Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 165
  1. #101
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KOH, Robert



    KOH Robert (1843-1910) mjek i shquar dhe bakteriolog gjerman, zbulues i bacilit të tuberkulozit

    * Ishte mikroskopi që e shtyu për vrojtimin e mikrobeve. Kohu nuk i thoshte askujt për zbulimet e tij, deri sa të sigurohej mirë. Për arritjet e kërkimeve të tij i tha një mikut të vet profesor në Drezden, i cili nga ana e tij njoftoi patologun më të dëgjuar të qytetit. Ai mbeti aq i entuziazmuar, sa që u thirri me të madhe nxënësve dhe asistentëve:
    - Ikni prej këtu, ju që doni t'ju mësoj unë! Vraponi në shtëpinë e Kohut, në qoftë se doni të mësoni diçka nga mjekësia.

    * Kohu, ishte modest. Pavarësisht nga nderimet e mëdha që i bënin dhe nga fama e madhe që gëzonte ai mbeti gjithnjë i thjeshtë dhe kohëulur. Admiruesve të tij Kohu u thoshte shpesh:
    - Doni të dini se cila është merita ime? Që linda dhe u mora me mjekësi në një kohë kur ari gjendej akoma i shpërndarë nëpër rrugë...në dispozicion të të parit pushtues.

    * Kohu në rini ishte mjek i thjeshtë fshati dhe shumë i zënë me vizitat e të sëmurëve. Nuk do të mendonte kurrë për shkencën, në goftë se gruaja nuk do t'i kishte sjellë si shuratë për ditëlindje një mikroskop
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #102
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KOREXHIO



    KOREXHIO (1494-1534) piktor italian i epokës së Rilindjes

    * Ky piktor i madh ishte shumë modest.Pikturonte tablotë dhe i shihte për pak gjë, sepse mendonte se nuk kishin ndonjë vlerë të madhe. Një ditë kur po shihte një tablo të Rafaelit, e vështroi gjatë dhe pastaj thirri i kënaqur:
    - Epo, atëherë qenkam edhe unë piktor!

    * Kur ishte një herë në Parma,Ticiani shkoi të shihte pikturat e Korexhios në katedrale. Ndërkohë iu afrua një murg dhe i tha se ato ishin të një piktori pa vlerë dhe se ishte vendosur që të prisheshin fare.
    - Shiko këtu mor mik! - klithi Ticiani, - po të mos isha Tician, do të doja të isha Korexhio.

    * Pikturat e katedrales së Parmës të pikturuara nga Korexhio nuk u pëlqyen nga priftërinjtë që e kishin urdhëruar megjithëse çmimii marrëveshjes ishte mjaft i ulët. Ata i dhanë vetëm gjysmën e çmimit që kishin përcaktuar në marrëveshje, më pak se dyqind lira dhe këto të gjitha në monedha bakri. Korexhio, që banonte nja dy kilometra larg Parmës mori në krahë atë barrë të rëndë.
    Nga vapa e madhe dhe pesha që mbante djersiti shumë. Rrugës piu ujë të ftohtë në një burim. Kështu mori plevit, që për tri ditë e çoi në varr.

    ------------------
    KORNEJ, Pjer



    KORNEJ Pjer (1606-1684) tragjedian francez

    * Gjatë provave të Berenicës të Kornejit aktori Baroni i kërkoi autorit që t'i shpjegonte kuptimin e katër vargjeve, të cilat i dukeshin të paqartë. - Po mos u bëni shumë merak, - i tha Korneji, - se dhe unë vetë nuk i kuptoj mirë. Ti recitoi ashtu siç janë, pa kuptuar asgjë dhe do të shohësh se publiku do t'i pëlqejë.

    * Korneji ishte njeri i drojtur dhe shumë i pazoti në bisedë. Një princeshë, që kishte dashur shumë ta njihte, pas një bisede të gjatë me të tha:
    - Ja një njeri, i cili duhet dëgjuar vetëm në teatër.

    * Një mareshal i shquar francez, pasi pa pjesën Sertorio të Kornejit, pyeti:
    - Po ku dreqin e ka studiuar kaq mirë artin ushtarak ky Korneji? Një mareshall tjetër i dëgjuar kur doli nga shfaqja e pjesës Otoni tha:
    - Ky Korneji duhet të jetë mësuesi i mbretërve. Ndërsa një ministër i kohës së Kornejit tha se për të gjykuar për Otonin duhej një plate teatri plot me ministra shteti.

    * Dikush i lexoi një kritiku vlerësimin për Kornejin. Ai i kërkoi edhe gjykimin e tij.
    - Mirë i tha ai, po është shumë e gjatë. Unë do të isha i kënaqur të thoje: "Quhet Pjer Kornej'.
    Tragjediani i madh Kornej, nuk fitoi shumë me krijimet e tij. Fitoi shumë më tepër me përkthimin

    "Imitimi i Krishtit', që u ribotua tridhjetë e dy herë. Korneji atëherë thoshte:
    - Nga kjo duket se zoti nuk është mosmirënjohës me ata që punojnë për të.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #103
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KROMUELL Oliver



    KROMUELL Oliver (1599-1658) aktivist i shquar i revolucionit borgjez anglez të shek XVII



    * Karli I, për të penguar valën e madhe të largimit të anglezëve për në Amerikë, nxorri një ligj sipas të cilit ndaloheshin kapitenët e anijeve të pranonin emigrantë që nuk ishin pajisur me dy palë këpucë. Kromuelli, që do të shkonte me anije në Boston, rastisi vetëm me këpucët që kishte veshur. Kapiteni e zbriti në tokë dhe nuk e mori me vete. Kështu mbreti mbajti në Angli atë që dhjetë vjet më vonë do t'i priste kokën në gijotinë.



    * Trupat republikane ishin përballë me trupat e karlit I në ultësirën e Jorkut dhe lufta nuk po përfundonte mirë për republikanët. Kromuelli (atëherë ishte oficer i thjeshtë) po mjekonte një plagë që kishte marrë në krahun e djathtë. I hipi shpejt kalit për të vajtur në betejë dhe mjekut, që e këshilloi ta mbante plagën të lidhur, i tha:

    - E, ç'më duhet krahu po humbëm betejën?

    * Gjenerali Mançester, në krye të trupave në betejën e Jorkut, ishte futur në një drejtim të papërcaktuar. Kromuelli që e takoi atje i tha:

    - Gjeneral e keni gabim, armiku është nga ana tjetër. Gjenerali e dëgjoi vërejtjen, ndryshoi drejtimin e trupave dhe arriti fitoren.



    * Gjatë një beteje Kromuellin e lajmëruan se Ajërtoni, dhëndri i tij gjeneral që komandonte në krahun e djathtë, ishte plagosur rëndë dhe gjithë trupat e tij të frikësuar po largoheshin nga beteja. Atëherë Kromuelli tha:

    - Po përveç vështirësive ç'do të presë në luftë ai që të fitojë. Kromuelli shkoi menjëherë në ndihmë të njerëzve të tij, arriti të bëj tërheqjen taktike dhe kështu ndërroi edhe fatin e betejës.



    * Kur Kromuelli donte të niste ndonjë letër të rëndësishme që duhej mbajtur tepër sekret, u diktonte sekretarëve katër- pesë letra të ndryshme me të dhëna të kundërta dhe nuk u thoshte se cilën letër do të zgjidhte për të nisur. Në këtë mënyrë ai ruante sekretin e veprimeve të tij.



    * Një ditë Kromuelli u tha disa miqve:

    - Në të vërtetë shkon shumë larg vëtëm kur nuk e kupton se si shkon.

    * Në kohën e Kromuellit urrehej aq shumë monarkia sa që thirrja. "Ardhtë mbretëria jote" u zëvendësua me: "Ardhtë Republika jote".



    * Rikard Kromuelli që zëvendësoi në protektorat babain, Oliverin, ishte një njeri shpirtbutë, pa shumë ambicje dhe shpejt dha dorëheqjen.

    Kur erdhën përsëri Stuartët në front, Rikardi deshi të bëjë një turne jashtë shtetit. Udhëtimin e nisi vetëm dhe përdori një emër të rremë. Rrugës e njohu një princ dhe nisi të bisedojë për fatin e atdheut. Princi tregoi admirim të madh për Kromuellin, të cilin e quajti trim, të guximshëm dhe me aftësi të jashtëzakonshme. Pastaj e pyeti:

    - Po ç'bëhet me të birin e tij, i cili nuk diti të përfitojë as nga fati as nga krimet e të atit?

    -1 biri, iu përgjigj Rikardi, - parapëlqeu më mirë të ikte se sa të mbante pushtetin me krime dhe me padrejtësi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #104
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KRILLOV Ivan



    KRILLOV Ivan (1768-1884) fabulist i dëgjuar dhe poet rus



    * Kur i thanë se një pasanik kishte më shumë se gjashtë milionë rubla të ardhura në vit Krillovi thirri: Çfarë teprice! Ç'fyerje. Njolloj sikur unë të kisha hedhur krahëv mantel dhe ai të zgjatej njëzet metra mbrapa meje.

    Poeti i madh Pushkin e pyeti njëherë se ç'mendonte për "I Godunovin". Krillovi u përgjigj:

    - Një predikues kishte vërtetuar njëherë se çdo krijim i zotit : kulmi i përsosurisë? Prifti ia ktheu: "Midis kurrizove nuk ka asnjë jetë më gungaç se ti. Pra ti je gungaçi më i përsosur. Kështu edhe di jote është më e bukura në gjininë e saj."

    * Në një darkë një njeri që fliste shumë tregoi këtë histori:

    - Bujkërobërit e mi kanë kapur sot në Vollgë para shtëpisë sim

    peshk shumë të madh. T'ju them të drejtën, ai ishte i gjatë prej kël

    jam unë e deri...

    Ende pa mbaruar mirë frazën, tregoi me dorë këndin e tryez« ishte ulur Krillovi. Në këtë çast Krillovi u ngjit shpejt në këmbë c tërhoq më një anë.

    - Çfarë po bëni? - e pyeti dikush aty pranë.

    - Po tërhiqem prapa për t'i bërë vend peshkut, - thirri poeti.

    * Poeti Krillov ishte shumë i dhënë pas të ngrënit dhe kishte ore madh.

    ...Kur e ftoi një herë careshja Maria Fedorovna, nisi të haj< pangopur dhe nuk ktheu asnjë gjellë.

    - Po të paktën mos prano vetëm një herë, - i pëshpëriti në vesh

    që kishte pranë. Kështu do t'i japësh mundësi careshës, që të këmbëi

    që ti të hash edhe më shumë.

    - Po sikur të mos ngulmojë? - tha Krillovi, - duke vazhduar të ng

    si i babëzitur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #105
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KOLOMBI, Kristofor



    KOLOMBI Kristofor (1451-1506) një nga udhëtarët më të shquar që zbuloi i pari Amerikën



    * Kur Kolombi ishte djalosh i ri shkoi në Siena dhe u vendos në një dhomë modeste në rrugën Kamolia. Atje pranë banonte një vajzë shumë e bukur, të cilën e shikonte shpesh kur dilte nga kisha aty pranë. Shpejt u dashuruan me njëri - tjetrin. Kolombi ishte i varfër, kurse vajza i përkiste një prej shtëpive më të dëgjuara të Sienës, prandaj prindërit e saj e kundërshtuan këtë dashuri. Pas disa ditësh, Kolombi do të nisej. Ai u takua fshehurazi me vajzën në pragun e kishës dhe në çastin e ndarjes i tha:
    -E dashur, shpejt do të marrësh lajme prej meje.
    Lajmet nuk erdhën shpejt, por shumë vjet më vonë kur arriti në kishë një dhuratë tepër e çmuar: armët që ia kishin ngjeshur si admiral dhe mëkëmbës i mbretit të Spanjës në Botën e Re të zbuluar prej tij. Këto armë ndodhen edhe sot në kishën e Simës.

    * I detyruar nga nevoja për ushqime Kolombi zbarkoi në Xhamajkë. Banorët e atjeshëm nuk deshën t'i jepnin asgjë dhe e kërcënuan që të largohej nga ishulli. Kolombi e dinte se atë mbrëmje do të kishte një eklips të hënës. Ai i mblodhi banorët e ishullit dhe tha se në qoftë se nuk do t'i bindeshim me besnikëri, ai do të bënte që të zhdukej hëna.Pas kësaj do të nisnin të këqijat e pafund për ta. Kur panë se në atë orë që u kishte thënë ai hëna u zhduk atyre u hyri frika dhe, duke u gjunjëzuar përpara Kolombit, iu lutën t'i falte se do t'i jepnin çfarë të donte. Dhe ashtu bënë vërtetë.

    * Kristofor Kolombi fliste me shumë modesti për zbulimin e tij të madh. Një herë u tha disa zotërinjve në një drekë:
    - Në të vërtetë ndërmarrja ime ishte një gjë fare e thjeshtë ashtu sikurse është e thjeshtë që të vësh edhe këtë vezë të rrijë drejt mbi tryezë. Provojeni njëherë se mund ta bëni lehtë.
    Pjesëmarrësit provuan që ta vinin vezën të rrinte drejt, por më kot. Atëherë Knlombi e mori në duar, i ra fort tryezës sa e theu vezën në majë dhe e bëri që të rrijë drejt ashtu siç kishte thënë pak më parë. Pjesëmarrësit thanë se në atë mënyrë mund ta vendosnin edhe ata.
    - Pikërisht, - u përgjigj Knlombi, - ju thoni se është e thjeshtë pasi më parë e patë se si e bëra unë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #106
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ISAK, Njuton



    ISAK Njuton (1642-1727) matematikan, fizikan dhe astronom anglez



    * Një mbrëmje, kur Njutoni ishte në moshën njëzetetrevjeçare ishte ulur në kopshtin e të atit dhe po mendohej. Heshtjen e natës e prishi një mollë që i ra te këmbët. Kjo e futi në mendime të thella. Hëna shkëlqente në qiell. I riu pyeti veten se si ishte e mundur që hëna nuk binte poshtë siç ra kokrra e mollës. Kjo i dha shkas që ai të zbulojë ligjin e gravitacionit.





    * Njutoni mbeti gjithë jetën beqar. Kur e pyeti një mik se si kishte ndodhur që ai nuk ishte martuar, ai u përgjigj:
    - Nuk kam pasur asnjëherë kohë të mendoj për këtë punë.
    - Si keni mundur të zbuloni sistemin e botës, - e pyetën Njutonin e madh.
    - E kam zbuluar, u përgjigj ai, sepse kam menduar për të ditë e natë.





    * E pyetën njëherë Njutonin sesi ishte e mundur që njeriu ecën sa herë që do dhe mund të lëvizë krahët dhe duart sipas dëshirës së tij. Njutoni tha se nuk dinte ta shpjegonte.Ata pastaj e pyetën prapë.
    - Po mirë, ju që njihni kaq thellë ligjin e gravitacionit të planeteve, mund të na thoni të paktën, përse ata lëvizin në një drejtim dhe jo në kundërt?
    - Nuk di asgjë, - u përgjigj Njutoni, pasi ishte menduar pak si gjatë nuk di asgjë për këtë, as për shumë gjëra të tjera. Nuk mund ta merr me mend se sa e madhe është padija jonë.



    * Njutoni i madh nuk i donte shumë poetët. Njëherë ai i tha:
    Ndaj poetëve parapëlqej këpuctarët, ata të paktën janë të dobishëm për shoqërinë.





    * Perandorin e Kinës misionarët e tij e njohën me librin e Njutonit "Parimet". Ai i shfaqi mirënjohjen e tij me një letër që ia drejtonte thjesht: "Zotit Njuton, Evropë".
    Dhe letra vajti në dorë të Njutonit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #107
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    IBSEN Henrik



    IBSEN Henrik (1828-1906) dramaturg i dëgjuar norvegjez



    * Dramaturgui shquar i bënte të gjitha gjërat vetë që të tjerët t'i shërbenin sa më pak.

    - Ju vetë i lustroni këpucët? - e pyeti një ditë mikun e tij. Ai u përgjigj:

    Je i përulur, shumë i përulur. Nuk duhet të lejoni të bëjnë të tjerët

    ato gjëra që mund t'i bëjmë vetë. Lustroni këpucët, pastroni dhomën, ndizni zjarrin. Vetëm në këto kushte mund të quheni njeri i lirë dhe i zoti për çdo gjë. Mjerë ata që janë të detyruar të varen gjithnjë nga gruaja.





    * Henrik Ibsen dashuronte të bijën e një prifti. Ai i shkroi asaj një letër të guximshme. I thoshte e do të shkonte në shtëpinë e saj në orën gjashtë. Në qoftë se nuk do ta gjente në atë orë nuk do t'i shkonte më në shtëpi. Në orën gjashtë vajti në shtëpinë e vajzës. Kamarierja i tha në emër të zonjushës që të priste disa minuta. Priti dy orë të mira dhe u bë gati që të largohej. Ndërkaq u duk vajza, që duke qeshur i tha:

    - Më falni po desha të vë në provë durimin dhe dashurinë tuaj.





    * Henrik Ibseni tregonte me kënaqësi një rast që i kishte ndodhur në Romë. Kur po kalonte një ditë në Rrugën Kombëtare i tërhoqi vëmendjen një shpallje e kuqe në mur. Përpara saj qëndronin shumë njerëz. Meqenëse nuk i kishte me vete syzat i tha njërit prej të pranishmëve. Ju lutem çfarë është shkruar në këtë shpallje? Dhe ai iu përgjigj qetë-qetë: Më vjen keq zotni i shquar po as unë nuk di të lexoj.

    * Shkonte shpesh nëpër sallone por nuk fliste me askënd. Njëherë takoi një grua gjermane, që u paraqit si një admiruese e zjarrtë e Ibsenit. Ajo e pyeti:

    - A mund të më thoni se çfarë keni dashur të tregoni me Per Gyntin?

    Ata që ishin aty menduam se do të fyhej, kurse Ibseni menjëherë rregulloi mirë syzet, vështroi me habi zonjën dhe i tha me zë të ulët:

    - E dashur zonjë. Kur shkrova Per Gyntin vetëm zoti dhe unë e dinim se ç'kuptim kishte vepra. Ndërsa sot unë ju betohem se nuk mbaj mend asgjë.



    * Shfaqjet e para të dramave të Ibsenit patën në Norvegji një interes të dyfishtë; si vepra artistike dhe se autori në personazhet e tij kishte futur tipare dalluese të njerëzve të njohur. Ibseni mblidhte lëndë nga jeta për personazhet e tij dhe përdorte si modele miq dhe të njohur. Kur u shfaq drama "Shtyllat e shoqërisë", një i afërm i tij, besoi se kishte parë veten në një personazh të dramës. Me që ishte trajtuar shumë keq, shkoi te Ibseni për t'u ankuar për fyerjen. Ibseni qeshi me ironi dhe i tha ftohtë:

    - E keni gabim. Një hajvan nuk mund të më shërbente si model për teatrin tim.






    * Për herë të parë Ibseni shkoi në Kristiania me shpenzimet e tij për të shtypur tragjedinë "Katilina", por përfundimi ishte pa sukses. Aty kishte një mikun e vet dhe që të dy së bashku jetuan me ato pak të holla që kishin. Hanin vetëm njëherë në ditë, në darkë, dhe gjithnjë ushqime të thata dhe të lira.

    Në kohën e drekës delnin nga shtëpia që qirramarrësit e tjerë të besonin se shkonin për të ngrënë në restorant. Pastaj ktheheshin dhe pinin nga një filxhan kafe.

    Vetëm njëherë paguan një drekë të vërtetë me ushqime të ngrohta. Këtë e arritën duke shitur si letër ambalazhi kopjet e pashitura të "Katalinës".



    * Nga rroga e vogël që merrte si shërbyes në farmaci Ibseni arriti të bëjë disa kursime. Me këto para u regjistrua në fakultetin e mjekësisë në Kristiania. Gjatë rrugës për në universitet u ndal në Skien, ku banonin të afërmit e tij. Ai i tha së motrës Edvigës se kishte shkruar dhe botuar disa vjersha.

    - Ajo e pyeti se çdo të bëhej, përfundimisht, mjek apo poet.

    - Dua, - i tha Ibseni - të arrij një qartesi maksimale në të vërejturit e

    gjërave.

    - Dhe pasi ta arrish këtë?

    - Pastaj do të vdes, - i tha Ibseni.

    * Kur doli "Shtëpia e Kukullës", drama u shfaq për njëzetepesë netë me radhë përpara publikut të emocionuar. Shikuesit kur dilnin nga teatri, nëpër rrugë dhë nëpër klube bënin diskutime të zjarrta për problemet që shtronte drama.

    Zonjat e Kristianias në ftesat e drekave ose të mbledhjeve të ndryshme bënin shënime që të ftuarit të mos flisnin për "Shtëpinë e kukullës", sepse nuk mund të mbanin qetësinë e duhur.



    * Kur Ibseni ishte në Romë, në koloninë norvegjeze të atij qyteti ndodhi një skandal. Një grua norvegjeze ishte ndarë nga burri, e kishte lënë atë me një fëmijë dhe kishte ikur me dashnorin.

    Norvegjezët e Romës e kishin parë këtë gjest si një "faj kundër natyrës". Për këtë rast Ibseni tha: -Jo kundër natyrës po kundër zakoneve.

    Gruaja që kishte braktisur burrin donte të takohej me Ibsenin, i cili e priti ftohtë.

    - Megjithatë, - u mundua të shfajsohej zonja, - unë kam vepruar si

    "Nora" juaj.

    - Jo, - u përgjigj Ibseni, - Nora iku vetëm nga shtëpia.

    * Ibseni banoi disa kohë në Munih të Bavierës. Pasditet i kalonte duke ndenjur në një kafene në qendër të qytetit. Prania e tij bënte që të shtoheshin shumë njerëz në lokal. Një ditë Ibseni u largua nga Muniku dhe në kafene shteruan klientët. Atëherë pronarit të lokalit i erdhi në kokë kjo ide; gjeti një aktor teatri që kishte trupin e Ibsenit, e veshi, i vuri në kokë një parukë që dukel krejtësisht si flokët e Ibsenit. Shumë shpejt kafeneja u mbush sërishmi me klientë. Një ditë erdhi prapë Ibseni dhe gjeti tek tryeza e tij e dikurshme një njeri që i ngjante atij.

    Aktori e luajti rolin e tij në Munih shkoi për ta luajtur këtë rol edhe në Amerikë, dhe pati fat. Sipërmarrësi bëri një marrëveshje me të, që çdo mbrëmje kur të shfaqej ndonjë dramë e Ibsenit të ishte i pranishëm aty që të dukej sikur ishte autori. Ibseni i vërtetë kishte vdekur që pesë vjet më parë, kurse njeriu i rremë paraqitej në skenë pas thirrjeve entuziaste të shikuesve: "Të dalë autori".

    * Një ditë një miku i tij e takoi në rrugë, ndërkohë që Ibseni po shihte me vëmendje të madhe disa shtëpi të reja të porsa ndërtuara.

    - Si? - e pyeti miku, interesoheni edhe për arkitekturë?

    - Po, kuptohet, - u përgjigj Ibseni, - arkitektura është profesioni im.

    Po çfarë janë veprat e mia në qoftë se nuk janë krijime arkitektonike?



    * Disa admirues të Ibsenit shikonin vazhdimisht mbi tryezën e tij të punës, pranë shishes së bojës, dy - tre mace dhe lepuj të vegjël prej bronxi.

    - Ç'janë këto lodra fëmijësh? - pyesnin.

    - Unë nuk shkruaj kurrë as edhe një rresht nga dramat e mia, - u

    përgjigj Ibseni, - në qoftë se nuk mbaj përpara këto kafshë të vogla. Duket

    e çuditshme por megjithatë është fakt. Në doni të dini se për çfarë më

    shërbejnë, ky është një sekret që unë nuk mund ta them.

    Dhe qeshte pa e prishur qetësinë.





    * Ibseni kishte shumë miq si në rini, ashtu edhe kur u bë burrë.

    Megjithatë shpesh thoshte:

    - Miqtë janë një salltanet i kushtueshëm.



    * Një botues dhe mik i Ibsenit pruri në shenjë nderimi pesë vëllime i letërsia për fëmijë. Disa kohë më vonë e takoi botuesin dhe e falnderoi dhuratën, duke i thënë që librat ishin shumë interesante.

    - Si? I keni lexuar? - e pyeti i habitur botuesi.

    - Të jesh i sigurtë, - u përgjigj Ibseni, - i kam lexuar dhe rilexuar. L

    nuk e kam humbur ende shpirtin fëminor
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #108
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    IBANJEZ Blasko



    IBANJEZ Blasko (1867-1928) shkrimtar i njohur spanjol



    * Blasko Ibanjezi lexonte pa ndërprerje për katër orë rresht çdo ditë. Motoja e tij ishte : "Të gjitha ato që lexohen do të arrijnë; një herë në jetë, të jenë të dobishme".

    Kur miqtë e tij ia vinin në dyshim këtë të vërtetë Ibanjezi thoshte: - Kur të bëja propagandë politike, për shumë kohë jetova në një fshat shumë të prapambetur. U mërzita shumë se nuk gjeja libra për të lexuar. Mësova më në fund se kishte edhe në këtë fshat një bibliotekë. Ajo i përkiste një gjenerali i cili kishte vepra ushtarake.

    Atëherë fillova të lexoj ato libra që gjeta në bibliotekë. Kur plasi lufta unë isha në frontin francez. Atje më ftoi një gjeneral. Në tryezë ishin shumë oficerë të tjerë. Unë u bëra përshtypje të madhe oficerëve të pranishëm për kulturën time ushtarake. Mund të mburrem se i kam habitur oficerët francezë. Këtë e kam arritur vetëm me leximet e mia.

    ---------------------------------
    ISOKRATI



    ISOKRATI (436-338 p.e.r.) shkrimtar i Greqisë së Lashtë, autor i pamfleteve të shumta



    * Isokrati ishte një herë për drekë te mbreti i Qipros Nikokreati i cili kishte mbledhur gjithë oborrin e tij. Me qënë se Isokrati nuk po merrë pjesë në bisedë, mbreti tha që të dëgjohej edhe zëri i tij.

    - Çfarë dëshironi? - u përgjigj oratori, po ato që di unë, këtu nuk janë të stinës dhe ato që këtu janë të stinës unë nuk i di.

    * Pyetën njëherë Isokratin se ç'ishte sipas tij gojtaria. Ai u përgjigj: - Eshtë arti për të bërë të mëdha gjërat e vogla dhe të vogla gjërat e mëdha.



    * Një llafazan i madh donte të futej në shkollën e gojtarisë që drejtonte Isokrati. Isokrati i kërkoi dyfishin e parave që u kërkonte të tjerëve për mësimet që u jepte. Kur nxënësi llafazan i kërkoi arsyen e kësaj pagese, ai u përgjigj:

    - Njëfish për të mësuar që të flasësh dhe pjesën tjetër për të mësuar që të heshtësh.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #109
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    INGRES Zhan


    INGRES Zhan (1780-1867) piktor i shquar francez në gjysmën e dyte të shekullit XI



    * Një herë e shoqja po i tregonte një nxënësi të Ingresit jetën plot vuajtje që kishte bërë ky në vitet e para të karierës si piktor.

    - Lëre atë kohë, - e ndërpreu Ingresi, - ç'të shtyn të kujtosh atë periuc

    aq të dhimbshme.

    - Jo, jo, më mirë të flas për të. Në mos tjetër do të shërbejë si: mësim për nxënësin tënd. Kut jetonim në Francë, - vijoi ajo, - ka ndodhur një herë që nuk kishim asnjë copë bukë në shtëpi dhe furrtari nuk doi të na jepte veresie. Kur pikturoi "Kushtimi i Luigjit XIII" nuk kishim : se të blenim një shkallë të vogël për të punuar pjesët e sipërme të tablo. U desh të vinim një karrike sipër tryezës dhe të punonte me kujdes që mos rrëzohej përdhe. Dhe kjo gjendje e keqe në familjen tonë zgjati një vjet. Kur ishim në kulmin e varfërisë, burrin tim e kërkuan në Lom dhe do të fitonte shumë po të vizatonte bardhë e zi. Ai nuk pranoi dhe une i dhashë të drejtë, nuk duhej të sakrifikonte idealin e tij për një cope bukë.






    * Ingresi shkoi për të takuar perandorin, Napoleonin II.

    - Shpejt! Shpejt! Dua të takohem me perandorin.

    I thanë se nuk mund ta shqetësonte sepse ishte në mbledhjen e këshillit të ministrave. Dhe Ingresi ia priti:

    - Çfarë këshilli! Çfarë ministrash! Unë jam Ingresi. Janë duke vrarë

    Rafaelin. Është fjala për nderin e perandorisë.

    I thoni perandorit të dalë pak jashtë dhe të flasë me mua.

    U deshën shumë përpjekje për ta qetësuar dhe pastaj të merrej vesh ajo që kishte ndodhur. Drejtori i Luvrit kishte dhënë urdhër për të restauruar "Shën Mikelin" e Rafaelit. Tabloja ishte restauruar duke i hequr riparimet që i kishin bërë disa piktorë të paditur.

    * Nxënësit e Ingresit paguanin një kuotë mujore për shpenzime ngrohjeje dhe për modelet.

    - Midis atyre nxënësve ishte dhe Lefevrë, shumë i varfër, që jetonte

    duke pikturuar dekore të ndryshme.

    Lefevrë nuk u duk më në studio. Ingresi e takoi në rrugë dhe e pyeti për shkakun e mungesës së tij. Djali u skuq nga turpi. Më në fund mori guximin dhe tha:

    - Duhet ta dini mjeshtër... nuk isha në rregull me pagesat... më duhet

    të paguaj dy muaj për shpenzimet e studimit...

    - Si? - thirri Ingresi, - po a e dini që duke folur kështu më fyeni? Mos

    mendoni që unë jam ndonjë tregtar që i sheh me para këshillat e mia?

    Qysh nesër do të kthehesh në studio dhe mjerë t'i po guxove të përmendësh
    më çështje pagese. Ndryshe do të më bësh padrejtësi personale.

    Lefevrë nuk u përgjigj fare, sytë i kishte të mbushur me lot.



    * Nuk i donte fare lavdërimet, aq më pak nuk i duronte lajkat. Një herë një zotni, duke admiruar tablonë e tij, thirri:

    - Vë bast se as edhe Rafaeli nuk ka arritur të bëjë një tablo kaq të bukur.

    Ingresi nga zemërimi nisi të bërtasë:

    - Nuk lejoj që të përmenden emra të njohur në lidhje me ndonjë nga punët e mia. Nuk lejoj që të më krahasojnë mua me atë njeri të shenjtë.

    Në krahasim me kolosë të tillë unë jam një hiç, më pak se hiç.

    Por pastaj pasi e mori ca veten vazhdoi:

    - Në lidhje me bashkëkohësit... Oh, po, atëherë ndryshon puna! Atëherë nuk druhem të rri pranë kolosëve.



    * Ingresi po sodiste në një cep të rrugës një murator që po i jepte njt dorë me furçë fasadës së ndërtesës.

    -1 dashur mjeshtër, - i tha një koleg, çfarë po bën aty?

    Dhe Ingresi i tregoi për muratorin.

    - E shikoni? Ai merr çdo herë aq bojë sa i duhet dhe ia vesh murit m< një saktësi të habitshme. Asnjë pikë më shumë, asnjë pikë më pak. Duhe të mësojmë prej tij.



    * Një ditë Ingresi shkoi në shtëpinë e një nxënësi të vet. Atje gjeti t< ulur në piano një vajzë të re që kishte përpara partiturat e Moxartit.

    - Ah, - thirri, - ju pëlqeka edhe juve ky Rafaeli i dytë? Unë e adhuroj

    Pastaj mori partitura në dorë dhe i mbuloi me të puthura.



    * Ingresi e ndërpreu nxënësin e tij, sepse me një metër në dorë po masfc një statujë antike. Me inat të madh thirri:

    - Klasikët e lashtë nuk maten! Ata ndjehen!



    * Një nxënës i Ingresit e pa mësuesin e tij të plakur që rrinte kush e d prej sa kohe përpara portës së një muzeu. Nxënësi iu afrua dhe m dashamirësi i kujtoi se ishte ditë feste dhe muzeu nuk hapej.

    Ingresi atëherë u zemërua shumë. Nxënësi, që deshi ta qetësonte pyeti.

    - Po çfarë kërkon të bësh në muze?

    - Të mësoj vizatim, - thirri Ingresi.



    * Kishte mbushur tetëdhjetë e gjashtë vjeç kur një miku i tij e gjei duke kopjuar një vepër të Xhotos. Miku i habitur e pyeti se pse bënte kët punë.

    - Për të mësuar, - i tha mjeshtri plak.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #110
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HAJNE, Henrik



    HAJNE Henrik (1797-1856) poet përparimtar gjerman i realizmit kritik

    * Në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare, Hajne i tregoi profesorit të tij të latinishtes një revistë me disa poezi, që mbanin si autor Frudhold Riesenharh. Hafne i tha se ky ishte miku i tij nga Hamburgu dhe se këto vargje sipas tij, vlenin shumë pak.
    Këto poezi në të vërtetë ishin të Hajnes. Kur profesori e quajti autorin e këtyre vargjeve poet të madh, djaloshi iu hodh në qafë nga gëzimi.

    * I vëllai e këshillonte Hajnen të shkruante me hekzametrin gjerman, që të imitonte elegjitë e famshme të Gëtes. Kur ia lexoi poezitë, i tha se prej hekzametrave të tij kishte vetëm pesë këmbë.
    Hajne e grisi fletën dhe nuk tha asgjë. Disa ditë më vonë i tha të vëllait.
    - Maks, sikur ta dije t'i se ç'ëndërr të tmerrshme kam parë mbrëmë. Ky hekzametri fatkeq me pesë këmbë m'u shfaq në ëndërr, duke çaluar dhe duke u ankuar. Nuk pranoi që të më falte, po të mos isha betuar që të mos shkruaja më në hekzametër për gjithë jetën.

    * Një mik i vjetër i familjes e mërziste shumë poetin me biseda politike. Një ditë po shëtisnin të dy bashkë gjatë bregut të lumit. Miku nisi me bisedat e tij të zakonshme. Hajne i tregoi me gisht diçka që po lundronte përsipër ujit dhe i tha.
    - Ju, që shikoni më mirë se unë, më thoni, ju lutem, se çfarë është ajo që po lundron atje poshtë?
    - Një guralec, - u përgjigj rëndë tjetri.
    - Idetë tuaja për politikën më janë dukur gjithnjë të reja dhe interesante, por do të më dukeshin edhe më të reja dhe interesante, po të mësoja prej jush se gurët lundrojnë.
    Miku e mbylli gojën dhe nuk e bezdisi më me biseda politike.

    * Një herë, Hajne po e pinte kafenë pranë një hoteli dhe po lexonte gazetën. Papritur plasi një shi i madh dhe lokali u mbush me disa anglezë, që nisën të bisedonin me zë të lartë dhe po bënin shumë zhurmë.
    - Mbasi duroi një copë herë, Hajne u ngrit në këmbë, u afrua te grupi dhe pyeti me ton të druajtur dhe si i penduar:
    - Më falni, ju lutem, mos i jap ndonjë çikë mërzi bisedës suaj, në qoftë se unë lexoj gazetën?

    * Hajne ishte i zoti dhe me shpirt të madh sakrifice për të ndihmuar miqtë ose të afërmit. Po ta merrte vesh njeri atë që bënte për të tjerët, turpërohej sikur po bënte ndonjë të keqe.
    - Kur në Paris plasi kolera. Hajneja, delikat dhe i druajtur siç ishte, pa menduar fare për rrezikun, shkonte nëpër lagjet më të fëlliqura dhe më të molepsura për t'i shërbyer njerzve.

    * Kur e pyesnin se pse nuk ishte larguar edhe ai nga Parisi sikurse edhe shumë të tjerë, Hajneja përgjigjej:
    - Nuk është për trimëri. Jua them me sinqeritet, kjo ka ndodhur më shumë nga përtacia.

    * E pyetën Hajnen përse nuk ishte larguar nga Parisi që të kthehej në Gjermani. Ai u përgjigj:
    - Me shumë kënaqësi do të kthehesha, por me kusht që më parë të më jenë dorëzuar të gjitha kështjellat gjermane.

    * Hajne shoqërohej me njerëz demokratë, sensimonistë dhe republikanë dhe shpesh mbetej i zhgënjyer prej tyre.
    - Më ka ndodhur si asaj pulës, që padashur ngrohu vezët e rosës dhe pastaj u habit, kur zogjtë e saj u lëshuan gjithë shend në ujë.

    * Në një shtëpi ishin mbledhur disa miq. Një poet danez lexoi një tragjedi të tijën në gjermanisht, por me një theks të fortë danez.
    Ishte i pranishëm edhe Hajneja dhe të gjithë prisnin me padurim mendimin e tij.
    Ai tha:
    - Nuk do të kisha, imagjinuar kurrë, se do ta kuptoja aq mirë gjuhën danze.

    * Hajne ka lindur më 13 dhjetor 1799, por prindërit e regjistruan si të lindur më 1800 që ta shpëtonin nga shërbimi ushtarak, në kohën e mbretit të Prusisë. Prej këtij ndryshimi, përfitoi më vonë poeti për ta paraqitur veten një vit më të ri. Për këtë thoshte shpesh:
    - Unë jam njeriu i parë i shekullit.

    * Solomen Hajne e pyeti të nipin, Henrikun:
    - Më thuaj pak se ti, një hiç, guxon të merresh me një mbret?
    - Ke të drejtë, - iu përgjigj poeti me qetësi, - unë që nuk jam asgjë mund të bëj vargje, sepse ky është zanati im. Po ai që është mbret përse shkruan vargje? Eshtë një garë që bëhet në kushte të pabarabarta... dhe nuk mund ta duroj.

    * Shpotitë e tij të ashpra i sollën Hajnes mjaft sfida dhe disa herë ai doli i mundur. Herë të tjera dilte nga situatat me zotësi të rrallë.
    - Në qoftë se je i lodhur nga jeta, - i tha njërit prej këtyre provakatorëve, - nuk ke se ç`të bësh tjetër, veçse të varësh veten.

    * Poezinë e tij të parë e shkroi në moshën dymbëdhjetë vjeç. Studionte gjithë ditën, madje edhe natën deri vonë. Dhoma, ku punonte, ishte shumë e ftohtë dhe djaloshi u sëmur. Pasi u shërua nisi prapë të punonte deri vonë dhe një plakë aty pranë i jepte qirinj për dritë.

    * Hajne ishte ende i ri, kur u takua me Gëten për herë të parë. Edhe pse nuk ishte njeri i druajtur, u hutua aq shumë sa i tha vetëm këto fjalë:
    - Në rrugën nga Jena për në Vajmar ka shumë kumbulla të mira.

    * Një ditë, Maksi i tha të vëllait se donte edhe ai të shkruante vargje. Pastaj i lexoi disa prej tyre.
    - Shkruaj në prozë i dashur Maks, - i tha poeti, kur i dëgjoi vargjet e të vëllait. - Vetëm një poet është fatkeqësi e mjaftueshme për një familje. Një ditë, një autor i kërkoi Hajnes mendimin për një libër që kishte shkruar.
    - Dëgjo këtu, - i tha Hajne, - duke lexuar librin tuaj mua më zuri gjumi dhe duke fjetur, m'u bë në ëndërr sikur po lexoja prapë librin dhe mërzitja ishte kaq e madhe sa më bëri të zgjohem.
    * Kur Hajnes i filloi sëmundja vdekjeprurëse, iu paralizuan gjymtyrët dhe disa muskuj të fytyrës.
    - Nuk shkon më kështu, - thoshte pa hequr dorë nga shakatë.- Edhe buzët e mia janë paralizuar aq sa nuk jam në gjendje të jap një të puthur... Eshtë e pamundur të jetosh pa puthur.



    * Edhe pse i sëmurë për vdekje,Hajne u thoshte miqve me shakao humbas shikimin, por si bilbili do të këndoj më mirë... Më vonë, kur iu keqësua gjendja dhe paraliza po nguroste muskujt e anës së djathtë të fytyrës, ai prapë nuk hiqte dorë nga humori: - Oh medet! Nuk mund të përtypem veçse nga një anë, nuk mund të qaj veçse me një sy. Nuk jam veçse një gjysmë njeriu. Nuk mund t'i pëlqej gratë veçse me anën e majtë. Tashmë, nuk do të kem më të drejtën të dua, vetëm se me gjysmën e zemrës. Kur u godit nga një paralizë e pjesshme, nuk i hapte dot sytë. Atëherë me gishta hapte qepallat dhe i thoshte të shoqes:
    - Të lutem, hape pak perden e syve që të të admiroj.
    Pastaj sëmundja e keqësoi më shumë dhe ai nuk mundi të ngrihej më nga shtrati deri sa vdiq. E shoqja, Matilda, e ndihmoi me vullnet të madh, por mjerisht nuk kishte lindur për infermiere.

    * Njëherë, mjeku neurolog që e kuronte pasi e vizitoi tha se i sëmuri nuk ishte kuruar mirë. Matilda e zemëruar e nxori doktorin te porta dhe i këputi një pëllmbë turinjve.

    * Për t'ia rregulluar shtratin, njëra nga infermieret e merrte në krah si fëmijë dhe e vendoste Hajnen në divan.
    - Një ditë, kur ishte pranë tij edhe i vëllai, Maksi, ai i tha:
    - Maks, kur të shkosh në Gjermani, mund t'u thuash bashkatdhetarëve tanë se në Paris më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës.

    * I mbërthyer në shtrat prej vitesh dhe gjysmë i verbër, Hajne i shkruante shpesh nënës së tij plakë, në Hamburg, për ta siguruar për shëndetin e tij. Dhe kur gazetat gjermane shkruajtën se poeti ishte shumë
    i sëmurë, ai e bëri nënën të besonte se lajmet për gjendjen e tij i përhapnin botuesit për spekulim.

    * Hajne lëngoi në shtrat i sëmurë për disa vjet. Në mes të dhimbjeve u thoshte njerëzve:
    - Gjendja ime ka edhe ndonjë përparësi. Ata që duan të më takojnë janë të sigurtë se më gjejnë në shtëpi.

    * Mjeku i tij, kur po kontrollonte gjoksin, i tha: - Pa fshkëlleni. A mund të fishkëlleni?
    - Oh, jo! - thirri poeti. - Nuk mund të fishkëllej, madje as edhe komeditë e Skribes.(Eugjen Skribe 1771-1816 komediograf i shquar francez).
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #111
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HELVECI, Klod


    HELVECI Klod (1715-1771) filozof dhe letrar i shquar francez. Përfaqësuesi më i shquar i materializmit francez të shekullit XVII

    * Që në rini babai e futi në karrierën financiare dhe shpejt u bë financier i përgjithshëm. Por ndërsa financierët e tjerë njiheshin si shtypës të pamëshirshëm të popullit që e ngarkonin me taksa, Helveci u tregua përkundrazi shumë i mëshirshëm dhe shpëtoi shumë njerëz të varfër nga persekutimet e zyrës financiare. I lodhur nga kjo karrierë, megjithëse me shumë përfitime, dha dorëheqjen për t'iu kushtuar tërësisht studimeve të tij.
    Dorëheqja e tij bëri bujë të madhe.
    - Si? - thirrën njerëzit që e njihnin, po ai nuk ishte i pangopur si kolegët e tij .

    * Për ministrat dhe për ata persona që arrinin këto poste të larta Helveci thoshte:
    Ky është një fat i madh sepse kështu janë të paktë njerëzit në botë që e dinë se sa e madhe është përdhosja e tyre.

    * Duke shkuar një ditë me karrocë nëpër rrugët e Parisit, Helvecit iu desh të ndalej në një rrugicë për të pritur një qerrexhi që po ngarkonte drutë e rrëzuara nga qerrja. Filozofit iu duk se ai po vonohej me qëllim, prandaj e humbi durimin dhe i shpëtoi nga goja fjala: - Maskara!
    Qerexhiu u përgjigj:
    - E di që jam një maskara, sepse, unë eci në këmbë, kurse ju zotërinjtë ecni gjithnjë me karrocë.
    Helveci u prek shumë nga fjalët e tij, zbriti nga karroca e kërkoi falje dhe nisi t'a ndihmonte në punën e tij. Në fund i tha:
    - Sot më dhatë një mësim të mirë dhe nuk do ta harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime..

    * Helveci ishte baba, bashkëshort dhe mik shëmbullor. Një zonjë, që kishte qenë disa herë mysafire në shtëpinë e tij tha menjëherë:
    - Në këtë shtëpi fjalët: baba, burrë, grua, fëmijë dhe miq kanë një kuptim krejt të veçantë nga ai që ne u japim në shtëpitë tona.

    * Në bisedë po flitej një natë për djallin. Gjithësecili u lëshua kundër shpirtit të keq. Helveci, që po rrinte krejt i heshtur, më në fund i tha:
    - Zotërinjtë e mi mos flisni kështu kaq keq për djallin Ai ndoshta është administratori i Zotit të mirë.

    * Helveci i tha një ditë Napoleon Bonapartit, që e vizitoi në kopshtin e tij të vogël pasi u kthye nga fushata e Egjiptit.
    - Në qoftë se do ta dinit se sa lumturi mund të gjejë njeriu në tre dynymë tokë, nuk do të kishit shkuar kurrë në Egjipt.
    Napoleoni heshti dhe nuk foli më.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #112
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HYGO, Viktor




    HYGO Viktor (1802-1885) një ndër shkrimtarët më të shquar, të letërsisë franceze themeluesi dhe përfaqësuesi më i madh i romantizmit përparimtar


    * Hygoi i vogël kishte pasion të madh për punime marangozi. Ai dhe vëllai i tij kishin për të luajtur një dhomë të madhe në katin përdhes të shtëpisë ku banonin. Atje të dy vëllezërit imitonin fushatat dhe betejat e mëdha që bëheshin në atë kohë në Franeë nën udhëheqjen e Napoleonit. Viktori mendoi të ndërtonte një kala. Pasi gjeti disa arka të vjetra, i shqepi dhe me to ndërtoi një kala të mrekullueshme me kulla vrojtimi, fortifikime dhe ura.Edhe më vonë kur ishte plak, gjatë mërgimit të tij në Xhersi kënaqej shumë kur gjente ndonjë mobilje të vjetër. Atë e prishte dhe ndërtonte diçka tjetër të re me pjesët e saj.


    * Viktor Hygoi nisi shumë shpejt të shkruajë vjersha, qysh kur ishte në kolegj. Kujdestari i konviktit e kishte ndaluar të shkruante. Një ditë e thirri në zyrën e tij dhe e qortoi sepse kishte gjetur në raftin e tij disa faqe të mbushura me vjersha.
    - E di që të kam ndaluar, - tha rreptë.
    - Edhe unë të kam dhënë leje, - i tha djaloshi, - që të rrëmosh në raftin tim, prandaj jemi barabar.


    * Një fëmijë u paraqit te botuesi me një vëllim me vjersha. Botuesi i pa vjershat dhe nuk kishte asnjë dëshirë që t'i botonte.
    - E keni gabim, - u përgjigj me krenari djaloshi, - unë do të kisha bërë me ju një kotratë ku do të siguroja pronësinë letrare për të gjitha veprat e mia të ardhshme. Kështu juve ju iku fati nga dora.
    Botuesi qeshi me ironi, ndërsa djaloshi me dorëshkrimin në xhep doli i vrenjtur.
    Ky fëmijë ishte Viktor Hygoi.
    * Viktor Hygoi pati pjekuri të habitshme. Shatobriani e quajti "një djalosh madhështor".
    Kur u bë burrë, djaloshi madhështor i gjeti veprat, për të cilat i kishin bërë aq laude, i mblodhi me kujdes të gjitha fletët e shpërndara, i lidhi në një fletore dhe shkroi përsipër: "Budallallëqe që shkrova para se të lindja".

    * Familjet Hygo dhe Fushe kishin miqësi prej shumë kohësh. Kur Fushe mori vesh se Viktori i ri ishte dashuruar me të bijën Adelën nuk e pranoi më Viktorin në shtëpi. Të dy të dashuruarit për shumë kohë nuk u panë. Ndërkohë Viktoriti vdiq e ëma. Dëshpërimi i Viktorit të ri ishte i madh. Ai kishte nevojë për ngushëllim. Atëherë thoshte me vete:
    - Ah, sikur të takohesha me Adelën dhe të qaja bashkë me të. I dëshpëruar shkoi në Paris përpara oborrit të shtëpisë së Fushesë. Ngurroi një çast, pastaj mori zemër dhe arriti deri te porta e shtëpisë së Adelës. Ishte 29 qershori, festa e familjes së Fusheve. Për këtë ditë ishte organizuar një mbrëmje familjare. Viktori i vetëm në errësirë ndenji gjatë duke vështruar përmes xhamave të dritares gëzimin e të tjerëve. Zemra iu copëtua kur pa Adelën me të bardha e me lule në flokë duke vallëzuar. Një ditë më pas Adela ishte në kopsht. Vuri re që po vinte drejt saj Viktor Hygoi i zbehur dhe i ndërruar në fytyrë.
    - Çfarë ka ndodhur pra? - thirri Adela. - Nëna ime vdiq dhe e varrosa dje!
    - Dje? Dhe dje unë vallëzova!

    HYGO, Viktor


    Faqja: 2/3



    * Viktor Hygoi shkruante me lehtësi të jashtëzakonshme vjersha. Shpesh dha prova të shkëlqyera për prirjet e tij.
    Thuhej madje se ai lodhej po të fliste në prozë.



    * Kur do të shfagej "Hermani" klasicistët ishin krejt të shgetësuar. Quhej skandal i madh se si mund të flisje për vargje tragjike, për fshesa, dollapë dhe për gjëra të tjera si këto pa pikë poezie. Zemërimin e tyre e mori vesh edhe mbreti Karli X sepse po ndërhynin për ta ndaluar shfagjen. Mbreti me buzëgeshje u tha:
    - Për tragjedinë unë nuk kam tjetër veçse vendin tim si shikues në plate!


    * Viktor Hygonë e pyetën:
    - Si është e mundur, që ju, një republikan i flaktë, keni pranuar kryqin e mbretit?
    - Sepse ai më shërben shumë për të më dhënë vende të mira kur udhëtoj me tren, - tha poeti.


    * Kur e çuan në mërgim, i biri e pyeti: - Çfarë mendon për këtë mërgim?
    - Që do të jetë i gjatë, - tha poeti. - E ç'mendon të bësh?
    - Do të sodit oqeanin.
    - Ndërsa unë do të përkthej Shekspirin.
    I biri e mbajti fjalën. Viktor Hygoi për fat të mirë nuk e mbajti të tijën: Gjatë kohës së mërgimit shkroi disa nga veprat e tij më të mira.


    * - Hygo nuk deshi të përfitonte nga amnistitë e Napoleonit për të mërguarit. Ai thosh:
    - Do të kthehem në Francë kur atje të kthehet drejtësia. Mërgimi i tij zgjati njëzet vjet.


    * Kur e përfundoi romanin e tij "Të mjerët" priti për vizitë një mikun e tij. Me të foli gjatë për këtë roman të famshëm.
    - Dantja, - i tha ndër të tjera Hygoi, - ka bërë një ferr nëpërmjet poezisë, kurse unë jam përpjekur ta bëj nëpërmjet realitetit.


    * Të rinjtë intelektualë të Parisit ishin përkrahës të Hygoit kur ishte në mërgim. Në atë kohë u formua një grup që kryesohej prej Anatol Francit. Ky i dërgoi Hygoit një letër të bukur dhe priste përgjigje prej tij që t'a botonte si hyrje në një libër për lëvizjen përparimtare. Nga mërgimi erdhi kjo përgjigje:
    "Djema, unë jam e kaluara dhe ju jeni e ardhmja; unë jam gjethja dhe ju jeni pylli; unë jam një kandil dhe ju jeni rrezet e diellit, unë jam një ka dhe ju jeni "mbreti i mrekullive; unë jam një rrëke dhe ju jeni një oqean etj, etj.
    Kështu Hygoi mbushi katër fage. Të rinjtë e Parisit menduan se kjo letër do të ishte ndonjë mashtrim i tjetërkujt dhe nuk e botuan. Më vonë u mësua se ajo letër ishte shkruar nga dora e Hygoit.

    * Hygoi mori një ditë një letër me këtë adresë: "Poetit më të madh të Francës. Ai pa e hapur ia dërgoi Lamartinit, i cili ia ktheu përsëri Hygoit. Shumë ecejake bëri kjo letër. Më në fund njeri prej tyre e hapi. Për çudi ajo letër i drejtohej Demysesë.


    * Viktor Hygoi e priti me padurim vlerësimin e opinionit publik për veprën "Të mjerët". Ai i dërgoi botuesit një letër ku i kishte vënë këtë shënim: "?". Dhe botuesi për t'i thënë se libri kishte pasur sukses, iu përgjigj me të njëjtën mënyrë: "!".


    * Viktor Hygoi dashuroi një aktore, e cila përkundrazi donte të birin e tij. Sharlin. Sharli kthehej vonë natën në shtëpi. I ati si dënim kishte urdhëruar ta linin pa kotoletë në darkë. Një ditë Viktor Hygoi i shkroi aktores një biletë ku thuhej;"Do të jap gjithçka që të më kërkosh. Ç'farë duhej të bëj unë për ty moj grua mizore?"Aktorja ia ktheu biletën me këtë shënim: "Jepjani kotoletën!".


    * Hygoi ishte kundërshtar i dënimit me vdekje. Një mik i tha:
    - PO sikur një katil të vriste dy nipat e tu, që ju i adhuroni dhe sikur të bënit pjesë në juritë e gjyqit, a do ta dënonit me vdekje vrasësin/! Si do të bënit ndryshe?
    - Do të vdisja, - i tha me krenari Hygoi


    * Viktor Hygoi i ri qe ftuar për drekë në shtëpinë e Sharl Nodierit. Viktori hëngri me aq oreks në këtë drekë, sa që e zonja e shtëpisë e pagëzoi. Hygoi i tha si pa të keq:
    - Oh zonjë, këtë herë isha pak i drojtur, por do të shohësh se do të ha akoma më shumë kur do të njihemi më mirë.


    * - Pas botimit të veprës "Të mjerët", Kesleri, admirues i shkrimtarit diskutoi me Hygoin për romanin e ri.
    Autori qeshi me fantazimet e Keslerit dhe pohoi se asgjë nga ato që thoshte ai nuk i kishte shkuar kurrë në mendje.
    Më në fund Kesleri thirri i zemëruar:
    - Hygo, ju nuk kuptoni asgjë nga ai libër!

    * Viktor Hygoi nuk kishte asnjë pasion për muzikën. Kur një pianist i ri luajti shumë mirë disa pjesë prej autorëve të mëdhenj, e zonja e shtëpisë iu lut poetit që të thoshte ndonjë fjalë të mirë për të. Viktnr Hygoi, i bindur se po bënte maksimumin e mundshëm për ta lavdëruar i tha:
    - Të lumte, të lumtë djalosh, por nuk ka nevojë të filloni përsëri.


    * Kur i thanë Hygoit se ishte sëmurë nga zemra, ai u përgjigj: - Atë do ta shohim!
    Atëherë nisi të bënte vrapime me kalë gjatë bregut të detit.
    - Po të kem fillimin e sëmundjes së zemrës, - thoshte ai, - do ta lë të shkojë deri në fund në rrugën që ka nisur. Mirëpo nuk ndodhi asgjë, sepse Hygoi në të vërtetë ishte shumë mirë.


    * Viktor Hygoi këmbëngulte shumë në misionin e tij prej novatori. Një herë, duke folur me dikë për Rasinin, tha këto fjalë:
    - Njeri i madh ky Rasini, në qoftë se nuk do të kishte shkruar tragjedi.


    * Kanë thënë se Viktnr Hygoi ishte dorështrënguar. Janë dhënë edhe prova të kundërta për të. Një poet të varfër, Hygoi e ftonte darkave për të luajtur me letra në shtëpinë e tij. Dhë lojën e bënte në mënyrë të tillë që të fitonte gjithnjë miku i tij. Ai asnjëherë nuk mundi të kuptojë se si fitonte gjithnjë me Hygoin.


    * Një punëtor me emrin Mazhenie vajti te Hygoi së bashku me një shokun e tij. Viktor Hygoi nuk donte t'i priste, por Mazhenie i shkroi në kartëvizitën e tij në vend të emrit fjalët: "Proletarët e Francës". Atëherë Hygoi i priti menjëherë dhe bisedoi miqësisht me të dy punëtorët. Kur në dhomë u futën dy fëmijë, nipi dhe mbesa e Hygoit, ai, duke i treguar Mazhenienë, i tha vajzës:
    - E sheh këtë njeri? Ky është Franca, hidhu dhe përqafoje.Fëmija vrapoi në drejtim të punëtorit dhe u ul për ta puthur, por më parë kërkoi ta shikonte mirë.
    - Ah, - ia bëri ajo - pra qenke ti Franca? Franca nuk qenka shumë e bukur, përse gjyshi do që unë të të puth?
    Vajza e puthi Mazhenienë i cili nga ajo ditë u bë hygojan i vendosur.


    * Viktor Hygoi kishte një berber shumë supersticioz dhe llafazan.Një ditë u shfaq një kometë dhe u hap fjala se ajo shënonte fundin e botës.
    Berberi i tha Viktor Hygoit kur po e rruante:
    - Ah sa e tmerrshme është. Thonë se ditën e dytë të janarit do të ngordhin të gjitha kafshët dhe ditën e katërt gjithë njerëzit.
    - Fatkeqësi e madhe me të vërtetë, - u përgjigj Viktor Hygoi. Po kush do të më rruajë mua ditën e tretë?
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #113
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HENDEL Frederik (1685-1759) kompozitor i madh gjerman

    * Kompozitorin e madh e kishte ftuar njëherë një lord anglez. Duke ditur se Hendelit i pëlqente shumë vera e mirë, i solli një verë të tillë prej çifligjeve të veta.
    - Ju pëlqen mjeshtër, - e pyeti ai, - nuk ju duket po aq e mrekullueshme sa oratorit tuaja?
    - Po, po, - u përgjigj Hendeli, - është një verë shumë tërheqëse.
    - Në qoftë se ju pëlqen, mund t'ju sjellë edhe verë tjetër. Kam Tokai,Bordo, Burgonjë, verë Reni etj.


    * Në kohën e rinisë dashuroi shoqen e tij të shkollës, bijë e një familjeje të dëgjuar, Hendeli deshi të fejohej me të, por e ëma nuk e lejoi vajzën që të martohej me një violinist të thjeshtë. Kur Hmdeli u bë i njohur i thanë se prindërit e vajzës do të ishin të kënaqur tashmë me një martesë të tillë. Por Hendeli u përgjigj:
    - Tepër vonë:


    * Në provat e veprës së tij të njohur "Te Deum" përpara se të fillonte Hendeli tha:
    - Kini mendjen zotërinj! Po fillojmë. Kush do të bëjë ndonjë gabim dhe do ta ndërpresë do ta pësojë keq.
    Bukuria e kompozimit e kënaqi aq shumë, sa që harroi të jepte kohën e dirigjimit. Kur erdhi në vete menjëherë thirri me një zë prekës:
    - Kësaj here jam unë që e pësova keq.


    * Hendeli kompozonte shpesh duke qenë i shtrirë në shtrat. Një ditë kur po punonte për në oratorio, e zonja e shtëpisë që i solli kafenë në orën e zakonshme, u shtang kur e pa të qante me ngashërim. Të gjitha fletët e notave ishin lagur nga lotët e tij.
    Nuk ishte hera e parë që ai prekej thellë:
    - Kur shkruaj, - thoshte, - nuk e kuptoj në se jam në trupin tim apo jashtë tij.


    * Në fillim dihej sikur himni kombëtar anglez dhe gjerman janë të njëjtë dhe se autori i këtij himni ishte Hendeli. Të paktën kështu thoshnin gjermanët. Ky himn ishte një kantatë franceze e kompozuar nga Luli për mbretin Luigji XIV me titull "Zoti shpëtoftë mbretin tonë". Hendeli gjatë një udhëtimi për në Francë e dëgjoi kantatën, i pëlqeu shumë dhe kur shkoi në Angli, ia ofroi si një vepër të tijën mbretit të Anglisë Gjergji I- rë.Këto ishin gjëra të zakonshme për Hendelin sa që studiues në librin e tij "kurs i historisë së muzikës" e quajti Hendelin "hajduti më i madh i muzikës që ka jetuar ndonjëherë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #114
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HAJDEN Franc



    HAJDEN Franc (1732-1809) muzikant i shquar gjerman, një nga përfaqësuesit më me emër të klasicizmit në muzikë





    * Kapiteni i një anijeje i kërkoi, në Londër Hajdenit që të kompozonte një marsh për të kënaqur njerëzit e ekuipazhit të tij. Ai i pagoi tridhjetë gine. Hajdeni iu fut punës dhe e kompozoi marshin. Tridhjetë gine ishin shumë për një punë që nuk i hëngri më shumë se hysmë ore kohë, prandaj muzikanti kompozoi edhe dy marshe të tjera që t'ia jepte si dhuratë. Të nesërmen kapiteni erdhi dhe Hajdeni ekzekutoi në piano marshin e parë. Kapiteni mori me kënaqësi partiturën e marshit dhe iku. Hajdeni i vrapoi nga pas për t'i dhuruar dy marshet e tjerë.

    - Po kjo ishte dhuratë për ju, - i tha Hajdeni.

    - Ky më pëlqen dhe mjafton për ne.

    Hajdeni u informua për emrin dhe drejtimin e anijes. Mori vesh që ajo ishte nisur për Kalkutë. I postoi partiturat e të dy marsheve dhe ia dërgoi kapitenit me postë. Ca kohë më vonë zarfi iu kthye me postë i paprekur.

    * Hajdeni nuk mund të punonte në qoftë se përreth tij nuk kishte rregull të përsosur. Ulërinte qoftë edhe sikur një kukull të mos ishte në vendin e vet. Hajdeni kompozonte më lehtë në mëngjes herët. Për këtë thoshte:

    - Frymëzimet më vijnë më lehtë në mëngjes kur këndojnë zogjtë e

    vegjël.

    Kur kompozonte vishej me rrobat e Oborrit, me parukë, dhe me shpatë në brez.

    - Pa këtë veshje dhe pa këto paisje, - thoshte ai, - unë nuk mund të

    shkruaj asnjë notë.





    * Bethoveni që kishte qenë nxënës i Hajdenit e kishte quajtur atë me përbuzje "parukë e vjetër". Zemërimi i mjeshtrit qe i madh.

    - Si ka guxuar të thotë kështu për mua, mësuesin e tij?

    E kush është ai që mund të gjykojë kështu për veprat e mia? Çfarë ka bërë të mirë ai? Ndonjë sonatë të mirë, por asgjë të jashtëzakonshme. Kuartete të mira, - por kuartetet janë me të vërtetë të mira. Pastaj jan simfonitë. Ah këto po! Asnjë kompozitor tjetër nuk do të ishte i zoti t bënte ndonjë të tillë që të qëndronte përpara këtyre. Simfonitë janë hyjnore me të vërtetë hyjnore.

    I gjithë zemërimi i fashitej Hajdenit përpara entuziazmit për simfonit e nxënësit të tij.





    * Midis veprave të Hajdenit është "Minueti i buallit". Ky minuet e k marrë këtë emër jo se ka ritëm të ngadalshëm si hapi i buallit, por s është kompozuar për dasmën e vajzës së një tregtari buajsh, i cili shpërbleu autorin me një buall.



    * Në orët e fundit të jetës së Hajdenit, në Vjenë, francezët bombardua qytetin. Njerëzit e shtëpisë të tmerruar vraponin andej këtej për të gjetu vend që të shpëtonin kokën.

    Hajdeni përkundrazi ishte i qetë. Ai shkoi në pianoforte ku po luant himnin e tij austriak, të ngritur tre tone më lart sepse topat ushtonin for
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #115
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HEGEL, Georg Fridrih



    HEGEL Georg Fridrih (1770-1831) filozof idealist, përfaqësuesi më i shquar i filozofisë klasike gjermane



    * Një mbrëmje vonë Hegeli priti për vizitë një prej nxënësve të tij. Ky ishte Henrik Hajne që studionte në Berlin.
    Filozofi ishte i zënë dhe po shkruante. Atëherë Hajneja u afrua te dritarja dhe po sodiste yjet.U harrua krejt pas tyre kur ndjeu dorën mbi shpatulla.
    - Djalosh, - i tha Hegeli, - të rëndësishme nuk janë yjet por kontributet e njeriut.

    * Hegeli, tek ishte duke u menduar u shqetësua nga një pjestar i shtëpisë sepse kishte rënë zjarr. Hegeli e vështroi i hutuar shërbëtorin, tundi kokën dhe më së fundi tha:
    - Shko e ia thuaj gruas sime! Ti e di mirë se unë me çështjet e shtëpisë nuk merrem.
    Pastaj qetë qetë u ul në tryezë dhe u zhyt përsëri në mendime.

    * Hegeli i ri jetoi në një pension. E zonja e shtëpisë, u skandalizua një të dielë kur filozofi studionte dhe punonte me ngulm, në vend që të merrte pjesë në shërbesat e shenjta fetare.
    - Zonjë. - i tha Hegeli, - por edhe puna mendore është një shërbesë e shenjtë.

    * Në vitet e fundit të jetës e pyetën Hegelin për diturinë e tij dhe në se kishte shumë dishepuj.
    - Aime, - thirri ai, - prej shumë dishepujve, vetëm një më ka kuptuar dhe ai më ka kuptuar keq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #116
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    GËTE (GOETHE), Johan Volfgang



    GËTE (Goethe) Johan Volfgang (1749-1832) poet gjerman me famë botërore

    * Atij, që e qortoi për një neologjizëm të përdorur në një nga shkrimet e tij, Gëtja iu përgjigj:
    - Forca e gjuhës nuk është në të lëshuarit, por në të përmbajturit e fjalës.

    * Në një periudhë kohe të jetës së tij, Gëtja u dha pas studimit të mineralogjisë. Shumë shpejt iu neverit, sepse në teoritë e studimeve të kohës gjeti veçse absurditete.
    - Do të parapëlqeja, - thoshte atëherë Gëtja, - të mbetesha në gjykimin e një fëmije. Për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra fëmijët janë një gur prove, ata nuk kanë ende nevojë për të vjetrit që të gënjejnë vetveten.

    * Gëten e vizitonin edhe kureshtarë. Një ditë, vetëm nga këmbëngulja e një anglezi të panjohur, që donte të hynte në shtëpinë e Gëtes, urdhëroi që ta lejonin të hynte. Gëtja u ndal në mes të dhomës: qëndroi në këmbë, me duar të kryqëzuara dhe me sytë në tavan, pa lëvizur si një statujë. Në fillim i panjohuri u befasua. Pastaj ai shpejt e kuptoi dhe pa e humbur qetësinë e tij olimpike, hoqi syzet dhe erdhi rrotull Gëtes. E vërejti mirë nga koka e deri te këmbët dhe doli pa e përshëndetur.
    Vagneri, që ia tregoi këtë mesele një mikut të tij, nuk dinte të thoshte se kush ishte treguar më i madh në këtë mes.

    * Gëtja i ftonte shpesh miqtë e tij për drekë. Biseda gjallërohej shumë gjatë ngrënies. Flitnin për shumë gjëra, veçanërisht për artin dhe për shkencën. E kishin të ndaluar të flisnin për ata që nuk ishin të pranishëm. Gëtja nxehej shumë me ata që flisnin keq për të tjerët dhe thërriste me zërin e tij të fortë:
    - Këtë baltë hidheni në shtëpitë tuaja, dhe mos e sillni tek unë.

    * Gëtja ishte drejtor i teatrit të oborrit. Një mbrëmje në këtë teatër u dha në praninë e dukës së madh një dramë shumë e mërzitshme. Edhe pse në teatër ndaloheshin fishkëllimat, shfaqja i mërziti aq shumë shikuesit, sa që disa prej tyre nuk duruan dhe nisën të fishkëllejnë.
    - Kush guxon të fishkëllejë në praninë e madhërisë sime? Husarë çojeni në burg fajtorin, - thirri duka i madh, i cili më pas ia tregoi këtë ndodhi Gëtes. Poeti u përgjigj:
    - Me të vërtetë ishte një komedi aq e mërzitshme sa që edhe unë kisha dëshirë të fishkëlleja.

    * E pyetën Gëten sesi dallohej klasicizmi nga romantizmi. Poeti i madh gjerman u përgjigj:
    - Romantizmi është krejt ajo pjesa që është e sëmurë.



    * Fjalët e fundit, që shqiptoi Gëtja në shtratin e vdekjes, ishin.
    - Dritë, më shumë dritë
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #117
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    GARIBALDI, Xhuzepe


    GARIBALDI Xhuzepe (1807-1882) një nga udhëhegësit më të shquar të lëvizjeve nacionalçlirimtare të shekullit XIX, heroi më i njohur i Italisë

    * Garibaldi dha prova vetëmohimi dhe guximi që kur ishte dhjetë vjeç. Një herë, duke vënë veten në rrezik, i shpëtoi jetën një gruaje që po mbytej në dallgët e furishme të detit.

    * Për të ndihmuar lëvizjen republikane në Brazil, Garibaldi ankoroi anijen e tij në Montevideo për të ndihmuar kryengritësit. Në atë kohë, u ndesh me një anije armike. Në këtë betejë Garibaldi u plagos rëndë në njërin vesh. Shokët e tij arritën ta kuronin dhe ta shpëtonin. Më pas u kap nga armiku, u burgos dhe u torturua sa që njeri krah i mbeti i gjymtuar.

    * Gjatë luftës së lavdishme në mbrojtje të republikës së Rio Grandes, Garibaldi ra rob në duart e barbarit Millan, komandanti armik, që e torturoi dhe e poshtëroi. Dhjetë vjet më vonë, kur luftonte për Uruguajin, rastisi që ky njeri mizor të bjerë në duart e njerëzve të Garibaldit. Atë e lajmëruan dhe i kërkuan se çfarë duhej të bënin me të. Atëherë, Garibaldi u përgjigj:
    - Nuk dua ta shoh, lereni të ikë.

    * Pasi shpëtoi nga ndjekja e austriakëve, Garibaldi u kthye në Amerikë. Një miku i tij pak kohë më vonë, e gjeti tek merrej me prodhimin e qirinjve. - Eh, ta marrë djalli, që ti më sheh këtu të kërrusur mbi këtë punë, - i tha Garibaldi, - por mos mendo kurrë se do të mbaroj këtu! Do të shihemi prap në det.

    * Pas dështimit të ndërmarrjes fatkeqe të Romës, Garibaldi ishte në dëshpërim të madh. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të hequr mërzinë, merrej me peshkim dhe nganjëherë shkonte edhe për gjah. Një herë, kur po gjuante në pyll, shkeli rregulloren e bashkisë për gjuetinë. Për këtë e arrestuan dhe e dërguan para gjyqit lokal. Emri i tij ishte aq i njohur, sa që gjyqtarët me ta marrë vesh se kush ishte e liruan menjëherë dhe e mbyllën procesin gjyqësor. Madje, me këtë rast, disa miq të gjeneralit u zemëruan kaq shumë sa që kërkuan të merreshin masa kundër rojave të bashkisë që kishin bërë shkelje. Garibaldi i qetësoi duke u thënë:
    - Ata që mbajtën qëndrim ndaj meje nuk meritojnë asnjë qortim, madje duhen lavdëruar, sepse kanë kryer detyrën.

    * Në vitin 1854, Garibaldi u kthye në Nisë, ku punonte si marinar i thjeshtë nëpër anijet tregtare. Një bashkëkohës tregonte se e kishte parë në një banket midis punëtorëve duke festuar ditëlindjen e një kolegu. Atëherë ishte kaq i thjeshtë dhe kokëulur sa askush nuk mund ta merrte me mend se ai ishte gjenerali i Montevideos, mbrojtësi i lavdishëm i Republikës Romake. Po ky bashkëkohës, thotë gjithashtu s e kishte parë Garibaldin disa herë gjatë ditëve të pushimit që luante me boçe me marinarët.
    Ushtarët dhe oficerët austriakë tmerroheshin nga frika e Garibaldit dhe e garibaldinëve. Kur hynë në Biela më 1859, gjëja e parë që kërkuan të dinin ushtarët e shtatmadhërisë ishte në se Garibaldi ishte afër tyre. Ata besonin se Garibaldi nuk bënte asnjë lëshim dhe kishte frymën e djallit. Për t'i futur ushtarët në luftë, u thonin se Garibaldi kishte vdekur dhe ishte varrosur nga duart e një burri të fuqishëm.

    * Kur ishte në Londër, më 1864, Garibaldi u dashurua me një vejushë mjaft të pasur. Dy vjet më vonë u kthye përsëri në Londër si mysair tek e fejuara, por luksi i shtëpisë i zuri frymën.
    -Një muaj në këtë lloj jetese dhe unë vdes, - tha Garibaldi.
    Idili i dashurisë së tyre u prish dhe ata ruajtën vetëm një migësi të thellë.

    * Garibaldi kishte shumë vesh për muzikë. Kur ishte ende i ri përtej Varos, që ndan kufirin me Francën ra në duart e xhandarëve francezë. Gjatë kohës së arrestit këndoi me pasion një këngë të bukur të kohës, sa xhandarët u kënaqën shumë prej tij dhe e liruan. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në vitin 1859, kur po e ndiqnin nga afër trupat e Urbanit ai u ndal natën në mes të pyllit për të dëgjuar këngën e bilbilit.

    * Garibaldi e punonte tokën vetë. Ishte bujk dhe këtë e punonte me krenari; kjo shënohet qartë edhe në regjistrin themeltar të gjendjes civile. - Në ditarin e Garibaldit, që mbante kur ishte në Kaprera veç të tjerave gjenden edhe këto shënime: "Lindi një viç", "Plehërova bathët", "Roisin bletët" etj.

    * Garibaldi ishte mjeshtër si rrobaqepës. Kur ishte në Kaprera ai ushtronte këtë mjeshtëri dhe dëfrehej duke shkruar vjersha.
    Një ditë Xhuzepe Nuvolari, një nga të njëmijët, ishte mysafir te Garibaldi. Nuvolari, meqenëse pantallonat e tij ishin bërë zhele, donte të shkonte në Magdalenë për të blerë një palë të reja.
    - Mjafton të blesh stofin, - i tha djali i Garibaldit Menoti. Nuvolari hapi sytë nga ky pohim, por Menoti ia priti menjëherë:
    - Babai do t'i presë dhe unë do t'i qep!...
    Stofi u ble dhe mëngjesin e ditës tjetër, Nuvolari, kur shkoi te gjenerali për t'i uruar ditën e re, u habit, sepse e gjeti Garibaldin në këmbë përpara një tryeze duke prerë pantallonat e tij.
    - Po, kështu, pa më marrë masën gjeneral?
    - Me sy, alla marinarçe! Ju keni afërsisht shtatin tim. Nga prerësi, pantallonat kaluan pastaj në qepje dhe një ditë më vonë Nuvolari veshi pantallonat më të mira që kishte mbajtur deri atëherë. Ato ishin pa xhepa, pa kopsa dhe shtrëngoheshin me një rrip në mes.

    * Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:
    "Anita ime e dashur... Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen "Rroftë Republika". Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!..."
    E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;
    - Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë.

    * Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:
    - Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.

    * Në fushime, Garibaldi shtrihej për tokë si të gjithë ushtarët e thjeshtë. Një herë, ashtu i shtrirë, kur sapo e zuri gjumi filloi të bjerë shi. Për ta mbrojtur nga shiu disa ushtarë bënë me kapotat e tyre një tendë rreth tij. Ata ndenjën ashtu gjysmë të zhveshur të lagur dhe të heshtur, që të ruanin gjeneralin e tyre. Kur u zgjua, i pa, u buzëqeshi dhe pastaj u tha me ëmbëlsi: - Shkoni djema, vishni kapotat tuaja dhe shikoni se mos lageni. Nënave tuaja do t'u vinte keq po ta merrnim vesh dhe do të më mallkonin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #118
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    GALILEI, Galileo



    GALILEI Galileo (1564-1642) fizikan italian,astronom, një nga themeluesit e shkencave ekzakte



    * Në fushën e anatomisë, Galilei i madh tregoi se vetëm një nerv shumë i hollë arrinte në zemërr. Atëherë besohej se zemra ishte qendra e sistemit nervor.
    Njëri, që besonte shumë në teorinë e vjetër, i tha Galileit:
    - Ju më bëtë që ta shoh aq qartë këtë gjë, saqë sikur Aristoteli të mos kishte thënë se zemra është qendra e sistemit nervor, gati-gati do të besoja se ju keni të drejtë.

    * Galileu vuri në rrezik karrierën e tij universitare, sepse nuk iu bind urdhërit që të mbante togën gjatë leksioneve dhe në rrugë. Disa kolegë të tij, sqimatarë dhe fodullë, i jepnin shumë rëndësi uniformës së profesorit. Galilei u thoshte atyre me shaka:
    - Po si doni ju, që unë t'i jap rëndësi formës së një manteli?

    * Një ditë e pyetën Galilein: - Sa vjeç jeni zotëria juaj?
    - Tetë ose dhjetë vjeç, - iu përgjigj Galilei me mjekrën e tij të gjatë dhe të bardhë. Pastaj shtoi:
    Unë në të vërtetë jam aq vjeç sa shpresoj të më mbeten akoma nga jeta, vitet e kaluara nuk i llogaris, sepse nuk i kam më, ashtu sikurse nuk i vë në hesap paratë që kam shpenzuar dhe nuk i kam më në xhep.

    ------------------------------
    GASENDI Pier



    GASENDI Pier (1592-1665) matematikan i shquar dhe shkencëtar francez



    * Gasendi e admironte shumë Galilein. Dhe ai i përgjigjej me kënaqsi respektit që ushqente Gasendi. Por Gasendi nuk donte që italiani ta trajtonte baraz me veten e tij. - Unë jam shumë më poshtë se ju për zgjuarsi dhe dituri, - i tha Galileit Pier Gasendi, - prandaj nuk mund t'ju jap tjetër, veçse ndjenjat e respektit tim e mos t'ju kërkoj gjë, veçse pak sajdi, që ju, sigurisht, e tregoni për ata që studiojnë.

    * Gasendi, një herë, bëri një udhëtim në Provincë. Shok udhe kishte këshilltarin Moridal, njeri i ditur dhe me autoritet. Gasendi, gjatë gjithe rrugës, nuk i dha të njohur mikut. Moridali arriti në Grenobël dhe u nda me bashkudhëtarin e panjohur. Pas disa ditësh, u takua me një mikun e tij që kishte ardhur në Grenobël enkas për t'i bërë një vizitë. Gasendit. Moridali i shfaqi atëherë dëshirën e zjarrtë që të njihej edhe ai me këtë njeri, që e kishte nderuar aq shumë Francën me studimet e tij. Miku e mori me vete. Sa u habit ai, kur i doli përpara shoku i udhës.



    * Gasendi ishte shumë i ëmbël në diskutime dhe nuk i pëlqente të bënte polemikë. Një ditë, iu përgjigj ashpër një njeriu të mërzitshëm, që donte me çdo kusht të pranonte sistemin e Pitagorës.

    - Dëgjo këtu, - i tha Gasendi, - kam mësuar prej kohe se sipas Pitagorës shpirtrat e njerëzve pas vdekjes kalojnë te kafshët, por nuk e kisha imagjinuar kurrë që nganjëherë edhe shpirti i një kafshe mund të hyjë gabimisht në trupin e njeriut.

    * Përpara se të vdiste, Gasendi mori dorën e mikut të tij, e vuri te zemra e vet, dhe i tha:

    - Shiko tani se sa e shkurtër është jeta e njeriut.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #119
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    GAUS Karl



    GAUS Karl (1777-1855) matematikan i shquar dhe astronom gjerman



    * Pjekuria e parakohshme e Gausit ishte e habitshme. Kur ishte vetëm pesë vjeç, zgjidhte problema matematike dhe kur luante, vizatonte figura gjeometrike në tokë. Ishte gjashtë vjeç, kur mësuesi i tha klasës, ku ishte Gausi, që të mblidhnin të gjithë numrat nga një deri në njëqind. Kështu ai do t'i mbante në punë ndonjë orë. Mirëpo për habinë e tij, pas pak Gausin e vogël që e dorëzoi detyrën të kryer. Si mund të mblidhte në pak kohë aq numra? Gausi nuk kishte mbledhur të gjithë numrat, por kishte arritur në përfundimin e kërkuar me anën e një metode të zbuluar p tij. Dhe pikërisht i kishte bërë veprimet kështu: 1+ 100 =101; 2 + 99= 101 Ai mblodhi shifrën e parë me të fundit brenda qindëshit, pastaj të dy me të parafundit dhe vazhdoi kështu, duke ruajtur gjithnjë përfundir që kishte edhe shuma e kërkuar. Për mësuesin ky ishte zbulim tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës. Gausi u dallua në studime mëtejshme dhe me aftësitë e tij të rralla në majat më të larta shkencës.

    * Gausi, që i vogël, kishte mësuar shumë djallëzi për të vënë në ] njerëzit. Për mësuesit e tij, që përveç matematikës merrej edhe me po ai u thoshte shokëve:

    - Mësuesi ynë është një matematikan i madh për poetët dhe një p i madh për matematikanët.



    * E pyetën një herë Laplasin se kush ishte matematikani më i mac Gjermanisë.

    - Është Ptaf, - u përgjigj Laplasi.

    - Si? - i tha bashkëbiseduesi, - po unë mendoja se ishte Gausi.

    - Ah, po, - thirri Laplasi, - po Gausi është matematikani më i mac

    Evropës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #120
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    GLINKA Mihail



    GLINKA (Mihail) (1804-1857) kompozitor i shënuar i muzikës ruse



    * Glinka ishte biri i një oficeri në lirim që mbante, siç bënin në atë kohë njerëzit e shquar në fshat, një orkestrinë me bujkrobër. Kështu, Glinka mundi të dëgjojë muzikë që kur ishte i vogël. Pasioni i tij i madh ishte t'u binte këmbanave. Ky pasion i mbeti edhe kur u rrit. Këmbanat zënë vend të madh në kompozimet e tij. Glinka nuk bëri studime për muzikë. Ai studioi anglishten, frengjishten, gjermanishten, persishten, shkencat dhe veçanërisht zoologjinë. Vetëm nga një herë dhe, sidomos.gjatë pushimit iu vu studimit të muzikës. Vetëm kur u martua, i lindi dëshira të kopozonte muzikë. Atëherë pati pengesë të madhe gruan, e cila e qortonte vazhdimisht se humbiste kohë dhe para për të shkarravitur në fletoret e muzikës. Nga shkaku i këtyre mosmarrëveshjeve u bë njeri i mbyllur dhe i zymtë. Doli nga kjo gjendje vetëm kur u nda nga gruaja.



    * Kryevepra e Glinkës është opera "Ivan Susanin" e cila u shfaq më 1836, kur ishte 32vjeç.

    - Ptuh, - ia bëri një zotëri i pispilluar i oborrit, kur u dha shfaqja e

    parë e kësaj opere, - ç'muzikë plebejsh! Më duket sikur jam në fshat dhe

    jo në opera. Kësaj muzike i vjen erë muzhik një orë larg.

    Ky vlerësim i ra në vesh Glinkës, i cili mbeti shumë i kënaqur.

    - Nuk mund të prisja lavdërim më të madh, - tha ai.
    ---------------------------------------------
    GLUK, Kristofor



    GLUK, Kristofor (1714-1787) kompozitor i shquar gjerman



    * E pyetën Glukun për gjërat që ai çmonte dhe donte më shumë.

    - Tri gjëra, - u përgjigj ai, - paratë, verën dhe lavdinë.

    - Si? Lavdinë e vutë të fundit? Ikni se ju bëni shaka - i thanë ata që e

    pyetën.

    - Nuk tallem aspak, - u përgjigj ai. - Me paratë unë mund të blej verën,

    me verën zgjoi frymëzimin krijues dhe me të fitoj lavdinë. Shikoni

    ç'arsyetim i mirë.

    * Zhan Zhan Rusoi ishte admiruesi i flaktë i Glukut. Pasi dëgjoi "Orfeun", i përmblodhi kështu përshtypjet e tij: - Ja një vepër që nuk do të kisha dashur ta dëgjoja kurrë ose ta dëgjoja gjithë jetën.





    * Në rrugën Shën Honore, Gluku theu pa dashur xhamin e vitrinës së një dyqani. Pronari kërkoi për xhamin e thyer 50 solda zhdëmtim. Gluku nxori nga xhepi një skud, por i zoti i dyqanit nuk kishte t'i kthente.

    - Nuk ka rëndësi. - i tha Gluku, - në vend që të më jepni reston, unë po ju thyej një xham tjetër dhe dalim barabar.

    * Kur u dha opera "Ifigjenia" e Glukut, admiruesit dhe kundërshtarët diskutuan gjatë për vlerat e kësaj vepre. Një nga kundërshtarët e përcaktoi kështu këtë vepër:

    - Kjo opera është muzikë në prozë.

    * Gluku thoshte shpesh për miqtë e tij:

    - Kur duhet të krijoj një vepër në muzikë, shqetësimi im më i madh është se ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë se unë jam një muzikant.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •