Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer.Burgoset tutori sadist shqiptarė

    Kėrcėnimi Agrol Xhabrit “Laura, je e coptuar pjesė pjesė, nė kosh plehrash nėse tregon”


    Burgoset tutori sadist i Londrės

    Shqiptari terrorizoi me kėrcėnime minoren lituaneze

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare




    Listės sė gjatė tė tutorėve shqiptarė, tė dėnuar nga drejtėsia angleze pėr shfrytėzimin e vajzave lituaneze pėr qėllimi prostitucioni, i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr.Agrol Xhabri 22 vjeē, emigrant ilegal me banim nė lagjen Manor Park nė lindje tė Londrės, i shndėrruar nė njė tutor sadist, ėshtė dėnuar me 12 vjet burg pėr detyrimin me forcė nė prostitucion tė 17 vjeēares lituaneze Laura. L. Ai ėshtė gjetur fajtor nga juria pėr dy akuza pėrdhunimi, burgimi tė rremė si dhe njė tjetėr akuzė qė kishte tė bėnte me kėrcėnim vrasje ndaj saj.


    Gjykimi

    Nė fund tė procesit qė ka zgjatur dy javė, gjykatėsi Martin Reynolds duke lexuar masėn e dėnimit me 12 vjet burg, u shpreh se Xhabri ka shkaktuar njė dėm tė pallogaritshėm ndaj vikrimės, e cila mori guxhimin tė pėrbalet mė tė nė gjykatė. Paralelisht me dhėnjen e dėnimit, gjykatėsi anglez ka urdhėruar hapjen e njė procesi hetimor ndaj shėrbimit policor tė emergjencės 999, e cila dėshtoi nė dhėnjen e asistėncės momentin kur lituanezja kėrkoi ndihmė duke treguar se ishte futur me dhunė nė prostitutcion dhe se ajo mbahej peng nga Agrol Xhabri.Gjykatėsi e cilėsoi reagimin e policisė e cila liroi vajzėn, si “mė pak se ndihmės dhe me aspak simpati” Por njeriu i drejtėsisė angleze nuk ėshtė mjaftuar me kaq. Ai ka shprehur pakėnaqėsi tjera ndaj policisė, kur ajo mundi tė alarmojė policinė pėr tė dytėn herė. Gjykatėsi Reynolds tha “po ashtu kam shqetėsim tė konsiderushėm pėr punėn e policisė qė ngriti njė operacion survejimi dhe gjatė kohės qė operacioni ishte aktivi Xhabri pėrdhunoi sėrisht vajzėn,pėrprapa se ata ta shpėtonin”.

    Pengmarrja

    Laura kishte mbėrritur nė Londėr, vetėm njė muaj pėrpara takimit fatal me shqiptarin. Ajo jentonte me babain e saj, nė njė dhomė tė thjeshtė praėn rrugės Romford Road, e cila ėshtė bėrė strehė e shumė tutorėve shqiptarė.Muajin Gusht tė vitit tė shkuar ajo sėbashku me shoqen e saj Egla po prisnin nė njė stacion autobuzi, kur Xhabri ėshtė afruar duke biseduar me to.Ai shpreh dėshirėn tė miqėsohet me Laurėn mė tė cilėn takohet disa herė madje nė njė rast ata kanė shkuar nė disko sėbashku. Vetėm dy javė nga njohja shqiptari me qėllim tė parapėrcaktuar nė kokė, i ka kėrkuar lituanezes se ajo duhet tė vinte tė jetonte sėbashku me tė. Pėrgjigja e saj ka qėnė negative duke treguar se nuk mund ta linte vetėm babain me tė cilin kishte ardhur nga Riga. Xhabri ka insistuar mė tej, por kur e ka parė qė plani nuk po i realziohej ka pėrdoruar “armėm” e presion psikollogjik. “Nėse nuk vjen tė jetosh me mua, unė do tė vras” ka thėnė ai. E di se ku jeton babai dhe familja jote nė Lituani. Edhe ata janė tė vdekur”.Kėshtu ka kėrcėnuar ai duke e detyruar vajzėn me forcė tė merrte rrobat ditėn me diell dhe ti bindej urdhėrave tė tij. Xhabri qėndroi brėnda nė shtėpinė e vajzės, ndėrsda miqtė e tij, ishin tek derta duke pritur. Laura duke fshirė lotėt qė i dilnin rrėke me anė tė njė pėrkthyesi i tregoi gjykatės tė moment duke kujtuar:” U ndjeva shumė keq. Isha e frikėsuar. Nuk po kuptoja asgjė. E ndjeva qė gjėrat nuk po shkonin mirė.Unė thjesht e kasha takuar Gonin vetėm dy herė si miq, dhe kaq”. Mė tej ata forcėrisht e kanė detyruar vajzėn qė tė shkruante njė letėr pėr tė jatin ku tė tregonte se ajo kishte gjetur punė dhe njė vend tė ti pėr tė jetuar, nga ku do tė fitonte para pėr familjen. Por asgjė nuk ka qėnė e vėrtėtė tha ajo. Disa ditė mė vonė nėn urdhėrat e Xhabrit kur ajo mendonte se gjerat nuk do tė shkonin mė keq se c’ishin, ato u pėrkeqėsuan. Ajo u detyrua tė shiste trupin e saj tė njomė pėr logari tė tij nė saunat Venus, Chingrofd dhe Kings-Cross.

    Degradimi

    Minorenja e cila shpresonte tė shkollohej nė Londėr, nė vend tė librave me tė cilat do tė mėsonte, ēantėn e saj Xhabri do ta mbushte pėr dy muaj rresht me kondomė. Si njė sadist i vėrtetė ai do ta rrihte sistematikisht Laurėn, e cila i tha gjykatės sė Snersbrook Crown Court se ajo ėshtė pėrdhunuar mbi 30 herė gjatė dy muajve qėndrimi nėn tutelen e tij. Xhabri po ashtu ka deturuar minorene tė pinte kokainė dhe hasash pėrpara se tė shkonte nė Sauana ku shiste trupin e saj.Ajo Rrihej kur nuk sillte para tė mjaftushme nga saunat. Ajo mes lotėve tregoi se si ėshtė degraduar, trajtuar mizorisht nga tutori Xhabri i cili e kėrcėnoi se “do tė bėj copa copa dhe do tė hedh nė njė kosh plehrash, nėse komunikon me babain apo i tregon policisė”.I vetmi moment nė gjatė ditės kur ajo fitonte lirinė nga “dhoma burg” ishte atėherė kur minorenja dėrgohej nė sauna ku punonte nga ora gjashtė e darkės deri nė gjashtė tė mėngjesit.

    Eleminimi Xhabrit

    Bėrballė njė situate tė till ish studentja e gjuhėve tė huaja nė njė shkollė tė Rigės, vendosi tė vriste shqiptarin qė po ja nxinte jetėn, me tė vetėmen armė tė mundėshme qė ishte njė pirun.Por ajo nuk e ndėrmori njė gjė tė tillė, nga frika se mos plani i dėshtonte dhe atė e priste vdekja e sigurtė nga duart e Xhabrit, qė nga njė djalė i dashur nė fillim u kishte kthyer nė njeriun me brutal qė ajo kishte parė ndonjėherė. Laura arriti tė telefonojė nėnėn nė Lituani dhe ti trtegonte se ēpo ngjate.Ajo e tmerruar I telefonoi bashkėshortit, i cili ju drejtua pėr ndihmė policisė londineze. Pmavarėsisht se ishte paralajmėruar se “do tė coptohej pjesė pjesė dhe do tė hidhej nė kosh plehrash” Laura gjeti guxhimin ti tregojė mamasė sė saj nė Lituani se ku mbahej e burgosur dhe nė cilat vėnde dėrgohej nga shqiptarė.Ajo do tė pėrdhunohej pėr herė tė fundit nė 16 Nėntor, ditė nė tė cilėn policia theu derėn e shtėpisė ku mbahej e burgosur, ndėrsa Xhabri do tė prangosej momentin qė doli nga shtėpia dhe po hypte nė makinė.

    Agrol Xhabri azilanti qė i fshihej hakmarrjes

    Sipas policisė londinze Agrol Xhabri ėshtė shtetas shqiptyarė i padėnuar mė parė nga drejtėsia shqiptare apo ajo e vėndeve tė tjera europiane.Mbėrriti nė Britaninė e Madhe nė vitin 2000 duke kėrkuar azil, si njė njeri qė gjindej nė gjak me njė fis tjetėr i cili i kishte vrarė babain, dha tani kėrkonte tė vriste edhe atė. Kėrkesa pėr azi i ėshtė refuzuar, ndėrkohė qė ai nuk ėshtė paraqitur pėr tė bėrė apelet, gjė e cila e klasifikon atė si emigrant illegal.Ėshtė mėsuar se nga bashkėjetesa me njė vajzė angleze ai ėshtė baba i njė fėmije.Por lidhja mes tyre nuk vazhdon prej shumė kohėsh.Pėr njė periudhė kohe ai punonte nė ndėrtim, por menjėherė pas njohjes me litunezen e lė punėn pėr tju pėrkushtuar kontrollit tė saj si turor.Gjatė procesit ai nuk ka treguar dhimshuri apo pendesė pėr krimin e kryer ndaj minorenes lituaneze, e cila sėbashku me prindėrit e saj u pėrballėn me tė nė gjykatė.Ai do tė deportohet nė vitin 2016 nė Shqipėri vit qė pėrkon me mbarimi e dėnimit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    a ci behet mire, mizori i dreqit
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Ketij I Them Shtet Une.
    Edhe Une Keshtu Do Bej Kur Te Kryesoj Ne Politike
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Sa budallaqe qe jan keto femrat e jashtme mre lale

    Tak-Fak bien mrena

    Mire a ka angel82 ky eshte shtet

  5. #5
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Persona te tille nuk e meritojne te jene Shqiptare..

    Nje njeri i tille nuk e meriton as te jetoje..

    Mendoj qe i kane dhen nje denim teper te vogel per krimin qe ka kryer...

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •