Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli Shpresë për një amnisti për shqiptarët

    Shtohen emigrantët që kthehen vullnetarisht pas refuzimit nga shkallët e gjyqësorit

    Shpresë për një amnisti për shqiptarët

    Angli, projekti për emigrantët e paligjshëm



    Nga Londra Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    Anglia nuk është më destinacioni i preferuar i shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova për të emigruar, siç ndodhte përpara 7 vitesh. Pakënaqësitë e tyre me jetesën në shtetin ishull, ku më kryesorja: refuzimet e aplikimeve për azil, mospasja shpresë për t'u legalizuar në të ardhmen e afërt, ka bërë që ata t'i thonë lamtumirë Anglisë. Nga një raport i detajuar në lidhje me gjendjen e azilantëve në vend, Home Office, ministria që mbulon çështjet e emigracionit, mësohet se numri i azilantëve në tërësi, për tremujorin e parë të 2005-s, ka rënë në 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2004. Sikurse vitin e shkuar, nga raporti del qartë se numri i shtetasve shqiptarë dhe kosovarë që kanë aplikuar për azil ka qenë shumë i vogël, krahasuar me vitet 1998-2002. Ndërkohë, shancet për të fituar leje qëndrimi në gjykatat e apelit të emigrantëve janë të papërfillshme. Edhe në muajt e parë të 2005-s, sikurse në vitet paraardhëse 2003-2004, vihet re tendenca në rritje e emigrantëve shqipfolës për të lënë Anglinë në mënyrë vullnetare. Ndërkohë që e vetmja shifër pozitive që del nga raporti fatmirësisht i përket numrit të shtetasve shqiptarë që kanë pasur fatin e fitimit të nënshtetësisë britanike gjatë vitit 2004. Për të disatën herë radhazi ligji i emigracionit në Britaninë e Madhe pëson ndryshime. Tani me fitimin e mandatit të tretë qeverisës Laburistët e Toni Blerit do të radikalizojnë masat ndaj atyre që do të tentojnë të hynë ilegalisht në vend, dhe më pas do të kërkojnë azil. Mbretëresha Elisabeta II gjatë një fjalimi konfirmoi se "do të ketë një ligj të ri për emigracionin dhe azilin". Ky ligj është i katërti në një periudhë trevjeçare, i cili do të anoncohet nga qeveria e Blerit. Mësohet se ligji kërkon ta vërë theksin në forcimin e kontrollit të emigracionit dhe në veçanti të azilit. Por në atë mënyrë që të jetë fleksibël, i drejtë dhe në interes të ekonomisë vendëse. Paralelisht me këtë ligj, do të ketë edhe hapa të mëtejshëm, që kanë të bëjnë me sistemin e pajisjes së popullsisë me karta identiteti. Si pasojë e një hapi të tillë, azilantët e dështuar do ta gjejnë veten krejtësisht në të zezë, dhe kështu ata nuk do të kenë mundësi mashtrimi në marrjen e ndihmave sociale, dhe punësim ilegal.


    Pas zgjedhjeve së 5 majit, ja politika laburiste e emigracionit

    Ardhja në pushtet e laburistëve, për të tretën herë pas fitores së tyre historike të 5 majit, është pritur mirë nga emigrantët ilegalë në Britaninë e Madhe. Meqenëse problemi i azilantëve u kthye në një debat të ashpër elektoral, Bler e ka të qartë seriozitetin e kësaj çështjeje. Por zgjidhja ka një kosto të lartë ekonomike, nëse shpallet një fushatë dënimesh, "operacion fshesa", ndaj të huajve. Kështu kostoja e dëbimit të ilegalëve në vendet e origjinës kërkon biliona paund dhe së dyti, që është më e rëndësishmja, emigrantët ilegalë, edhe pse nuk paguajnë taksa, janë cilësuar si "vaj në rrotat e ekonomisë britanike". Përballë fakteve të tilla prospekti i një amnistie të mundshme duket më afër se kurrë. Shenjat e para të kësaj zgjidhjeje efikase u panë me amnistinë e vitit 2003, ku përfituan vetëm familjarët, ndër ta shumica familje nga Kosova dhe Shqipëria.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    emigrantet e shkrete ngelen duke pritur...!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    o shijaks ne rast se punon ne (home-office) dhe ke ndonje informacion te sakte rreth kesaj ceshtje, edhe te besoj perdryshe mos hap paniqe se na le me zemer ne dore se po i bejme 6 vjet ne kete shtet.

    me respekt
    mateo

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •