Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vetëvaret 9-vjeçarja në Durrës dhe një 24-vjeçar në Tiranë

    DURRËS

    Gjendet e mbytur, në rrethana misterioze, me një rrip pantallonash, një 9-vjeçare nga Durrësi. Tragjedia ka ndodhur dje në familjen Këllezi, me banim në lagjen e ish-kënetës në qytetine Durrësit.

    Vajza 9-vjeçare Enxhi Këllezi, është gjetur e mbytur në mesditën e djeshme, ndërkohë që sipas hetimeve të para të policisë, mendohet se vogëlushja i ka dhënë fund jetës për motive ende të panjohura. Sipas policisë që shkoi në vendngjarje, vajza është gjetur pa jetë me rripin e pantallonave në fyt, ndërsa pranë krevatit u gjend dhe një thikë dhe një palë gërshërë. Sipas policisë, në barkun e vogëlushes kishte gjak. Mendohet se vajza ka dështuar në tentativën për t’i dhënë fund jetës me thikë, apo gërshërë.Ekspertët nuk kanë dhënë asnjë version zyrtar lidhur me këtë ngjarje tragjike,
    ndonëse për momentin pista më e mundshme mbetet ajo e vetëmbytjes në kushte depresive. Gjithsesi burimet zyrtare thanë se po hetohet edhe në pista të tjera.

    Në familje
    Heshtje dhe lot në familjen Këllezi për humbjen e Enxhit, që vdiq në mënyrë tragjike. Askush nga të afërmit e saj nuk pranoi të flasë për median. Madje sipas ekspertëve ata kanë dhënë pak informacione edhe për grupin hetimor. Ndërsa të afërmit e vogëlushes kanë heshtur, fqinjë, shokë dhe shoqe të Enxhit kanë mundur të tregojnë diçka rreth familjes së saj. Familja e 9- vjeçares përbëhej nga 6 pjesëtarë. Kryefamiljari, Gramozi, baba i katër vajzave, prej disa muajsh jetonte dhe punonte në Greqi. Ndërsa nëna, Loli, punonte nga mëngjesi në mbrëmje, në rrobaqepësi, së bashku me vajzën e madhe Lelën, 17 vjeç. Tre vajzat e tjera të familjes, Ada 14 vjeç, Enxhi, 9 vjeç, dhe Jana, 3 vjeç, shkonin në shkollë dhe në kopsht. Familja e Gramoz Këllezit jetonte në një ndërtesë 3 -katëshe së bashku me familjet e dy vëllezërve të tij dhe të një kushëriri. Sipas banorëve të zonës, familja e Enxhit kishte vetëm dy muaj që ishte zhvendosur nga qyteti i Korçës në atë të Durrësit.

    Dëshmia e shoqes
    Ajo që e njihte më mirë Enxhin ishte Sonila 12- vjeçare. Vajza ka parë të pajetë shoqen e saj dhe ka mbetur e tronditur nga skena. Ajo të thotë se e para që e ka gjetur Enxhin të vdekur, ka qenë motra e saj, Ada. “Ada e gjeti çelësin e njërës dhomë poshtë një kutie me pluhur rrobash. Ajo hapi derën e shtëpisë dhe menjëherë doli duke qarë prej andej. Më pas në dhomë u futën komshinjtë, pasi nëna dhe motra e madhe e Enxhit ishin në punë, në rrobaqepësi”,- thotë Sonila. Ata që e panë mirë Enxhin të vdekur, thotë më tej Sonila, treguan se fyti i saj ishte i nxirë. Pranë trupit u gjet dhe një thikë buke. Madje dhe një palë gërshërë. “Enxhi ishte një vajzë e urtë. Ajo gjithmonë luante në oborr me kushërirën e saj. Ishte e dashur me shoqet. Nuk e kam parë ndonjëherë që të takohet me njerëz të sekteve të ndryshme”,- të thotë Sonila. Nisur nga rastet e fundit të vetëvrasjeve të fëmijëve, që më së shumti janë lidhur me sektet fetare, Sonila të thotë se në shtëpinë e saj kishin ardhur një herë dy persona nga një sekt fetar, por babai i saj nuk i kishte lejuar që të hynin brenda. “Enxhin nuk e kam parë ndonjëherë me njerëz të fesë”,- thotë 12-vjeçarja. Sonila kujton se një ditë para ngjarjes nuk e kishte parë Enxhin që të luante në oborr, ashtu siç bënte zakonisht. Po ashtu Enxhi nuk është parë rreth e rrotull edhe gjatë paradites së djeshme.

    Pista më e mundshme, vetëmbytja
    Ndonëse në vendngjarje është gjetur një thikë dhe një palë gërshërë, ndërsa barku i vajzës ka qenë i gjakosur, ekspertët thanë se pista më e mundshme mbetet vetëmbytja. Mendohet se pikërisht rripi i
    pantallonave i ka marrë jetën 9- vjeçares, pasi plagët në bark nuk kanë qenë vdekjeprurëse. Burimet zyrtare nga drejtoria e policisë së Durrësit thanë se po punohet intensivisht për të arritur në një version përfundimtar lidhur me këtë ngjarje tragjike. Policia ka marrë në pyetje dhe mësues të shkollës "Qemal Mici" ku mësonte Enxhi. Këta të fundit mësohet të kenë thënë se viktima ishte një vajzë e urtë që mësonte sa mundej, dhe ishte e sjellshme në klasë. “Rrallë herë ajo ka pasur dhimbje koke dhe ka pirë paracetamol. Një ditë para ngjarjes Enxhi nuk ka qenë në shkollë”,- kanë thënë burime nga shkolla. Nuk dihen ende motivet se përse ka munguar vajza në shkollë, ndërsa mësohet se po punohet intensivisht për të zbardhur çdo detaj lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se rreth orës 17:00 trupi pajetë i 9-vjeçares u dërgua në morg, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.

    Shoku i klasës: Enxhi ishte besimtare
    DURRËS- Sindriti, shok klase me Enxhin, thotë për gazetën se ajo kishte pak kohë që kishte ardhur në klasën e tyre dhe se ishte vajzë shumë e mirë dhe e sjellshme. “Të gjithë e donin në klasë”,- shprehet ai. Sindriti të thotë madje se kishte dëgjuar se Enxhi besonte shumë, por ai nuk e kishte parë ndonjëherë atë me njerëz të ndonjë sekti fetar. Këtë fakt bëhet e ditur se e ka konfirmuar dhe një nga xhaxhallarët e viktimës që ka thënë se nuk di që vajza të jetë ndikuar ndonjëherë nga përfaqësues të sekteve të ndryshme. Banka e Enxhit dje pasdite ishte bosh. Aty shokët dhe shoqet e saj kishin vendosur një tufë me lule.

    Burimi: Shekulli.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Nga lajmet e fundit te top-channel :

    PRANGA KUSHERIRIT, PERDHUNOI E VRAU 10 VJECAREN

    Nje 15 vjecar arrestohet per vrasjen e vajzes 10 vjecare, Enxhi Kellezi ne Durres. Eunrid Hoxha, kusheriri i pare i saj, u arrestua sot heret ne mengjes nga policia ne fshatin Starove te Beratit, ne shtepine e halles se tij. Hoxha e ka pranuar vrasjen e kusherires se mitur. Policia ka bere te ditur se vajza eshte perdhunuar dhe me pas eshte vrare ne menyre makabre nga djali i dajes, i cili pas krimit eshte larguar drejt Beratit. Ne dhomen ku u gjet 10 vjecarja, policia ka zbuluar nje bicak te vogel te gjakosur dhe nje rrip pantallonash. Eunrid Hoxha ishte larguar ne drejtim te paditur, menjehere pasi ishte kryer krimi. Vajza e vdekur eshte gjetur e mbyllur ne dhome dhe celesi eshte gjetur ne korridor.


    U prehte ne paqe...
    bingo !!!

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Une thashe cudi nje 9 vjecare te mendoje te vetvrase veten. Eshte shtuar shume pedofilia, incensti tek shqiptaret. Me kujtohen dy raste kur vellai ka perdhunuar motren. Zonja dhe Zoterinj, miresevini ne demokraci!

  4. #4
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga Prof Dr SamSung
    Une thashe cudi nje 9 vjecare te mendoje te vetvrase veten. Eshte shtuar shume pedofilia, incensti tek shqiptaret. Me kujtohen dy raste kur vellai ka perdhunuar motren. Zonja dhe Zoterinj, miresevini ne demokraci!
    Samsung nuk e ka fajin demokracia po e ka fajin koka!!

    Demokracia te jep te drejten ty sot te shkruash ketu.

    Fajin kemi te gjithe ne por shoqerine e sotme qe kemi krijuar..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    O Zot sa tragjedike . Ne fillim u cudita dhe po mendoja sa shume femije po vrasin veteven ne shqiperi, por kur lexova postimin e dyte me erdhi me keq. Ngushullimat e mia per familjen Kellezi...o Zot te shikosh motren te varruar te vjen te vrasesh veten ...dhe kushuriri qe e ka si vella...what has this world come to

    ps: s'kuptoj kush ishte 24 vjecari? thash mos ishte 15?
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 24-05-2005 më 13:40
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    paska dale mode e re andej ....

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga ElMajico
    Samsung nuk e ka fajin demokracia po e ka fajin koka!!

    Demokracia te jep te drejten ty sot te shkruash ketu.

    Fajin kemi te gjithe ne por shoqerine e sotme qe kemi krijuar..
    Koka ishte dje, Koka eshte sot. Cfare ndryshoi? "Demokracia" qe solli PD eshte! Efektet e kesaj PD jane.

    Flitet se tani njerezit vetvrasin veten nga mjerimi. Jo vetem ne Shqiperi por dhe emigrantet shqiptare jashte. Si ka mundesi?

    Cdo journal mjeksor psikologjik, neurologjik shpjegon me se miri kete se pallavrat e PD.
    PD Nuk duhet te marri pushtetin me ne Shqiperi.

  8. #8
    ca pallavrash je tu shkrujt ti me djal.
    e bone si ai qe e kapi grun me dashnorin dhe ne ven te qante hallin ca e gjeti tha "O Sali Berisha c'me bere".
    :^zilet

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Tironsja
    ca pallavrash je tu shkrujt ti me djal.
    e bone si ai qe e kapi grun me dashnorin dhe ne ven te qante hallin ca e gjeti tha "O Sali Berisha c'me bere".
    Sali risha eshte figure inteligjente e kesaj demokracie. Une nuk shava Berishen.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •