Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 165
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHOPEN, Frederik



    SHOPEN Frederik (1810 - 1849) kompozitor i madh romantik dhe pianist virtuoz



    * Kur Shopeni ishte në Londër u tha miqve se një natë më parë nuk kishte mundur të flinte. Ditën tjetër në shtëpi gjeti një krevat me sustë, një dyshek me pupla dhe dy jastëkë. Ato i kishte sjellë fshehurazi një admirues i Shopenit. Më vonë u mor vesh se ky ishte një fabrikant pianofortesh.


    * Në Angli dhe në Skoci për Shopenin tregonin kujdes të madh.
    Ai u thoshte miqve të tij:
    - Gjithë ky interesim më mërzit dhe më shqetëson shumë. Edhe pse kudo më rrethojnë njerëz, e ndiej veten të vetmuar tmerrësisht të vetmuar. Anglezët nuk janë si francëzët e mi të dashur. Ata e duan artin jo se e kuptojnë po sepse është një luks. Ç'duhet bërë kur mbas darkës ata e zhytën në bisedat e tyre që unë nuk i kuptoj dhe në uiskin e tyre që unë nuk e pëlqej?
    Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm se t'i vështroj kur flasin dhe t'i dëgjoj kur pinë.


    * Shopeni ishte shumë i varfër. Miqtë e tij përpiqeshin që t'i jepnin para fshehurazi, sepse nuk pranonte. Admiruesja e tij Stërling i dërgoi një letër anonime me njëzetepesëmijë lira. Portierja, që nuk e dinte se ç'kishte ajo letër, e vuri në sahatin e madh dhe e harroi atje. Muzikanti po jetonte gjithnjë e më keq. Pas disa kohësh Stërling e pyeti Shopenin në se e kishte marrë letrën. Kur mësoi se ai e kishte marrë, ajo qe e detyruar të thoshte të vërtetën. Shopeni protestoi dhe i tha:
    - As mbretëresha e Anglisë nuk do të më detyronte të pranoja një dhuratë si kjo!


    * Një këpucar i pasur e ftoi Shopenin në shtëpi. Pasi hëngrën drekë ai iu lut mjeshtrit të ulej në pianoforte. Shopeni deshi të shmangej por tjetri nguli këmbë.
    - Aman të lutem, - i tha i zoti i shtëpisë, - vetëm sa të shoh sesi luhet në piano.
    Shpeni u detyrua të luante në piano. Disa ditë më vonë ishte ai që e ftoi për drekë këpucarin. Pasi hëngrën i solli të ftuarit në mes të dhomës një tryezë të vogël këpucari me gjitha veglat e duhura dhe iu lut të bënte një palë këpucë.
    Kjo i habiti të gjithë, por Shopeni i tha pa të keq:
    - Kini mirësinë, ju lutem, vetëm sa të shoh se si bëhen këpucët.


    * Midis admiruesve të Shopenit ishte edhe një zonjushë shumë e bukur skoceze nga një familje mjaft e pasur që kishte një kështjellë të mrekullueshme dymbëdhjetë milje nga Edinburgu. Ajo ishte dashuruar me Shopenin dhe donte të martohej me të. Miqtë e tij i thanë për këtë gjë Shopenit. Ai, duke tundur kokën me trishtim, u përgjigj:
    - Po pse nuk më thoni më mirë të martohem me vdekjen?
    Kjo ndodhi më 1848 kur muzikanti e ndiente veten shumë keq dhe po i vinte vdekja
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHOU, Zhorzh Bernard



    SHOU Zhorzh Bernard (1856-1950) dramaturg i shquar anglez dhe personalitet politik, në vitet 1880-1890 ka qenë një nga krerët e shoqërisë fabiane





    * Në artikujt kritikë për teatrin, që i botoi në një revistëLondrës, Shou ishte shumë ironik dhe i ashpër. Megjithatë mendonte se ishte më dashamirësi midis kritikëve. Atyre që e akuzonin se ishte shumë i ashpër, u përgjigjej:
    - Sikur njerëzit të dinin se çfarë nuk u them!


    * Kritiku Arker qe ai që e nxiti Shoun të shkruante komedinë e parë dhe meqenëse Shou ngurroi, ai i tha që ta shkruante së bashku. Shou e ndërtoi dialogun sipas Arkerit. Mbas akteve të para pa se struktura kishte ndryshuar dhe kishte mbetur vetëm dialogu. Arkeri nuk e pranoi bashkëpunimin dhe tha se Shou nuk mund të bëhej kurrë komediograf. Por përkundrazi u bind se teatri ishte dhunti e tij dhe për të ai ngulte këmbë.


    * Shou e tregonte kështu historinë e martesës së tij:
    - Një ditë në fund të shekullit XIX, po kaloja me biçikletë diku pranë në fshat. Aty u rrëzova dhe nxora kupën e gjurit. Zonjusha Karlota Fein më kuroi me përkujdesje të veçantë për disa javë kur unë rrija shtrirë në shtrat. Atëherë unë e kuptova se duhej të martohesha me të. Ditën që do të nisesha nuk kisha asnjë dëshirë ta braktisja atë shtëpi. U ngrita para agimit për t'u larguar fshehurazi, por sapo bëra hapin e parë për të kaluar nëpër shkallën e madhe që të nxirrte në kopsht, këmba e sëmurë më shkau dhe u rrokullisa deri në fund të shkallëve. Karlota doli me të shpejtë dhe më ndihmoi që të ngrihesha. Ky ishte çasti që vulosi martesën tonë.


    * Më 1899 shtëpia botuese, që do të nxirrte një fjalor biografik të bashkëkohësve, i dërgoi një skedë Shout. Ai duhej t'i përgjigjej pyetjes: "Si e kaloni kohën e lirë?"
    Shouupërgjigj:
    - Kudo, vetëm jo në sport.



    * Një avokat dhe një kirurg, miq të Bernard Shout, ishin duke diskutuar gjatë darkës për dramaturgët. Shou dëgjonte dhe heshtte.
    - E po tashti, përse nuk na treguat edhe ju ndonjë gjë? - i thanë miqtë.
    - Di vetëm një, - tha dramaturgu, - dhe do t'jua tregoj me pak fjalë. Gjatë një operacioni një kirurg, që unë e njoh, e humbi gjakftohtësinë dhe në vend që t'i hiqte pacientit organin e sëmurë, i hoqi atë pjesë të sistemit nervor që kishte lidhje me ndërgjegjen.
    - E po mirë - e ndërpreu avokati, - po pastaj ç'ndodhi?
    - I sëmuri - vazhdoi Shou, - megjithatë u shërua, por meqënëse nuk ishte me ndërgjegje u bë avokat.


    * Një admiruese amerikane i shkroi këtë letër Bernard Shout: "Zotni ju jeni njeriu më i zgjuar në botë dhe unë gruaja më e bukur. Fëmija që do të Hndë do t'i ketë këto cilësi tona", Shou u përgjigj: "Po si do ti bëhet po të *në ngjajë mua nga bukuria dhe ty nga mençuria?"

    * Në vitin 1925 akademia suedeze i dha çmimin Nobel, që shoqërohej me tetëmijë stërlina.
    Atëherë Shou me shaka tha:
    - Sigurisht, ata kanë dashur të më japin çmim që unë të mos shkruaj më. Çmimin ai e pranoi por nuk deshi të merrte paratë që i takonin. Ai shprehu dëshirën që ato para t'ua jepnin autorëve të varfër suedezë.


    * Një herë Shou u dërgoi minatorëve të Durhamit tridhjetëmijë stërlina si ndihmë për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Gazetarët, të frymëzuar nga një vepër kaq njerëzore, i kërkuan arsyen e këtij veprimi, por nuk mundën të nxirrnin nga goja e tij veçse këto fjalë:
    - Gjashtë për qind!

    * Bernard Shou iu afrua pas shfaqjes një të panjohuri që fishkëllente një komedi të tij.
    - A është e vërtetë se është shumë e keqe kjo pjesë? - e pyeti.
    - Po shumë e keqe, - i tha tjetri.
    - Po ky është edhe mendimi im, por ç'mund të bëjmë ne të dy vetëm kundër mendimit të të gjithëve?


    * Shou i hante shumë barishtet dhe ishte kundër mishit.
    Për këtë ai thoshte:
    - Mendoni ç'energji të jashtëzakonshme ka në një kokër gruri. Mblidhni një lëndë lisi dhe shihni më vonë ç'dru i madh do të rritet e do të mbushë pyllin. Po të futni në dhe një kofshë mishi do të shihni se ç'farë do të lindë.


    * Shou kishte në shtëpi një grua që i shërbente si kameriere dhe si sekretare. Një ditë ajo i vuri një letër të shkruar dhe i tha: "Një gazetar ka lënë këtë shkrim dhe ju lutet t'i përgjigjeni kur të keni pak kohë të lirë". Shou i hodhi një sy letrës, ia ktheu kamarierës dhe i tha:
    - Përgjigjuni ju në vendin tim. Sot kam shumë punë dhe nuk kam kohë. Letra e gazetarit ishte një pyetësor për jetën intime dhe regjimin jetësor të shkrimtarit të shquar.
    Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve: "Në ç'orë ngriheni në mëngjes? Ç'bëni porsa ngriheni? Kur shkoni për shëtitje? Ç'bëni rreth orës njëmbëdhjetë deri në mesditë?
    Pas disa ditësh Shou lexoi në gazetë se çdo ditë ai fshinte këpucët e guzhinieres dhe midis orës njëmbëdhjetë dhe mesditës qëronte patatet.


    * Në një darkë ndodhej pranë një zonje, që e kishte dashuruar njëzet vjet më parë. Shou i pëshpëriti në vesh:
    - Ju keni letrat e mia të dashurisë. M'i ktheni ju lutem, sepse autografet e mia sot vlejnë shumë.
    - Oh, sa keq që po më vjen, - i tha zonja, - po unë ato i kam shitur.


    * Censura e ndaloi menjëherë shfaqjen e një komedie të Shout. Shumë vjet më vonë, më 1924, më në fund u dha leja për shfaqjen e saj. Kur e pyetën Shoun për këtë, ai u përgjigj:
    - Tani që kam arritur moshën gjashtëdhjetë e tetë vjeç dhe po i afrohem fundit,censuruesi më dha lejen për ta shfaqur këtë punë rinore të shkruar rreth tridhjetë vjet më parë. Duke më dhënë lejen e shfaqjes ai kërkon të poshtërojë emrin dhe famën time letrare. Po të kërkohej mendimi im për shfaqjen e komedisë unë do të përgjigjesha pa ngurim: - Më mirë kurrë se vonë!


    * Kur Shou shkoi në gjendjen civile për ceremoninë zyrtare të martesës, ishte mjaft i sëmurë, ecte me paterica dhe kishte veshur një xhaketë të përdorur dhe të grisur në sqetulla: Dëshmitarët e tij përkundrazi ishin veshur me rrobat e tyre të zeza, siç qe në modë në ceremoni të tilla.
    - Nëpunësi i gjendjes civile, - tregon vetë Shou, - u habit shumë kur mori vesh se dhëndri isha unë. Ai më kishte marrë për ndonjë lypës të zakonshëm, nga ata që ndjekin shpesh dasmorët. Veçanërisht njëri nga dëshmitarët, një burrë me trup të gjatë, i veshur mirë, iu duk nëpunësit të gjendjes civile si heroi i çastit dhe me qetësinë më të madhe do ta martonte me të fejuarën time. Për burrin e gjatë, që ishte si dëshmitar, ishte shumë e vështirë formula që i kërkohej, prandaj për një çast nguroi, u zmbraps dhe ma la mua vendin e tij.


    * Kur po diskutonin në shtëpinë e një miku se a mund të vdisje nga një dashuri e papërfillur, Shou u rreshtua në anën e tyre që besonin se njeriu mund të vdesë nga dëshpërimi i dashurisë së pafat. Me këtë rast ai tregoi për një mikun e tij, që ishte dashuruar marrëzisht pas një vajze e cila nuk donte të martohej me të.
    - Dhe miku juaj vdiq nga dhimbja? - pyeti një vajzë shumë e emocionuar.
    - Po, - u përgjigj Shou, - ai vdiq nja pesëdhjetë vjet më vonë.


    * Duke kujtuar, se ndoshta pritja e ftohtë e publikut për romanet e tij vinte nga shikimi i tij i gabuar, Shou shkoi të vizitohej te një okulist. Ai e siguroi duke i thënë se shihte mirë, pamja e tij ishte normale.
    - Por normale, - shtoi mjeku, - nuk do të thotë krejt e zakonshme, sepse vetëm dhjetë përqind e njerëzve kanë vështrim normal.
    Atë çast Shou tha:
    - Tashti e kuptova shumë mirë përse publiku nuk më kupton. Unë shkruaj vetëm për ata që kanë shikim normal dhe ata qenkan kaq të paktë.


    * Një admiruese e Bernard Shout i shkroi: "Do të dëshiroja të njihemi. Jam në shtëpi të mërkurën që vjen, nga ora pesë deri më shtatë".
    Bernard Shout i thanë se ishte fjala për një zonjë të vjetër dhe shumë të mërzitshme, e cila i ndiqte nga pas njerëzit e shquar. Shou iu përgjigj: "Edhe unë jam në shtëpi të mërkurën e ardhshme e në të njëjtën orë, sepse pres një mik".


    * Komediografin e shquar që po ecte rrugës i zhytur në mendime, e takoi një mik.
    - Çfarë ke, - e pyeti ai, - po më dukesh shumë i shqetësuar. Shou psherëtiu thellë dhe tha:
    - Po, është një çështje që më ngacmon dhe për të cilën nuk arrij të gjej zgjidhje. A e dini se mbas disa miliona vjetësh toka do të zhduket? Dhe unë dua të di se ku do të ulen aeroplanët që fluturojnë në qiell.


    * Bernard Shou ishte me një grup shokësh nga Anglia në restorantin e stacionit hekurudhor të Romës. Kur erdhi çasti për të paguar, asnjeri nuk dinte si t'i thoshte kamerieres e cila nuk dinte anglisht, që llogarinë ta bënte veç e veç për secilin. Miqtë e Shout e dinin se ai kuptonte pak italisht dhe kërkuan që të merrej vesh me të. Komediografit, që nga koha kur e kishte mësuar në shkollë, i kishin mbetur në kujtesë vetëm disa fragmente letrare të ndryshme. Një çast i erdhën ndërmend disa vargje të Dantes: "Gjithëkund për vete, gjithësecili për qiellin". Këtë e deklamoi me shumë sukses.
    - Miqtë e mi duartrokitën fort, - tregonte Shou - dhe fama ime si njohës i mirë i italishtes u rrit njëqind herë.


    * Shou u tregoi këtë ndodhi admiruesve të tij:
    - Një herë në zyrën e drejtorit të teatrit, ku shfaqeshin komeditë e mia, hyri marangozi i tearit që kërkonte ngritjen e rrogës.
    - Po puna jote këtu është shumë pak e lodhshme. Rrallë të ndodh që të bësh ndonjë riparim. Pastaj mos harro se ke përparësinë të dëgjosh çdo mbrëmje komeditë e Bernard Shout, - i tha drejtori.
    Atëherë marangozi ngriti sytë me trishtim në tavan dhe tha:
    - Po është pikërisht kjo arsyeja që unë kërkoj rritjen e mëditjes sime.


    * Shou shkoi shumë i ri në Londër dhe punoi si nëpunës. Dëshira e tij ishte të bëhej shkrimtar. Prej tij 1876 deri më 1885, pra brenda nëntë vjetëve, gjithë fitimet e tij letrare përmblidheshin në gjashtë stërlina, katër prej të cilave i kishte fituar me një shpallje, që i kishte bërë një farmacisti. Të pesë romanet që shkroi në këtë periudhë të gjithë botuesit ia kthyen.
    Në njërin prej tyre të titulluar "Papjekuria", botuesi i përgjigjej midis të tjerave: "Edhe autori është i papjekur".
    Shou tregonte:
    - Romani shkoi si ushqim për minjtë në tavan, por edhe ata nuk e mbaruan dot. Me sa duket ishte i thartë edhe i papjekur edhe për minjtë.


    * Në vitet e para të qëndrimit në Londër Shou e kaloi mirë me paratë e prindërve dhe me ato që fitonte vetë.
    - Përse mund të ankohesha?
    - Thoshte Shou. Kisha në dispozicionin tim një bibliotekë, atë të British Muzeut, një pinakotekë të mrekullueshme si ajo e Londrës. E po, për çfarë do të më duheshin paratë? Për të blerë cigare? Po unë nuk e pi fare. Për të blerë shampanjë? Po të kisha veshje të tilla njerëzit do të më ftonin në pritje dhe atëherë si do t'u shmangesha? Për të blerë kuaj? Po ata janë të rrezikshëm. Tashti që kam para aq sa dua nuk kam blerë asgjë. Më mjaftuan që kur mbyll sytë shoh atë ëndërr që dua.


    * Një gazetar e ftoi Shoun për një intervistë, i cili iu përgjigj: - Bernard Shou është një beqar irlandez gjetarian, gënjeshtar, llafazan, që bën vullnetarisht konferenca e dashuron muzikën, nuk e pranon qëndrimin e shoqërisë së sotme ndaj gruas dhe beson seriozisht te forca e artit.
    Veprat e Shout patën sukses veçanërisht në Amerikë. Ai thoshte duke qeshur:
    - Gjithnjë kam pasur kujdes dhe zell të madh që të mos shkruaj asgjë të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Banorët e atjeshëm i kam trajtuar si fshatarë të pagdhendur dhe kam shkruar se amerikani është nëntëdhjetë e nëntë përqind idiot. Përfundimi i gjithë kësaj është se ata më lavdërojnë aq shumë, sa që një ditë do të gënjehem dhe do të shkruaj ndonjë fjalë të mirë për ta. Atëherë ata do të dyshojnë edhe do të arrijnë në përfundimin se unë nuk jam veçse një shkrimtar mediokër dhe do të më braktisin.


    * Shou mbajti një konferencë me temë për borgjezinë. Ai u duartrokit shumë, megjithëse nuk dha ndonjë përkufizim për borgjezinë. Në fund të konferencës një prej dëgjuesve e pyeti pikërisht për këtë përcaktim:
    - Ç'mendoj unë për borgjezin? - u përgjigj Shou duke fërkuar mjekrën. - Është një gjë e thjeshtë për ta kuptuar.
    Borgjezi është një njeri që nuk pranon bakshish më pak se pesë stërlina.


    * Kur intervistuan në gazetë, një shkrimtar amerikan, tha:
    - Gjithë koha ime e lirë kalon me propagandë socialiste dhe me tenis. Kur e dëgjoi këtë intervistë Bernard Shou, mbas leximit të romanit
    gjoja socialist të këtij shkrimtari, tha:
    - Do të bënte mirë të merrej më shumë me tenis.


    * Gjatë provave të një komedie Shou ndërpreu aktoren kur po interpretonte.
    - Të lutem, - i tha, - mos shtoni gjë nga humori juaj në tekstin tim, sepse ai i juaji paska shije të keqe.
    Aktorja e vështroi e habitur dhe i tha:
    - Po zotni, unë nuk po bëj gjë tjetër veçse po përsëris fjalë për fjalë ato që keni shkruar ju. Pastaj i zgjati tekstin Shout. Ai pasi pa se aktorja kishte të drejtë, tundi kokën dhe thirri:
    - Bobo në ç'llum paskam rënë!


    * Një autor i ri ngulmonte që Shou t'i jepte gjykimin e tij për një komedi që kishte shkruar. Djaloshi nisi t'ia lexonte, por shpejt pa se Shoun po e merrte gjumi.
    Autori e zgjoi Shoun dhe i tha:
    - Po më premtuat të më jepni gjykimin tuaj, kurse ju ia futët gjumit.
    - Shiko more djalë i mirë, edhe gjumi është një gjykim, - përfundoi Shou.


    * Kur udhëtoi për në Skoci, Bernard Shou ishte në një vagon me dy vetë, të cilët, nisën të flasin rreth shkrimtarit të shquar. Ata e kishin pranë por nuk e njihnin për fytyrë. Njëri e admironte dhe tjetri e shante. Pasi nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, kërkuan mendimin e bashk-udhëtarit të tyre.
    Ai iu shmang duke thënë:
    - Zotërinj, po si mund t'ju jap ndonje mendim për Shoun?
    Nuk e kam parë kurrë ballëpërballë dhe nuk kam blerë asnjë herë ndonjë libër të tij.


    * Ç'është optimizmi dhe ç'është pesimizmi? Po diskutohej shumë për këtë temë në një darkë dhe gjithësekush jepte mendimin e tij. Bernard Shoun e ftuan për ta mbyllur diskutimin:
    - Ja, marrim një shishe të mbushur deri në gjysmë me verë dhe e vëmë përpara dy vetave. Optimisti do të thotë: "Oh, ç'fat! Shishja është mbushur për gjysmë. Ndërsa pesimisti do të flasë duke rënkuar: "Ç'fatkeqësi shishja qenka mbushur përgjysmë"!


    * Në një mbledhje letrarësh të mbledhur nga e gjithë bota Bernard Shou satirizoi të gjithë njerëzit më të dëgjuar të Londrës.
    Midis tyre ishte edhe një shkrimtar, që gjatë jetës së tij nuk donte të ndeshej me asnjë, sidomos me njerëzit e fuqishëm të Londrës. Ai iu afrua Shout dhe i tha në vesh:
    - Ju me këtë ironinë tuaj të tmerrshme do të përfundoni pa asnjë mik. Dhe Shou ia priti:
    - Vërtet, po ju me atë ëmbëlsinë tuaj keni përfunduar që tani pa asnjë armik dhe jeni shumë më keq se unë.


    * Bernard Shou ishte armik i radios. Kur ishte në Londër hante një një restorant modest. Pasi u largua prej Londrës për një periudhë të gjatë, u kthye në lokalin e tij të preferuar. Pronari e kishte modernizuar restorantin dhe kishte shtuar edhe një radio. I zoti i lokalit i tha Shout:
    - A do të dëgjosh gjë të bukur? Dhe Shou iu përgjigj:
    - Dua një gjysmë ore qetësi.


    * Paul Vitman, mbreti i famshëm i xhazit, shkoi në Londër për të dhënë koncert në radio. Një të diel shkoi në bregdet për të kaluar ditën dhe atje u njoh me Bernard Shoun. Shkrimtari i shquar nuk ishte në humor të mirë atë ditë. I kërkoi ndjesë muzikantit se këtë gjendje ia shkaktonte migrena. Vitmani u mundua që ta sjellë sa do pak në humor.
    - Po mos doni t'i bie saksofonit që të vini në formë ndopak?
    - Jo, faleminderit, - iu përgjigj Shou, - më mirë le të më dhembë koka.


    * E pyetën Shoun ç'mendonte për ekzistencën e njerëzve në Mars. - Jo, - u përgjigj qetë-qetë Shou, - rfjerëzimi është sëmundje e tokës. Planetet e shëndetshme nuk kanë njërëz.


    * Dy nga maksimat që parapëlqente Shou:
    - Mos u bëj të tjerëve atë që dëshiron për vete, sepse shijet e tyre mund të jenë të ndryshme nga ato të tuat.
    - Mos qëndro kurrë përpara tundimeve. Provo çdo gjë dhe pastaj mbështetu te më e mira.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHTRAUS, Johan



    SHTRAUS Johan (biri) (1825 - 1899) muzikant i famshëm austriak që u quajt "mbreti i valsit"


    * Babain e Johan Shtrausit prindërit donin ta bënin libralidhës dhe jo muzikant, sikurse dëshironte ai. Vetë e mësoi violinën, mori pjesë në një orkestër dhe u bë dirigjenti i saj. Më vonë ai nuk donte ta dërgonte djalin e vet që të studionte për muzikë, por kërkoi ta çonin në gjimnaz. Johani i nxitur nga nëna e tij mësoi violinën nga violinisti i orkestrës së babait. Kur e mori vesh i ati e dëboi violinistin nga orkestra dhe e ndaloi të birin të studionte muzikë.


    * Një herë Johani i vogël u kthye nga shkolla në shtëpi i mërzitur shumë. Një shoku i tij i kishte sjellë një libër muzike. Ai harroi se ishte në shkollë dhe nisi të këndonte. Profesori si dënim e dëboi nga shkolla.
    Për fatin e Johanit të vogël babai u nda nga e shoqja e cila mbeti me të birin. E ëma e dërgoi të birin të studionte muzikë. Pak vjet më vonë djali arriti të drejtonte vetë një orkestër dhe të bënte kompozimet e para. Atëherë ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Dalja në publik ishte triumf i vërtetë. Valsi i tij i parë u përsërit katër herë për të kënaqur kërkesat e dëgjuesve të entuziasmuar.
    Kur i ati mori vesh suksesin e të birit donte të pajtohej me të. Por Johani nuk pranoi asnjë ndihmë nga i ati.


    * Kur u luajt për herë të parë valsi i famshëm " Valët e Danubit" nuk u pëlqye. Pasi u luajt disa herë me radhë nga orkestra e Shtrausit, suksesi ishte mesatar. Kur shkoi në Paris për të dhënë koncert në një veprimtari ndërkombëtare, Shtrausi luajti këtë vals për të provuar publikun parisian. Kësaj radhe suksesi ishte i madh dhe valsi shumë shpejt u bë mjaft popullor. Suksesi i Parisit e ndihmoi në Vjenë, ku më së fundi vepra e mjeshtrit u çmua. Qysh atëherë i ra rreth e qark botës në mënyrë triumfale. Botuesi i pagoi Shtrausit për këtë vals dy qind fiorina dhe për vete siguroi disa qindra mijë fiorina.


    * Për Balabilen1' e Johan Shtrausit admirimi kishte arritur deri aty sa një admiruese e la me testament që në funeralin e saj të merrte pjesë orkestra e Shtrausit dhe e drejtuar prej tij. Orkestranëve iu dha shpërblim i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë funeralit u luajtën disa valse që ishin caktuar në testament.
    Megjithëse njerëzit e kësaj admirueseje ishin fetarë nuk mundën të kundërshtonin vullnetin e shprehur prej saj. Funerali u zhvillua ashtu siç deshi admiruesja e Shtrausit.


    * Johan Shtrausi shkoi në Boston për të dirigjuar në një festival ku merrnin pjesë 20.000 ekzekutues dhe 100.000 dëgjues. Disa admiruese entuziastë kërkuan nga shërbëtori i mjeshtrit, ndaj një shpërblimi të madh, një tufë nga flokët e kompozitorit. Për t'i kënaqur të gjithë shërbëtori preu qimet e zeza të një qeni kaçurel si të kompozitorit dhe zonjat e Bostonit... paguan shpërblimin.
    Pas kësaj pune të lodhshme tha:
    - E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.


    Johan Shtrausin e pyetën nëse gratë mund ta bënin mirë punën e dirigjentit.
    - E përse jo, - u përgjigj kompozitori i shquar, - përderisa ato drejtojnë pothuaj gjithnjë burrat e tyre, shumë prej tyre janë pikërisht drejtuese të shkëlqyera orkestre.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHUBERT, Franc



    SHUBERT Franc (1797 - 1828) Kompozitor i shquar romantik i muzikës gjermane. Gjatë jetës së tij të shkurtër ka shkruar një numër të madh veprash të gjinive të ndryshme muzikore




    * Shuberti shumë herë parapëlqente muzikën e të tjerëve ndaj muzikës së tij. Dhe në qoftë se gjente diçka të bukur, nuk pushonte së lavdëruari.
    Kur po dëgjonte të përsëritej muzika e tij, e ndërpreu interpretuesin dhe i tha:
    - Mjaft me këtë muzikë se më mërziti. Letë dëgjojmë diçka nga muzikante të tjerë, për shembull diçka nga Moxarti.
    Pasi dëgjoi një pjesë prej "Rrëmbimit nga Saraji" kërkoi të përsëritej dhe thirri i emocionuar:
    - Kjo pjesë është shumë e bukur, shumë e bukur, unë do të rri këtu ta dëgjoj me orë të tëra pa u mërzitur fare.


    * Bethoveni që deri atëherë nuk kishte treguar ndonjë interesim për muzikantin e ri, ra i sëmurë rëndë në shtrat. Mjeku i tha se kishte nevojë të pushonte dhe për të kaluar kohën i dërgoi partiturat e Shubertit. Mjeshtri u habit shumë nga numri i madh i këngëve që ishin rreth pesëqind. Si njohu edhe muzikën e tyre mbeti më i habitur dhe thirri:
    - Tek ai ka me të vërtetë një shkëndijë hyjnore.


    * Pasi u kthye nga funerali i Bethovenit, Shuberti me disa shokë u futën në një pijetore anës rrugës. Ishte shumë i mallëngjyer dhe i trishtuar. Pastaj piu një gotë me verë në kujtim të mjeshtrit, duke thënë:
    - Për atë që tani porsa e varrosëm!
    Kur do të pinte gotën e dytë tha i dëshpëruar:
    - Për atë që do ta ndjekë i pari!
    Kjo parandjenjë e Shubertit u vërtetua më vonë prej tij.


    * Edhe kur u bë i famshëm Shuberti kaloi jetë shumë të rëndë. Gjatë dimrit të fundit të jetës Shuberti vuajti shumë nga të ftohtit dhe uria. Me një mikun e tij muzikant ishte në kafene. Pasi pinë pijen e zakonshme hëngrën bukë veresie. Ata hëngrën mjaft dhe u habitën me njëri- tjetrin për oreksin e madh që kishin. Më në fund Shuberti tha:
    - Po për mua shpjegohet, sepse kam qysh dje që nuk e kam vënë gjë në gojë.
    Miku i tij pohoi se edhe ai ishte në të njëjtën gjendje.


    * Një shoku i tij e thirri një mëngjes për të bërë një shëtitje, por Shuberti po vonohej duke rrëmuar nëpër disa rafte për të gjetur një palë këpucë pa vrima.
    - Më duket, - i tha me shaka shokut të tij, - se në Vjenë nuk prodhojnë këpucë pa vrima.
    Në tetor të vitit 1808 Shuberti u paraqit me të atin në kapelën perandorake, kur donte të hynte në shkollën e muzikës. Franci i vogël, i veshur me rroba të bardha, doli midis kandidatëve, të cilët filluantë qeshin me të.
    - Ai, - thanë ata, - është i biri i ndonjë mullisi. Të gjithë kandidatët i thirrën me radhë. Në fund i erdhi radha edhe Shubertit të vogël.
    - Ja edhe mullisi i vogël, - thirrën duke qeshur fëmijët e tjerë, - shikoni se tashti do të shkrihemi.
    Por të qeshurat nuk zgjatën. Sapo nisi të interpretonte Franci i vogël, komisioni u habit nga mjeshtëria e tij dhe e pranoi menjëherë në shkollë.


    * Dashuria e parë e Shubertit ishte e parakohshme. Ai ishte ende adoleshent kur dashuroi një vajzë, një farë Tereza Grop.
    Ajo nuk ishte as shumë e bukur, madje kishte edhe fytyrën të vrarë nga lia. Por ajo ishte shumë e mirë si njeri, shumë e urtë, shumë e dashur dhe shumë e ëmbël. Kur prindërit e saj i thanë të martohej me një tjetër (Shuberti i ri nuk kishte atëherë mjetet për t'u martuar dhe për të siguruar të ardhmen e gruas) ajo nuk kishte forca për të kundërshtuar.
    - Kështu, - thoshte Shuberti shumë vjet më vonë, - nuk munda ta kisha atë. Dhe nuk kam mundur kurrë në jetë të kem atë që kam dashur.


    * Shuberti ishte shumë fatkeq në dashuri. U dashurua me një konteshë të bukur, të bijën e një fisniku mburravec austriak, por ndryshimi i gjendjes së tyre shoqërore i pengonte për t'u martuar.
    - Përse nuk më ke kushtuar mua asgjë? - e pyeti një ditë kontesha.
    - Po çfarë thua? - ia priti në mënyrë të papërmbajtur Shuberti. E gjithë ajo që bëj të përket ty dhe të është kushtuar vetëm ty
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHUMAN, Robert



    Shuman Robert (1810 - 1856) muzikant dhe pianist i shquar



    * Në kohën e rinisë Shumani studjoi nga të gjitha, nga violina e deri te filozofia, nga pianoja te drejtësia. U laurua në drejtësi, por në fund iu kushtua krejtësisht pianos. Ai deshi të bëhej pianist koncerti. E rrëmbeu ideja që të ndërtonte një sistem të ri të gishtit, - sipas të cilit duhej t'i binte pianos vetëm me katër gishta, duke e lidhur një gisht me një copë rrip. Kjo shpikje të cilën e mbajti në fshehtësinë më të madhe, i shkaktoi një paralizë të gishtit. Ai hoqi dorë nga ëndrra për t'u bërë pianist.


    * Shumani u ftua një herë në Oborr së bashku me gruan.
    Mbreti injorant mendoi se muzikanti ishte e shoqja dhe jo ai. E ftoi në piano dhe gruaja luajti një pjesë të burrit. Mbreti e përgëzoi shumë gruan e artistit, pastaj i tha, që t'i prezantonte burrin.
    - Po ju, - i tha, - jeni edhe ju muzikant?
    - Nganjëherë madhëri, - u përgjigj Shumani.


    * Nëpër sallone Shumani ishte gjithnjë i heshtur.
    - Po ju zotni nuk flisni kurrë, - i tha një zonjë.
    - Zonjë, unë flas kuf jam në pianoforte.
    Me gjithë vështirësitë materiale dhe shëndetin e dobët Shumani kompozonte në mënyrë të palodhur. Brenda njëzet ditëve kompozoi dhe shkroi të njëzeteshtatë faqet e Mirtit1'. Pas kësaj pune të lodhshme tha:
    - E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RABLE, Fransua


    RABLE Fransua (1495-1553) mjek, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë



    * Rable ishte një mik i një kardinali të njohur të kohës. Një ditë u vu në një lloj peshku i mrekullueshëm. Rable e preku me pirunin e tij tha: "Është e vështirë për t'u tretur". Kardinali, që kishte shumë frikë ushqimet që nuk treteshin lehtë, e hoqi peshkun mënjanë. Pas pak Pa Rablenë që po e hante pjesën e tij qetë-qetë.
    jo për peshkun.

    * Kur Rableja dhe kardinali shkuan në Romë i priti Papa.
    Kardinali u lëshua që t'i puthte pandoflën shenjtërisë së tij, kurse Rableja me ta parë u largua pa thënë asnjë fjalë.
    Kur e pyeti Kardinali për shkakun e largimit, Rableja iu përgjigj:
    - Ju që jeni padroni im i puthët pantoflat, po unë atëherë çfarë dreqin do t'i kisha puthur?

    * Rable arriti një herë natën vonë në Marsejë. Në hotel nuk kishte vende dhe portieri nuk mund ta pranonte. Pas lutjeve të shumta hotelxhiu e pranoi në një db.omë të rezervuar, me kusht që të mos bënte as më të voglën zhurmë, se në dhomën pranë tij ishte një njeri me rëndësi, që nuk donte asnjë lloj zhurme aty pranë.
    - Ma jep se do të jem i heshtur si varri, - i tha Rableja.
    Pastaj hoqi këpucën e lëshoi pa kujdes në dyshemenë me dërrasë. U bë zhurmë e madhe në qetësinë e natës. Atëhere. u kujtua dhe këpucën tjetër e hoqi me kujdesin më të madh e pa bërë asnjë zhurmë. Pastaj u fut qetë-qetë në krevat. Pas pak kohë dëgjoi nga dhoma pranë një thirrje të fortë:
    - E po ç'pret akoma, more kafshë, që nuk e heq edhe këpucën tjetër?

    * Kur Rableja ishte i sëmurë rëndë për vdekje, u mblodhën rreth shtratit kolegët e tij, mjekët më të mirë, që përpiqeshin të bënin diçka për të. Ai iu drejtua me këtë lutje të fundit:
    "Lermëni të vdes me vdekje natyrale!"

    * Rableja e ruajti humorin e tij deri në pikën e fundit të jetës. Kur erdhi prifti për t'i bërë ritin e fundit, një nga të pranishmit e pyeti:
    - Ja zotnia jonë që vjen të të vizitojë. E njihni?
    - Po, - u përgjigj Rableja, - e njoh nga kafsha e tij e preferuar. Dihej se kafsha që parapëlqente shërbëtori i Jezu krishtit ishte gomari.

    * Fjalët e fundit që tha Rableja në shtratin e vdekjes ishin:
    - Uleni siparin, komedia mbaroi! Unë po shkoj të kërkoj një "Ndoshta më të madhe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RAFAEL, Santi



    RAFAEL Santi (1483-1520) një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane të gjysmës së parë të shek. XVI



    * Dy kardinalë po e qortonin një ditë Rafaelin sepse u kishte dhënë ngjyrë shumë të gjallë apostujve Pjetër dhe Pavël.
    - Megjithatë kjo nuk duhet t'ju çudisë, - u përgjigj artisti. - I kam pikturuar pikërisht kështu se janë në parajsë të skuqur nga turpi, duke parë kishën që ka rënë në këto duar të këqija.
    E pyetën Rafaelin sesi kish arritur në këtë nivel të lartë përsosmërie, Ai u përgjigj:
    - Duke mos lënë asgjë pas dore.

    * Rafaeli i donte shumë nxënësit e tij dhe sillej me ta me një përzemërsi të madhe, duke u dhënë pa kursim "sekretet" e artit. Prandaj atë në rrugë e rrethonin me dashuri një numër i madh nxënësish dhe dashamirësh.

    * Rafaeli pranonte këshilla dhe sugjerime edhe nga miqtë e tij letrarë. Midis tyre ishte Ariosto, i cilii e kishte frymëzuar për veprën "Dashuri dhe shpirt". Koncepti i tij artistik ishte: "Artisti nuk duhet të japë natyrën siç është, por si duhet të jetë".


    * Rafaeli ishte shumë i njerëzishëm dhe i dashur me njerëzit. Kur dëgjoi që një plak nga Ravena ishte shumë i ditur por i varfër, e mori në shtëpinë e tij dhe e rrethoi me një kujdes të veçantë. Dëgjonte gjithnjë me vëmendje mendimet e tij dhe e deshi shumë deri sa jetoi. Shumë i lidhur ishte edhe me Kastilionen. Gjithnjë u tregua mirënjohës me xhaxhain e tij që e kishte marrë në shtëpinë e vet kur ai ende fëmijë mbeti jetim. Kur vdiq Rafaeli, njerëzit e thjeshtë, që jeta nuk i kishte lejuar të merreshin shumë më artin, e qanë me lot dëshpërimi dhe e përcollën me një respekt të jashtëzakonshëm.
    Pas vdekjes së tij Roma u plaçkit dhe u rrënua nga gjermanët të cilët dëmtuan edhe Dhomat e famshme të Rafaelit në Vatikan që më vonë u restauruan nga Sebastiani i Plumbit.
    Ticiani, që nuk dinte gjë për këto ripunime dhe që nuk i kishte parë kurrë. Dhomat e famshme, takoi në rrugët e Romës mikun e tij Sebastianin e Plumbit dhe iu lut që ta çonte për t'i vizituar. Me të arritur te Dhoma, Ticiani i indinjuar thirri:
    - Kush është ai i krisur e i papërmbajtur që ka guxuar të bëjë këto marrëzira mbi këtë kryevepër?
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RASIN, Zhan



    RASIN Zhan (1639-1699) Poet i madh francez



    * Prindërit dëshironin që Zhani i vogël të bëhej prift dhe e dërguan në kolegj. Djali nuk kishte asnjë dëshirë për shërbimin fetar dhe i kalonte orët e studimit duke lexuar romane dhe tragjedi. Një herë kujdestari i kolegjit e kapi kur po lexonte një tragjedi dhe ia mori librin. Rasini gjeti një kopje tjetër të tragjedisë, e mësoi përmendësh pjesën dhe ia dha librin kujdestarit duke i thënë:
    - Tashti mund ta merrni dhe madje mund ta digjni.


    * Kur u dha për të parën herë shfaqja e komedisë "Grindavecët" e Rasinit, ajo u fishkëllye. Molieri, që e pa shfaqjen, mendonte se ishte një komedi e mirë. Ky gjykim i vajti në vesh mbretit. Ai e kërkoi ta shikojë vetë dhe komedia u dha në Oborrin mbretëror. Mbreti i dha të drejtë Molierit dhe komedia pati sukses të madh. Aktorët donin t'i jepnin lajmin e gëzuar Rasinit po atë natë. Megjithëse kaloi mesi i natës ata me një varg karrocash u nisën për te shtëpia e tij. Fqinjët menduan se kishin ardhur xhandarët për të arrestuar Rasinin, sepse ai kishte folur keq për gjyqet në komedinë e tij. Të nesërmen në Paris u hap fjala se Rasini ishte burgosur.


    * Mbreti Luigji XIV, kur u kthye në Versajë pas një beteje, u habit me Rasinin dhe Bualonë,1' që të dy historianë të Oborrit, që nuk kishin shkuar në fushën e luftës për të parë sesi ishte bër rrethimi i trupave.
    - Si thatë madhëri? - i tha mbretit Rasini, - po ne nuk kishim rroba për të qenë dhe gjatë kohës që rrobaqepësi po qepte rrobat tona, madhëria juaj i dhatë fund betejës shumë shpejt përpara se ai t'i përfundonte.


    * Dy autorë kishin bërë një pjesë teatrale me titull "Ifigjenia", për të
    konkurruar veprën me të njëjtin titull të Rasinit.
    Shfaqja e tyre nuk pati sukses. Rasini që të hakmerrej ndaj tyre u tha: - Përpara se të jepej shfaqja secili nga autorët pretendonte vetë për
    autorësinë. Menjëherë pas shfaqjes secili donte t'ia jepte tjetrit autorësinë
    e veprës.


    * Rasini mirëpritej në sallonet mondane megjithëse nuk mashtrohej prej tyre. Një herë u tha fëmijëve:
    - Mos besoni se njerëzit më përkëdhelin për vargjet e mia. Korneji i bën më të mira se unë dhe megjithatë askush nuk thotë gjë për të. E vërteta është se në sallonet mondane gjithkush flet për të që i intereson dhe askush nuk thotë gjë për mua. Ja pra ky është sekreti.
    Kur shkroi tragjedinë "Mitridati", doli të shëtiste në kopshtin e Tylerive, ku disa punëtorë po punonin. Rasini ecte duke deklamuar me zë të lartë vargjet e tij. Punëtorët lanë punën dhe po e ndiqnin nga pas, sepse, duke e parë ashtu që bënte gjeste dhe fliste fjalë të palidhura, menduan se mos ishte çmendur e do të mbytej në liqenin e kopshtit
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    REMBRAND, Harmaus Van Rejn



    REMBRAND Harmaus Van Rejn (1607-1669) Piktor i shquar dhe skalitës holandez



    * Rembrandi ishte miqësuar me një kryetar bashkie dhe të dy bashkë shkonin shpesh në fshat. Një ditë, sapo ishin ulur në tryezë, kryetarit i ra ndërmend se kishte harruar mustardën. Ai dërgoi shërbëtorin që të blente në fshatin fqinjë.
    - Atëherë nuk kemi për të ngrënë, - tha Rembrandi.
    - Oh, jo, - ia priti miku, - fshati ja këtu afër është, dy hapa larg dhe për pak minuta mustardën e kemi këtu.
    - Eshtë aq larg sa po të shkojë dhe të vijë ai unë ndërkohë mund të mbaroj së gdhënduri një copë dru.
    Për këtë ata vunë një bast. Rembrandi iu vu punës shpejt, vizatoi dhe pastaj gdhendi peisazhin që vështronte nga salla e ngrënies dhe e mbaroi punimin edhe më përpara se të kthehej shërbëtori me mustardën. Kështu e fitoi bastin dhe i habiti mysafirët për shpejtësinë me të cilën punoi.


    * Për të ngritur çmimin e veprave të tij Rembrandi ra në ujdi me të shoqen që të largohej për ca kohë nga Amsterdami dhe të hapte fjalë se kishte vdekur. Gruaja e tij për ta bërë më të besueshme lojën u vesh me të zeza dhe mbajti zi. Atëherë amatorët vrapuan nga të gjitha anët e Holandës për të blerë veprat e tij me çmime më të larta.


    * Një ditë një koleg e qortoi sepse kishte përdorur bojëra që e bënin tablonë jo shumë të qartë. Rembrani i tha me krenari: - Po unë bëj piktura, nuk bëj bojëra.


    * Bashkëkohësit tregojnë se nxënësit e Rembrandit kishin pikturuar aq mirë disa monedha ari mbi dysheme, sa ai i kujtoi si të vërteta dhe u
    përkul që t'i merrte.
    Thonë gjithashtu se kur vinte në ankand disa nga veprat e tij Rembrandi maskohej, futej në mes të turmës që të mbante të larta çmimet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RISHËLJE, Armand


    RISHËLJE Armand (1585-1642) Klerik, statist i shquar francez



    * Më 17 prill 1607 Rishëlje shkoi në Romë që të shugurohej peshkop. Papa e pyeti nëse kishte moshën e duhur për ofiqin e ri dhe ai iu përgjigj se e kishte. Pas ceremonisë së rastit peshkopi i ri u lëshua në këmbët e Papës për t'i kërkuar falje për gënjeshtrën që i kishte thënë.
    - Shenjtëri unë nuk e kam moshën e duhur për të qenë peshkop, mirëpo tani çështja ka mbaruar dhe nuk ka më ilaç për shërim.
    Papa e vërejti në sy, u kthye nga shoqëruesi dhe i tha:
    - Ky djalë do të bëhet dinak i madh.


    * Kardinali Rishëlje i tha një mikut të tij:
    - Nuk ndërmar kurrë asnjë punë pa e menduar mirë më parë. Vetëm kur gjithçka e kam sqaruar, atëherë shkoj përpara drejt qëllimit duke përmbysur dhe rrafshuar çdo pengesë.
    Pastaj e mbuloj çdo gjë me veladonin tim. Megjithëse ishte shumë i zgjuar, Rishëlje kishte edhe çaste çmendurie. Shpesh i dukej vetja se ishte bërë si kalë, vraponte dhe hidhej përpjetë rreth bilardos së tij deri sa mbytej në djersë, pastaj fshihej, futej në krevat dhe flinte me kënaqësi të madhe. Kur ngrihej nga gjumi nuk kujtohej fare për atë që kishte bërë.


    * Rishëlje i tha njëherë gjykatësit të tmerrshëm Labordmo: - Më jepni dy rreshta të shkruara nga një njeri të cilin ato e bëjnë të pafajshëm, kurse unë do të gjej argumente për ta dënuar me vdekje.
    Rishëlja i tha një shkrimtari:
    A mund ta gjesh se ç'bëj unë më me kënaqësi?
    - Pa tjetër duhet të jetë ajo që është për të mirën e Francës dhe për lumturinë e banorëve të saj.
    - Aspak, - tha Rishëlje, - përkundrazi, është ajo kur unë shkruaj vjersha. Ai kalonte orë tëra për të bërë vjersha të këqija dhe gjatë kësaj kohe nuk priste njeri.
    Për Rishëljenë thuhej se padroni i vërtetë i Francës ishte ai ndërsa mbreti nuk komandonte asgjë. Duka d'Eparnon thoshte atëherë:
    - Në të vërtetë ai i ka lënë mbretit privilegjin që të shërojë sëmundjen e skrofullës (stërkungullit).
    Kardinali Rishëlje kur po vdiste i tha mbretit:
    - Madhëri, po të lë ministra të mirë. Dëgjoi gjithnjë ata.
    Por më shumë se t'u druhesh armiqve të jashtëm, ki mendjen për armiqtë që flenë në Oborrin tënd. Ata janë më të rrezikshëm. Janë ata që mua më kanë shqetësuar dhe më kanë hapur më shumë punë.


    * Kur vdiq kardinali Rishëlje kapiteni i gardës Truasvejë tha:
    - Në qoftë se kardinali tani ndodhet në Parajsë, kjo do të thotë se gjatë
    për parajsë djalli u gënjye prej tij.


    * Në paris u përhap një epitaf për Rishëljenë:
    "Këtu dergjet një kardinal i famshëm që bëri më shumë keq se mirë. Të mirën e bëri të keqe kurse të keqen e bëri të mirë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ROSINI, Xhoakino



    ROSINI Xhoakino (1782-1868) kompozitor i shquar italian



    * Për çapkënllëqet e tij Rosinin e vogël e dërguan të punonte te një
    kovaç për t'i fryrë gjyrykut.
    - E megjithatë, - u thoshte atyre që e ngacmonin, - ajo punë më ka ndihmuar shumë në punën time si muzikant.

    * Më 1852 Rosini shkoi për herë të parë në Paris. Atje i bëri vizitë një shokut të vjetër të shkollës, të cilin e gjeti mjaft të shqetësuar për të vëllanë që shkonte ushtar. Po të kishte mundësi të paguante, ai mund të
    shpëtonte nga ushtria.
    - Organizo një koncert për të, - i tha Rosini.
    - Vetëm në qoftë se më ndihmon ti duke më shoqëruar në piano, - i tha miku nga Parisi, - ndryshe nuk do të arrij të marr as shpenzimet.
    Rosini pranoi të merrte pjesë në këtë koncert. Ishte hera e parë që kompozitori i famshën paraqitej para publikut të Parisit. Kjo bëri që shuma e mbledhur të ishte mjaft e madhe.
    Kur miku i tij e kujtonte këtë sjellje të Rosinit i mbusheshin sytë me lotë.


    * Princi Karafa, autor i shtatëmbëdhjetë veprave teatrale, shihte se kur vihesbin në skenë operat e Rosinit suksesi i rrëshqiste nga duart.
    - Sa me fat është ai Rosini - thoshte Karafa, - nuk ka talent dhe ka
    gjithnjë sukses të madh. Kurse Rosini thoshte:
    - Oh sa gjynah! Karafa ka një talent të madh, po ç'e do gjithnjë dështon.


    * Një natë të ftohtë dimri, ashtu i futur në shtrat, Rosini po shkruante një duet. Në këtë kohë një fletë i ra përtokë.
    Nga që kishte ftohtë nuk lëvizi nga krevati për të marrë fletën, por shkroi edhe një duet tjetër. Ai thoshte se për një muzikant plot frymëzirnnuk ia vlen të ngrihet për një duet. Pasi e kompozoi duetin tjetër i erdhi një shok në dhomë dhe i dha fletën që kishte rënë për tokë. Rosini i këndoi të dy duetet dhe i tha mikut që të zgjidhte atë me të mirin.


    * Gjithë Roma ishte mbushur me shpallje, për "Berberin e Serviljes"1', kurse Rosini nuk kishte shkruar as një otë. Ai rrinte në një hotel së bashku me këngëtarët kryesorë që do të këndonin operën që ai ende nuk e kishte shkruar. Pesëmbëdhjetë ditë e ndanin nga dita e shfaqjes dhe Rosini nuk po vendoste të shkruante operën. Në një çast iu vu punës nga mëngjesi në mbrëmje. Ai bëri aq shumë zhurmë dhe rrëmujë sa që shumë shpejt në hotel nuk mbeti njeri. Edhe natën ai nuk la njeri që të mbyllte sy. Një ditë kngëtarët u paraqitën te Rosini për të protestuar, sepse rrinin atje prej kaq kohësh duke pritur operan e tij. Rosini i la të flisnin, pastaj u shpërndau fletë të ndryshme muzike dhe u tha:
    - Ja pjesët tuaja.
    Ato ishin notat e pavdekshme të "Berberit të Serviljes' që u shkruan në pak ditë.
    Kur u dha shfaqja e "Otellos" së Rosinit, e cila pati shumë sukses, një anglez iu lut mjeshtrit, që t'i jepte pelerinën e kaltër, që kishte sjellë me vete atë natë dhe ai do t'i paguante njëqind stërlina. Rosini ia dha pelerinën nëpërmjet shokur të tij dhe të njëqind stërlinat ua dhuroi pjesëtarëve të korit.
    Xhoakino Rosini e adhuronte shumë Moxartin. Mbas partiturës së "Don Zhuanit" ai shkroi: "Shkrim i shenjtë".


    * Kur i dha mikut të vet portretin e mjeshtrit, shkroi poshtë:
    "Po ju jap një portret të Moxartit. Hiqni kapelën, ashtu sikurse bëj edhe unë përpara mjeshtrit të mjeshtërve".
    Poshtë një fotografie tjetër Rosini shkroi: "Ai qe admirimi rinisë sime, dëshpërimi i viteve të pjekurisë dhe ngushëllimi i kohës së pleqërisë.
    Ministrit Guizo, Rosini i tha:
    - Për mua Bethoveni është i pari i të gjithëve, por Moxarti është i vetmi.


    * Xhoakino Rosini punonte me zell shumë të madh për krijimet e tij. Kur kishte frymëzimin krijues asgjë nuk e pengonte.
    "Vilhelm Teli", - shkruante ai kompozua brenda pesë muajve, kur gjuante peshk në bregun e një kënete. Skena e perbetimit u skicua një mëngjes duke peshkuar, kur një krap i madh i mori peshkatarit grepin. "Cenerentola" u kompozua në mes të një grumbulli të madh miqsh që
    bisedonin me zë të lartë.
    - Vazhoni ju lutem, - thoshte Rosimi, - vazhdoni të flisni, në qoftë se ju
    do të ikni atëherë mirupafshim frymëzim.


    * Njërit që po lavdëronte "Vilhelm Telin" Rosini iu përgjigj:
    - Lëre Vilhelm Telin, mos e përmend, se si ajo opera mund të shkruajë
    kushdo, por një "Berber Sevilje" nuk do të mund të shkruajë asnjë, as
    edhe zoti vetë.


    * Një prej trilleve të mjeshtrit të madh ishte se nuk donte të shkelte në tren dhe në anije me avull. Karroca me kuaj ishte i vetmi mjet me të cilin
    ai udhëtonte.
    Megjithatë pranë shtëpisë së Rosinit kalonte një linjë hekurudhore, ku mbi njëqind herë në ditë lokomotivat kalonin para dritares së tij duke lëshuar fishkëllima shurdhuese.


    * Shpesh Rosini i merrte motivet nga operat e tij të mëparshme. Në operën "Otello" pas fillimit të marshit funebër që përcjell Desdemonën në
    varr një mik i tha:
    - Ky është motivi i shpifjes te Berberi!
    - Po mirë, ku është e keqja? - u përgjigj Rosini, - Desdemona a nuk
    vdiq nga shpifjet?


    * Kur po vihej në skenë "Tankredi", një këngëtare kapriçoze i tha mjeshtrit se kavatina e 'saj nuk i pëlqente dhe se ai duhet të shkruante
    një tjetër. Dhe Rosini i tha:
    - Në djall të venë këngëtarët. Pastaj u kthye në shtëpi më humor të prishur. Atij shërbëtori i tha se do të hidhte orizin në kusi por mjeshtri donte që zierja të mos zgjaste më shumë se pesë minuta. Ndërkohë Rosini hoqi pallton e madhe, u ul në piano dhe kompozoi kavatinën për këngëtaren kapriçioze përpara se shërbëtori t'i sillte orizin në tryezë. Kështu Rosini përfundoi kavatinën e dëgjuar: "me shumë të rrahura zemre", e cila u quajt prej tij edhe "arja e orizit".
    Rosini i kishte borxh një peshkshitësi por nuk kishte që ta shlyente. Peshkshitësi i tha Rosinit se kishte shkruar një poezi dhe do të shlyhej me të në qoftë se do ta vinte në muzikë.
    - O ç'ide origjinale, - thirri Rosini, - ma jep poezinë.
    Pastaj i muzikoi vargjet të cilat më vonë i futi në operën e tij:
    "Laraska vjedhacake".
    Mbreti i Portugalisë, që i binte violinçelit, luajti me veglën e tij përpara kompozitorit. Kur monarku mbaroi e pyeti Rosinin:
    - E? Si t'u duk?
    - M'u duk, - i tha Rosini - se për një mbret nuk ishte keq. Por për aq sa ata bëjnë nuk duhet t'i japin kujt llogari.


    * Një mbret iu lut Rosinit që t'i jepte mësime në harmoni. Kur nxënësi me kurorë mbreti i solli Rosinit ushtrimet që kishte bërë i kërkoi mendimin e tij. Ai nuk i vuri re shumë gabimet dhe i tha: - Eshtë bërë si prej mbreti.
    Më 1864 një baron shumë i pasur i dërgoi Rosinit si dhuratë pak rrush nga vreshta e tij më e mirë. Mjeshtri i shkroi:
    "faleminderit, rrushi juaj ishte shumë i mirë, por nuk më pëlqen ta pi verën me pilulë".
    Atëherë baroni i dërgoi një arkë të madhe me rrush.
    Një njeri i pasur e pyeti Rosinin sesi një konsrvator si ai kishte mundur të gjente nota nota aq të forta revolucionare tek opera "Vilhelm Teli".
    Kur po kompozoja këtë operë, - u përgjigj ai, - ndjeva në vëetvete me të vërtetë diçka që më ekzaltoi. Po të kishte shpërthyer revolucioni, do ta kisha edhe unë pushkën.


    * Kur dolën në Itali ligjet e para për të drejtën e autorit, botuesi i njohur Rikordi u muar me të drejtat e tij si autor.
    Disa kohë më vonë vetë Rikordi i çoi Rosinit të ardhurat e para prej
    45 napolonash floriri.
    - Si? - tha mjeshtri - vlejnë ende diçka veprat e mia në Itali?
    Në çast u dëgjua zhurma e këmbëve të një gruaje. Rosini e fshehu shpejt qesen me para dhe i tha në vesh Rikordit:
    - Hesht, është gruaja ime. Këto do t'i ruaj e do t'i prish për qejfin tim. Nesër takohemi t'ia shtrojmë në hotel.
    Me gruan e dytë Rosini jetoi në harmoni të plotë. Ajo ishte jo vetëm amvisë, por edhe infermiere e mirë.
    - E di ti Olimpia, - i thoshte Rosini, - çfarë ndryshimi ka midis teje dhe sahatit tim? Ky shënon orët e ditës, kurse ti më bën që t'i harroj ato.

    * Një mëngjes në Paris, poshtë dritares së Rosinit, u ndal një organo i vogël. Me të nisi të luhej një pjesë nga "Berberi i Seviljes". Rosini u mërzit dhe i dha pesë lira instrumentistit të varfër, mjafton që të largohej menjëherë. Si u mendua mirë Rosini e thirri, e ngjiti në shtëpi dhe i tha:
    - E di ku banon mjeshtri Halevi? Ai u përgjigj se e dinte.
    - Epo mirë, - i tha Rosini, - po të jap dhjetë lira dhe shko të luash poshtë dritareve të tij ndonjë pjesë nga "Ebreu".
    - Mjeshtër, është e pamundur, - i tha organisti, - se është ai që më ka dërguar këtu për të luajtur Berberin.

    * Një mbrëmje në ballo muzikanti i shquar ishte i detyruar të duronte fjalët e shumta të zonjës së shtëpisë'. Zonja i tha mjeshtrit:
    - Është e vërtetë se po të hash një lloj peshku të forcohet zgjuarsia?
    - Shumë e vërtetë.
    - Po mua çfarë peshku do të më këshillonit për të ngrënë?
    - Një balenë, - i tha Rosini.


    * Rosini fitoi bastin si hamës i madh. Për këtë i kërkoi kundërshtarit një gjeldeti që ta hante të gjithë në një vakt, përndryshe nuk do t'ia jepte. Kaluan disa ditë dhe kompozitori e takoi mikun në rrugë. I kërkoi të plotësonte detyrimin, por ai u gjend ngushtë dhe i tha;
    - Po ju them sinqerisht mjeshtër, se stina nuk është ende e përshtatshme.
    - Gjepura miku im! Janë lajme të rreme që i përhapin gjelat e detit për të mos përmbushur kushtet.
    Në Bolonjë Rosinit i shkoi një grua që donte ta bënte vajzën e saj muzikante. Ajo e pyeti mjeshtrin se ç'mund të bëhej vajza, këngëtare apo pianiste. Rosini e provoi për këngëtare, pastaj për pianiste. Më pas e provoi edhe një herë për pianiste dhe prapë për këngëtare. Këto prova ipërsëriti disa herë. E ëma e vajzës nga padurimi i tha mjeshtrit:
    - E? Ç'mund të bëhet, këngëtare apo pianiste? Rosini me një të qeshur dashamirëse iu përgjigj:
    - Do të bëhet një nënë e mirë!


    * Një violinçelist erdhi me shumë vonesë në një koncert ku do të luante një prelud të Bahut. Rosini nuk duroi më dhe vuri në orkestër një violonçelist tjetër. Kur erdhi violonçelisti i pari kërkoi falje, por Rosini ia ktheu menjëherë:
    - Nuk ka falje. Unë me këto shtatëdhjetëekatër vjetët e mi vrapova për të arritur në kohën e duhur, kurse ju vini kaq vonë! Çfarë të duket vetja ty? Violonçelistë si ty gjejmë sa të duash.
    Këtë mësim të mirë të mjeshtrit djalosbi e kujtonte me shumë falenderim.

    * Në Paris Rosini kishte një mik që i sillte shpesh sardale shumë të shijshme.
    Një ditë mjeshtri e falenderoi dhe i tha:
    - Do t'ju lutem për një gjë. Ditën e shtunë mos më sillni më sardele. Në këtë dtë të javës unë kam gjithnjë miq për mëngjes dhe më duhet që sardelet t'i ndaj gjithnjë me ta. Peshqit e shijshëm dua t'i ha të gjithë vetë. Si bashkëshort i mirë i jap një gruas dhe të njëmbëdhjetë të tjerët i ha vetë.
    Në paris Rosini kërkoi të gjente makarona napolitane. Shkoi te një shitës bashkë me mikun e tij Mikoti. Kur i treguan makaronat Rosini nuk i pranoi sepse sipas tij nuk ishin napolitane. U ndez diskutim i zjarrtë për makaronat. Ca kohë më vonë Mikoti takoi shitësin dhe i tha:
    - E dini kush ishte ai zotnia që bëri gjithë ato fjalë për makaronat? Ai ishte mjeshtri i shquar i muzikës, Rosini.
    - Rosini? - u përgjigj shitësi - nuk e kam dëgjuar ndonjëherë emrin e tij, po për derisa kupton aq shumë nga makaronat edhe nga muzika duhet të nxjerrë mall të mirë.
    Rosini qeshi shumë kur ia treguan.


    * Rosini kishte kujtesë muzikore të mrekullueshme. Në moshën trembëdhjetëvjeçare në teatrin e Bolonjës i premtoi mikes së tij kopjen e aries që u duartrokit shumë. I kërkoi kopjen kopistit dhe sipërmarrësit por ata nuk pranuan t'ia jepnin. Ai atëherë u tha:
    - E po mirë, sonte do ta dëgjoj me shumë vëmendje operën dhe do të ruaj në kujtesë atë që më duhet.
    Në mëngjes ai e kishte gati partiturën për pianoforte. Sipërmarrësi mendoi se mos ishte marrë vesh fshehurazi me kopistin,
    por Rosini i tha:
    - Në qoftë se nuk beson, prit sa të dëgjoj gjithë operën edhe disa herë të tjera dhe pastaj do ta shkruaj në sytë tuaj gjithë partiturën për orkestër.


    * Xhoakino Rosini i donte shumë prindërit.
    Qysh kur ishte fëmijë i dorëzonte nënës të gjitha fitimet e tij të pakta.
    Në moshën shtatëdhjetëvjeçare u gëzua shumë kur gjeti një portret të saj.
    Në mbrëmjen e 27 marsit 1827 në premierën e "Mozesë" në operën e
    Parisit e nxorën me zor në palkoskenë. Kur falenderoi me sytë të mbushur
    me lot, murmuriti: "Po ajo nuk është më!".
    Nëna e tij kishte vdekur më parë.


    * Më 1812 Rosinit i dhanë libretin "Shkalla prej mëndafshi" për ta vënë në muzikë. Ky libret ishte shumë i keq dhe Rosinit iu desh të kompozojë një përzierje të çuditshme motivesh. Kur ia dorëzoi muzikën sipërmarrësit, ai i kërkoi ndjesë që i kishte dhënë një libret aq të padenjë.
    - Oh nuk ka gjë - tha Rosini - muzika është edhe më e keqe.
    Sipërmarrësi nuk besoi por kur shkoi në skenë e mori vesh se ishte shumë e vërtetë. Publiku i indinjuar sa s'kërkoi ta rrihte Rosinin.

    Rosini guxoi të futë tamburet dhe orkestracionin në operën "Laraska Vjedhacake". Kjo gjë shkaktoi skandal. Më shumë nga të gjithë u tërbua një nga violinistët e parë të Skalës i cili donte ta rrihte Rosinin. Kur e dëgjoi këtë kërcënim mjeshtri nuk e mori seriozisht, thirri violinistin dhe i tha:
    - Në libret ka apo nuk ka ushtarë?
    - Po - pranoi violinisti.
    - E po mirë, në qoftë se ka ushtarë ata duhet të kenë tamburë. Pra në vend që të më qëllosh me grushta mua, shko dhe bjeri me thikë libretistit.


    * Xingareli, drejtor i konservatorit të Napolit, ishte kundërshtar i rreptë për muzikën rosiniane. Kur nxënësi i tij Konti, ndoqi rrugën e Rosinit dhe pati sukses të madh Xingareli i tha ashpër:
    - Ju m'i shkatërruat gjithë këta djem! Rosini ia ktheu me këtë epigramë:
    - Xingareli ka zgjuarsinë të flasë për muzikën me letrarët dhe për letrarët me muzikantët.


    * Në takimin e parë një kompozitor i ri njëzetvjeçar gjeti te Rosini një mikpritje dhe një dashuri të madhe.
    Rosini propozoi që një mbrëmje muzikore të interpretonin të dy muzikantët një pjesë muzikore për flaut e klarinetë që ishte shkruar nga Sen Sans.
    Në fillim Rosini bëri sikur pjesa ishte e tij dhe të pranishmit e pritën pjesën me duartrokitje të nxehta për mjshtrin . Pastaj ai i tha;
    - Jam edhe unë i një mendimi me ju, zotërinj, sepse kompozimi nuk është imi, është i këtij djaloshi që rri këtu në krahun tim.
    * Flitej prej shumë kohësh për "Vilhelm Telin" e Rosinit dhe opera nuk po dukej. Madje u fol edhe se mjeshtri përtac ende nuk e kishte filluar punën. Një kritik, shkroi në një revistë teatrale: "Në Amerikë është mbjellë një pemë e një lloji të veçantë që duhet të prodhojë drurin me të cilin do të ndërtohet pianoja që do t'i dhurohet Rosinit, mbasi të shkruajë veprën e Premtuar".


    * Ndërmjet Rosinit dhe Majerbejerit kishte rivalitet të madh. Majerbejeri ishte shumë ambicioz. Megjithatë në dukje marrëdhëniet midis tyre ishin miqësore. Një ditë Rosini po shëtiste me një mikun e tij. Papritur ai takoi
    Majerbejerin.
    - Si jeni, - e pyeti ky i fundit, - a po punoni?
    - Të punoj? - ia bëri Rosini. Po si mund të punoj? E ndiej veten shumë keq. Nuk jam hiç mirë me shëndet.
    Majerbejeri u hoq sikur u hidhërua shumë cthe i uroi shëndet rë mirë Rosinit. Porsa u largua, miku që ishte në krah e pyeti Rosinin:
    - Si është e mundur? Jeni kaq keq me shëndet dhe nuk më keni thënë
    asnjë fjalë?
    - Jam shumë mirë, - tha duke qeshur Rosini, - nuk kam qenë asnjëherë më mirë se tani, por i gjori Majerbejer, po ta merrte vesh të vërtetën do të bëhej helm.


    * Rosini i pëlqente shumë gjellët e mira. Një letër gastronomike, e cila ka vlerën e një dokumenti, është e vitit 1815, kur doli në dritë "Berberi i Seviljes". Ajo i drejtohej këngëtares së shquar Kolbran që u bë pastaj gruaja e Rosinit. Pasi flet për suksesin e bujshëm të operës, Rosini shton:
    - Po ajo që më intereson më shumë se çdo gjë, përveç muzikës, e dashur Angjelinë, është zbulimi i një sallate të re, recetën e së cilës po ta dërgoj: "Merrni vaj Provance, sinap anglez, uthull franceze, pak limon, piper dhe kripë, i përzieni mirë të gjitha së bashku, pastaj shtoni disa tartufë të prerë copa-copa. Tartufët i japin një aromë sa që e çojnë në akstazë një hamës. Kardinali, sekretari i shtetit, me të cilin jam njohur këto ditë, më ka dhënë bekimin e tij për këtë zbulim".


    * Një ditë Rosini thirri në shtëpinë e tij violinistin e famshëm Sivori. Atij iu lut të luante diçka me violinën që kishte blerë. Rosini donte të provonte se sa vlente instrumenti. Sivori luajti rondonë e famshme "Çenerontolë" e cila e kënaqi aq shumë Rosinin, saqë kur mbaroi pjesa, për të bërë shaka, nxori nga xhepi një monedhë pesëdhjetë qindarka, ia vuri muzikantit në dorë dhe i tha:
    - Zakonisht unë u jap dy solda violinistëve të rrugës, por mendoj se ty
    dyhet të të jap diçka më shumë.
    Sivori e mori duke qeshur moedhën, i bëri një vrimë dhe e lidhi te zinxhiri i orës si kujtim nga mjeshtri i madh.


    * Në Firencë në sallonin e arqipeshkopit Minuçi hyri shërbëtori krejt i turbulluar dhe lajmëroi për vdekjen e Silvio Peliko-s1'. Minuçi që e donte shumë Pelikon u hidhërua shumë nga ky lajm. Të gjithë të pranishmit morën pjesë në dhimbjen e tij. Rosini, që po rrinte në piano, improvizoi një marsh funebër për të ndjerin, sa asnjë nuk mundi t'i mbante lotët.
    Megjithatë Rosini nuk e hodhi në letër këtë faqe të bukur të atij improvizimi të çastit.

    * Më 1816 Rosini shkoi për të pushuar nja dy muaj në vendlindje në Pezaro2). Në një vilë aty pranë ishte princesha Karolina Brunsvik, gruaja e një princi. Ajo e ftoi Rosinin të lunte diçka në piano në vilën e saj. Mjeshtri, që nuk ishte bërë asnjëherë favorit dhe që i dinte sjelljet e këqija të princeshës ndaj qytetarëve, iu përgjigj:
    - Nga dhembjet e forta të reumatizmës më ka ngrirë kurrizi dhe nuk mund të përkulem që të plotësoj kërkesat e etiketës.
    Princesha, për hakmarrje ndaj këtij mospranimi, një vit më vonë, kur Rosini u kthye prapë në Pezaro për të drejtuar shfaqjen e hapjes së sezonit teatral, dërgoi disa nga shërbëtorët e saj për të fishkëllyer mjeshtrin. Banorët e qytetit u ngritën kundër provokuesve. Ishte vetë Rosini që i qetësoi njerëzit e zemëruar.


    * Pasi firmoi kontratën e "Berberit të Seviljes" Rosini nuk e filloi punën menjëherë Ai banonte me tenorin Garcia, që do të këndonte pjesën e kontit Almaviva dhe bufonin komik Kamboni. Që të tre ishin në të njëjtin apartament dhe kishin një sallon të përbashkët ku ishte vendosur pianoja. Mbi legjion e pianos Rosini kishte vendosur libretin, por nuk i afrohej fare.Ishte i heshtur, nuk dilte asnjëherë nga shtëpia, nuk i thoshte asnjë fjalë njeriu dhe nuk bënte gjë tjetër vetëm se shëtiste lart e poshtë nëpër sallon, herë me hapa të lehta dhe herë me hapa të rëndë. Dy javë para kohës së premierës nuk kishte shkruar as edhe një notë. Një mbrëmje, shtatë ditë para shfaqjes, Garcia e qortoi për këtë metodë pune të çudishme.
    - A e mendon që koha shkon dhe ti nuk ke bërë asgjë?
    - Nuk kam bërë asgjë? - thirri Rosini. Tani do ta shikosh. Dhe përpara tenorit të habitur këndoi arien e Almavivës, kavatinën e Figaros, kavatinën e Rozinës, arien e Don Bazilios, duetin, kuintetin...dhe më në fund gjithë operan. Të gjithë partiturën e kishte në kokën e tij he nuk i mbetej gjë tjetër vetëm që ta shkruante. Ditën e nesërme thirri kopistët dhe i vuri të gjithë përpara. Ai shkruante një copë dhe ata menjëherë e riprodhonin. Sapo kryhej një pjesë në kopjet e duhura, dërgohej menjëherë në teatër për të bërë provat.


    * Vilhelm Telim u vu në skenë më 3 gusht 1839. Salla madhështore e Operës së Parisit kishte marrë pamje solemne. Duartrokitjet nisën shpejt dhe erdhën duke u shtuar deri në fund. Në mbarim të shfaqjes mijëra zëra kërkonin që të dilte Rosini në skenë, por ai u largua që të shpëtonte nga zhurma shurdhuese. Atëherë u kërkua që orkestra së bashku me publikun të shkoinin për të bërë serenatë poshtë dritareve të shtëpisë së
    Rosinit.
    E gjithë orkestra ekzekutoi simfoninë e Operës dhe pastaj tre këngëtarët më të shquar kënduan trion hyjnore. Nga duartrokitjet u tronditën edhe xhamat e dritareve. Një muzikant i njohur i kohës, që banonte një kat mbi Rosinin, zbriti dhe e përqafoi kolegun shquar. Kurse në një kafene aty pranë dy armiq të rreptë të Rosinit u shprehën me keqdashje:
    - Arti mbaroi.


    * Kur dëgjoi "Vilhelm Telim", Donixeti tha:
    - Aktin e parë dhe të tretë i ka bërë Rosini, kurse aktin e dytë e ka bërë vetë zoti!
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RUBENS, Pier



    RUBENS Pier (1577 - 1640) piktori më i madh i Vendeve të Ulëta në shekullin XVII dhe një nga piktorët më të mëdhenj të artit botëror të së kaluarës



    * Matin Preti, pitor i dëgjuar italian, po vështronte një tablo të Rubensit në një kishë të Avernës. lu afrua një i panjohur dhe i kërkoi mendimin për pikturën. Preti e lavdëroi shumë, ndërsa i panjohuri e kritikoi ashpër. Kjo skenë vazhdoi gjatë. Piktori italian u fut thellë në argumente për të mbrojtur Rubensin:
    - Unë kam ardhur enkas nga Anversa për t'i bërë vizitë këtij piktori. I panjohuri e shoqëroi për t'i treguar shtëpinë e artistit të madh. Kur
    arritën atje e përqafoi Pretin dhe i tha:
    - Rubensi, që ju e mbrojtët aq mirë, jam unë.


    * Një ditë te Rubensi u paraqit një alkimist, që i premtoi gjysmën e fitimeve në qoftë se dëshironte të merrte pjesë me një shumë të caktuar të hollash pqër të kerkuar gurin filosofal.
    Njëzet vjet më parë, - u përgjigj Rubensi, - do të kishin mundur të binim dakord, por unë tashmë e kam gjetur gurin filosofal dhe unë nuk nevojë ta kërkoj.
    Dhe duke i treguar penelat i tha:
    - Ja guri im filosofal.


    * Piktori Kornelio Skut ishte një prej kritikëve dhe armiqve më të egër të Rubensit. Megjithatë Rubensi kur e mori vesh se Skuti kishte mbetur pa punë e vuante nga uria, shkoi vetë dhe u kujdes për ta mbajtur me bukë.


    * Rubensi ishte njeri shumë i aftë, fliste shtatë gjuhë, njihte mirë poetët më të mëdhenj të Evropës, madje kishte bërë njëfarë antologjie me pjesët më të-mira. Prej tyre ai frymëzohej. Kur pikturonte, atij i lexonin me zë faqe nga historia ose tregime të ndryshme. Ishte edhe diplomat i aftë dhe merrte vesh nga shkencat ekonomike e politike. Markezi Spinola, që e njihte nga afër, thoshte se Rubensi kishte aq shumë vlera dhe aftësi të ndryshme si intelektual saqë ajo më e vogla ishte aftësia e tij si piktor.


    * Rubensi rridhte nga një familje fisnike dhe kishte ndrikull një konteshë e cila e donte shumë, dhe kishte shprehur dëshirën që ai të bëhej ambasador. E ëma, përkundrazi donte ta bënte gjeneral. Kontesha, ndrikulla e tij, e mbante Pierin e vogël në shtëpinë e saj dhe për ta dëfryer e rrethonte fëmijën me të gjitha llojet e lodrave. Një ditë Pieri u zhduk papritur. Shërbëtorët e konteshës e kërkuan fëmijën në çdo qoshe të pallatit. Më në fund e gjetën duke pikturuar me penelat e një piktori që punonte në katin përdhes të pallatit.
    Këto ishin prirjet e para të Rubensit të vogël.


    * Një prsonalitet i dëgjuar i rekomandoi Rubensit një djalë të ri që ta merrte në studion e tij.
    - Në mos tjetër, - i tha Rubensit, - ai mund t'ju ndihmojë për të pikturuar qiellin dhe sfodet.
    - Si? Ky djalë që po ma rekomandoni di të bëjë qiellin dhe sfondet? Dërgomani sa më shpejt dhe unë do të marr jo si nxënës por si mjeshtër, sepse prej shumë kohësh po mundohem të arrij të pikturoj qiejt dhe sfondet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RUBINSHTAJN, Grigor


    RUBINSHTAJN Grigor (1830 - 1894) muzikant rus, një prej muzikantëve më të mëdhenj të shekullit




    * Ishte me origjinë hebraike. Rubinshtajni për veten e tij thoshte: - Për hebrejtë jam i krishter dhe për krishterët jam hebre. Për gjermanët jam rus dhe për rusët jam gjerman. Për modernistët jam klasik i mërzitshëm dhe për klasikët jam muzikant i së ardhmes. Më së fundi nuk jam as mish as peshk dhe asnjë nuk më do.


    * Rubinshtajni çohej në mëngjes në orën tetë, pinte një filxhan me çaj, lexonte gazetat dhe pastaj binte prapë për të fjetur. Ishte i pazoti që të blente sende për shtëpi dhe nuk hynte kurrë nëpër dyqane. I jepte rrobaqepësit një palë rroba të vjetra dhe sipas tyre bënte rrobat e reja, pa marrë masë e pa provë. Gjatë gjithë vitit vishte rrobat e verës edhe kur bënte shumë ftohtë, nuk e hiqte kurrë peliçen përpara tridhjetë prillit edhe në qoftë se ngrohej moti. I binte shpesh të fikët madje edhe kur ndiente erën e gjalpit të ndenjur. Ishte shumë supersticioz. Ditën që do të jepte koncert ishte shumë i preokupuar. Në Petërbug mori me qira një shtëpi që kishte numrin trembëdhjetë. Kur u kujtua për këtë pati parandjenjë të kobshme, përgatiti testamentin dhe një vit më vonë vdiq.
    Rubinshtajni u kthye në Rusi pas një largimi të gjatë. Meqenëse kishte humbur pasaportën gjeti vështirësi në kufi nga policia ruse, e cila nuk e lejonte të hynte.
    - Ju thoni që jeni muzikant, - i tha kryetari i policisë kufitare, - po unë nuk ju besoj. Kini mirësinë të jepni prova për aftësitë tuaja përpara zotit Çenok, nëpunësit tim, që merr vesh nga muzika. Dhe Rubinshtajni u gjend përpara një pianoje të vjetër e të shkatërruar dhe para një zotnie që dukej të ishte Çenoku. Gjithë zemërim Rubinshtajni u lëshua në tastierë dhe nisi të godasë fort si me çekan sa duhej sikur do ta coptonte. Çenoku i emocionuar në një moment thirri:
    - Nuk ka dyshim se ju jeni një muzikant i vërtetë, ashtu sikurse e thoni dhe vetë.
    Pas kësaj prove ai e kaloi kufirin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RUSO, Zhan Zhak



    Ruso Zhan Zhak (1712 -1778) filozof dhe shkrimtar i shquar francez



    * Pranë shtëpisë së Rusoit banonte një i pasur mendjemadh që kishte shumë dekorata, midis tyre edhe Kordonin e Kuq. Ai kishte edhe shumë të drejta fisnikërie, të drejtën e gjahut, që ishte privilegj vetëm për fisnikët. Njëherë një lepur i parkut të një fisniku shkoi në kopshtin e vogël të Rusoit. Ai e kapi lepurin pa shumë zor. Fisniku e paditi filozofin. Atëherë Rusoi i shkroi një letër ku i kërkonte falje dhe të cilën e përfundonte kështu: "Kam shumë respekt për lepujt e zotërisë suaj, por që tani e tutje, për t'i dalluar nga të tjerët, ju lutem t'u vini në bisht një kordon të kuq".
    Një jezuit e pyeti Zhan Zhak Rusonë sesi kishte arritur të shkruante çdo gjë me pasion të zjarrtë.
    - E thjeshtë, - iu përgjigj Rusoi, - unë nuk kam shkruar veçse atë që kam menduar dhe kam ndjerë.


    * Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje Rusoit:
    - Si mund ta bëj të lumtur një burrë?
    Autori i "Kontratës shoqërore"1) nuk foli, mori një fletë të bardhë dhe shkroi:
    "Bukuria= 0; aftësia për amvisë = 0; edukata, kultura, pasuria = 0; zemërmirësia = I".
    Zonjusha e lexoi dhe u habit.
    - Po, a flisni seriozisht, ju lutem? - thirri ajo.
    - Në të vërtetë, - u përgjigj filozofi, - kur një femër nuk ka tjetër veç zemrës së mirë ajo vlen një pikë.
    Kur është dhe e hirshme dhe e pasur, vlen plus një zero, që është baraz me dhjetë dhe në qoftë se ka edhe të dhëna të tjera, vlera e saj shkon në njëqind dhe njëmijë. Por pa cilësitë e shpirtit të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.
    Sadiun e burgosën turqit, e bënë skllav, pastaj e detyruan, të punonte si argat. Ky e pëlqeu si njeri dhe i dha të bijën për grua. Po e shoqja e Sadiut ishte një grua e ashpër, e fortë dhe prepotente. Pas një grindjeje midis dy bashkëshortëve gruaja i tha Sadiut:
    - Nuk të kujtohet që babai im të bleu për dhjetë xekine? Dhe Sadiu iu përgjigj:
    - Është e vërtetë, po pastaj më shiti prapë për njëqind!
    Dhe në qoftë se në fillim isha skllav i një burri, tashti jam skllav i një gruaje.
    Filozofin Zhak Zhan Ruso e sulmoi qeni i një fisniku dhe e rrëzoi për tokë. Kur i zoti i qenit e mori vesh i dërgoi një prej sekretarëve të vet për t'i kërkuar falje dhe për të pyetur se ç'kërkonte për dëmshpërblim.
    - Ta mbani këtej e tutje qenin me rrip në qafë, - u përgjigj filozofi.


    * Zhan Zhak Rusoi u ftua për drekë te një poet, të cilit iu desh ta mbante vetë gjallë të gjithë bisedën, sepse skush nga të pranishmit nuk nxori
    asnjë fjalë.
    Për të ngacmuar Rusonë poeti thirri që ta dëgjonte mirë:
    - Sa vështirë është të bësh të flasë një ari!
    - Eshtë e vështirë, - u përgjigj Rusoi, - është më vështirë të flasë në ari sesa një papagall.


    * Fjalët e fundit që tha Rusoi para se të vdiste ishin: - Hapni dritaren që të shoh edhe njëherë diellin!
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    QEZAR, Gai Jul



    QEZAR Gai Jul (100 - 44 p.e.r.) perandor romak, një prej veprimtarëve më të mëdhenj politikë të Romës së lashtë, strateg, ushtarak, shkrimtar dhe orator



    * Qezari shkoi në Spanjë si zëvendëskonsull, dhe u ndal për të pushuar në një fshat të Pirenejve. Miqve të tij, që talleshin me këtë vend të vogël Qezari gjithë seriozitet u tha:
    - E megjithatë unë do të dëshiroja më tepër të isha magjistrat i parë në këtë fshat se i dytë në Romë.


    * Kur Qezari zbarkoi në Kadik pa një shtatore të Aleksandrit të Madh. Kur e vështroi nxori një psherëtimë të thellë dhe u hidhërua. E pyetën e përse qante dhe ai u përgjigj:
    - Qaj sepse në moshën time Aleksandri kishte nënshtruar gjysmën e
    botës.


    * Qezari i ri deshi të shkojë në Rodi për të studiuar retorikë te mjeshtri i famshëm Apolloni. Gjatë udhëtimit në det e kapën piratët që i kërkuan njëzet talenta për ta liruar. Qezari menjëherë qeshi dhe u tha:
    - Njëzet talenta! Po për cilin më keni marrë? Po a e dini që do t'ju jap të paktën pesëdhjetë?
    Gjatë gjithë kohës që ishte në duart e tyre, sillej me ta ashpër sikur të ishin skllevërit e tij, madje i kërcënoi se një ditë do t'i kryqëzonte të gjithë. Sapo u lirua prej tyre mblodhi një flotë, i ndoqi, i kapi dhe i kryqëzoi të gjithë.


    * Gjatë një marshimi Qezarin e zuri një furtunë e madhe. Bashkë me shpurën e tij u vendos në një kasolle të varfër fshatari që ishte aq e vogël sa mund të mbante brenda vetëm një njeri. Atëherë Qezari
    tha:
    - Vendet e nderuara të lëshohen vetëm për më të mëdhenjtë, kurse
    vendet më të nevojshme për më të sëmurët.
    Atë natë në kasolle fjeti miku i tij Oppio, që ishte i sëmurë dhe vetë Qezari fjeti jashtë në qiell të hapët.
    Jul Qezari në betejat e rrezikshme vepronte me shumë shkathtësi, sepse ishte kushti i parë i suksesit. Ai shkoi në Pont, sulmoi Farnaçin, të birin e Mitridatit1' dhe e mundi që në betejën e parë. Miqve të tij ua përshkroi me një letër me tri fjalë të famshme: Veni, vini, vici (erdha, pashë, fitova).


    * -1 thanë Katonit se Qezari rrinte gjithë kohën i menduar.
    Kur e pyetën Katonin për këtë qëndrim të Qezarit, u përgjigj:
    - Ai studion gjakftohtë dhe mendon gjatë që të përmbysë republikën.
    Kur Kamilio e liroi Romën nga galët qyteti u betua se do të ruante për të ardhmen një thesar. Ky thesar nuk u prek asnjëherë,as edhe për nevojat më të mëdha, siç qe rasti në luftërat kundër Piros dhe Hanibalit. Por Qezari për të luftuar kundër Pompeut e mori duke thënë:
    - Unë do ta liroj Romën nga betimi i saj. Në sajë të veprës time sot nuk ka më galë!
    Qezari ishte i vetmi që gjatë udhëtimit e diktonte letërkëmbimin duke ecur në kalë. Nganjëherë arrinte të diktonte edhe katër letra në një kohë dhe mbante në punë njëkohësisht shtatë sekretarë.
    Disa nga trupat e Qezarit u hodhën në sulm dhe gjetën një qëndresë më të madhe nga se pandehej. Ata ia mbathën këmbëve dhe u kthyen në fushë nga ishin nisur. Qezari i pa të shpartalluar dhe në tërheqje, ndaj vrapoi drejt tyre, mori flamurin nga duart e flamurtarit dhe u thirri:
    - Ju keni gabuar miqtë e mi! Jo nga ajo anë, por nga ana tjetër duhet të kishit kaluar. Dhe vetë u vu në krye të trupave.
    Kur Qezari përparoi me ushtrinë e tij në brigjet e lumit Rubikon, qëndroi gjatë duke psherëtirë dhe duke menduar para se të kaloiite.
    U kthye nga oficerët e tij dhe u tha:
    - Në qoftë se unë nuk e kaloj këtë lumë të vogël me ushtrinë time, jam i humbur dhe në qoftë se e kaloj do t'i bëj shumë vetë të palumtur. Mbeti disa minuta ende në mëdyshje dhe pastaj u lëshua në ujë duke thirrur: - Zaret u hodhën!


    * Kur Qezari hyri fitimtar në Romë, romakët u turbulluan aq shumë sa që nuk dinin ç'të bënin. Vetëm Meteli e kundërshtoi vullnetin e tij dhe nuk pranoi të dorëzonte thesarin e shtetit. Atëherë Qezari e kërcënoi me
    vdekje dhe i tha:
    - Mos harro se për mua është më e lehtë të bëj se sa të them. Kështu
    Meteli u detyrua të përulej përpara urdhrave të Qezarit.


    * Në betejën e Farsalës1' Qezari humbi vetëm dyqind njerëz, kurse Pompeu pesëmbëdhjetë mijë. Atëherë Qezari mori frymë thellë dhe tha: - E kërkuan vetë. Më vunë në kushte të atilla që duhej të fitoja patjetër, ndryshe do të kisha marrë fund.


    * Romakët adhuronin një hyjneshë misterioze, të quajtur Bona Dea. Për nder të saj çdo vit kremtohej festa në shtëpinë e Pretorit ku merrnin pjesë të gjitha gratë më të dëgjuara të Romës. Njëherë qëlloi të ishte Qezari pretor dhe festa u bë në shtëpinë e tij. Festën e kryesoi e shoqja Pompeia. Klodi i dashuri i Pompeias, deshi të merrte pjesë i veshur si grua, mirëpo e zbuluan dhe e kapën. Të nesërmen Qezari e ndau të shoqen. Kur u bë proçesi i Klodit, për habinë e të gjithëve Qezari në gjyq mbajti anën e tij. Gjyqëtarët e pyetën sesi ishte e mundur që ta quante Klodin të pafajshëm kur kërkonte të ndante gruan?
    - Sepse, - u përgjigj Qezari, - nuk mjafton që gruaja e Qezarit të jetë e pafajshme, ajo nuk duhet të jetë as edhe e dyshimtë. bibliotekë pa një zonjë, të quajturën Livia Gnea, të shoqen e pretorit Gnea, që interesohej të merrte të dhëna nga një vepër e një shkrimtari grek. lu afrua dhe e pyeti se çfarë po bënte.
    - Studioj, - u përgjigj gruaja.
    - Po burri yt ku është?
    Livia u përgjigj se nuk e dinte.
    - Nuk e di? - thirri Qezari. Si? Po çfarë grua je ti, shko shpejt kërkoje dhe gjeje. Ik, rri me të dhe mendo për të bërë fëmijë, sepse një grua e mirë, nuk duhet të mendojë tjetër vetëm se të lindë fëmijë për republikën.
    Qysh atëherë Qezari urdhëroi që të ndalohej hyrja e grave në bibliotekë.


    * Miqtë e tij më të afërm i thanë Qezarit se diçka po kurdisej kundër tij, prandaj duhet të ishte i kujdesshëm dhe të ruhej. Ai u përgjigj:
    - Më mirë të vdesësh njëherë, se sa të rrish gjithë jetën me frikën e vdekjes.
    Në vigjilje të ditës kur komplotistët ishin përgatitur për ta vrarë Qezarin ishte shtruar një drekë në shtëpinë e Mark Lepidit. Të pranishmit po diskutonin se kush ishte vdekja më e bukur. Qezari që po firmoste disa dekrete dha mendimin i pari duke thirrur:
    - Ajo më e papritura.
    Të gjithë komplotistët u lëshuan kundër Qezarit dhe e qëlluan nga të gjithë anët. Megjithatë ai u nbrojt heroikisht. Kur pa që drejt tij po vinte Bruti ,me shpatë të zhveshur, të cilin ai e donte si djalin e tij, e lëshoi menjëherë veten, nuk bëri asnjë qëndresë dhe tha: "Edhe ti Brut, biri im?" Pastaj ra për tokë i shpuar nga njëzetëetre goditje shpatash.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PASTËR, Lui



    PASTËR Lui (1822-1895) kimist dhe bakteriolog i shquar francez

    * Pastëri kishte ngarkuar një nga rojet e kolegjit që ta zgjonte çdo mëngjes në orën katër për të studiuar.
    Roja shkonte çdo mëngjes për ta zgjuar dhe i thoshte:
    - Përjashta, Zoti Pastër, duhet të hidhet tej demoni i dembelizmit. Po të mos zgjohej, roja kishte urdhër ta tundte dhe t'ia hiqte batanijet.

    * Që të merrte diplomën Pastëri shkoi në Paris për t'u diplomuar në një pension të lagjes latine. Me qenë se kjo dosje kishte nam të keq për jetën e shthurrur që bënin studentët, prindërit, veçanërisht e ëma, u shqetësuan shumë.
    Pastëri i qetësoi duke u thënë:
    - Kur ka gjak nën thonjtë, këtu lejohet me zemër të pastër dhe të drejtë si në çdo vend tjetër. Le të ndërrojë shtëpi ai që nuk di ç`është vullneti.



    * Mjeku i shquar Klaudio Bernard të cilit i shërbente Pastëri, po ankohej një herë se askush nuk jepte gjak.
    - Dikur gjaku rridhte rrëke nëpër spitale. Tashti nuk mund të gjesh një pikë gjaku, edhe sikur ta paguash sa frëngu pulën. Pardie më duhej pak gjak për eksperiment në laborator dhe nuk di çfarë do të kisha bërë sikur të mos më kishte dhënë asistenti im, Pastëri, që më gëzoi aq shumë. Për mua sakrifica e tij ishte shumë e madhe, kurse ai m'u përgjigj: "Oh, jo, doktor! Unë do të jap gjithnjë gjak dhe me gjakun tim do të ujit lulet e kopshtit".
    * Pastëri ende i ri, dhe pothuaj i panjohur, megjithëse kishte bërë disa zbulime të rëndësishme, u martua me të bijën e një profesori të Strasburgut, ku ai jepte mësim. Kjo ishte një martesë e lumtur.
    Shumë vjet më vonë një prej nxënësve të tij thoshte:
    - Zonja Pastër e donte burrin e saj deri në atë pikë sa ta kuptonte vlerën e punës së tij.

    * Kur Pastëri mësoi për tmerret që kishin bërë gjermanët gjatë pushtimit të territorit francez në kohën e luftës franko-prusiane i dërgoi fakultetit të universitetit të Bonit pergamenin, me të cilin e kishin bërë disa vjet më parë doktor "homoris Cause" në mjekësi. Bashkë me të dërgoi edhe një letër ku thuhej:
    "Në qoftë se shkenca nuk ka atdhe, shkencëtari ka vetëm një".

    * Në kohën e pushtimit prusian të Francës shkencëtarët italianë i ofruan Pastërit strehim në Milano, ku do t'i gjenin edhe një katedër kimie me të githa pajisjet laboratorike.
    Pastëri nuk e pranoi ftesën duke thënë: "Do të më dukej se do të bëja një krim po të meritoja dënimin e dezertorit dhe të braktisja atdheun tim në çastin e fatkeqësisë, për të kërkuar diku tjetër një trajtim që atdheu im nuk mund të më bëjë sepse ka rënë në fatkeqësi."

    * Një shoqëri i ofroi një milion franga Pastërit për monopolin e vaksinës së kafshëve. Ai nuk pranoi.
    - Kjo vaksinë është një dhuratë që dua t'ua jap të gjithë bujqve. I dituri nuk ka tjetër vlerësim më të madh, veç atij që të zbulojë të vërtetën.

    * Pastëri u ftua në oborrin e Napoleonit III që të mbante një konferencë për qarkullimin e gjakut. Meqenëse i duhej pak gjak që ta vërente në mikroskop, princesha Evgjeni shpoi gishtin për ti dhënë gjak.
    Pastëri, ashtu i përqëndruar në demostrimin e tij, i tha se parapëlqente gjakun e bretkosës.
    Të nesërmen sollën në dhomën e tij një thes me bretkosa të gjalla.Pastëri, ashtu i hutuar siç ishte, u largua dhe i harroi bretkosat në dhomë. Dhomën e tij të nesërmen e mori një princeshë e re e huaj. Në mes të natës ajo u zgjua nga një zhurmë e çuditshme, ndezi dritën dhe menjëherë uluriu. Shërbëtorja u ngrit menjëherë shkoi në dhomë dhe e gjeti princeshën të tmerruar në mes bretkocave që hidheshin përpjetë nga të gjitha anët.

    * Napoleoni III e pyeti njëherë Pastërin se pse nuk i kishte shfrytëzuar për fitime të mëdha zbulimet e tij, të cilat i kishin bërë të pasura krahina të tëra. Pastëri iu përgjigj me krenari:
    - Sepse për ne shkencëtarët do të ishte një gjë shumë e pandershme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PERIKLIU



    PERIKLIU (499-429 p.e.r.) burrë shteti, udhëheqës i shtetit demokratik të Athinës në epokën e lulëzimit të saj më të lartë

    * Kundërshtarin politik të Perikliut,Tuqididin, e pyeti njëherë mbreti i Spartës, se kush nga të dy ishte më i fortë në gojtari dhe në luftë. Tuqididi u përgjigj:
    - Po të luftoj unë me Perikliun e mund dhe e shtrij për tokë, ndërsa kur të ngrihet ai do të dijë të tregojë me të tillë elokuencë sikur të ishte ai fituesi që më ka mundur mua. Të gjithë të pranishmit do ta besojnë, edhe pse e kanë parë me sytë e tyre të kundërtën.
    * Perikliu bëri ndërtime publike madhështore në Athinë.Atje punuan artistët më të shquar të kohës nën drejtimin e Fidias. Qytetarëve të Athinës u dukej se Perikliu kishte shpenzuar pa masë për të zbukuruar qytetin. Gjatë një mbledhjeje ai u kritikua shumë. Perikliu qetë- qetë u përgjigj;
    - Po mirë. Në qoftë se ju duket që unë kam shpenzuar shumë nga fondi publik, atëherë do t'i paguaj vetë të gjitha shpenzimet e mia.
    Kjo bëri shumë përshtypje dhe qytetarët e Athmës nuk e përmendën më çështjen e shpenzimeve.

    * Një mbledhje zgjati deri natën vonë nga një fjalim i gjatë i Perikliut. Një qytetar fare i panjohur, që kishte një çështje personale kundër athinasit të madh, ia ndërpreu me ashpërsi fjalën disa herë. Kur mbaroi fjalimin e ndoqi prapa deri në shtëpi duke e sharë dhe duke e kërcënuar. Perikliu nuk e prishi fare qetësinë, madje nuk i hodhi asnjë shikim për ta parë. Kur arriti te pragu i shtëpisë iu drejtua shërbëtorëve që po e shoqëronin me pishtarë në dorë:
    - Shoqërojeni me pishtarë këtë njeri deri në shtëpinë e tij. Kjo ishte hakmarrja e Perikliut ndaj këtij njeriu.

    * Perikliu ishte nisur me anijet e tij të luftës për një ekspeditë të vështirë kundër anijeve të Samos. Një eklips i diellit i shqetësoi shumë ushtarët dhe detarët. Për t'i bindur ata se nuk kishte asnjë të jashtëzakonshme dhe të rrczikshme nga errësimi i papritur i diellit, thirri personelin e shërbimit të anijes dhe në sytë e të gjithëve i hodhi mantelin e tij në kokë një detari.
    - Sheh tashti? - e pyeti.
    Tjetri u përgjigj se nuk shihte. Pastaj Perikliu i tha: - Ke frikë?
    - Jo, se është manteli juaj që nuk më lejon të shoh.
    - Atëherë çfarë ndryshimi ka midis kësaj dhe asaj që ju habit aq shumë?!



    * Kur Perikliu ishte në shtratin e vdekjes të gjithë miqtë e kishin rrethuar dhe flisnin për punët e mira që kishte bërë për atdheun dhe për cilësitë pozitive të karakterit te tij.
    Dikush lavdëronte madhështinë e ndërtimeve që ishin bërë me urdhrin e tij, dikush paqen dhe sigurinë e madhe të Athinës, dhe dikush tjetër ndihmat për të varfërit.
    Perikliu duke dëgjuar këto lavde, u ngrit dhe tha:
    - Ka edhe një gjë tjetër që unë mburrem më shumë.
    Dhe kjo është se për shkakun tim asnjë nuk ka mbajtur zi në Athinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PAGANINI, Nikola



    PAGANINI Nikola (1784-1840) violinist virtuoz dhe kompozitor italian



    * Në Ferrara të Italisë këndoi valltarja Palerini. Ajo zëvendësoi një këngëtar që nuk ishte bërë gati për të dalë në skenë. Publiku nuk e pëlqeu fare dhe shfaqi pakënaqësinë me zhumë të madhe duke fërshëlluar. Pas saj e kishte rëdhën për të dalë në skenë Paganini, i cili, për t'u hakmarrë për fërshëllimat që iu bënë Palerinit, në fillim imitoi ulërimat dhe çjerrjet e disa kafshëve. Më në fund nisi të imitonte edhe palljen e gomarit. Pas kësaj ngjarjeje Paganini nuk shkoi më në Ferrara për të dhënë koncert.


    * Paganini mërzitej shumë kur e ftonin për drekë apo për darkë, sepse duhej të luante disa pjesë për të kënaqur të ftuarit.
    Atyre që i thoshnin "Hajde për drekë por mos harro violinën", ai i përgjigjej:
    Violina ime nuk ha kurrë jashtë shtëpisë.


    * Kur Pagani ishte në Paris për të dhënë koncert, një mbrëmje iu afrua një karrocë dhe e pyeti karrocierin se sa kushtonte një rrugë për të vajtur në sallën ku do të jepej koncerti.
    - Njëzet franga, - u përgjigj ai.
    - Shumë shtrenjtë qenkan karrocat këtu në Paris, - tha mjeshtri.
    - I dashur zotni - ia ktheu karrocieri, që e kishte njohur, - kur fiton katër mijë franga për të luajtur vetëm me një tel të violinës njëzet franga paguhen lehtë.
    Paganini heshti dhe hipi në karrocë. Kur zbriti, pa tarifën, sipas së cilës karrocierit për atë rrugë i takonin dy lira, ia dha të dy lirat dhe i tha:
    - Të tetëmbëdbjetë të tjerat do t'i jap kur të më çosh me karrocën me një rrotë.


    * Një pianist po mburrej se në koncertet e tij kishte aq shumë dëgjues, sa që mbusheshin edhe korridoret.
    - Kjo nuk është asgjë, i tha Paganini, - në koncertet e mia ka aq shumë njërëz aq që unë jam i detyruar të rri më këmbë.


    * Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Milano, Paganini po shëtiste nëpër një rrugë të parëndësishme duke mbajtur violinën e tij të mrekullueshme nën sqetull. Kur ndjeu erën e peshkut të skuqur, u drejtua nga restoranti aty pranë. Pronari i doli përpara dhe e shtyu me përçmim. Ai i tregoi një tabelë mbi portë ku shkruhej: "Ndalohet hyrja për muzikantët shetitës".


    * Për interpretimin e mrekullueshëm të Paganinit u krijuan legjenda të tëra... Thonin, për shembull, se ai kishte qenë i dënuar me burg të rëndë për vrasje dhe i ishte kushtuar magjisë për të fituar zanatin e djallit.
    Kjo legjendë u mor në atë kohë prej shumë njerëzve si e vërtetë. Disa prej tyre pohonin se e kishin parë me sytë e tyre kur Paganini ekzekutonte dhe djalli i mbante harkun.

    * Kur ishte dhjetë vjeç Paganinin e dërgoi i ati në Parma pranë profesorit të famshëm Aleksandër Rola për të marrë mësime në violinë. Kur profesori e dëgjoi fëmijën tek luante një koncert të vështirë të kompozuar prej tij, i
    tha:
    - Në qoftë se ke ardhur për të mësuar, unë nuk kam se ç'farë të të mësoj.


    * Megjithëse e quanin koprac Paganini ishte shumë i gatshëm që t'i ndihmonte të gjithë ata që ishin në hall. Është shumë e njohur bujaria e tij për Berliozin, i cili kur ishte i panjohur nuk kishte asnjë dysh për të jetuar. Kur doli për të dhënë koncert ishte edhe Paganini, i cili e kuptoi se ç'gjeni në muzikë ishte Berliozi. Kur u ngjit në skenë për ta uruar, u ul në gjunjë te këmbët e tij dhe i tha se ai ishte mbreti i të gjithë muzikantëven që ishin gjallë.


    * Mbreti Karli i Lumtur në vitin 1825 ishte në një koncert të Paganinit. Dëgjoi një pjesë që i la të gjithë të mahnitur dhe me anë të shambëllanëve e porositi artistin që ta përsëriste pjesën. Ftesës së sovranit artisti i madh iu përgjigj:
    - Paganini nuk përsërit!
    Për këtë përgjigje Paganini u përjashtua për dy vjet nga shtetet e mbretërisë së Karlit.


    * Paganini takoi në rrugë një djalë të vogël e të varfër, që i binte violinës. lu afrua, e pyeti dhe mësoi se ai i binte violinës për të siguruar ushqimin e nënës së tij të sëmurë dhe të dy motrave të vogla që kishte në shtëpi. Paganini u mallëngjye shumë, e mori në dorë instrumentin dhe nisi t'i binte në mes të njerëzve që grumbulloheshin nga të katër anët për të dëgjuar violinistin e famshëm. Shumë shpejt u mblodh një turmë e madhe përreth violinistit. Kur mbaroi së rëni violinës në kapelën e tij u grumbulluan shumë monedha, të cilat ia la djalit të vogël.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PASKAL, Piazho


    PASKAL Piazho (1623-1662) mat.ematikan, fizikan dhe filozof i njohur francez


    * Piazho Paskali ishte fëmijë i mrekullueshëm. Babai i tij kishte miqësi me shumë shkencëtarë. Piazhoja i vogël rrinte dhe dëgjonte kur ata bisedonin. I ati kërkoi ta mënjanonte prej këtyre, por çdo gjë ishte e kotë. Djali i vogël, që ishte atëherë vetëm dymbëdhjetë vjeç, arriti të vërtetonte teoremën e 32- të të Euklidit^ dhe po gjente të 33- ën. I ati i çoi punët e djalit te një gjeometër i cili mbeti i habitur.


    * Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç Piazho botoi një traktat mbi seksionet e konit, të cilin ia dërgoi Lajbnicit. Atij nuk i besohej që kjo ishte puna e një nxënësi gjashtëmbëdhjetë vjeçar.


    * Kur e pyetën Bozuenë se cila ishte vepra që ai do të donte ta kishte shkruar vetë, oratori i madh u përgjigj:
    "Letrat e Provincës"2) të Paskalit.
    "Letrat e Provincës" është shkruar kundër jezuitëve. Një jezuit që donte të tallej me Paskalin, duke folur me Bualonë, e pyeti kritikun e madh në se ishte e vërtetë, sikurse thuhej, që Paskali punonte si këpucar.
    - Nuke di, - u përgjigj Bualoja - nëse Paskali bën ose nuk bën këpucë. Di vetëm se me "Letrat e Provincës" ka bërë një palë këpucë, që juve ju rrinë shumë mirë në këmbë.



    * Një mik i foli Paskalit për një njeri që ishte sa i ngjallur aq edhe idiot. Aitha:
    - Nuk e kuptoj sesi mund të jetë kaq i shëndoshë dhe kaq kafshë?
    - Kjo provon, - vuri në dukje Paskali, - që një trup mund të ketë shumë volum dhe pak kapacitet.

    Për ata që thonin : "libri im", "komenti im", "historia ime", Paskali vinte në dukje:
    - Do të bënin më mirë të thonin "libri ynë", "komenti ynë", "historia jonë", me qenë se në veprat e tyre ka më shumë gjëra të mira prej të tjerëve sesa prej vetes së tyre.



    * PASKUINO është nofka popullore e një shtatoreje të lashtë në Romë. Përballë saj gjendej një shtatore tjetër me emrin Marforio. Që nga fundi i shek. XV u bë zakon t'u atribuohen epigrame të kripura nëpërmjet dialogut imagjinar që bëhej midis Paskuinos dhe Marforios.
    Paskuino shfreu shumë kundër Papa Aleksandrit VI Borxhia^ me këto vargje latine: "Sektus Tarquinius, Sektus Nero et iste. Semper sub Sektis perdita Roma fuit", që do të përktheheshin kështu: "Tarkuini i gjashtë", Neroni i gjashtë dhe sot e kësaj dite një i gjashtë. Nën të gjashtët Romën gjithnjë e ka ngrënë dreqi".


    * Kundër Papa Julit II luftëdashësit, Paskuino, duke aluduar për Jul Qesarin, la këtë epigram: "Juli është në Romë.
    Po çfarë mungon? O zot, dërgona një Brut, sepse sa herë që është një Jul në Romë, ajo është në rrezik".

    * Kur vdiq Papa Luani X në Romë u hap fjala se atij nuk i ishin bërë ceremonitë solemne fetare. Paskuino nxori epigramin : "Në qoftë se doni të dini pse Luanit nuk iu bënë solemnitetet fetare të vdekjes, kjo ndodhi sepse ai i kishte shitur ato".
    Kështu aludohet për shitjen e indulgjencave, për të cilat Luteri e kishte qortuar Papën.
    Ishte hapur fjala se Sisto Kuinto i kishte pasur borxh një jul (monedhë me vlerë njëzetepesë qindarka) një këpucarri. Kur u bë papë, për mirënjohje, bëri peshkop të birin e këpucarit. Marforio pyeti: - Paskuino, sa vlejnë peshkopët në ditët e sotme?
    Dhe Paskuini ia ktheu menjëherë:
    - Si, nuk e di? Po ç'të vlejnë më? Një jul copa!



    * Papa Klementi XI ishte nga Urbinoja1' dhe gjithnjë dërgonte vepra arti nga Roma në qytetin e tij. Marforio e pyeti Paskuinon: - Paskuino, çfarë po bën ndonjë gjë? -1 bëj roje Romës se mos e dërgojnë në Urbino.


    * Napoleon Bonaparti kur hyri në Romë, i zhveshi muzetë dhe kishat nga veprat e artit dhe i dërgoi në Paris. Atëherë Marforio pyeti:
    - Është e vërtetë Paskuino që të gjithë francezët janë hajdutë?
    - Jo të gjithë, - u përgjigj Paskuino, - por "buona parte".
    Në kohën e Napoleonit Roma vuajti shumë nga mungesa e ushqimeve dhe sidomos e vajit për gjellë. Marforio pyeti Paskuinon për këtë çështje dhe ai u përgjigj:
    - Miku im, Napoleoni e ka harxhuar të gjithë vajin për të lyer mbretër dhe për të fërguar republika.



    * Pas restaurimit të monarkisë së Luigjit të XVII në Francë, poshtë shtatores së Paskuinos, u zhvillua kjo bisedë imagjinare midis Paës dhe mbretit të Francës:
    - Si është e mundur shenjtëri që keni konsakruar uzurpatorin?
    - Eh more biri im, po juve nuk ishit? - i tha Papa.
    - Por o at i shenjtë, duhet ta dini që unë mbretëroj ilegalisht me hirin e zotit edhe kur nuk jam.
    - Po biri im i dashur, ju duhet ta dini se si Papë jam i pagabueshëm dhe kam gjithnjë të drejtë edhe kur bëj padrejtësi.



    * Pas rënies së Republikës romake më 12 shtator 1850, poshtë shtatores së Paskuinos u gjet i afishuar shkrimi i mëposhtëm që merrej me dy kuptime. Njëri kuptim në qoftë se lexohej si dy pjesë të ndara dhe tjetri në qoftë se lexohej rresht për rresht sikur të ishte një pjesë e tërë:



    * Papa Leoni XII kishte shkaktuar aq shumë pakënaqësi në popull, sa kur vdiq gjithandej u bënë festa të mëdha. Me këtë rast Paskuino kishte nxjerrë një kartelë ku shkruhej:
    "Ai që gjen një njeri që ka qarë për vdekjen e Leonit XII, ta sjellë në kishën e priftërinjve jezuitë dhe do të marrë bakshish njëqind skude.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PASTA, Xhudita


    PASTA Xhudita (1798-1865) këngëtare e shquar italiane


    * Zemra e saj e madhe ishte mësuesi i vërtetë i Xhuditës në artin dramatik. Kur po shëtiste në Trieste gjatë bregut, iu afrua një vajzë e varfër katër a pesë vjeçe dhe kërkoi lëmoshë për nënën e saj të verbër. Këngëtarja e madhe nuk e mbajti dot veten dhe ia shkrepi të qarit pa pushim. Pastaj i dha vajzës gjithçka kishte me vete, para dhe xhevahire. Atyre që e shoqëronin u tha:
    - Fëmija më ka kërkuar lëmoshë në mënyrë të madhërishme. Me vështrimin e parë unë pashë fatkeqësinë e nënës së saj, mjerimin e shtëpisë së tyre, mungesën e veshjes, të ftohtët. Unë do të isha një artiste e madhe po të arrija në interpretim një theks të tillë dramatik si të kësaj fëmije.


    * Herën e parë kur këndoi në Paris asnjë nuk i kushtoi vëmendje dhe u prit shumë ftohtë. Më vonë Franca e pagoi gjobën e asaj ftohtësie, duke e rrethuar këngëtaren me një entuziazëm të pashembullt. Aktori i shquar Talma donte të shihte shfaqjen e operës Tankredi të Rosinit, ku ajo luante me mjeshtëri të rrallë, jo vetëm si këngëtare por edhe si aktore. Talma mbeti i shastisur nga ky interpretim dhe deshi të njihej me Paskën. Njëherë në praninë e saj ai tha:
    - Zonjë, ju keni arritur idealin që unë më kot për shumë vjet kam kërkuar me aq zell ta arrij.


    * Në mbrëmjen e 2 tetorit 1834 këngëtarja e shquar Xhudita Pasta këndonte në teatrin e përgjithshëm të Bolonjës. Posa nisi pjesën e madhërishme Kasta Diva ra një tërmet i fortë që bëri të dridhej në mënyrë të tmerrshme gjithë teatri. Asnjë nga dëgjuesit nuk lëvizi nga vendi. Si pushoi tërmeti dhe u qetësua gjendja, Pasta filloi të këndojë një melodi të ëmbël dhe dhjetë minuta më vonë të gjithë e harruan frikën e tërmetit.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •