ALIGERI, Dante
ALIGERI Dante (1265-1321), poet i madh italian
* Kronistët tregojnë se një ditë poeti i madh, duke dëgjuar meshën, nuk u përkul në gjunjë dhe nuk e hoqi kapuçin nga koka. Ndërkaq disa keqdashës e akuzuan te peshkopi për këtë paudhësi.
Për këtë peshkopi e thirri dhe Dantja iu përgjigj:
- Në të vërtetë mua më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen zoti atë çast, saqë as vetë nuk e kuptoja se ç`veprime bënte trupi im. Kurse ata që erdhën te ju për të më akuzuar e kishin mendjen shumë larg nga zoti, përderisa merreshin me mua.
* Disa miq e këshiiluan Danten të ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atëherë Dantja iu kthye atyre:
- Më thoni, ju lutem, jetën e gruas time e njihni ju më mirë apo ajo vetë të sajën.
- Ajo, - i thanë ata.- E po mirë atëherë, ajo thotë se juve gënjeni, prandaj ju lutem më lini të qetë.
* Gaztori i një princi e pyeti Danten:
- Si është e mundur që ju, një njeri kaq i zoti, jeni i varfër dhe unë kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
- Unë do të bëhem i pasur, - u përgjigj ai, - kur të kërkoj një njeri të karakterit tim, ashtu si do të kesh gjetur ti një njeri të karakterit tënd.
* Duke kaluar një ditë nëpër një rrugë të Firences, Dantja dëgjoi një kovaç që po recitonte, duke i gjëmtuar, disa vargje të Komedisë Hyjnore. Dantja, pa hapur gojën, hyri në ofiçinë, mori çekanin, daltën dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi në rrugë.
Pastaj i tha kovaçit:
- Ti më shkatërrove veprën time dhe unë po hakmerrem duke shkatërruar tënden.
* Tregojnë se Dantja kishte një kujtesë të hatashme dhe një ditë takoi dikë në rrugë, i cili e pyeti papritmas:
- Cili është ushqimi më i mirë? - Një vezë! - u përgjigj poeti.
Një vit më vonë po ai kalimtar e takoi prapë Danten dhe e pyeti: - Me çfarë?
- Me kripë, - u përgjigj poeti menjëherë
Krijoni Kontakt