Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Adoleshentët emigrantë dhe krimi

    Adoleshentët emigrantë dhe krimi



    Nga Londra,
    Muhamed VELIU


    Adoleshentët shqiptarë me përfshirjen e tyre në krime po bëhen
    gjithnjë e më problematik për shoqërinë dhe policinë angleze. Ky
    është një konstatim i kahershëm i cili ditët e fundit është
    përforcuar së tepërmi nga përfshirja e tyre në dy vrasje ku kanë
    humbur jetën shtetas anglez. Arsyet për përfshirjen e adoleshentëve
    shqiptarë në botën e rrezikshme të krimit janë disa, ku më kryesorja
    është mungesa e ngrohtësisë familjare dhe kontrolli në këtë moshë
    shumë delikate vendimtare për të ardhëmen e tyre. Krejtësisht të
    lirë, pa asnjë kontroll, me dëshirë për të imituar jetën e
    bashkëmoshatarëve anglez të cilët në bankat e shkollës formojë të
    ashtuquajturit "grupe gangsterësh" edhe të rinjtë shqiptarë po
    ndjekin fatëkesqësiht po të njëjtin rrugë. Shërbimet sociale angleze
    që kanë për dtyrë kujdesjen për ta, e kanë të pamundur t'i
    kontrollojnë e monitorojnë lëvizjet gjatë të gjithë kohës. Kapriçot
    e moshës, dhe shembulli aspak pozitiv i shokëve të klasës ka
    shërbyer si një inspirim i rrezikshëm që edhe ata të kenë grupet e
    tyre ku falë shkathtësisë bëjnë rolin e liderit që bën ligjin duke i
    miksuar ato me të huaj.
    E nësa të tilla grupe formohen në shkollë, një tjetër kategori e
    rrezikshme me të rinjtë shqiptarë ka vite që ka filluar të militojë
    në ushtrinë e madhe të grabitësve të shtëpive. Është një krim
    shqetësues njohur nën emri "Burglary" që ka joshur ata, pamvarësisht
    se në shtepitë angleze mundësia për të gjetur para të thata (cash)
    është zero. Por, në vend të parave vidhen çelsat e makinave të
    parkuara përjashta shpeshë herë me vlerë mijëra paundëshe që më pas
    shiten për një capë buke garazheve ku u merren pjesët. Rroli i
    minorenëve si korierë droge njihet në të gjithë Europën dhe po
    përdoret me efikasitet nga kriminelët shqiptarë në moshë të madhe
    edhe në Britaninë e Madhe, duke i instriuktuar ata se çdo të thonë
    nëse kapen, me shpresë për pak vite burg. Një justifikim klasik kur
    ata kapen është :"Punojmë për mafian shqiptare. Na detyruam me focë
    ta bejmë këtë. Në të kundërtën do të na vrasin familjen në
    Shqipëri…" Gjatë një vizite timen në burgun e të rinjve "Feltham
    Young offender institution" në Londër mësova se numri i të rinje
    shqiptarë i kalonte të 30 ndër ta të dënuar dhe të në pritje të
    dënimeve. Kur vetëm në një burg 30, po në të tjera burgje? Është
    fatëkeqësi e madhe për ta që do të vuajnë ditët e burgut ku
    shpeshherë frika më e madhe është se ata dalin si njerëz të
    sofistikuar të botës së krimit, se sa të reabilituar dhe edukuar.
    Fatkeqësia bëhet më e madhe për familjet në Shqipëri. Krasah mallit
    për ta gjatë viteve të kurbetit, duhet ti shtohet edhe një tjetër
    mall i gjatë nga të qënurit e fëmive të tyre në burgjer angleze, dhe
    pamundësia për ti takuar. Mos vallë është një gabim i tyre për ti
    hapur dritën jeshile drejt një jete më të mirë por të pakontrolluar
    për adoleshentët në pikun e një moshe që kërkon afrimitet mbi të
    gjitha qëndrim mbi kokë?
    Duhet pranuar se më shumë se një gabim, është vendosja prindërve me
    shpatulla pas murit nga varfëria e atjeshme, ajo që detyron të
    rinjtë të fitojnë lirinë drejt perëndimit, dhe të hallaken si pa
    busull në det të hapët, në jetën e vrullshme perëndimore e cila i
    glabëron në spiralen e krimit.
    Nuk më vjen aspak mirë të pohoj se përballë kësaj panorame krimi ku
    brezi i ri i emigrantëve shqiptarë në Angli po bëhet gjithnjë e më
    shqetësues. Jo vetëm kaq por më tragjkja është se ky çfremin i që i
    ka zënë, po merr edhe jetë njerëzish. Po se po brënda komuniteti
    shqiptarë por edhe jetë shtetasit anglez që janë takspagusit me
    paratë e të cilave atyre u paguhet shkolla, strehimi, ushqimi,
    shërbimet shëndetësore dhe një jetë normale.
    Është e dhimshme për pjesën tjëtër të komunitetit shqiptarë të
    lexojë lajme gazetash për ta dhe krimet e shëmtuara të tyre, të
    cilat bëjnë që pjesa e ndershme e këtij komuniteti me turp të ulë
    kokën.
    Shqiptarët e Anglisë duhen të gjejë forcat, të fillojnë një fushatë
    sensibilizuse për të parandaluar krime të tilla nga më të rinjtë e
    komunitetit të tyre.
    Përndryshe ata të cilët tani janë përbërës së grupeve gangstere në
    shkolla nesër do të jenë krimineët e thekur shqiptarë që do të
    prodhojnë më shumë kryeartikuj gazetash, ndoshta do të marrin edhe
    jetë njerëzish siç kanë filluar ta bëjnë.
    Të gjithë ne mund ta marrin me mend se si është ndjerë familja,
    miqtë, e gjithë zona Berkshere kur ka marrë vesh se njëri nga
    vrasësit e Mary Ann Leneghan ishte shqiptari Indrit Krasniqi, apo
    ajo e anglezit Vincent Sëift në Londër ku katër nga pesë vrasësit e
    tij ishin adoleshentë shqiptarë. Kjo valë krimesh është e
    papranushme e patolerushme dhe duhet ti thuhet ndal në shtetin
    ishullor i cili i ka hapur dyert këtyre të rinjve që në vend të
    shfrytëzojnë rastin për tu shkolluar po vrasin. E që ti thuhet mjaft
    krimeve, çdo prind që ka lejuar fëmitë e tij të emigrojë në Angli
    duhet të reagojë. Një telefonatë, një këshillë një lutje miqve në
    Angli për kujdes dhe afrim familjar mund të bëj ndryshim. Fëmitë
    tuaj emigrantë kanë nevojë të largohen nga krimi. Atyre u duhet një
    orjetimin drejt jetës noramale mbi të gjitha shkollimi. Bëjeni për
    të mirën e tyre, në emër të jetës për ta jetuar nga ata jashtë
    burgjeve, apo nga ndonjë tjetër që mund ti meret jeta po nga fëmitë
    tuaj emigrantë.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    ah rini rini .....

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Vuajtem shume gjate komunizmit mbase dia vuajten jo nga qeveria por qe skishin mundesi te vidhnin apo te vrisnin. U duk sikur u lushuan qent e eger nga Shqiperia gati te shkojn ne Evrope dhe te fillojn dominimin e krimeve dhe droges.

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shume serioze kjo puna e adoleshenteve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 17-08-2005 më 23:51

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    O me fal se spaskam lexu librat qe rekomendon ti per mos me shkrujt. Cfare duhet me lexu para se me shkrujt, ke ndonje filozozi apo dicka inteligjente per me na then.

    Mohamed Veliu? Eshte shoku jot mysliman.

    T'paska hy keq inoti e paske me veten me duket.

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ja po ta bej qejfin djalo! In'shallah ndjehesh me mire...

    Ti nuk ke faj qe nevrikosesh...vec mos vrit veten, m'qafsh Buden
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 17-08-2005 më 23:49

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Akoma vazhdoke luften ti me te gjith ne forum, po duket sikur qeke kunder gjith botes.

    Na fal se te gjith jemi gabim se shpejti duhet te japim voten tna tregosh rrugen se deri tashti po haesh me veten.

    Po dukesh sikur je ne bote vetem dhe ke 6 bilione njerez per te mundur me llafe dhe nerva.

Tema të Ngjashme

  1. Gjermania, leje qëndrimi për emigrantë ilegalë
    Nga Davius në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 13:24
  2. Adoleshentët emigrantë dhe krimi
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 03:30
  3. Riatdhesohen 262 emigrante nga Greqia
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 01:36
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  5. 1 milionë e gjysëm emigrantë në Greqi?
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2004, 12:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •