Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar

    Nga njė kalkulimm i hargjimeve pėr tė gjitha dasmat e planifikuara pėr kėtė vitė nė rajonin e Gostivarit, rezulton se 665 dasmat qė po mbahen e qė do tė mbahen pėr kėtė vit do tė kushtojn mbi 7 milion euro

    Sezoni i dasmave nė Gostivar ėshtė nė kulmin e vet ku nga informatat e marrura prej nėntė restoranteve mė eminente tė kėtij qyteti, bėhet e ditur se deri mė sot janė realizuar dhe rezervuar 665 dasma, pėr tė cilat dasmorėt nė pėrgjithėsi vetėm pėr shėrbimet e restorantave do tė paguajn mbi 1 milion e 300 mijė euro. Pėrveē restorantėve, vetėm pėr stolitė e arit dhe pėr veshėmbathje mesatarja e harxhimeve pėr njė darsėm llogaritet tė jetė mbi 7 mijė euro, ndėrsa tė dhėnat pėr muzik sillen rreth 3 mijė e 500 euro..

    Sezoni veror i dasmave nė Gostivar fillon nga korriku dhe zgjat deri nė mbarim tė gushtit. Nga restorantet dhe salonet e dasmve mė eminente nė qytet , si restorantet “Sidnay”, “S-Petrol”, “Albis”, “Arena”, “Pallma”, “Lule”, “Votra” dhe salonet e dasmave “Dede Beg” dhe “Mavrova” mėsuam se mesatarja e dasmave tė rezervuara ėshtė 85 dasma, pėr njė sezonė , ku kapaciteti mesatar i sallave tė tyre ėshtė 350 persona.

    “Nė restorantin tim pėr gjithė sezonin i kam tė rezervuara 120 dasma. Ky ėshtė kapaciteti qė mund tė mbri me dy salonet qė disponoj.”- na tha njėri prej pronarėve tė restoranteve tė lartėpėrmendura qė deshte tė mbetet anonim.

    Nė shifrat e lartė pėrmendura nuk kemi llogaritur edhe dasmat qė janė duke u realizuar dhe rezervuar nė restoranitin “Vitamin –Aga” ku supozohet se nė dy salonet e veta gjatė kėtij sezoni duhet tė realizohen rreth 130 dasma si dhe tė disa lokaleve tjera mė tė vogla dhe mė pak tė njohura.

    Nga informatat qė morrėm nėpėr artaritė e qytetit kuptuam se mesatarja e herxhimave nga qytetarėt qė bėjnė dasma gjatė kėtij sezoni ėshtė nga 3 mijė e 550 deri nė 5 mijė euro pėr stolit e arit. Nė kėto harxhime stolish ari zakonisht pėr nusen e re blihen minimum dy komplete, pastaj qafore prej mė tė shtrenjtave, 10 hallka apo 5 bylyzika, e shumė stoli tė tjera. Vetėm si ilustrim nėse nė kėto 665 dasma llogarisim mesataren qė njė dasmorė pėr nusen do tė blej ari me vlerė rreth prej 3500 eurash shpenzimi i pėrgjithshėm i dasmorėve vetėm pėr stoli ari duhet tė jetė mbi 2 milion e 300 mijė euro.

    “Tek ne shumica e myshterinjėve tanė porosisin stoli ari prej 3500-5000 euro. Vetėm dy raste kemi pasur deri tash qė shuma e stolive ka kaluar 10.000 eron.”- ishte deklarat e njėrit prej pronarėve tė artarive tė Gostivarit.

    Nė harxhimet e dasmave po ashtu hyjnė edhe hargjimet pėr veshėmbathje. Nga pronarėt e butiqeve u mėsuam se harxhimet e njė dasmori janė mbi 5 euro, dhe gjithnjė duke pasur si bazė numrin 665 tė dasmave, edhe nė kėtė rast vlera e pėrgjithėshme kap disa miliona eura apo pėrafėrsisht 3 milion e gjysėm euro. Siē thonė pronarėt e butiqeve pėr veshėmbathje dasmorėt minimum pėr nusen e re bėjnė rreth 10 komplete kostumesh, minimum 5 palė kėpucė, pastaj fustani i nusėrisė dhe tė pakapėrcyeshme janė fustanet dhe veshmabathjet pėr anėtarėt tjerė tė familjes sė nuses, kėtu hyjnė edhe harxhimet pėr dhėndėrin dhe shumė harxhime tė tjera.

    Dasmat nė Gostivar kanė harxhime edhe tė muzikės edhe harxhime tė tjera tė cilat pėr njė dasėm llogariten tė mbrijnė 3 mijė e 500 euro.

    Nga njė kalkulimm i hargjimeve pėr tė gjitha dasmat e planifikuara pėr kėtė vitė nė rajonin e Gostivarit, rezulton se 665 dasmat e kėtij viti nė kėtė rajon do tė kushtojn mbi 7 milion euro

    Shkruan: Vedat Memedaliu
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2

    Unhappy Turp dhe mekat!

    Nje fenomen ky, qe ekziston tash e shume vite ne keto ane, PER FAT TE KEQ.

    Gjithmone duke u nisur nga ky fenomen, madje edhe papunesia e madhe, rinia mbeten me te njejtin status, "beqar/e", sepse s'arrijne dot t'i permbushin kerkesat "e nevojshme" per nje dasem ekstravagante.

    Ne keto vende, deshem apo s'deshem te pranojme, luksi s'ka fund per qellime te tilla, madje, familja qe do bente nje dasem te tille "te shtrenjte", te nesermen mund te ulet ne nje sofer te thate, por ama KUJDES!!!, ka mbetur nami neper qytet, apo edhe fshat se "filani" ka bere nje dasem te madhe, luksoze.....; e nga ky nam fitimi, dobia cila eshte?!....
    Mbetemi edhe me tej tek (pike)pyetja, pa nje pergjigje...!

    Zoti ua sjellte mendte ne koke kesaj pjese te popullates!

    Mirre kane thene: "Syrin e njeriut e ngop vetem varri!".....

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jemi apo s`jemi?

    Vetem ne familjen time, nga martesat mund t`ju nxjerr cifra marramendese, keshtu qe ky tekst nuk me habit fare.
    Ajo c`me habit eshte fakti se ende vazhdohet me po te njejtin ritem, me besoni apo jo artaret dhe ato qe kane butiqe, ferkojne duart tani, se afrohet sezoni kur fillojne te vijne gurbetqaret edhe keto do nxjerrin parate per 9 muajt tjere kur ata nuk jane ketu.
    Perafersisht, nje darsem i del te kushtoj dikund reth 30.000 euro per nje familje me ardhje te mesme, mendoj me dy apo tri roge ne familje.
    Sille nga ta sillish, eshte fenomen i krijuar per shkaterim me duket...sikur kastile dikush e ka lene kete adet qe te harxhohen parate kot me kot, duke ditur se sa shume mund te bej nje njeri me kete shume parash.

    Ne fund te fundit, eshte e patjetersueshme te behen keto harxhime, se bota nuk na lejon ndryshe. Nqs nuk ben dasem, c`do thote bota? loool

    Vangjeli thote: E marrte dreqi boten. lol Pajtohem dhe une.

    Nejse se e zgjata pak a shume, vetem desha te vertetoj faktet me larte qe permenden.

    Pershendetje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    Zoti ua sjellte mendte ne koke kesaj pjese te popullates!
    Per cilen pjese te popullates e ke fjalen, ky shkrim me larte pershkruan vetem Gostivarin por e keqja eshte se e gjithe Maqedonia eshte e njejte sa i perket kesaj ceshtje dhe nuk ka nevoje per shperthime se Zoti ua sjellt mend ne koke kesaj zone ose dicka ashtu, s'mund te ofendosh aq lehte nje pjese te madhe te popullates, pra kujdes!!!

    Thjesht ne te gjithe Maqedonine eshte e njejta gjendje, cdo kund shpenzohen shuma marramendese per nje dasem dhe skemi cka i bejme sepse hovi i nje populli nuk ndalet vetem me fjale por edhe me vepra.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga Zana e Malit
    Zoti ua sjellte mendte ne koke kesaj pjese te popullates!
    Eshte dashur te shtoj "NE MAQEDONI" e gjetiu...!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Davius

    Ke hape nje teme te qellueme.


    Me plote respektin per shqiptaret e Maqedonis,
    per solidaritetin e tyre me dhembje te kosovareve gjate luftes ,
    mandej me pjesmarrjen e tyne ne luften clirimtare
    mandej ne mikpritjen e ne zemerdashunin e tyre per shqiptaret kudoqejane,
    ...megjithate ndjej nevoje tu them se kesaj here
    jane ne rruge te gabueme.

    Nuk duhet ti tregosh botes se une kam para,
    se une jam i pasun,se une keshtu e ashtu..
    Me besoni se as ministria e Anglis nuk harxhon kaq te holla ne ahenge
    sa harxhon nje gostivar apo tetovar.

    Per fat te keq kete rruge po e ndjekin edhe kosovaret.
    Nuk jemi askund ne shqiptaret,ama p....larte!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  2. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •