shprehje-reagim (sinjalizim).
    Kurse ne e perpunojme informacionin dhe nepermjet mendimit vendoset se si behet komunikimi.
    Gjeja mendohet keshtu:Nepermjet mendimit qe manifestohet te gjuha njerezore lind mundesia per te bere tregime per ato qe ndodhin.
    Shpesh ndodh qe tregimet zbukurohen me deshira.
    Kjo ndodh kur tregohen historira te ndryshme, dhe me qe hera heres historite bien ne kontradikte ,lind problemi i se vertetes ( apo qe eshte fallso ) , p.sh tregimi i gjahtareve.
    Po ashtu lind edhe mundesia per te treguar (kur e verteta ngjyroset me deshira ) perralla, fabula dhe tregime te ndryshme.
    Ja per kete na duhet mendimi.
    Gjithe fabulat, historite, mitet legjendare jane edhe origjina e shpjegimeve historike.
    P.sh ato qe tregon Homeri, fillimi i diturise, fillimi i artit, po ashtu pikturat qe gjenden neper shpellat e hershme, piktura gjahu dhe kafshesh jane historira magjike , kombinim i pershkrimit te jetes se tyre me deshirat.
    E njejta gje dhe per artin egjiptian- ilustrim i historise te asaj epoke.
    Dhe keshtu kalohet tek njohja e cila axhornohet vazhdimisht nepermjet mendimit.
    La vida es un carnaval

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28
  5. Mendimi demokratik nė vitet '30
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •