MILTON, Xhon
MILTON Xhon (16O6-1647) një prej poetëve të mëdhenj anglezë
* Kur Karli II erdhi në fron pas revolucionit të udhëhequr nga Kromuelli, mbreti i ofroi Xhon Miltonit një post të rëndësishëm. Gruaja e nxiti që të pranonte, por poeti refuzoi duke thënë:
- Ti je grua dhe do të dëshiroje të kishe një karrocë me katër kuaj, ndërsa unë nuk lakmoj tjetër veçse të jetoj dhe të vdes i ndershëm.
* Poeti Milton që mbeti në të njëjtën kohë i verbër dhe i ve, u martua sërishmi. Një miku i tij u habit me të sepse edhe i verbër kërkoi grua për t'u martuar.Ju gaboheni iu përgjigj poeti- dhe po ju them po të isha i shurdhur do të bëhesha dhëndri më i mirë në Angli.
* Miltoni i verbër u martua për të tretën herë me një grua shumë të bukur por me karakter të ashpër dhe të vështirë. Duka i Bukingenit i tha se gruaja e tij e re ishte e bukur si një trëndafil.
- E di, - u përgjigj Miltoni, - veçse unë nuk shoh ngjyrat po ndiej gjembat e trëndafilit.
Është më lehtë të qeverisësh një mbretëri sesa një grua.
* Kur Miltoni mbaroi "Parajsën e humbur" ngaqë ishte i panjohur ende, iu desh të lodhej shumë për të gjetur një botues. Të gjithë botuesit i thanë se mjaftonte titulli për t'i bërë lexuesit që të largoheshin. Veprat me temë fetare atëherë nuk i tërhiqnin lexuesit. Më në fund një, farë Tomson, ia mori dhe Miltoni duhej t'i paguante tridhjetë pistole. Por shpejt u bë pishman se i kishte dhënë "shumë". Ai i dha gjysmën e parave dhe i premtoi që gjysmën tjetër t'ia jepte kur vepra të rishtypej. Miltoni nuk arriti kurrë të shihte botimin e dytë të veprës, që e bëri të pavdekshëm sepse kishte vdekur. Trashëgimtarët e botuesit fituan më shumë se dyqind mijë skude nga botimi i kasaj poeme
.* Miltoni në Itali ndenji aq sa për të mësuar në mënyrë të përsosur italishten. Në kët gjuhë ai shkroi edhe disa poezi. Ishte në Romë kur e kristalizoi idenë për poemën e tij të pavdekshme "Parajsa e humbur". Ai vetë tregon se në Romë rastisi që të shkonte në një shfaqje teatrale të marionetave me titull: "Misteri i mosbindjes së Adamit". Kjo ishte pikënisja e frymëzimit të tij.
* Mbreti Jakov II bëri vizitë poetit, që atëherë ishte qorruar.
- Nuk ju duket, - i tha mbreti pa takt, - që humbja e shikimit tuaj është ndëshkim i zotit për gjithë ato që ju keni shkruar kundër babait tim.
- Në qoftë se fatkeqësitë janë dënim i zotit, - iu përgjigj menjëherë me guxim Miltoni, madhëria juaj të më lejojë të vë në dukje se unë kam humbur veçse sytë... kurse babai juaj humbi kokën.
Krijoni Kontakt