Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 165
  1. #81
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MILTON, Xhon


    MILTON Xhon (16O6-1647) një prej poetëve të mëdhenj anglezë

    * Kur Karli II erdhi në fron pas revolucionit të udhëhequr nga Kromuelli, mbreti i ofroi Xhon Miltonit një post të rëndësishëm. Gruaja e nxiti që të pranonte, por poeti refuzoi duke thënë:
    - Ti je grua dhe do të dëshiroje të kishe një karrocë me katër kuaj, ndërsa unë nuk lakmoj tjetër veçse të jetoj dhe të vdes i ndershëm.

    * Poeti Milton që mbeti në të njëjtën kohë i verbër dhe i ve, u martua sërishmi. Një miku i tij u habit me të sepse edhe i verbër kërkoi grua për t'u martuar.Ju gaboheni iu përgjigj poeti- dhe po ju them po të isha i shurdhur do të bëhesha dhëndri më i mirë në Angli.

    * Miltoni i verbër u martua për të tretën herë me një grua shumë të bukur por me karakter të ashpër dhe të vështirë. Duka i Bukingenit i tha se gruaja e tij e re ishte e bukur si një trëndafil.
    - E di, - u përgjigj Miltoni, - veçse unë nuk shoh ngjyrat po ndiej gjembat e trëndafilit.
    Është më lehtë të qeverisësh një mbretëri sesa një grua.

    * Kur Miltoni mbaroi "Parajsën e humbur" ngaqë ishte i panjohur ende, iu desh të lodhej shumë për të gjetur një botues. Të gjithë botuesit i thanë se mjaftonte titulli për t'i bërë lexuesit që të largoheshin. Veprat me temë fetare atëherë nuk i tërhiqnin lexuesit. Më në fund një, farë Tomson, ia mori dhe Miltoni duhej t'i paguante tridhjetë pistole. Por shpejt u bë pishman se i kishte dhënë "shumë". Ai i dha gjysmën e parave dhe i premtoi që gjysmën tjetër t'ia jepte kur vepra të rishtypej. Miltoni nuk arriti kurrë të shihte botimin e dytë të veprës, që e bëri të pavdekshëm sepse kishte vdekur. Trashëgimtarët e botuesit fituan më shumë se dyqind mijë skude nga botimi i kasaj poeme

    .* Miltoni në Itali ndenji aq sa për të mësuar në mënyrë të përsosur italishten. Në kët gjuhë ai shkroi edhe disa poezi. Ishte në Romë kur e kristalizoi idenë për poemën e tij të pavdekshme "Parajsa e humbur". Ai vetë tregon se në Romë rastisi që të shkonte në një shfaqje teatrale të marionetave me titull: "Misteri i mosbindjes së Adamit". Kjo ishte pikënisja e frymëzimit të tij.

    * Mbreti Jakov II bëri vizitë poetit, që atëherë ishte qorruar.
    - Nuk ju duket, - i tha mbreti pa takt, - që humbja e shikimit tuaj është ndëshkim i zotit për gjithë ato që ju keni shkruar kundër babait tim.
    - Në qoftë se fatkeqësitë janë dënim i zotit, - iu përgjigj menjëherë me guxim Miltoni, madhëria juaj të më lejojë të vë në dukje se unë kam humbur veçse sytë... kurse babai juaj humbi kokën.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #82
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MALENBRANSH Nikolla



    MALENBRANSH Nikolla (1638-1715) filozof idealist francez


    * Malenbrashi e qortoi një ditë eruditin e madh Lelong për kohën e madhe që humbiste për të gjetur një datë të saktë ose ndonjë vogëlsi tjetër. Lelongo u përgjigj:
    - Thoni si të doni por e vërteta është aq e bukur sa që nuk duhet të lëmë asgjë pa zbuluar, qoftë edhe gjëra të vogla.

    * Filozofi Malënbransh qeshte me ata që lodheshin aq shumë për të gjetur rimat. Ai thoshte:
    - Unë në jetën time kam bërë vetëm dy vargje. Këto janë:
    "Sot është një ditë e bukur me kalë për të vrapuar qoftë në tokë, qoftë në det për të lundruar."
    - Po në det nuk mund të lundrohet me kalë, - i tha një mik.
    - E di mirë, - iu përgjigj filozofi duke qeshur, - por duhet të më falni. Gabimi bëhet për hir të rimës. Atëherë falni edhe gafat e mëdha të poetëve më të mëdhenj se unë.
    ------------------------------------------------------------------------
    MARKONI Guljem


    MARKONI Guljem (1874-1937) fizikan italian që ka realizuar për herë të parë më 1897 transmetimin radioelektrik në largësi 4 kilometra


    * Në kohën e luftës së parë botërore një peshkop i bëri vizitë Guljem Markonit kur shkencëtari po bënte një eksperiment me një tip të ri aparati marrës.
    - Po, nga hyjnë valët elektrike - pyeti peshkopi, - mos hyjnë nga dritarja?
    - Jo u përgjigj Markoni, - siç e shihni dritarja është e mbyllur,
    - Po atëherë?
    - Ndoshta mund ta shpjegojë hirësia juaj që ka lidhje të ngushta me shpirtin e shenjtë, - tha Markoni duke u tallur me të
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #83
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MASKANJI Pietro



    MASKANJI Pietro (1863-1945 ) kompozitor i shquar italian


    * Pas suksesit të "Raf cliff- it" një admirues i Maskanjit, pasi e përgëzoi autorin, i tha:
    - Mjes'htër kjo është vepër vagneriane!
    - Sigurisht, - ia priti Maskanji, - por ama pa të metat e Vagnerit. Maskanji, si edhe shumë muzikantë të tjerë, grindej shpesh me
    libretistët.
    Një ditë një mik i tha:
    -1 dashur Maskanji, po ti di të shkruash mirë, me finesë dhe gjallëri, përse atëherë nuk i bën vetë libretet?
    Mjeshtri në fillim sikur e pranoi propozimin, por shpejt tundi kokën dhe shtoi:
    - Shumë bukur! Po atëherë me kë do të grindem?


    * Kur Maskanji do të dëgjonte në Romë partiturën e "Kavaleria Rustikana" që të merrte pjesë në konkursin e shpallur nga Sonxonjo, nuk kishte para për udhëtim. lu desh të merrte borxh treqind lira në bankën e Çerinjolës1', duke firmosur kambialin përkatës. Kur triunfoi "Kavaleria Rustikana" në teatrin Konstanci, drejtori i bankës i tha mjeshtrit të shquar që të mos ia kthente paratë me kusht që t'i linte kambialin e firmosur që ta ruante si autograf.


    * Kur luajti në piano Kavalerinë përpara komisionit, një nga anëtarët e tij, një mjeshtër i njohur muzike, i tha Maskanjit:
    - Shiko se këtu duhet një intermexo. Mirë do të jetë sikur të kesh ndonjë copë ta futësh midis ikjes së Turidit dhe daljes së njerëzve nga kisha.
    - Po e kam, - u përgjigj Maskanji.
    Dhe ishte Ave Maria, e kompozuar ca kohë më parë për një kishë të Livornos. Që atëhere kjo pjesë u bë intermexoja e famshme e Kavalerisë.
    Kavaleria Rustikana i ishte besuar për dirigjim një njeriu të tmerrshëm, mjeshtrit Leopold Munjone. Maskanji nuk shkëputej nga provat e operës por nuk guxonte të bënte edhe vërejtjen më të vogël. Shpeshherë i thoshte me zë të ulët mikut që kishte pranë;
    - Këto batuta unë do t'i kisha bërë ndryshe, por po të hap pak gojën, ai atje më hidhet në fyt dhe më ha të gjallë.


    * Kur u shfaq për herë të parë opera e tij "Silvani", një kritik e dha kështu kronikën e Maskanjit:
    "Përpara se të ngrihej perdja publiku duartrokiti autorin në shënjë besimi për suksesin e shfaqjes. Pasi u ul perdja në fund të aktit të parë, publiku duartrokiti prapë, duke shpresuar se akti i dytë do të ishte më i mirë se i pari. Në fund të aktit të dytë dhe të aktit të fundit publiku duartrokiti pjesërisht për një shfaqje... mëshirë".


    * Në Parma tenori që këndoi një romancë të Maskanjit u fishkëllye keq nga publiku. Maskanji, që ishte i pranishëm dhe po rrinte në prapaskenë midis kuintave, iu afrua këngëtarit dhe i tha diçka në vesh.
    Tenori doli shpejt në skenë dhe thirri:
    - Pushoni ju aty poshtë, përndryshe do të këndoj prapë.
    Pas kësaj në sallë u vendos qetësia.


    * Një herë P. Maskanji drejtoi provat e "Dinorah" të Majerbejerit. Një këngëtare e re e me zë të dobët, e këndoi shumë keq "Arien e gjuetarit" nga akti i tretë. Kur provat mbaruan, mjeshtri i tha:
    - Të lumtë, e ke interpretuar aq mirë rolin sa që kur këndoje nuk u dëgjua vetëm gjuetari, por edhe qeni i tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #84
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MASNE Jul



    MASNE Jul ( 1842-1912) kompozitor francez


    * Kur i ati u vendos në Paris, Masneja porsa mbushi gjashtë vjeç. Qysh atëherë ai kishte pasion të madh për muzikën.
    Në shtëpinë e tyre ishte një piano e vjetër dhe e ëma për ta provuaf në se djali kishte prirje për muzikë e vuri që të luante një pjesë të Berliozit.

    * Njëherë po flisnin shumë keq për një muzikant të ri
    - E keni gabim, - u hodh e tha Manseja. Është një i ri shumë i dashur
    dhe nuk ka aspak mendjemadhësi. Kjo është një cilësi shumë e rallë kur
    njeriu nuk ka aftësi.

    * Debysi, që nuk e donte fare muzikën e Masnesë, i shkruante një miku: "Në hotelin tim është një zonjë që këndon një opera të Masnesë në ditë. Me siguri ndonjë mjek ia ka caktuar këtë regjim".


    * Kur qëndroi një herë në Bolonjë, Masne hyri në restorant dhe nisi të hajë. Gatimi ishte i keq dhe çmimi shumë i lartë.
    Kur mbaroi mori kapelen dhe thirri kamerierin. Me të ardhur kamarieri, Masneja e pa me dëshpërim dhe nisi të qajë.
    - Zotni, çfarë keni? - e pyeti kamarieri i shqetësuar.
    - Ah i dashur mik, doni të dini pse po qaj? Sepse nuk do të shihemi më asnjëherë bashkë


    * E pyetën njëherë Rejerin1' se ç'mendonte për muzikën e Masnesë.
    - Një aftësi e tillë nuk mund të mohohet, - u përgjigj ai, - por ka tepër gjëra të sheqerosura dhe e përkëdhel shumë shijen e publikut.
    Pas disa kohësh e pyetën Masnenë se ç'mendonte për muzikën e Rejerit.
    - Oh, - thirri Masneja, - një stil i përkryer, një theks me të vërteto energjik dhe koncepte shumë të bukura!
    - Megjithatë, - vuri në dukje një nga bashkëbiseduesit, - Rejeri nuk flet mirë për ju.
    - Ah, po! - u hodh Masneja me buzëqeshje, - ne që të dy themi të kundërtën e asaj që mendojmë.


    * Kur u shfaq premiera e parë e opera "Faust" të Gunosë, suksesi qe shumë i madh. Midis tyre që duartrokisnin më shumë ishte edhe djaloshi i ri, që i binte timpanit në orkestër. Gunoja e vuri re dhe kërkoi t'i mësonte emrin.
    - Një farë Masne, - i thanë.
    - Këtë emër Gunoja nuk e harroi kurrë.
    Njëzet vjet më vonë ata dhanë të dy së bashku në Paris operat e tyre.


    * Mjeshtri Masne ishte ftuar te këngëtarja Paolina Viardo. Pas drekës të ftuarit iu lutën Masnesë që të luante diçka në piano Ai u ul në piano dhe nisi të luajë një pjesë nga krijimtaria e tij.
    Viardoja e entuziazmuar e pyeti se ç'ishte kjo pjesë që nuk e kishte dëgjuar më parë.
    - Ah, - ia bëri Masneja, - është një punë e rinisë sime, "Maria Magdalena", të cilën prej kohësh e kam lënë mënjanë pa shpresë se mund ta shoh në skenë ndonjë ditë.
    - E thoni me të vërtetë? Do të bëjmë që të shfaqet në skenë. Do ta këndoj unë "Maria Magdalenën".
    Opera u shfaq më 11 prill 1873 dhe pati sukses të madh.


    * Këngëtarja e shquar Malinbran e nisi karrierën e saj me një vepër të Masnesë, i cili ishte gjithashtu fillestar. Masneja i kushtoi një kopje të partiturës me këtë mbishkrim: "Një fillestar një fillestareje".
    Disa vjet më vonë, Malibrani e takoi në një mbrëmje mjeshtrin, tashmë të shquar, dhe i tha:
    - Një fillestar a përfill të njihet me një fillestare!
    Masneja u gëzua shumë kur e takoi dhe e pyeti nëse këndonte ende.
    - Jo tashti jam e pajisur dhe jam tërhequr nga jeta skenike, por teatri më terheq gjithnjë shumë dhe, në qoftë se keni ndonjë oper të re të bukur...
    E kam një. Titullohet Manon.
    Me gjithë kundërshtimet e mjeshtrit se ishte shumë vonë, ajo donte qysh atë natë të dëgjonte notat e operës së re. Malibrani ishte e para Manon dhe këndoi për tetëdhjetë net rresht.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #85
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MOLIER, Zhan Baptist Pokëlen



    MOLIER Zhan Baptist Pokëlen (1622-1673) dramaturg francez


    * Babai i tij ishte shumë i pakënaqur që i biri kishte zënë karrierën e komikut. Që t'ia prishte mendjen e dërgoi në provincë. Atje Molieri gjeti shoqërinë e tij të dashur: mësuesin e tij të vjetër, që i kishte mësuar njohuritë fillestare të letërsisë.
    Molieri e priti me gëzim këtë gjë. Ai në vend që të bindej për të lënë karrierën, bëri që edhe mësuesi i tij të luajë role komike doktorësh.


    * Princi i oborrit donte ta merte Molierin si sekretar të tij ndaj një shpërblimi të mirë. Molieri që tashmë kishte personalitetin e tij, nuk pranoi dhe i tha:
    - Unë jam aktor i mirë, kurse ju më propozoni që të bëhem sekretar i keq.


    * Molieri ia lexonte komeditë e tij shërbëtores. Kur kishte ndonjë pjesë që nuk e bënte për të qeshur ai e fshihte ose e ripunonte.
    Një herë nga që deshi t'i bëjë lojë kësaj gruaje të zgjuar, i lexoi një komedi të një autori tjetër. Kur Molieri i lexoi disa skena, shërbëtorja thirri:
    - Kjo komedi nuk është juaja.


    * Më 5 gusht 1667 u shfaq për herë të parë "Tartufi". Natën tjetër, kur teatri ishte mbushur plot e përplot me shikues për të parë shfaqjen e dytë të komedisë së shquar, erdhi urdhëri i kryetarit të Parlamentit për ndalimin e shfaqjes. Atëherë Molieri doli në palkoskenë që të njoftonte publikun me ketë lojë fjalësh:
    - Zotërinj, ne duam t'ju japim tartuf l por zoti kryetar nuk do.


    * Disa ditë mbas shfaqjes së Tartufit mbreti shkoi në teatër për të parë shfaqjen e një farse italiane. Komedia i pëlqeu publikut që qeshte dhe duartrokiste.
    - Nuk e kuptoj, - i thoshte dukës së Kondesë2) që i rrinte pranë, - se si është e mundur që i njëjti publik, që u skandalizua aq shumë për Tarturin, nuk bën gjë tjetër veçse duartrokitet një farsë si kjo.
    - Shikoni madhëri si është puna, - u përgjigj Kondeja, - në këtë farsë flitet keq vetëm për zotin, kurse te Tartufi flitet keq për të tërë fetarët hipokritë.


    * Molieri, kur po kthehej nga fshati i dha një të varfëri si lëmoshë një monedhë prej ari. Pas pak i varfëri i doli përpara dhe i tha:
    - Zotni, keni gabuar, më keni dhënë një monedhë ari.
    - Shoikponi ku arrin ndershmëria e këtij njeriu të thjeshtë, tha Molieri. Dhe i dha edhe një monedhë tjetër prej ari.


    * Dukes Montesie i thanë se Molieri në komedinë "Mizantropi" e ka përdorur atë si model për personazhin e Alçestit.
    Duka shkoi për ta parë komedinë dhe, kur doli nga shfaqja, tha: - Oh, sa do të doja t'i ngjaja me të vërtetë Mizantropit!


    * Një ditë mbreti i tha Molierit:
    - Kam marrë vesh se keni marrë mjek për t'u vizituar dhe pas kësaj jeni bërë mirë me shëndet.
    - Madhëri, - u përgjigj Molieri, - llomotitëm me të një copë herë. Ai më urdhëroi të merrja disa barna, unë nuk i mora dhe pastaj u bëra mirë.


    * Molieri kishte zënë krevatin prej disa ditësh. Kur erdhi mjeku shërbëtori i tha zotnisë së tij të bëhej gati.
    - Mjeku? - thirri Molieri, - thuaji të lutem se jam sëmurë dhe nuk mund të pres asnjë njeri.


    * Mbreti i Prusisë, Frederiku II, ishte në shfaqjen e një komedie. Ai u çudit se të gjithë francezët që ishin në teatër, qeshën për gjëra që atë nuk e bënin fare për të qeshur. Kur pyeti një francez, ai iu përgjigj:
    - Madhëri, kjo gjë ndodh sepse janë shumë iluzione që ju nuk mund t'i kuptoni, sepse nuk e njihni ashtu siç duhet Parisin,
    - Do të jetë shumë mirë, - u përgjigj mbreti, - por kur kam parë "Mizantropin" e Molierit, e kam kuptuar të gjithë komedinë shumë mirë edhe pa e njohur Parisin.


    * Kur vdiq Molieri arqipeshkvi nuk donte ta varroste në varrezat e
    besimtareve.
    E veja iu drejtua mbretit, i cili e zgjidhi mosmarrëveshjen me një
    vendim shumë të mençur.
    - Në çfarë thellësie, - pyeti mbreti, - shkon toka e shenjtë?
    - Në katër metra, - u prgjigj arqipeshkvi.
    - E po mirë atëherë, futeni edhe një metër më thellë, - urdhëroi mbreti
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #86
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MONTESKJË, Sharl Lui



    MONTESKJË Sharl Lui (1689-1753) filozof, iluminist, historian dhe shkrimtar francez


    * Monteskjë ishte shumë i butë me anëtarët e familjes së tij. Një herë iu desh t'i qortonte shumë ashpër fëmijët ndonëse në prani të një mikut të tij, të cilit më pas i tha:
    - Këta janë si orët që duhen kurdisur vazhdimisht.


    * Monteskjë ishte pritur me simpati të madhe në botën e artit. Kur doli vepra e tij "Letrat persiane" personalitetet e shquara e trajtuan shumë ftohtë. Ai vetë e shpjegoi kështu këtë ftohtësi:
    - Duhet ta kuptoni, se është e nevojshme të dish të meritosh shumë, që të mund të mbash me durim lavdërimin e të tjerëve.


    * Suli, artist i madh anglez kur ishte në Francë mbeti shumë ngushtë për të holla. Meqë druhej për t'i kërkuar ndihmë të drejtëpërdrejtë filozofit të shquar, ai ia kërkoi me anën e një letre, të cilën e formuloi kështu: " I dashur Monteskjë, kanë dëshirë të madhe që të më varin, por besoj se nuk do të më varin, në qoftë se do të kisha njëqind skude." Monteskjë e kuptoi domethënien dhe u përgjigj: "I dashur Suli; ja ku i kini të njëqind skudet dhe mos e vononi por ejani sa më shpejt që të më takoni."


    * Monteskjënë e ftonte shpesh një zonjë. Një herë i tha asaj: - Shikoni, e ngrëna është një nga të katër qëllimet e jetës së njeriut. Se cilat janë tre të tjerat, unë këto nuk kam mundur t'i di asnjëherë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #87
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MURZHE, Enrik



    MURZHE Enrik (1822-1861) romancier francez


    * Kur doli "Jeta e Bohemës" një komediograf i kohës donte të kthente në komedi këtë vepër. Kur pyeti për autorin i thanë se jetonte në tavanin e një shtëpie. Atje e gjetën Murzhenë shtrirë në krevat megjithëse ora ishte dymbëdhjetë e mesditës.
    Poeti shpjegoi se ishte i detyruar të rrinte në krevat- sepse kishte çuar për të rregulluar të vetmet këpucë që kishte.
    - Keni ngrënë mëngjes? - e pyeti miku.
    - Po...dje, - u përgjegj Murzhe. Komediografi e ftoi të hanin së bashku mëngjesin.
    - Atëherë më duhet t'i thërres portieres që të më sjellë këpucët. Komediografi kërkoi më kot zilen.
    - Oh, jo, jo! - i tha Murzhe. Këtu ka disa rregulla të vjetra që duhen respektuar. Zile nu ka, por merrni një tjegull nga çatia dhe hidheni nëpër shkallë. Portierja e di sinjalin dhe vjen menjëherë të marrë porosinë.


    * Shkrimtari i "Jetës së Bohemës"e kishte përjetuar gjithë mjerimin dhe mospërfilljen e kohës. Ai kishte qenë redaktor i së famshmes Castaro, e cila nuk ishte gazetë letrare, por një gazetë e vogël profesionale e kapelexhinjve. Prej andej kaloi në një gazetë të vërtetë letrare, megjithëse ishte nga më të parëndësishmet dhe paguante keq. Murzhe thoshte se proza e tij ishte paguar për tetë franga dhe, pak kohë më vonë drejtori u zhduk pa i paguar fare autorit. Kur një mbrojtës i tij i dha treqind franga si parapagim, Murzhe u bë si i çmëndur nga gëzimi. Shpenzoi për të blerë një krevatë të re, një palë këpucë, disa libra dhe një palë çarçafë. Ai fjeti kaqi lumtur sa pa në ëndërr sikur kishte fjetur me ... "Bankën e Francës".


    * Murzhe ishte i dhënë pas gjahut, por nuk ishte shumë i zoti. Një herë një fshatar, të cilit i erdhi keq që poetit nuk i kishte vajtur mbarë gjahu, i fali një lepur të gjallë që të dukej para shokëve se edhe ai kishte vrarë diçka. Meqenëse lepuri ishte i gjallë ai duhej ta vriste, që të dukej si trofe gjahu. Murzhe e lidhi, u mat që ta qëllojë por goditi litarin, dhe lepuri iku.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #88
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MUSORGSKI, Modest



    MUSORGSKI Modest (1839-1881) kompozitor i shquar rus



    * Në shtator 1846 Musorgski ishte oficer dhe komandonte gardën e spitalit të Shën Nikollës në Petërbug. Në këtë spital kryente shërbimin si asistent një mjek i ri e simpatik, të cilin Musorgski e bëri shpejt mik. Një mbrëmje ishin ftuar të dy në shtëpinë e drejtorit të spitalit, Asistenti i ri u ul në piano për të luajtur diçka nga kompozimet e tij. Sapo u ul në piano Musorgski i pa duart që i kishte të trasha, jo fort të shkathëta dhe i tha:
    - E si mund të luash me ato duar?
    Mjeku u ngrit dhe në vend të tij u ul Musorgski për të vazhduar pjesët nga Traviata dhe Trovatore. Mjeku i ri ishte Borodini. Ky ishte takimi i parë midis dy kompozitorëve të mëdhenj.


    * Musorgski e braktisi karrierën ushtarake që t'i kushtohej muzikës. Pas ca kohësh mbeti shumë ngushtë dhe u detyrua të hynte si nënpunës, edhe pse i mbetej shumë pak kohë e lirë. Ai nisi punën si shkrues i gjendjes civile dhe për tetëmbëdhjetë vjet nxiu letër për shkresa të mërzitshme. Si nënpunës i vogël që ishte nuk i dilte rroga për të jetuar. Për të nxjerrë diçka më shumë merrej në shtëpi me kopjime të rëndomta. Për muzikën nuk i mbetej veçse fare pak kohë. Gjatë kësaj kohe ai kompozoi "Boris Godunovin", duke treguar ngulm dhe pasion të madh për punën.


    * "Boris Godunovi" nuk u pranua nga komisioni i oborrit perandorak të Petërburgut. Operën e futi në skenë një këngëtare me emrin Platonova. Ajo vuri si kusht për përsëritjen e kontratës së saj për punë, shfaqjen e "Boris Godunovit". Drejtori, që nuk mund të bënte dot pa këtë këngëtare, thirri kryetarin e komisionit dhe i kërkoi arsyen e mospranimit të operës.
    - Po opera nuk vlen asgjë, - tha kryetari.
    - Kurse mua më kanë folur shumë mirë për të dhe do ta vë në skenë edhe pa pëlqimin tuaj.
    Që në shfaqjen e parë opera pati sukses të bujshëm.
    Me gjithë suksesin e madh kritika u shpreh kundër operas dhe në përgjithësi kundër muzikës së Musorgskit. Muzikanti që ishte i ndërgjegjshëm për vlerën e muzikës së tij, thoshte:
    - Orvajtja ime për të paraqitur në muzikë të gjallë njeriun do të kuptohet vetëm nga njerëz të gjallë. Edhe pse njerëzit që vegjëtojnë hedhin baltë, vepra ime prapë do të ecë përpara më shpejt.


    * Kur dëgjoi "Vallen makabre" të Sen Sansit, Musorgski tha gjithë inat: - Nuk është kjo muzika që na duhet. Nuk na duhet as muzikë, as fjalë, as penela e as dalta. Djalli do t'ju hedhë poshtë juve, gënjeshtarë dhe hipokritë. Jepni mendimin jetësor, hyni në bisedë me njërëzit për subjektin që keni zgjedhur. Arti është një mjet, jo një qëllim, është mjeti për të folur me njerëzit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #89
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LIKURGU


    LIKURGU (Lindi v. 925 p.e.s.) legjislator i njohur i Spartës



    * Spartanët e pyetën Likurgun se pse nuk e rrethonte me mur qytetin e Spartës.
    - Sepse, - u përgjigj legjislatori i madh, një mur me gjokse heroike vlen më shumë se një mur me tulla.

    * Kur e pyetën Likurgun, se si qe e mundur që e mbante të fortë atdheun dhe të kishte të siguruar fitoren mbi armikun, ai u përgjigj:
    - Duke mbetur të varfër, duke mos kërkuar të shtypim të tjerët dhe duke treguar kësisoj se jemi më të fortë se ata.



    * Likurgu mori dy këlyshë të vegjël nga e njëjta buçe dhe e rriti në kushte krejt të ndryshme: njërin e mësoi të qullët dhe delikat, kurse tjetrin e mësoi me ushtrimet e gjahut. Kur u bënë të mëdhenj i çoi në sheshin publik të Spartës, u vuri në mes një pjatë me ushgim të lakmueshëm dhe lëshoi aty pranë një lepur. Qeni i mësuar delikat u lëshua shpejt tek ushqimi i pjatës, tjetri ndoqi lepurin dhe e kapi. Qytetarët spartanë duartrokisnin ndërsa Likurgu tha:
    - Shikoni sa e madhe është forca e edukatës. Që të dy janë nga e njëjta nënë dhe kanë lindur në një kohë. Kështu ndodh edhe me njerëzit.



    * E pyetën një herë Harilaun nipin e Likurgut se si ishte e mundur që xhaxhai i tij kishte bërë pak ligje.
    - Sepse, - u përgjigj Harilau, - një popull që flet pak, nuk ka nevojë për shumë ligje.



    * Meqenëse zakonet spartane qenë krijim i Likurgut po sjellim disa aspekte nga jeta e institucioneve të këtij qyteti. Një nga institucionet e Likurgut përshkroi ushqimet në përgjithësi. Si gjellë kombëtare ishte i famshmi lëng i zi për të cilin është folur shumë.
    Mbreti i Pontit donte ta shijonte këtë lëng dhe bleu nga një kuzhinier spartan. Një spartan që ishte aty pranë i tha:
    - Zotni në këtë gjellën tuaj mungon diçka që i jep shije.
    - E cila është kjo i tha mbreti?
    - Është ajo që para se të hash duhet të bësh një banjë në Eurota. Kjo do të thoshte se vetëm në Spartë dhe në mjedisin e spartanëve është i pëlqyeshëm ky ushgim.



    * Një i huaj e pyeti një spartan në se kishte rrezik të kaloje nëpër Spartë.
    - Ka rrezik, - i tha spartani - vetëm për luanët, kurse lepujt e kanë çerdhen e tyre në portat tona.



    * Një nënë spartane, kur i biri i tregoi për vdekjen heroike të vëllait, i tha:
    - Përse nuk e shoqërove edhe ti?
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #90
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LA FAJET



    LA FAJET (1757-1834) një prej eksponentëve kryesorë të revolucionit francez



    * Mbretëresha Maria Antoneta e thirri La Fajetin për t'u këshilluar me të për një dhuratë që donte t'i dërgonte Uashingtonit. La Fajeti i tha se dhurata të tilla do t'u bënin edhe mbretit të Suedisë dhe disa mbretërve të tjerë.

    - Këta nuk janë veçse disa mbretër, kurse Uashingtoni është diçka tjetër.



    * Mirabo me anën e agjentëve të tij e njoftoi La Fajetin se për ta shpëtuar Francën ishte e domosdoshme një marrëveshje midis tyre. Po gjenerali krenar iu pergjigj:

    - Unë e kam mundur mbretin e Anglisë në forcën e tij, mbretin e Francës në autoritetin e tij dhe, sigurisht, nuk do të jetë konti Mirabo që do të më bëjë të jepem.



    * Kur shkoi pranë Uashigtonit La Fajeti i gjeti trupat kryengritëse të pajisur keq dhe shumë të padisiplinuar. Uashingtonit i erdhi keq të paraqiste trupat e tij në atë gjendje para një oficeri francez, kur dihej se francezët ishin shembull në disiplinë dhe të pajisur mirë.

    - U ndodha ngushtë, - tha Uashingtoni, - sepse më duhet të paraqes

    trupat e mia para një gjenerali francez.

    La Fajeti i tha me modesti:

    - Unë kam ardhur këtu të mësoj vetë dhe jo të mësoj të tjerët.



    * Një vit të korrat e grurit ishin të këqia dhe administratori i tha La Fajetit:

    - Ja momenti i përshtatshëm për të shitur me çmim sa më të lartë grurin që ne e kemi vënë mënjanë.

    - Mua, përkundrazi, më duket rasti më i mirë për ta dhënë falas - iu
    përgjigj La Fajeti administratorit që mbeti si i shtangur.



    * Në një pritje publike njeri që kërkonte një post nga La Fajeti, tregoi titujt e fisnikërisë, duke kujtuar se kështu do ta bindëte lehtë. La Fajeti ashtu i ftohtë, i tha:

    - Titujt tuaj të fisnikërisë, më besoni, nuk përbëjnë asnjë pengesë.



    * Kur Napoleoni ishte në kulmin e pushtetit të tij, La Fajeti ishte tërhequr nga jeta publike dhe jetonte thjeshtë në vilën e tij në fshat. Napoleoni atëherë tha;

    - Të gjithë kanë vënë mend në Evropë me përjashtim të njërit, La Fajetit. Ai asnjëherë nuk është kthyer prapa në rrugën e tij. Ju besoni se ai është tërhequr përfundimisht, ndërsa unë po ju them se ai është gati gjithnjë të rifillojë!



    * La Fajeti ka qenë një nga kundërshtarët më të vendosur të Napoleonit. Kur ra Napoleoni një mik i tha La Fajetit:

    - Çke bërë gjatë gjithë kësaj kohe?

    La Fajeti iu përgjigj:

    - Kam ndenjur më këmbë.

    Kështu tregoi se nuk bashkohej me përuljen e përgjithshme para Napoleonit.



    * Pas Vaterlosë Luçiano Bonoparti mbronte me këmbëngulje në Paris
    pozitat politike të të vëllait. La Fajeti e çoi çështjen e Bonapartit në parlament ku tha:

    -Kockat e djemve dhe të vëllezërve tanë dëshmojnë për besnikërine
    tonë ndaj Napoleonit. Prej më shumë se dhjetë vjet tre milionë francezë kanë vdekur për një njeri që donte të luftonte akoma kundër gjithë Evropës.

    Ne kemi bërë shumë për të, tashti detyra jonë është një, të shpëtojmë atdheun. Pas rënies së Napoleonit, La Fajeti, e priti me simpati kthimin e burbonëve, sepse shpresonte se e kaluara do t'u kishte shërbyer si mësim. Por nuk ndondhi ashtu. Shumë shpejt Restaurimi u kthye në shtypje. Atëherë La Fajeti tha:

    - Janë krejt të pandreqshëm.



    * La Fajeti punoi në fshehtësi kundër burbonëve. Gjatë Restaurimit ai përgatiti një grusht shteti për të rrëzuar Karlin X dhe për të vendosur Republikën. Miqtë e tij kërkonin t'i prishnin mendjen që të hiqte dorë nga kjo ndërmarrje e rrezikshme.

    Dita më e bukur e jetës sime, - iu përgjigj me krenari La Fajeti, - do të jetë kur të ngjitem në trekëmbësh dhe të vulos me gjakun tim parimet e jetës sime.



    * Belgët dërguan një komision te La Fajeti për t'i ofruar kurorën e mbretit të tyre. La Fajeti nuk e pranoi dhe, me vendosmëri e duke qeshur iu përgjigj:

    - Një kurorë për mua? Me siguri që do të më rrijë mjaft mirë! Besoj që do të jetë njësoj sikur t'i vësh maçoku unazë!





    * Një anglez bëri një udhëtim të posaçëm nga Londra në Paris për të parë La Fajetin.

    - Desha të shihja, - shpjegoi anglezi kur u kthye në Angli, - se si është një njeri që nuk ka pranuar kurorën mbretërore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LA FONTEN Zhan



    LA FONTEN Zhan (1621-1695) poet dhe fabulist francez



    * La Fonteni po bisedonte me një të njohurën e tij që sapo kishte mbetur e ve.

    Ah moj zonjë, - i tha kur po qanin, - të humbasësh burrin është me të vërtetë një dhembje e madhe për një grua të përzemërt sikurse jeni ju!

    Pastaj fabulisti i madh e largoi vëmendjen për një çast diku gjetkë. Duke rimarë fjalën ai kujtoi se po fliste me një grua tjetër që kishte humbur djalin e saj. Prandaj shtoi:

    - Për fat mund, të ngushëlloheni me të tjerët që ju kanë mbetur.



    * La Fonteni si njeri i hutuar që ishte, tetë ditë pasi varrosi një mik vajti në atë shtëpi për darkë.

    - Por, - u përgjigj kamarieri, - zotnia shkoi në varreza tetë ditë më

    parë. Nuk e dini?

    - Ah, po nuk ma mori mendja se ai do të rrinte kaq shumë.



    * La Fonteni ishte njëherë në shtëpinë e Dupinit, doktor i shkencave në Sorbonë, bashkë me të birin e vet. Ky në fjalë e sipër bëri disa vërejtje për të atin. Kur djali u largua, La Fonteni, që e kishte përshëndetur me respekt të madh, u drejtua nga i zoti i shtëpisë dhe e pyeti se kush ishte ai djalë që iku. Tjetri e shikoi i habitur dhe thirri:

    - Si, po a nuk ishte yt bir ai?

    - Po, po - u përgjigj La Fonteni, - tashmë po më duket se e kam parë

    edhe herë të tjera atë njeri dhe pamja e tij nuk m'u duk e re.

    * La Fonteni parapëlqente më shumë fabulat e autorëve të lashtësisë se sa të tijat. Një letrar i kohës, që nuk e linte të qetë, thoshte:

    - Çfarë njeri i trashë ky La Fonteni shkon deri aty sa beson seriozisht se autorët e lashtësisë kanë më shumë mprehtësi se ai.

    * Kur po flisnin për fabulat e La Fontenit, një zonjë pariziane tha: - Ato janë si një shportë e mirë me qershi. Kërkon të marrësh ndonjë kokërr dhe në fund sheh se shporta ka mbetur bosh.

    * La Fonteni jetonte në mes të turmës sikur të ishte më me të shkretëtirës. Një personalitet që po shkonte një mëngjes në Versajë, e pa nën një pemë të rrugës të zhytur në mendime . Edhe në mbrëmje e gjetën përsëri në të njëjtin vend. As shiu që po binte pa pushim dhe as vajtjeardhjet e karrocave nuk e kishin shkëputur nga mendimet e thella.



    * Një zotni i pasur e ftoi La Fontenin për të bërë një bisedë plot humor. Ai mbeti i zhgënjyer kur pa se hante në heshtje, i mërzitur dhe me pamje të hutuar. Sapo mbaroi së ngrëni kërkoi të ikte se kishte një mbledhje në akademi. Të gjithë të pranishmit i thanë se për mbledhjen kishte ende shumë kohë për të vajtur në orën e caktuar.

    - E di, - u përgjigj La Fonteni - por do të marr rrugën më të gjatë që kaloj kohën.

    * La Fonteni e kishte bërë vetë epitafin ku thuhej: "Këtu shtrihet Zhs që iku ashtu sikurse kishte ardhur. Hëngri trashëgiminë dhe kapita duke besuar se pasuritë janë gjëra fare të panevojshme. Kur arriti të gj< kohë të mirë, atë e ndau në dy pjesë, njërën e përdori për të jetuar d tjetrën për të mos bërë asgjë".

    * La Fonteni e ruante gjithnjë gjakftohtësinë. Një herë kur ishte gjëndje shumë të keqe për të holla shkoi në mbledhjen e Akademisë mb; ishte bërë apeli. Të gjithë akademikët kërkuan të bëhej përjashtim për

    - Jo zotërinj, - tha La Fonteni, - nuk do të ishte e drejtë, kam ardh vonë dhe faji është imi. Ai nuk deshi kurrsesi që të prisheshin rregulla akademisë për të.

    * Në akademinë franceze po zhvillohej një mbledhje, ku do të ishin pranishëm edhe disa njerëz të tjerë si dëgjues të thjeshtë.

    La Fonteni dhe shumë të pranishëm të tjerë kishin mbetur jashtë n që kishte shumë njerëz.

    Kur po dilnin një akademik, kolegu i tij, e pyeti pse nuk kishte mai pjesë në mbledhje.

    - Kishte shumë njerëz, - u përgjigj La Fonteni, - dhe nuk dija sesi
    bëja për të hyrë.

    - Ta marrë djalli, - thirri kolegu i çuditur, - po do të mjaftonte që thonit se kush ishit dhe gjithçka do të rregullohej menjëherë.

    - E vërtetë, - u përgjigj La Fonteni, - po ja që nuk më shkoi në meni
    një gjë e tillë.

    Një zonjë e b.ukur kishte rënë në dashuri dhe e donte shumë Fontenin. Shpesh ajo bënte shaka të forta me qëndrimin prej babaxhi të La Fontenit. Një mbrëmje ajo mbeti vetëm në shtëpi dhe më vonë kujl

    - Kisha mbetur vetëm me tri kafshët e mia shtëpiake: qenin, mac dhe La Fontenin.



    * Një zonjë e b.ukur kishte rënë në dashuri dhe e donte shumë Fontenin. Shpesh ajo bënte shaka të forta me qëndrimin prej babaxhi të La Fontenit. Një mbrëmje ajo mbeti vetëm në shtëpi dhe më vonë kujl

    - Kisha mbetur vetëm me tri kafshët e mia shtëpiake: qenin, mac dhe La Fontenin.



    * Kur La Fonteni u sëmur rëndë, prifti i rrinte shumë rreth e qark për t'i bërë shërbimet fetare. Infermierja që i shërbente të sëmurit i tha priftit:

    O atë! Lëreni të qetë e mos e mundoni shumë, se ai bëri më shumë budallallëqe se mëkate dhe zoti nuk do të ketë kurrë guximin që ta dënojë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LAMARTIN ALFONS (DË)



    LAMARTIN ALFONS (DË) (1790-1869) POET I DËGJUAR FRANCEZ, HISTORIAN DHE POLITIKAN



    * Një nga gazetarët e kohës së tij e përcaktoi Lamartinin me këto fjalë:

    - Lamartini është Marsejeza e kënduar në kishë.

    - Si trashëgiminë e tij, ashtu edhe paratë që fitoi nga botimi i librave

    Lamartini i shpenzoi që të gjitha dhe në pleqëri jetoi midis vështirësish të mëdha financiare.

    - Një herë jetoja për të punuar - u thoshte atëherë miqve të tij, - tashti
    punoj për të jetuar.



    * Lamartini shfajësohej për lavdërimet që i kishte bërë veprës së tij duke thënë:

    - Po çfarë doni prej meje? Edhe perëndia ka nevojë për reklamë. A nuk
    i ka perëndia për këtë punë kambanat?

    * Midis delegacioneve të shumta që paraqiteshin në qeveri, një numër i madh ishte nga gratë. Dhe nuk ishte gjë fort e lehtë ta bëjë këtë punë. Por edhe në rastet më të vështira e delikate shpirti hokator i Lamartinit nuk shuhej asnjëherë.

    Një ditë një grup grash si përfaqësuese të rrobaqepësve arritën me flamur në dorë në pallatin e qeverisë dhe paraqitën kërkesat e tyre. Lamartini iu përgjigj me një fjalim të bukur që entuziazmoi gratë. Njëra prej tyre, një shejtankë që dukej si burrë, iu afrua poetit që ta përqafonte dhe ta puthte përzemërsisht.

    Lamartini pa u turbulluar i tha:

    - Qytetare mos harro se burrat midis tyre shtrëngojnë duart.






    * Lamartini i lejoi një deputeti, që mbahej si njohës dhe mbrojtës i artit, poemën e tij "Rënia e një ëngjëlli". Kur mbaroi leximin deputeti thirri: - Oh, po kam edhe unë një nip që shkruan budallallëqe të tilla.





    * Në moshë të thyer Lamartinin e la aq shumë kujtesa sa që kur dëgjoi një mik që po lexonte një fragment të një poeme të tij të njohur, u emocionua shumë dhe tha:

    - Të kujt janë këto vargje?

    * I plakur dhe në gjëndje shumë të vështirë financiare shkoi për të qarë hallin te një miku i tij gazetar. I tregoi për poshtërimin që i bënin njerëzit e elitës, të cilët çmonin vetëm paranë dhe talleshin me poetin që kishte rënë në fatkeqësi.

    - E dini që një ish kolegu im nuk u çua as në këmbë kur i vajta në shtëpi? - tha Lamartini.

    - Në shtëpinë time do të keni pritjen më të mirë, - u përgjigj gazetari

    - dhe duke hapur derën e studios thirri: zotërinj, ja zotëria e tij Lamartinil

    Në studio ishin disa letrarë, artistë dhe një aktore e bukur të cilët u ngritën në këmbë dhe përshëndetën poetin me buzëqeshje.

    - Në shtëpinë time zotërinj, - shtoi gazetari, - aftësia është gjithnjë mbret.

    * Kur ra Napoleoni Lamartini tha:

    - Perandoria nuk ishte tjetër veçse policia. Tashmë që ajo ka rënë, mua më duket se jam liruar nga një peshë prej tridhjetë atmosferë nga trupi dhe mendimi. Napoleoni ishte një vrasës i pabesë i mendimeve të lira, një shtypës i së vërtetës.

    * Një aktor deklamoi një poezi të Lamartinit në praninë e tij. Një çast ai u ndal se harroi një varg nga poezia.

    - Të lutem ma kujto pak, - i tha Lamartinit.

    - Unë të të kujtoj? Po unë nuk mundohem të kujtoj kurrë as një varg
    nga poezitë e mia. Do të bëja më lehtë qindra të tjera. Çfarë të të them?

    Kam aq shumë vargje të të tjerëve në kokë, sa që nuk mund të arrij të kujtoj të miat.



    * Duhej të ishte si një lloj pianoforte me një tastierë, në të cilën çdo taste t'i përgjigjej një shkronjë. Në vend që të shkruanim me penë, të preknim tastet sikur t'i binim pianos.

    Makina e ëndërruar prej Lamartinit doli pesëmbëdhjetë vjet më vonë.





    * Kur ishte ministër Lamartini priti kryetarin e bashkisë së një prefekture të vogël. Ai erdhi për t'u ankuar për një nënprefekt të ri që ishte caktuar.

    - Po kuptojeni ju lutem tha kryetari i bashkisë, - keni dërguar për

    nënprefekt një marangoz.

    - Dhe nuk ju duket e drejtë? Po duhet ta kuptoni që ebanistët na duhen

    t'i ruajmë për prefekturat e rëndësishme, - i tha Lamartini.



    * Varfëria në të cilën jetonte nuk e pengonte zemrën e tij të mirë të bënte dhurata për njerëzit e afërm me raste përvjetorësh. Lamartini shkonte te një miku i tij, të cilit i merrte me kredi dhurata të bukura.

    • Të afërmit i merrnin me gëzim të madh dhuratat, por pastaj fshehurazi ia dërgonin përsëri shitësit, i cili, si pjesëmarrës në këtë lojë, nuk ia kërkonte paratë Lamartinit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Latur, Moris




    Latur Moris (1704-1788) piktor i madh francez i shekullit 18- të



    * Megjithëse njeri pa përkrahje, Laturi e mbajti lart dinjitetin e tij përballë çdo autori të lartë shtetëror.



    Ai thoshte shpesh:



    - Ç'mund të bëjnë me mua princërit dhe zotërinjtë?



    Aftësitë e mia janë çështja ime!



    Ai nuk deshi ta mbaronte një portret që kishte filluar për të dy motrat e mbretit.







    * Mbreti këmbëngulte më kot që Laturi të bënte një portret për madamë Pompadurin. Ai nuk pranonte duke thënë se kurrë nuk pikturonte në shtëpinë e të tjerëve. Pompaduri po të donte le të merrte mundimin dhe të shkonte në shtëpinë e tij.



    Megjithatë Laturin arritën ta bindnin që të shkonte në Versajë, por me kusht që të punonte vetëm për vetëm me modelin. Kështu krejt i lirë iu vu punës. Kur një berë në sallon erdhi mbreti, piktori pa u ngritur fare nga vendi i tha Pompadurit:



    - Zonjë, a nuk më premtuat se nuk do të hynte asnjë njeri i bezdisshëm. Mbreti qeshi nga qortimi dhe i tha piktorit që të vazhdonte. Por piktori



    iu përgjigj:



    - Unë nuk mund të vazhdoj kështu. Kur ndërpritem është e pamundur të vazhdoj punën prapë.



    Menjëherë mblodhi plaçkat e doli.







    * Moris Laturin e ftuan për të bërë portretin e Luigjit XV.



    Pas shume mospranimeve, piktori shkoi më në fund në oborrin e mbretit, i cili e priti në një sallë ku çdo gjë ishte gati për të nisur punën.



    Piktori i tha se ky vend nuk ishte i përshtatshëm për të pikturuar sepse kishte shumë dritë.



    - Unë e kam zgjedhur pasi kështu të veçuar nuk do të na shqetësojë njeri, - tha mbreti.



    - Si? - thirri Laturi - po unë besova se ju do të ishit zot të paktën në shtëpinë tuaj.
    ------------------------------------------
    Laplas, (Pier Simon)



    Laplas (Pier Simon) (1749-1877) matematikan, fizikan dhe astronom i dëgjuar



    * Kur Laplasi botoi librin e tij "Matematika qiellore" që ishte në atë kohe një mrekulli e shkencës, Napoleoni e përgëzoi me shumë përzemërsi autorin. Ai e ftoi në Tyleri dhe duke biseduar për librin i tha:
    - Vepra juaj është shumë e bukur, zoti Laplas, por kam vënë re se emri i zotit nuk përmendet gjëkundi.
    - Është e vërtetë madhëri, - u përgjigj Laplasi, por unë nuk kisha nevojë për këtë hipotezë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Leonkavallo, Ruxhero




    leonkavalo Ruxhero (1858-1919) muzikant i famshëm italian



    * Leonkavalo vajti në Paris kur po shfaqej në një teatër opera e tij "Palaçot".



    Ai shkoi në shfaqje si i panjohur. Ashtu ulur në karriken e shikuesve, atij që kishte pranë i tha:



    - Zotni edhe unë jam muzikant dhe besoj se marr vesh nga muzika. Më duket se kjo operë, që nga fillimi e deri në fund është vjedhje dhe fallsifikim i plotë. Kavatina është marrë nga Berliozi, dueti i aktit të parë është nga Gunoja, ndërsa finalja është një kopje e padenjë e Verdit.



    Ai që kishte pranë aty për aty heshti. Të nesërmen në një gazetë ishte shkruar me të mëdha: "Opinioni i Leonkavalos për operën e tij eshtë ky: opera ime është vjedhje".



    Njeriu pranë Leonkavalos në shfaqje ishte një gazetar që e kishte njohur kompozitorin.







    * Opera e famshme "Palaçot" e Leonkavalos ishte titulluar në origjinal në numrin njëjës "Palaço". Baritoni që do ta këndonte në shfaqjen e parë i tha botuesit:



    - Në operat e repeptorit tim roli i baritonit duhet të jetë përfshirë në titull. Këtu përkundrazi titulli është përmbledhur vetëm te tenori. Prandaj në qoftë se nuk ndërron titullin unë nuk këndoj.



    Çfarë duhej berë. Duhej shkuar shpejt në skenë pa humbur kohë. Botuesit i lindi ideja gjeniale për ta ndryshuar titullin nga "Palaço" në "Palaçot". Kështu në këtë titull u përfshi edhe roli i baritonit.



    Pas kësaj baritoni shkoi në skenë dhe opera pati sukses të plotë.







    * Leonkavaloja aso kohe ishte në gjendje të mjerueshme. I nxitur nga suksesi i Maskanjit me "Kavalerinë", ai i shkroi vetë libretin e operës Palaçot. Pastaj ndërhyri te botuesi Sonxonjo me këngëtarin Frandin.



    - E pamundur, - u përgjigj i pamëshirshëm Sonxonjo.Omnibuzi është mbushur, ka shumë mjeshtra brenda.



    Me këmbënguljen e tij të madhe ai bëri që Sonxonjoja, pa marrë përsipër asnjë detyrim, ta dëgjonte operan. Të nesërmen Leonkavalo vajti shpejt te botuesi dhe interpretoi në piano muzikën e operas. Sonxonjoja shëtiste nëpër dhomë me shqetësim, ndërsa Frandini që e dinte kuptimin e kësaj shëtitje i lutej botuesit të ndalonte. Nga bukuria e muzikës Sonxonjoja në një çast qëndroi në vend. Kjo donte të thoshte se opera ishte pranuar. Madje Sonxonjoja i dha mjeshtrit një rrogë mujore të caktuar, jo edhe aq të bollshme, por të mjaftueshme per të dalë nga gjendja e rëndë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Leonidha




    leonidha Mbret i spartaneve, vdiq në V. 480 p.e.s.





    * Një ushtar shkoi i shqetësuar përpara Leonidhës dhe i tha se armiqtë ishin afruar shumë.



    - Po ne, - i tha Leonidha, - a nuk jemi shumë afër tyre?







    * Kur Leonidha e pershëndeti per të fundit herë gruan e tij ajo e pyeti:



    - Çfarë amaneti po më lë?



    - Të lë amanet që të martohesh me një trim të denjë për mua, që do të te bëjë nënë të merituar.
    --------------------------------------------------------------------------------------
    LESING Efraim



    LESING Efraim (1729-1781) shkrimtar dhe kritik gjerman


    * Një autor i ri mori nga Lesingu këtë përgjigje për veprën e tij:
    - Ka diçka të re dhe të vërtetë në këtë traktatin tuaj, vetëm se e reja nuk është e vërtetë dhe e vërteta nuk është e re.

    * Në pleqëri Lesingu u bë njeri shumë i hutuar. Një mbrëmje, kur u kthye në shtëpi, ia hapi derën shërbëtori. Ai nuk e njohu nga errësira e madhe, dhe i tha:
    I zoti i shtëpisë nuk është kthyer ende.
    - Nuk ka asgjë, - u përgjigj Lesingu, - vij prapë një herë tjetër. Lesingu iku menjëherë.

    ----------------------------------------------------------------------------------------
    LINE, Karl Von



    LINE Karl Von (1707-1778) natyralist suedez


    * Ishte biri i një prifti protestant. Meqenëse ne shkollë nuk përfitonte asgjë dhe ishte shumë i padisiplinuar, i ati e futi si çirak te një këpucar. Atje një klient i dyqanit vuri re se fëmija ishte shumë i zgjuar dhe vrojtues i fortë. E mori në mbrojtje dhe vuri re që ai kishte një dashuri të madhe për bimët dhe për lulet. I dha disa libra nga historia e natyrës për ta ndihmuar atë në punët e tij. Profesori e priti dhe e trajtoi mirë dhe kur erdhi koha që e la mësimdhënien i ofroi katedrën e tij. Ky përparim i menjëhershëm i shtoi ambicjen kolegëve, të cilët nisën sulmet. Line u persekutua aq shumë sa u largua në mërgim. Shkoi në Danimarkë ku botoi edhe veprat e tij kryesore.


    * Në moshë të thyer Line humbi kujtesën. Ky njeri, që u kishte vënë emra kaq të bukur dhe kaq shprehës një ushtrie të tërë kafshësh dhe lulesh, një ditë arriti të mos mbante mend edhe emrat e fëmijëve të tij. Për këtë qante me lot.


    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    LUIGJI XV



    LUIGJI XV (1710-1774) mbret i Francës


    * Mbreti Luigji XV shpesh kalonte çaste hutimi. Një herë e pyeti ambasadorin e Venedikut:
    - Nga sa anëtarë përbëhet Këshilli i të Dhjetëve?
    - Nga dyzet madhëri, - iu përgjigj ambasadori i cili kujtoi se mbreti bënte shaka.


    * Një favorit i propozoi Luigjit XV një taksë të re për shtetasit, taksën e zgjuarsisë.
    -Të gjithë do ta paguajnë menjëherë këtë taksë, - tha propozuesi, sepse askush nuk donte ta mbante veten për budalla.
    - Ide e mrekullueshme, - thirri mbreti: pastaj për mirënjohje Luigji XV lejoi që këtë taksë të mos e paguante vetëm propozuesi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LIST Franc


    List Franc (1811-1886) pianist dhe muzikant i famshëm hungarez


    * Muzikanti i raadh kur ishte ftuar në kështjellën e Jashit (Rumani) dëgjoi disa ciganë që po kalonin në një fshat aty pranë. Kryetari i tyre një farë Barbo, u tha ciganëve që të këndonin për së dyti një këngë me të vërtetë të bukur. Listi mbeti i shtangur dhe kur mbaroi pjesa tha:
    - Bukur! Me të vërtetë bukur. Tani Barbo dëgjo edhe muzikën time. Listi u ul në piano dhe nisi të ekzekutojë një improvizim të ndërlikuar me variacione të vështira.
    - Mjeshtër, - i tha atëherë Barboja, - melodija jote është aq e bukur dhe më bëri aq shumë për vete, sa që po të më lejoni, do të përpiqem që ta riprodhoj.
    Listi nuk mund ta besonte kurrë një gjë të tillë, sepse i dukej e pamundur. Ndërkaq Barbo dhe ciganët e tjerë ia nisen pjesës që dëgjuan nga Listi. Kur përfunduan Listi u çua, e përqafoi plakun ngrohtësisht dhe i tha:
    - O cigani Barbo, mësuesi im. Zoti të ka bërë artist dhe je më i madh se unë.


    * Listi do të jepte një koncert në një sallë ku do të ishte edhe mbreti. Kur hyri mbreti, mjeshtri po bëhej gati të fillonte. Listi dukej shumë i turbulluar.
    Kishte vendosur partiturën në një poltronë aty afër dhe një baroneshë e shëndoshë ishte ulur sipër partiturës.
    Listi iu afrua baroneshës dhe i tha:
    - Më falni baroneshë por partitura që keni poshtë nuk është për instrumenta frym


    * Princi Feliks Linhovski muzikant i mprehtë, kur ishte mysafir te Listi bëri një udhëtim të gjatë me të dhe mjeshtri i shquar i pagoi të gjitha shpenzimet.
    Satiriku Hajne e përcaktoi kështu këtë rast: "Franc List mbrojtësi i njerëzishëm i prindërve me talent".

    * Pianisti i famshëm kur ishte në Romë shëtiste shpesh në kështjellat romake. Një nate zuri shtrëngata dhe koha u ftoh shumë. Listi doli nga vila e mikut të tij dhe rrugës takoi një njeri të veshur keq, qe dridhej nga të ftohtët. Kur Listi mori vesh se ai nuk kishte para për të blerë rroba, hoqi pallton e vet, ia dha atij dhe nëpër shi u kthye në Romë.


    * Gjatë një koncerti të Listit e pyetën Rosinin në se mund te kapte në gabim pianistin e shquar.
    - Nuk raund të pohoj dot, - u përgjigj Rosini, - Listi bën aq nota në një minutë sa që është e pamundur ta ndjekësh. Deri tani nuk më ka mjaftuar koha që ta dëgjoj.


    * Kur Franc Listi vajti në Vjenë te princi Meternik, princesha e pyeti në se kishte bërë ndonjë punë të mirë. Listi u përgjigj:
    - Diplomatët dhe bankierët zonjë, bëjnë punë të mira, unë bëj thjesht muzikë.

    * Listi pinte një puro në ditë, e cila prodhohej me porosi vetëm për të. Kur largohej nga shtëpia merrte me vete aq puro për sa ditë do të qëndronte atje ku shkonte.

    * Një herë i thanë Listit:
    - E po, në qoftë se nuk ke qenë muzikant, atëherë çfarë ke qenë?
    - Diplomati i parë i Evropës, - u përgjigj Listi.


    * Listi i dhuronte Vagnerit tema muzikore që i vinin në mendje, i bindur se miku i tij do të dinte t'i shfrytëzonte më mirë se ai. Të gjitha mësimet e pianos që u jepte nxënësve të tij i bënte pa shpërblim. Listi dhuroi një shumë të madhe për të ngritur një monument për Bethovenin. Për të varfërit ai mbante gjithnjë një shumë të hollash mbi oxhak, që t'i kishte gati për çdo rast. Në çdo zarf që dhuronte me para Listi shtonte fjalët e tij të përzemërta.
    - Duhet të sheqeroset tableta - sepse marrja e lëmoshës është një gjë shumë e trishtuar.


    * Listi ishte ftuar në një pritje, e cila nuk u dha sepse e zonja e shtëpisë u sëmur papritur. Kur Listi u kthye i trishtuar, takoi në rrugë një mik, e mori për krahu dhe i tha;
    - Eh, po ne kemi festat, sallat e ndriçuara me drita, por nuk kemi një vatër, vatrën tonë. Tingujt po zbehen, zemrat pushojnë së rrahuri dhe në fund mbetet heshtja.
    Në sytë e tij të plakur rrodhën dy pika loti. Pastaj shtoi: Kush e di, a do të jetoj edhe një vit akoma? Nuk kam veçse një gjë për të kërkuar: mos më bërtisni në këtë pak kohë që më ka mbetur për të jetuar.


    * Atij që fliste me tmerr për vdekjen, Listi i përgjigjej qetë: - Të vdesësh është më lehtë se sa të jetosh.

    * Në verën e vitit 1885 Listit plak i propozuan që të jepte disa koncerte ndaj një shpërblimi prej dy milion markash.
    - Po çfarë do të bëj me dy milionë karkat në moshën shtatëdhjetë e katër vjeçare? - u përgjigj Listi, që nuk e pranoi këtë ofertë.

    * Listi dhe Rubini do të jepnin koncert në një qytet me rëndësi të Francës. Në sallë ishin vetëm pesëdhjetë veta, megjithatë Listi ekzekutoi në mënyrë të mrekullueshme si gjithnjë dhe Eubini këndoi si dinte të këndonte ai. Kur mbaroi koncerti Listi i zemëruar u tha të pranishmëve: - Zotërinj e'zonja (megjithëse midis të pranishmëve ishte vetëm një zonjë), koncerti mbaroi. Tani a mund të më lejoni që t'ju ftoj për darkë? Të pranishmit e shikuan të çuditur, por së fundi pranuan. Në mbrëmjen tjetër salla ishte plot.


    * Mësimet e para Listi i mori nga i ati. Ai studjoi me ngulm e bëri përparime të mëdha. I ati e dërgoi te një pianist i shquar për t'i dhënë mësime në piano. Kur e dëgjoi fëmijën të interpretonte sonatën në la bemol të Bethovenit, ky mbeti shumë i habitur dhe tha:
    - Ti do të bëhesh pianisti më i madh nga të gjithë ne.
    Ai kërkoi një fiorinë për çdo mësim dhe pas mësimit të dymbëdhjetë nuk pranoi të merrte fare shpërblim.
    - Përparimet e jashtëzakonshme të fëmijës, - tha ai, - më japin një kënaqësi të madhe sa që e harroj fare lodhjen.


    * Listi studionte muzikë me zell të madh. Një ditë nga lodhja e madhe i ati e gjeti shtrirë në dysheme pranë pianofortes. Mjeku e këshilloi të pushonte për disa kohë. Ai e mori shpejt veten dhe u bë më mirë nga shëndeti. Mbas pak kohe i vdiq i ati. Fjalët e tij të fundit ishin: - Biri im, po të lë vetëm, por aftësia jote e madhe do të shpëtojë në jetë. Zemra jote është emirë. Por druaj për ty nga gratë, ato do të të turbullojnë në jetë.


    * I riu List u vendos në Paris dhe mori me vete edhe nënën.
    Ai u bë mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i saj, duke u rrethuar me kujdesje fisnike dhe dashuri të pakufishme. Kur vinte në mbrëmje nga shfaqjet për të mos e zgjuar rrinte deri në mëngjes te shkallët i lodhur dhe i drobitur, por i lumtur se nuk ia kishte prishur gjumin nënës së tij të adhuruar.

    * Një herë, në orkestër dirigjonte kantatën e tij. Kur pjesa përfundoi publiku ndenji i ftohtë. Atëherë Listi, me një shpërthim të papërmbajtur, filloi edhe një herë ekzekutimin. Solistët, kori dhe orkestra i vunë të gjitha forcat e tyre dhe vepra doli me të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj, duke ngritur peshë entuziazmin e dëgjuesve.


    * Listi kompozoi një meshë. Kur u ekzekutua suksesi i kaloi të gjitha parashikimet. Një prej dëgjuesve tha:
    - Kjo muzikë është aq "fetare" sa që Satananë e bën njeri.


    * Cari i Rusisë i kërkoi Listit të jepte koncerte për invalidët e Borodinos. Ai iu përgjigj se Francës i ishte tepër mirënjohës, ndaj nuk mund ta pranonte një kërkesë të tillë.
    Atëherë Cari tha:
    - Te ky njeri janë antipatike flokët e gjatë dhe idetë politike.


    * Shumani shkonte për të kaluar disa orë me mikun e tij, nga Drezdeni ku banonte vetë, në Laipcig ku ishte Listi, megjithëse atëherë rruga midis të dy qyteteve zgjaste katër orë.
    Në këto vizita Listi i binte pianos për një kohë të gjatë dhe Shumani rrinte i heshtur për të dëgjuar. Kur mbaronte me piano Listi gjithnjë shkruante letra dhe Shumani mbetej gjithë kohën i ulur në një qoshe.Dita kalonte papritur e pa kujtuar. Pastaj Listi kujtohej që kishte mikun pranë, dhe kthehej nga ai me buzën në gaz. Shumani atëherë ngrihej për të kërkuar leje që të largohej dhe i thoshte me ëmbëlsi:
    - Ja pra që biseduam edhe njherë së bashku me zemër të hapur
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LOPE DE VEGA, Feliçe



    LOPE DE VEGA Feliçe (1562-1635) një prej poetëve dhe komediografëve më të mëdhenj të Spanjës


    * Në moshën pesëvjeçare ai e dinte aq mirë latinishten sa që mund të ndihmonte në detyrat e shokëve më të mëdhenj. Meqenëse nuk ishte mësuar të shkruante, ai i diktonte detyrat dhe shokët shkruanin. Në moshën dymbëdhjetë vjeç shkroi një komedi në vargje. De Vega kërcente, këndonte, luante në skermë dhe thoshte se këto tre arte ishin të domosdoshme për poetin. Ai mësoi prej tyre ritmin dhe harmoninë.


    * De Vega kishte vënë në stemën e tij nëntëmbëdhjetë kulla. Një kundërshtar i tha:
    - Për të pasur nëntëmbëdhjetë kulla në stemë, duhet të kesh shumë e shumë merita që ti nuk i ke.
    Kjo e inatosi shumë dhe të dy përfunduan në duel.
    Lope de Vega ishte shpatar i zoti dhe e plagosi për vdekje kundërshtarin. Atij iu desh të aarratisej në mërgim që të shpëtonte nga murgu.


    * Kur u bë i shquar, nisën ti jepnin vlerësimet më të larta në Spanjë: "Mrekullia e universit, lavdia e atdheut, shkëlqimi i kombit, orakulli i gjuhës, qendra e zulmës, objektivi i zilive, gjëja e rrallë e shekujve, beniamini i fatit, princi i vargjeve. Orfeu i shkencës, Apolloni i piuzës, Horaci i poetëve. Virgjili i epopesë, Homeri i poezisë heroike, Sofokliu i tragjedisë dhe Terenci i komedisë". Dhe më në fund shtonin: "Na falni në qoftë se këto janë pak."


    * Një ditë njeri e provokoi rëndë, e fyeu dhe e preku në pikën më delikate të nderit të tij. Lope de Vega e kapi prej meanteli gjithë zemërim dhe i tha:
    - Hajde shpejt me mua...
    Ai donte ta hiqte mënjanë në ndonjë qoshe të fshehtë për t'u ndeshur në duel me të.
    Por menjëherë ndërroi mendim dhe vazhdoi:
    - Po, hajde të shkojmë... unë të falem në kishë dhe ti të më shoqërosh mua.


    * Siç thotë një biograf i De Vegës, asnjë i varfër nuk kishte dalë nga shtëpia e tij pa ngushëllim. Shpesh lypësit i vishte nga koka te këmbët.


    * Sa herë që largohej nga shtëpia, linte në një vend të dukshëm për të varfërit, që vinin në shtëpi të tij, një shumë të hollash. Shërbëtori merrte urdhër të rreptë që t'i jepte të gjitha ato që ishin. Kur rastiste pa para, ai zhvishte gjithçka që kishte dhe ua jepte të varfërve, që shkonin për të kërkuar lëmoshë.


    * Lope de Vega ishte filozof. Një mikut të tij, që i tha se kishte fituar lavdi të pavdekshme,ai iu përgjigj duke qeshur:
    - Lavdia nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrë mbi të cilën secili beson se mund të hedhë ndonjë gur. Një shkëlqim më në fund i rrezikshëm. Unë kam shkruar njëqind komedi të mira, dymbëdhjetë vëllime në prozë dhe disa vëllime në vargje, pa llogaritur veprat e ndryshme që nuk janë botuar. Dhe çfarë më mbeti? Shumë armiq!


    * Nga fundi i jetës, kur ishte plak dhe për më tepër prift, u dashurua marrëzisht me një zonjë të re të bukur.
    Ajo iu përgjigj dashurisë së tij, dhe ishte gati të linte burrin dhe të
    shkonte të jetonte me të.
    Mirëpo kjo zonjë vdiq. De Vega vuajti shumë dhe e qau atë sepse e kishte dashuruar. Kur ra në shtratin e vdekjes dhe prifti i kërkoi të rrëfehej nëse kishte bërë ndonjë mëkat që të pendohej ai i tha:
    - Jo, nuk kam asnjë brejtje në ndërgjegjen time.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #98
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    LUIGJI XI


    LUIGJI XI (1423-1483) mbret ambicioz dhe dinak i Francës


    * Një instrumentist të kohës e pyeti duke u tallur nëse ishte i zoti të krijonte muzikë me derrkucët. Muzikanti u përgjigj se mundej. Ai bleu tridhjetë e dy derrkuca të moshave të ndryshme dhe me zëra të ndryshëm (tetë me zë tenori, tetë për soprano, tetë për bas dhe tetë për kontralto). Pastaj ndërtoi një instrument me taste si organo dhe çdo tast lëvizte një tel që kishte në kokë një copë hekur me një majë të mprehtë. Sa herë që prekeshin tastet majat e hekurit shponin herë njërin dhe herë tjetrin derrkuc. Pastaj thirri mbretin dhe gjithë oborrin mbretëror për të dëgjuar koncertin e çuditshëm. Mbretit, kjo gjë i dha një kënaqësi të madhe.
    Ja çfarë i pillte mendja mbretit për t'u argëtuar.

    * Atij që donte të dinte për sekretin shtetëror, mbreti Luigji XI i tha;
    - Dëgjo këtu: në qoftë se kapelja ime do të dinte ndonjë nga sekretet e mia, unë do ta kisha djegur menjëherë.

    * Një astrologu , që kishte parashikuar vdekjen e një prej dashnoreve të mbretit, Luigji XI urdhëroi që të arrestohej dhe të dënohej me vdekje. Kur "fajtorin " e sollën para mbretit, ai e pyeti:
    - Ti që parashikon vdekjen e të tjerëve e di kur do të vdesësh vetë?
    - Posi, - u përgjigj menjëherë astrologu, - unë do të vdes tre ditë para madhërisë suaj.
    Mbas kësaj përgjigjeje mbretit i hyri frika nga vdekja dhe e fali astrologun.


    * Luigji XI kishte frikë nga vdekja dhe prandaj urdhëroi që në gjithë Francën të bëheshin lutje për shëndetin e tij. Njëherë në kishë dëgjoi priftin që po lutej për trupin dhe shpirtin e mbretit. Ai e ndërpreu dhe i
    tha:
    - Mos u mërzit shenjtorët duke u kërkuar disa gjëra në një kohë. Tani për tani kënaquni duke iu lutur për shëndetin tim të trupit, ndërsa për atë të shpirtit ka kohë.


    * Kur ishte në shtratin e vdekjes Luigji XI kërkoi t'i thërrisnin të birin Karlin VII, të cilit i dha këtë këshillë:
    - Biri im mos harro; kush nuk di të shtiret, nuk di të mbretërojë.


    -------------------------------------------------------------
    LUIGJI XVIII


    LUIGJI XVIII (1755-1824) vëlla i Luigjit të XVI, pastaj mbret i Francës


    * Policia e Napoleonit donte të dinte çdo ditë se përse shqetësohej Luigji XVIII, pretendenti i fronit të Francës. Për këtë qëllim ajo ngarkoi një personalitet të oborrit mbretëror, të cilit i ofroi pesëdhjetë mijë lira në muaj si rrogë për të marrë prej tij një buletin të përditshëm, ku të jepeshin të gjitha të dhënat se ç'bënte pretendenti. Ky person për të gjitha këto vinte në dijeni mbretin, i cili duke qeshur i thoshte:
    - Shumë mirë! Duhet të pranosh! Dhe do të jem unë që do ta përpiloj buletinin.
    Mbreti çdo ditë shkruante buletinin e veprimeve të tij (domosdo ashtu si i pëlqente atij) dhe ia dërgonte rregullisht policisë perandorake, e cila nuk e mësoi asnjë herë se nga ç'burim vinin të dhënat e lëvizjes dhe të veprimeve të Luigjit XVIII.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #99
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KANT, Emanuel



    KANT Emanuel (1724-1804) filozof dhe shkencëtar gjerman, themelues i filozofisë klasike gjermane



    * Emanuel Kanti shkonte rrugës i veshur shumë elegant. Një herë kur po shkonte në universitet për të dhënë leksione kaloi nën një dritare ku e zonja e shtëpisë po ujiste lulet. Kanti u fëlliq nga rrobat, dhe i zemëruar hyri në atë shtëpi duke protestuar me shumë zë dhe me pak filozofi . Zonja e shtëpisë ia pastroi rrobat dhe i kërkoi falje. Kur filozofi u qetësua pak, gruaja e pyeti se kush ishte. Me ta marrë vesh i tha:
    - Kam kënaqësinë që u njoha me ju.
    - Edhe unë i tha Kanti i qetë, por rasti përkundrazi nuk më pëlqen. - Ndërsa mua, - i tha gruaja e zgjuar më pëlqen pikërisht rasti. Kështu, kur dikush do të më qortojë se kujdesem shumë për veshjen time, do të mbrohem duke sjellë si shembull filozofin e madh të botës.

    * Kanti kënaqej shumë kur vështronte qiellin me yje. Një ditë i tha një miku:
    -Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje.

    * Kanti kishte një shkrim tmerrësisht të keq, pothuajse të palexueshëm. Më 1770 kishte ngarkuar nxënësin e tij të kopjonte disa shënime që i duheshin. Nxënësi shkoi njëherë tek ai për t'i treguar një frazë që nuk arrinte te deshifronte.
    Kanti e shikoi dhe e rishikoi shkrimin dhe pastaj, duke vënë duart në kokë, tha;
    - Miku im, kur shkrova këto rreshta vetëm unë dhe zoti ishin në gjendje t'i deshifronim. Tashmë është vetëm dhe zoti që mund ta kryejë këtë punë.

    --------------------------------------------------------------------------
    KARDUÇI, Xhuze



    KARDUÇI Xhuze (1835-1907) poet italian



    * Karduçi nuk donte që nxënësit e tij të shkruanin vargje. Shpesh ai thoshte.
    - Në shkollën time poezia është njëlloj e ndaluar sikur të mbash pistoletë. Italia sot ka nevojë që të jepen gjëra të bukura në prozë.

    * Karduçi doli një herë nga posta e Bolonjës së bashku me mikun edhe kolegun e tij, latinistin e shquar Gandino. Në derë hasën një fshatar, i cili mbante në dorë një copë letër.
    - Më falni, a dini të lexoni? - pyeti fshatari duke iu drejtuar të dy profesorëve.
    Gandinoja e mori letrën më parë. Shkrimi ishte shumë i keq dhe letra nuk mund të lexohej. Megjithatë, diçka me hamendje dhe diçka me të deshifruar, ai i shpjegoi plakut përmbajtjen e letrës. Plaku nuk u kënaq dhe i tha:
    - Do të ishte më mirë të më thonit që edhe ju nuk doni të lexoni. Por nuk është edhe ndonjë turp i madh, more burra. Ja edhe unë nuk di të lexoj, por nuk më vjen turp që ta pohoj.



    * Karduçi dhe miku i tij kaluan pranë një shtëpie. Te porta panë të lidhur një qen të madh që po lehte dhe mundohej të shpëtonte nga zinxhiri. Karduçi i kthye nga shoku dhe i tha:
    - E vështron edhe qentë e duan lirinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #100
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KARUZO, Enriko


    Faqja: 1/2

    KARUZO Enriko (1873-1921) tenor italian me famë botërore

    * Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare Karuzoja ende nuk i ishte futur studimit të kantos, sepse zëri i tij nuk ishte as zë tenori as zë baritoni. Me këmbënguljen e dëgjuesve vendosi të studionte kanto. U paraqit te mjeshtri, i cili sapo e dëgjoi i tha se nuk kishte zë të mjaftueshëm. Megjithatë, për t'i plotësuar dëshirën, nisi t'i jepte disa mësime. Këto mësime u ndërprenë shpejt sepse Karuzoja shkoi ushtar.
    Një mëngjes kur po pastronte kopsat e kapotës për të kaluar kohën nisi të këndojë. Një oficer që kaloi aty pranë e pyeti se ç`bënte në jetën civile.
    - Oh, lëre, - u përgjigj Karuzoja, - do të doja të merresha me teatër. Oficeri nuk i tha asgjë, por qysh nga ajo ditë e liroi nga stërvitja dhe i krijoi mundësinë që ai të merrej me kanto.


    * Në teatrin e oborrit në Berlin Karuzoja këndonte me një shpërblim prej dhjetëmijë lirash në natë.
    - Ky numri dhjetë më pëlqen, - i thoshte Karuzoja një vizitori, sepse tamam dhjetë vjet më parë fillova të këndoj në Napoli në dhjetë lira në natë.


    * Kur ishte në Amerikë, në kohën e Luftës së parë botërore, te Karuzoja u paraqitën pesë të rinj emigrantë italianë.
    - Zoti Karuzo, - i thanë ata, - ne po lëmë Amerikën, se po na çojnë në luftë. Këtu nuk do të shkelim më, jemi njerëz të varfër. Por nuk duam të shkojmë në luftë pa dëgjuar njëherë Karuzon. Ja këtu kemi mbledhur dyqind dollarë. E dimë që janë pak, por më shumë nuk mundemi. Me këto para duam të na këndoni një këngë, vetëm një!
    Dyqind dollarë! Karuzos iu bllokua fyti nga një lëmsh mallëngjimi. Në fillim nuk mundi dot as që të fliste nga emocioni i madh. Shpejt e mori veten. - Jo një, por sa këngë të doni. Dhe të dyqind dollarët ua çoni nënave tuaja në Itali.
    Karuzoja gjithë natën këndoi për të pesë bashkatdhetarët e tij që shkonin në luftë.


    --------------------------------------------------------
    KERUBINI, Luigj



    KERUBINI Luigj (1760-1842) kompozitor italian

    * Kerubini qeveriste në mënyrë despotike konservatorin e Parisit dhe të gjithë, nxënës e profesorë, dridheshin përpara tij. Veç kësaj, ai ishte mjeshtër për të dalë nga situata. Një njeri me influencë të madhe politike i rekomandoi Kerubinit djalin e mikut të tij për ta pranuar në konservator. - E pamundur - u përgjigj Kerubini, - klasa ime përbëhet nga tetë vende dhe unë në të vërtetë marr shtatë nxënës, për të pasur një vend të lirë në qoftë se më paragitet ndonjë rast i veçantë.
    - E po ky është një rast i mirë. Ma jep mua, vendin e tetë që e ke bosh, për djalin e mikut tim.
    Dhe Kerubini ia ktheu pa të keq:
    - Po në qoftë se do të ta jap ty vendin e tetë për djalin e mikut tënd, unë nuk do ta kem më atë vend për ndonjë rast të veçantë.

    * Kerubini pati shumë kundërshtime në jetë. Muzika e tij nuk u çmua gjithnjë ashtu sikurse e meritonte. Megjithatë ai provoi edhe kënaqësi të mëdha. U lëvdua, përshembull, nga Bethoveni dhe Hajdeni, të cilët e quajtën kompozitorin më të madh të muzikës dramatike. Një herë, kur po ekzekutohej një pjesë e tij, kompozitori Hummel tha:
    - Kerubini, kjo muzika jote është flori i kulluar
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •