Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb OSBE: Listat e zgjedhësve, problem i madh për zgjedhjet

    Gazeta TemA:

    Shefi i prezencës së OSBE-së deklaroi në Vlorë se ka ende probleme të mëdha me listat e votuesve

    Vaçek: Listat, problem i madh për zgjedhjet

    Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë deklaroi dje se janë vërejtur probleme të theksuara me listat e zgjedhësve. Gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, Vaçek tha se ka shumë qytetarë që nuk e dinë se ku do të votojnë. Pas takimeve me përfaqësues të pushtetit vendor, Vaçek u shpreh se 40 përqind e zgjedhësve nuk
    kanë numër të banesave. Qyteti i Vlorës duket se është një ndër qytet më të prekura nga problemi i listave, i cili nuk ka gjetur ende zgjidhje. “Ndihem i mirinformuar nga institucionet vendore për gjithë objektivat e zgjedhjeve. Dihet që ka mjaft problem si për shembull rreth 40 % e zgjedhësve ende nuk kanë një numër të caktuar banese, çka sjell probleme. Ka ende mjaft qytetarë, që nuk dinë se ku do të votojnë në çfarë qendre votimi, por çdo qytetar që kërkon të votojë mund ta gjejë atë në një qendër tjetër votimi,” tha Vaçek. Shefi i OSBE Vaçek gjatë vizitës në qytetin e Vlorës, ka bërë edhe disa takime me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe me gazetarë të qytetit, të cilët punojnë me mediat lokale si dhe kombëtare. Vaçek zhvilloi fillimisht një takim me kryetarin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Thodhori Shia, me të cilin kanë diskutuar për mbështetjen që ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë OSBE, me qëllim të çuarjes përpara të reformës rajonale legjislative, si dhe asistencës që do të jepet në proçesin e decentralizimit.
    Takimi ka vazhduar më pas me kryetarin e Bashkisë se Vlorës, Shpëtim Gjika, ku Vaçek ka kërkuar më shumë impenjim për procesin zgjedhor. Gjika e ka informuar
    shefin e OSBE së për problemet që kanë hasur në përpilimin e procesit të listave zgjedhore. Gjika është justifikuar për problemet e justifikuara duke thënë se shumë qytetarë kanë qëndruar indiferentë në shikimin e emrave të tyre dhe familjes së tyre në lista, si dhe për t’u angazhuar në korrigjimet përfundimtare. Gjika i ka thënë zotit Vaçek se nga 96 mijë zgjedhës që ka Vlora, 43 mijë nuk kanë adresë shifrore. Shefi i OSBE-së është shprehur se kjo është një shifër
    problematike, prandaj u del për detyrë atyre qytetarëve që nuk janë të regjistruar të angazhohen në procesin e regjistrimit, me qëllim që zgjedhësi të gjejë emrin në qendrën, që duhet të votojë dhe jo në qendrën e gabuar. Vaçek ka deklaruar se listat e zgjedhësve si dhe problematika që përfshin këtë proces jetik për vendin, duan angazhim për të gjetur zgjidhje.

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    RD

    Kuçovë. Dega PD denoncon shkeljet e Kodit Zgjedhor nga pushteti vendor socialist

    Kaos me qendrat e votimit dhe listat e zgjedhësve


    Dega e Partisë Demokratike Kuçovë denoncuon parregullsitë e bëra nga organet e pushtetit vendor (Bashkia Kuçovë) në lidhje me caktimin e zonave të qendrave të votimit për zonën zgjedhore nr.78 dhe përpilimin e listave të votimit. Organet e pushtetit vendor (bashkia) në caktimin e zonave të qendrave të votimit ka shkelur Kodin Zgjedhor.

    Dega e Partisë Demokratike Kuçovë kërkoi listat zgjedhore paraprake me shkresë nr.10 dt.18.04.2005 e protokolluar në Sekretarinë e Bashkisë me nr.1278. Por Bashkia e Kuçovës e ka vonuar përgjigjen, duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe i ka dhënë këto lista në dt.11.05.2005 me shkresë nr.1396.

    Në nenin 94 pika 1 dhe 2 të këtij Kodi Zgjedhor thuhet: "kufinjtë ekzistues të zonës së qendrës së votimit ruhen edhe në zgjedhjet pasardhëse me përjashtim të rastit kur bëhet i domosdoshëm ndryshimi..." dhe zona e qëndrës së votimit duhet të jetë brenda një territori kompakt...dhe jo më e vogël se 100 zgjedhës dhe jo më e madhe se 1000 zgjedhës".

    Në hartimin e hartës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të dt.3 korrik 2005 janë shkelur kufijtë ekzistues të zonave të qendrave të votimit për zonën zgjedhore nr.78. Më qendrën e votimit nr.3521 janë zhvendosur mbi 50% e votuesve nga lagjia "11 Janari" në lagjen "11 Shkurti" në qëndrën e votimit nr.3519. Në qendrën e votimit 3515 të lagjes "1 Maji" është bërë një kalim gati gjysma e qendrës në qendrën e votimit nr.3526 të lagjes "Llukan Prifti". Qendra e votimit 3530 nga 1073 votues të vitit 2003 është reduktuar në 262 votues kur nuk ka asnjë ndryshim domografik për këtë zonë të qëndrës së votimit.

    Qendra e votimit 3525 nga 1362 votues në vitin 2003 është ndarë në tre qendra votimi me nr.3525 me 1102 votues, 35251 me 1044 votues, 35252 me 768 votues. Shohim që në këtë qendër nga 1362 votues në 2003 janë bërë 2914 votues. Këta votues kanë ardhur nga lagje të tjera si "Llukan Prifti" në lagjen "1 Maji".

    Qendra 3515 me 1492 votues në vitin 2003 në lagjen "Llukan Prifti" është bërë me 864 votues për vitin 2005 pa bërë ndarje branda kësaj zone të qëndrës së votimit siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

    Qendra e votimit me 3520 me 1124 votues në vitin 2003 është bërë me 643 votues për vitin 2005, pa bërë ndarje brenda kësaj zone të qëndrës së votimit.

    Qendra e votimit 3524 nga 1694 votues në vitin 2003 është bërë me 1018 votues në vitin 2005 pa bërë ndarje brenda kësaj zone të qëndrës së votimit.

    Qendra e votimit 3530 nga 1073 votues në vitin 2003 është bërë në 260 votues në vitin 2005 pa bërë ndarje brenda kësaj zone të qëndrës së votimit.

    Qendra e votimit 3519 me 937 votues në vitin 2003 (me më pak se 1000 votues) është ndarë në 2 qendra votimi brenda kësaj zone. Në bazë të Kodit Zgjedhor neni 94 pika 2 kjo qendre votimi nuk duhet të ndahet, sepse ka më pak se 1000 votues. Organet e pushtetit Vendor (Bashkia Kuçovë) ka krijuar 2 qendra votimi me nr.3519 me 839 votues dhe 35191 me 796 votues.

    Nga ky caktim i ri i zonave të qëndrave të votimit i bërë nga pushtetit vendor (Bashkia Kuçovë) shihet qartë shkelje në mënyrë të qëllimshme e Kodit Zgjedhor për të çorientuar votuesit në ditën e votimit.

    Pranë Degës së Partisë Demokratike Kuçovë janë paraqitur me dhjetra votues, të cilët nuk gjejnë emrin në listat paraprake të shpallura nga pushteti vendor në qendrat e votimit të mëparshme.

    Ne kërkojmë shpjegimet e nevojshme për devijimin e hartës elektorale të zonës dhe ripunimin e saj në përputhje me Kodin Zgjedhor.

    Fadil Marra, Kryetar i Degës së PD Kuçovë

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sic shihet qarte Listat jan lesh arapi..
    Dhe kur listat jan lesh arapi dihet do fitojne arapet e nanos..

    Por Berisha sot edhe pse listat jan lesh arapi do deklaroj ne Tiran ne super mitingun.. se Fitorja eshte e sigurte..
    kjo eshte petull-berje me uje.. dhe eshte fenomeni me i cuditshem qe ndodh ne cdo votim..
    KRYEPUNA e PARTISE qe don te fitoj Pushtetin eshte pikerisht c'lesharapizimi i LISTAVE..pra berja e listave korrekte qe cdo votues te gjindet ne liste e ta gezoje kete te drejte kushtetuese..

    PS i ka te vetet ne lista.. sepse kesaj kryepune PS-ja i qepet derrce dhe vetem kur e kryen kte Kryepune ajo merret me punet e tjera sekondare..
    PD gjithmon kete kryepune e le per mbas Votimeve.. thjesht si "mall" qe mbush trajset e leshit ndene Gune per tja cuar Lidhjes se Kombeve apo OSb-e-ve e udhireve e brukseleve..

    Pra listat lesh e li.. dhe PD do gezoj sot Fitoren..

    kjo komedi ndodh cdo here para votimeve tek ne..

    Keshtu ne 91..e keshtu ne 97.. 2001 .. 2005 etj..

    Le te shikojm a do i thote Berisha .. atyre sot ne kete Kryemiting.. shkoni burra e shiqoni a i kini emrat ne lista se.. bota nuk njef numrin e mitingashve .. por letrat ne kuti si dokument qe te jep pushtetin..
    Jam i bindur qe ai nuk e ul veten te thote te tilla fjale "pa rendesi".. ne nje miting madheshtor..

    Prandaj dhe mbas votimeve u mesuam ta shohim te ngratin duke trokitur dyerve per ankesa..

    o lele aman derman o bruksele..aaa oii o doris pake ..o prodo.. na vodhen na e ben me hile..

    Ka rrezik qe dhe kte radhe si cjapi te kasapi ti coje te mjeret demokrate ne gijotinen me xhelat-padron Celibash Blush klosat..

    Te humbesh ne 10 votime.. 9 cope .. (10 votime gjithsej mes viteve 1991-2001) perball nje partie sikurse ps-ppsh-ja ne nje shtet qe ka perjetuar gulag-izmin e mathauzen-izmin me te pj.erdhur.. eshte kulmi i ....

    I kujt..

    o i gomarllekut ose.. i mision-arllekut..
    Pra o jan gomere o jan te futur..

    3 korriku do i jap fund ketij dyshimi por nje fund qe nuk i duhet me kerkujt..

    ---

    Si do te fliste sot nje i mencur dhe i sinqerte ne mitingun e madh...

    Vllazen e motra per me heq qafe kte mafie kanibale ne pushtet ka vec nji rruge.. qe shumica e popullit te votoje per opoziten.. e qe te votoje shumica duhet te jet kjo shumice me ne.. e qe te njihet vota e kesaj shumice.. duhet te jete ne lista votimi kjo shumice.. pra qe cdo anti-kanibalist te kete emrin ne listen e afishuar ne qendren e tij te banimit.. e qe te legalizohet kjo vot e shumices duhet te kemi ne cdo komision votimi prej Thethi deri ne Zall Dardh e Cerrave e Konispol e Lukove.. mijra heronj komisionere e veshgues.. te pa korruptushem nga milionat e harasan idriz Pacoll durak cac edvin malo poc Nano-kok-duk laraskave.. e te pa trembur nga kallash-tritolet e mezaneve causheve e arapeve e jahove.. an e kend atdheut.. e qe keto rezultate te mbrohen na duhen dhe nja 500 krye heronj ne kryeqendrat e votimeve deri ne zyrat luksoze te sheikut celibash..
    Prandaj.. kush eshte i gatshem te sakrifikoje pak.. le te vij e te regjistrohet ne armaten e rojeve te Votes.. e ti leme llafet e kota.. qe ju a bejme ketu ne cdo votim e ju bejm te fluturoni me pras ne b.ithe.. o te mjere ..xhep e cati-shpuar prej gati 70 vjetesh te sundimit kanibal--stalinist mafioz..
    hajt shkoni neper shpija tani.. se sekondat i kemi te numeruara.. pik..

    Kaq duhet te thote nje qe nuk ja ka me hile Popullit te vet..

    te shohim cdo thote sot Kreu i PD-se..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-05-2005 më 02:43

  4. #4
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    o brari gjeni je,krejt i din politiken ne kosove ne shqiperi,njerzit e inkriminum ne krime,tkishe me qene pak ma i padukshem kisha thone punon per CIA-n,po masi je krejt kali se besoj,se skan nevoj per kuaj.
    ylli i mëngjesit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po edon.. mbasi brari e ka mbrojt Drinin (dajen tand..sikur se ke than ti se e ke Drinin..Ekrem Rexhen) prej shpifjeve te atyre qe edhe e vran luftarin e intelektualin Drin.. sa te mujsh ti bjeri brarit e shpif per te e mundesisht mos harro baju dhe mantenut e atyre qe e vran Drinin dhe shkun e festun vdekjen e tij ne Pojata me orgji..

    he ta lumsha oj edon .. pirolla te koft..

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Populli nuk duhet te leri vend qe te besohet shprehja e disa nga "politikanve" tane kur thon se populli eshte "indiferent". Nese e cajm koken per te ardhmen e vendit tone duhet te bejm te pamunduren qe emri yn te jete neper lista votimi dhe duhet te bejm te pamunduren qe ajo vote te quhet.

    Eshte e rendesishme qe opozita te veri ne dukje problemet me listat ashtu sic eshte bere ne Kucove. Eshte e rendesishme qe te merren masa per manipulime te tilla.

    Ne qoftese opozita nuk eshte e aft apo e fort qe te marri masat e duhura, atehere kur verifikohet se jane bere mashtrime me listat e votuesve, kur ka aprovim per kete nga komuniteti nderkombetar, atehere DUHET TE NGRIHET POPULLI NE KEMBE!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kudo ka ankesa per Listat.. Kuptohet jan ujqerit e PS-se qe luajn me to.
    8 vjet ne opozite te pakten punen e listave ta kish kopsitur PD-ja.
    Askush nuk i ndalon te benin vet nje regjistrim ne kompjuterat e tyre e ta verifikonin me listen Zyrtare..
    Natyrisht do pune kjo por nje ushtri me shkollare jan ne Pd.. dhe aty duket sa jan te impenjuar per pune Shteterore..

    Veshtruese .. pyet per kuriozitet ata te tute.. .. ne se fisi yt i ka emrat ne Liste..
    Mua ma kan zhdukur emrin megjithse gjithmon kam bere llafe me ata te zones.. Te shikoc si shtremberojne surrane kur u vete i them.. pse me keni hequr emrin mo.. ckini ju me shumë qe dhe qent e macet i kini futur ne 5-6 lista e neve as ne nje liste spo na lini..
    101 hile bejne..
    Zakonisht jan PS-istet qe lodhen me listat.. kurse kta te Pd e quajn pun angari e nuk cajn koken fare se jan a nuk jan mileti ne liste..
    Ja bejn ca llafe ne Rd para votimeve dhe ashtu e lene me kaq.. Pastaj mbas votimesh fillojne bejne gam gam..
    Pa lista ne rregull ska votim..
    Kshu qe fiton ai qe i ka ndejt dardhes nen te..pra qe i ka qendisur listat me kohe sipas interesit te tyre..
    Pra Ps ka shancet te fitoje thelle.. ne se Pd nuk ben qilizem tani per saktesimin e listave e zbulimin e horlliqeve te Ps-se..
    Jan lodhur se beri nje flamur gjigand .. Pun Boshe..alla Kim Il sung.. ne vend te lodhin pak kembet neper rrugica e katunde.. qe te sanksionojne cdo emer aty ku e ka vendin me ligj..
    Sipas mendjes time.. cdo socialist do ta ket emrin ne shum zona.. Pra per cdo kelish te tirin ata do fitojne 3-4-5 vota..
    Natyrisht arsyet qe nje socialist lufton te fitoje jan shum te prekshme per ta..
    Ata e dine se ne fitofshin Vota e tyre do kthehet ne PARA.. e jo llafe kot.. kurse Demokrati e sheh leverdine ne fitoren e Pd-se si ai fshatari komunizmin ne "horizontin" qe nuk arrihet kurre..
    Se dhe kur eshte Pd ne Pushtet prap Malo Cac Finot e Dukat e Pocat fitojne..
    Ne kohen tende i tha Poci Berishes i morra tokat..
    E dynjaja qe ka votuar PD-ne .. nje m.ut te madh mori..
    Cben filani i thash nje mikut nje dizaj.. Ja tha ka 15 vjet qe bredh per te marre ish pronat po nje m.ut ka marre..
    E ne kto 15 vite pal pale i kan vene miliardat ca qe kan qene krrunde.. por kan ditur te jene miq me ca pushta zyrtare e i kan marre ckan dashur .. pa bredhur fare der me der te zyrave pa fund..
    Pra PS-isti e din per se Voton..
    Ai e shijon Voten.. me lezet bile..
    I mjeri demokrat.. nuk fiton as kur ka Ps ne pushtet as kur ka PD..
    Tha Saliu qe dhe Diaspora duhet te votoje..
    Hë ku vate kjo ide e mire.. fshiu mullaqet.. me kete llaf apo harroi apo..cfare..
    8 vjet nuk qe ne gjendje te bej per vete nje socialist te thjeshte sa per farë.. perkundrazi.. I kan ikur me mijra sa ne LSI sa ne Ps sa ne LZHk nashti..
    Te pakten elektoratin e LZHk ta afronte.. qe dhe ne shkundë Leka me sigurimsat qe ka rrotull dardha per Nanon.. kta njerzit e thjeshte te mos beheshin dardhe-shkundesa te Nanos..
    Ish ministra e deputete te Berishes u bene paterica te Nanos tani duke hyre ne LZHk..
    Me nje fjale elektorati i PD-se ka hyre ne uj si doku kombinatit dikure..
    e Pd po paguan shtrenjte ate "kriengritjen" qe bene me 98-ten keta birbot e legalitetit..
    I forte sigurimi i PPSH-se..
    Me qitje te larget ka punuar..
    PD as me LDk e Rugoves nuk ka permirsuar relatat..
    As me uashington.. as me Paris as me Berlin as me Londer as me Rrom as me Viene.. hic fare.. si peshk ne zall perballe Nanos me shume shoke..
    Deri dhe Stambollin Nano e ka futur ne xhep..
    Ruci me Doklen jan bere miq e shok me Blerat e Shrederat e Berluskot..e Botes..
    Te mjeret Demokrate..


    ...

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Gazeta TemA:

    Përfaqësuesit e minoritetit deklaruan dje në Kongresin e PBDNJ-së se socialistët kanë keqpërdorur votën e tyre për interesa personale

    Socialistët, presione për të zhvatur votat

    Partia Socialiste ka keqpërdorur votën e minoritarëve dhe tani po bën presione nga më të ndryshmet për të zhvatur votat e tona, deklaruan përfaqësues të minoritetit grek dje gjatë Kongresit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i Omonias, Jani Jani, në fjalën e tij mbajtur në Kongres theksoi se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në Shqipëri nuk janë respektuar të drejtat e njeriut. “Socialistët nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë
    keqpërdorur votën që u është dhënë, në dobi të interesave të veta personale dhe partiake. Ndoshta dhe kësaj radhe me të njëjtën mënyrë do të përpiqen për të zhvatur votën me premtime të reja dhe aty ku nuk munden me premtime, me shantazhe dhe oferta nga më të ndryshmet,” deklaroi Jani Jani.
    .......etc

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mua ma kan zhdukur emrin megjithse gjithmon kam bere llafe me ata te zones.. Te shikoc si shtremberojne surrane kur u vete i them.. pse me keni hequr emrin mo.. ckini ju me shumë qe dhe qent e macet i kini futur ne 5-6 lista e neve as ne nje liste spo na lini..
    101 hile bejne..
    Zakonisht jan PS-istet qe lodhen me listat..
    Dakort, kjo eshte dicka qe pritet. Por me thoni, pervec qe arritet te shihnit "shtremberimin te surrateve", a arritet gje "tjater"?

    Veshtruese .. pyet per kuriozitet ata te tute.. .. ne se fisi yt i ka emrat ne Liste..
    kjo do te ishte si "pyetje retorike"...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 23-05-2005 më 12:04

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo "tjatra" eshte se une e miqt e mi japim deputet demokrat ne Kuvend.. tash 15 vjet.. qe nga 91-shi..
    dhe tjater..kur te pyesin pergjigju.. e mos ver piktura kur flet me mua..
    e trimerine lere per tek vendi.. atje ne Votime.. se po te kishit qen trima.. nuk i ishit nenshtruar Zan Causheve ju 300 000 banore te qytetit.. heroik.. pik pik pik..

    Ne Vlore krisi e para pushke staliniste..pra Plumbat e pabesa neper prita..
    Aty u eksperimentua stili stalo-enverist qe me dizet e dishin.. qe kush nuk na bindet te vritet naten nga ferrat apo tek burimi duke pire uje..

    Prandaj keni shume per te bere ju Vlonjatet e sojit te mire..
    Ke ven re ti.. qe..pikerisht nga soji i keq vlonjat.. jan ca qe vene ne festat qe bejne enveristet ne Drenice..

    Dredha Gjiko-Dardho Malajt e Vlores.. bij e soj Kriminelesh ... kane gjetur Shok te hurit e litarit pikerisht ne gerxhet e Drenices se Kosoves..

    Dhe ndodhin.. te njejtat gjera..

    Prita (pusi) benin ne 42-43 e biruca ndertuan ne 44 -45 e deri ne 90.. bandat envero-manusho-kapoiste te Vlores.. prita e kampe torturash bene nashti dhe enveristet Kosovare.. e vazhdojne te bejne..

    Prandaj i duhet shtipurt koka Kucedres..
    Dushan Mugosha brodhi fshat me fshat ne Laberi me 1942-43-44.. dhe la falangat e Krimit.. te cilat edhe se e shanin Dushanin ne 1970-80.. neper veprat Tulla te kuqe.. punen e tije kurre nuk e c'mesuan..perkundrazi..
    e riperseriten ne 97-ten.. sic vrane Ramizene me 43.. vrane Greta graboven me 97..
    Sic vrane Cakerrat me dizet e di.. kanibaluan Lek Cokun me 97-ten..

    Edhe ne Kosove nxensit e Falangave Labe te PPSh-se.. vrasin Motrat tona Sabaheten e Vllezrit tane Drinat e Xhemat e Ukat..

    Prandaj Vota ne Vlore ka rendesi historike..se i thot NDAL Kanibaleve ose u jep pushtet te gjate e pafund..

    Prandaj te pyeta.. a i kane emrat ne lista soji yt.. pra njerzit e mire ne Vlore.. apo do tu a hane gurmazin prap si 60 vjet rresht..

    Tunduni.. ne se keni seder..

    qashtu..


    Ja trimi Mero Baze ..cfar thote.. dhe i lumte pena e rrofte sa malet se ky eshte burr i vertete..

    ---

    Tema:

    EDITORIALI

    Shpërdorimi elektoral i pushtetit

    Nga Mero Baze

    Dy ditë më parë në Vlorë ka pasur një problem serioz.
    Qyteti ka mbetur pa ujë sepse linja është devijuar për
    shkak të nevojave të një firme ndërtimi të kandidatit
    socialist Mezan Malaj, që ndërton pallate në breg të
    detit. Bashkia e qytetit, e cila do të duhej të merrej
    me këtë çështje dhe të sqaronte qytetarët përse mbetën
    pa ujë atë ditë dhe të nesërmen, në fakt ishte e
    angazhuar me një problem të dytë, me grisjen e
    posterave elektoralë të kandidatit të opozitës. Pra
    për qytetarët e Vlorës, para dy ditësh, ishte problem
    mungesa e ujit, kurse për Bashkinë e qytetit, e cila
    ka për detyrë t’u çojë ujë qytetarëve, ishte problem
    ekzistenca e posterave të kandidatit rival të Mezan
    Malajt, dhe jo krimi i Mezan Malaj ndaj qytetit të
    Vlorës. Ky fakt tregon qartë dy fenomene të
    rrezikshmne në fillim të kësaj fushate elektorale.
    Përdorimin e pushtetit si mekanizëm dhune mbi
    kundërshtarin dhe nga ana tjetër mospërdorimin e
    pushtetit në favor të qytetarëve, por vetëm si mburojë
    për veprimet e paligjshme të një deputeti. Me këtë
    logjikë Bashkia e Vlorës, tashmë ka shpallur problem
    kryesor të muajit posterat e Bujar Leskajt apo të
    Ardian Kollozit, dhe jo shtëpitë pa ujë të qytetarëve
    vlonjatë, që janë tharë nga disa ndërtesa përbindëshe,
    të ngritura me dhunë në pronat e vlonjatëve nga
    kandidati për deputet i socialistëve Mezan Malaj. Kjo
    diferencë në prioritetet e punës së Bashkisë tregon
    nivelin e inkriminimit të pushtetit në fushatën
    zgjedhore dhe tendencën për ta tensionuar situatën dhe
    më tej. I njëjti fenomen ka ndodhur në disa bashki
    kryesore të drejtuara nga socialistët si në Tiranë
    Durrës, Vlorë e Gjirokastër.
    Një fenomen i dytë negativ është angazhimi i disa
    reparteve ushtarake në disa rrethe të Shqipërisë, si
    në Zonën 93 në Vlorë, në zonën e Maliqit, apo në zonën
    100 në Sarandë, që po përdoren për punë fizike në krah
    të kandidatëve socialistë për deputet, të cilët bëjnë
    sikur hapin rrugë apo ndërtojnë ujësjellësa me ushtarë
    që bëjnë punë të detyruar fizike. Përdorimi në këtë
    mënyrë i ushtrisë, jo vetëm që e inkriminon atë në një
    fushatë elektorale, por ul ndjeshëm dhe autoritetin e
    saj në sytë e qytetarëve, të cilët presin që ajo t’i
    mbrojë nga rreziqet dhe jo nga opozita.
    Devijimi i misionit shtetëror të këtyre institucioneve
    në fushatë elektorale, nuk dëmton realisht dhe aq
    opozitën, më shumë se sa dëmton të ardhmen e tyre.
    Fushata elektorale mbaron pas 45 ditësh dhe pastaj ka
    pak shanse që shpërdoruesit e pushtetit sot, të
    vazhdojnë të flasin në emër të institucioneve nesër.

    ------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-05-2005 më 05:33

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Si munden me qene Listat e zgjedhsve problem ne zgjedhjete e ardhshme shqipetare.Ine fare nuk mund ta kuptoje kete budallalleke te dikujt qe mundiohet ta shes.
    Jo o njerez nuk jane lista problem por problem jan aktoret ne zgjedhje.Pra problemin duhet kerkuar aty e jo te listat se listat jane lista e ato nuk kan faj.
    Problem ne zgjedhje eshte :

    Sali berisha
    Tosi i Nanos
    Meta i babes
    Majka mazamakeqe per ne e shume e shume te tjere qe nuk din te ndalen.
    Pra keta jan problem ne zgjedhje e keta duhet fshi me fshise hekuri åper te pas zgjdhje te paqa e te ndershme ne Shqiperi.
    Berisha mendon se eshte demokrat pse partia e tij ka emrin PD
    Tosi mendon edhe ma shume se kyu se eshte demokrat se e ndihmon ameriken
    Majka mendon se eshte edhe ma demokrat se dy te paret se eshte bisnismen i madh
    Meta se ka pas mik kriminelin Gjingjiq.
    Mazamakeq per ne shqipetaret cka na ka gjete.
    Ta heqim kete fare te keqe nga jeta politike e atehre te shohim.
    Pra ne keto zgjedhje shqipetaret duhet thene jo te gjithe ketyre dhe partive te tyre.
    Mbetshi me te mirat.

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Fushata zgjedhore 2009
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 07:04
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Nano: Nëse humb zgjedhjet, iki nga PS
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •