Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave

    Grupi Ndërkombëtar i Kizave kritikon partitë politike në Kosovë

    Bruksel, 27 maj -

    Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar dje një raport të ri për Kosovën të titulluar: "Kosova pas Haradinajt". Raporti është një analizë e problemeve dhe tensioneve të brendshme në Kosovë dhe ndikimit negativ që do të kishin ato ndërsa komuniteti ndërkombëtar po përgatitet për të filluar procesin për statusin përfundimtar. Raporti ngre shqetësime serioze për gjendjen politike në Kosovë.
    Raporti më i ri i Grupit Ndërkombëtar të Krizave është një kritikë e ashpër ndaj partive politike në Kosovë, që siç thuhet në të, me qëndrimet dhe luftën me njëra tjetrën, rrezikojnë të dëmtojnë procesin e pritshëm për statusin përfundimtar.

    Mosbesimi ndaj njëra tjetrës i dy partive kryesore, LDK së dhe PDK së, shkruan raporti, po i pengon forcat kryesore politike të arrijnë një konsensus për bisedimet për statusin përfundimtar. Tensioni i kohëve të fundit mes tyre, thotë raporti, rrezikon që të pasohet edhe me vrasje.

    Megjithëse komuniteti ndërkombëtar po fillon të lëvizë drejt një forme pavarësie për Kosovën, shkallëzimi i konfliktit të brendshëm politik, dhe vrasja e vëllait të ish kryeministrit Haradinaj, thekson raporti, tregojnë se rreziqet për paqëndrueshmëri janë serioze.

    Aftësia, ose paaftësia, e partive në Kosovë për të bashkëpunuar gjatë muajve të ardhshëm, do të ketë pasoja për aftësinë Kosovës për të funksionuar si shtet në të ardhmen, kur prania e tanishme ndërkombëtare të shndërrohet në një mision të vogël vëzhgues.
    Në Kosovë, thotë Grupi i Krizave, ekziston mundësia reale e fraksionalizmave, ashtu siç ka ndodhur në Shqipëri. Partitë në Kosovë, duhet të jenë të ndërgjegjshme dhe të punojnë për të shmangur një skenar të tillë, ose përndryshe ato do të mbajnë përgjegjësinë për dështimin e përpjekjeve për krijimin e shtetit.

    Raporti përmban kritika edhe për UNMIK un, i cili, siç thuhet në të, ndonëse ka dalë nga plogështia, duket se po ndjek më shumë strategjinë si të dalë nga Kosova se sa si të ndërtojë aty institucione shtet formuese.

    Nxitimi që vihet re tani për t'u përgatitur për proceisn e statusit, është i debatueshëm dhe nuk ka për t' rezistuar provës së kohës, thuhet në raport. UNMIK u, sipas Grupit të Krizave duhet të lëvizë me vendosmëri dhe shpejtësi për të mbyllur shërbimet e fshehta që mbajnë partitë politike, si dhe për të luftuar korrupsionin, që të lëni pa u zgjidhur, do ta dëmtonin rëndë Kosovën në të ardhmen.

    Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave përkon me njoftimin nga Prishtina, se PDK ja krijoi një qeveri në hije, të quajtur, kabineti i qeverisjes së mirë.
    Këto janë pikërisht kritikat që bën Grupi i Krizave në këtë raport. Ndonëse mendimi i Grupit të Krizave është se shpërbërja e koalicionit gjithëpërfshirës ka çuar në krijimin e një qeverisje më të efektshme për të plotësuar standartet, gjithsesi, çmimi që po paguan Kosova për shkak të tensionit politik dhe gjendjes së sigurisë është i lartë.



    Grupi i Krizave thekson se Partia Demorkatike duhet ta pranojë humbjen në zgjedhjet e tetorit dhe të punojë për bisedimet për statusin përfundimtar dhe jo të kërkojë një rol qeverisës për vete nga komuniteti ndërkombëtar dhe të godasë ministrat e LDK së.

    PDK ja, thotë raporti, ose beson gabimisht se ka ende shumë kohë para se të fillojë procesi për statusin, ose e quan kaq të papranueshëm sundimin e LDK së, sa që do të preferonte më mirë që procesi i statusit përfundimtar të mos fillonte derisa të gjendej një mënyrë për të dobësuar dominimin e LDK së.


    LDK ja nga ana e saj, thuhet në raport, ka treguar paaftësi drejtuese.
    Raporti e thekson qartë se partitë në Kosovë, me përjashtim të synimit të përbashkët për pavarësi, ende nuk kanë arritur të formojnë një pozicion të qartë, ende nuk është parë ndonjë vizion i strukturimit të një shteti të ardhshëm, ende nuk është vënë re ndonjë debat ose marrëveshje për këto çështje nga partitë kryesore. Grupit të Kontaktit nuk i është dorëzuar ndonjë dokument për këtë qëllim. Kushtetuta, flamuri, sistemi elektoral, statusi i pakicave dhe kushtet, në të cilat do të integrohej veriu i populluar nga banorë serbë, vazhdojnë të mbeten tema tabu, të patrajtuara.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Serbia nuk ka të drejtë veto për statusin e Kosovës

    B.Xhekson: Serbia nuk ka të drejtë veto për statusin e Kosovës



    Uashington, 1 qershor - Brus Xhekson, kryetar i Projektit për demokracitë në tranzicion dhe një nga anëtarët kryesorë të Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor është i zhgënjyer me politikanët e Beogradit, për të cilët thotë se për Kosovën japin kryekëput deklarata nacionaliste.
    Politikanët serbë nuk dëshirojnë publikisht të përkrahin raportin e këtij Komisioni ndërkombëtar sepse në të njihet fakti se Kosova që sot de fakto është e pavarur. Kjo buron edhe nga rezoluta 1244, thotë Xhekson.
    "Konsideroj se moszgjidhja e statusit të Kosovës është e kobshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Ne anëtarët e komisonit, andaj angazhohemi që zgjidhja e statusit të Kosovës të ndahet nga të gjitha çështjet e tjera", thotë Xhekson dhe shton se komisioni është i mendimit se duhet njohur statusin e pavarur ekzistues të Kosovës, që sipas tij, nuk nënkupton sovranitet. "Konsiderojmë se autoritetet e Kosovës, kur të tregojnë aftësinë që të marrin përsipër detyrën e mbrojtes së vërtetë të pakicave, të monumenteve fetare dhe të tjera, gradualisht të fillojnë të marrin karakeristikat e sovranitetit", thotë ai.
    Xhekson nënvizon se politikanët në Serbi edhe më tutje e kanë vështirë të njoftojnë publikun e tyre se miti për Kosovën ka marrë fund. Ata thjesht nuk duan të bëhen lajmëtarë të lajmeve të këqija", thotë Xhekson duke theksuar se Serbia si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e ka zërin sa i përket zhvillimit të çështjeve në rajon, por nuk ka të drejtë veto. Kjo me siguri, shton ai, është vështirë t'u shpjegohet elementëve radikalë në Serbi dhe pajtohet se këto janë kohëra të pakëndshme për Serbinë, tha mes tjerash Brus Xhekson për "Zërin e Amerikës".
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Nato

    NATO në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës do të jetë e pranishme në vendin tonë

    Lubjanë, 1 qershor - Zyrtarët e NATO s kanë shprehur përkushtimin e Aleancës për proceset në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm, Jap de Hop Skefer, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, NATO do të mbajë në Kosovë një numër të madh trupash, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë e angazhuar në Grupin e Kontaktit dhe në mbështetjen e procesit të përmbushjes së standardeve. "Kjo është më e nevojshme se kurdoherë, në kohën që bashkësia ndërkombëtare pritet të fillojë të trajtojë thelbin e çështjes së Kosovës, përmbushjen e standardeve dhe, më pas, mbase, edhe statusit përfundimtar", ka thënë Skefer gjatë qëndrimit në Lubjanë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Raporti i shërbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinë fetare në botë
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •