Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 324
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e kiki_gj
    Anëtarësuar
    17-06-2004
    Postime
    76

    Mendoj se mudn te kthehen

    Mund te kerkohen softwer per rithimi e tyre me emrin Getdataback for NTFS dhe egziston mundesi pas formatimit te kthehen shenimet te gjitha mund te kthehen pasi ende jan te fresketa ne memorjen e diskut.
    prandaj mendoj se do te kete sukses nje rikthim i till por duhet nje kerkim ne internetse duhet te egzistoj.
    po flas nga pervoja pasi nje klient i imi i nxorri te gjitha shenimet me ane te nje softweri ne nje kompani te huaj.

  2. #42
    ° dIsOrDeR ° Maska e Orso
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    313
    edo mo perto ma hudh pak ate serialin e Recover my files ne pv,se nga te gjithe programet qe kam perdor ai me eshte duk me i mire per rikthim data.





    P.S. ka nai njoni username ke ky web https://secure.experts-exchange.com ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orso : 22-11-2004 më 14:14

  3. #43
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Unë kam provuar shumë programë për rikthimin e dokumenteve të fshira. Zakonisht arrinin t'i kthenin disa dokumente por edhe shumë prej tyre nuk ishte e mundur. Por kur është fjala për skedarë të mëdhenj me mbi 100 MB rikthimi i tyre nuk ka pasur sukses fare. Edhe pse nuk kam pasur nevojë për një gjë të tillë por për kurreshtje kam dashur të provoj. Njëherë i kam humbur dy dokumentacione të kompresuara me zip dhe një program Easy Revover Files (apo kështu diçka s'më kujthet emri) m'i ka kthyer mirëpo tani ato zip ishin të prishura (damaged). S'kishte asnjë mundësi teorike të hapeshin ato. Kam provuar edhe programe që riparojnë skedarët zip të dëmtuar por asnjë nuk më ka kryer punë.
    Sido qoftë unë nuk kam provuar ndoshta të gjitha programet. Është çdo gjë e mundur në kompjuter. Por të kemi kujdes që të bëjmë rezervimet e nevojshme (back up) për çdo dokumentacion.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  4. #44
    ° dIsOrDeR ° Maska e Orso
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    313
    Me pak fjale datat mund te rikthehen por jo 100%.


    PIKE.

  5. #45
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Ashtu them edhe unë. Madje larg është 100 %-shit. Por megjithatë duhet provuar për çdo dokument apo foto apo diçka tjetër me rëndësi që është humbur, të provohet të rikthehet.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e kiki_gj
    Anëtarësuar
    17-06-2004
    Postime
    76

    edhe une u bashkohem mendimit tuaj

    tung
    nje mos kujdes kushton shume andaj me mire ti ruajm ne CD apo DVD ateher do te jene me te sigurta keto shenime.
    mos te shpresojm tek softweret kjo ndoh njeher qe te rikthehen.

  7. #47
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    E po ja që ndodh të zhduken ndonjëherë pa dëshirën tonë. Prandaj kur ndodh kjo njeriu mund të gjejë një shpresë për ripërtëritjen e diçkaje që kushtimisht mund të quhet e vdekur.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Patrioti
    Para tre muajsh formatova gabimisht HD ne komp. tim.
    HD ishte fizikisht i ndare dhe i formatuar ne FAT32.
    Perdora programin Recover my files v2.18 dhe RECUPEROVA nje sere filesh (kryesisht fotografi). Them nje sere filesh sepse nuk arita ti recuperoja te gjitha, nuke di nese per fajin tim (tentova me pare ta beja me nje program tjeter)
    apo se programi me te vertete nuk i recuperon te gjitha filet.
    Ky dreq[Recover my files] nuk ti kthen skedaret zip dhe exe, megjithate po patet ndonje serial qe ben edhe per versionin 2.84 ma dergoni me pm.

  9. #49
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Fotjon të dërgova diçka unë. Shpresoj se të bën punë.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  10. #50
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178
    Mbase jam njeci vone, por pashe ne mesazhin e Asgjesikunderdielli pjesen ku shkruan se e ka pase driverin te ndare fizikisht.

    N.q.s. nuk ak ndodh ndonje gabim ne instalimin e pare. atehere nuk mendoj se eshte problem i madh. Hape komputerin dhe hiqe diskun fizkisht. Pastaj lidhe ne nje komputer tjeter dhe kopjo datat.
    N.q.s. nuk ke mundesi shkruaj ketu se c'fare veshtiresie ke has dhe te shofim mos te ndihmojme.
    Megjithate sic thote Albo kjo gje ia vlen per pak data por po pate me GB nuk ia vlen. Megjithate n.q.s. ben ate qe thashe me lart dhe i shef infot atehere ka mbaru puna.

    Nuk e di ku je ti lal por une jam ne ceki dhe ketu ka nja tre kater firma te specializuara per keto pune qe te japin garanci 100%.

    Nje gje harrova: nuk vura re se c'fare dike ke pas IDE apo serial ATA. Po qe se i ke pas IDe menyra qe thashe me lart te funksionon 100%. Po qe se i ke pas serial ata (SATA) atehere kjo eshte problemi kryesor i tyre. n.q.s. nuk e ke diskun e dyte Slave ose mirrored atehere data nuk i shef me ne asnje menyre. Mu me ka ndodh disa here ke komputerat e firmes dhe njehere ke serveri. nuk kishte mundesi te merrje data sepse ishin SATA drivers Primary dhe Slave.
    M'u desh te shkoja ke nji kompni ketu qe per 600$ m'i dha komplet (100%) te gjitha datat.

    Let's see what will be your result.

    Cheers,
    Oni

  11. #51
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    per rikthim te skedareve te humbura ne harddrive mund te perdorni edhe programin Spin Rite 6 nga Gibson research
    faqja kryesore me prezantim video te programit
    http://www.grc.com/sr/spinrite.htm
    komente/pyetje /pergjigje per spinrite6 ne kete adrese
    Faqja nuk ofron link shkarkimi per prove te programit
    mund ta merrni tek www.albinfo@quickmailcom
    fjalekalimi shqiponja
    jane 3 skedare
    shikoni ne fund te mesazhit Srite
    per skedaret e bashkangjitur
    nuk e kam provuar por duket te jete program shum i mire
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #52
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Nese ti ben nje format te HD ate here ndryshon configurimi i tij . Sistemi le te themi shkaterron organizimin e pare te HD ne sektore dhe cluster dhe vendos nje organizim te ri .
    Me pak fjale kjo do me thene qe skedaret qe ti me pare formatimi nuk i shkaterron porse sistemi nuk eshte ne gjendje ti gjeje e lexoje sepse pas formatit ka nje riorganizim te Hard Diskut (sektore,cluster) cka teorikisht do te thote se deri ne nje fare mase mund ti rikthesh nepermjet programesh recovery.
    Nese ne HD e formatuar ti vazhdon te save skedare te tjere atehere keta skedare fshijne perfundimisht ate cka ishte e rregjistruar me pare dhe rikthimi i tyre tani edhe teorikisht eshte i pamundur .
    Nese dikush do te riktheje keta skedate duhet te mos instaloje asgje ne HD e formatuar .Merrni nje HD tjeter instaloni sistemin e operimit dhe lereni HD qe gabimisht formatuat si HD te dyte pergjithesisht si slave ose perdorni folene e dyte te IDE per te lidhur HD.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  13. #53
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Përdorni njëherë këta programet që gjinden tek ky sajti:

    http://www.lostcoders.net/index-single-524.htm
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660

    Skedarët të zhdukur???

    Kam patur ne kompjuter disa albume muzikore disa te marra nga interneti e te tjera nga CD. Ishte muzika ime me e preferuar. Sot hapa kom dhe mendova te degjoje pak muzike por…..te gjitha ato albume ishin zhdukur sikur ti kishte fshire njeri. A mundet ndonjeri te me thote pse ndodh kjo? Dhe a kam mundesi per ti rigjetur perseri ato? Faleminderit !

  15. #55
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ka shume mundesi qe skedaret kur i ke shkarkuar,te jane futur ne direktorine e skedareve te perkohshem" temp files"Kenget e shkarkuara nga interneti ne disa raste ruhen ne kete direktori C:\Documents and Settings\emri jot\Local Settings\Temporary Internet Files.Kur shkarkon nje kenge nga interneti dhe shtyp nje link/buton shkarkimi te kenges,atehere kenga ruhet ne direktorine e mesiperme.Cndodh?Vjen nje kohe dhe te duhet te pastrosh kompjuterin.Pastrimi i kompjuterit,me ndonje program pastrimi mirembajtje apo thjesht me klik ne browser(tools/internet options/pastro temp files,pastro cookies,pastro histori ben qe te fshihen edhe kenget nga direktoria me lart /temporary internet files.
    Mund te ekzistoje edhe nje rast tjeter,ndodh qe kur kerkon kenget ne windows,mund te jesh duke kerkuar ne nje direktori gabim.Per te verifikuar nese kenget i ke ne kompjuter ose jo klikohet ne start/search.Ne search fut ekzakt *.mp3 Ka mundesi qe ne rezultatet e kerkimit te te jepet lista e gjithe kengeve ne format mp3 me direktorite se ku ndodhen anash.Te njejten gje mund te besh per kenge ne real player format.Futet ne kerkim *.ra ose *.rm Fut ne search *.TMP A sheh kenge mp3 te rezultatet? Ne qofte se nuk gjen asgje atehere te duhet te perdoresh programin File Rescue Plus version 3 qe arrin te riktheje gjithe kenget e hequra nga pastrimi kompjuterit.http://www.softwareshelf.com/files/p...e=_at_a_glance Link shkarkimi http://www.softwareshelf.com/HTML/pr...uePlusDemo.zip Kur shkarkohen kenge nga faqe ne internet mire eshte ti behet klik me te djathte linkut te kenges qe do shkarkosh dhe zgjedh"save as(kurseje si).Aty zgjedh nje direktori psh C:\My documents ose C:\Documents and Settings\My music files ose direktori tjeter,por jo ne direktorine e Skedareve te perkohshem(temporary files).Kjo e drejton shkarkimin te behet ne direktorine qe zgjedh vete dhe ruhet kenga aty per ta degjuar.Ne qofte se i ben linkut te kenges klik me te majte atehere me default windowsi e shkarkon kengen ne Direktorine e skedareve te perkohshem.Nje pastrim i kompjuterit e pastron boshatis gjithe kete direktori.Prandaj dhe kenget nuk i shef.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Beno rrofsh bera sic me the ti dhe i gjeta ato skedare. Edhe nje here faleminderit!

  17. #57
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480

    Zhduken fajllat sikur mos te ekzistonin ...

    Nuk e di nese ju ka ndodhur ndonjëherë kjo qe ndoshta mund ta quani absurde.

    Kisha disa shënime shumë më rendësi, të cilat i kisha ruajtur në një follder në kompjuterin tim personal, ku nuk ka qasje askush perpos meje.

    Para dy ditësh shkova për t'i hapur ata skedar por ja çfarë ndodhi, nuk ekzistonte asnjë skedar madje as follderi.
    Dhe me te vertetë kjo me habiti, shiqoj në mos i kam fshirë gabimisht por jo.

    Kërkoj në gjithë PC, dhe nuk gjej dot as follderin në fjalë e as skedarët.

    Instalova disa programe si:

    Undelete files, Recovery my files, Get Data Back etj, dhe nuk gjeta askund atë follder me ato shënime.

    Gjeja shumë fajlla tjerë qe i kam fshirë por ato qe i kerkoja jo.

    Edhe pse aty kisha disa shenime pak a shumë me rendësi,nuk me duhen edhe as shumë, por më shumë jam kurreshtar të di si ka ndodhë kjo, ku mbeten shënimet?

    Kjo është pyetja qe për momentin nuk kam pergjigje.

    Ku mbeten fajllat?
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Aldi1
    Anëtarësuar
    30-09-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    401
    Citim Postuar më parë nga besart
    Nuk e di nese ju ka ndodhur ndonjëherë kjo qe ndoshta mund ta quani absurde.

    Kisha disa shënime shumë më rendësi, të cilat i kisha ruajtur në një follder në kompjuterin tim personal, ku nuk ka qasje askush perpos meje.

    Para dy ditësh shkova për t'i hapur ata skedar por ja çfarë ndodhi, nuk ekzistonte asnjë skedar madje as follderi.
    Dhe me te vertetë kjo me habiti, shiqoj në mos i kam fshirë gabimisht por jo.

    Kërkoj në gjithë PC, dhe nuk gjej dot as follderin në fjalë e as skedarët.

    Instalova disa programe si:

    Undelete files, Recovery my files, Get Data Back etj, dhe nuk gjeta askund atë follder me ato shënime.

    Gjeja shumë fajlla tjerë qe i kam fshirë por ato qe i kerkoja jo.

    Edhe pse aty kisha disa shenime pak a shumë me rendësi,nuk me duhen edhe as shumë, por më shumë jam kurreshtar të di si ka ndodhë kjo, ku mbeten shënimet?

    Kjo është pyetja qe për momentin nuk kam pergjigje.

    Ku mbeten fajllat?
    Pershendetje Besart! Shume njohuri nuk kam por shiko se mos tek "properties" i ke bere "hidden"? nese po, duhet te shkosh tek "tools--folder options--view--show hidden files and folders
    Aldi Shuli

  19. #59
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Besart, lexo postimet më lart se mbase të zgjidhin problemin.

    Mos i ke patur skedarët në ndonjë disk të rrjetit ose në ndonjë disk portativ (flopi, CD)? Mos i ke patur në dosjet e përkohshme temp? Mos i ke patur në dosjen e ndonjë programi dhe kur ke hequr programin është fshirë dhe dosja (psh: Kazaa)? Mos i ke ngjeshur në ndonjë arkivë ZIP, RAR, ACE? Në cilën dosje kanë qënë dokumentat që kërkon?

    Provo të kërkosh edhe njëherë skedarët sipas prapashtesës. Tek kutia e kërkimit të skedarëve shkruaj *.prapashtesa ku prapashtesa mund të jetë mp3, txt, doc, xls, ppt, wav, etj. Psh: *.doc gjen të gjithë skedarët e krijuar në MS Word ose Wordpad. Nëse skedarët i ke në kompjuter atëherë do dalin me patjetër në listën e rezultateve të kërkimit.

    Gjithashtu kujtohu se me cilin program i ke hapur skedarët për herë të fundit dhe shko tek menuja "File > Recent documents" ose "File > Open" e atij programi.
    Edi

  20. #60
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Flm Aldi1 dhe Edspace per mendimet dhe këshillat tuaja.

    E para kompjuteri ku i kisha te ruajtura shenimet nuk ka qasje ne internet, e dyta i kisha zipuar kopjet, por i kisha edhe skedarët e pazipuar.Skedarët i kisha në HDD ku mbaj vetëm shënime.

    Kam kontrolluar me prapashtesa dhe me ermin e plotë Edi madje edhe në follderat e fshehur, por asnjë rezultat.

    Nuk di çfarë të bëj?,përpos të harroj ketë që ka ndodhur dhe t'ja filloj nga e para.

    Por jam shumë kurreshtar të di se ku mbeten skedarërt?
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •