Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 324
  1. #61
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Kur ben search bej kujdes te zgjedhesh dhe opcionin per hidden files (fila te fshehur) dhe nese nuk mund ti gjesh as pas kesaj ne nje menyre apo tjeter jane bere delete d.m.th harroje ate qe ka ndodhur dhe filloje nga e para.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #62
    I Harruar Maska e AldoWeb
    Anëtarësuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    79
    Besart

    ti thua me siper se ke perdorur programe per rikuperim si undelete apo get databack
    Nqs ti ke patur aktivitet(shkrime dokumentash(*.*) te tjera) me HDD pas humbjes ka mundesi qe kokat e filave te kene humbur nga fshirja mund te jete ndo nje korruprim i NTFS/FAT32 sido qe te jete duhe te vazhdosh kerkimin me programe rikuperimi por te avancuara(qe bejne kerkim Bit per Bit te HDD) Si psh Ontrack Easy Recovery
    tek ky link ke nje Trial Version
    http://www.ontrack.com/easyrecoveryprofessional/
    nuk duhet te zgjedhesh opsionin per undelete por advanced search(kerkim i plote i diskut)

    Pe me shume, Mail me
    Ndryshuar për herë të fundit nga AldoWeb : 05-04-2005 më 11:25
    -------------------------------------
    Be to be! If you can't just be!

  3. #63
    kUjTiM #23
    Anëtarësuar
    02-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    28

    Rikthimi i skedarëve të fshirë

    pershendetje
    desha te di se pasi te fshihet nje file nga Recycle Bin a ekziston ndonje menyre qe te kthehet ai file. Sa di une nuk mund te kthehet por jam kureshtar te degjoj edhe mendimet tuaja...

    pershendetje, AIR_MJ
    I kthyer ne forum...

  4. #64
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Behet rikthimi i skedareve te hequra nga koshi,duke perdorur programin Restoration.http://www.geocities.jp/br_kato/ Eshte falas,192 kb.Mund ta shkarkosh ne nje flopy diskete.Mund te gjesh edhe programe te tjera si "Getdata back","Undelete",Recover my files" etj, qe jane me prove.Per te gjitha rastet e rikoverimit(rikthimit) te skedareve te humbur,programi duhet instaluar ne flopy diskete ose ne ndonje harddrive tjeter dhe jo ne hardriverin ku te kane humbur skedaret.Ne keto raste mos bej asnje pune me kompjuterin vetem fut programin e rikoverimit nga disketa dhe fillon te rikoverosh skedaret.Rikoverimin duhet ta besh sa me shpejt qe te jete e mundur.Nqs skedaret te humben sot.,punoje programin e rikoverimit sot.Nqs ne kompjuter merresh me gjera te tjera,shikon neper internet,punon programe,merresh me dokumenta,shkarkime etj, ekziston rreziku i rishkruarjes ne harddisk ne sektoret e diskut qe prej windowsit jane te shenuara(markuara) si hapesira te lira ne dispozicion,kur ne te vertete ne ato sektore disku
    ndodhen skedaret qe ti ke hequr.Rishkruarja ne keto sektore e ben gati te pamundur rikoverimin ose i zvogelon shume shanset e rikoverimit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2005
    Postime
    7
    Hej djema,

    Se pari beni nje analize se asaj cafre doni te nxirrni si rezultat.
    Jane te verteta te dyja opsionet si te Xemlo si te Odeon_Relax.

    Per Xemlo. Eshte e vertete qe profesioniste te mirefillte, jane ne gjendje te gjejne info (te gjymtuar), por qe me llogjiken e tyre gjejne rrugen dhe cfare duan, nga HDD te cilet jane formatuar me pare dhe djegur ndoshta. Por, kjo nuk do te thote aspak qe ti je rezultativ ne gjtjen e nje skedari te plote dhe te "shendetshem.
    Ne kete rast djali qe ka problemin, nuk mund te marre dokumenta te plote, foto, apo te tjera, pasi ai i ka thene nje here e mire "prishuni".
    Odeon_Relax dhe Albo, kane ka te drejte kur thotne qe nuk ia vlen, pasi ai djale nuk merr dot asgje te hajrit.

    Per Odeon_Relax. Nese flasim per marrjen e nje informacioni, per te cilin dime dicka dh eme pas mund te bejme lidhje, ketu Xemlo ka te drejte, por nese behet fjale per te marre file dhe folders te "shendetshem", ketu ke poltesisht te drejte.

    Per programin "recovermyfiles: dhe te tjere, ata nuk bejne kthimin e dokumentave pas formatimit, por pasi ti ke bere delete dhe informacioni ka ikur nga "dora" juaj, por ruhet akoma i kodifikuar ne memorien e HDD. Ne kete rast keto programe te vijne ne ndihme per gjetje. Por, nese ke bere (ashtu si thote Odeon_) format te drive, atehere eshte e kote te merresh me programe te tilla.

    Per rastet qe permend Xemlo. Une di nje rast ne Gjermani, nga ku une desha te terheqe nje here nje numer PC, te nxjerra jashte pune nga nje kompani me rendesi sigurie kombetare ne ate vend, mu tha qe eshte e pamundur te marresh dicka, pasi ata po i shtypin me cekic HDD dhe pjese te tjera, [asi kane frike se dikush me profesionalizimin e duhur, mund te nxjerre ndonje gje nga rrenojat dhe te krijoje idene e ndonje kodo apo info sekrete.

    Djema rrespekte per njohurite qe keni.
    Te behet zemra mal, kur degjon qe ka djema shqiptare qe po i vene shpatullat ketij vendi per ta cuar perpara.

    P.S Shprespj mos te kem bere efekt negativ ne pergjigje

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85

    undo delete

    Tung
    kam nje problem, kam fshi nje Folder ku kam pasur shum dokumente.....
    tash dua qe ta kthej prap por nuk e gjej dot ne "shporte" ........
    kam gjetur nje software "undo delete" por per fat te keq ky paguhet edhe ate 30$
    nese di dikush ndonje software falas ose ndonje menire se si mund ta kthej Folderin e humbur do te jem shum mirnjohes per mundin tuaj....

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    ja kete software si ta kete dikush ose tem ndihmoje qe ku ta gjej falas do te me ndihmonte shum ..... Top PC Tools Store- undo delete....

    shpresa e fundit jeni ju miqe te nderuar te forumit .......

  8. #68
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    benseven11
    ClaY_MorE
    cuna po ju qeras nga nje kafe shum me ndihmuat.....

    edhe nje her rofshi , shum falemenderit

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Vendndodhja
    në një cep të Ilirisë
    Postime
    69
    Të nderuar,
    du u isha shumë mirnjohës nëse më ndihmoni me ndonjë program të fuqishëm apo të mirë,për këthimin e particioneve të fshira.
    Në fakt, formatova PC-në,por harrova të ruaj të dhënat që kisha në të. Do më kishit kryer punë shumë të madhe.
    Flm
    _____
    kush harron pëson

  11. #71
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Provo programin GetDataBack for NTFS V2.31,ose Getdataback per Fat 32 nqs sistemin e ke pas ne Fat 32.http://www.runtime.org/gdb.htm
    programin mos e instalo ne drajverin ku ke humbur particione,programet dhe dokumentat,por ne nje hard drajv tjeter i dyte ne kompjuter.Mund te instalosh programin edhe ne nje kompjuter tjeter dhe i lidh te dy kompjuterat me kabell,per te bere rikoverim te drajverit te fshire.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #72
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Vetem nje gje qe beni mbase nga shpejtesia se ka permendur nuk eshte 100% e sigurte qe mund ti kthesh te gjitha shreso te jesh me fat
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  13. #73
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Lightbulb Restore deleted files

    Kerkoj nje program qe te beje te mundur rikthimin e files te cilat jane bere delete dhe nuk jane ne trash can,kam provuar me nero po nuk behet.
    Faleminderit!

  14. #74
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Smile

    Beni thnx, Nuk arij te kuptoj pse nuk duhen instaluar ne te njejtin drive ku u fshi programi ose folder.Kam dhe nje prog "recovery my comp" po ne kerkim nuk ariti te gjeje ate qe kerkojae bera install dhe ne te njejtin drive.do provoj edhe keto progs qe me dhe(gabimish fshiva nje projekt ne adobe prem pro me *.ppj)
    Ndryshuar për herë të fundit nga el7 : 12-05-2006 më 06:27

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2005
    Postime
    57

    si mund te kthej doc te humbura?

    para se ti beja format kompjuterit,mora perdoruesin qe kisha krijuar dhe e kopjova ne E: dhe mesa pashe mori te gjitha te dhenat (edhe ato qe ishin ne desktop)
    por se pasi mbarova formatimin vajta te merrja te dhenat nga E:
    dhe se aty gjendeshin te gjitha te dhenat pervec atyre folderave qe me pare ishin te pozicionuar ne desktop ( edhe dicka une krijova nje user tjeter me po te njejtin emer qe pata ne fillim), a ka ndonje menyre per ti rikthyer, apo mos ndoshta jane fshire.
    Ishim mire atehere kur ishim keq!?

  16. #76
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    [QUOTE=el7]Beni thnx, Nuk arij te kuptoj pse nuk duhen instaluar ne te njejtin drive ku u fshi programi ose folder.Kam dhe nje prog "recovery my comp" po ne kerkim nuk ariti te gjeje ate qe kerkojae bera install dhe ne te njejtin drive.do provoj edhe keto progs qe me dhe(gabimish fshiva nje projekt ne adobe prem pro me *.ppj)[/QUOTE
    Nqs do futesh programin e rikoverimit ne drajverin c ku ke humbur skedaret dhe do e punosh programin atje,atehere programi do kete nje direktori ku do fuse skedaret e rikoveruar.Cdo te ndodhe.Gjate rikoverimit kur programi te kaloje skedaret qe ti ke hequr"delete" qe jane markuar ne disk si "delete"programi do rishkruaje ne diskun C dhe do i fuse skedaret ne direktorine C\Emri programit te rikoverimit\output.Atehere ky sektor i diskut output do rishkruaje mbi te dhenat e vjetra ne disk,skedaret e markuar si delete.Aty do futen nje pjese programe dokumenta qe programi do rikoveroje,por njekohsisht do fshihen ne disk nga sektori output. disa programe dhe dokumenta qe ndodhen ne te njejtin sektor ku eshte vendosur skedari Output.Nqs folderi output i programit jep si rezultat ne perfundim te procesit 6 gb skedare te rikoveruar,kjo do te thote qe ke humbur 6 gb te tjera me programe dokumenta qe jane ndodhur pikerisht ne kete sektor disku ku ndodhet folderi Output.Si rezultat do kesh shume humbje,nuk do te rikoverohen te gjithe skedaret.Programi kur ben kerkim,nuk shkruan ne disk,nuk ben asnje dem.Kur fillon procesi i rikoverimit ai fillon te shkruaje.procesi i shkrimit fillon menjehere kur ai i kalon skedaret ne folderin OUtput.Nqs Output do jete ne C te harddrajveri qe do rikoverosh humbjen do e kesh 50%.Nuk rekomandohet te punohet brenda drajverit ku do besh rikoverim.Dmth te shkarkosh programe te tjera,te besh defragmentarizim,te kryesh procese mirembajtjeje,pasi kjo rishkruan ne disk.Mire eshte qe rikoverimi te behet sa me shpejt,menjehere pas humbjes se tyre me heqjen aksidentalisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 18-05-2006 më 21:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #77
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mos u lodh se nuk i gjen dot ato.Te dhenat ruhen ne regjister ne windows.Me formatim eshte fshire dhe regjistri.Per pasoje ke bere formatim,ke fut nje windows te ri i cili nuk i ka te dhenat e emrit,perdorusit(user).Windowsi i ri e ka regjistrin me te dhenat default per perdorusit,guest, administartor dhe nuk ka se si ta kete nje profil te ri qe ti e ke krijuar te windowsi i vjeter.Me nje fjale te mungojne celsat ne regjister per emrin,llogarine e perdorusit .Ajo qe duhej te beje perpara formatizimit,do ishte ti beje nje imazh windowsit,ose kopje rezerve(backup).Ka shume programe qe e bejne kete pune si Acronis True Imazhe,Norton Ghost etj.Gjithashtu edhe per te dhenat e desktopit ,te windowsi i ri te mungojne celsat ne regjister.Mund ta rikoverosh regjistrin kur ai eshte i demtuar,mungojne disa celsa,por nuk mund ta rikoverosh ne qofte se formaton windowsin.Mund ta arrish te rikoverosh regjistrin,ne qofte se i ben nje kopje backup regjistrit dhe e hedh ne cd ose i ben nje imazh komplet windowsit me programet me lart.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2005
    Postime
    57

    flm per pergjigjen

    te falenderoj per pergjigjen edhe pse sme pelqeu se qenka me dhimbje ,por kesaj i thone mend per here te tjera
    faleminderit
    Ishim mire atehere kur ishim keq!?

  19. #79
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Është fshirë profili dhe dokumentat (my documents)

    Mbas nje poshtersie te vogel nga im bir, i cili si pa dashje e hoqi spinen e kompjuterit nga priza me del sikur Windows nuk mund ta gjej akountin e vjeter.
    E fika dhe rindeza disa here por prape e njejta gje, nuk me dalin as fotot, as muzika...asgje qe kam pase me perpara te rujtun ne kompjuter.
    Me dalin programet, por jo files. Mundohem ti bej switch users po prape te e njejta account me del e njejta gje..?? A ka mundesi qe vetem nje heqje prej prize i ka fshi gjithe files qe kane kene ne kompjuter...? A ka ndonje rrugezgjidhje se kam foto qe nuk i kam neper Cd dhe me vjen keq ti humb.
    Flm.

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Provo ti kerkosh nje here me search.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •