Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 165
  1. #141
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DELAKRUA, Exhen


    DELAKRUA (Exhen) (1798-1836) përfaqësuesi kryesor i pikturës romantike të shekullit XIX në Francë


    * Kur ishte ende fëmijë, dy vëllezërit e tij ishin ushtarë Napoleonit. Ata gjithnjë flisnin për beteja dhe për fitore..Zhëni i vogël me trup të pakët dhe me shëndet të lig, degjonte këto biseda e pastaj shpërthente:
    Dua të bëhem edhe unë një ditë ushtar.
    E ëma ia priste:
    Po nuk ke gjoks ti për atë punë biri im.
    -Gjoks... gjoks? Po çfarë është gjoksi? Do ta shihni se do të kem edhe
    unë gjoks.


    * Për veprën e tij "Barka e Dantes", që ishte tabloja e tij e parë e madhe. kritikët u çorën me të madhe dhe e quajtën skandal. Vetëra Grosi e mori në mbrojtje. Ky piktor i shquar bëri edhe më shumë.Ai e ftoi të riun, në studion e vet. I tregoi vepra të ndryshme dhe i propozoi të bëhej nxënësi i tij. Ky ishte një nder i madh, por Delakrua, pasi e falenderoi për interesimin dhe për propozimin që i bëri, i tha me krenari:
    -Më vjen shumë keq qe detyrohem t'ju thcm jo. Unë tashmë jam i vendosur të mos ndjek tjetër shkollë veçse atë timen, të jem mësuese i vetvetes.


    * Kur e ftonin miqtë dhe shokët për të dëfryer së bashku, ai nuk pranonte t'u shkonte pas.
    -Por edhe artisti duhet të argëtohet. Nuk është e mundur që të
    pikturohet gjithë ditën - i thonin ata.
    Ai u përgjigjej:
    -Artisti duhet të sakrifikojë njerinë, ju nuk e dini se sa i vlen artistit
    mjerimi i viteve të para, vështirësitë që duhet të kalojë dhe sakrificat me
    të cilat duhet të mësohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #142
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DODE, Alfons



    DODE (Alfons) (1840-1897) romancier dhe poet i shquar francez


    * Qysh fëmijë Alfons Dode pati zhvillim mendor të parakohshëm dhe aftësi per të vëzhguar. Në moshën dhjetëvjeçare ai kënaqej shumë kur ndalonte nëpër rrugët e laonit ndonjë kalimtar dhe e pyeste për profesionin e tij, për shijet, mendimet dhe për çdo gjë që lidhej me të.

    * Një ditë në shtëpinë e Alfons Dodesë erdhi shoku i tij i ngushtë por i varfër. Kur hyri ai tha:
    E di ti Dode? Unë kam ardhur sot që të ndajmë mëngjesin së bashku,
    se unë nuk kisha kurrgjë në shtëpi.
    Sot ke ardhur vonë, - u përgjigj Dodeja, - dhe të them të drejtën më vjen mirë, sepse për mëngjes kisha vetëm një panine të vogël. Po ta kishim ndarë bashkë mua do të më mbetej fare pak për vete.

    * Dode ishte mik i Viktor Hygosë. Shpesh hanin drekën bashkë. Alfonsi pinte më shumë se Hygoi. Ai nuk falte kurrë asnjë nga librat e veta.
    -1 dashur mjeshtër - i thosh Dodeja - është e kotë qe t'ju dërgoj ndonjë nga librat e mi, sepse ju nuk keni për ta lexuar. Per më teper do të më bëni një prej atyre komplimentave që u bëhen zakonisht grave.
    - Dhe Viktor Hygoi, sa ishte gjallë, nuk lexoi asnjë rresht nga krijimtaria ime, - thoshte Dodeja.

    * Për heqjen dorë të Tolstoit nga të mirat e kësaj bote Dode ka thënë: - Nuk do t'i besoj asnjëherë ndryshimet e pleqve shtatëdhjetë vjeçare. Tolstoi kur ishte i ri i ka pasur të gjitha salltanetet dhe ka shijuar gjërat më të zgjedhura që ka jeta, ka provuar gjahun, ballot me maska, vrapimet me kuaj, artet dhe gratë e bukura. Tashti meqenëse pleqëria ia ndalon këto gjëra, ai kërkon që edhe të tjeret të heqin dorë.

    * Dodeja ishte shumë i ndjeshëm. Meqenëse iu refuzua kërkesa për t'u bëre anëtar i Akademisë, nuk pranoi që ta paraqiste sërishmi kanditaturën. Një ditë ftoi per darkë shkrimtarin rus Turgeniev. Gjatë kësaj darke e pyeti se ç'mendonte për romanet e tij.
    Turgenievi e lëvdoi shumë, po shfaqi edhe ndonjë rezervë të vogël. Dodeja u trishtua kaq shumë, sa që kur iku Turgenievi ia plasi të qarit si fëmijë.


    * Dodeja ishte shumë i apasionuar pas muzikës. Kur shkruante ai dëshironte që e shoqja të luante në piano pjesë nga Shuberti, Moxarti, Bethoveni dhe Shumani.
    -Më pëlqen çdo lloj muzike, - thoshte ai, - ajo e mira, madje edhe ajo që nuk është e mirë.
    Atyre që mburnin artet e tjera, u thoshte:
    -Po, po, por muzika është një planet tjetër.


    * Lidhur me përdorimin e mbiemrave Alfons Dode i dha këtë këshillë një letrari të ri:
    -Mbiemri duhet që të jete e dashura e emrit dhe jo gruaja e tij e ligjshme. Ndërmjet fjalëve çdo bashkim duhet të jetë i perkohshëm dhe asnjë herë i përjetshëm. Kjo është ajo qe e dallon shkhmtarin origjinal nga të tjerët.
    Alons Dode ishte zemërgjerë dhe nuk mbante mëri me asnjeri. Ai thoshte:
    -Jeta është shumë e shkurtër, përsa ta përdorim atë për të urryer?
    Kur djemtë ose miqtë e tij zemëroheshin me ndonjë kundërshtar ai i ftonte të përrnbaheshin dhe u thoshte:
    -Lëreni fatin të bëjë çfarë të dojë! Ai do t'jua largojë urrejtjen dhe do t'ju japë kënaqësinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DONIXETI, Gaetano



    DONIXETI Gaetano (1797-1848) kompozitor italian, një ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të operës italiane të gjysmës së parë të shek. XIX



    * Donixeti nuk e shkëpuste vëmendjen nga tema muzikore deri sa te arrinte në zgjidhjen përfundimtare. Rrinte i përqendruar mbi partiturt deri sa të arrinte fundin e dëshiruar.
    Njëherë, kurishte në Paris, përparavitrinës së një dyqani me punimt të arteve figurative ndenji për gati një orë. Pronari, që doli nga dyqani mt shpresë se kishte gjetur një blerës të mirë, i tba:
    Ç'urdhëroni zotëri?
    Finalen e aktit të tretë të Luçies sime, - u përgjigj kompozitori dhe i
    largua me të shpejtë. Një prej tablove të vitrinës e kishte frymëzuar.


    * Një mbrëmje, kur shkruante operën Torkuato Taso, i erdhën në shtep disa miq. Donixeti dhe miqtë u kënaqën në mjedisin e gëzuar që u krijua Pa pritur kompozitori u ngrit e shkoi në dhomën tjetër dhe u kthye pa: një gjysmë ore.
    Përse na le kështu vetëm, - tha një nga miqte, - mos ndoshta nuk ndjetë veten mirë.
    Jo, jo, - u përgjigj Denoixeti, - po gjatë këaaj kohe përfundova finalei
    e aktit të parë të operës sime Torkuato Tasao.


    * Donixeti i hante shumë makaronat dhe shkonte shpesh në shtëpinë një këngëtareje, e cila i ziente në nje kusi të madhe per kompozitorin dhe për miqte e tjerë. Një mbrëmje Donixeti arriti vonë dhe makaronat ishin mbaruar nga te tjerët. Kjo gjë ia prishi humorin fare.
    - Mos u mërzit, - i tha këngëtarja me bujari, - do të hani edhe ju makarona, por me kuslit që, kur unë të përgatis makaronat, ju të kompozoni dy faqe muzikë.
    I dha çi duhej për te shkruar dhe Donixeti iu vu punës.
    Kur i sollën makaronat ne tryezë, pjesa muzikore ishte mbaruar.

    * Donixeti shkonte shpesh në shtëpinë e një miku. Një mbrëmje, sapo arriti i zoti i shtepisë i tha:
    Nuk më pëlqen të jem i pasjellshëm, por jam i detyruar qe së bashku me gruan te shkojmë te disa miq qe na kanë ftuar. Kështu detyrohemi t'ju leme vetëm.
    Ju po më përzini, - tha duke qeshur Donixeti, - por unë po rri se nuk jam edhe aq keq. Ju shkoni në takimin që ju presin unë ndërkaq po rri pranë zjarrit, sepse jam mire për punë dhe do të kompozoj diçka nga akti i katërt i "Favoritës".
    Në orën dhjetë të darkës ai iu vu punës. Miku u kthye pas mesit të natës. Donixeti duke i treguar punën që kishte bërë i tha i kënaqur:
    -Ja shiko sa mirë e kam kaluar kohen, kam mbaruar aktin e katërt të
    operës.


    * Donixeti i shkruante melodramat e tij në pak ditë. Për këtë dhunti këngëtarja Grisi thoshte:
    - Mirë që Donixeti është tepër i nxituar. Përndryshe do të linte pa punë me dhjetëra kompozitorë si Belini.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DUZE, Eleonora



    DUZE Eleonora (1858-1924) aktore dramatike italiane


    * Që fëmijë Eleonora ishte shumë e lëvizshme dhe prindërit e saj thonin:
    -Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme te rrëmbimi i saj, ka lindur më 1859"
    dhe ka luftën në qënien e saj.

    * Babai i Duzesë e dashuronte shumë gruan e tij. Kur ajo vdiq në mjerim të madh, ai nuk gjeti dot ngushëllim. Pak ditë pas kësaj vdekjeje i erdhi një letër prej një avokati. I bëhej e ditur se i kishte vdekur një kushëri i largët pa bërë testament, kështu që një pjesë e trashëgimit i takonte atij.
    - Shumë vonë, - tashmë - thirri me ton shpërthyes për fatin e tij, - kjo shumë do ta shpëtonte gruan time ose të paktën do t'i kishte bërë më të mira ditët e fundit të jetës së saj. Tashti nuk di më se çfarë të bëj me këto para, prandaj nuk po i pranoj.
    Ai i shkroi noterit që t'ua jepte të gjitha paratë të afërmëve të tjerë.
    Duzeja e vogël e përjetoi me gojën mbyllur atë skenë, shikoi veshjen e saj të varfër dhe nuk guxoi të tërhiqte vëmendjen e të atit për të lehtësuar mjerimin e tyre.
    * Eleonora recitonte në grupin teatral që drejtohej nga Lui Pecana. Një ditë gjatë provave drejtori e ndërpreu Duzenë:
    - Kjo batutë, - i tha, nuk shkon kështu si e thoni ju.
    Po jua tregoj unë sesi duhet bërë.
    Dhe e përsëriti batutën në mënyrë të atillë që ia ndryshoi krejt kuptimin. Mirëpo. Duzeja nguli këmbë se kishte ajo të drejtë. Tjetri duke e ndjerë veten të fyer u bë si i tërbuar dhe i tha:
    - Po përse vazhdoni të punoni si aktore? Nuk e kuptoni, pra, që kjo luk është bukë për dhëmbët tuaja? Zgjidhni më mirë, një zanat tjetër!
    Duzeja do të donte t'i përgjigjej me të njëjtën gjuhë, por e gëlltiti emërimin.
    * Duze kishte luajtur role të dorës së dytë dhe nuk kishte arritur të linte mirë në dukje talentin e saj. Një mbrëmje në shoqëri me aktoren e ladhe Zhiaçinta Pecana1' e cila nuk deshi të luante në rolin e plakës në ramën "Tereza Rakuin" Rolin më të vështirë ia lanë Duzesë ndërsa tjetrin s luajti Xhiançinte Pecana! Duzeja, gjatë provave luajti keq dhe nuk guxoi t'i ngrinte sytë përpara Pecanës. Natën e shfaqjes, e rrëmbyer nga zjarri i papërmbajtur dhe nga pasioni, e ngriti ballin lart. Ky ishte një zbulim dhe Pecana u habit dhe nuk i besonte syve. Ishin që të dyja të irekullueshme sa që publiku nuk ishte në gjendje të dallonte se kush e luante më mirë rolin.
    Atë mbrëmje lindi aktorja më e madhe e teatrit italian të traditës.

    * Në Torino ishte një grup teatral me Çezar Rosin i cili duhej t'i linte vendin në teatër Sara Bernardit. Ky grup do të luante pjesë të ndryshme. Entuziazmi i publikut për aktoren e madhe franceze, Sarën, ishte i tillë sa që Çezar Rosi nguronte ta fillonte shfaqjen e tij. Më në fund,por jo për t'iu kundërvënë publikut ose pë të bërë krahasim, vendosi të vinte në skenë një komedi të vjetër italiane. Por Duzeja nuk pranoi,
    - Dua të luaj "Princeshën e Bagdatit" - nguli këmbë ajo.
    - Po nuk mendoni pak? Përpara jush ka luajtur një kolose e artit si
    Sara Bernard? Mos doni t'u fishkëllejnë?
    Duzeja ishte e patundur.
    - Më lejoni të luaj "Princeshën e Bagdatit", ose unë po iki.
    - Po ku do të shkosh?
    - Nuk e di.
    Në fund ia doli mbanë dhe luajti "Princeshën e Bagdatit" me Sujdes.


    * Eleonora Duze jetonte vetëm për skenën. Koha tjetër që mbetej ishte një pritje ose pushim deri sa të merrej me teatrin.
    * Në skenë kishte një kujdes të përsosur për mbajtjen e vetes. Zor se mund t'i gjeje një fije floku të ngatërruar. Në rrugë, përkundrazi për anën e jashtme ishte e pakujdesshme. Këtë e bënte se nuk i jepte asnjë rëndësi gjykimit të njerëzve, kur ata nuk ishin në teatër.


    * Sa e përzemërt edhe po aq kundërshtare ishte Duzeja për fjalët dhe xhestet e falenderimit. E bënte të mirën dhe ikte me të shpejtë pa pritur të merrte falenderime. Kur u largua nga Firence, për të jetuar për gjithnjë në Romë, i dhuroi marangozit të saj disa tryeza tualeti që ishin shumë të kushtueshme e plot sende të tjera të çmueshme.
    * Një kolegu i Duzesë u habit, kur ajo i vajti në shtëpi me një veshje të keqe sa që dukej edhe e shëmtuar. Hoqi syzet, ngriti kokën lart, u ndryshua në mënyrë të çuditshme dhe tha:
    - Miku im, unë jam e bukur kur dua vetë.

    * Kur e pyetën Duzenë se cili ishte vendi më i parapëlqyer prej saj, ajo u përgjigj me një buzëqeshje kuptimplote: "Udhëtimi".


    * Duke vizituar studion e Rodenit, Eleonora Duze, u mahnit përpara bustit të Françeskës. E frymëzuar dhe e emocionuar nga përfytyrimi dantesk, që bënte pjesë në grupin skulpturor "Posta e ferrit", aktorja e madhe nisi të recitonte me zë të lartë vargjet e Dantes. Rodeni1' u frymëzua për skulpturat e tij të mëdha: "Dhimbje" dhe "Trishtim".

    * Një kritik, që e kishte acaruar me artikujt e tij, donte të pajtohej me artisten e madhe. Shkoi një ditë në dhomën e saj të vogël dhe pa i thënë asnjë fjalë, i nxorri një degë ulliri përpara. Duzeja nuk kërkoi asnjë shpjegim, i shtrëngoi dorën dhe pa folur i dha dy trëndafila.

    * Në fillim të karrierës së saj Eleonora Duze ishte e dobët fizikisht. Një mbrëmje, kur po shkonte në teatrin e Torinos për të interpretuar një rol, zuri një shtrëngatë shiu që e bëri qull.
    - Çfarë ka ndodhur? - tha drejtori.
    - Ah, sikur ta dini? Një përmbytje e vërtetë. Më ka hyrë ujë deri në kockë.
    - Me siguri shiu nuk ka bërë rrugë të gjatë për të arritur deri atje, - i tha një koleg duke qeshur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DYMA, Aleksandër (biri)


    DYMA Aleksandër (biri) (1824-1895) shkrimtar francez, autor vjershash, tregimesh dhe romanesh


    * Suksesi i madh që pati "Zonja me kamelie" nuk ia arriti mëndjen. Shumë vjet më vonë, kur i përmendim këtë dramë, - ai thoshte me modesti: - Megjithatë, ishte një gjë aq e thjeshtë për t'u bërë. Mjafton të jesh njëzet vjeç dhe të kesh dashuruar.

    * Dymai (biri), jepte gjithnjë ndihmë për raste fatkeqësish. Këtë gjë e bënte me shumë urtësi dhe në fshehtësi të madhe.
    - Kam dëshirë të jap vetëm lëmosha anonime, - thoshte ai. - Ato kanë të mirën e madhe se mënjanojnë mosmirënjohjen.

    * Aleksandri pyeti një botues të madh parisian:
    - Si shiten librat e Tales?
    - Mjerisht këto libra nuk shiten fare.
    - E di, - u përgjigj Dymai, - autori, megjithëse njeri shumë i zoti, është
    në gjëndje të mjerë dhe unë dua ta ndihmoj pa u fyer. Ja ku i ke disa para.
    I thuaj se librat e tij shiten mirë dhe këto janë pjesa e të drejtës së autorit.

    * Një aktore e re kërkoi nga Aleksandër Dymai që ta paraqiste në drejtorinë e ndonjë teatri. Ajo kishte dëshirë të luante rolin e ndonjë femre të padjallëzuar.
    Dymai e vërejti nga koka e deri te këmbët dhe i tha: - Por ju, zonjushe, dukeni mjaft e djallëzuar dhe si e tillë e keni të vështirë të luani rolin e së pafajshmes.
    * Dymai nuk kishte bërë deklarata të forta për ateizëm, por edhe nuk donte të shtirej fetar.
    Një prift, i dëgjuar në hierarkinë kishtare, kërkoi me shumë takt që ta bindte për ta futur në rrugën e Zotit.
    - Në qoftë se në botë do të ketë peshkopë kështu si ju, - i tha duke qeshur Dymai, - dhe heretikë si unë, marrëveshja nuk do të ishte e vështirë.
    Megjithatë kjo marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.
    * Dikush, që përsëriste vazhdimisht aforizma, një natë tha:
    - Bukuria nuk është asgjë te gratë, gjithë merita e tyre qëndron te
    nderi.
    - Aleksandër Dyma e vërejti dhe me të qeshur i tha:
    Po unë besoj se përpara së gjithash një grua duhet të jetë e bukur, që
    ndershmëria e saj të ketë meritë.

    * I biri i Viktor Hygosë ishte dashuruar marrëzisht me një kurtizane të bukur dhe bënte si i çmëndur pas saj. Kur miku i tij, Dymai, e qortoi, ai i tha:
    - Po unë në fund të fundit kërkoj të rehabilitoj atë fatkeqe, ashtu siç
    ka bërë Armandi yt me Margarita Gotjenë.
    Dhe autori i "Zonjës me Kamelie"ia ktheu:
    - Të gjitha historira, historira për të bërë komedira!
    * Një mik i tha Dymait (birit) për sharjet që disa letrarë i kishin bërë të atit.
    - Babai im, - u përgjigj qetë- qetë Dymai, - është një lum i madh. Çfarë rëndësie ka, në qoftë se një fshatar, që kalon aty, bën shurrën brenda. Ai vetë, përsëri, mbetet lumë i madh dhe i pastër.

    * Një dijetar i kohës bëri një ankesë në gazetë me temën:
    "Çfarë emri duhet t'i venë paraardhësit shekullit që po mbaron?"
    - Duhet të quhet "Shekulli i Napoleonit", - u përgjigj një shkrimtar
    bonapartist.
    - Shekulli i Viktor Hygoit, - i tha një partizan i shkrimtarit të shquar.
    Dyma (biri) u përgjigj:
    Do të quhet me siguri shekulli i nëntëmbëdhjetë.
    * Në vitet e fundit të jetës, Dymai, kishte një parandjenjë të çuditshme për fundin e tij. Kërkoi dorëheqjen nga juria e provimeve të konservatorit, duke thënë:
    - Unë jam i vdekur, do të bëni shumë mirë të më jepni që tani një zëvendës.
    Anëtarët e tjerë të jurisë protestuan se ai ishte madje më i forti fizikisht dhe nuk do ta pranonin kurrë dorëheqjen e tij. Ai atëherë, u tërhoq dhe me të qeshur shtoi:
    - Do ta shihni, pra, që unë kam pasur të drejtë. Pak kohë më vonë ai vdiq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DYMA, Aleksandër (babai)


    DYMA Aleksandër (babai) (1803-1870) shkrimtar i shquar francez, autor i romanit të njohur"Konti i Montekristos"

    * Provinciali Dyma arriti të njihej me të famshmin Talma në dhomën e tij të vogël. Ai i shfaqi aktorit të madh dëshirën për t'u bërë dramaturg dhe shtoi menjëherë:
    - Djalosh, ktheu shpejt në shtëpinë tënde dhe vazhdo studimet e tua, pranë atij avokatit.
    Dymai, që kishte vullnet të fortë, kur u kthye në vendin e tij, u zhyt në studimin e Shekspirit, të Lope de Vegës dhe të Kalderon dela Barkës.


    * Një kritik i tha një herë Dymait:
    - Ju, në një nga librat tuaj, keni shkruar këto fjalë:
    "ndjente një zbrazëti plot dhimbje" Unë nuk e kuptoj si mund të ketë dhimbje një gjë e zbrazur. Dymai i gatshëm, duke qeshur me dinakëri i tha: - Po juve a nuk ju ka dhembur koka ndonjëherë?


    * Për të treguar ndryshimin e madh midis artit të tij dhe të të birit, Dymai, thoshte:
    - Unë e marr subjektin tim në ëndërr, kurse im bir në realitet. Unë punoj me sy të mbyllur, ai me sy plot dritë. Unë jam larg botës që më rrethon, kurse ai brenda saj. Unë jam larg botës që më rrethon, kurse ai brenda saj unë vizatoj, ai fotografon. Unë kam lindur në një epokë piktoreske e poetike dhe isha idealist, ai ka lindur në një epokë materialiste dhe është realist.


    * Një ditë një admirues i të jatit e pyeti Dymain (biri) se cili ishte sekreti i artit tërheqës të romancierit të madh.
    -Ja, - u përgjigj Dyma (biri) - një herë, vajta në shtëpinë e tim eti.
    Shërbëtori më tha se nuk mund ta takoja sepse ishte duke punuar.
    Meqenëse kisha një punë me rëndësi e duhej ta takoja patjetër, u ul ta pres në një dhomë afër studios së tij. Papritur dëgjoj një të qeshur të madhe. Nga e qeshura kuptova se babai nuk ishte vetëm dhe se nuk ishte e vërtetë që punonte. Hyra në dhomën e tij të punës dhe për çudinë time e gjeta vetëm dhe të dhënë krejt pas punës. Atëherë e pyeta përse kishte qeshur. Ai më dha një copë letër të shkruar dhe më tha se pasi ta lexoja, do të kuptoja arsyen e të qeshurës.
    -Ja sekreti i babait tim, - përfundoi Dyma (biri). - Për të kënaqur të
    tjerët, më parë shkrimtari duhet të kënaqë veten e tij.


    * Aleksandër Dymai për dymbëdhjetë vjet me rradhë ushqeu falas një njeri, që e mbante veten si shkrimtar dhe nuk kishte as bukë për të ngrënë. Ky e pa se po e tepronte dhe s'i vinte mirë që po hante kot bukën e shkrimtarit të shquar. Një ditë Dymai i tha:
    - Nuk ka gjë, mos u &hqetëso, madje unë mund të të vë në punë të justifikosh ushqimin që ha. Ti mund të më bësh një shërbim të madh, të shkosh çdo ditë tek Ura e Re për të parë temperaturën në termometrin e madh që ndodhet atje. Kjo do të më shërbejë që në bazë të temperaturës, të gjykoj se sa shikues do të venë në teatër për të parë dramat e mia.


    * Aleksandër Dymai ishte i partisë demokratike dhe nuk luftoi asnjëherë në barrikada. Kur në Paris, më 1832, shpërthyen demonstratat, u përhap lajmi se romancieri i shquar ishte arrestuar, sepse ishte në krye të demonstruesve dhe ishte pushkatuar. Sharl Nodie1*, një nga miqtë e tij më besnikë, shkroi këto rradhë: "Thuhet se ju jeni arrestuar dhe jeni pushkatuar. Në se lajmi nuk është i vërtetë, hajde sonte për darkë tek unë, por dhe po qe se je pushkatuar, prapë hajde se të pres".


    * Një mbrëmje, kur po shkonte për të ngrënë darkë, Dymai u kujtua se nuk kishte para në xhep. E ndali karrocën pranë shtëpisë së një mikut të tij për t'i kërkuar dy luigje. Miku i tij, që sapo ishte kthyer nga gjuetia, i dha një lepur kamarieres që t'ia çonte në karrocë. Dymai falenderoi vajzën, që ishte shumë e hijshme dhe i la në dorë dy luigjet që mori hua. Nuk dihet se me çfarë e pagoi karrocierin shkrimtari i shquar.

    * Një mëngjes Dyma (babai), takoi mikun e tij, bankierin Salvador.
    -I dashur mik, - i tha, - po më ndjekin ftuesit e gjyqit dhe në qoftë se nuk paguaj gjysmën e një kambiali, do të më sekuestrojnë gjithë ç'kam. Të lutem më ndihmo.
    Bankieri i dha dymijë franga.
    -Faleminderit, - i tha Dymai, - dhe tashti po mundët më shoqëroni deri te zyra e ftuesit të gjyqit. Po më parë, më duhet të ndalem pak.në shtëpinë e një zonje të hijshme që banon në rrugën Vivienë.
    Të dy miqtë u nisën bashkë. Për një çast Dymai u ndal, pa në vitrinën e një dyqani një statujë të bukur dhe pyeti sa kushtonte. Statuja e vogël kushtonte njëqind franga. Dymai i dha një monedhë prej dyqind frangash dhe dyqanxhiu i tha:
    - Zoti Dyma, nuk po ju kthej kusur, sepse ju më keni dyqind franga borxh, kështu që lahemi bashkë.
    - Shumë mirë, - ia bëri Dymai, - mua nuk më kujtohet, po me siguri duhet të jetë ashtu si thoni ju.
    Pastaj karroca vazhdoi rrugën dhe ndali para shtëpisë së zonjës. Kur Dymai doli nga shtëpia e saj nuk e kishte në dorë statujën, sepse zonjës i kishte pëlqyer shumë dhe ai ia kishte dhënë menjëherë. Nuk mund të bënte ndryshe. Në të dalë të shtëpisë takoi një mik. Dymai ngriti duart përpjetë dhe miku diç i tha në vesh shpejt e shpejt. Pastaj Dymai futi duart në xhep, nxori portofolin dhe ia dha mikut në dorë.
    - Dhe tani, - tha Dymai duke hipur në karrocë, - më çoni në shtëpinë time.
    - Po ftuesit e gjyqit? - i tha bankieri.
    Për ata nuk kam as edhe një qindarkë. Shpresoj të më jepni ju edhe dymijë franga të tjera, se ndryshe nuk kam si shpëtoj nga gjyqi.

    * Kur doli "Marion Delorm" e Viktor Hygosë, të cilin Dymai e admironte shumë, tha me ofshamë:
    - Do të jepja gjithë pjesët e mia teatrale për të shkruar një "Marion Delorm"!
    * Në provën e përgjithshme të një drame të tij, kishte parë që gjatë dy akteve të para, helmeta e një zjarrfikësi nuk kishte lëvizur. Ndërsa gjatë aktit të tretë helmeta dhe zjarrfikësi ishin zhdukur. Dymai e kërkoi dhe kur e gjeti të ulur në një kënd të teatrit e pyeti:
    - Po përse u largove?
    - Sepse nuk kënaqesha më, - iu përgjigj zjarrfikësi. Dymai doli në këmishë, vrapoi te kabineti i drejtorit, mori aktin e tretë e bëri copa- copa dhe e hodhi në zjarr. Kur drejtori protestoi, Dymai u përgjigj:
    - E di mirë se çfarë bëj, nuk e patë që zjarrfikësi u mërzit?
    - Pastaj shkroi me shpejtësi të jashtëzakonshme një variant tjetër të
    aktit të tretë.

    * Dymain e akuzuan se i shkruante romanet e tij me bashkëpunëtorë të tjerë. Një miku i tij gjyqtar e pyeti për një roman, që kishte dalë ato ditë, nëse ishte miell nga thesi i tij. Dymai, që gjeti rastin të tallej me ata që shpifnin për të iu përgjigj:
    - O zoti im! Po atë që botova vitin e kaluar dhe që pati aq sukses ma shkroi kamarieri im. Mirëpo ai faqeziu, kur mori vesh sukesin e madh të librit më kërkoi ngritje - page saqë u detyrova ta përzë. Kështu këtë roman të ri, mjerisht më është dashur ta shkruaj vetë.


    * I kërkuan Aleksandër Dymait (babi) njëzet e pesë franga për të varrosur një të varfër që kishte vdekur nga mjerimi. Dymai, që kishte luftuar gjithë jetën e tij kundër ftuesve të gjyqit, të cilët i shkonin në shtëpi për t'i sekuestruar plaçkat e shtëpisë. Ai nxori nga portofoli një monedhë njëqindfrangëshe.
    - Nuk kam tjetër monedhë, prandaj harxhoni për të disa franga dhe me të tjerat varrosni edhe nja tre të tjerë.
    * Balzaku dhe Dymai e vizitonin shpesh njeri- tjetrin. Një ditë u takuan rastësisht në shtëpinë e një miku. Balzaku iu afrua Dymait dhe i tha me zë të lartë:
    - Kur të matufepsem, do të shkruaj edhe unë për teatrin.
    - Atëherë fillo shpejt, - ia priti Dymai.


    * Dymai (babai) takoi një ditë në Paris, në shtëpinë e një mikut të tij një djalë të ri të cilin e kishte njohur pak kohë më parë. Për të treguar nt sytë e të pranishmëve se ishte shumë i afërt me romancierin e shquar djali thirri me zë të lartë:
    - Tungjatjeta i dashur Dyma, si jeni?
    Dhe Dymai me të njëjtin ton ia ktheu:
    - Tungjatjeta i dashur, si ju quajnë?


    * Pasi shkroi dramat e mëdha, Dymai, i dha teatrit vetëm disa pjesë t< vogla.
    - Kam ngrënë shumë pjata në banketin letrar, - thoshte Dymai, - tan jam te krueset e dhëmbëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #147
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    CICERONI, Mark Tuli


    CICERONI (Mark Tuli) (106-43 p.e.r.) orator, burrë shteti romak dhe shkrimtar

    * I thanë Ciceronit se Qezari i kishte ngritur shtatore Pompeut.
    - Kjo, - tha Ciceroni, - është mjeti më i mirë për të siguruar të tijat.

    * Një ditë takoi mikun e vet që vinte nga provinca aziatike e perandorisë. - Ç'farë do ti këtu? - e pyeti Ciceroni.
    - Kam ardhur të kërkoj nga Qezari lirinë për provincën time.
    - Të lumtë, - i tha Ciceroni, - në qoftë se do të arrish ta sigurosh, kërko edhe pak për romakët.

    * Plaku i mençur Deçimo Liberio, kaloi përmes turmës së shikuesve për të kërkuar një vend në radhën e rezervuar për senatorët. Kaloi pranë Cicëronit, i cili, megë donte të tallej me numrin e madh të senatorëve që kishte caktuar Qezari, i tha:
    - Do t'ju liroj vendin tim, ne goftë se nuk do të gjeni vend të lirë.
    - Po ju jeni vetë ngushtë, - iu përgjigj Deçfmo, që donte të ironizonte Ciceronin për luhatjet e tij politike - sepse jeni mësuar të rrini në dy karrige, kurse tashti jeni të detyruar të rri vetëm në një.
    * Një i ri, që akuzohej se kishte helmuar prindërit me ëmbëlsirë fliste kundër Cicëronit, të cilin edhe e kërcënoi.
    - Kërcëno, kërcëno pra, - iu përgjigj Ciceroni, - se më shumë parapëlqej kërcënimet se sa ëmbëlsirat e tua.
    * Ciceroni e vlerësonte shumë Platonin dhe thoshte:
    - Më mirë parapëlqej të gaboj me Platonin sesa të kem arsye me filozofë të tjerë.

    * Kur një shok i tij i vjetër i shkollës, po i mburrej se ishte më i ri. Cicëroni iu kthye:
    - E po atëherë sipas llogarisë tënde, kur studionim bashkë ti nuk kishe lindur.

    * Cicëronin, të cilin shumë vetë e quanin si prototipin e njeriut të retorikës, ishte kundërshtar i tiradave të gjata retorike. Një ditë duke dëgjuar në Forin e Romës(në lashtësi Fori ishte një vend në kryqëzimin e rrugëve të një qendre urbanistike, ku mblidheshin për punë tregtie, për çështje politike e administrative, për të kremtuar festa të ndryshme) një njeri, i cili për të lënë përshtypje te gjyqtarët, po thoshte në mënyrë teatrale:
    - Ky njeri i jashtëzakonshëm - dhe tregoi klientin e tij, - ishte mbajtur nga nëna e tij nëntë muaj nën zemër.
    - Po nënat e tjera ku i mbajnë fëmijët, mos vallë në xhep? - ia priti Ciceroni.

    * Ciceroni ende i ri shkoi në Athinë për t'u përsosur për retorikë. Atje ndogi shkollën e të shquarit Apollon Moloni. Cicëroni deklamonte kaq mirë në kohën e ushtrimeve shkollore, sagë të gjithë, mësues dhe nxënës, mbeteshin të mrekulluar dhe nuk pushonin së lavdëruari atë. Vetëm Apolloni, sa herë që e dëgjonte, kridhej më shumë në mendime. Kur dikush e pyeti për heshtjen e tij të çuditshme, ai u përgjigj:
    - E si të mos bie në mendime dhe në trishtim, kur shoh që deri më tani e shkreta Greqi ishte e para në elokuencë, kurse tani vjen dikush ja grabit për tia shpënë në Romë?

    * Për Cicëronin, Demosteni ishte më i madhi orator i të gjitha kohëve. Një ditë e pyetën se cili ishte fjalimi më i bukur i Demostenit. Ciceroni u përgjigj:
    -Ai më i gjati!
    Cicëroni e ndau gruan. Miqve, që e këshillonin të merrte një tjetër, u përgjigjej:
    - Të dashur miq, përvoja më ka mësuar që nuk është e mundur të martohesh edhe me një grua dhe me filozofinë.

    * Romaku i madh kishte një ditë si kundërshtar një avokat, i cili ishte shumë i njohur për pandershmërinë e tij. Cicëroni foli e foli me atë shpërthimin e tij të rrëmbyer. Kundërshtari e ndërpreu në çast dhe e pyeti:
    - Po përse lehni kaq shumë? Ciceroni iu përgjigj:
    - Sepse kam përpara një hajdut.

    * Kaninio Rezicio kishte qenë konsull në Romë vetëm një ditë. Ciceroni për këtë tha:
    - Në historinë tonë kemi një konsull që ishte shumë vigjilent dhe që gjatë sundimit të tij nuk fjeti fare.


    * Jul Cezari urdhëroi me dekret që tokat e Kampanjës do tu shpërndaheshin ushtarëve. Shumë senatorë që kishin atje prona nuk e miratuan dekretin. Më shumë nga të gjithë kundërshtai Luçio Geli shumë i vjetër në moshë, i cili u ngrit nga vendi dhe thirri me të madhe:
    - Sa të jem unë gjallë, kjo shpërndarje nuk do të bëhet kurrë. Atëherë Ciceroni për të qetësuar gjakrat por edhe me shpotitje e ndërpreu:
    - Kur është puna kështu, le të presim, se nuk do të shkojë gjatë kjo punë. Kolegu ynë Geli nuk kërkon gjë tjetër vetëm një shtytje afati.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #148
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ÇAJKOVSKI, Petar Iliç


    ÇAJKOVSKI (Petar Iliç) (1846-1893) kompozitor i madh rus, përfaqësues i romantizmit

    * I ati e futi Çajkovskin që të studionte për drejtësi. Ai u diplomua ne ketë degë dhe pastaj u emerua nepunës shteti. Me muzike u mor shume vonë. Ishte tetëmbëdhjetë yjeç, kur nisi të studionte pianoforte. Mësuesi i tij thoshte se ai nuk kishte asnjë prirje për muzikë. Aftësinë e tij për muzikë e zbuloi një diletant. Ai dëgjoi një ditë rastësisht një improvizim të tij në pianoforte. Ky i dha zemër t'i kushtohej seriozisht kompozimit.

    * Pak dihet për jetën private te muzikantit të madh, i cili ishte gjithnjë shumë i rezervuar dhe për sliumë çështje jetësore rrinte mjaft ftohtë. Për shembull, mbas vdekjes u mor vesh se kishte pasur grua. Edhe kjo grua ishte mjaft misterioze. Ajo ishte martuar kur kishte qenë tridhjetë e shtatë vjeçe. Edhe familjarët e Çajkovskit e moren vesh kur ai jetonte me të. Para se të vdiste kishte lëne në Konservatorin e Moskës një zarf të vulosur i cili duhej të hapej vetëm tridhjetë vjet pas vdekjes së tij. Nëpërmjet fytyrës së tij nuk mund të depërtojë në botën e brendshme, sepse ai kishte gjithnje një buzëqeshje të ngrirë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #149
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ÇEHOV, Anton



    ÇEHOV (Anton) (1860-1904) shkrimtar i madh rus, një nga përfaqesuesit më të shquar të realizmit rus

    * Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në nje recetë kishte berë nje gabim.
    Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe ngapasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri. Për fat receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi qe te vdiste nëna dhe nje vajzë e vogël. Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: "Mjek kirurg".
    Qysh atëhere ai e braktisi profesionin e mjekut
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #150
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BALZAK Honore




    BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, përfaqësues i madh i realizmit në Evropën perëndimore



    * Kur ishte fëmijë prindërit deshën që Balzaku të bëhej noter. Por ai këmbëngulte të bëhej letrar.
    - Letrar, - i tha i ati, - do të vdesësh për bukë! Në letërsi ose duhet të jesh mbret ose hiç fare.
    - E po mirë, - u përgjigj Balzaku, - unë do të bëhem mbret.



    * Kur Balzaku ishte i ri çoi te botuesi një dorëshkrim. Ishte një roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprën dhe mbeti shumë i kënaqur. Vendosi t'i ofrojë 3000 franga për të drejtëri e autorit. Pastaj kërkoi andresën e Balzakut dhe kur mori vesh që ai jetonte në një lagje të varfër të periferisë, mendoi se 2000 franga do të ishin më se të mjaftueshme. Kur arriti përpara shtëpisë së tij pa se shkrimtari jetonte në papafingo.
    - Atëherë, - tha botuesi, - njëmijë franga do të jenë të pranueshme me kënaqësi prej tij.
    Dhe kur hyri në shtëpizën e varfër ku banonte Balzaku i tha:
    -Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga për romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.



    * Një mëngjes tek po shkonte për në punë, për t'i rënë sa më shkurt, iu desh të kalonte nëpër disa ara të mbjella. Ende pa u futur mirë në arë e kapën rojet. Ata e dërguan të kryetari i bashkisë, sepse nuk pranonte të paguante gjobën.
    - Si ju quajnë?
    - Honore Balzak.
    -Profesioni juaj?
    - Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisë, - ju jeni ai që shkruani ato romane të bukura që kanë aq sukses?
    Balzaku iu bë qejfi shumë për këtë nderim të madh që i bëhej veprave të tij.
    - Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisë - "Shitësja e qumështit" është mirëpritur shumë nga të gjithë, - unë e kam në shtëpinë time... dhe prandaj po e anuloj dënimin.
    Balzaku për të hedhur lumin, nuk e mohoi autorësinë e romanit, që në të vërtetë ishte i një autori tjetër.



    * Ai jetonte në mënyrë të tillë me veprën e tij, saqë personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bëheshin pjesë e përbashkët e jetës.
    Një ditë një mik e takoi dhe shfryu me dhimbje për sëmundjen e motrës së tij të dashur.Balzaku e dëgjoi, i tha dy fjalë ngushëllimi mikut dhe vazhdoi:
    - Tashti le të flasim për gjëra jetësore. A e di si përfundoi puna e Nusingen- it dhe çfarë ka vendosur Rastinjaku.



    * Balzaku punonte pa ndërprerje dhe pa pushuar. Në raste të rralla, kur merrej me ndonjë dëfrim, pendohej shpejt, zemërohej me vetveten, i binte ballit me pëllëmbë dhe thërriste:
    - Bobo, në këto orë që humba do të kisha shkruar tridhjetë faqe

    * Një nxënës i nevrologut të famshëm Eskuirol mburrej se dinte të dallonte që në pamjen e parë një budalla nga një i mençur. Profesori që e kishte dëgjuar këtë mburrje, e ftoi për drekë studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy të ftuar të tjetë. Njëri ishte serioz, korrekt dhe gjatë gjithë drekës nuk tha as edhe një fjalë. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumë dhe në bisedat që bënte tregonte se ishte i kënaqur. Kur dy të ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxënësit të tij;
    - Njeri prej këtyre është budalla, të shohim në se do ta gjesh. Nxënësi tha se budalla ishte ai që fliste shumë, ndërsa i mençuri ishte ai tjetri që rrinte i heshtur.
    - E po mirë, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, që e mbante veten zot të përjetshëm dhe nuk fliste, sepse mendonte që nuk i shkonte një zotërie të madh të fliste me njerëz të thjeshtë, kurse ai tjetri, që fliste shumë dhe me gjallëri, ishte një shkrimtar i ri, që ka nisur të bëhet i njohur, është çmuar në Paris dhe quhet Honore Balzak.
    Balzaku kishte marrë një sekretar të cilin e zgjonte në orën një pas mezit të natës dhe i thoshte:
    - Ju keni ende zakonin e keq të flini natën, kurse nata është bërë për punë. Ja ku po ju jap një kafe, që të mos ju zërë gjumi. Uluni në tryezë dhe shkruani.
    Dhe i diktonte deri në shtatë të mëngjezit, kur sekretarit të lodhur për vdekje i këputej koka duke shkruar. Atëherë Balzaku i thoshte:
    - E sheh se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët. Shko pra që të flesh. Do të të zgjoj rreth orës dymbëdhjetë që të fillojmë sërishmi punën.



    * Një grafist që do të ilustronte një roman të Balzakut, duke gjetur një frazë të paqartë, i tha autorit që t'ia shpjegonte.
    - I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unë nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qëllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojë të gjitha ato që shkruajmë ne. Ai do të kujtonte se mjeshtëria jonë është e thjeshtë dhe e mundshme për t'u bërë nga të gjithë. Kështu do të humbasim prestigjin tonë mbi të.



    * Balzaku punonte intensivisht. Gjatë kësaj kohe (punonte dhjetë orë në ditë) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirë jetën që bënte romancieri i shquar francez, i tha:
    - Si mund t'i qëndroni kësaj jete, duke punuar kësisoj për vite të tëra. Edhe unë kam punuar në një periudhë të jetës sime, por pas pesëdhjetë ditë pune ngulmuese bëhesha gati si i vdekur.
    - Oh, - u përpigj Bahaku, - unë nuk shoh mundësi tjetër për të pushuar veçse në varr. Sidoqoftë puna është mund i këndshëm.



    * Balzaku kur shkruante ndonjë roman ishte aq i rrëmbyer nga tema sa që atij i dukej se po jetonte një ngjarje të vërtetë. Një miku i tij që i shkoi një ditë për ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun që po ecte nëpër dhomë duke bërtitur:
    - Oh, fatkeqësi, ajo ka vrarë veten!
    U desh një bisedë sqaruese që miku të kuptonte se ishte fjala për romanin "Evgjeni Grandenë" të cilin ishte duke e shkruar.



    * Një revistë donte të botonte një novelë të tij. Balzaku vuri si kusht që revista të vinte përpara novelës një artikull biografik të shkruar prej mikut të tij Teofil Gotje. Kushti u pranua që artikulli të paguhej pesëqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gëzuar Gotjesë, i cili e priti me gëzim të madh këtë porosi të paguar me bollëk. Shkroi një artikull të bukur që u botua së bashku me novelën e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditësh mbërriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesëdhjetë franga.
    - Po a nuk më thatë se artikulli do të paguhej pesëqind franga? - Pyeti Gotjea.
    - Vërtetë - u përgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po të mos ekzistoja unë, ti nuk do të kishe shkruar ato lavde që ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtë ta ndajmë përgjysmë shpërblimin.
    Gotje qeshi shumë nga ky argument që e mori edhe ai si të pranueshëm.

    * Një mikut të vet, që u habit me veprimtarinë e tij letrare të mrekullueshme, Balzaku i tha:
    - I dashur mik, unë kërkoj të zë në letërsi vendin më të madh, në mënyrë që të mbetet sa më pak vend për budallenjtë.

    * Balzaku po ankohej një mbrëmje për mjeshtërinë e shkrimtarit, që, sipas tij, nuk shpërblehej mirë dhe nuk jepte kënaqësinë e nevojshme.
    - Po lavdinë, - tha një ndër bashkëbiseduesit, - lavdinë nuk e përmendët fare.
    - Lavdia? - u përgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e një letrari.
    Një herë kur ndodhesha në Rusi isha i ftuar në një sallon. Në çastin e hyrjes një zonjë po shërbente çajin dhe kishte në dorë një tabaka me filxhanë. Porsa shërbëtori përmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lëshoi për tokë gjithë filxhanët nga emocioni.

    *Tregojnë se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar këto falë ambicioze nën portretin e Napoleonit:
    - Atë që ai nuk mundi ta çonte deri në fund me shpatë, do ta çoj unë me penë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #151
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BAJRON Xhorxh

    BAJRON Xhorxh (1788-1824) poet i shquar anglez, përfagësues i romantizmit revolucionar



    * Kur Bajroni ishte fëmijë jetonte në kështjellën e xhaxhait të tij plak. Atij i kishte hipur në kokë që të mos i jepte asgjë trashëgimtarëve. Për këtë kishte vrarë shtatëqind drerë në parkun e tij, kishte prerë pyllin e tij të madh, por nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bënte lloj-lloj marrëzirash. Ngrihej natën dhe hapte portat e kanaleve të ujit, që të dëfrehej në mëngjes duke parë përmbytjen e gjithë fushës dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore. Në një liqen të vogël që ndodhej në pronat e tij, kishte ndërtuar një mur me gurë dhe një flotë të vogël me barka. Kalonte ditë të tëra duke u dëfryer me bombardimet që i bënte flotës, e cila komandohej prej shërbëtorit të tij. Herë të tjera organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata që nuk ecnin shpejt. Ky xhaxha i marrë ishte titulluar i Par dhe vetëm pas vdekjes së tij Xhorxhi u bë Lord.
    Kur Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogël e njoftoi mësuesi i shkollës dhe i shpjegoi se tashmë ishte lord. Pastaj u dha një pritje me verë dhe biskota dhe në këtë ceremoni mësuesi i tij foli me shumë respekt. Kur u kthye në shtëpi shkoi me vrap te pasqyra dhe u pa gjatë. Pastaj shkoi te e ëma dhe e pyeti:
    - Unë nuk arrij të gjej në veten time asgjë të ndryshuar. Po ti sheh ndonjë gjë tek unë?
    Të nesërmen, kur bëhej apeli, mësuesi nuk e quajti më Xhorxh Bajron por Lord Bajron. Këtë emër të ri ai e shoqëroi me një solemnitet të tillë, saqë Xhorxhi nuk ishte në gjëndje të përgjigjej "këtu" si zakonisht, por nisi të qante.
    Profesor Roxheri, që i jepte mësime në latinisht, brengosej shumë kur shihte se si vuante. Bajroni kur mbante mjetin e drunjtë për këmbën e sëmurë.
    - My lord, - i tha një ditë, - nuk mund të vazhdoj mësimin duke të parë të vuash kështu.
    - Megjithatë ju vazhdoni, - iu përgjigj djali i guximshëm, - mos u shqetësoni për mua. Unë do të mundohem t'i përballoj dhimbjet pa u ndier fare.



    * Një ditë një shok i shkollës, Robert Pel, po grindej me një të ri shumë më të madh se veten. Bajroni u trondit shumë. Edhe pse ai vetë ishte fëmijë dhe i pafuqishëm për të marrë në mbrojtje dikë, e pyeti atë që po i ngacmonte shokun:
    - Edhe sa goditje doni t'i jepni ende? - Pse, tha ai, - ç'të duhet ty?
    - Sepse dua t'i marr unë goditjet e tjera në vend të tij.



    * Qysh në vitet e shkollës Bajroni kishte nisur të shkruante vargje sa për të kaluar kohën dhe pa patur ndonjë ambicje. Qe mikja e tij, Elizabeta Pigot që e nxiti të bëhej poet. Një ditë kur ajo i lexoi disa vjersha të Bërnsit i tha:
    - Shkruaj dhe unë vjersha.
    - Pastaj nisi të recitojë disa vargje rinore të tij. Elizabeta mbeti shumë e kënaqur dhe i tha se kjo ishte rruga e jetës së tij. Në poezi ai do të bënte emër të madh. Bajronit i lanë mbresa të thella fjalët plot admirim të vajzës.
    Qysh atëherë nisi të shkruajë çdo ditë vargje, të cilat ia lexonte admirueses së tij.



    * Një herë njëzetvjeçari Bajron po i ankohej për fatin e tij priftit Beker. Ky kërkoi që ta bindte se përkundrazi qenë të paktë ata, që ishin të favorizuar si ai nga fati qiellor.
    - I ke të gjitha, - i tha prifti, - origjinë të shquar, pasuri e mbi të gjitha zgjuarsinë që ju vë mbi gjithë pjesën tjetër të njerëzimit.
    - Miku im, - iu përgjigj Bajroni, - në qoftë se mendja më vë mbi gjithë njerëzimin, këmbët e mia më vendosin nën të gjithë njerëzit.


    * Një herë në kohën e pushimeve Bajroni kishte ikur nga Kembrixhi. Tutori ia kishte lëshuar dhomën e tij me qira një studenti tjetër, një farë Mateu, të cilin e porositi të kishte kujdes të madh për mobiljet, "sepse Lord Bajroni", i tha, është njeri me pasione shpërthyese." Kjo frazë e beri të qeshë Mateun, i cili çdo miku që vinte në shtëpinë e tij i thoshte që të prekte me kujdesin më të madh dorezën e portës, stolat dhe çdo gjë tjetër.
    - Kini kujdes, - u thosh, - sepse Bajrom është njeri me pasione shpërthyese.
    Një ditë Bajrom u kthye dhe u paraqit te Mateu.
    - Ah, ia bëri tjetëri, - juve jeni personi me pasione kryengritëse?



    * Kur Bajroni ishte njëzet vjeç i ngordhi qeni, të cilin e donte shumë. Këtë qen e kapi tërbimi, kurse Bajrom e kuronte vetë dhe nuk pushoi kurrë së përkëdheluri deri në fund. Qeni ishte shumë besnik dhe nuk kafshoi as Bajronin e as njeri tjetër. Kur ngordhi, Bajroni e varrosi qenin me nderime, i bëri një varr monumental dhe mbi të vendosi këtë epigram. "Këtu pushojnë mbeturinat e një krijese që ishte e bukur e pa sqimë, e fortë, e sjellshme dhe e guximshme, pa egërsi, si edhe - kishte gjithë virtytet njerëzore pa pasur të meta."
    Një ditë kur po shihte varrin, kaloi aty pranë shërbëtori i tij, të cilin Bajroni e donte shumë. Atij i premtoi se kur të vdiste edhe atë do ta varroste, aty pranë. Mëgjithatë, Joe nuk tregoi ndonjë entuziazëm për atë nder.
    - Në qoftë se vjen një ditë që edhe zotëria juaj të varroset këtu... atëherë nuk them gjë..., po nuk do të më pëlqente shumë për të ndenjur këtu vetëm me një qen.



    * Sa herë që fliste për dramën,Bajroni mbronte me tërbim tri unitetet dhe nuk linte pa thënë për Shekspirin.
    Njëherë, pas një shpërthimi të tillë, Shelli duke qeshur i tha:
    Bajron, po ju jeni një njeri i mrekullueshëm.
    - Po përse? - Pyeti Bajroni.
    - Sepse je ziliqar për Shekspirin.



    * Bajroni ishte letrar për trillet e tij. Në fund të fundit letërsia ishte për të një gjë vetëm për të kaluar kohën.Mbi të gjitha ai donte të ishte njeri i veprimit, të bënte diçka, jo thjesht për të bërë emër për ndonjë varg të shkruar, por për ndonjë gjest heroik?

    * Lord Bajroni thoshte:
    - Liria dhe filantropia janë fjalë tingëlluese, por boshe. Unë kam arritur në këtë përfundim politik; paraja është pushteti i skllavërisë dhe i urisë.



    * Vetë Bajroni nuk kishte ndonjë besim për vlerat e poemës së tij të njohur "Çajld Harold". Në të vërtetë botimi i saj qe një sukses befasues e triumfues. Bajroni, deri atëherë i panjohur, kishte rënë për të fjetur dhe njihej mirë nga tre- katër shokë në gjithë Anglinë. U zgjua të nesërmen, si njeri i shquar e i dëshiruar prej të gjithëve.
    Shumë njerëz të shquar donin të paraqiteshin tek ai. Karrocat që ndalonin para portës së tij u bënë aq shumë, saqë po pengohej qarkullimi. Ishte një famë e madhe. Dhe Bajroni kur ishte vetëm rilexonte me zë të lartë poemën e tij për të parë "se ç`gjë të bukur gjenin të tjerët atje".
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #152
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BETHOVEN, Ludvig Van

    BETHOVEN (Ludvig Van) (1770-1827) kompozitor i madh gjerman

    * Babai i Bethovenit ishte tenor po jo shumë i mirë. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punën ai kërkonte të nxirrte fitime nga djali i vogël. Prandaj nisi t'i mësonte muzikë qysh në moshën katërvjeçare. Sipas të dhënave të kohës del se Babai e paraqiti djalin dy vjet më vonë para publikut. "Sot më datën 26 maj 1776 në sallën e Akademisë së muzikës zoti Bethoven, tenor i Oborrit, do të ketë nderin të paraqesë dy nxënës të tij, zonjushën Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeçar, Ludovigun. E para do të ketë mirësinë të na këndojë disa arie të bukura dhe i dyti do të japë koncerte të ndryshme në piano. "Ky ishte takimi i parë i Bethovenit me publikun, për të cilin nuk dihet se çfarë përfundimi pati.

    * Megjithëse me mësues diletantë dhe me muzikantë shumë të diskutueshëm, Bethoveni i vogël bëri të tillë hapa përpara në studimin e muzikës sa që, më në fund u gjend një mësues i denjë për të. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpër i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi për të një karrierë moxartiane. Që në moshën dymbëdhjetë vjeç deshi ta kishte nxënësin e tij në organo dhe vendosi po të mungonte ai, ta zëvendësonte edhe si dirigjent në orkestrën e teatrit të operës. Kështu në atë moshë të njomë, Ludovigu i vogël mundi të mbante vetveten dhe të ndihmonte edhe prindërit.

    * Bethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.
    "Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh". Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.
    Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t'i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Bethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:
    - Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.

    * Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:
    -E, po nuk bëjmë salsiçe!
    Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.
    - Aha, - thirri i ligështuar abati, - do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.
    Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.
    - Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.

    * Një ditë në parkun e Vjenës, Bethoveni po shëtiste lart e poshtë me Kramerin pianist i dëgjuar, duke dëgjuar koncertin për piano në do minor të Moxartit. Një çast Bethoveni u ndal, ndali edhe shokun duke i tërhequr vëmendjen për motivin që dëgjohej gjithnjë e më e bukur. Kur po afrohej fundi, Bethoveni thirri me entuziazëm:
    Kramer, ne nuk do të jemi kurrë të zot të bëjmë diçka të ngjashme me këtë.



    * Një organist i ri, dëshironte vetëm një gjë: të takohej me Bethovenin. Ai siguroi të hollat dhe u nis për në Vienë. Atje nisi të kërkonte, nëpër rrugët e qytetit për të gjetur shtëpinë e mjeshtrit. Në një rrugicë hasi një karro të ngarkuar më thasë me gurë,së cilës i kishte dalë rrota nga boshti. Disa qytetarë po ndihmonin karrocierin dhe po ngarkonin sërishmi thasët që kishin rrëshqitur nga karroja. Organisti nisi t'i ndihmonte.Një nga të pranishmit e mori vesh se edhe ai vinte për herë të parë në Vjenë dhe i premtoi, t'i tregonte disa nga monumentet e qytetit. Organisti i tha se i interesonte vetëm një gjë, të takohej me Bethovenin.
    - Po Bethoveni jam unë! - thirri dikush që ishte aty pranë. Ishte vetë muzikanti i madh. U përqafuan të dy dhe Bethoveni e ftoi në shtëpi mikun.


    * Midis admiruesve të Bethovenit më entuziasti dhe më i arsyeshmi ishte ndoshta princi Linhovski, i cili i bënte vizitë dy herë në javë. Ai nuk e shqetësonte fare për punën tij. Kur shërbëtori i shtëpisë, që ishte rrobaqepës, rrinte në paradhomë duke qepur dhe i thoshte se mjeshtri ishte në shtëpi, ai hynte ne majë të gishtave, ulej në një divan që ishte më i ngushtë nga të tjerët dhe qëndronte atje për gati një orë pa lëvizur nga vendi, ndërsa Bethovenit, as nuk i binte fare ndërmënd për të. Ai vazhdonte në qetësi të shkruante. Princi ishte i lumtur që qëndronte atje, ndërkohë që lindte një vepër e re e Bethovenit "të tij". Nganjëherë princit i kishte takuar që të rrinte me orë të tëra pranë rrobaqepësit, i cili punonte pa çarë kokën për praninë e princit.

    * Betina Bretanos, që kishte shkuar për ta takuar Bethovenin, i tha:
    - Muzika është një krijim më i fortë se filozofia. Eshtë si vera që të deh. Kush arrin të kapë domethënien e muzikës sime, duhet që ta ndjejë veten të mërguar nga çdo mjerim ku të tjerët zvarriten në vuajtje!
    - Kur po e shoqëronte për në shtëpi rrugës vazhdoi t'i fliste me emocion të madh dhe në mënyrë aq të çuditshme; sa që Betma harroi fare se ishin në mes të rrugës, me shumë njerëz përreth, që ndalonin e i vështronin me habi.

    * Disa herë Bethoveni kthehej në qytet nga ekskursioni vetëm me këmishë, sepse i harronte rrobat në pyll. I ndodhte që kthehej edhe pa kapelë në kokë. Një herë në Nojshtab e,gjetën të veshur aq keq, sa e arrestoi policia si vagabont. Askush nuk besonte se ishte muzikanti i shquar dhe i mirënjohur. Mund të mbetej në burg ndoshta për shumë kohë, po të mos shkonte për ta liruar drejtori i orkestrës.

    * Simfonia e nëntë pati sukses të madh. Kur u ndanë çmimet mjeshtrit i dhanë për të drejtën e autorit vetëm treqind lira. Që të nesërmen kritika e sulmoi Bethovenin padrejtësisht. Mjeshtri i zhgënjyer dhe i pikëlluar se nuk pati mundësi ta dëgjonte vetë veprën e tij, sepse ishte shurdhuar me kohë, u mbyll për dy javë brenda në shtëpi. Më në fund miku i tij Shlindler e nxori jashtë dhe e çoi në një restorant. Atje, kur vera nisi t'i marrë mendjen, Bethoveni bëri skandal. E shtyu jashtë mikun e tij dhe bërtiti me të madhe:
    - Ju gënjeni... ju më fyeni... Unë jam Ludovik Bethoveni, kam shkruar sifmoninë e nëntë. Lermëni vetëm. Unë nuk mund të flas me njerëzit. Flas vetëm me zotin.
    * Në Vienë, në një prej mbrëmjeve të shumta muzikore, Bethoveni ekzekutoi një prej veprave të tij të mëdha.
    Kur mbaroi, vështroi rreth tij dëgjuesit që ishin turbulluar, mallëngjyer dhe me sytë gjithë lot. Atëherë u tha gjithë ëmbëlsi:
    - Jo! Lotët janë dobësi. Artistët duhet të jenë prej zjarri, nuk duhet të qajnë.





    * Bethoveni ishte shumë bujar. Zemërohej shumë po qe se miqtë e tij kishin ndonjë nevojë dhe nuk shkonin tek ai për ndihmë.
    Kur vdiq i vëllai ai e ndihmoi kunatën me të gjitha mënyrat, edhe pse ajo me sjelljen e saj të ulët i kishte sjellë shumë shqetësime.
    Ai vazhdimisht thoshte:
    -Virtyti më i lartë është të jesh bujar.
    Kohët e fundit të jetës, sidomos gjatë sëmundjes vdekjeprurëse, Bethoveni jetoi në kushte shumë të vështira.
    Midis atyre që u ndodhën pranë mjeshtrit të madh ishte edhe miku i tij Rreungin, i cili merrej vesh me Bethovenin duke shkruar në një fletore. Në një prej këtyre shënimeve është shkruar: "Sot Pashë se çimkat të shqetësonin shumë dhe në çdo çast zgjoheshit.
    Me që keni nevojë të madhe për gjumë, do t'ju dërgoj diçka për të zhdukur çimkat."

    * Bethoveni ishte mik i familjes së piktorit Kramolini, i cili kishte një djalë që quhej edhe ai Ludovik. Atë Bethoveni e donte shumë. Nëna e Ludovik Kramolinit mburrte zërin e të birit.
    - Një ditë mund të bëhet edhe ai muzikant, - thoshte ajo.
    - Për atë qiell jo! - thirri Bethoveni. Ludoviku juaj do të bëhet piktor si babai i tij. Kështu mund t'i marrë mendjen gjithë botës, duke përdorur nga të gjitha bojërat. Po muzikant... jo se do të ngordhë për bukë.

    * Një ditë Ludovik Kramolini i vogël i kishte gjetur dhe i kishte sjellë një bllok me shënime që atij i kishte humbur. Bethoveni për mirënjohje, deshi t'i jepte një sold, por djaloshi nuk e pranoi.
    - Je një kokëfortë i vogël edhe ti si gjithë Ludovikët. Më vonë Kramolini u bë një këngëtar i shquar dhe kërkoi të takohej me mjeshtrin e famshëm. Ai e priti me dashuri të madhe me këto fjalë:
    - Ky është pra, - tha duke e parë bashkë me të fejuarën; - ai Ludoviku i vogël e kokëngjeshur i dikurshëm. Edhe qenka fejuar? Mirë, mirë. Të lumtë! Po këndona diçka.
    Ai nisi të këndojë Adelajdën e Bethoveni dhe pianisti u ul për ta shoqëruar. Me që po këndonte para muzikantit të madh Kramolini u impresionua, nuk e nxori mirë zërin e tij dhe i kërkoi shoqëruesit të fillonte edhe njëherë nga e para. Bethoveni pyeti se çfarë po ndodhte dhe kur pianisti ia shpjegoi ai i tha duke qeshur:
    - Po këndo pa u druajtur i dashuri im Ludovik, unë tashmë nuk dëgjoj asgjë dhe dua vetëm të të vështroj duke kënduar.
    Kështu Kramolini mori vesh se mjeshtri ishte shurdhuar, Një ditë Luis Spor e takoi në një kafe, dhe, me që kishte kohë pa e parë, i tha:
    - Ku ke humbur kështu?
    - Jo unë, - iu përgjigj Bethoveni, - po këpucët e mia. Kam vetëm një palë, ndaj kam qenë i detyruar të rri në shtëpi pa dalë fare.


    * Bethovenin e lutën njëherë që të jepte një mendim për Bahun (Bah në gjermanisht do të thotë përrua).
    - Nuk është përrua, - tha mjeshtri, - është det.

    * Bethoveni hyri një ditë në një restorant të Vjenës dhe i kredhur thellë në përsiatjet e tij, po ia vinte veshin kamerierit, që e kishte pyetur disa herë se çfarë dëshironte. Pas rreth një ore heshtjeje, Bethoveni thirri kamarierin për të paguar.
    - Po nuk keni porositur asgjë, - i tha kamarieri. Tashti më thoni se çfarë doni që t'ju sjell?
    - Sill çfarë të duash! - thirri Bethoveni, - po të lutem më ler të qetë një copë herë.

    * Më 1807 apo 1808 Bethoveni u takua me Gëten në Karlshtad.- Sapo u njohën me njëri- tjetrin bënë një shëtitje me karrocë. Kur kalonin rrugës gjatë kësaj shëtitjeje, shumë njerëz përuleshin me respekt herë ndaj njërit dhe herë ndaj tjetrit.
    - Është e bezdisshme, - tha Gëtja, - të jesh kaq i shquar. Të gjithë më salutojnë.
    - Shkëlqesia juaj mos u shqetësoni dhe aq shumë se ndoshta më përshëndesin edhe mua e jo vetëm ju, - ia priti Bethoveni.
    * Bethoveni nuk ishte i pashëm, madje ishte pothuaj i shëmtuar. Megjithatë në piano dukej madhështor dhe shumë tërheqës. Improvizonte, duke i detyruar të pranishmit të derdhnin lot. Ndonjëherë ia kriste të qeshurit dhe, duke u tallur me të pranishmit, thoshte me të madhe:
    - "Arti, ky është art!? Juve nuk jeni veçse budallenj".

    * Njëherë në një pritje princore, kur po i binte pianos, dëgjoi që një i ftuar po bisedonte me zë të lartë e po i bënte komplimenta një dame. Atëherë e ndërpreu interpretimin, u - ngrit menjëherë dhe iku rrëmbimthi, duke i lënë të pranishmit të shtangur.
    * Një ditë po luante në piano Riz ,ish- nxënës i tij, të cilit Bethoveni i rrinte prapa në këmbë për t'i kthyer faqet e pentagramit. Në një çast nxënësi bëri një gabim dhe Bethoveni e goditi lehtë me gisht në kokë. Mbasi mbaroi pjesa i thaë lumtë, ke luajtur shumë bukur. Ajo që të godita lehtë ishte për të treguar se me sa vëmendje të ndiqja. Pastaj u ul vetë në piano. Për t'i kthyer faqet e pentagramit ndenji prapa princesha Linhovski. Bethovenit i shpëtoi një gabim. Princesha menjëherë e qëlloi me të tre a katër pëllëmbë jo dhe aq të lehta në zverk dhe i tha:
    - Më falni, por në qoftë se për gabimin nxënësi duhet goditur me gisht, për mësuesin duhet përdorur gjithë pëllëmba e dorës.
    Të gjithë qeshën me shpirt dhe Bethoveni më shumë se të tjerët. Pastaj nisi nga e para interpretimin, po kësaj here, luajti në mënyrë të mrekullueshme.

    * Tashmë Bethoveni ishte bërë i shquar në të gjithë botën. Një ditë, duke biseduar me nxënësin e tij, Cerni, i tha:
    - Qysh kur isha fëmijë kam pasur një edukatë muzikore të keqe. Por për muzikën kam njëfarë prirje.
    Këto fjalë ia tha me aq seriozitet, që të mos i merrte si shaka. Pastaj i vuri në dukje se ai tashmë ishte muzikant që kishte fituar lavdi të pafund në të gjithë botën. Po Bethoveni ia preu:
    - Budallallëqe! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të shkruaj për famë dhe nderime. Ajo që kam në zemër kërkon të gjejë shpërthim dhe prandaj unë shkruaj muzikë.

    * Kur Napoleoni ishte thjesht konsull i parë, Bethoveni kishte admirim të pakufishëm për të. Atëherë po kompozonte simfoninë e tretë, të cilën e kishte titulluar "Bonoparti".
    - Ishte Riz, i pari që i solli lajmin se Napoleoni ishte shpallur perandor. Me të dëgjuar këtë, Bethoveni u bë si i tërbuar dhe thirri.
    - Edhe ai nuk është gjë tjetër, vetëm se një njeri fare i zakonshëm. Tani do të nisë të shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, do të plotësojë vetëm ambicjet e tij dhe do të ngrihet lart mbi të tjerët. Kështu do të bëhet një tiran i vërtetë.
    Pastaj e vuri simfoninë në tryezë e shkiti ballinën e dorëshkrimit, e grisi copë- copë, e hodhi në tokë dhe e shkeli me këmbë. E shkroi sërishmi ballinën, në të cilën vuri titullin "Heroikja".





    * Pas betejës së Jenës Bethoveni shkoi me vrap te miku i tij Krumpholz, të cilin e donte shumë. E pyeti se ç'gjë të re kishte.
    - Gjë e re, - u përgjigj miku, - është lajmi, i mbërritur tashti, se Napoleoni i ka vënë përpara edhe një herë prusianët në Jenë. Bethoveni ia priti menjëherë:
    - Mjerisht nuk marr vesh nga arti i luftës! Do të kisha dëshirë të madhe t'i jepja vetë një mësim të mirë atij dhe ta shkatërroja fare.

    * Princi Linhovski këmbënguli për ta ftuar Bethovenin për disa javë në kështjellën e tij. Atje kishte të ftuar edhe disa oficerë francezë të Napoleonit. Princi shfaqi dëshirën që Bethoveni të luante diçka në piano në praninë e tyre. Bethoveni u largua vjedhurazi nga salla pa u ndjerë fare.
    Princi e kërkui në të gjitha anët dhe e gjeti Bethovenin në dhomën e tij. Bethoveni kur e pa, për pak sa nuk e goditi me karrike.
    - Një herë Bethoveni ishte në shtëpinë e një mikut të tij dhe po luante një marsh në piano, me katër duar, bashkë me nxënësin e tij Ferdinand Riz. Këtë pjesë e kishte shkruar me porosi të princit Linhovski.
    Kur po interpretonte, dëgjoi një kont të ri të dashuruar, që i pëshpëriste pak si me zë të lartë bukuroshes që kishte pranë.
    Atëherë Bethoveni u ngrit, largoi duart e Rizit nga pianofortja dhe thirri me zë të lartë:
    -Për këta derra unë nuk luaj në piano. Pastaj doli nga salla dhe s'u fut më brënda.

    * Kur Bethoveni dirigjoi për të parën herë, simfoninë e nëntë, mjeshtrit e muzikës u treguan shumë të kënaqur.
    Seler tha:
    - Është gjeni që zbukuron një derr me xhufka dhe me lulka.

    * Feliks Mendelsoni tha që është një muzikë për sarhoshë. Përkundrazi publiku u entuziazmua dhe i bëri një përshëndetje të nxehtë. Në heshtje Bethoveni i ktheu kurrizin publikut. Kjo gjë u muar si mospërfillje. Mikja
    e tij, këngëtarja Karolina Ungre e kuptoi shpejt se muzikanti shurdh nuk i dëgjoi brohoritjet, prandaj iu afrua mjeshtrit, e kapi nga shpatullat dhe e ktheu nga spektatorët. Vetëm duke parë publikun dhe lëvizjet e tij të gjallërishme, Bethoveni e kuptoi triumfin e tij dhe u mallëngjye.

    * Kur vdiq Bethoveni, mijëra vetë u mblodhën rreth kortezhit të përmotshëm. Prapa arkivolit ecnin ushtarët, pastaj ishin njerëzit e shquar të qytetit.
    Një i huaj, i çuditur prej madhështisë dhe prej numrit të madh të njerëzve, pyeti një plakë:
    - Kush paska qenë ky gjeneral, të cilit po i bëhen gjithë këto nderime të mëdha?
    Plaka e pa e hutuar, pastaj buzëqeshi lehtë dhe i tha:
    - Ka vdekur gjenerali i të gjithë muzikantëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #153
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BELINI, Vinçenso



    BELINI Vinçenso (1801-1825) kompozitor i shquar italian, autor i operës "Norma"



    * Në konservatorin e Napolit Belini pati si mësues të famshmin Xingareli, që ishte njeri i vrazhdë, nervoz dhe nxehej shpejt. Një ditë u lëshua kundër Belinit dhe i tha:
    - Ju nuk jeni mall për muzikë.

    * Belini shkonte shpesh te një familje e shtresës së lartë dhe i jepte mësime muzike vajzës së të zotit të shtëpisë, Madalenës. Midis vajzës së bukur dhe Belmit lindi një dashuri e madhe. Prindërit, kur e kuptuan këtë dashuri, e dëbuan nga shtëpia mësuesin e ri. Megjithatë të rinjtë nuk i prenë marrëdhëniet dhe takoheshin fshehurazi. Madalena i dërgonte Belinit disa poezi të shkruara vetë të cilat ai i vinte në muzikë. Kur ekzekutoheshin në sallonet mondane të Napolit, këto pjesë kishin sukses të madh. Belini dha prova të shkëlqyera si muzikant dhe i kërkoi prindërve dorën e Madalenës. Ata nuk pranuan. Edhe pas suksesit të operës "Bianka dhe Xhernardi" Belmi përsëriti kërkesën për t'u fejuar me vajzën që dashuronte, por edhe këtë herë ai u refuzua.

    * Në Milano, Belini banonte në shtëpinë e një gruaje që quhej Tereza. Te kjo grua, e shkuar në moshë e shpirt njeriu, ai gjeti kujdesin e një nëne të vërtetë. Ai rrinte gjithë ditën në dhomë, ku punonte për kompozimet e tij aq të bukura. Mjerë kush e shqetësonte me ndonjë zhurmë! Shumë të rralla ishin rastet kur ai kënaqej nga puna e tij. Zonjës së shtëpisë, e cila e pyeste nëse ishte i kënaqur me ato që bënte, ai i përgjigjej me modesti: për Somnambulën se në muzikën e saj kishte shumë ndjenjë. - Ndjenjë? Pikërisht këtë do të dëshiroja të kishte në muzikën time. Dhe ju thoni që ka ndjenjë në muzikën time?
    Faleminderit, që ta dini ju, për mua ndjenja është gjithçka në muzikë. Dhe me admirim i shtrëngoi dorën kritikut.

    * Në mbrëmjen e 2 dhjetorit 1887 Rikard Vagneri dha në Rigë "Normën" e Belinit. Në mes të publikut tha: Midis veprave të Belmit "Norma" është ajo që ka më shumë dell melodik të lidhur me ndjenjat intime. Kjo partiturë i flet shpirtit.

    * Kur shkroi operën Bianka e Fernandi censura e mbretërisë së Napolit nuk e gjeti të përshtatshme që protagonisti i një vepre teatrale të kishte emrin e mbretit të dy Sigelive dhe kërkoi që të këmbehej emri. Kjo operë u shfaq në Napoli me titullin Bfanka e Xhermondi.

    * Në një mbrëmje të vitit 1827, në Paris, ishin mbledhur disa mjeshtra muzike. Midis tyre ishin Belini, Auberi, Karafa, Halevi, etj. Po ngriheshin dolli për shëndetin e të pranishmëve. Halevi u çua në këmbë që të ngrinte gotën për Belinin duke thënë:
    - Unë do të jepja me kënaqësi muzikën time për të kompozuar vetëm një "Kasta Diva".

    * Pas suksesit të "Piratit" Belini shkoi të vizitonte muzikantin e vjetër Xingareli, që kishte qenë mësuesi i tij në kolegjin e muzikës së Napoleonit. Ky, që nuk kënaqej lehtë, i tha me shumë qetësi Belinit"
    - E more çunak, erdhe të mësosh muzikë. Ti duhet ta dish që je ende një kastravec, prandaj të duhet punë e madhe.
    Belini i vuri mirë në mendje këto fjalë. "Norma", "Puritanët" dhe "Somnabula" janë prova të punës së tij këmbëngulëse, të krijuar sipas mësimeve të mjeshtrit katanez.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #154
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BRAMS, Johan



    BRAMS Johan (1833-1897) kompozitor gjerman

    * Bramsi, që kur ishte i ri kërkoi më kot të bëhej i njohur.Botuesi, që e donte shumë, i tha:
    - I dashur mik, muzika juaj tingëllon shumë e trishtuar dhe publiku nuk do gjëra melankolike. Pse nuk shkruan diçka të gëzueshme? Provojeni një herë.
    Pas disa ditësh Brarnsi erdhi prap te botuesi.
    - E pra, besoj se po më sillni diçka më të këndshme - e pyeti botuesi. - U mundova aq sa munda të jem më i gëzuar. Vështrojeni një herë vetë në se ia arrita qëllimit. Dhe i dorëzova një këngë të re. Pjesa që fillonte kështu: "Me buzë në gaz po zbres në varr".
    Botuesit iu varën krahët.

    * Një këngëtare me pak zë, që besonte se mund të fitonte simpatinë e mjeshtrit, e pyeti se cilën nga këngët e tij do ta këshillonte të këndonte. - Një prej pjesëve të mia të parapëlgyera postume, - u përgjigj mjeshtri.

    * Një mbrëmje Bramsi po jepte në Vjenë një koncert së bashku me një violonçelist, i cili nuk ishte ndonjë ekzekutues për të qenë. Bramsi, i mërzitur shumë, po i binte pianos me sa fuqi që kishte gjithë zemërim.
    - Ej, miku im, - i tha në një çast violonçelisti, - i bini pak më ngadalë pianos, sepse mua kështu nuk do të më dëgjojnë fare.
    - Do të jetë fat i madh për juve po të ndodhë ashtu, - u përgjigj thatë Bramsi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #155
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BUONAROTI, Mikelanxhelo



    BUONAROTI Mikelanxhelo (1475-1564) më i shënuari arkitekt, piktor dhe skulptor i Rilindjes italiane

    * Dikujt, që kishte kopjuar në mermer skulptura të shquara të lashtësisë dhe mburrej se ia kishte kaluar Mikelanxhelos, i tha:
    - Kush nuk ka zotësitë e tij, nuk mund t'i shërbejë mirë të tjerëve për ato gjëra.

    * Mikelanxheloja i tregoi një piktori një tablo që e kishte bërë duke marrë fragmente nga veprat e të tjerëve dhe i tha:
    - Vështroni mirë e me gjykim të ftohtë. Po të marrë secili pjesën e tij, nuk do të mbetet veçse pëlhura.

    * Mikelanxhelo kishte përfunduar Davidin e tij madhështor, po e çonte në qendër të qytetit dhe po udhëzonte njerëzit për ta vendosur në vendin e caktuar. Aty pranë kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumë i dëgjuar në art. Ai u ndal për ta vështruar veprën e re madhore të Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturën lart në podium i vajti pranë autorit dhe i tha: Hunda e shtatores duket tepër e madhe. Atëherë Mikelanxheloja nuk foli fare, menjëherë mori daltën dhe bëri sikur po e gdhendte me kujdes. Pastaj i hodhi sytë poshtë nga Soderini dhe i tha:
    - Vështrojeni mirë tashti!
    - Më pëlqen më shumë tashti, - i tha Soderini - i dhe me të vërtetë jetë.

    * Një ditë Mikelanxhoja shkoi te Papa JuIi II. Roja e ndaloi duke i thënë se Papa nuk mund ta priste. Mikelanxheloja u fye rëndë dhe me përbuzje iu përgjigj:
    - I thoni Papës se do të vijë një ditë që ai do të kërkojë të më takojë, por nuk do të mundet. Dhe menjëherë u largua nga Roma.

    * Një herë, kur skulptori i dëgjuar bëri statujën e Kupidit, vendosi t'i heqë asaj një krah dhe ta fusë veprën e tij në dhe, në një vend ku bëheshin gërmime arkeologjike. Kur u gjend shtatorja shumë e bukur e Kupidit, të gjithë qenë të bindur se ishte fjala për një vepër të lashtësisë. Atëherë Mikelanxheloja duke qeshur, nxori krahun e këputur dhe zbuloi lojën e tij.

    * Kur Mikelanxheloja pa djalin e bukur të një piktori, i tha:
    - Babai yt ka arritur të bëjë më mirë figura të gjalla se sa të pikturuara.

    * Mikelanxheloja e admironte shumë artin e lashtësisë. Në vitet e fundit të jetës, kur u verbua, shkonte te këmbët e skulpturave të lashtësisë, i prekte me duar, i përkëdhelte konturet dhe derdhte lot nga mallëngjimi.

    * Mikelanxheloja kishte bërë një tablo të bukur për Andrea Donin, njeri shumë dorështrënguar. Kur ia dërgoi tablonë e shoqëroi me një letër, me anën e së cilës i kërkonte 70 dukatë për veprën. Doni dërgoi vetëm 40 dukatë. Mikelanxheloja ia ktheu paratë, duke i thënë se tashmë donte 100 dukatë.
    Donfi, duke psherëtirë, i nxorri me pikëllim 70 dukatë dhe ia dërgoi. Mirëpo Mikelanxheloja iu përgjigj se tashti kërkonte 140 dukatë dhe asnjë më pak. Andrea Donfi që ishte dashuruar shumë pas tablosë u detyrua nga frika t'i dërgojë të 140 dukatët, sepse kishte frikë se mos artisti e ngrinte përsëri çmimin e veprës së tij.

    * Kur Mikelanxheloja bëri statujën e famshme të Mojsiut, pasi e mbaroi e soditi gjatë dhe u kënaq aq shumë me veprën e tij sa thirri:
    - Po fol de, pse nuk flet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #156
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BERLIOZ, Hektor

    BERLIOZ Hektor (1803-1869) kompozitor francez

    * Babai donte ta bënte mjek, por Berliozi kishte prirje të veçantë për muzikë. I lutej të atit që ta lejonte t'i kushtohej muzikës gjatë kohës që studionte mjekësi, por mundimi qe i kotë. Atëherë Berlioni iu fut vetë studimit të muzikës. Për të treguar talentin, dha përpara prindërve, me shpenzimet e tij, një meshë solemne, që e kishte kompozuar vetë. Atëherë ishte njëzet vjeç dhe suksesi qe premtues. Përfundimi i ekzekutimit nga pikëpamja ekonomike qe një borxh prej njëmijë e dyqind frangash. Berliozi u mundua t'i paguajë duke kursyer nga kuota e vogël mujore prej njëqind e njëzet franga, që i dërgonte i ati. Kështu nisi një jetë me sakrifica të mëdha. I ati zemërgur, duke e ditur mirë gjëndjen e të birit, i ndërpreu dhe atë ndihmë të vogël që i jepte dhe e detyroi të kthehet në shtëpi. Në familje e pritën ftohtë dhe e donin që ai të zgjidhte çfarëdo pune, por jo muzikant. E ëma, te profesori i muzikantit shikonte rrënimin e plotë të jetës së tij. Ajo, nga që nuk e bindi dot, e mallkoi madje e mohoi dhe e la të shkojë në Paris. Berliozi e kujtonte me dhimbje atë çast prekës në jetën e tij:
    - M'u desh të largohem nga shtëpia, jo më pa u përqafuar me nënën dhe pa i hedhur asaj një vështrim, por dhe me plot mallkime prej saj.

    * Kur vajti në Paris arriti të regjistrohet si student i rregullt në Konservatorin muzikor. Ndërkohë, Berliozi nuk kishte me se të jetonte. I ati shpresonte ta mposhte dëshirën e të birit me anën e urisë. Ai vazhdoi të mos ia dërgojë pensionin e zakonshëm. Atij iu bënë rreth gjashtë mijë franga borxh. Megjithatë Berliozi ishte i vendosur të realizonte ëndrrën e tij muzikore.
    - U bëra hamall, detar, pirat, - do të kujtojë ai më vonë me hidhërim, - po nuk u tërhoga nga rruga ime. Jeta po i rëndohej gjithnjë e më shumë. Vitin e ri 1827 Berliozi e festoi në dhomëzën e tij të varfër me dyzet franga për bukë, të cilën e lau me lot. Pas shumë vuajtjesh e vështirësish hyri në punë si korist në një teatër të vogël. Admiruesit të Glukut dhe të Veberit i duhej që çdo mbrëmje të bënte punë nga më ordineret për të jetuar.

    * Berliozi dhe Mendelsoni ishin një mbrëmje së bashku në Romë dhe do të vizitonin Banjat e Karakalës. Midis gërmadhave nisën të bisedojnë për fenë. Berliozi tallej me një mendësi të tillë, ndërsa Mendelsoni hodhi hapin gabim dhe u rrëzua nëpër ca shkallë të mëdha, duke u gërvishtur në gjunjë e në krah.
    - Admiro tashti drejtësinë hyjnore, - i tha Berliozi duke qeshur, unë fola keq për fenë kurse ti u rrëzove dhe për pak sa nuk e theve qafën. Mendelsoni iku i zemëruar.

    * Përpara se të jepte koncert publik në Moskë guvernatori i qytetit e lajmëroi Berliozin se sipas rregullave duhej të jepte koncert falas në kazinon e fisnikëve, duke i rënë ndonjë vegle muzikore.
    - Po unë nuk di t'i bie asnjë instrumenti, - thirri i habitur Berliozi.
    - Atëherë nuk mund të japësh asnjë koncert, as edhe në teatër, - i tha guvernanti. Punët po shkonin keq për Berliozin. Ç'të bënte? Të higte dorë nga koncerti? Kjo ishte punë që nuk bëhej. Si të bënte kur nuk dinte t'i binte asnjë instrumenti? Rastësisht e nxori nga kjo gjendje një kolonel, i cili hyri në sallë dhe mësoi mosmarrëveshjen. Iu afrua Berliozit dhe me zë të ulët i tha që të pranonte, se ai dinte ta rregullonte çështjen.
    - Dhe vajti mirë, - tregon më vonë Berloizi, - sepse për të dhënë koncertin tim, arrita t'i bija edhe tamburit

    * Pasi u kthye nga Rusia, Berliozi u prit me festime në Prusi. Vetë mbreti dha një darkë për të. Pas kësaj e thirri mënjanë dhe i kërkoi përshtypjet për koncertin e tij në Rusi.
    Në fund e pyeti:
    - A mësove ndopak rusisht?
    - Disa fjalë madhëri. Mësova për shembull: "na prava", e "na leva", që përkthehen: "nga e djathta" dhe "nga e majta" dhe më shërbyen për t'i përdorur me atë që ngiste trojkën.

    * Mësova edhe jalën "durak".
    - E çfarë do të thotë kjo fjalë? - Budalla, madhëri!
    Në këtë çast mbreti i Prusisë nisi të qeshte dhe nuk po pushonte. - Budalla madhëri! Budalla!
    Ai vazhdoi të qeshte për një copë herë.

    * Gjatë kalimit nëpër Magdenburg Berliozi duhej të regjistronte bagazhet në doganë. Kur tha emrin e tij, nëpunësi e pyeti:
    - Cili Berlioz? Kompozitori. - Dora vetë.
    Atëherë nënpunësi i lëshoi një të bërtitur të fortë:
    - More i pacipë. Po si guxon të kalosh me emrin e Berliozit, ti që nuk di të lidhësh as pantallonat?
    Nëpunësi mendonte se një personalitet si ai nuk duhej të udhëtonte me diligjencël~ dhe për më tepër duhej të përcillej me shumë shogërues dhe shërbëtorë.

    * - Berliozi, që kishte qenë në një koncert të organizuar për nder të tij në një sallon të Princit Perandorak, po kthehej i trishtuar dhe i vetëm për në shtëpi. Rrugës takoi një mik i cili e pyeti se ku kishte qenë. Miku donte të dinte pastaj për interpretimin e pjesëve të tij.
    - Oh, - klithi dhimbshëm Berliozi, - është një ekzekutim vërtet i tmerrshëm, më trajtuan si një kriminel.

    * I mërzitur nga prirja e keqe e publikut, i cili nuk donte të dëgjonte as edhe një notë të tij, Berliozi mendoi të bënte një lojë. Ai botoi një oratorio të tijën, të cilën, ndryshe nga gjithë tematika e tij, ia vuri titullin "Fëmijëria e krishtit" dhe si autor vuri një emër të rremë të një kompozitori të panjohur të shekullit XVIII. Duartrokitjet dhe entuziazmi arritën kulmin dhe oratorio- ja u quajt një kryevepër. Kritika u tregua entuziaste me fjalët: "Çfarë thjeshtësie, çfarë stili, çfarë melodie! Sa lart qëndron kjo muzikë në krahasim me atë të Berliozit".
    Berliozi ishte kritikuar dhe denigruar kaq shumë sa kur dëgjonte ndonjë lavdërim për muzikën e tij thoshte:
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #157
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BONAPARTA, Napoleon

    BONAPARTA (Napoleon) (1769-1821) perandor i Francës

    * Napoleoni thirri një këpuctar milanez që t'i bënte një palë çizme të mira si ato që bënin në Paris.
    - Hajde tani, ulu dhe më merr masën, - i tha Napoleoni.
    - Në Itali, gjeneral, nuk përdorin mjet për matje, i masim me sy.
    Të nesërmen këpuctari u kthye me një çizme të punuar për bukuri. Ia veshi Napoleonit e pastaj shkoi të merrte furçën për t'i dhënë llustër.
    - Shumë mirë, - i tha i kënaqur Napoleoni, - tani më provoni çizmen tjetër. - Tjetrën le t'ua bëjnë në Francë, - i tha këpucari dhe u largua menjëherë.

    * Në kohën e fushatës së Italisë një ushtar u paraqit te gjeneral Napoleon Bonaparti dhe i tregoi rrobat e trupit gjithë zhele. Kur kërkoi një palë rroba të reja, Napoleoni i tha:
    - Një palë të reja? Po as në ëndërr s'ke për t'i parë, sepse me rroba të reja, nuk do të duken plagët që ke marrë në luftë.
    Kjo përgjigje e qetësoi ushtarin, i cili u largua i kënaqur.

    * Në kohën e fushatës së tij të parë në Itali, Napoleoni u takua me mjeshtrin Kerubini, i cili ishte drejtor konservatori. Atij i shfaqi disa mendime për muzikën. Gjeneralit muzika e Kerubinit i dukej pak si e pa ndjenjë.
    - Gjeneral, - iu përgjigj kompozitori, - ju njihni mirë muzikën e grykës së topave, po muzikën time nuk e kuptoni dhe aq shumë.

    * Më 14 gusht 1803, mbi lumin Senë në Paris, u eksperimentua një shpikje e dobishme për lundrim. U bënë provat e një anijeje të çuditshme që kishte dy rrota anash dhe një lloj kaldaje me një tub përbrënda. Shpikësi thuhej se ishte një amerikan i quajtur Fullton. Kjo ishte e para anije me avull. Njerëzit e interesuar kërkuan prej Napoleonit që ta merrte me seriozitet këtë zbulim. Atëherë gjenerali iu përgjigj:
    - Në çdo kryeqytet do të gjendet gjithnjë ndonjë turmë aventurierësh që i ofron sovranëve premtime të bujshme dhe pastaj përfundojnë në hiç. Ky amerikan do të jetë patjetër një prej atyre sharlatanëve, prandaj ju lutem mos më flisni më për të.
    Dhe për dhjetë vjet nk u fol më për atë çështje.

    * Kur Napoleoni u shpall perandor, qarkulluan mjaft epigrame. Më e bukura ishte një epigramë që lajmëronte vdekjen e "qytetares shumë të fuqishme, Republikë Franceze, e cila gjatë një operacioni çezarian vdiq duke nxjerrë në dritë një perandor".
    * Napoleoni nuk i donte aspak parizianët, ndoshta për natyrën e tyre të ftohtë dhe sarkastike. Për këtë ai donte të zgjidhte një qytet tjetër për të vënë kurorën perandorake.
    - Përse të zgjedh Parisin që ka kaq shumë maskarenj? Deri sa të kem gjak në vena nuk do të lejoj parizianët të bëjnë ligjin. Do të më mjaftojnë pesëmbëdhjetë mijë vetë që të shtrëngoj Parisin për ta dërguar në provincë. Do ta shtie në dorë dhe do t'i detyroj ata që të shporren njëqind lega larg. Këshilltarët donin ta qetësonin, duke i thënë se nuk ishte e nevojshme t'i vinte veshin atyre që thonin nën dhëmbë parizianët, sepse në fund të fundit nuk kishte ndonjë opozitë të vërtetë dhe të qartë.
    - Madhëri, - i thanë ata, - gjithandej mbretëron qetësia.
    - E rregulloj unë këtë punë, - u përgjigj Napoleoni, - sepse ai që do të dojë të lëvizë, ka edhe gijotinë pastaj.

    * Në biseda të ndryshme, Napoleoni mbretin e Prusisë e dëgjonte me durim: Rrallë i thoshte ndonjë fjalë, po gjithnjë ftohtë dhe në mënyrë fyese. Në një nga bisedat e fundit e vështroi gjatë nga lart - poshtë dhe pastaj, duke ndaluar vështrimin te xhaketa e oficerit madhor, e pyeti:
    - Po mirë, çdo ditë të duhet të kopsitësh gjithë këtë rresht të pafund kopsash? As më thua, nga e fillon nga lart-poshtë, apo nga poshtë-lart?

    * Në fund të shtatorit 1805, Napoleoni, që ishte drejtuar për në Austerlic,kaloi nëpër Strasburg. Një mëngjes i erdhi në pritje një i quajtur Shulmajster, i cili ishte gati të vihej në shërbim të perandorit si agjent për shërbime informative. Pasi e dëgjoi mirë, Napoleoni i dha leje që të largohej e përcolli shpejt dhe iu fut sërishmi punës që kishte në dorë. Kur pas pak ngriti kokën, i doli përpara një njeri trashaman dhe i ngathët.
    - Si keni guxuar të hyni këtu brenda pa lajmëruar më parë, - e pyeti Napoleoni.
    - Madhëri, po unë jam vetë ai Shulmajsteri që pak më parë më përcollët dhe më dhatë leje të largohem.
    Napoleoni mbeti i shtangur dhe që atë çast e mori menjëherë në shërbim atë njeri, që dinte aq mirë dhe aq shpejt të maskohej për bukuri. Ky agjent në të vërtetë i bëri shërbime jashtëzakonisht të mëdha si kryetar i policisë franceze në Vienë.

    * "Gojët e këqia" flisnin se Napoleoni kishte marrë mësime oratorie nga aktori i famshëm Talma. Një ditë Napoleoni u takua me Talmën dhe i tha:
    - E keni marrë vesh? Thonë, se ju më keni mësuar të bëj si perandor. Kjo është një shenjë që tregon se e bëj mirë këtë punë.

    * Më 2 Tetor 1808, Napoleoni ishte në Erfurt për një takim me Carin. Atje mori vesh se aty ishte edhe Gëtja të cilin donte t'a njihte. Takimi i tyre la për të dy njerëzit e mëdhenj një përshtypje të thellë. Napoleoni e mbajti gjatë duke i folur për veprat e Gëtes, të cilat i lavdëroi shumë, po bëri edhe disa vërejtje që vetë autori i pranoi si të drejta. Ndër të tjera ai i sugjeroi të bënte një dramë për vrasjen Qezarit. Kur ra fjala për tragjeditë e Shilerit, Napoleoni i quajti ato tragjedi bulevardeske. Gëtja atëherë iu përgjigj me guxim;
    - Nuk i njoh bulevardet tuaja, po i marr me mënd se do të jenë të mbushur plot me njerëz; më dhimbset të dëgjoj të flitet kështu për një prej gjenive më të mëdha të kohëve tona.
    Duke i rekomanduar Gëtes e po shkruante diçka për takimin e tyre, këtë t'ia kushtonte Carit, Gëtja iu përgjigj:
    - Madhëri, qysh në rininë time i jam përmbajtur parimit që të mos bëj kushtime, për të mos u penduar më vonë.

    * Një ditë në Berlin, Napoleoni po luante me letra me gjeneralët e tij. Në një çast u sul, rrëmbeu një grusht monedha të arta dhe i lëshoi pastaj me mospërfillje të binin mbi tryezë.
    - Prusianët, - tha ai, - i pëlqejnë shumë këta napoleonët e vegjël. Një gjeneral ia ktheu menjëherë:
    - Oh, po madje shumë më tepër se të madhin.

    * Napoleoni kishte shumë qejf t'i ngatërronte oficerët e tij, duke u bërë pyetje të shpejta. Njëherë iu drejtua një koloneli dhe e pyeti:
    - Sa vetë ke në regjimentin tënd?
    - Njëmijë e dyqind, - u përgjigj ai shpejt e shpejt.
    - Po sa janë në spital prej këtyre?
    - Njëmijë e dyqind, - u përgjigj ai shpejt e shpejt.
    Pyetjet dhe përgjigjet ishin aq të shpejta, sa që Napoleoni nuk u kujtua për përgjigjen që dha koloneli dhe u largua i kënaqur duke e falenderuar atë.


    * Për të hequr vëmendjen e popullit nga politika e tij sajoi çmimet dhjetëvjeçare. Të gjitha ambicjet dhe zilitë që ekzistonin midis letrarëve dhe personave të kulturës shpërthyen atëherë me një zhurmë të pashembullt lakmish, paturpësish dhe intrigash. Të gjitha gazetat u mbushën me qortime, polemika dhe me fyerje që lëshonin njerëzit pa të keq për njëri- tjetrin. Dhe publiku dëfrehej me këtë skandal. Napoleoni pyeti sekretarin e tij se çfarë mendonte për çmimet që kishte vënë ai dhe për polemikat që ishin nxitur për këtë qëllim.
    - Madhëri, - u përgjigj ai, - njëherë e një kohë bënin luftë kafshët që të dëfrenin njerëzit, sot bëjnë luftë njërëzit me njëri - tjetrin që të dëfrehen kafshët.

    * Një ditë Napoleoni mori vesh se një nga oficerët e tij e kishte kaluar masën në pije dhe ishte bërë xurxull. E thirri dhe i tha:
    - Kolonel më duket se e keni shkelur. Dhe tjetri ia priti menjëherë:
    - Po, Madhëri, vetëm se kam pirë gjithnjë për shëndetin tuaj.

    * Napoleoni përdorte nganjëherë këtë marifet: Dërgonte një sekretar ose adjutant për të pyetur në se kishte ndonjë veteran në regjimentin që do të inspektonte. Këta mernin të dhëna se ku kishte luftuar veterani, sa plagë kishte marrë, si quhej dhe kishte apo nuk kishte fëmijë. Ditën e inspektimit merrte vesh se kush ishte ushtari veteran për të cilin kishte marrë të dhënat. Napoleoni bënte sikur i kujtohej aty për aty, i afrohej e pyeste për emrin dhe i thoshte:
    - Oh, ja më në fund u takuam miku im. Të kujtohet Abukir? Po plagën që more në betejë si e ke tashti? A të dhemb ndopak kur prishet koha? Si ia çon babai yt, besoj se nuk do të jetë plakur. Po djemtë si i ke, a po rriten? Po mirë, si nuk e paske marrë ende Kryqin e artë? Hajde këtu, i dashuri im, se po ta jap unë që tani - dhe ia ngjiste menjëherë në gjoks. E tërë kjo gjë kishte efekt të madh dhe ushtarët e besonin me të vërtetë se ai i njihte të gjithë një për një dhe interesohej për punët dhe familjet e tyre.

    * Një prefekt kishte ardhur në Paris pa leje, duke lënë mënjanë detyrat shtetërore. Napoleoni e pa:
    - Çfarë po bën këtu? - E pyeti me ashpërsi.
    - Kam ardhur, - u përgjigj ai, - të shikoj vjehrrin tim, princin Lebrun, që është i sëmurë.
    - Po ju nuk jeni fëmijë i vogël që të mos kuptoni se detyrat shtetërore qëndrojnë përpara atyre të familjes, - i tha Napoleoni. Tashti prit kur të më japin për prefektë djem të rinj që i kanë buzët me qumësht.
    - Ç'moshë keni? - i tha perandori.Prefekti, pa u turbulluar fare dhe pa e marrë parasysh vështrimin e egër që i kishte hedhur perandori, bëri një përkulje të bukur dhe u përgjigj: - Madhëri, kam tamam atë moshë që kishit ju kur fituat betejën e urës së Arkolit.
    Perandori mbeti i kënaqur nga kjo përgjigje.

    * Një damë e bukur e pyeti një herë perandorin:
    - Madhëri, po si është e mundur që juve, që keni korrur kaq lavdi, kërkoni ende lavdi të tjera.
    Dhe Napoleoni ia priti:
    - Po ju zonjë që jeni kaq e bukur, përse vazhdoni të bëni gjithnjë tualet për t'u zbukuruar?

    * Një ditë Napoleoni, Bertje Masena shkuan së bashku për gjah. Të dy këta të fundit, me armët gati, ecnin disa hapa përpara perandorit. Kur u ngrit një tufë thëllëza, perandori, të cilit i përkiste nderi të qëllonte i pari, mori shenjë dhe qëlloi... Një saçmë ra në syrin e marshallit Masama. Menjëherë arriti ndihma dhe syri i marshallit shpëtoi nga rreziku. Napoleoni për të shfajësuar veten ia hodhi fajin Bertjesë për atë që ndodhi. Bertje u mundua të mbrohej me të gjitha mënyrat por meqenëse perandori nguli këmbë, ai ishte i detyruar të heshtte. Ku u kthyen, Napoleoni, që e dinte mirë si rrodhën punët në të vërtetë, thirri kirurgun e shquar Larey dhe urdhëroi ta kuronte Massenë dhe t'i jepte në dorë një letër nga ana e tij. Ajo letër e njoftonte për emërimin e ri, komandant të ushtrisë në Portugali, që shoqërohej edhe me një dhuratë të çmuar.
    - Ç'farë dreq njeriu që është ky! - thirri Massena duke qeshur, - do gjithnjë të të hedhë pluhur, ...ose saçma ...syve.

    * Një ditë Napoleoni mundohej të hipte në kalë dhe nuk arrinte dot. Një qytetar erdhi me të shpejtë që t'a ndihmonte.
    - E megjithatë, - i tha Napoleoni, - nuk besoj se u munduat dhe aq shumë, sepse nuk jam shumë i rëndë.
    - Oh çfarë po thoni Madhërf, - i tha qytetari, - juve jeni kundërpesha e të gjitha fuqive armike.
    Ky kompliment i pëlqeu shumë Napoleonit.

    * Napoleoni nuk shkruante pothuajse asnjëherë me dorën e tij. Ai vetëm diktonte. Ndonjëherë, kur ishte vetëm dhe kishte nevojë të komunikonte me shkrim, fillonte të shkruante por nuk e zgjaste shumë.Mbushte disa rreshta, pastaj e hidhte penën tutje dhe kërkonte ndonjë sekretar. Sekretarit i diktonte duke bërë ecejake nëpër dhomë dhe asnjëherë ndenjur. Ndoshta që ai u diktonte disa vetëve pa u ngatërruar fare. Italishten e dinte mirë, por e fliste keq dhe pranonte të mos fliste kur nuk ishte e domosdoshme. Napoleoni flinte pak, gjashtë orë gjumë i mjaftonin dhe kishte aftësi të çuditshme të ngrihej nga gjumi në mes të natës. Kur e zgjonin për ndonjë çështje me rëndësi, jepte urdhrat ose porositë e duhura në mënyrë të përsosur dhe e zinte gjumi menjëherë pa vështirësi.

    * Napoleoni ishte i pakënaqur nga një njoftim zyrtar që i erdhi prej Perandorit Françesk I, baba të perandoreshës Maria Luiza. Atëherë i tha së shoqes:
    Babai juaj është një ganash (që në frengjisht do të thotë njeri i trashë) Perandoresha, që nuk ia dinte kuptimin fjalës, sapo iku perandori pyeti një nga të pranishmit i cili, nga që nuk guxonte të thoshte kuptimin e vërtetë të fjalës, i tha: "njeri i mençur dhe mendjemprehtë".
    Ditën tetër Maria Lufza kryesonte mbledhjen e Këshillit të Shtetit. Midis të pranishmëve u bë një diskutim shumë i ashpër dhe gjakrat u ndezën shumë. Perandoresha iu drejtua ministrit Kombasierë dhe i tha me shumë madhështi:
    - Ju përket juve që ti pajtoni dhe ti sillni të gjithë në një mëndje, sepse jeni njeriu më "ganash" në gjithë perandorinë.

    * Një kont kthehej nga një mision sekret.
    - ÇFarë thanë për mua atje? - e pyeti Napoleoni.
    - Madhëri, - u përgjigj konti, - thonë se ju jeni perëndi.
    - Një perëndi? Një perëndi është shumë, - tha Napoleoni duke qeshur, - në të vërtetë nuk besoj që të thonë të gjithë kështu.
    - Në fakt, - mori prapë fjalën konti, - unë nuk mund t'ia fsheh madhërisë suaj se ka të tjerë që përkundrazi thonë se jeni djall.
    Napoleoni u ngrys në fytyrë.



    * Napoleoni nuk kishte aspak shije në të veshur. Gruaja e tij Josefina, përkundrazi vishej shumë elegante dhe vuante kur shihte burrin e saj të veshur keq. Për këtë ia ndërronte shpesh rrobaqepësin. Më në fund mori Legerin, rrobaqepësin më të dëgjuar të Parisit. Napoleoni i jepte këshilla që nuk qëndronin fare. Ai kërkoi që kopsat e kapotës t'i vendoste ashtu si në kohën e Frederikut të Madh.
    - Nuk kam për të pranuar kurrë atë gjë, - iu përgjigj Legeri, - ju do dukeni qesharak dhe unë do të humbas emrin e mirë që kam në profesion. Sikur të më jepni gjithë mbretërinë tuaj unë nuk do të pranoja t'ju bëja një veshje si ajo që doni ju.
    Napoleoni ia krisi gazit dhe e la rrobaqepësin të bënte si të donte.

    * Napoleoni i pyeti oficerët në se kishin ndonjë ankesë ose pakënaqësi. Atëherë doli nga rreshti një toger që nisi të ankohej për trajtim të keq dhe për padrejtësi ndaj tij, sepse e kishin lënë toger prej pesë - gjashtë vjetësh dhe nuk kishte ende asnjë shpresë për gradim.
    - Durim, durim!- i tha Napoleoni, - unë kam ndejtur toger shtatë vjet të mira dhe, siç e shikoni, kjo nuk më pengoi të bëj karrierë. Të gjithë të pranishmit qeshën dhe oficeri u kthye në vendin e vet.

    * Napoleoni ishte shumë i pasjellshëm me gratë. Njëherë në një ballo, në Tyleri i tha një dukeshe të bukur:
    - E çuditshme se si janë ata flokët e tu të trashë dhe të ashpër.
    - Ka mundësi që të jetë ashtu si thoni ju, - u përgjigj dukesha, - por asnjë burrë nuk m'i ka thënë ndonjëherë këto fjalë.

    * Ministri i shtetit Ronjo hyri një ditë në kabinetin e Napoleonit dhe e gjeti të zhytur në leximin e Polibit.
    - Madhëri, - e pyeti me çiltërsi ministri, - ju kërkoni në atë libër ndonjë betejë?!
    - Oh jo! - u përgjigj qetë Napoleoni, - unë kërkoj në këtë libër idetë ushtarake të kundërshtarëve të mi.

    * Kur pas njëqind ditëve u kthye nga Elba dhe vuri këmbën për herë të parë në truallin francez, Napoleoni i quajti bashkëatdhetarët qytetarë, pastaj vazhdoi rrugën e tij dhe shqiptoi fjalën tjetër francezë dhe më në fund pasi arriti në Paris dhe shqiptoi fjalën shtetas.
    * Gjatë njëqind ditëve jo gjithçka ishte në favor të Napoleonit. Nëpër rrugë lexohet kjo shpallje e perandorit"
    DEKRET
    Neni: I - Çdo vit duhet të më dorëzohen tetëqind viktima.
    Neni: II - Sipas rasteve këtë shifër mund t'a ngre në tre milionë.
    Neni: III - Të gjitha këto viktima do të çohen në kasaphanë.
    Por njerëzit tashmë donin paqe dhe përgatiteshin ta shporrnin perandorin satrap.

    * Napoleoni e vlerësonte shumë muzikën italiane dhe thoshte se ajo ishte më e bukura nga të gjitha, kjo gjë nuk mund të mohohet kurrë nga francezët.Mjeshtri Mehul i konservatorit të Parisit, si kundërshtar i këtij mendimi, porositi një libret të gëzuar me titull " I zemëruari". Kompozoi vetë muzikën e tij dhe e dërgoi në opera sikur të ishte muzikë italiane. Napoleoni ishte i pranishëm në këtë premierë dhe që nga preludi nisi të duartrokasë gjithë kënaqësi.
    Kur mbaroi shfaqja me duartrokitje të mëdha, u mor vesh nga të gjithë se ajo ishte vepër e Mahulit. Napoleoni e mblodhi menjëherë veten dhe tha:
    - Vazhdoni të më gënjeni gjithnjë kështu, se do të më gëzoni për lavdinë tonë dhe për kënaqësinë time.



    * Kur Paolina Bonaparti, që ishte martuar me princin Kamilio Borgeze, i shkroi të vëllait se donte ta emëronte të shoqin qeveritar të Piemontit, Napoleoni i dha këto përgjigje, për të vlerësuar burrin e motrës; "Kamilio është një kafshë. Askush nuk e di këtë më mirë se unë. Po, se mos vallë ka ndonjë rëndësi kur është fjala për të qeverisur një vend!"

    * Një mbrëmje, Napoleoni iu afrua një dame nderi të Perandoreshës dhe e pyeti ashpër dhe me zë të lartë që ta dëgjonin të gjithë:
    - E po, mirë, zonjë, gjithnjë ju pëlqejnë burrat juve? - Po madhëri, - u përgjigj ajo, - kur janë të sjellshëm.

    * Napoleoni e kishte shkrimin pothuaj të palexueshëm. Një ditë, në shën Helenë, dikush i lexoi një kapitull nga kujtimet e tij. Kur papritur ai ndaloi, sepse nuk kuptonte një fjalë, atëherë Napoleoni tha duke qeshur: - Kush nuk di të lexojë shkrimin e vet, është gomar me të vërtetë.
    - Madhëri, - i tha djaloshi, - nuk është shkrimi im, është juaji.
    - Napoleoni e mori dorëshkrimin për ta parë fjalën e shkruar keq, por pas një copë herë ia ktheu djalit duke i thënë:

    - Ti ke të drejtë, nuk kuptohet fare. Kush e di çfarë dreqin kam dashur të them në këtë vend.
    * Një ditë Napoleoni deshi të bënte një sulm kundër diplomatit rus Bakalov dhe e pyeti:
    - Nga bie rruga për në Moskë? Bakalovi iu përgjigj:
    - Madhëri, është e vështirë t'i përgjigjesh pyetjes suaj. Andej nga ne thuhet se të gjitha rrugët të çojnë në Romë, kështu edhe në Moskë mund të arrish nga rrugë të ndryshme. Karli XII përshëmbëll mori rrugën e Poltavës. (Sikurse dihet suedezët, të udhëhequr nga Karli i XII, u shkatërruan nga ushtria ruse pikërisht në Poltavë).
    Ishte në të vërtetë një kërcënim dhe Napoleonit iu desh të kafshonte gjuhën.

    * Më 1814 nuk lejohej që prej Anglisë të importoheshin beharna e mallra të tjera. Një ditë Napoleoni hyri papritmas në shtëpinë e një famulltari fshati dhe e gjeti duke pjekur kafe.
    - Si, - i tha perandori, - ju guxoni të përdorni mallra të ndaluara?
    - Unë përdor mallra të ndaluara?- ia ktheu prifti, - Po a nuk e shihni vetë që po e djeg në zjarr?

    * Pas fushatës fatkeqe të Rusisë dhe tërheqjes nga Moska ishte shkruar kjo epigramë:
    Në jetë të jetëve, kështu ka qënë pas fushatës së Egjiptit Napoleoni tha:
    - Në qoftë se unë do të vdisja nesër, vetëm gjysmë faqe do të më rezervohej në fjalorin universal.

    * Kur Napoleoni u arratis nga ishulli i Elbës, gazetat e paraqitën në këtë mënyrë ngjarjen e bujshme. "Antropofagu doli nga strofulla e tij". Dhe disa ditë më vonë "Përbindëshi fjeti mbrëmë në Grenobël". Pastaj më vonë: "Uzurpatori po avancon drejt kryeqytetit".
    Duke iu afruar Parisit terminologjia sulmuese po shkonte duke u zbutur dhe kur arriti në Paris, shkruhej kështu:
    "Napoleoni arriti në muret e kryeqytetit". Një ditë më vonë: "Madhëria e tij Perandori bëri hyrjen solemne në Tyleri, në mes të entuziazmit të nënshtetasve të tij besnikë".





    * Kur ishte ende Konsull i Parë, Napoleoni shkoi në përurimin e një ure mbi Senë. Atje u prit nga prefekti i Senës së poshtme. Ky nuk i pëlqeu fare me atë qëndrimin e tij shumë serbes.
    Për t'i ulur hundën, Napoleoni deshi ta kapte në gabim me pyetje për gjëra që i përkisnin departamentit të tij. Prefekti i zgjuar diti t'i përgjigjet aty për aty çdo pyetjeje. Napoleoni që donte të dilte fitimtar në këtë betejë fjalësh, i bëri këtë pyetje absurde:
    - A dini të më thoni zoti prefekt, sa zogj kanë kaluar sot mbi këtë urë? - Vetëm një, madhëri, një shqiponjë.

    * Gjatë një beteje një adjutant arriti deri atje ku ishte Napoleoni dhe i tha:- Madhëri, Murati është plagosur në njërën faqe. - Në një faqe? - thirri Napoleoni.- Po si është e mundur në një faqe dhe jo në të dyja? E po, nga doli plumbi Pastaj?- Ja si ndodhi madhëri: ndërsa gjenerali kishte hapur gojën erdhi një plumb që i hyri në gojë dhe i doli në fage.Napoleoni qeshi dhe tha: - Ja, pra, për të parën herë, Murati hap gojën me arsye.

    * Në betejën e Vagramit, Napoleoni e arriti fitoren në sajë të ndërtimit të urave. Ai mburrej për këtë ndërmarrje të bukur në mes të një grupi oficerësh madhorë.
    - Zotërinj, - tha Napoleoni, - ne mund të mburremi se kemi kaluar Danubin nën zjarrin e armikut në një pikë, ku përpara nesh asnjë nuk ka mundur të kalojë.
    Një nga gjeneralët e tij e ndërpreu perandorin:
    - Më falni Madhëri, e ka kaluar në të njëjtin vend Trajani, në fushatën e tij të dytë kundër dakëve.
    Perandori iu përgjigj si bishë: - Hesht, more kafshë!

    * Sovranët e Gjermanisë i vinin rrotull si burracakë, kurse Napoleoni i neveriste dhe nuk ua varte fare. Ka mbetur e famshme ndërhyrja harbute ndaj mbretit të Bavarisë, i cili rridhte nga një familje mendjemëdhenjsh. Në një pritje perandorake, ky po e mbante veten me të madhe dhe nisi të fliste me zë të lartë. Atëherë Perandori i tha: - Pushoni ju aty, mbreti i Bavarisë.

    * Gjatë betejës, Napoleoni kishte vënë re se një bataljon i trupave të tij nuk kishte shkathtësi në luftim.
    - Disa ditë më vonë u ndal përpara atij batalioni dhe thirri komandantin:
    - Kolonel...!Po komandanti, që e dinte sa shumë i pëlqenin Napoleonit ata që flisnin në mënyrë origjinale, e ndërpreu:
    - Madhëri, nuk jam kolonel, por jam nga ai dru me të cilin bëhen kolonelë.
    Napoleoni, pasi i hodhi një vështrim mospërfillës, i tha:
    - Shumë mirë atëherë, kur të kemi një regjiment me ushtarë prej druri, ju do të jeni koloneli që do ta komandoni
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #158
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTIDHI



    ARISTIDHI (540-467 p.e.r.), veprimtar politik dhe strateg i Greqisë së lashtë

    * Themistokliu deklaroi në asamble për një plan të rëndësishëm, të cilin nuk donte t'ua bënte të njohur të tjerëve. Besimi ndaj mençurisë e drejtësisë së tij ishte aq i madh sa asambleja ngarkoi Aristidhin për ta dëgjuar. Themistokliu i tha ta mbante të fshehtë se, që Athina të kishte zotërim të plotë mbi gjithë Greqinë, mjaftonte të digjeshin brenda një nate të gjitha anijet greke që ishin mbledhur për një ceremoni në portin më të afërm. Aristidhi u kthye në asamble dhe u tha se plani i Themistokliut ishte shumë i dobishëm dhe i lehtë për t'u realizuar, por nuk ishte e drejtë,madje ishte edhe i djallëzuar.Atëherë asambleja e kundërshtoi menjeherë.

    * Aristidhi gjykonte një ditë një çështje midis dy personave. Njëri prej tyre,për të mikluar gjykatësin, i kujtoi të gjithë të këqijat që kundërshtari i tij kishte bërë kundër vetë Aristidhit. Ai e ndërpreu:
    -Tashti këtu po gjykohet çështja jote dhe jo imja.
    Aristidhi njihej nga të gjithë si njeri i drejtë. Kur në teatër po recitoheshin vargjet: "Ai nuk kënaqet vetëm me mendimin e drejtë, por dhe dëshiron ta shohë të drejtën në sy", - pothuaj të gjithë shikuesit e shfaqjes e drejtuan andej nga ishte Aristidhi
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #159
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTIPI


    ARISTIPI (390 p.e.s.) filozof i lashtësisë greke


    * Aristipin e qortuan njëherë se i ishte hedhur te këmbët tiranit Dioniz për t'i kërkuar një favor. Ai menjëherë ishte përgjigjur:
    - Nuk është faji im që Dionisi i ka veshët te këmbët.



    * Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar një numër të pafund librash.
    - Nuk janë më të shëndoshë ata që hanë më shumë, - i tha Aristipi, - po ata që tretin më mirë.
    Tirani i Sirakuzës, Diomsi, kërkoi të dinte përse filozofët bëjnë mjaft vizita te princat dhe princat nuk shkojnë kurrë te filozofët.
    - Sepse, - iu përgjigj Aristipi, - janë mjekët që venë për të vizituar të sëmurët te mjeku.



    * Dionisi i Sirakuzës e kishte vënë njëherë Aristipin në vendin e fundit të tryezës
    - Duket, - i tha Aristipi, - se paske vendosur ta rehabilitosh këtë vend.



    * Një ditë e pyetën filozofinn Aristip, se çfarë kishte të mirë dhe të bukur filozofia.
    - Ja, - u përgjigj Aristipi, - edhe në qoftë se abrogohen të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve, filozofët do të vazhdojnë të jetojnë me ndershmëri si më parë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
    Një njeri shumë i pasur dhe dorështrënguar donte që Aristipi t'i jepte mësime të birit. Ai pyeti se sa duhej të paguante per këtë punë.
    -Do të më japësh pesëdhjetë dhrahmi - i tha Aristipi.- Po me pesëdhjetë dhrahmi, - thirri kurnaci, - unë blej një skllav. - E po atëherë blej skllavin, - përfundoi filozofi.Kështu do të kesh dy, atë që do të blesh dhe tët bir.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #160
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTOTELI



    ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisë së lashtë



    * E pyetën Aristotelin:
    - Çfarë fiton kur mendohesh?
    - Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.

    * I dituri Aristotel shpesh thoshte:
    - O miqtë e mi, nuk ka miq!

    * Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut:
    - Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.

    * Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin:
    - Nuk të habit gjithë kjo elokuencë?
    - Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?

    * Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha:
    - Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha.
    - Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •