Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    "Buldozeri" i Pavarësisë së Kosovës : Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    "Buldozeri" i Pavaresise se Kosoves : Shtetet e Bashkuara te Amerikes

    nga BEQIR SINA, Capitol Hill -Washington D.C

    "Status para Standarteve?!" apo "Standarte para Statusit?!".


    "Rayburn House Office Building"- Washington D.C.: Pavaresia e Kosoves, ishte tema kryesore, e cila, dominoje ne te gjitha kendeveshtrimet per me se pese ore, ne nje debate te "zjarrete" ne Kongresin Amerikan, nga perfaqesuesit e shtetit amerikan, perfaqesues te Qeverise serbe, perfaqesuesve te Kosoves, dhe te nje institucioni prestigjoz jo qeveritar amerikan Institutit Amerikan per Paqe. Senaca e degjimit, u zhvillua dje, ne Capitol Hill - Komitetin per Marredhenie Nderkombetare - te Kongresit, te Merkuren me 18 Maj 2005. Ne senacen degjimore moren pjese rreth 20 kongresmen amerikan, antare me poste keta, ne Ligjastaturen e 109-te, te Komitetit per Marredhenie Nderkombetare te Kongresit . Ky degjim nder me te medhat e mbajtur ndonjeher kohet e fundit, ishte i ndare ne tre panele. Ai filloj me oren 10:30 te mengjesit me kohen e ketueshme, ne 2172 Rayburn House Office Building ne Washington, dhe perfundoj me oren 13:30 te pasdites


    Seanca degjimore kushtuar Pavaresise se Kosoves ose e quajtur ndryshe me gjuhen diplomatike, Statusi final i Kosoves, ishte i perqendruar ne moton : "Status para Standarteve" apo "Standarte para Statusit". Ne panelin e pare debatuan ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per çeshtje politike, Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit per president zonja Ricardel. Ne panelin e dyte deshmuan Ipeshkvi Mark Sopi, At Lush Gjergji, Ph.D., Ardian Gjini dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Ne panelin e trete deshmojne ne kete seance, zoti Daniel Serwer zvedespresident dhe Drejtor per Paqe dhe Stabilitet ne Institutin Amerikan per Paqe, ish Ambasadori grek ne Washington D.C: Rondos, zedhenesi i presidentit serbo-malazes ne SHBA-s Juriceviq, prifti katolik nga Beogradi Djordeviq dhe biznesmeni shqiptaro - amerikan Hajdar(Harry) Bajraktari.





    Paneli i Pare:



    Ne panelin e pare ne kete seance dy perfaqesuesit e Qeverise amerikane Ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per çeshtje politike, Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit per president zonja Ricardel, paraqiten disa nga pikepamjet e Qeverise amerikane, lidhur me zgjidhjen e statusit te Kosoves. Burns dhe Ricardel gjate deshmise, shfaqen hapur dhe dhane sinjalet e para, per nje riperteritje te fokusimit te administrates se Bushit mbi statusin e ardheshem per Kosoven. ShBA-,s tha Burns qe ne fillim se do te bashkepunojne ngushte me BE-ne dhe OKB-ne ne procesin e statusit.



    Ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per çeshtje politike, Nicholas Burns, i kushtoje rendesi te veqante asaj se SHBA do te bashkepunoje me BE-ne dhe OKB-ne ne procesin e statusit, duke e pershkruar ato sikur" jane njera dore dhe SHBA-s dora tjeter", ne zgjidhjen perfundimtare te statusit final.



    Ai tha, se tash duket se koha ka ardhur per negociata mbi statusin final te Kosoves, pa marre parasysh nje vleresim qe pritet te behet nga Kombet e Bashkuara, rreth progresit te shenuar drejt normave demokratike. Ai tha se statusi aktualisht i papercaktuar i Kosoves, nuk eshte me i pranueshem.



    "Kosova, eshte ndoshta çeshtja me e veshtire qe mbetet per t'u zgjidhur ne rajon. Ne besojme se status quo-ja e statusit te papercaktuar te Kosoves, eshte e paqendrueshme, e padeshirueshme dhe e papranueshme. Nuk kenaq asnje nga palet dhe asnje nga rajoni," tha Burns. Por edhe nese standardet e permendura me siper kane perparuar sa duhet apo jo, ne mendojme se Kosova eshte pjekur per negociata. Sipas tij, Kombet e Bashkuara pritet te bejne me vone kete vit vleresimin e permbushjes se standardeve te percaktuara nga bashkesia nderkombetare, ne veçanti perkushtimin per mbrojtjen e te drejtave te pakices serbe.


    Por edhe nese standardet e permendura me siper kane perparuar sa duhet apo jo, ne mendojme se Kosova eshte pjekur per negociata. Nese ky vleresim eshte pozitiv, dhe ne kemi besimin se do te jete pozitiv, atehere ne do t'i kerkojme Kofi Ananit te caktoje nje zyrtar te larte evropian ne vjeshte i ndihmuar ky edhe nga nje diplomat i larte amerikan qe do te caktohet nga presidenti Bush per te kryer bisedime per statusin perfundimtar," tha Burns.




    "Ne duhet te perfundojme punen per sheshimin e konflikteve qe nuk i ka lejuar vendet e Ballkanit te shenojne perparim politik dhe ekonomik ashtu si fqinjet e tyre. Ne dhe aleatet po hyjme ne nje faze te re ne politiken tone ndaj Ballkanit, nje faze qe synon te pershpejtoje integrimin e ketij rajoni ne familjen evropiane dhe institucionet euro-atlantike. Sekretarja Rajs, tha zoti Burns, me ka kerkuar te shkoj ne Serbi, Mal te Zi dhe Kosove si dhe ne Bosnje ne fillim te muajit te ardhshem per te ritheksuar angazhimin e Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve te rajonit si dhe per te nxitur udheheqesit vendore te bejne perparim me te madh ne ne çeshtjet e pazgjidhura," tha nensekretari amerikan i shtetit.

    Burns tha se nuk do te jete e lehte te arrihet nje marreveshje lidhur me statusin e ardhshem te Kosoves. Beogradi ka paraqitur poziten e tij ku kerkon qe Kosoves t’i njihet me shume se autonomia, por me pak se pavaresia. Popullsia shqiptare e Kosoves kembengul per pavaresi te menjehershme dhe pa kushte. Gjetja e nje kompromisi ndermjet ketyre qendrimeve do te jete nje sfide e veshtire.

    Burns tha se Shtetet e Bashkuara mendojne se procesi duhet te udhehiqet nga nje figure e larte politike evropiane, e emeruar nga OKB-ja ne konsultim me Grupin e Kontaktit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do te ofrojne nje diplomat te larte amerikan si zevendes te tij dhe sekretarja e shtetit Rice po shqyrton kandidaturat e mundeshme per kete post.

    Roli i Beogradit ne kete proces, theksoi nenskretari amerikan i shtetit, duhet te jete angazhimi i vazhdueshem dhe konstruktiv. Çdo vonese e panevojshme ose pengese do te na bente te rishikonim rolin e Beogradit. "Ne, tha zoti Burns, i bejme thirje Beogradit te mbeshtese serbet e Kosoves per t’u kthyer ne Parlament dhe per te rifilluar pjesemarrjen e tyre ne institucionet dhe jeten politike ne Kosove, duhe i dhene fund izolimit te imponuar nga Beogradi". Cilido qofte statusi perfundimtar i Kosoves, Beogradit do t’i duhet te pranoje ndryshime krahasuar me situaten para vitit 1999. Procesi per percaktimin e statusit perfundimtar te Kosoves u jep mundesi Shteteve te Bashkuara te ndihmojne Serbine te kthehet ne gjirin e Evropes ku i takon te jete, tha nensekretari amerikan i shtetit Nik Burns ish ambasadori i SHBA-ve ne Athine, aktulishte perfaqesuesi zyrtar i Qeverise amerikane, ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per çeshtje politike.



    Paneli i Dyte :


    Ipeshkvi i Ipeshkvise se Kosoves, Imzot Mark Sopi, gjate deshmise ne Kongresin Amerikan, tha se Shikoni, lufta ne Kosove eshte e paparnueshme te quhet lufte fetare. Ajo tha ai nuk ka qene as lufte nderetnike dhe as fetare, por ka qene diçka me teper, qe do te thote, politike. Politike, sepse edhe populli i Kosoves, si çdo popull tjeter, deshiron te kete liri, si popujt e tjere, te jetoje dhe te veproje ne liri. Ngaqe e ka deshiruar kete, ka arritur deri ne konflikt. Per nje lufte fetare kurrsesi nuk mund te flitet, pasi nuk ka patur diçka te tille, per te cilen do te kishim aluduar se ka qene lufte fetare. Keshtu qe u shpreh Imzot Mark Sopi , Pavaresia e Kosoves eshte solucioni qe prodhon vetem paqe e siguri jo vetem per Kosoven, por per rajonin dhe mbare Evrope, e boten




    Dr.don Lush Gjergji nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvise Shkup-Prizren, e filloje deshmin e tij ne kete seance degjimore, duke treguar origjinen e Nene Terezes, dhe mbi shkrimet etija reth biografise se saj. Ndertetjera ai tha se :"Nga historia dhe eksperienca jo rastesishte tek shqiptaret lindi dhe doli e Lumja Nena Tereze Bojaxhiu, e cila, nga pervoja familjare, famillitare, fetare dhe kombetare e kuptoi univesalizimin, plularizmin, bashkimin ne dallime, dhe fuqine e fese dhe frymezimin e dashurise tejkalonte çdo kufi dhe ndasi ne mbare boten.


    Kosova, si model bashkepunimi, bashkejetese, dialogu, faljeje, pajtimi, eshte sfide e jona por edhe e miqeve tane, pra e gjithe atyre qe jane ne Kosove per te miren e perbashket. Me zemer falemderoje kryetarin Hyde, kongresmenin Lantos, e Rohabarcher, dhe te gjithe antaret e tjere per vemendjen. Zoti ju bekofte! Zoti e bekofte Ameriken! dhe Zoti i bekofte te gjithe njerezit e Kosoves dhe botes, perfundoj fjalen e tij Don Lush Gjergji PhD Parson and Vicar General - Catholic Church.


    Perfaqesuesi i Qeverise se Kosoves, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, z. Ardian Gjini, tha se eshte nje pervilegje e madhe dhe krenari te deshmoje para Kongresit Amerikan. Vendi im Kosova, i gjithe populli i saj paguan mirenjohjen e larte dhe respektin per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per demokracine amerikane dhe popullin e saj. Nesaj te rolit dhe kontributit tuaj ne kemi zhvilluar zgjedhje demokratike te cilat kane qene model ne rajon si te lira, te drejta, e te ndershme. Te njohura keto nga te gjitha partite dhe nga te gjithe vezhguesit ndekombetar.

    Shirli Cloyes - DioGuardi keshilltare e çeshtjeve Ballkanike prane Lidhjes Qytetare Shqiptaro- Amerikane, e fokusoj deshmin e saj tek vitaliteti i intereseva te SHBA-ve, ne Ballkan. Éshte ne interes vital te SHBA-ve, te tregojne se me te vertet mbeshtesin demokratizmin e te gjithe shoqerise, ne ato vende qe dolen nga rregjimi komuniste dhe ultranacionaliste. Interesat vitale te SHBA-ve jane tek progresiviteti i popullit shqiptar ne zemer te Evropes. Gjithashtu eshte ne interes te SHBA-s, te mbeshtes lirine dhe zhvillimiet demokratike ne Shqiperi. E cila ka nje popull nga me pro-perendimor, pro -amerikan nga te gjithe popujt e JugLindjes se Evropes. Kjo tha ajo u deshmua edhe pas ngjarjve te 11 shtatorit 2001 edhe ne koalicion nderkombetar kundra terrorizmit. Kur shume serbe, sllavo maqedonas, greker dhe ruse vallezonin rrugeve te kryeqyteteve te tyre, shqiptaret derdhinin lote e luteshin me qirinje duke thene "We are with you"


    Paneli i Trete:


    Ne panelin e trete qe deshmoje ne kete seance, i pari e mori fjalen zoti Daniel Serwer zvedespresident dhe Drejtor per Paqe dhe Stabilitet ne Institutin Amerikan per Paqe. Ambasadori grek Rondos, i akuzoje rende shqiptaret, si te vetemit, nacionalista ekstremiste ne Ballkan. Ai hodhi pyetjen se nese do te dish se ku ka nacionalizem ekstrem?" ate e gjene vetem tek kombi shqiptare" thote greku Rondos. Zedhenesi i presidentit serbo-malazes ne SHBA-s Juriceviq, tha se Serbia, nuk eshte me ajo e Millosheviqit. Serbia, sipas tij eshte nje vend demokratik qe ka shume mundesi Kosoves t'i jape autonomin edhe me shume te drejta. Prifti katolik nga Beogradi Djordeviq, u ankua se shqiptaret e Kosoves, kane djegur Kishat serbe gjate trazirave te vitit te kaluar.

    Kongresmeni Robert Wexler, tha se, ne Beograde, ai ka pare dy qendrime krejt te ndryshme per Kosoven. Ai tha se sapo ishte kthyer nga nje vizite qe i kishte bere Beogradit, dhe se kishte vrejtur atje gjate takimeve, qe ndryshe te ishin mendimet e Tadiqit, dhe krejt ndryshe ato te Koushtunices. Ne kete mynyre, tha ai pyetja, eshte: se kujt duhet besuar ne zjgidhjen e kesaj çeshteje?. Lantosh e pershkroj ne detaje rrugen e sigurte qe po ndjek Kosova tani, per te merituar ashtu si shume vende te tjera te botes, shume me te vogla se sa Kosova, pavaresine. Dana Rohrabacher , i hodhi poshte me argumenta dhe fakte te pakundershtueshme deshmine e ambasadorit greke Rondos, zedhenesit te presidentit serbo-malazes ne SHBA-s Juriceviq, dhe te priftit nga Beogradi, Djordeviq.



    Kongresmeni Rohrabacher, pyeti ata se :"Kush e ka sulmuar me deri tani Serbine, me tanke, ushtri dhe djegeje e shkaterrime, siç i ka sulmuar Serbia, Koroacine, Bosnje Hercegnovin dhe se fundi Kosoven? . Rohrabacher, eshte i mendimit se SHBA- kampioni i lirise e demokracise, nuk duhet kurresesi te marrin mesime se si jepet liria e demokracia popujve te tjere, por duhet t'u servirin atyre modelet amerikane te demokracise e lirise. Eliot Engel, u kerkoj me kembengulje serbeve qe ata t'a njohen te paret pavarsine e Kosoves, sepse kjo çeshtje tregon se me te vertet serbia deshiron te futet ne familjen Evropiane. Te behet antare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe mike e SHBA-ve. Dhe se pavarsia e Kosoves eshte ne te miren e vete serbise.

    Biznesmeni i sukseseshem shqiptaro - amerikan Hajdar(Harry) Bajraktari, antar i Keshillit Kombetar Shqiptaro - Amerikan, tha se Kosova, eshte nje vend pa ekonomi stabile. Ne termin e GDP- per njeri, Kosova, ka nje ekonomi me te varfer ne Ballkan. Mbi 37% e popullsise klasifikohet e varfer. Me nje pages ditore me me pak se sa 1.42 euro ne dite. Dhe 15 % e tyre jane nen nivelin e varferise me 0,93 euro ne dite. Problemi i privatizmit, tha ai eshte me teper nje çeshtje politike se sa ekonomike. Gjate 8 muajve te kaluar une dhe partneri ime(Rustem Geci) kemi investuar ne Kosove ne kater biznese dhe nga eksperienca kemi pare se atje ka shume burokraci. Pavarasia, definitivisht, tha Bajraktari, eshte termi qe do te rise fuqine ekonomike, jep progres dhe e lidh Kosoven me te gjitha institucionet monetare e finacire nderkombetare ne bote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-05-2005 më 20:22
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Burns: Të ardhmen e Kosovës do ta vendosin së bashku palët e interesuara

    Isabela Çoçoli (Zëri i Amerikës më 20.05.2005)
    21.05-2005 / TN

    Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, diskutoi përsëri dje çështjen e Kosovës në Qendrën Woodrow Wilson, në kuadrin e stabilitetit ballkanik, 10 vjet pas marrëveshjeve të Dajtonit. Është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, tha zoti Burns, që rajoni i Ballkanit t’i lërë një herë e përgjimonë mbrapa konfliktet e egra të shekujve të 19-të dhe të 20-të dhe të integrohet në Evropën demokratike dhe paqësore të pas Luftës së Ftohtë.

    Zoti Burns tha se Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs janë të vendosur që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol të rëndësishëm që konfliktet, të cilat përfshinë dhe shkatërruan Ballkanin 10 vjet më parë, të zgjidhen përfundimisht, që populli i Bosnje-Hercegovinës të jetojë në paqe në një shoqëri shumë-etnike dhe bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës të fillojnë.

    Zoti Burns tha se 2005 është një vit vendimtar për Kosovën dhe përvijoi edhe një herë, ashtu si një ditë më parë në Kongres, politikën amerikane për këtë çështje. “Ne besojmë se është koha e përshtatëshme që Kombet e Bashkuara të dërgojnë këtë verë një ekip për të vlerësuar gjenden në Kosovë, për të përcaktuar nëse ajo është gati për fillimin e negociatave për statusin përfundimtar. Ne besojmë se Kosova ka bërë përparim të mjaftueshëm që procesi të fillojë, standardet që iu vunë asaj nga komuniteti ndërkombëtar, megjithëse jo tërësisht, në përgjithësi janë plotësuar”.

    Zoti Burns tha se statusi përfundimtar i Kosovës nuk mund të përcaktohet as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Grupi i Kontaktit dhe as nga Evropa Perëndimore, ai do të përcaktohet nga shqiptarët dhe sërbët e Kosovës, nga komunitetet e tjera në vend, dhe natyrisht nga qeveria e Beogradit.

    Zoti Burns theksoi se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Beogradin do të varen ndërmjet të tjerash, në një masë të konsiderueshme nga mënyra se si do ta trajtojë ai çështjen e Kosovës.

    Megjithëse palët e interesuara kanë qendrime krejt të ndryshme për këtë çështje, që variojnë nga pavarësia e Kosovës tek një autonomi më e madhe dhe një proces disa fazash për arritjen e një statusi të pranueshëm për të gjithë, të gjithë janë të një mendimi se statuskoja e tanishme nuk është më e qendrueshme, e dëshirueshme apo e pranueshme. Kjo gjendje nuk plotëson dëshirat e asnjërës palë apo të popujve të atij rajoni, dhe le të hapur mundësinë për ripërsëritjen e dhunës etnike.

    Të pranishmit që kishin mbushur sallën i drejtuan shumë pytetje nënsekretarit të Shtetit Nicholas Burns, për të mësuar më shumë për planet e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të rezultateve që mund të sjellë procesi.

    Zoti Burns u shpreh për Zërin e Amerikës: Zoti Sekretar, në qoftë se negociatat për statusin e Kosovës mes palëve të interesuara rezultojnë në pavarësinë e saj, a janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura ta njohim atë?

    BURNS: Ne do të mbështesim, çfardo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët e interesuara. Ne nuk e diktojmë atë zgjidhje.

    Zëri i Amerikës: Ç’farë plani kanë Shtetet e Bashkuara në qoftë se palët e interesuara nuk arijnë në një zgjidhje të pranueshme për të gjithë?

    BURNS: Jemi optimistë, besojmë se palët mund të bien dakord për të ardhmen e Kosovës. Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë dështimi do të ishte po të mos binin dakord. Por ne jemi optimistë për të ardhmen. Sekretarja e Shtetit, Kondolica Rajs, e ka ngarkuar zotin Burns të vizitojë Sarajevën, Prishtinën dhe Beogradin në qershor për t’ua bërë të qartë udhëheqësve të këtyre vendeve se Shtetet e Bashkuara janë të interesuar që në bashkëpunim me Evropën, t’i ndihmojnë këto vende të ecin përpara dhe të rihynë në komunitetin e vendeve evropiane.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Administrata e presidentit Bush po ndërmerr një nismë të re diplomatike për Kosovën

    Nënsekeretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns tha se administrata e presidentit Bush e konsideron çështjen e përcaktimit të statusit të Kosovës me rëndësi jetike. “Statuskuoja e statusit të papërcaktuar të Kosovës nuk është më e qendrueshme, e dëshirueshme apo e pranueshme. Kjo gjendje nuk plotëson dëshirat e asnjërës palë apo të popujve të atij rajoni, dhe le të hapur mundësinë për ripërsëritjen e dhunës etnike. Ne jemi të mendimit se po të mos diskutohet së shpejti statusi i Kosovës, kjo do të rrezikonte të gjitha arritjet në Ballkan gjatë dhjetë viteve të fundit”.

    lexo me shume
    http://www.trepca.net/2005/05/050519...er_kosoven.htm
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Strategjia e Uashingtonit për procesin e statusit përfundimtar të Kosovës

    Zoti Burns tha gjithashtu se veç kësaj, Grupi i Kontaktit u ka deklaruar palëve se statusi i Kosovës nuk duhet të vendoset nga asnjëra prej palëve në mënyrë të njëanshme dhe as të rezultojë nga përdorimi i forcës. Ai shtoi se kufijtë e tanishëm të Kosovës nuk do të ndryshohen, as përmes ndarjes territoriale e as përmes një bashkimi të ri të Kosovës me ndonjë vend tjetër pas zgjidhjes së statusit. Gjithashtu tha ai, duhet të garantohet se Kosova do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë si nga pikpamja politike ashtu edhe ekonomikisht.


    me shume...
    http://www.trepca.net/2005/05/050518...er_kosoven.htm
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Bashkësia ndërkombëtare të lëvizë më shpejt në zgjidhjen e statusit të Kosovës

    Kofi Anan kërkon të fillojë brenda disa muajve rivlerësimi në OKB i përmbushjes së standardeve në Kosovë

    Nju Jork, 24 maj – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka bërë thirrje që të fillojë brenda disa muajve rivlerësimi në OKB i përmbushjes së standardeve në Kosovë, me qëllim të përcaktimit të statusit përfundimtar të saj nëse Kosova do të jetë shtet i pavarur apo do të mbetet pjesë e Serbisë. Në raportin që pritet të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit gjatë kësaj jave, Anan ka thënë se ende nuk është plotësisht i kënaqur me progresin e arritur në Kosovë, por rivlerësimi i procesit duhet të fillojë kësaj vere. Anan planifikon të emërojë së shpejti një emisar që do të udhëheqë rivlerësimin. Kryekandidat është Kai Eide, ambasador norvegjez në NATO, njofton Rojter.
    Ky raport vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dëshirojnë që bashkësia ndërkombëtare të lëvizë më shpejt në zgjidhjen e statusit të Kosovës, që ka mbetur i pazgjidhur pas luftërave ballkanike të viteve 1990-ta.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Kjo verë do të jetë kthesë për Kosovën e harruar


    "Gardian": Kjo verë do të jetë kthesë për Kosovën e harruar


    Londër, 24 maj - Gjashtë vjet pas luftës, Kosova ndodhet e fundosur në harresën ndërkombëtare, shkruan në reportazhin e gjatë gazeta "Gardian" e Londrës. Mirëpo, sipas saj, kjo verë mund të jetë kthesë, pasi Kofi Anan të emërojë një të dërguar të veçantë i cili do të zhvillonte bisedimet për statusin e Kosovës të cilat janë shtyrë një kohë të gjatë.
    Duke transmetuar përvojat e disa serbëve të Kosovës për jetën pas dhunës së marsit të vitit të kaluar, si dhe qëndrimet e disa shqiptarëve të zakonshëm për situatën e rëndë ekonomike, gazeta përkujton se politikanët shqiptarë gjithnjë janë u angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Gazeta citon thirrjen e kryeministrit Bajram Kosumi të gjithë serbëve të Kosovës që të kthehen në Kosovë si dhe vlerësimin e tij se pavarësia e Kosovës do të ishte edhe në dobi të tyre, sepse tani ndodhen nën presionin e Beogradit.
    Gazeta reportazhin e vazhdon në Maqedoni, në të cilën siç thuhet, urat mes popullsisë shqiptare dhe maqedonase falë Marrëveshjes së Ohrit, janë ndërtuar, por jo edhe të kapërcyera, për të përfunduar me vlerësimin se palët në Maqedoni e kanë kuptuar se hyrja në BE nuk është e mundshme në rast të ndarjes së shtetit dhe të vazhdimit të konflikteve.
    Ndryshe nga Maqedonia, në Kosovë çështja shtetërore ende nuk është zgjidhur dhe gjithnjë derisa shumica shqiptare nuk do të jetë e sigurt se dyert e sundimit serb janë mbyllur përgjithmonë, tensionet do të vazhdojnë, shkruan Xhonatan Stil në numrin e sotëm të gazetës "Gardian".
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Red face Pavarësia e kushtëzuar

    Pavarësia e kushtëzuar do të thoshte që Kosova të ketë ulëse në OKB, thotë analisti Xhuda

    Londër, 24 maj - Në publikimin e tij të fundit Instituti për Raportime nga Lufta dhe paqja me seli në Londër shkruan se sipas të gjitha gjasave KS i OKB-së në takimin e 27 marsit do të kumtojë se Kosova ka bërë përparim të mjaftueshëm për një vlerësim të gjithëmbarshëm të situatës. Kofi Anan pastaj do të emërojë një emisar për të vlerësuar jetësimin e standardeve dhe nëse ai do të jetë pozitiv kjo do të shpie drejt fazës tjetër në këtë proces, vlerëson ky institut londinez.
    Autori i komentit Tim Xhuda shkruan se ekziston mundësia që nëse Serbia dhe shqiptarët e Kosovës nuk arrijnë marrëveshje KS i OKB-së do të imponojë një zgjidhje që do të kishte formën e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën. Në këtë raport më tej thuhet se mbetet të shihet nëse procesi diplomatik që tashmë ka filluar do të shpie drejt statusit përfundimtar të Kosovës apo drejt asaj që diplomatët e cilësojnë statusi i saj i ardhshëm.
    Mbështetur në burimet diplomatike në të cilat mbështetet Instituti, Kofi Anan më pastaj do të emërojë një emisar për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, i cili do të ndërmjetësojë midis Prishtinës dhe Beogradit me qëllim të realizimit të një ujdie nëpërmjet bisedimeve. Emisari special këtë mision do ta fillonte kah mesi i shtatorit vë në pah Instituti për Raportim nga Lufta dhe Paqja për të shtuar se ky emisar do të kishte tre zëvendës nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Autori i shkrimit vë në dukje se si kandidatë të mundshëm për emisarë speciale përmenden ish-kryeministrat e Suedisë dhe Italisë Karl Bilt dhe Xhuliano Amato, por këta dy kanë përjashtuar vetën nga konkurrenca për faktin që janë anëtar të Komisionit ndërkombëtar për Ballkanin. Fillimisht kandidat i vetëm mbetet ish-Presidenti i Finlandës Marti Ahtisari, pohon autori i këtij shkrimi. Ai vë në vazhdim thekson se formula e Beogradit zyrtar: më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi në shikim të parë duket më fleksibile, por shtonë se diplomatët amerikanë dhe evropianë besojnë se pozicioni serb është i paqëndrueshëm pasi që sipas të gjitha gjasave shqiptarët do të përsëritnin konfliktet e armatosura nëse Kosova sërish do të lidhej për Beogradin. Së këndejmi pohon Instituti londinez, ekziston mundësia që nëse Serbia dhe shqiptarët e Kosovës nuk jetësojnë marrëveshje, KS i OKB-së të imponojë një zgjidhje që do të kishte formën e pavarësisë së kushtëzuar. Në këtë mënyrë Kosova nuk do të kthehej sërish nën pushtetin serb dhe as që do të bëhej ndarja formale e saj. Pavarësia e kushtëzuar do të thoshte që Kosova të ketë ulëse në OKB, por që disa zyrtarë ndërkombëtarë siç është ai në Bosnje e Hercegovinë do të emëroheshin dhe do të kishin disa autorizime që në disa ligje të vëjnë veto, pohon ky Institut londinez
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile Plani Hapësinor e parasheh Kosovën shtet të pavarur

    Plani Hapësinor e parasheh Kosovën shtet të pavarur
    2005-05-23 15:03:13 ET Prishtinë (KosovaLive)

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), prezantoi të hënën punën që është bërë deri më tash në hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, me qëllim që të informojë opinionin dhe pjesëmarrësit rreth të arriturave dhe pengesave gjatë hartimit të këtij plani.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •