KOH, Robert
KOH Robert (1843-1910) mjek i shquar dhe bakteriolog gjerman, zbulues i bacilit të tuberkulozit
* Ishte mikroskopi që e shtyu për vrojtimin e mikrobeve. Kohu nuk i thoshte askujt për zbulimet e tij, deri sa të sigurohej mirë. Për arritjet e kërkimeve të tij i tha një mikut të vet profesor në Drezden, i cili nga ana e tij njoftoi patologun më të dëgjuar të qytetit. Ai mbeti aq i entuziazmuar, sa që u thirri me të madhe nxënësve dhe asistentëve:
- Ikni prej këtu, ju që doni t'ju mësoj unë! Vraponi në shtëpinë e Kohut, në qoftë se doni të mësoni diçka nga mjekësia.
* Kohu, ishte modest. Pavarësisht nga nderimet e mëdha që i bënin dhe nga fama e madhe që gëzonte ai mbeti gjithnjë i thjeshtë dhe kohëulur. Admiruesve të tij Kohu u thoshte shpesh:
- Doni të dini se cila është merita ime? Që linda dhe u mora me mjekësi në një kohë kur ari gjendej akoma i shpërndarë nëpër rrugë...në dispozicion të të parit pushtues.
* Kohu në rini ishte mjek i thjeshtë fshati dhe shumë i zënë me vizitat e të sëmurëve. Nuk do të mendonte kurrë për shkencën, në goftë se gruaja nuk do t'i kishte sjellë si shuratë për ditëlindje një mikroskop



Përgjigju Duke Cituar
o humbas shikimin, por si bilbili do të këndoj më mirë... Më vonë, kur iu keqësua gjendja dhe paraliza po nguroste muskujt e anës së djathtë të fytyrës, ai prapë nuk hiqte dorë nga humori: - Oh medet! Nuk mund të përtypem veçse nga një anë, nuk mund të qaj veçse me një sy. Nuk jam veçse një gjysmë njeriu. Nuk mund t'i pëlqej gratë veçse me anën e majtë. Tashmë, nuk do të kem më të drejtën të dua, vetëm se me gjysmën e zemrës. Kur u godit nga një paralizë e pjesshme, nuk i hapte dot sytë. Atëherë me gishta hapte qepallat dhe i thoshte të shoqes:


Ruaj Lidhjet