Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mema e Zotit tim ( Shen. Llukai 1:43), nga Kryeepiskop Averki

    "Edhe ai se njohu derisa ajo lindi te parelindurin e saj edhe e quajti me emrin Jisu" (Shen. Matheu 1:25)

    "Nga me erdh kjo, qe Mema e Zotit tim te vije tek une? (Shen. Llukai 1:43) Keshtu thirri Elisaveta e drejte plot gezim, kur e Tereshenjta Virgjeresha Mari vajti tek ajo, sikur tek nje e afert, qe te ndante me te gezimin e Ungjillezimit.

    Kisha orthodokse, duke ndjekur mesimet e vjetra shekullore qe vijne prej diteve te para te krishterimit, e therret me keto tituj te Tereshenjten Virgjereshen Mari si "Mema e Zotit" apo "Hyjlidesja [Theoktokos]", edhe e nderon ate ne nje menure te shenjte, pasi edhe ajo vete duke profitizuar shpalli : "Edhe ja te gjithe brezat do te me lumurojne" (Shen. Llukai 1:48), duke e quajtur ate Gjithnje e Virgjera, qe me fjale te tjera e ruajti gjithnje virgjerine e saj.

    A ka ndonje ndonje vend ne Shkrimet e Shenjta per Virgjinitetin e perjetshem te te Tereshenjtes Mari?

    Kur Kryeengjelli Gavriil i shpalli Lajmin e Mire te mbarsjes se saj me nje Bir, I Cili "do te quhet Bir i te Lartit", e mahnitur ajo iu pergjigj: "E si do te jete kjo, kur une nuk njoh burre?" (Shen. Llukai 1:31-34).

    Nje pergjigje e tille, plot habi per shpalljen e Engjellit do te kish qene e pakuptimte nqs ajo nuk do te kish bere betimin ndaj Perendise per Virgjeri te perhershme. Engjelli e qetesoi, duke i shpjeguar se betimi i saj nuk do te thyhej, pasi ajo do te lindete nje bir ne menyre supernatyrore, pa pjesmarrjen e nje burri, me ane te zbritjes se Frymes se Shenjte.

    "Fryma e Shenjte do te zbrese mbi ty, edhe Fuqia e te Lartit do te rrethoje: prandaj edhe ai qe do te linde do te quhet Bir i Perendise," i tha ai asaj (Shen. Llukai 1:35).

    Keto fjale te Shkrimit te Shenjte ne vetvete japin shpjegimin e mesimit te mocem edhe bindjes se Kishes se krishtere qe e Tereshenjta Virgjersha Mari dha fjalen Perendise se nuk do te hyje ne martese, e se do te ruaje shenjterisht virgjinitetin e saj. Prandaj edhe Kisha e nderon si "dy here mrekullisht e Virgjer": virgjereshe para lindjes, gjate lindjes edhe e virgjer pas lindjes.

    Por kush ishte Josifi, i cili disa here ne Ungjijte quhet " ishoqi i saj" (Shen. Matheu 1:19)? A nuk ishte i shoqi me te vertete?

    Ne Ungjijte nuk thuhet asnjehere se e Tereshenjta Mari iu dha me martese Josifit, por eshte thene se ajo iu "besua" (fe-jua) atij (Shen. Llukai 1:27, 2:5). Sic edhe kuptohet se per nje virgjereshe te re qe ka bere betimin e virgjerise edhe te jetoje krejtesisht vetem pa mbrojtes eshte tejet e veshtire edhe e rrezikshme. Prandaj edhe formalisht, sipas ligjit ajo konsiderohej si e shoqja e Josifit, edhe kjo gje e mbronte ate kunder cdo perpjekje kunder pastertise edhe virgjerise se saj. Fejimi, ne ate kohe si edhe me vone, mbahej njelloj si martese, edhe pse nuk ishte plotesisht nje martese edhe nuk i jepej e drejta e burrit qe si i fejuar te sillet krejtesisht si i shoqi (Shen. Llukai 1:27).

    Nqs Josifi i fejuar do te kish qene me te vertete i shoqi i saj edhe jo thjesht 'i fejuari' i saj, perse do te kish shfaqur kaq habi ndaj Kryeengjellit si reagim ndaj shpalljes se tij per lindjen e saj ndaj nje biri, edhe perse do te pyeste :" e si do te jete kjo, kur une nuk njoh burre" (Shen. Llukai 1:34)? Nje kundershtim i tille nga ana e saj do te ish ndryshe krejtesisht i pakuptueshem edhe pa arsye.

    Ne Shkrimet e Shenjta nuk jepet mosha e e Josifit te fejuar, por do te kish qene krejtesisht e habitshme qe te mendohej prifti i Tempullit te Jerusalemit, ku e tereshenjta Virgjeresha Mari u rrit, do ta kish fejuar ate me qellim qe ta ruante virgjinitetine saj, me nje te ri te pamartuar, sikunder eshte edhe tendenca ta paraqesin sipas qellimeve te tyre shume protestante edhe sektarista, ne kundershtim me traditen, e cila vjen prej thelle ne lashtesi, se Josifi ish nje i veje ne moshe, edhe se kish nderkohe nga martesa e tij e pare femije te rritur, te cilet ne syte e atyre perreth, natyrisht, konsideroheshin si "femijet e Josifit" (Shen. Llukai 4:22; Shen. Matheu 13:55-56).

    Meqe Ungjilli i Shen Matheut thote persa i perket Josifit edhe te Tereshenjtes Virgjeres Mari: "Edhe ai nuk e njohu derisa ajo lindi te parelindurin e saj, edhe ai e quajti Jisu" (Shen. Matheu 1:25), nuk do te thote se me pas ai "e njohu ate" edhe se jetoi me te si me gruan e tij.

    Krejtesisht i sakte eshte komenti i Shen. Joan Gojartit, qe nje i drejte si Josifi (edhe qe ish i drejte kjo eshte e qarte nga Shen. Matheu 1:19), nuk mund te kete vendosur te njohe nje virgjereshe, pasi kjo ne nje menyre kaq mrekulliberese - me ane te zbritjese se Frymes se Shenjte - te behej Mema e Birit te vete Perendise. Edhe po i njejti Gojarte citon nje sere vebdesh nga Shkrimi i Shenjte, ku kjo fjala "deri", qe eshte perkthimi i fjales greke "heos", ka kuptim krejtesisht te kundert me kuptimin e dhene asaj nga protestantet edhe sektarianet.
    (**Shenim nga Klod-- Shen. Joan Krysostomos (Gojarti ne shqip), ka jetuar ne shekullin e IV, edhe ka qene Patrik i Kostandonopojes, nje nga Eterit me te ndritur ortodokse).

    "kjo fjale - thote ai - nuk vendos limite, pas te cilave veprimi nuk vazhdon me, edhe nuk nenkupton ndonje kohe te kryer." Keshtu ne theniet e librit te Gjenezes mbi permbytjen e madhe, thuhet "edhe pellumbi nuk u kthye ne Varke derisa (heos) uji nuk ish terhequr prej toke" (Zan 8:6), por nuk u terhoq edhe pas kesaj. Skunder edhe persa i perket Zotit, Shkrimi thote:"se prej perjetesise je" (Ps 89:2), por kjo nuk jep limite kohore. Sikunder lexojme ne Ps109 "i tha Zoti Zotit tim:ulu ne te djathten time derisa ti vendos armiqte e tu ne nenkembjen tende".

    Ne paravoline e borxhmarresit te pameshirshem thuhet, "Edhe i zoti u zemerua edhe e dorezoi tek mundonjesit derisa (heos) ai te paguaje gjithshka qe i detyrohej atij" (Shen. Matheu 18:34) dmth pergjithnje, pasi si do te mund te paguante borxhin e tij kur ai ish ne duart e mundonjesve? Fjala "heos" eshte perdorur ne ndarjen e Zotit nga dishepujt: "Edhe ja, Une Jam me ju gjithnje, deri (heos) ne fund te kohrave" (Shen. Matheu 28:29), por kjo nuk do te thote, sikunder i bekuari Theofilakti e veren me te drejte, se pas fundit te kohrave, Krishti nuk do te jete me me ne. Jo! Eshte pikerisht atehere qe Ai do te jete me teper me ne.

    Vijon....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Qe Ungjillori Mathe pohon se e Tereshenjta virgjeresha Mari "lindi te parelindurin e saj" 9Shen. Matheu 1:25), nuk do te thote ne asnje menyre se pas Jisuit, ajo pati femije te tjere. " I parelindur" eshte nje emer qe perdoret ketu, jo sepse ai ishte i pari, por per me teper, i vetemlinduri i saj. Ne Testamentin e Vjeter, sic e dime, Perendia urdheroi ti kushtoheshin "cdo mashkull i pare", duke mos bere perjshtim cfaredoqofte nese do te kish apo jo femije me pas. (Eks 13:2; Num 3:13)

    Sa shpejt bien te gjitha keto pretendime te bera nga protestante edhe sektariane, kur ata me kaq kokefortesi te dhunshme mohojne Mesimin e mocem te Kishes se Krishtere persa i perket Hyjlindeses se Gjithevirgjer! Ata as qe mundohen ta vrasin mendjen, se perse Zoti Jisu Krisht do ta besonte Memen e Tij tek Apostolli i Tij Joan, gjate kryqezimit, nqs ajo do te kish patur disa bij e bija? A nuk do ta kish marre ndonje prej tyre per tu kujdesur per te?

    C'te jete pra arsyeja per nje perbuzje kaq te papritur edhe kokeforte nga ana e protestanteve edhe sektarianeve ne lidhje me mesimet e moceme te Kishes se krishtere ne lidhje me te Gjtihevirgjeren Meme te Perendise?

    Arsyeja qe del eshte fare e thjeshte: eshte perbuzja qe ata ne pergjithesi kane per perpjekjen asketike te virgjerise!

    Themeluesi edhe frymezuesi i protestantizmit, vete Martin Luter-i, nje murg romano-katolik, i cili kish bere betimin e virgjerise edhe duke mos ndjere veten si te afte per ta permbushur ate betim, u pengua e ra duke u martuar me nje murgeshe. Edhe qe te justifikonte veten, filloi me mesime te rreme se per shpetimin nuk nevojiten perpjkje asketike fare, por vetem besa ne Krishtin do te mjaftonte ne vetvete.

    Megjithate, kjo eshte ne kundershtim te drejtperdrejte me Shkrimet e Shenjta, per te cilat protestantet i mbajne si autoriteti i tyre i vetem, megjtihese mbajne nje liri te plote per interpretimin e tyre. Eshte e mjaftueshme te permendet vetem nje thenie e Apostollit Jakov, Vella i Zotit, i cili ne letren e tij katolike pohon, se besa vetem nuk mund ta shpetoje nje njeri, pasi "edhe djajte besojne edhe dridhen" (Shen. Jakovi 2:19), edhe keshtu "sikunder trupi pa fryme eshte i vdekur, po keshtu besa pa punera eshte e vdekur po ashtu" (Shen. Jakovi 2:26).

    Persa i perket vendimit per virgjeri, kjo eshte mesuar nga vete Zoti Krisht, pervec Virgjereshes, ne biseden e Tij me dishepujt ne lidhje me martesen edhe virgjerine (Shen. Matheu 19:3-12).

    Kur Zoti foli se martesa nuk mund te zhbehej vec ne rast imoraliteti, Apostojt u turbulluan edhe thane, "atehere nese eshte keshtu me burrin edhe gruan e tij, eshte me mire te mos martohen" (Shen. Matheu 19:10). Duke korigjuar nje pohim mendjelehte te dishpujve, Zoti konfirmoi se ne fakt "eshte me mire te mos martohen", por ne te njejten kohe pohoi se ruajtja e pastertise eshte nje perpjekje asketike qe jo te gjithe emund ta mbajne. "Jo te gjithe e mbajne kete thenie, vec atyreve qe u eshte dhene" (Shen. Matheu 19:11), edhe keshtu Ai themeloi virgjerine ne te njejtin lartesi morale si grada me e larte e gjendjes shpirterore. Edhe me tutje Ai e krahason perpjekjen asketike per virgjeri me eunuket te bere keshtu me vullnet te lire; fjale te cilat sigurisht nuk duhen marre literalisht ne menyre fizike, "edhe ka eunuke, qe u bene te tille per pune te Mbreterise se qiejve" (Shen. Matheu 19:12).

    Qe te vetebehesh eunuk per hir te mbreterise se qiejve do te thote qe te presh cdo deshire mishtore, ta vrasesh deshirimin e mishit edhe te vendosesh te cosh nje jete te pamartuar e te virgjer, per hir te sherbeses se plote ndaj Zotit edhe pritjes se Mbreterise se Qiejve. "Ai qe e pranon, le ta pranoje" (Shen. Matheu 19:12). Kjo do te thote se askush nuk eshte detyruar ne kete perpjekje asketike per virgjeri, por ai qe e ndien se duhet te beje keshtu me ndihmen e Perendise.

    Ky pra eshte nje mesim i qarte edhe i pamohueshem prej Zotit vete per perpjekjen asketike te virgjerise, qe eshte kaq e madhe edhe e kenaqshme para Perendise. Pere kete arsye, shume burra e gra te krishtere e nderuan ndricimin e kesaj perpjekje asketike edhe e zgjodhen per veten e tyre, edhe gjate gjithe historise se Kishes ata jane lavderuar per shenjterine e jeteve te tyre. Vetem ne shekullin e 16-te qe protestantet, ne personin e Martin Luterit, u ngrejten kundra mesimit te krishtere edhe ne perbuzjen e tyre per te, nuk ndaluan edhe se blasfemuari kundrejt te Gjithevirgjeres Meme te Perendise, duke mohuar virgjerine e saj edhe ne menyre sakrilegjore e pohuan te ish thjesht si cdo grua e zakonshme, si te gjitha ato qe lindin femije prej burrave te tyre, edhe ata nuk e himnojne duke kundershtuar profecine ne lidhje me te "edheja te gjithe brezat do me lumerojne" (Shen. Llukai 1:48).

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Per kete arsye nuk eshte per tu habitur, madje eshte edhe nje konkluzion logjik, se ekstremi me i skajshem protestant arriti ne mohim te lindjes se mrekullueshme te Birit te Perendise prej saj, si nje, virgjereshe e paster edhe e pacenuar, edhe perpiqen tashme te tregojne se ne profecine e madhe te Isaise mbi lindjen e Emanuelit prej nje virgjereshe, nuk u dashka lexuar 'virgjereshe', por 'vashez e re' (Isaia 7:14). Keshtu hap pas hapi, ata i bejne vend propagandes se ateisteve, qe nuk perceptojne asgje qe ka te beje me shenjterine.

    Zeri i Kishes Ekumenike te Krishtit u shpreh unanimisht kundrejt tyre edhe simpatizanteve te tyre me nje deklarim:

    "Te gjitheve qe guxojne te thone se e Gjithe Virgjera Mari nuk ishte para, gjate edhe pas lindje e Virgjer - - anathema!

    Edhe ne e lavderojme ate me levdim engjellor, Gezohu o Hireplote, Zoti eshte me Ty! (Shen. Llukai 1:28).

    Edhe per secilin nga ne te krishteret, ajo eshte Mema e Zotit tim" (Shen. Llukai 1:43)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Mendon se cfare po flet?

    C'eshte ai protestant qe dyshon ne VIRGJRINE e MARIES? Ti nuk e ke idene fare se cfare do te thote Virgjeri dhe cfare deshmon ajo tek Maria. Kush thote Vasheze dhe Virgjeri ....
    Virgjeria e MAries , nuk eshte thjesht per te kuptuar nese Maria kishte mardheneia me Jozefin apo jo. Nese je kaq i verber dhe e shikon Virgjerine e MAries thjesht ne aspektin Njerezor , je me i mjeri i te mjereve. Virgjeria e MAries eshte fakti vendimater qe verteton se, Jezusi lindi prej Frymes , dhe jo prej mardhenies njerezore. Qe nje e VIRGJER te mbetet me Bare , mundesia eshte ZERO, prandaj Barra e Maries ishte qindperqind prej Frymes se Perndise. Lexoje Luka :1:31: ne origjinalin grek thuhet : "Do te MBARSESH ne Bark" , pra kemi nje mbarsje jo nepermejt menyres njerezore, sepse MAria ishte e VIRGJER. Kush mohon VIRGJERINE a MAries , mohon fuqine e Frymes se Perendise , nepermjet se ciles ajo u mbars. Deshmija e Isaise eshte nje fakt dhe deshmi e Zotit te parathene nga Goja e preofetit, e cila me pas u be realitet.
    Ju kini nje kulture dhe edukate teper te kufizuar ne njohjen e REligjioneve. ju nuk kini te qarte se kush jane Protestantet, dhe se si ndahen ata. Ju ne protestantet futni edhe Mormonet, edhe deshmitaret e Jehovajt edhe .. edhe... edhe...Te mungon edukata per kete gje. si orthodhoks i palexuar qe je.
    Eshte shume e vertet qe nje sere sektesh linden si rezultat i momentit kur Martin luteri protestoi ndaj Papes,, por jo te gjitha ecen simbas fjales dhe vullnetit te Zotit Perendi.
    Nese deshiron, do te te mesoj dicka mbi besimet mashturese te krishtere, te cilat ti i permbledh ne nje fjale: PROTESTANTE.
    Une per vete nuk jam nje protestant , sepse nuk kam pretestuar ndaj askujt, por jam nje Evangjelist .
    zoteri, para se te flasesh eshte mire qe te kesh edukaten dhe njeohirine e duhur per te diskutuar.
    Deshmuesi i Krishtit.

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Hajde hajde, ca u boka knej. Ktu qeka qef, jo ke ata qe merren me politiken.
    Ej o djema keni nigju per ato skandalet e fundit te kishes katolike ne USA?
    Desha te di c'mendoni per to, dhe sa e kane demtuar besimin e njerezve ke rrobja, jo ke zoti, megjithese per zotin, qe te lejoje te ndodhe dicka e tille me femijet, sikur pa shije me duket.

    P.S. Nuk eshte provokim, thjesht po pyes se dua te di nga njerez qwe besojne per mendimin e tyre mbi keto skandale, se ktu ku jam un vetem Mormona ka dhe me ata nuk flitet se mua sme afrohen se vij era cigare e alkool.
    Faleminderit, Alvi!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues!!!!!!!!

    Me duket se ju kam thene ty edhe te """"krishterit"""" se nuk ju kam ftuar ne debat!

    Por megjithate meqe ke katranosur perseri trute e tua me detyron te them, jo per ty:

    1) Shkrimi nuk eshte bere nga Klodi i palexuar (pra ne fakt nese une jam i lexuar, ti si gjithnje nuk je vecse nje plakaruq mashtrues). Shkrimi eshte bere nga nje teolog i lexuar e autoritet kishtar.

    2) Si pasoje ndoshta e sklerozes heretike qe te ka bykosur trute nga mosha e herezia duhet te dish se nuk ka vetem nje gomarr buzebardh protestant, por jane literalisht 20-mije llojesh protestantesh, edhe shkrimi prek edhe ata protestante qe mohojne virgjerine e Maries, edhe qe ti nuk ke as njohurine e ekzistences se tyre. Se treti, a nuk ishtit ju protestantet e forumit, dmth ungjilloret (jo ush, po gamorr) qe keni thene se Bibla flat per vellezerit e motrat e Krishtit, duke nenkuptuar se ajo pati te tjere femije pas Krishtit? Po, keni thene! Prandaj, nese per arsye skleroze harron, mos ofendo tjeter kend por veten!

    Lexo mire shkrimin PROTESTANT!!!!!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    O klodo..

    Kam vene re se , njereiu qe eshte i pazoti ne nje drejtim te caktuar , gjithmone perpiqet qe te kompesoje dificitin e tij me ane te nje nje "mjeti". Psh. dikush per te kompesuar"burrerine" e tij mban Msutaqe. Dikush tjeter per te kompesuar mungesen e zgjuarsise se tij, tregon Muskujt. dhe nje si ty per te kompesuar diturin dhe njohurine biblike , tregon ofendimin dhe karakterin tend te dobet, te cilat plotesojne dhe japin nje imazh te njeriut te mjere.
    NEse lexon shkrimet e tua , rreth 40% jane fyerje dhe ofendime, qe ti ju drejton bashkebiseduesve. Ky opinjon eshte jo vetem nga une por prej te gjith shqiptareve qe diskutojne ne kete faqe te krishtere. Une nuk te gjykoj per ate qe ti beson dhe ndjek, por si i krishtere qe jam , do te nderhyj ne cdo moment qe ti dhe kushdo tjeter qofte , do te shtremberoje Fjalen e Perndise. Per te folur fjalen e Perendise , nuk mar leje prej njeriut. Po keshtu i mirpres edhe korigjimet e te tjereve, gjithmone kur ato vijne prej Bibles se Perndise. Se sa i krishtere jam une , lexo shkrimet e mija , dhe nese ke dicka kundra tyre, ofro diskutimin tend , por te mbeshtetur prej fjales se Perendise dhe jo prej njeriut.
    Si vogel dhe i paritur qe je, dhe si shqipfoles po te durojme. Sa per ofendimet e tua nuk dua tja di, sepse e njoh buimin tuaj se prej nga ato vijne. Ju vertetoni plotesisht se cfare do te thote te ecesh ne TRADITE , jashte mesimt Biblik. E megjithse eshte jasht deshires time , por ju jeni nje "PERSONAZH" i te gjitha shkrimeve te mija , te cilat kane te bejen me TRADITEN, ku lexuesi mund te gjeje te zberthyer se cdo te thote :Te ecesh ne TRADITE dhe te mos njohesh Fjalen dhe biblen e Perendise.
    Deshmuesi i KRishtit..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405
    Kam nje paqartesi ne lidhje me Marien , nene e Jezusit. Shpesh here digjoj qe besimtaret katolike dhe orthodhokse kryesisht, i luten Maries. Por gjeja qe me shqeteson eshte se ne disa raste ata e Barazojne ate me Jezusin. Shqeteismi im eshte: cili eshte shpjegimi juaj ne lidhje me kete fakt, dhe ku bazohet mesimi i doktrines tuaj , ne bibel apo diku tjeter?
    Me dashuri ne Krisht Deshmuesi

    Sigurisht se gjatė historisė sė krishtėrimit ėshtė folė shumė pėr Nėnėn e Jezu Krishti. Tė gjitha ato qė thuhen pėr tė kanė njė veēanėsi sidomos kur e pėrshkruajnė atė si person i zgjedhur i Zotit. Ē'farė mund tė themi pėr tė?

    Tė krishterėt nuk thonė se Maria ėshtė gruaja e Zotit. Ata e shohin si njė grua njerėzore tė shenjtė dhe tė virgjėr. Pėrsa i pėrket si nėnė e Krishtit, ne e marrim si tė ishte nėna jonė. Ne besojmė se nėpėrmjet njė hiri tė veēantė tė Zotit, s’ra kurrė nė mėkat. Shumė tė krishterė, sidomos ata me traditė ortodokse dhe katolike, shkojnė nė shenjtore (nė Efez, nė Nazaret, nė Palestinė) dhe i mbajnė si tė vetat figurat nėpėr kisha, jo pėr t’i adhuruar (tė krishterėt adhurojnė vetėm Zotin) por pėr t’i nderuar. Tė krishterėt i luten Marisė (Zonjės Mari), qė tė ndėrmjetėsojė tek Zoti pėr ata.
    Jezusi u zu nė kraharor tė saj me fuqinė e Zotit, e nė tė njėjtėn kohė, tė krishterėt besojnė se lajmi i amshueshėm i Zotit “u bė mish nė tė”. Ky ėshtė themeli i titullit “Theotokos” (Nėna e Zotit), qė shumė tė krishterė e pėrdorin pėr tė nderuar Marinė. Tė gjithė tė krishterėt e dijnė, se Zoti s’ka ndonjė nėnė, dhe se ai s’ka lindur kurrė fizikisht ndonjė bir.

    Ku flasin tė krishterėt ndėrmjet veti, psh. njė ungjillor me njė katolik apo ortodoks mbi Zonjėn Mari, atėherė gjėrat bėhen edhe mė tė ndjeshme, duke pas para sysh edhe historinė qė i ka "komplikuar" disa gjėra. Po tė ishim mė tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė ndoshta do tė kuptonim mė shumė.

    Dėshmuesi, pėr tė qenė sa mė i qartė nė qėndrimin e Kishės Katolike ndaj Virgjėrės sė Lume Mari, po e sjell mė posht njė tekst nga dokumenti i Koncilit II-tė tė Vatikanit qė flet pėr Nderimin e saj nė Kishė.
    Shpresoj qė sado pak do tė jesh i kėnaqur me pėrgjigjen.

    Zoti me ty!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 06-09-2002 mė 18:59
    IHS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kisha Katolike pėr Zonjėn Mari Virgjėr

    NGA DOKUMENTET E KONCILIT II TĖ VATIKANIT

    KUSHTETUTA DOGMATIKE MBI KISHĖN «DRITA E POPUJVE» - LUMEN GENTIUM (21 NĖNTOR 1964)


    KREU VIII
    E LUMJA ZONJA MARI VIRGJĖR NĖNA E HYJIT NĖ FSHEHTĖSINĖ E KRISHTIT DHE TĖ KISHĖS

    I. Hyrja

    52. Hyji tejet i mirė dhe i urtė, pasi qė deshi tė shpėrblente botėn, «kur erdhi koha e caktuar, Hyji e dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje... qė ne ta fitonim bijėsinė...» (Gal 4,4-5). «Ai qė pėr ne njerėzit dhe pėr shėlbimin tonė zbriti prej qiellit dhe u mishėrua pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt prej Virgjėrės Mari» (Credo nė meshėn romake: Symbolum Constantinopolitanum). Ky mister hyjnor na u zbulua dhe vijon nė Kishė, tė cilėn e themeloi Krishti si trupin e vetė nė tė cilėn besimtarėt, qė shkojnė pas Krishtit-Krye, dhe tė cilėt janė nė bashkėsi me tė tėrė shenjtėrit e Tij, do ta nderojnė dhe kujtojnė «pėrmbi tė gjitha Zonjėn Mari pėrherė Virgjėr, Nėnėn e Zotit tonė Jezu Krishtit.»
    53. Virgjėra Mari e cila nėpėr lajmin e engjėllit pranoi nė zemėr dhe nė trup Fjalėn e Zotit dhe i solli botės Jetėn, pohohet dhe nderohet si Nėna e vėrtetė e Hyjit dhe e Shėlbuesit. Nė mėnyrė tė lartė shpėrblimi, pėr arsye tė meritave tė Birit tė saj dhe e bashkuar me Tė ngusht dhe pandashėm ėshtė e miratar me rol dhe dinjitet tė bėhet Nėna e Birit tė Hyjit, dhe pėr atė arsye bija tejet e dashur e Atit dhe shenjtėrorja e Shpirtit Shenjt, nga e cila dhanti e hirit tė veēantė i tejkalon shumė tė gjitha krijesat qiellore dhe tokėsore. Njėkohėsisht ėshtė e lidhur nė gjini tė Adamit me tė gjithė njerėzit tė cilėt kanė nevojė pėr shėlbim, pėr mė tepėr «vėrtetė ėshtė nėna e gjymtyrėve (tė Krishit)... sepse mori pjesė me dashuri qė tė linden nė Kishė besimtarėt, tė cilėt janė gjymtyrėt e atij Kreut». Prandaj edhe e pėrshėndesim si gjymtyrė tė shkėlqyeshme dhe tė veēantė tė Kishės dhe tipar tė saj dhe si mė tė mirin shembull nė fe dhe dashuri, prandaj Kisha Katolike e mėsuar nga Shpirti Shenjt, me dashuri fėmijore e nderon si nėnėn tejet tė dashur.
    54. Pėr atė arsye Koncili, duke paraqitur mėsimin mbi Kishėn, nė tė cilėn Shpėrblyesi Hyjnor kryen shėlbimin, dėshiron me kujdes tė shndrisė edhe rolin e Zonjės Virgjėr nė fshehtėsinė e tė Mishėruarit tė Fjalės dhe tė Trupit Mistik, si dhe detyrat e atyre qė janė tė shpėrblyer ndaj Nėnės sė Hyjit, nėnės sė Krishtit dhe Nėnės sė njerėzve, mirėpo s'ka pėr qėllim tė paraqesė mbarė mėsimin mbi Zonjėn, as qė tė zgjidhė pyetje tė cilat teologėt nuk i sqaruan ende. Prandaj ende mund tė mbahen ato mendime qė mėsohen lirisht nė shkollat katolike mbi Tė, e cila nė Kishėn Shenjte zėn vendin mė tė lartė pas Krishtit dhe ėshtė mė afėr nesh.

    II. ROLI I SĖ LUMES VIRGJĖR MARI NĖ EKONOMINĖ E SHĖLBIMIT
    55-59

    III. VIRGJĖRA E BEKUAR DHE KISHA
    60-65

    IV. NDERIMI I SĖ LUMES VIRGJĖR MARI NĖ KISHĖ
    66. Kisha me arsye e nderon Marinė me nderim tė posaēėm, sepse ajo sipas hirit tė Hyjit ėshtė e lartėsuar pėrmbi tė gjithė engjujt dhe njerėzit pas Birit, si Nėnė e Zotit gjithshenjtė, e cila mori pjesė nė misteret e Krishtit. Qysh prej kohės mė tė lashtė e Lumja Virgjėr nderohet me titullin «Nėna e Zotit», nėn mbrojtjen e sė cilės, besimtarėt me urata i drejtohen nė ēdo rrezik dhe nevojė. Sidomos prej Koncilit tė Efezit populli i Zotit e nderon gjithnjė e mė tepėr duke e nderuar me dashuri duke e thirrur nė ndihmė dhe duke e ndjekur, sipas fjalėve tė saj profetike: «Tė lume do tė mė thėrrasin tė gjithė popujt, sepse bėni punė tė mėdha ai i cili ėshtė i fuqishėm» (Lk 1,48). Ky nderim, ēfarė ishte i pranishėm gjithmonė nė Kishė, megjithėse dallohet qenėsisht nga Adhurimi i Fjalės sė Mishėruar, i Atit dhe i Shpirtit Shenjt, kėtė e pėrkrah. Sepse mėnyrat e ndryshme tė pėrshpirtėrive ndaj Nėnės sė Zotit qė i ka aprovuar Kisha nė suazat e mėsimit tė shėndoshė dhe tė drejtė, sipas rrethanave tė kohės dhe tė vendit, si dhe sipas natyrės dhe karakterit tė besimtarėve, bėjnė qė, me nderimin e Zonjės, Biri tė nderohet, pėr tė cilin janė tė gjitha (khs. Kol 1,19), kuptohet mirė, dashurohet dhe lavdohet urdhėrimeve tė Tij.
    67. Koncili Shent shprehimisht mėson kėtė mėsim katolik dhe bėn me dije tė gjithė bijtė e saj qė bujarisht tė pėrhapin nderimin e Zonjės sė Bekuar, sidomos atė liturgjik, dhe tė vlerėsojnė me tė madhe shprehinė e devociconit ndaj saj qė gjatė shekujve i porosit Magjisteri i Kishės, dhe le tė kryejnė me ndėrgjegje tė gjitha ato qė janė vendosur pėr nderimin e figurave tė Krishtit, tė Zonjės sė Bekuar dhe tė shenjtėrve. Kėshtu bėn me dije teologėt dhe predikatarėt e fjalės sė Zotit qė duke vėshtruar denjėsinė e posaēme tė Zonjės sė Bekuar tė ruhen me kujdes nga ēdo teprim i praptė dhe nga shpirtvogėlsia e tepruar. Duke favorizuar nėn udhėheqjen e magjisterit studimin e Shkrimit Shenjt, tė Etėrve tė Kishės dhe tė liturgjive tė Kishės le tė shndrisin drejtėsisht rolin dhe privilegjet e sė Lumes Virgjėr, qė ka pėr qėllim gjithnjė Krishtin, i cili ėshtė burimi i mbarė tė vėrtetės dhe devocionit. Le tė flakin me kujdes ēdo gjė qė me fjalė apo me vepra mund tė shpijnė nė rrugė tė pagabueshme vėllezėrit tė ndarė ose kėndo sa i pėrket mėsimit tė vėrtetė tė Kishės. Pastaj le tė kujtohen besimtarėt, se pėrshpirtėria e vėrtetė nuk janė ndjenja tė pafrytshme dhe e kalueshme tė zbrazėta dhe sipėrfaqėsore, por rrjedh nga feja, e cila sjell gjer te pranimi i lartėsimit tė Nėnės sė Zotit dhe tė frymėzohemi me dashuri bijėrore ndaj Nėnės duke i ndjekur virtytet e Saja.

    V. MARIA, SHENJĖ SHPRESE DHE NGUSHĖLLIMI PĖR POPULLIN UDHĖTAR
    68-69
    IHS

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Shpresmir.

    Faleminderit per pergjigjen tuaj, si dhe per kohen qe harxhove me materialin qe solle.
    Zoti te Bekofte.
    Me respekt Deshmuesi.

Tema tė Ngjashme

  1. Ungjillori Shėn Lluka - 18 tetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2014, 03:09
  2. Shėn Averki i Barabartė me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •