DELAKRUA, Exhen
DELAKRUA (Exhen) (1798-1836) përfaqësuesi kryesor i pikturës romantike të shekullit XIX në Francë
* Kur ishte ende fëmijë, dy vëllezërit e tij ishin ushtarë Napoleonit. Ata gjithnjë flisnin për beteja dhe për fitore..Zhëni i vogël me trup të pakët dhe me shëndet të lig, degjonte këto biseda e pastaj shpërthente:
Dua të bëhem edhe unë një ditë ushtar.
E ëma ia priste:
Po nuk ke gjoks ti për atë punë biri im.
-Gjoks... gjoks? Po çfarë është gjoksi? Do ta shihni se do të kem edhe
unë gjoks.
* Për veprën e tij "Barka e Dantes", që ishte tabloja e tij e parë e madhe. kritikët u çorën me të madhe dhe e quajtën skandal. Vetëra Grosi e mori në mbrojtje. Ky piktor i shquar bëri edhe më shumë.Ai e ftoi të riun, në studion e vet. I tregoi vepra të ndryshme dhe i propozoi të bëhej nxënësi i tij. Ky ishte një nder i madh, por Delakrua, pasi e falenderoi për interesimin dhe për propozimin që i bëri, i tha me krenari:
-Më vjen shumë keq qe detyrohem t'ju thcm jo. Unë tashmë jam i vendosur të mos ndjek tjetër shkollë veçse atë timen, të jem mësuese i vetvetes.
* Kur e ftonin miqtë dhe shokët për të dëfryer së bashku, ai nuk pranonte t'u shkonte pas.
-Por edhe artisti duhet të argëtohet. Nuk është e mundur që të
pikturohet gjithë ditën - i thonin ata.
Ai u përgjigjej:
-Artisti duhet të sakrifikojë njerinë, ju nuk e dini se sa i vlen artistit
mjerimi i viteve të para, vështirësitë që duhet të kalojë dhe sakrificat me
të cilat duhet të mësohet.
Krijoni Kontakt