Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Solemnisht u shënua 24 maji - Dita e Presidentit të Kosoves

    Prishtinë, 24 maj

    - Në rezidencën e Presdentit të Kosovës Ibrahim Rugova në Velani, sot me një ceremoni solemne u shënua për herë të parë 24 maji - Dita e Presidentit të Kosovës, e cila do të jetë festë tradicionale. Në këtë ceremoni morën pjesë nxënës dhe studentë të institucioneve shkollore dhe universitare dhe ministri i Arsimit Agim Veliu dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Astrit Haraçia.
    Presidenti Rugova tha se Dita e Presidentit të Kosovës do të jetë 24 maji, kur më 24 maj të vitit 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para të lira nacionale për Presidentin e Republikës së Kosovës.

    Këto zgjedhje, theksoi Presidenti Rugova, ishin konfirmim i Deklaratës për pavarësinë e Kosovës të 2 korrikut të vitit 199O, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në shtator të vitit 199O dhe të Referendumit për pavarësinë e Kosovës, shtator 1991.
    "Këto zgjedhje janë përkrahur nga i gjihë populli i Kosovës, me pjesëmarrje të gjerë e masive. Po ashtu në formë demokratike qytetarët shprehën vullnetin e tyre politik për Presidentin dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këto zgjedhje kanë hyrë në analet e historisë më të re të Kosovës si ditë e rëndësishme dhe e shënuar, ndërsa janë regjistruar në të gjitha dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe në publikimet e ndryshme enciklopedike për funksionimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës", përkujtoi me këtë rast Presidenti Rugova.

    Ndërkaq, duke folur për zhvillimet e pasluftës, Presidenti Rugova vlerësoi se pas gjashtë vjetësh në liri Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Institucionet e Kosovës, tha ai, tash janë duke punuar me miqtë tanë për vlerësimin e progresit në njohjen e pavarësisë së vendit.
    "Unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së vendit tonë nga SHBA-të, BE-ja. Pra, një Kosovë e pavarur e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të. Ky është vullneti politik i popullit të Kosovës, i shprehur më 1991 me referendum".

    Në vazhdim Presidenti Rugova foli për kulturën shtetërore dhe
    kuptimin e fjalës President, duke thënë se "dita e presidentit është ditë e postit më të lartë të shtetit, të një vendi që simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin". Të njëjtën kuptim, tha ai, e ka edhe fjala shqipe kryetar, do të thotë njeriu që është në krye të vendit, që mbron shtetin.
    Ndërkaq, duke falenderuar pjesëmarrësit e rinj për vizitën dhe për urimet në Ditën e Presidentit në këtë solemnitet, Presidenti Rugova tha se kjo do të jetë ditë tradicionale që do të festohet çdo vit si ditë e simbolikës shtetërore.
    "Ne e kemi të ngjashme me traditën amerikane, por që ditën e presidentit e kanë edhe vendet e tjera.

    Do të jetë festë popullore dhe do të shënohet sipas dëshirës së qytetarëve dhe me ceremoni zyrtare si sot. Sigurisht në të ardhmen do të pasurohet me forma të reja festive", njoftoi Presidenti Rugova.
    Me këtë rast Presidenti Rugova bëri të ditur se me një dekret të veçantë ka vendosur të dekorojë me Medalje të Artë të Pavarësisë veprimtarin e shquar Tahir Berisha nga rrethina e Pejës, për merita për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Tahir Berisha u vra në atë kohë nga pushtuesi, në mëngjes të 25 majit 1992, pasi ishin numëruar votat në një vendvotim.

    Dorëzimi i Medaljes do të bëhet në një ceremoni të veçantë solemne.
    Në këtë solemnitet u lexua një letër që ia kishte dërguar Presidenti Rugova një nxënës i klasës së gjashtë nga Lipjani me rastin e Ditës së Presidentit që kishte lindur më 24 maj të vitit 1992.
    Ministri i Arsimit Agim Veliu i uroi Presidentit Rugova me rastin e kësaj dite. Në emër të një delagacioni të shkollave të mesme të Prishtinës uroi Donik Sollova.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    meqenese dje nuk isha i kyqur ne forum, shfrytezoj rastin qe sot t´ia uroj presidentit tone te dashur, dr. ibrahim rugova, diten e presidentit te kosoves!

    rrnoft kosova e pavarur,
    rrnoft vota e lire e popullit,
    rrnoft presidenti i kosoves!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb

    Këto zgjedhje, theksoi Presidenti Rugova, ishin konfirmim i Deklaratës për pavarësinë e Kosovës të 2 korrikut të vitit 199O, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në shtator të vitit 199O dhe të Referendumit për pavarësinë e Kosovës, shtator 1991.


    ....Me kujtohet ajo kohe,dhe kur kthej koken mbrapa,pyes veten:
    Ku do te ishte sot Kosova pa z.Rugoven?
    Dhashte Zoti e u befte Kosova e Pamvarun kete vit!
    Citim Postuar më parë nga deqanas

    Rrnoft Kosova e Pavarur,
    Rrnoft Vota e lire e Popullit,
    Rrnoft Presidenti i Kosoves!


    AMIN!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SELIA E KRYETARIT TË KOSOVËS: INSTITUCION QEVERISËS APO SHTAB I KRIMIT TË ORGANIZUAR ?


    Prapavija e errët e institucioneve të Kosovës


    Shkruan: Nijazi Kryeziu



    Pak fakte janë bërë publike nga bastisja e shpejtë, përqendruese dhe me shumë predispozita për të penguar përfundimisht goditjet e këqija nga sjelljet, aktivitetit dhe qëllimet e një suite – marionetë e stacionuar, mu në zyrën e kryetarit të Kosovës. Zyrës së kryetarit të Kosovës, vetë kryetari i Kosovës i thotë “presidencë”. Mirëpo, kontrollimi disaditësh i zyrës dhe lagjes “Velania” ku është e vendosur selia e kryetarit të Kosovës, ka rezultuar që është bërë nga njësi speciale të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, e këta të fundit tani i shohim rregullisht në dyer të selisë. Kontrolli ka nxjerrë sheshit shumë spekulime dhe flitet për gjetje të armëve, municion, para, por “spekuluesit seriozë thonë që ka të ngjarë që në zyrën e kryetarit të Kosovës, ose aty diku, të jetë gjetur edhe drogë”. Organet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje, gjë që ishte dashur të bëhej si gjithkund në botën e qeverisur mbi baza demokratike. Kur s’ka detaje, gjithmonë ka spekulime. Rreth misterit në Velani, një gjë tashmë është vërtetuar: se nëpër shkallët e selisë dhe kthinave perandorake të ndërtesës, përskaj xhipeve dhe në xhipet zyrtare të suitës së kryetarit, në konferenca shtypi, aeroporteve e gjetiu nuk shihen djelmosha në të zeza që shumë të krekosur, përbënin “gardën” e kryetarit tonë. Nuk shihen këta djelmosha që jo vetëm ishin shumë (flitet për 40, 60 e ndoshta edhe deri në 80 veta) mirëpo, ishin edhe arrogantë, të pakulturuar dhe mjaft të dyshimtë në kuptim të prejardhjes dhe biografisë për të qenë të denjë ta ruajnë me besnikëri një kryetar. Pak na intereson prejardhja dhe biografia e tyre, sepse ka qenë çështje e zyrtarëve për siguri të kryetarit kjo punë, por në anën tjetër nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: çka i duheshin kryetarit Rugova kaq shumë roje, dhe prej kujt ruhet kryetari Rugova kaq shumë?

    Suita - marionetë, nuk është bërë dje. Si një shtab i krimit duket të ketë qenë selia e kryetarit të Kosovës. Çka është synuar kështu…? Shefat e ndryshëm të sigurisë së kryetarit Rugova, kanë demonstruar duke mbledhur shumë djem me të zeza rreth lagjes Velania “aftësinë mbrojtëse”! Kanë demonstruar në publik rejtingun e tyre me pretekst se “kryetari Rugova është shumë i rrezikuar”! Gjithashtu, shefat e sigurisë së kryetarit Rugova kanë krijuar rrjetin e marrjes nën kontroll të selisë së kryetarit të Kosovës, dhe përdorimin e selisë dhe të figurës së kryetarit për nevoja të ndryshme – të gjithanshme. A e ka ditur pozicionin e tij dr. Rugova? Absolutisht. Ai ka qenë që prej fillimit, para lufte dhe pas lufte i vetëdijshëm se krijimi i një “garde” mbrojtëse që reflekton “siguri dhe pompozitet në sy të publikut dhe qytetarëve”, që kryen bile edhe punë të tjera, që ia ruan atij figurën dhe ia forcon vazhdimisht prestigjin pa zgjedhur mjete, është një diçka që e kanë përdorur perandorët, mbretërit, diktatorët etj. Kjo, i ka konvenuar vazhdimisht mentalitetit të tij ballkanik!

    Dy veprimet direkte, padyshim të montuara (sulmi i 12 marsit të vitit 2004, dhe sulmi i 15 marsit të vitit 2005), kanë specifikën e tyre, por këto “driblingje” të skenuara në mënyrë perfekte, më në fund e humbën shijen. Sado që nuk po flitet dhe nuk po tregohet se cila ishte shija e humbur, kryetari i Kosovës e ka përfunduar lojën. Policët zyrtarë që e ruajnë tash e tutje nuk janë autsajderat e lozhave të sigurisë, dhe skenarët e ndodhur nëse jo sot, një ditë do të bëhen publikë. Në sytë e qytetarëve dhe në sytë e prokurorëve e të gjykatave, misteri nga Velania nuk është fshirë. Dhe as nuk do të fshihet! Projekti që ka mundur të shpërthejë në mënyrën më të keqe, po të mos kishte qenë “dosja e PDK”-së, ka mundur të variojë sipas një parashikimi të zi: një ditë, dr. Rugova të mos i shpëtojë atentatit të vetëprojektuar. Pra, që imagjinimet e deritashme të shefave të sigurisë, të përfundojnë me një të vërtetë. Me apo, pa qëllim…

    Të gjithë do ta kishim të qartë se çfarë do të ndodhte! Së pari, “partia mëmë” dhe shefat e sigurisë së dr. Rugovës me ndihmën logjistike të “Botës sot”, me ndihmën e qarqeve politike dhe agjenturore jashtë Kosovës, por edhe me ndihmën e mercenarëve nga Serbia e Maqedonia, do ta akuzonin apriori PDK-në për atentat. Ashtu – kështu, për të dy improvizimet e atentateve të përmendura më lart, tashmë është thënë se ka gisht PDK. Atentati ndaj Rugovës do ta kishte synimin sa perfid në njërën anë, po kaq të qëllimshëm në anën tjetër: shkaktimin e destabilizimit anarkik të vendit. Ky skenar i errët, sipas të gjitha gjasave një ditë është dashur të bëhet i vërtetë (një nga rezervat e fundit të fundërrinave antikombëtare dhe proserbe për ta shpartalluar Kosovën). Synimi për t’u likuiduar dr. Rugova një ditë të afërt, do ta keqësonte gjendjen. Acarimi do të synohej për të nxitur luftë civile.

    Pse e supozojmë këtë fakt? Vrasjet e njëpasnjëshme për gjashtë vitet e fundit (pa iu kthyer kohës së luftës kur ishte tentuar me çdo kusht përçarja dhe konfrontimi i armatosur), vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt etj., kanë pasur qëllime të errëta për të shkaktuar përplasje kombëtare. Skenari që u bë në lidhje me dërgimin në Hagë të Ramush Haradinajt (kryesisht me ndihmën e LDK-së dhe të shërbëtorëve të saj në partitë e tjera, dhe në AAK), kishte për qëllim shkaktimin e kaosit, por ky kaos u projektua që të eskalojë në konflikt civil, me vrasjen e të vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Shërbimet agjenturore e provokuan edhe një tjetër gjë: goditjen e selive të partisë ORA, dhe të PSHDK-së. Tri sulme serike (tentim-atentati kundër kryetarit Rugova, vrasja e Enver Haradinajt dhe goditjet e selive të partisë ORA dhe të PSHDK-së), ishin të mjaftueshme për të kuptuar (shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut) se suita – marionetë e instaluar në Velani por e degëzuar në gjithë Kosovën, ishte gati të dilte nga kontrolli i plotë. Ramë Maraj që tashmë duket të ketë qenë shpirti i agjenturës së ish-UDB-së (e konvertuar në organizatën “Sigurimi i Atdheut”), në bashkëpunim me të rekrutuarit e tij në LDK dhe në parti të tjera, e kishte siguruar terrenin politik dhe institucional, dhe e kishte krejt të lehtë ta dridhte Kosovën, sa herë të kishte nevojë. Dekonspirimi i z. Maraj dhe kontrolli në Velani, janë dy ngjarje që assesi nuk duhet të marrin fund në gazeta, këtu ka punë policia dhe prokuroria. Këto dy ngjarje, aktet dhe faktografia, terreni, gjendja e djeshme dhe e sotshme po tregojnë se nuk flitet për pushtet demokratik në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të mbushura me agjentë të ish-UDB-së dhe me rekrutë të rinj, që ish-stafet e vjetra të këtyre kategorive agjenturore (të ish-Sigurimit Shtetëror Jugosllav, të ish-Sigurimit të Serbisë dhe të Sigurimit të Fshehtë ish-Jugosllavë e të Sigurimit të Fshehtë Serb të sotshëm), i kanë instaluar në pushtet nëpër gjithë Kosovën. Kosova është tip i qeverisjes gjysmë diktatoriale, me elemente të sistemit policor – ushtarak. Shumë institucione të Kosovës (Organet komunale, Organet qendrore, Kuvendi, Qeveria, policia e SHPK-së, ndërmarrjet e ndryshme publike, si PTK, pastaj bankat dhe bizneset e tjera private), janë të mbushura me agjentë të rekrutuar dhe të udhëhequr nga organizatat ilegale, si “Sigurimi i Atdheut”, por edhe nga qendra të tjera politike e parapolitike (kush do fakte, le të urdhërojë të hetojë pak më thellë institucionet e ndryshme të Kosovës dhe do t’i gjejë të dyshimtit). Kur është fjala për organizatën “Sigurimi i Atdheut”, një tip i tillë i organizatës edhe pse është dekonspiruar (sipas traditave së veprimtarisë së shërbimeve), ka shemrën e vet. Krejt nën hije dhe larg prej syve të opinionit e të qytetarëve. Skenarët e zinj antishqiptarë, por sidomos skenarët kundër Kosovës, nuk janë të mbaruar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Urime Presidentit dhe gjithe te mirat qofshin me te gjate gjithe jetes se tij,

    ndersa shkrimet e serbofileve dhe argateve te tyre mendoj nuk e kane vendin ne kete teme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Akoma paska shqipfoles te sllavizuar qe kundershojne z.Dr.İbrahi Rugoven....
    Rroft sa malet e Sharrit z.Rugova....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Don Kishoti Ibrahim dhe Sanço Pançot e tij - Shkruan : Xhevat Bislimi



    Don Kishoti Ibrahim dhe Sanço Pançot e tij

    Shkruan : Xhevat Bislimi


    Realiteti njerëzor, ashtu si ai i botës fizike, është i pamatë. Pjesë e pandarë e tij është edhe shoqëria dhe Kosova jonë ku jeton një njeri që quhet Ibrahim, por që sillet si Don Kishoti i Mançes. Me të, rreth tij dhe pas tij janë edhe disa Sanço Panço. Ky Ibrahimi hynë në radhën e atyre njerëzve që përpiqen të dalin, të jetojnë dhe të veprojnë jashtë realiteti njerëzor dhe fizik. Këta njerëz (si Ibrhimi) nuk mund të drejtohen në kohë dhe hapësirë. Se Ibrahimi është Don Kishoti i Kosovës u pa edhe në ditën e 24 majit, të cilën e «shpalli» dhe e «festoi» si «ditën e presidentit»! Kjo, sipas tij, qenka dita kur ky Ibrahimi qenka «zgjedhur» «president» i Kosovës në vitin 1992. Për Ibrahimin pak rëndësi ka fakti që Kosova atëherë ishte e pushtuar dhe «institucionet» (»qeveria» dhe «presidenti») që «zgjedhen» në rrethana pushtimi quhen INSTITUCIONE KUISLINGE. Në kohën kur në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, të pushtuara nga Serbia, ushtrohej dhunë dhe terror sistematik shtetëror, në kohën kur Serbia për shqiptarët kishte lënë vetëm dy rrugë : o të shpërnguleshin nga vendi i tyre, o të organizoheshin dhe të qëndronin e të luftonin për çlirimin e vendit të tyre, Don Kishoti Ibrahim dhe Sanço Pançot e tij u bënë pjesë e politikës së spastrimit të bardhë etnik të Kosovës. Edhe kur bijtë më të mirë të Kosovës dhe populli shqiptar i rrokën armët për liri Ibrahimi nuk pranonte ta këmbente nofkën e tij ekzistenciale (kryetar) me radhitjen përkrah popullit liridashës dhe flijues. Ai nuk mundi ta «shkel» këtë nofkë as atëherë kur Kosova përjetonte holokaustin serb dhe pothuaj se u zbraz.

    Te njeriu shqiptar, por edhe në botë, u fitua bindja se për Ibrahimin nofka «kryetar» ishte më e shtrenjtë se Kosova dhe se populli i saj. Sipas të gjitha gjasave, ata që e bënë «kryetar» (Serbia me miqtë e saj) dhe Sanço Pançot që kishin përfitime të majme nga ky «kryetar» nuk e lejonin më të kthehej mbrapa. Se ishte një «kryetar» kuisling e dëshmoi edhe me marrëveshjen që bëri me Milutinoviçin, pastaj takimi dhe zgërdhirja me kryekasapin e Ballkanit, me Milosheviçin, e të tjera. Të gjitha këto njeriu i mirë shqiptar u përpoq t’ia «falë», duke besuar me naivitet se nuk kishte si të vepronte ndryshe, se i bëri nga frika, se i bëri me dhunë, se e kapën rob, e të tjera arsyetime të kësaj natyre. Mirëpo, angazhimi, sjelljet dhe veprimet e tij pas luftës vërtetojnë se ky «kryetar» nuk është «në metro». Ai edhe pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare vazhdon t’u kundërvihet me një përkushtim shembullor aspiratave të popullit tonë. Ky Don Kishoti Ibrahim dhe Sanço Pançot e tij po i vazhdojnë përpjekjet kundër realitetit njerëzor dhe fizik në Kosovë. Njeriut të zakoshëm i krijohet përshtypja se ky njeri nuk ka kuptuar se Kosova nuk është më e pushtuar dhe sunduar nga Serbia. «Shpallja» e 24 majit si «ditë e presidentit», që lidhet me vitin dhe shekullin e shtypjes, dhunës, terrorit, gjenocidit dhe holokaustit serb në Kosovë dhe viset tjera shqiptare të pushtuara, është argumenti më i mirë për DONKISHOTIZMIN e Ibrahimit. Nëse nuk është donkishotizëm (kjo do të ishte e keqja më e vogël për Kosovën), atëherë ky njeri ka marrë angazhim jetësor për pengimin e proceseve çlirimtare dhe demokratike në Kosovë dhe më gjerë, kuptohet i përkrahur nga qarqe shoviniste serbe dhe nga qarqe të tjera antishqiptare. S’ka si të shpjegohen ndryshe përpjekjet e tij për ndryshimin e Himnit dhe të vetë Flamurit kombëtar, përpjekjet e tij (bashkë me kompaninë e tij) për zhvlerësimin e vlerës më të madhe çlirimtare, UÇK-së dhe të çdo vlere shqiptare, përpjekjet e tij për krijimin e një identiteti të ri (mohimin e identitetit shqiptar), përpjekjet e tij për krijimin e komunave politike dhe etnike serbe, përpjekjet e tij për bisedime pa kushte me Beogradin (pa pwrfillur vullnetin e popullit), e të tjera.

    Shpeshherë më ka rënë të dëgjoj të flasin njerëzit në ndeja e kafene se ky njeri, që quhet «kryetar», nuk është në vete. Këtë ata e shpjegojnë edhe me faktin se ai ndodhet i (vetë)izoluar, në burg shtëpiak tash 15 vite. Kjo është, sipas shumë njerëzve, edhe arsyeja pse ai nuk mund të flasë, të sillet dhe të veprojë konformë realitetit njerëzor dhe fizik në Kosovë dhe në rajon. Me të burgosë dikush, thonë njerëzit, është më e lehtë dhe pasojat e atij burgu janë shumëherë më të vogla se ato të vetëburgosjes. Shkëputja 15 vjeçare nga realiteti njerëzor mund të prodhojë efekte të njëjta psiqike dhe shpirtwrore me ato të një Don Kishoti. Nëse është kështu, Kosova të paktën ka fituar një Don Kishot, të cilit do t’ia kishte zili edhe vetë Don Kishoti i Mançes. Për këtë gjendje të «kryetarit» Don Kishot nuk janë hiç më pak përgjegjës edhe Sanço Pançot që e rrethojnë dhe shoqërojnë jashtë relitetit të sotëm njerëzor. Përgjegjës për gjendjen e Ibrahimit (për relitetin e pas luftës) janë edhe disa qarqe të «zgjedhura» ndërkombëtare dhe UNMIK-u. Këta përgjegjës që i përmenda do të duhej t’i krijonin mundësi dhe kushte këtij «kryetari» të kthehej në botën njerëzore, duke i krijuar liri dhe duke e vetëdijsuar për realitetin e ri njerëzor në Kosovën e pasluftës. Këmbëngulja e këtyre qarqeve «dashamirëse» të Kosovës për ta mbajtur në krye të Kosovës një Don Kishot si Ibrahimi është për çdo kritikë. Ne i kuptojmë këto qarqe dhe interesat e tyre për ta mbajtur Kosovën të lidhur pas qerres së kriminalizuar serbe, por edhe ato duhet ta kuptojnë realitetin e ri njerëzor në Kosovën e pas luftës. Ky realitet nuk mund të shpërbëhet më dhe të kthehet në realitetin kriminal serb. Kohë të perënduara për Kosovën dhe shqiptarët. Insistimi i mëtejmë do t’i shndërrojë edhe këto qarqe ndërkombëtare në Don Kishotër dhe bashkëudhëtar të Ibrahimit, por jo bashkëudhëtar të Kosovës dhe të popullit të saj. Kosova përfundimisht po ndahet nga Don Kishoti Ibrahim dhe nga të gjithë ata që nuk e njohin dhe pranojnë realitetin e ri njerëzor në vendin tonë. Përcaktimi i popullit të Kosovës dhe i mbarë kombit shqiptar për shtetin e Kosovës është kompromisi më i madh që po bëhet. Kush tenton ta ulë këtë pazar do të përballet me një krizë të pafund, që do ta çojë Ballkanin drejtë konflikteve dhe ndarjeve të reja e jo drejt paqesë, sigurisë dhe integrimeve rajonale dhe evropiane…
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    bukur ....

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfarë do të thotë "solemnisht" ?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    solemnisht.. solemn ..etj.. do te thote fest.. festueshem..
    Dicka qe kujtohet apo organizohet me respekt e qe i jepet rendesi e vecante..


    kjo eshte pak a shume kuptimi..

    ......

    me te gjitha fajet falen por krimi qe merr jet njerzish nuk falet.
    ne fund te fundit cdo gje merr kuptim kur ka vlere per jeten sepse vdekja eshte fundi.
    Ai qe merr jeten e dikujt ka dy rruge. te pranoj krimin ose jo.
    Kur i shkaktohet vdekja dikujt pa dashje dhe e pranon fajin vepron mekanizmi i faljes apo i zbutjes se denimit.
    Te pranosh krimin kur e ke kryer me dashje nuk eshte e lehte sepse dhe ne te falshin juridikisht nuk te fal kujtesa popullore ne shekuj dhe prandaj krimineli zakonisht nuk pranon krimin por ben te dytin per te mbuluar te parin e keshtu me radhe..
    Krimineli ska asnji alternativ pervec te bej krimet nji pas nji me shpresen se do te krijoje heshtjen apo alibine apo.. friken qe askush te mos ndihet..
    Ne keto ujra lundrojne disa shqipofoles.. dhe streha e tyre tashme dihet.. Eshte PS e Tiranes dhe PDk e Thaq Xhavitave..
    Ne Ps (PPSH) te tiranes ka kriminele qe i kan filluar krimet qe me 1942 e deri vone..
    Po ashtu dhe ne PDk .. ndonse me te vonshem ne veprimtari kriminale.

    Kjo kategori gjithmone do mashtroje ose do vrasi.. sepse kthim prapa nuk ka per kriminelin..

    Kjo eshte krye arsyeja e ekzistences se PDk dhe propogandes se saje.
    Aty ne ate strehe mes njeri tjetrit kriminelet ndihen me te sigurte..

    Gjithfar plehrash qe shkruajne ne median kriminale te PDK, PS-se dhe aleateve te saje.. kan te perbashket pjesmarrjen ne 1 ose dhjetra krime..

    Prandaj asnje parulle sa do mjeshterore e tyre nuk pi uj ne popull..

    Vota per LDK-ne vertetoi se edhe pse i terrorizuar Populli i Kosoves.. nuk ju nenshtrua Krimit.. dhe Krimineleve..

    rrofte dita e Presidentit..
    rrofte presidenti..
    rrofte kosova e lire dhe e pamvarur..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-05-2005 më 16:50

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari po perse ore dai nuk e ceke shtabin e krimit dhe kriminelve qe vrasin ne Kosoven e pas lufte "sigurimin e atedheut" te rame mares kshilltarit te brahim-dinarit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rroft Presidenti apo njeriu numer 1 ne Kosov Dr Ibrahim Rugova..

    p.s Llapi Shkrimet Serbo/Greke , ska pse hudhen ne kete tem..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    [QUOTE=Brari]solemnisht.. solemn ..etj.. do te thote fest.. festueshem..
    Dicka qe kujtohet apo organizohet me respekt e qe i jepet rendesi e vecante..


    kjo eshte pak a shume kuptimi..

    ......

    [/quote\

    Un në shqip nuk e kam hasur këtë fjalë ndonjëherë. Apo është parte e procesit di integracione ne evrope ?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo fjale.. solemne apo solemnisht.. pamvaresisht se eshte fjal e huaj..besoj me origjin nga gjuhet me baz latine.. eshte perdorur aq shume ne gazetari-tv radio-propoganden shqiptare te shqiperise sa ja kalon dhe fjales buke...uje ..ajer..per nga denduria ..apo frekuenca e perdorimit..

    Ne Kosove e perdorin por rralle dhe ne kte rast.. nuk e perdorin per efekte qe me u duk europian..

    por ti ndeshkus.. merru pak dhe me trungun e Pemes.. temes pra .. e jo vec me gjethet..

    edhe i her pra..

    Te mbrohet Presidenti i Kosoves (kushdo qoft ai..ne kete rast RUGOVA) sepse mbrojme nje nga guret e themelit ne ndertesen Pamvaresi qe perpiqemi ta bejm ..

    dhe tja heqim nga dora gurin qe don ta hedhe kunder Presidentit kushdo qofte.. ai shkip fols a bir shkine..

    Kur ta realizojm Pamvaresine.. athere nuk bajm keq sikur cdo dit ti ndrrojm presidentat.. e kryeministrat..
    Tash.. per tash.. kush cenon Presidentin ben punen e Arkanit..
    pik..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PUTHADORË E DJESHËM, LARGOHUNI NGA POLITIKA!



    Ata që ishin inkuadruar në strukturat e shteti jugosllav, që punuan në administratën e të ashtuquajturës "Krahinë Autonome të Kosovës", ata që bashkëpunuan me organizatat represive të Serbisë, me UDB-në e tmerrshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre të tanishme partiake, duhet të shkojnë, me ligj, rregullore apo diçka të tilla, sa më larg veprimtarisë politike. Dhe të përgjigjen para gjyqit për krimet të tyre, që nga Prishtina deri në Hagë.



    Mona Agrigoroaiei

    Në dëshirat e tyre të errëta për të mashtruar popullin, shumë personalitete shqipfolëse të "bekuara" nga Beogradi e Shkupi, tani po dalin në skenën politike me fytyra "të pafajshme".

    Edhe pse nuk kanë pushuar së vepruari kundër kursit të çlirimit përfundimtar të Kosovës dhe të trojeve tjera etnike të Shqipërisë (!)

    Dihet, në kohën e titizmit, kolaboracionistët shqipfolës ndejtën më shumë në Beograd, Romë e gjetiu se sa në Prishtinë, duke u kufizuar veç të kërkojnë ndërrime kushtetuese dhe jo të luftojnë haptazi kundër administratës serbe.

    Pasi aktiviteti i tyre doli kallp, ata ndërruan format dhe lëvizën nga qëndrat e punës, duke firmosur krijimin e konceptit të çoroditur brenda për "rezistencë paqësore", duke iu shërbyer kështu vetëm pushtuesëve dhe kolonizatorëve sllavë.

    Pra, për "rezistencë paqësore" kundër gjithë asaj dhune dhe represioni të qarqeve të Beogradit, që e praktikonte shfarosjen e mbarë popullit shqiptar të këtyre trevave !??

    Këto "idera" gjoja demokratike të përhapura kryesisht nga Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, dëshiruan të damllosin çdo aktivitet çlirimtar të vërtetë, sepse me bërjen e institucioneve të paefektshme "kosovare", armata dhe policia serbe pushtoi shumë vjet drejtëpërsedrejti Kosovën.

    Mëgjithatë, ajo u shkëput pjesërishëm nga sistemi kolonial serb vetëm me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) .

    Gjatë kohës së të cilës goja e shqipfolësve përshtynte mbarë vrerin dhe propagandën anti-UÇK…

    Dhe, në shtypin e kohës gjenden shumë deklarata të tilla dashakeqe kundër luftëtarëve të lirisë.

    Për shembull të Ibrahim Rugovës, i cili pohoi p.sh. se UÇK-ja është "organizatë terroriste", "dorë e zgjatur të Serbisë" etj. etj.

    Nuk do të hyjmë më shumë në detajet e ngjarjeve të atëhershme të njohura nga opinioni publik.

    Mëgjithatë, si një udhëpërshkrim midis së kaluarës dhe të sotmes dua të vë në pah pikërisht këtë tendencë e "presidentit kosovar", që me politikën e "bërë me këmbët", por në mënyrë shumë teatrore, synon ta krijojë vetes një mbulesë të tejdukshme se kinse realisht respekton dëshmorët e kombit.

    Jam tepër e revoltuar për shkak të kësaj, sepse dëshmorët, që u sakrifikuan për atdhe në kohën e luftës, apo ishin vrarë pastaj sepse luftuan me vetëmohim në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të konsiderohen "pronë" partiake apo të individëve të caktuar.

    E atyre që asnjë fije floku nuk iu mungoi në luftë as nuk bënë asgjë për luftë, të cilët nuk e përkrahën as konkretisht, as moralisht as materialisht, por e damkosën si mos më keq deklarativisht. Përkundrazi…

    Por jo, zotëri Rugova, sabotuesit dhe shpifësit e dikurshëm kurrë nuk janë e nuk do të jenë të konsideruar atdhetarë të vërtetë, nga populli i tyre, pavarësisht nga sa shumë "patronazhe" për përkujtimin e dëshmorëve mbajnë…

    ...Dhe, situata është më shumë e papranueshme kur kriminelët, ata që kanë kryer krime luftë kundër UÇK-së dhe komandantëve të saj, si për shembull kundër ish-komandantit në Drenicë, Abedin Rexhës "Sandokanit", sot janë badigardë të presidentit të "ndritur", Ibrahim Rugovës, bile edhe pas luftës, guxuan të çojnë dorë kundër njërit nga anëtarët e PDK-së, i dëshmuar kombëtarisht para dhe pas luftës çlirimtare në parlamentin "kukull"të unmikistanit, në kryeqytetin e Kosovës (!)

    Një gjë duhet të kemi qartë!

    Në tërë shtetet ish-socialiste, u bë një zakon me kalimin në "demokraci", që ata që dëshmohen se kanë bashkëpunuar me policinë e fshehtë apo me sigurimin e regjimit ishin larguar, për disa vjet bukur shumë prej tyre, nga jeta politike dhe publike të Gjermanisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë etj.

    Edhe në Kosovë ndihet tepër e nevojshme, por në një kapitull tjetër.

    Pra, ata që ishin inkuadruar në strukturat e shteti jugosllav, që punuan në administratën e të ashtuquajturës "Krahinë Autonome të Kosovës", ata që bashkëpunuan me organizatat represive të Serbisë, me UDB-në e tmerrshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre të tanishme partiake, duhet të shkojnë, me ligj, rregullore apo diçka të tilla, sa më larg veprimtarisë politike

    Dhe të përgjigjen para gjyqit për krimet të tyre, që nga Prishtina deri në Hagë.

    Apeloj tek organizatat joqeveritare të Kosovës, te mbarë shoqëria e shendoshë përparimtare, të fillojë të bëjë trysni sa më madhe për këtë.

    Sepse, vëtëm nëse bëhet "një pastrim" i tillë këtyre putadhorë të dikurshëm (por kurrë atdhetarët e sotëm), nëse me kohë,. nuk do të dëbohen nga administrata, nga "institucionet vendore" të Kosovës sërish do të kenë mundësi të vendosin me të drejtën e vendimmarrjes për çështjet që kanë të bëjnë me ardhmërinë e popullit shqiptar, këto troje e Shqipërisë Etnike.

    Kjo, do të ishte tragjike, sepse Kosova me vise do të zhytej thellë e më thellë në ujërat e turbullta të ndikimit, madje të ripushtimit të "demokratëve" beogradas… (!)

    Rumani, 11 Maj 2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk e ve nickun cetniko-isti..ti mor hu gardhi?

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Citim Postuar më parë nga NACIONALISTI007
    rnofte sa malet ibrahim uke rugova,para 40 vjeteve bertitshem rnofte sa malet marshall tita,njejten kohe rnofte sa malet enver hoxha, eh popull budall e sllavoturkoshqipe folesa kur doni me u shqiptarizu,ne dite sotit te demokracis e te kohes moderne lideret krahinor nuk kane vend,politikanet duhet me u ndru maksimum si ne SHBA 8 vjete p..dh te n...es,po sala nano e rugova jane lideret historik krahinor,se brahen kush se q...n ne rush pos gjysen e Kosoves,se nanosin se q...n kush ne rush pos ne jug,se nje ashtu sali magarin pos ne malet e veriut se se q...n kush ne rush e rnofshi sa malet budallet e kobit
    Me vend ke tani. Te lumte, pajtohna me kete plotesisht me ty
    Shendet

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PARADOKSI I IBRAHIM RUGOVËS



    Të këshillohesh për çështje të sigurisë me një njeri që jeton prej pasigurisë dhe krimit, është njësoj si të pyesësh ujkun se si duhet ruajtur kopeja e deleve



    Me shërbimet sekrete të këtij vendi Maraj ruan lidhje të fuqishme bashkëpunimi. Këto lidhje u konfirmuan kohë më parë edhe nga një ish-polic amerikan, i cili për disa vite kishte punuar në policinë ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, në sektorin e hetimeve mbi krimin e organizuar. Ky njeri qëndron pranë Ibrahim Rugovës dhe e këshillon atë për çështje të sigurisë. Çfarë paradoksi i llojit të vet. Çfarë tragjikomedie e luajtur nga Ibrahim Rugova. Kryetari i Kosovës këshillohet për çështje të sigurisë me një njeri që është ngritur në pozitë përmes përdorimit të instrumenteve të krimit dhe prej të cilit jeton



    Shkruan : Defrim Rifaj



    Ekziston një rregull e pashkruar që thotë se kriminelët i duan më së shumti dy gjëra: ligji të jetë i dobët dhe joveprues dhe publiku të mos flasë për ta. Që t’i arrijnë këto dëshira të inkriminuarit bëjnë përpjekje të influencojnë në institucionet e pushtetit dhe në masmediat e ndryshme, të cilat e informojnë dhe e formojnë opinionin publik. Diçka e tillë duket se sot është duke ndodhur në Kosovë. Krimi i organizuar politik dhe ekonomik ka hedhur rrënjë në institucionet e Kosovës, në qeverinë e tanishme dhe në presidencën e Kosovës, derisa në anën tjetër bëhet përpjekje që e tërë kjo të heshtet, të mos flitet, ngase është e qartë se një publik i painformuar lehtë mund të manipulohet me gënjeshtra dhe demagogji. Kreu i LDK-së e ka zgjedhur këtë si strategjinë e tij të ekzistencës politike. Dekori i tij është plot demagogji, ndërsa brendia mbushet nga veprimtaritë kriminale të cilat tanimë kanë emblemën e “Sigurimit të Atdheut”, e ngjashme me atë të Ibrahim Rugovës. Rugova gjithmonë i ka ikur ballafaqimit, debatit, polemikës. Kështu është duke vepruar edhe këshilltari i tij për siguri, Ramë Maraj, aferat korruptuese dhe kriminale të të cilit tanimë kanë dalë në dritë. Faktet e publikuara në pothuajse të gjitha mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare japin panoramën e një personi enigmatik që karrierën e ka të ndërtuar mbi veprimtari kriminale dhe eliminime të të gjithë atyre që perceptoheshin si pengesa në rrugën e tij drejt majës së piramidës së krimit, selia e së cilës është në Velani, në shtëpinë e Ibrahim Rugovës. Ramë Maraj një student i dështuar në margjina të politikës dhe jetës ekonomike, sot është njeri shumë i pasur. Zotërimet e shumta pronësore të tij nuk kufizohen vetëm në Kosovë. Ai ka tapi pronësie edhe në vendin e fqinjit verior të Kosovës, pra në Serbi. Me shërbimet sekrete të këtij vendi Maraj ruan lidhje të fuqishme bashkëpunimi. Këto lidhje u konfirmuan kohë më parë edhe nga një ish-polic amerikan, i cili për disa vite kishte punuar në policinë ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, në sektorin e hetimeve mbi krimin e organizuar. Ky njeri qëndron pranë Ibrahim Rugovës dhe e këshillon atë për çështje të sigurisë. Çfarë paradoksi i llojit të vet. Çfarë tragjikomedie e luajtur nga Ibrahim Rugova. Kryetari i Kosovës këshillohet për çështje të sigurisë me një njeri që është ngritur në pozitë përmes përdorimit të instrumenteve të krimit dhe prej të cilit jeton. Në historinë e politikës mësohet se vetëm diktatorët mësojnë dhe këshillohen nga të inkriminuarit, sepse vetë diktatorët janë njerëz të inkriminuar e të pëlqyer në lloj-lloj krimesh. Se Ibrahim Rugova nuk është imun ndaj këtyre gjërave, tanimë ka dalë në dritë. Në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes u gjetën aq shumë gjëra inkriminuese sa të ketë punë edhe për FBI-në amerikane, duke filluar nga armët e paligjshme deri tek paratë e pista, të cilat duke ardhur prej krimit dhe duke qenë në shërbim të krimit mbaheshin jashtë sistemit të kontrolluar financiar. Burimet e policisë tregojnë se përveç parave të dyshimta, në shtëpinë e Ibrahim Rugovës janë gjetur edhe numra të xhirollogarive bankare, në të cilat bëhen qarkullimet dhe transaksionet kriminale financiare. Bosi i tërë këtyre padyshim është kapobanda e “Sigurimit të Atdheut”, e cila kombinon krimin politik dhe ekonomik për t'i ofruar shërbime kreut të LDK-së dhe vetë asaj. Tërë këto tregojnë fytyrën e vërtetë të Ibrahim Rugovës, i cili gojën e ka vazhdimisht plot demokraci, ndërsa veprimet të denja për t'u futur në antologjitë e diktaturave. Në fakt, kështu sillen edhe vetë diktatorët: për ta demokracia është vetëm demagogji, ndërsa politika një art ku krimi e poshtërsitë kanë një pjesë të rëndësishme. Të gjithë individët që kishin dinjitet dhe integritet moral e njerëzor, e që ishin në rrethin e Rugovës, sot nuk janë më. Shkrimtari Xhemajl Mustafa u eliminua nga njerëzit që kanë lidhje me Ramë Marajn dhe “Sigurimin e Atdheut”. Fehmi Agani u ekzekutua nga policia serbe, derisa nën masa të rrepta sigurie nga po kjo polici Ibrahim Rugova udhëtonte drejt Beogradit, për të kërkuar në prani të Milosheviqit dhe tërë botës ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe. Por këta nuk janë të vetmit. Ibrahim Rugova sot jeton brenda një piramide të krimit politik dhe ekonomik, me të cilën qeveris me dorën e hekurt këshilltari i tij për siguri, Ramë Maraj. I tillë është paradoksi i Ibrahim Rugovës: të këshillohesh për çështje të sigurisë me një njeri që jeton prej pasigurisë dhe krimit, është njësoj si të pyesësh ujkun se si duhet ruajtur kopeja e deleve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Tema eshte per Presidentin e Kosoves dhe festimin e dites se Tij, ndersa disa kastraveca serbofila nuk di pse jan ka e ngatrrojne forumin e nuk shkojne me u fut ne forumet e tyre te dashtuna serbe, edhe pse eshte fat qe ne kete Forum nuk ka shume kesi lloj kastravecash serbofil 3-4 veta, apo ndoshta edhe me pak por hyn me disa pseudonime se ashtu jane te paguar por keta mjerane duhet injoruar e mos me u mar me ta.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ngritet pluhun mbrapa njerezve te medhenje!

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •