ARISTOKLI, Mesanas
ARISTOKLI, Mesanas , filozof grek (gjysma e dytė e shek. II). Eklektik peripatetik, i afėrt me Aristotelin dhe stoikėt, historian i filozofisė.
---------------------------------------------------------------
ARISTOKSENI, Tarentas
ARISTOKSENI, Tarentas , filozof grek (lindi rreth 354 p.e.r.). Nxėnės i Aristotelit ndėrsa nė psikologji i afėrt me pitagorasit. Ka merita pėr zhvillimin e historisė dhe tė teorisė sė muzikės. Shkroi mbi harmoninė dhe disa biografi tė filozofėve (Protagora dhe Platoni).
---------------------------------------------------------------------
ARISTONI, Aleksandrias
ARISTONI, Aleksandrias , filozof grek (shek.I. p.e.r.). Peripatetik, shkroi njė koment lidhur me mėsimin e Aristotelit mbi kategoritė
-------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt