Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 165 prej 165
  1. #161
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ALIGERI, Dante


    ALIGERI Dante (1265-1321), poet i madh italian



    * Kronistët tregojnë se një ditë poeti i madh, duke dëgjuar meshën, nuk u përkul në gjunjë dhe nuk e hoqi kapuçin nga koka. Ndërkaq disa keqdashës e akuzuan te peshkopi për këtë paudhësi.
    Për këtë peshkopi e thirri dhe Dantja iu përgjigj:
    - Në të vërtetë mua më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen zoti atë çast, saqë as vetë nuk e kuptoja se ç`veprime bënte trupi im. Kurse ata që erdhën te ju për të më akuzuar e kishin mendjen shumë larg nga zoti, përderisa merreshin me mua.

    * Disa miq e këshiiluan Danten të ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atëherë Dantja iu kthye atyre:
    - Më thoni, ju lutem, jetën e gruas time e njihni ju më mirë apo ajo vetë të sajën.
    - Ajo, - i thanë ata.- E po mirë atëherë, ajo thotë se juve gënjeni, prandaj ju lutem më lini të qetë.

    * Gaztori i një princi e pyeti Danten:
    - Si është e mundur që ju, një njeri kaq i zoti, jeni i varfër dhe unë kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
    - Unë do të bëhem i pasur, - u përgjigj ai, - kur të kërkoj një njeri të karakterit tim, ashtu si do të kesh gjetur ti një njeri të karakterit tënd.

    * Duke kaluar një ditë nëpër një rrugë të Firences, Dantja dëgjoi një kovaç që po recitonte, duke i gjëmtuar, disa vargje të Komedisë Hyjnore. Dantja, pa hapur gojën, hyri në ofiçinë, mori çekanin, daltën dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi në rrugë.
    Pastaj i tha kovaçit:
    - Ti më shkatërrove veprën time dhe unë po hakmerrem duke shkatërruar tënden.

    * Tregojnë se Dantja kishte një kujtesë të hatashme dhe një ditë takoi dikë në rrugë, i cili e pyeti papritmas:
    - Cili është ushqimi më i mirë? - Një vezë! - u përgjigj poeti.
    Një vit më vonë po ai kalimtar e takoi prapë Danten dhe e pyeti: - Me çfarë?
    - Me kripë, - u përgjigj poeti menjëherë
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #162
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AMPER


    AMPER (Andrea Mari) (1775-1836) fizikant i shquar dhe matematikan francez

    * Amperi doli një ditë nga Akademia duke menduar për një problem. Papritmas i erdhi në mëndje zgjidhja e tij. Në dorë po mbante një copë shkumës, që e kishte përdorur pak më parë. Përpara i doli një kuadrat i zi, njësoj si dërrasë e zezë që përdorte për ditë. Aty nisi të hidhte shifrat që kishte në kokë. Në një çast kuadrati iu largua nga duart dhe bëri tri hapa përpara. Amperi i shkoi pas. Kuadrati ia mori vrapit dhe Amperi e ndoqi me shpejtësi. Më në fund u ndal dhe Amperi i lodhur e i djersitur mezi po merrte frymë. "Dërrasa e zezë" nuk ishte gjë tjetër vetëm se shpina e një pajtoni që ishte ndalur në rrugë.

    * Një ditë, kur Amperi po shkonte për të mbajtur leksion, gjeti në rrugë një gur të vockel. E mori në dorë dhe po i vështronte me vëmendje të madhe damarët e tij. Për një çast i erdhi në mendje leksioni që duhej të mbante në universitet, nxori orën nga xhepi dhe pa që koha po afrohej prandaj shpejtoi hapin. Ndërkohë gurin e futi në xhep dhe orën e vendosi mbi parapetin e një ure të Parisit.

    * Amperi kishte një kujtesë të mrekullueshme. Ai njihte fjalë për fjalë një pjesë të mirë të librave të bibliotekës së pasur të të atit. Kur ishte i sëmurë në shtratin e vdekjes, një mikut që po i lexonte disa faqe nga një libër, i tha:
    - Mos u lodh ta lexosh për mua, sepse unë e mbaj mend aq shumë saqë e di pothuaj të tërë përmendësh... - dhe menjëherë nisi të recitonte përmendësh disa faqe të librit.

    * Shkak për vdekjen e fizikanit të madh u bë një prej hutimeve të tij të shumta. Njëherë ishte kthyer në shtëpi kur binte shi me shtëmba. Nga hutimi çadrën e tij të lagur e vuri në krevat nën çërçafët. Në këtë shtrat ai mori një të ftohur të rëndë që për pak ditë e çoi në varr.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #163
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARKELAU



    ARKELAU (315-240) filozof grek

    * Arkelau ishte mësues i filozofisë stoike. Nxënësit e tij, në vend që t'i mbeteshin besnikë, kaluan pothuaj të gjithë në anën e shkollës epikuriane. Një ditë një miku i tij i tha se asnjë epikurian nuk kishte kaluar nga shkolla e tij.
    - E po është e natyrshme, - u përgjigj Arkelau, - gjelat e vegjël bëhen shpesh kokëfortë, po nga kokëfortët nuk kam parë kurrë ndonjëherë të dalin gjela.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #164
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARKIMEDI



    ARKIMEDI (287-212 p.e.r.) matematikan dhe mekanik i lashtësisë greke

    * Romakët u futën në Sirakuzë papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte në atë kohë aq i zhytur në mendime për zgjidhjen e një problemi gjeometrik sa që nuk po merrte vesh asgjë. Një ushtar u fut në shtëpinë e tij dhe me shpatë zhveshur në dorë shkoi deri në dhomën ku po punonte. Arkimedi iu lut ta linte të qetë deri sa të kryente veprimet që kishte në dorë. Pastaj u zhyt prapë në punë pa u kujtuar fare për ushtarin që i rrinte në këmbë. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa herë që të ngrihej, e humbi durimin dhe e shpoi me shpatë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #165
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ALEKSANDRI, i Maqedonisë

    ALEKSANDRI i Maqedonisë (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhë burrë shteti i shquar i lashtësisë, mbret i Maqedonisë

    * Aleksandri ishte ende fëmijë kur i thanë se babai i tij, Filipi i Maqedonisë, kishte fituar një betejë. Fëmija plot ambicie thirri:
    - Po qe se baba i fiton të gjitha betejat, çfarë do të më mbetet mua për të bërë?

    * Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, po ankohej për një plagë që kishte marrë në luftë. Ngaqë kishte dhimbje të madhe, ecte duke çaluar. Aleksandri atëherë i tha:
    - Baba, nuk duhet të dëshpërohesh nga kjo plagë që në çdo hap të kujton lavdinë dhe trimërinë tënde.

    * Përpara se të nisej për në Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh që të priste për këtë ekspeditë sa të arrinte një moshë të rritur. Ashtu ai do të luftonte më me pjekuri.
    - Kjo është e vërtetë, - iu përgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se në të njëjtën kohë do të humbisja vrullin rinor.

    * Aleksandri në një takim me të dërguarit e Persisë, deshi të mësonte jo për pasurinë dhe jetën luksoze që bënte mbreti i tyre, por për qëndrimin që mbante dhe forcat e tij ushtarake. Të dërguarit e Darit i thanë mbretit të tyre kur u kthyen:
    - Ju jeni i pasur, por Aleksandri do të bëhet i madh.

    * Kur i thanë Aleksandrit të Madh se mbreti i Persisë, Dari, ishte duke përgatitur një ushtri shumë të madhe, ai u përgjigj:
    - Ujku nuk e vret mendjen fare për të ditur nëse është apo nuk është e madhe kopeja që do të sulmojë.

    * Kur nisi fushatën e Azisë, Aleksandri ua shpërndau gjithë pasurinë kapitenëve të ushtrisë së tij.
    - Po për vete çfarë mbajte? - e pyeti njëri prej tyre. -Shpresën, - u përgjigj Aleksandri.

    * Përpara betejës së Arbelës(beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së lashtë,ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t'i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte:
    - Në qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë, - tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar.

    * Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë gytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas.
    -Po si është e mundur, - i thanë, - që t'i të flesh kaq i shkujdesur?
    -Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t'i shkatërroj krejt.

    * Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës, sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë.
    - Nuk e kam zakon që t'i vjedh fitoret natën si hajdutët, - tha Aleksandri.



    * Kur Aleksandri donte të kalonte lumin Idapse 2>, iu mblodhën të gjitha rreziqet: një furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej për tej mbushur me ujë, ushtria e armikut e vendosur në pozicione dhe e pajisur me elefantë e mjete të tjera. Aleksandri i qetë dhe i kthjellët tha:
    - Ja më në fund një betejë e denjë për mua.

    * Aleksandri i Madh mori vesh se një prej ushtarëve kishte marrë emrin e tij. E thirri dhe i tha:
    - Ti do të mbash emrin tim? Mbaje meqë të pëlqen, por mos harro se edhe në beteja e ke emrin Aleksandër.



    * Një ditë oborrtarët ishin duke e nxitur kundër një njeriu që kishte folur për të. Aleksandri nuk donte në asnjë mënyrë të ndëshkonte atë njeri ndaj u tha:
    - Të përgojohen mbretërit, kjo është një gjë e zakonshme. Edhe kur ata bëjnë mirë janë të detyruar të dëgjojnë fjalë të këqija.



    * Një ditë Aleksandri i Madh për të shpërblyer filozofin, Ksenokrat, që e admironte, deshi t'i dhuronte njëqindmijë lira. Por filozofi i fyer në sedër nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartësia e krenaria dhe duke u treguar këtë radhë më shumë filozof se filozofi i tha:
    - Po si nuk ke ndonjë mik që të ketë nevojë për këtë shumë. Mua nuk më mjaftojnë thesaret për të shpërblyer miqtë e mi, kurse ti nuk di si të shpërndash midis miqve të tu vetëm njëqindmijë lira?



    * E pyetën njëherë Aleksandrin se përse nderonte më shumë Aristotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet?
    - Sepse, - u përgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke më dhënë jetën më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli me mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell.



    * Një i ri maqedonas kishte sjellë në ballo një vajzë shumë të bukur. Aleksandri që ishte i pranishëm e vështroi dhe deshi ta bënte të vetën. Kur mori vesh se djaloshi që i rrinte pranë e dashuronte shumë dhe do të martohej me të, e mori më një anë dhe i tha:
    Meqenëse e do kaq shumë këtë vajzë, merre dhe ik shpejt bashkë me të për t'i shpëtuar çdo rreziku.



    * Kur Aleksandri i madh po qortonte një pirat për grabitjet që kishte bërë, ai iu përgjigj:
    - Jam pirat sepse kam vetëm një anije. Po të kisha shumë, do të isha mbret.



    * Kur kishte marrë një plagë në betejë, Aleksandri, iu drejtua oborrtarëve të tij duke u thënë:
    - Vështroni mirë tani se çfarë duhet të mendojnë ata që për të më bërë lajka të neveritshme, shkojnë edhe thonë se unë jam veçse një njeri i zakonshëm i kësaj bote si edhe ju.



    * Aleksandri u ndodh një herë në Athinë, ku donte të takonte Diogjenin. Shkoi për të vizituar filozofin e futur në fuçinë e tij, duke qënë i rrethuar nga e gjithë shpura e tij. Kur po qëndronte përballë, i tha se ç'mund të bënte për të.
    - Të mos më zësh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo përgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithë admirim i tha:
    - Në qoftë se unë nuk do të isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen.



    * Përpara se të vdiste Aleksandri tha:- Po i lë perandorisë sime më të merituarit, por parashikoj që miqtë e mi do të bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri-tjetrit.

    * Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerëzit e familjes e pyetën se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u përgjigj:
    - Do t'i gjeni në kuletat e miqve të mi.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •