Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 166
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTOKLI, Mesanas

    ARISTOKLI, Mesanas , filozof grek (gjysma e dytė e shek. II). Eklektik peripatetik, i afėrt me Aristotelin dhe stoikėt, historian i filozofisė.
    ---------------------------------------------------------------
    ARISTOKSENI, Tarentas

    ARISTOKSENI, Tarentas , filozof grek (lindi rreth 354 p.e.r.). Nxėnės i Aristotelit ndėrsa nė psikologji i afėrt me pitagorasit. Ka merita pėr zhvillimin e historisė dhe tė teorisė sė muzikės. Shkroi mbi harmoninė dhe disa biografi tė filozofėve (Protagora dhe Platoni).
    ---------------------------------------------------------------------
    ARISTONI, Aleksandrias

    ARISTONI, Aleksandrias , filozof grek (shek.I. p.e.r.). Peripatetik, shkroi njė koment lidhur me mėsimin e Aristotelit mbi kategoritė
    -------------------------------------------------------------------
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTONI, Hius

    ARISTONI, Hius , filozof grek (shek. III p.e.r). Nxėnės i Zenonit, filozof stoik dhe ithtar i shkollės sė vjetėr stoike. Nė plan tė parė vė nė dukje motivet etike tė filozofisė dhe hedh poshtė studimin e fizikės dhe tė logjikės. Fizikėn e refuzon pėr shkak se qėllimi i saj nuk mund tė arrihet asnjėherė me tė menduarit e njerėzve, ndėrsa logjikėn ngase ėshtė e panevojshme. Vetėm etika vlen tė studiohet.

    Konsideron se nė pėrgjithėsi dhėnia e kuptimit teorik dhe e studimit ka vlerė atėherė kur ėshtė nė harmoni me disa principe parimore tė etikės. Sipas tij, virtyti ėshtė unitet, kėshtu qė nuk ėshtė e pa-mundur tė mprosh tezėn mbi shumėsinė e virtyteve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARISTOTELI

    ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi nė Stagirė tė Trakisė, nxėnės i Platonit. Me ftesėn e mbretit tė Maqedonisė Filipit bėhet mėsues dhe edukator i Aleksandrit (qė mė vonė u quajt i Madh). Nė kohėn kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtė Evropės, Aristoteli u kthye nė


    Athinė dhe kėtu, duke ligjėruar nė Lice, shkroi veprat kryesore tė tij. Ėshtė themelues i shkollės peripatetike nė Athinė. I akuzuar pėr ateizėm ikėn nga Athina nė Haleks («qė athinasit pėr herė tė dytė tė mos e fyejnė filozofinė»), ku sė shpejti edhe vdes.


    Aristoteli hyn nė radhėn e filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ėshtė mendja sintetike mė e rėndėsishme dhe nė pėrgjithėsi gjeniu mė i gjithanshėm i antikės. Duke rishqyrtuar nė mėnyrė kritike filozofinė e mėsuesit tė vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi nė njė sėrė veprash kapitale filozofinė e re origjinale dhe grumbulloi njėkohėsisht nė mėnyrė enciklopedike tė gjitha rezultatet e rėndėsishme tė filozofisė sė vjetėr greke dhe tė shkencave tė veēanta. Tė gjitha fushat deri atėherė tė njohura si dhe njė sėrė fushash tė reja tė aktivitetit mendor dhe tė njohurive njerėzore tė disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janė objekt i hulumtimeve gjeniale tė Aristotelit.



    Logjika e Aristotelit me disa teza tė veta themelore ka ruajtur vlerėn e vet dhe deri sot ajo merret si model pėr themelimin e logjikės elemetare, kėshtu qė edhe Kanti mundi tė vėrtetonte se si logjika e Aristotelit mori njė formė aq tė pėrsosur saqė pas saj nuk ka mundur tė bėjė njė hap pėrpara, as nuk ka qenė e detyruar tė bėjė njė hap prapa. Logjika e tij, nė radhė tė parė, shqyrton ēėshtjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitė), pėrfundimet dhe argumentet.

    Nocionet janė esencė ose formė e sendit, njohja e tė cilit ėshtė qėllim themelor i tė menduarit. Nocionet mė tė larta tė gjinisė, qė pėrfshijnė nė vėte tė gjitha nocionet tjera janė kategoritė. Kategori tė tilla, sipas Aristotelit ka dhjetė: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Nė veprat logjike tė Aristotelit (tė grumbulluara mė vonė nga nxėnėsit e tij me titull Organon) janė shqyrtuar hollėsisht dhe jashtėzakonisht nė mėnyrė ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janė parimet e tė menduarit, induksioni dhe deduksioni, pėrkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.



    Aristoteli konsideron se ekzistojnė tri parime tė pėrgjitshme tė tė menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i pėrjashtimit tė sė tretės. Kushdo qė dėshiron tė mendojė nė mėnyrė konsekuente nuk mund tė mendojė nė kundėrshtim me kuptimin e kėtyre tri parimeve, sepse kėto nuk janė farė zbulimesh rasti, por vlejnė pėr vetė njėmendėsinė. Pėrveē shpjegimit tė hollėsishėm tė teori-sė sė silogjizmit kategorik-asertorik (ēka konsiderohet kontribut mė i madh i tij nė logjikė), nė veprat e tij e gjejmė edhe logjikėn shumė tė ndėrlikuar modale si dhe fillimet e shumė teorive logjike tė mėvonshme.

    Dhe ndonėse Aristoteli nė themel pėrpunoi parimet e logjikės rreptėsisht formale, prapėseprapė ai nuk i ndau nė mėnyrė abstrakte format e tė menduarit tė logjikshėm dhe tė drejtė nga vetė qenia. Pėr tė p.sh. edhe kategoritė janė jo vetėm predikatet mė tė pėrgjithshme tė tė menduarit por njėkohėsisht edhe pėrcaktimet mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese. Logjika pėr A. nuk ėshtė ndonjė qėllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «tė kulluara» tė mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet nė tė menduarit. Lidhur me ketė, Aristoteli nė Hermeneutikė tregon se theniet e gjykimit janė nė raport tė njėjtė sikurse sendet nė njėmendėsi, kėshtu qė lidhja e nocioneve ėshtė tregues i lidhjeve tė vetė sendeve.

    Ndonėse fillimet e logjikės, madje edhe tė zgjidhjes sė ēėshtjeve tė caktuara logjike mund t'i kėrkojmė edhe te Sokrati e Platoni, prapėseprapė, Aristoteli pėrgjithėsisht konsiderohet themelues i logjikės si disiplinė e veēahtė. «Filozofia e parė» (ose mė vonė e quajtur metafizikė pėr arsye se nė pėrmbledhjen e veprave tė tij ėshtė «pas fizikės») studion parimet e fundme, mė tė larta dhe mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese, andaj ėshtė mė-sim mbi shkakun e parė, mbi qenien nė pėrgjithėsi. Shkencat e veēanta studiojnė aspektin e caktuar tė qėnies, por jo edhe qenien nė vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet tė ekzistojė shkenca e cila duhet tė merret me parimet qė janė themel pėr tėrė kuptimin dhe njohjen e tė gjitha pėrcaktimeve tė veēanta.

    Pikėrisht kėto parime i studion metafizika ose filozofia e parė, kėshtu qė objekt i saj i studimit ėshtė materia, forma, shkaku i lėvizjes, qėllimi i ekzistimit e tė tjera. Kjo disiplinė ėshtė njėkohėsisht edhe mė e vėshtira, sepse ėshtė mė abstraktja, por me vetė kėtė fakt ajo ėshtė edhe shkenca mė ekzakte. Shumė teza metafizike tė Aristotelit provojnė tendencėn realiste-materialiste me tė cilėn iu kundėrvu botės sė ideve tė Platonit, duke konsideruar se idetė janė imanente pėr vetė sendet dhe jo modele transcendentale tė sendeve.

    Me njė varg argumentesh bindėse dhe spirituoze A. nė pėrgjithėsi i hedh poshtė bazat e doktrinės sė Platonit mbi idetė. Do tė duhej tė kishte mė shumė ide sesa sėnde tė veēanta meqė do tė duhej tė ekzistonin idetė edhe mbi marrėdhėniet e tyre; do tė duhej tė ekzistonin idetė e drobitjes, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė pėrkufizimin e idesė; si mund tė ekzistojė veēmas substanca dhe ajo nga e cila pėrbėhet substanca; nė qoftė se nė tė gjitha idetė qėndron burimi i lėvizjes, atėherė edhe ato lėvizin, ndėrsa nėse nuk lėvizin, prej nga atėherė lėvizja e tė tjera.



    Nė njėmendėsi, sipas Aristotelit, ekzistojnė vetėm sendet e veēanta, vetėm kėto pėrbėjnė substancėn e parė. E pėrgjithshmja nuk ekziston pranė ose mbi sendet por nė to. Nocionet e pėrgjithshme (gjenerike), qė shprehin cilėsitė e pėrbashkėta tė sendeve tė veēanta vetėm janė substanca tė rendit tė dytė. Mirėpo edhe e veēanta ekziston pikėrisht aq sa realizohet nė tė e pėrgjithshmja. Sepse nė qoftė se pėrveē sendeve tė veēanta nuk ekziston kurrgjė, atėherė nuk ekziston asgjė qė do tė mund tė arrihej vetėm me njohje, por tėrė kuptimi do tė varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne nė mėnyrė ndijore njėmend, pėr shembull,. nuk vėrejmė se ekziston ndonjė shtėpi nė pėrgjithėsi pranė shtėpive tė veēanta.

    Mirėpo sendet e veēanta megjithatė manifestojnė unitetin e tyre, dhe kategoritė e mendjes, tė cilat tregojnė pėr kėtė, njėkohėsisht reflektojnė raportet objektive tė vetė sendeve. Substanca bėn unitetin e tė veēantes dhe tė pėrgjithshmes dhe sė kėtejmi (nė «Metafizikė» 1,3) ajo «pėrse» reduktohet nė nocion, sepse ajo qė ėshtė vetėm ėshtė ngaqė nė tė realizohet e pėrgjithshmja. Mirėpo pėr ta njohur tė veēanten dhe pėr tė folur pėr tė mendueshėm, nevojitet tė theksohen katėr shkaqe: materia, forma, shkaku i lėvizjes dhe qėllimi.



    Forma (morfė) me materien e pazhdukur (hyle) pėrbėjnė tėrė ekzistimin. Ndėrkaq, materia e pa kurrfarė forme nuk ekziston nė njėmendėsi (por vetėm nė mendime). Qėllimisht lėvizja paraqitet nė faktin se forma zhvillohet gjithnjė mė shumė nė llogari tė materiales, deri te mbarimi nė «formė tė formės», nė tė menduarit e kulluar qė ka vetėm veten pėr objekt tė vet. Materia e pacaktuar ėshtė vetėm mundėsi e sendit, potencialitet, ndėrsa forma ėshtė aktualitet, realizim. Mirėpo kundėrshtia ndėrmjet formės dhe materies gjithmonė ėshtė relative. Ajo qė ėshtė ndaj diēkahit tė papėrkryer forma, ndaj diēkahit tė pėrkryer ėshtė materia.

    Guri i pėrpunuar, pėr shembull, ėshtė formė ndaj gurit qė gjendet nė mal, qė nuk ėshtė i pėrpunuar, por ėshtė materie ndaj gurit qė ėshtė murosur nė shtėpi. Realizimi i mundėsisė, kalimi dhe zhvillimi i formės nga materia bazohet nė lėvizje. Ēdo lėvizje, ndėrkaq, domethėnė ajo qė lėviz, supozon atė qė e vė nė lėvizje, dhe kėshtu nė fund e supozon njė shkak tė fundit, shkakun e palėvizshėm. Tė gjitha sendet ndryshojnė, mirėpo duhet tė ekzistojė edhe diēka qė ėshtė shkak i ndryshimit. Ky shtytės i parė, qė duhet tė jetė i palėvizshėm dhe sė kėtejmi vetėm njė, ėshtė formė e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, mė e pėrsosur, hyjni.



    Meqė lėnda e metafizikės ėshtė jomaterialja, qenia e amshueshme, atėherė edhe lėnda e fizikės sė Aristotelit ėshtė ajo qė lėviz, domethėnė qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnė katėr lloje tė lėvizjes: lėvizja substanciale (domethėnė ekzistimi dhe shkatėrrimi), kuantitative (rritja dhe rėnia), kualitative (shndėrrimi i njė materie nė tjetrėn) dhe lėvizja hapėsinore (dornethėnė ndryshimi i vendit). Hapėsira e pakufi ekziston vetėm potencialisht (pėr shembull nė numėrimin) por jo aktualisht, njėmendsisht. Lėvizja nė hapėsirė ėshtė e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetėm qeniet e veēanta krijohen dhe zhduken.



    Nė veprėn e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohė botėn e jashtme sikur tė mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund tė pėrceptojnė kurrgjė nė qoftė se nuk i kanė para vetes objektet e jashtme. Nė psikologjinė e Aristotelit ose nė shkencėn mbi shpirtin dominon mendimi se vetė shpirti ėshtė i palėvizshėm, mirėpo njėkohėsisht ai vė nė lėvizje trupin si formė dhe qėllim tė tij tė brendshėm dhe substancial, ai ėshtė «entelehia e parė» e tij, parim i jetės dhe i organizimit.

    Ekzistojnė tri lloje tė shpirtit: shpirti vegjetativ (qė konsiston nė aftėsinė e tė ushqyerit dhe tė shumimit), pastaj shpirti animal (qė ka edhe aftėsinė e sensibilitetit ndijor dhe tė vetėlėvizjes nė hapėsirė) dhe sė fundi shpirti njerėzor (qė ka aftėsinė e tė menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, qė ėshtė e lidhur me aspektin material ėshtė tabelė e zbrazėt (tabula rasa), mbi tė cilėn ndijat regjistrojnė thjeshtėsisht atė qė pranojnė. Kjo mendje ėshtė kaluese sikurse edhe individėt, ndėrsa mendja aktive ėshtė e pavdekshme. Fryma aktive nė shpirtin njerėzor, fryma qė krijon format, qė bėn ēdo gjė (dhe jo qė pranon nė mėnyrė pasive) dhe qė i vėren drejtpėrdrejt tė vėrtetat mė tė larta, ėshtė me origjinė hyjnore.



    Nė parimet etike tė tij, A. i kundėrvihet rigorizmit idealist tė Platonit dhe virtytin e pėrkufizon si mes ndėrmjet dy ekstremeve (pėr shembull pavarėsia dhe dinjiteti i frymės ėshtė mes ndėrmjet kryelartėsisė dhe vetėpėruljes). Pos virtyteve etike (qė kanė karakter tė vullnetshėm), A. analizoi edhe tė ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si ėshtė pėr shembull menēuria). Pikėpamjes sė Sokratit dhe tė Platonit se ne vazhdimisht dėshirojmė medoemos tė mirėn, A. kundėrvė pohimin se shtytėsit dhe instinktet njerėzore, pėr tė arritur tė mirėn, duhet vazhdimisht tė drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet tė jenė medoemos tė mirė. Nė shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqėsisė, Aristoteli theksoi tri lloje tė miqėsisė: miqėsinė e dobishme, tė kėndshme dhe tė virtytshme.



    Dhe derisa e para manifestohet mė shpesh tė njerėzit e vjetėr, e dyta te tė rinjtė, e treta, miqėsia e vėrtetė nė tė cilėn miku pėrqafohet pėr shkak tė vetė atij, ėshtė karakteristike pėr moshėn e pjekur tė mashkullit. Realist dhe racionalist, A. nė etikė ėshtė edhe pėrfaqėsues i imanentizmit, domethėnė i tezės se nga vetė njeriu varet se a do tė bėhet i lumtur ose jo, a do tė bėhet i virtytshėm apo shpirtlig.



    Pikėpamjet politike dhe sociale tė Aristotelit themelohen nė tezėn se njeriu ėshtė pėr nga natyra qenie shoqėrore, politike (zoon politikon). Pas analizės sė hollėsishme tė formacioneve politike (monarkisė, oligarkisė, demokracisė e tjera), Aristoteli nxjerr pėrfundimin se rregullimi mė i mirė ėshtė republika demokratike e matur.

    Nė shqyrtimet e veta politike dhe shoqėrore ai megjithatė e ruan nė dimensionin tė plotė institucionin e skllavėrisė, duke konsideruar se skllevėrit janė tė domosdoshėm pėr jetėn e «njerėzve tė vėrtetė», domethėnė pėr pjesėtarėt e qytetarėve tė lirė. Ndėrkaq, pėr Aristotelin, pėrsosuria e shtetit nuk bazohet nė aspektin teorik, por para sė gjithash, nė atė empirik. Me fjalė tė tjera, ai konsideron se dėshmi e vėrtetė pėr atė nėse shteti ėshtė rregulluar mirė qėndron, para sė gjithash, nė faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet nė kėtė rregullim shtetėror», domethėnė se nuk ka shpėrthyer kurrfarė «kryengritjeje qė meriton tė pėrmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpėrdorim tė pushtetit.



    Nė Poetikėn e njohur tė tij, Aristoteli pėrkundėr Platonit, ēmon lart krijimtarinė e vėrtetė artistike tė kohės sė tij sidomos autorėt e mėdhenj tė tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotė e krijimtarisė artistike dramatike shprehet nė katarsėn e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit.

    Arti qė tregon atė qė ka mundur tė ndodhė (pra, qė ka gjasė se ka ndodhur), ėshtė «mė i rėndėsishėm pėr tė se historia qė tregon vetėm pėr atė qė njėmend ka ndodhur. Lidhur me kėtė, A. tregon ligjėsitė e veēanta tė sferės estetike tė cilat janė tė pavarura nga njėmendė-sia historike, kėshtu qė shumė interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnė se, pėrkundėr Platonit qė pohonte lidhjen e ngushtė tė artit me realitetin politik, Aristoteli ėshtė themelues i estetikės si shkencė mbi njė veprimtari njerėzore tė veēantė dhe autonome qė ka normat dhe ligjsitė imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike tė tragjedisė greke (uniteti i vendit, i kohės dhe i veprimit) mbi tė cilat mė vonė u bėnė polemika tė ashpra ndėrmjet teoricienėve francezė dhe gjermanė (Lesingu pėr shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetėm nevojėn pėr unitetin e veprimit, ndėrsa unitetet e kohės dhe tė vendit janė tė kushtėzuara vetėm nga mundėsitė teknike tė skenės sė atėhershme greke).

    Klasik ėshtė edhe pėrkufizimi i tij i tragjedisė mbi tė cilin u shkruan studime dhe monografi tė shumta; «Tragjedia ėshtė imitim i veprimit serioz dhe tė kryer qė ka madhėsi tė caktuar, me tė folur qė ėshtė elegant dhe i veēantė pėr secilin lloj nė pjesėt e veēanta, nė personat qė veprojnė dhe nuk rrėfejnė, ndėrsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikė kryen pastrimin e afekteve tė tilla». Shkallėn mė tė lartė tė mėshirės e nxitin ato ngjarje nė tė cilat miku i ka bėrė keq mikut, ndėrsa mė mirė zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bėhet nga mungesa e diturisė, domethė-nė nė qoftė se faji nė tragjedi ėshtė pikėrisht faj pa faj. Rruga e analizės sė veprave artistike e Aristotelit dhe, para sė gjithash, e njė sėrė veprimeve dramatike tė kohės sė tij, niset nga kėto vepra kah pėrfundimet e pėrgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model pėr ata estetė dhe sidomos pėr teoricienėt dramatikė qė kėrkojnė burimet e normave estetike nė vetė artin.



    Me gjithė njoskonsekuencat dhe kundėrthėniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhėshtore e Aristotelit ėshtė e pashoqe nė tėrė antikėn jo vetėm pėr nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmėria e paraqitjes sė disiplinave tė veēanta, por, para sė gjithash, pėr nga shtruarja e njė serė ēėshtjeve fundamentale filozofike, tė cilat pikėrisht si ēėshtje janė edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerė tė pėrhershme tė trashėgimit mendor botėror.



    Veprat: veprat e Aristotelit mund tė ndahen nė veprat egzoterike, (kushtuar publikut tė gjerė) dhe ezoterike ose akroanetike (tė brendshme, pėrkatėsisht vepra pėr tė dėgjuar). Veprat e para egzoterike, qė me siguri u shkruan nė formė dialogėsh, nuk janė ruajtur. Gjithashtu nuk janė ruajtur as tė gjitha veprat ezoterike, ndėrsa tė ruajturat mund tė ndahen nė kėto grupe: i.Veprat logjike tė pėrmbledhura sė bashku me titullin O r g a n o n (domethėnė vegėl), qė pėrmban kėto vepra:

    Mbi kategoritė, Mbi interpretimin, Analitika e parė, Analitika e dytė, Topika dhe Mbi pėrgėnjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencėn dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra tė tjera qė nuk janė relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazė-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i tė cilave nuk ėshtė vėrtetuar. 3. Vepra metafizike ėshtė Metafizika (ose filozofia e parė e cila sipas renditjes nė anuarin e Andronikut u quajt kėshtu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, tė birit tė Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxėnės i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por mė shumė nga vepra e dytė); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (pėr tė cilėn nuk dihet a ėshtė autentike); 5. Prej veprave politike mė e rėndėsishmja ėshtė P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetėrore (Politike, 158 libra nė tė cilėt paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirėpo pėr autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirėpo nuk ėshtė ruajtur nė tėrėsi). Tė gjitha veprat e rėndėsishme filozofike tė Aristotelit (pėrveē Fizikės) janė pėrkthyer edhe nė kroatishte.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARKELAU, Athinas


    ARKELAU, Athinas (ose nga Mileti), filozof grek (shek. V. p.e.r.). Nxėnės i Anaksagores, qė ndryshe nga mėsuesi, konsideronte se ajri ėshtė pėrzierje e parė e materies. Pėr Arkelaun mendja (nusi) nuk qėndron jashtė botės por ėshtė imanent ndaj saj. U mor edhe me problemet etike dhe ndoshta i pari shtroi ēėshtjen mbi origjinėn e shoqėrisė njerėzore. Sipas tij, ligjet, rregullimet politike, drejtėsia ose padrejtėsia janė krijime njerėzore dhe nuk ekzistojnė sipas natyrės. Thonė se ka qenė mėsues i Euripidit.

    -------------------------------------------------------------------
    ARKESILAU, Pitanas


    ARKESILAU, Pitanas , filozof grek (315/4-241/4 p.eir.). Themelues i tė ashtuquajturės Akademi e mesme, kundėrshtar radikal i filozofisė stoike. Mohoi veēanėrisht stoikun Zenon dhe masėn e tij tė vėrtetėsisė. Nė qoftė se nuk ka gjykime kataleptike (tė cilat stoikėt i konsiderojnė masė tė sė vėrtetės), nėse fshihet dallimi ndėrmjet tė vėrtetės dhe gnjeshtrės, nėse qartėsia subjektive nuk ėshtė garanci e sė vėrtetės, atėherė i menēuri round tė pėrcaktohet vetėm pėr dy rrugė: ose tė shkojė pas shumė tė paditurve dhe tė pajtohet me opinionin e tyre ose tė rezervohet nga miratimi, domethėnė tė abstenojė nga ēfarėdo dhėnie tė gjykimeve (epohė). I menēuri, konsideron Arkesilau, mund tė vendosė nė kėtė dilemė vetėm pėr solucionin e dytė. Nuk ėshtė e sigurt as ajo qė Sokrati e mban vetėm tė sigurt: di qė s'di gjė. Ndonėse nė mėnyrė skeptike mohoi ēfarėdo kriteri teorik tė aktivitetit dhe tė sjelljes, A. prapėseprapė pranoi kriterin praktik. Ēdo veprim duhet tė bazohet nė probabilitetin racional, mjafton qė nėpėrmjet zgjedhjes ndėrmjet sė mirės dhe sė keqes tė arrihet lumturia.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARKITA, Tarentias

    ARKITA, Tarentias , filozof dhe matematikan grek (shek.IV. p.e.r.) Pitagorist, strateg shumėvjeēar i Tarentit, konsideronte se pėr arritjen e harmonisė shoqėrore lypset barazia ekonomike e njerėzve. Te Arkita Platoni studioi filozofinė pitagoriane
    -----------------------------------------------------------------------
    ARNIM, Hans

    ARNIM, Hans , filozof gjerm. (1859-1931). Prof. nė Rostok, Vjenė dhe nė Frankfurt. Mė shumė u mor me studimin e filozofisė greke dhe sidomos me Platonin dhe Aristotelin.



    Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen Ethiken
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARNO, Antoan

    ARNO, Antoan (ARNAULD, Antonie), filozof franc. (1612-1694). Jansenis, kartezianist, u doktorua nė Sorbonė (1645). Sė bashku me P. Nikolin botoi logjikėn e njohur Port Royal, nė tė cilėn nė frymėn e pkėpamjeve tė Dekartit thjeshtėsohet logjika aristoteliane skolastike (7 kategori nė vend



    10, reduktimi i numrit tė llojeve dhe i formave tė silogjizmave) dhe nė tė cilėn ėshtė futur pėrkufizimi terminologjik, i rėndėsishėm pėr zhvillimin e mėtejmė tė logjikės dhe tė aksiomatikės.



    Veprat kryesore: De la frėquente communion (1643); La logique de Port Royat (sė bashku me Nikolin 1662); Traitė de vraies et des fausses idėes (1683); Reflexions philosophiques et theologiques sur la Nature et la Grace( 1685- 1686).
    --------------------------------------------------------------------
    ARNOBIE


    ARNOBIE , retor dhe apologjet i krishterė (vdiq rreth 326). Nė moshėn pesėdhjetėvjeēare, pasi gjithė kohėn luftoi kundėr tė krishterėve, u bė i krishterė dhe u pėrpoqė tė mbronte tė krishterėt nga akuzat se ishin fajtorė pėr mjerimin dhe fatkeqėsinė e imperatorisė. I bėri objekt talljeje shumė besime tradicionale, ndėrsa veprat e tij janė burim si pėr kuptimin e mitologjisė romake ashtu edhe pėr shpjegimin e disa filozofėve (sidomos tė skeptikut Karnead). Ėshtė kundėrshtar i tezės sė Platonit mbi paraekzistimin e shpirtit.

    Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARNOLD, Gjuro

    ARNOLD, Gjuro (ARNOLD Duro) filozof, pedagog dhe poet (Ivanec, mė 1854-Zagreb, mė 1941). Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Zagreb. Tekstet e tij tė logjikės dhe tė psikologjisė janė konsideruar njė kohė tė gjatė manualė standard tė shkollave dhe tė universiteteve. Nė vitin 1896 organizoi seminarin pedagogjik pėr arsimin teorik dhe praktik tė arsimtarėve tė shkollave tė mesme. Pikėpamjet filozofike tė tij janė tė afėrta me tė Loces, tė Lajbincit dhe tė Herbartit dhe me shumė teza spiritualiste-pluraliste.



    Nė veprėn e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti ėshtė i ndėrtuar nga elementet e thjeshta jomateriale tė renditura hierarkisht sipas shkallėve tė ndryshme tė shugurimit, kurse nė shkallėn mė tė lartė qėndron perėndia. Tė gjithė individėt shpirtėrorė e dėshirojnė atė nėpėrmjet procesit kozmik tė persosurisė shpirtėrore- frymore.



    Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).
    ------------------------------------------------------------------------
    ARNT, Ernst Moric

    ARNT, Ernst Moric (ARNDT, Ernst Moritz), poet dhe filozof gjerm. (1769-1860). Nė vjershat e tij lavdėroi idenė e unitetit nacional dhe tė rezistencės kundėr Napoleonit. Nė punimet teorike pėrkrah filozofinė realiste dhe optimiste, lavdėron natyrėn, ndėrsa nė mbivlerėsimin e forcės sė thjeshtė konsideron se qėndron rreziku mė i madh pėr fatin e Gjermanisė.



    Kryevepra: Geist der Zeit, I, II, III, (1804-1813).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ARON, Rajmond Klod Ferdinand

    ARON, Rajmond Klod Ferdinand (ARON, Raymorid Claude Ferdinand), sociolog dhe filozof franc. (1905-). Prof. i Sorbones nga viti 1956. Interesimi themelor i R. Aronit ėshtė filozofia e historisė. A. konsideron se «realiteti historik nuk lejon tė shndėrrohet nė raporte, sepse ai ėshtė njerėzor, ndėrsa njerėzit, si individė qė veprojnė ose tė cilėt janė viktima, nė ēdo mėnyrė janė qendėr e gjallė e tij». A. njėkohėsisht paralajmėron se njeriu nuk ngrihet nga relativiteti i pėrfytyruar deri te marrėdhėniet objektive, transcendentalisht relative, por arrin deri te relativiteti historik: shkencėtari, historiani, shpreh vetveten dhe botėn e vet nėpėrmjet tė sė kaluarės, tė cilėn e ka zgjedhur pėr vete. Andaj ēdo filozofi e historisė, sipas Aronit, do tė jetė relative.

    Nė qoftė se historia ka ndonjė rėndėsi, atėherė ajo nuk qėndron nė progresin e vazhdueshėm, nė ndonjė racionalitet dhe ajo i shmanget ēdo forme tė tė vendosurit nė skemė. Lirinė nė histori nuk e siguron teoria por veprimtaria. Iracionalizmi, pėr Aronin, do tė ishte filozofi e pamohueshme sikur nė vete tė mos pėrmbante njė kundėrthėnie themelore: «lracionalizmi kėrkon tė pėrgėnjeshtrojė vetveten, sepse shfaqet si e vėrtetė filozofike, kurse mohon natyrėn e kėsaj sė vėrtete». Kritik i disa tezave fundamentale marksiste (sidomos lidhur me realizimin praktik tė koncepteve marksiste), A. pavarėsisht nga njė varg njėanshmėrish tė relati-vizmit historik dhe tė maliciozitetit tė kritikave, konsiderohet sot njė nga filozofėt e rėndėsishėm tė historisė nė Francė, madje edhe nė Evropė.



    Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siėcle (1957); Les dėsilusions du progrės: essai sur la dialectique de la modernitė (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire ( 1 969).
    -----------------------------------------------------------------------
    ASKLEPIADI, Prusas

    ASKLEPIADI, Prusas , mjek dhe filozof grek (rreth 124 - rreth 34 p.e.r.). Ithtar i Epikurit, qė mė shumė se mėsuesi i tij theksonte premisat fundamentale sensualiste tė ēdo njohjeje dhe ia mohonte shpirtit pjesėn mendore, duke reduktuar veprimtarinė e tij nė receptivitetin sensomotorik. Nė medicinė i njohur pėr shėrimet nėpėrmjet mjeteve fizikale dhe dietės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AUGUSTIN, Aureli

    AUGUSTIN, Aureli (Augustinus Aurelius), teolog dhe filozof i krishterė 354-430). Para se tė kalonte nė krishterim, ai dhjetė vjet i pėrkiste maniheizmit. Vetėm kur mbushi 33 vjet, pasi sipas fjalėve tė tij jetoi si «mėkatar, pagan dhe njeri i shfrenuar», kaloi nė krishterim dhe u bė njė nga etėrit mė tė famshėm dhe mė tė njohur tė kishės latine tė periudhės patristike. Nė vitin 391 u bė prift nė Hispon, kurse nė vitin 396 u zgjodh ipeshkėv. Burim kryesor pėr kuptimin e rrugės sė tij jetėsore dhe filozofike janė Rrėfimet e tij.



    Filozofia e Augustinit nuk ėshtė prezentuar nė asnjerėn prej veprave tė tij si sistem i mbyllur, por analizat mendore tė tij shfaqen fragmentarisht dhe periodikisht me rastin e pėrpunimit tė ēėshtjeve tė ndryshme, kryesisht tė ēėshtjeve teologjike. Orientimi filozofik themelor pėrqendrohet te Augustini nė parimin e vetėsaktėsisė sė brendshme tė cilin pikėrisht ai e paraqiti i pari nė mėnyrė tė qartė dhe e shtroi si rrugėdalje tė filozofisė. Interesi metafizik i A. drejtohet nga sfera e realitetit tė jashtėm ndaj jetės sė brendshme, e kėshtu nė vend ,tė nocioneve materiale, shpirtėrore tė pėrgjithshme ose fizike, nė plan tė parė i vė nocionet psikike si faktorė themelorė tė kuptimit tė botės. Pikėrisht ky orientim kah pėrvoja e brendshme ėshtė karakteristikė qenėsore e veprimtarisė sė tij. «Kundėr akademikėve» qė dyshojnė nė tė vėrtetėn, konfirmon Augustint - i cili dikur ishte i afėrm me pikėpamjet skeptike - tė vėrtetėn parėsore, me fjalė tė tjera se askush nuk mund tė dyshojė se ekziston, me vetė faktin se dyshon (domethėnė mendon). «Pėr mua mė e sigurt se ēdo gjė tjetėr ėshtė se ekzistoj. Madje edhe nėse pohon se nuk ekzistoj dhe thua se mashtrohem, pikėrisht me kėtė pranon se ekzistoj; sepse nuk mund tė mashtrohem nėse nuk jam».



    A. pasi iu drejtua krishterimit, luftoi nė realitet kundėr mendimit skeptik akademik, mirėpo megjithatė nė shumė teza mbeti i rezervuar nė mėnyrė skeptike dhe agnostike: «Mos poho mė pos kėsaj se diēka sipas bindjes sate tė duket kėshtu dhe kėshtu kurrė nuk do tė mashtrohesh». (Contra Academicos).



    Ēdo gjė qė bėn njeriu buron nga vullneti i tij i cili ėshtė absolutisht i lirė. Vlera qenėsore ndėrkaq e akteve tė vullnetit ėshtė e varur para sė gjithash nga orientimi i tyre kah perėndia. Ideja e kishės sė krishterė - interesat e sė cilės Augustini i mbrojti me aq afsh -bazohet sipas tij, nė mendimin mbi nevojėn e shpagimit tė tėrė gjinisė njerėzore; mirėpo vetė kjo ide pėrjashton pikėrisht lirinė e pėrcaktuar tė vullnetit tė individit. Tėrė doktrina mbi predestinacionin (paradestinimin) pėr shpėtimin ose zhdukjen - tė cilėn e mbrojti Augustini - u kundėrvihet nė mėnyrė kontradiktore pikėpamjeve tė tij mbi lirinė e vullnetit: «Gjithmonė do tė mbetet fakt i ēuditshėm qė i njėjti njeri - i cili filozofinė e tij e themeloi nė vetėsigurinė e frymės sė vetėdijshme tė veēantė, i cili nėpėrmjet studimit tė hollėsishėm hyri nė thellėsitė e pėrvojės sė brendshme dhe zbuloi nė vullnetin arsyen e jetės sė individit shpirtėror, se, pra, ky njeri konsiderohej i shtrėnguar nga interesat e njė studimi teologjik me konceptin e shkencės mbi shėlbimin, e cila e vėzhgon veprimin e vullnetit tė veēantė si pasojė e caktuar qė nuk ndryshon njė rrėnimi tė pėrgjithshėm ose mėshi-re hyjnore». (V. Vindelband: «Histo-ria e filozotisė»). Nė njė mėnyrė Augustini ėshtė edhe iniciator i filozofisė sė historisė, sepse nė konstruksionin e vet tė realizimit tė planit tė perėndisė, e kuptoi tėrė historinė si tėrėsi - dhe ēdo gjė veē e veē merr nė tė kuptimin vetėm nė bazė tė kėsaj tėrėsie. Historia ka gjashtė periudha, kurse qėllimi i vėrtetė i saj ėshtė realizimi i shtetit tė perėndisė. Augustini edhe tėrė filozofinė greke - ishte i afėrt veēanėrisht me Platonin - e interpretonte nė mė-nyrė tė krishterė, kėshtu qė nga pragmatizmi religjioz shpesh dhe plotėsisht gabimisht shpjegonte dhe shtrembėronte disa teza tē filozofėve grekė.



    Pėr A. e bukur ėshtė para sė gjithash tėrėsia, uniteti i tėrėsisė. Edhe nėse ka objekte tė veēanta qė janė tė shėmtuara, kjo aspak nuk e prish bukurinė e harmonishme unike tė gjithėsisė. Kozmosi si vepėr e perėndisė medoemos ėshtė i bukur, ndonėse nė tė ka edhe gjėra tė kėqija dhe tė shėmtuara. Pėr Augustinin qė me orientimin e vet tė tėrėsishėm filozofik dhe estetik ėshtė i orientuar nė mėnyrė platoniane dhe antiaristoteliane, perėndia nuk ėshtė vetėm krijues dhe model i sė bukurės, por pėr mė tepėr prezenca e bukurisė nė njė fenomen tė veēantė ėshtė vėrtetim i sigurt se ėshtė krijuar nga perėndia.



    Augustini shkroi shumė libra dhe ndonėse mbeti gjithmonė i kufizuar nga suazat e pėrgjithshme tė pikėpamjeve teologjike tė veta dhe tė huaja dhe tė paragjykimeve religjioze, prapėseprapė me temperamentin e vet tė gjallė, me talentin e rrallė poetik, i bindur sinqerisht nė konstruksionet dhe vegimet mbinatyrore, dha disa fa-qe tė jashtėzakonshme, tė shkruara drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė sugjestive, tė cilat hynė padyshim nė radhėn e literaturės mė tė bukur tė kohės sė tij..



    Veprat kryesore: Contra Academicos: De besta vita; De ordine; Socioloquia (386); De quantitate animae (387-88); De genesi contra Manichaeos (388/390); Contesiiones. (rreth400): Ispovijedi: De civitute Dei(prej vitit 413 deri 426); Recractiones(rreth 430); Tė gjitha veprat J. P. Migne, Patrologia latina 32-47, Paris 1845.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AVEMPASE


    AVEMPASE (Ibn B'aggah) filozot', mjek, poet, matematikan dhe astronom arab (vdiq mė 1138). Shkroi disa vepra mbi logjikėn si dhe komentimet pėr vepcat e Aristotelit, sidomps lidhur me punimet e tij tė fizikės dhe tė meteorologjisė. Studimi kryesor i tij ėshtė Tė udhėhequrit e tė vetmuarve nė tė cilin paraqitet ēlirimi gradual i shpirtit nga materialiteti duke zgjuar potencialitetin e arsyes njerėzore. Kjo sipas Avempases, ėshtė vepėr e arsyes aktive tė perėndisė, e cila na udhėheq deri te intellectus acquistusa - emanacioni i vetė hyjnisė. Nė fund tė kėtij procesi zhvillimor tė arsyes njerėzore, tė menduarit ėshtė plotėsisht nė pajtim me objektin e pėrfytyruar. Ky tė ngritur shpirtėror, ndėrkaq, nuk kryhet nėpėrmjet tė ndonjė tė ndriēuari mistik, por ėshtė njė lloj i veēantė i vetėpėrsosjes racionale.Shkrimtarėt myslimanė ortodoks e quajnė «ateist».



    Veprat: I botoi dhe i pėrktheu S. Munku nė Paris (1859).
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ASMUS, Valentin


    ASMUS, Valentin Ferdinandoviē , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit tė Moskės (nga viti 1939). Autor i shumė punimeve nga historia e filozofisė (sidomos tė idealizmit klasik gjerman dhe tė filozofisė ruse), nga historia e logjikės dhe e estetikės. Ėshtė e njohur edhe Logjika e tij, qė ishte tekst standard nė fakultetet e shumė vendeve socialiste.


    Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikės dhe e filozofisė sė re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).

    ------------------------------------------------------------------------------------
    AST, Fridrih

    AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. nė Munih. U mor, para sė gjithash, me filozofinė e historisė dhe me estetikė. Si ithtar i Shelingut bėri pėrpjekje qė nė zhvillimin historik tė filozofisė tė vėrtetonte ligjėsinė e brendshme mendore tė domosdoshme.



    Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).
    ------------------------------------------------------------------------------------
    ASHARI


    ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mėsimet e tjera fetare islame ortodokse u pėrpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte nė mėnyrė filozofike.

    ------------------------------------------------------------------------------------
    ATENAGORA


    ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishterė (rreth J70). Nė apologjinė e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti tė krishterėt duke bazuar doktrinėn mbi treunitetin hyjnor. Nė shumė teza tė tij ėshtė fare i qartė ndikimi i platonizmit
    -------------------------------------------------------------------------------------
    AUROBINDO, Ghose


    AUROBINDO, Ghose (Sri AURO BINDO) filozof hindas (1872-1950). Metafizikan dhe themelues i lėvizjes sė re fetare. Studioi nė Angli, kurse nė Indi u kthye nė vitin 1893. Nė frymėn e edukimit tė vet tė perėndimit u pėrpoq tė reinterpretonte trashėgimin mendor hindas. Ėshtė mistik.



    Kryevepra: The life Divine( 1949).
    ---------------------------------------------------------------------------------------
    AVISEBRONI


    AVISEBRONI (emri i vėrtet Salomon ibn Gabriel), filozof ēifut (1020/21-1070). Nė veprėn kryesore tė tij Burimi i jetės pėrpiqet tė bashkojė parimin panteist tė krijimit tė botės nga perėndia prej kurrgjėje me idenė e emanacionit. Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė neoplatonizmit. Materia universale pėrkufizohet sipas Avisebronit si materie trupore dhe shpirtėrore, kurse vetėm perėndia ėshtė e ēliruar nga materia, duke u gjendur «matanė materies dhe formės». Forma univerrsale ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė gradacionit tė hierarkisė sė Avisebronit, ajo pėrmban nė vete tė gjitha format, ndėrsa mė tė ulėta janė sendet ndijore. Ėshtė vullneti - dhe jo tė menduarit - shkak themelor krijues i botės, «burim i jetės». A. shkroi edhe himnet mistike ēifute.



    Veprat: i pėrktheu dhe i botoi S. Munku nė Paris (1859).
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AVENARIUS, Rihard

    AVENARIUS, Rihard (AVENARIUS, Richard), filozof gjerm. (1843-1896). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė empiriokriticizmit, prof. nė Lajpcig dhe Cyrih. Avenariusi anulon dallimin ndėrmjet pėrvojės «sė brendshme dhe tė jashtme», ndėrsa qėllim i studimit tė tij ėshtė tė arriturit e tė ashtuquajturės «pėrvojė tė kulluar». Tėrė raportin e tė menduarit dhe tė rrethit, unit dhe qenies, A. e redukton nė «koordinimin parimor» tė domosdoshėm nė pėrvojė. Ēdo njohje, sipas A., duhet tė fillojė nė pėrvojė, madje edhe ēdo tabllo mendore dhe konstruksion i botės nuk janė diēka tjetėr veēse pėrvoja tė renditura sistematikisht nė suazen e vetėdijes individuale. Prandaj edhe nuk ekziston ndonjė njohje e pėrgjithshme dhe absolute.



    Sipas Avenariusit nė realitet vetėm «... ndijimi mbetet: andaj qenien duhet pėrfytyruar si ndijim» nė bazėn e tė cilit nuk ka mė kurrgjė qė do tė ishte pandjesi. Tė njohurit ėshtė «ekonomikisht» i renditur - d.m.th. sa mė thjesht dhe mė me kursim i shprehur-pėrvoja-Deklaratat mbi rrethin (tė ashtuquajturat E vlerat) janė tė varura drejtpėrdrejtė nga gjymtyra qendrore, kurse indirekt nga rrethi. Sipas Ave-nariusit bota ekziston vetėm pėr ne, dhe jo bota pavarėsisht nga ne, qė. ndėrkaq, nuk do tė thotė nė tė njėjtėn kohė se ajo ėshtė «nė ne». Pikėrisht, me fjalė tė tjera, kjo «nė ne» ėshtė «introjeksioni» mė fatal sipas tė cilit sė pari ndahet nė botėn fizike dhe psikike, nė atė materiale dhe atė tė vetėdijshme, nė objektin jashtė nesh dhe nė pėrfytyrimin e tij nė ne. Orientimi pozitivist dhe idealist i tėrė konceptit themelor tė Avenariusit i dha shkas kritikės radikale tė Leninit. i cili e kualifikoi nė veprėn «Materializmi dhe empiriokriticizmi» si idealist subjektiv.



    Veprat kryesore: Philosophie aqls Denken der Welt gemiiss dem Prinzip des kleinsten Kraftmasses, Prolegomenn zur einer Kritik der reinen Erfuhrung (1876); Kritik der reinen Erfahrung(l vėll. 1888-1900); Der menschilche Weltbegriff (1891); Bemerkungen zum Begriffdes Gegenstttndes der Psychologie ( 1894-95)
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AVEROESI

    AVEROESI (Ibn Roshd). filozof arab (1126-1198). Pėrveē filozofisė studioi edhe teologjinė, shkencat juridike dhe medicinėn. Ėshtė njė nga komentatorėt miė tė shquar tė Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrėn kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonėse konsiderohej vetėm nxėnės i Aristotelit, tė cilit nuk i nevojiten kurrfarė korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapėseprapė e interpretoi vetė nė mėnyrė origjinale duke theksuar orientimin materialist.



    Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim nė kohė, mirėpo nga aspekti i kohės ėshtė e kufizuar. Lėvizja ėshtė e pėrhershme dhe e pandėrprerė, gjithmonė e shkaktuar nga lėvizja e mėparshme. Ndėrkaq, lėvizjes i nevojitet substrati, kurse A. konsideron se ky substrat i pėrhershėm dhe universal i lėvizjes ėshtė materia. Materia e parė as nuk ėshtė krijuar as nuk zhduket.



    Lidhur me ēėshtjen e raportit ndėrmjet shkencės dhe teolog,jisė, A. ėshtė njė nga themeluesit e mėsimit mbi tė vėrtetėn e dyfishtė, qėllimi i sc cilės ėshtė emancipimi i caktuar i shkencės, dhėnia e autonomisė dhe e lirisė sė caktuar shkencave nga tutorizmi i kishės.



    Doktrinėn e tij e kritikoi ashpėr Universiteti i Parisit nė vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Pėrveē komentimeve tė mėdha dhe origjinale pėr veprat e Aristotelit, ėshtė i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej pėr njė kohė tė gjatė si shembull klasik nė medicinė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    AVISEBRONI

    AVISEBRONI (emri i vėrtet Salomon ibn Gabriel), filozof ēifut (1020/21-1070). Nė veprėn kryesore tė tij Burimi i jetės pėrpiqet tė bashkojė parimin panteist tė krijimit tė botės nga perėndia prej kurrgjėje me idenė e emanacionit. Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė neoplatonizmit. Materia universale pėrkufizohet sipas Avisebronit si materie trupore dhe shpirtėrore, kurse vetėm perėndia ėshtė e ēliruar nga materia, duke u gjendur «matanė materies dhe formės». Forma univerrsale ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė gradacionit tė hierarkisė sė Avisebronit, ajo pėrmban nė vete tė gjitha format, ndėrsa mė tė ulėta janė sendet ndijore. Ėshtė vullneti - dhe jo tė menduarit - shkak themelor krijues i botės, «burim i jetės». A. shkroi edhe himnet mistike ēifute.



    Veprat: i pėrktheu dhe i botoi S. Munku nė Paris (1859).
    -----------------------------------------------------------------------
    AVICENA

    AVICENA (Abu-Ali ibn Sina), filozof, natyralist, politikan, poet dhe mjek arab (980-1037). Pėrfaqėsues i rėndėsishėm i aristotelizmit arab, mirėpo nė disa vepra tė veta mė tė vogla ėshtė i afėrm edhe me misticizmin, duke u pėrpjekur tė bashkojė neoplatonizmin me pėrfytyrimet fetare islamike. Sipas Avicenes, bota materiale ėshtė e amshueshme, e krijuar nga askush, mirėpo vetėm relativisht ėshtė e domosdoshme dhe i takon kategorisė sė mundėsisė. Kjo botė qė ekziston nė aspektin kohor nė mėnyrė tė pėrjetshme, kushtėzohet nga perėndia e amshueshme qė ekziston jashtė kohės. Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm, por jo nė kuptimin fizik por nė atė shpirtėror. Lidhur me ēėshtjen e universalieve, A. ėshtė realist i matur: pėr tė nocionet e pėrgjithshme ekzistojnė para sendeve, nė sendet dhe pas sendeve (ante res, in rebus e post res). Mendja e perėndisė, konsideron A. u paraprin sendeve, kurse mendja njerėzore vjen pas tyre. Pėr tė parim i individualizimit ėshtė materia, kurse parimi i pėrgjithshmėrisė ėshtė mendja. Njohja ėshtė e pamundur pa mendjen kozmike aktive, e cila ėshtė unike te tė gjithė njerėzit. Por njohja gjithashtu nuk ėshtė e mundur pa pėrvojėn shqisore.



    Vepra kryesore e Avicenes, enciklopedia e madhe filozofike (e cila me urdhrin e kalifit u dogj nė Bagdad nė vitin 1160) ndahet nė logjikė, fizikė, matematikė dhe metafizikė. Kanoni i tij u pėrdor disa snekuj nga mjekėt e Lindjes dhe tė Perėndimit. Llogaritet se tėrė vepra e Avicenes pėrmbante rreth 100 libra.



    Veprat: I botoi Andrea Aplago Bellunensi (1495).
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DESOAR, Maks (DESSOIR, Max)



    DESOAR, Maks (DESSOIR, Max), filozof gjerm. (1867-1947). Profesor nė Berlin, themelues dhe botues i Revistės pėr estetikė dhe shkencėn e pėrgjithshme tė artit qė botohet nga viti 1906.
    Distinkcioni themelor i Desoarit ndėrmjet estetikės dhe shkencės sė pėrgjithshme mbi artin, niset nga supozimi sė fusha e estetikės ėshtė mė e gjerė nga fusha e artit (sepse pėrfshin edhe natyrėn si dhe shumė tė dhėna tė jetės sė pėrditshme) - por edhe arti pėrmban nė vete njė domethėnie mė tė thellė dhe mė tė madhe se fusha estetike tė cilėn e pėrfshin. Arti pėr shembull formėson pėrmbajtjen religjioze, politike, sociale, etike e tė tjera, kėshtu qė funksioni i tij i njėmendtė nė jetėn shpirtėrore dhe sociale e tejkalon shumė kėnaqėsinė estetike. Me E. Uticin D. ėsht themelues i «shkencės sė pėrgiithshme mbi artin» e cila nė njė mėnyrė tė veēantė bashkon disa aspekte tė estetikės, tė teorisė sė disa llojeve tė artit dhe tė historisė sė artit.
    Shkenca e pėrgjithshme mbi artin - ndryshe nga estetika e cila merret me tė bukurėn - pėrpiqet tė pėrcaktojė origjinėn, thelbin, vlerėn dhe raportet reciproke tė artit. Pėrkundėr unitetit konceptual, pėrkundėr «konstruktivizmit tė dhunshėm» qė ėshtė pasojė e domosdoshme e insistimit nė unitetin e idesė filozofike, shkenca e pėrgjithshme mbi artin dėshiron tė evitojė atė «mbytje tė jetės» qė ėshtė karakteristike pėr apriorizmin spekulativ. Mirėpo shkenca mbi artin e cila do tė duhej tė ishte «suazė nė tė cilėn derdhen natyrshėm tė gjitha rezultatet e tė marrit me art, tė arritura nė tė gjitha anėt dhe shpesh krejtėsisht nė mėnyrė tė izoluar», me orientinnin e vet nė themel shkencor dhe pozitivist, nuk arriti gati nė asnjė nga programet e shtruara tė veta ambicioze. Misioni gjoja «ndėrmjetėsues» ndėrmjet hulumtimeve estetike dhe empirike, pėr-fundon shpesh ose nė eklekticizmin tipik, ose nė ndryshimet e pafundme tė tezave qysh moti tė njohura dhe shpeshherė banale mbi artin.

    Veprat kryesore: Geschichte der neueren deutschen Psychologie (1894); Asthetik und allgemeine Kunstwissenschaft (1906) - Estetika i opca nauka o umjetnosti, pėrkth. serbokroatisht -; Lehrbuch der Philosophie (1925); Beiträge zur allgemeinen Kunstwissenschaft (1929); Die Rede als Kunst (1940).
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DE MORGAN, Augustus

    DE MORGAN, Augustus matematikan dhe filozof angl. (1806-1871). Studioi nė Kembrixh dhe ishte profesor nė Universitetin e Londrės. Bashkė me Xh. Bulin ėshtė njė nga themeluesit e logjikės simbolike nė formė tė algjebrės logjike. Gjithashtu ishte edhe njė nga iniciatorėt e studimit tė logjikės sė relacioneve. D. M. dha kontribut edhe pėr studimin e problemit tė probabilitetit. Polemizoi me Hamiltonin, mirėpo, sikurse edhe ky kėrkoi dhe e zgjėroi silogjistikėn tradicionale. Konsideroi, pėrveē tjerash, se nė silogjizėm ose dy premisat duhet tė jenė universale ose, kur ėshtė vetėm njėra, nocioni i mesėm duhet tė ketė nė secilėn kualitet tjetėr. Pra, me kėtė rast konkluzioni qėndron nė fshihjen e nocionit tė mesėm dhe tė kuantiteteve tė tij.

    Veprat kryesore: An Essay on Probabilities (1838); Formal Logic (1847); A Budgetof Paradoxes (1872).
    ---------------------------------------------------------------
    DEMF, Alois

    DEMF, Alois (DEMPF, Alois), filozof gjerm. (1891 -). Profesor nė Bon, nė Vjenė dhe nė Munih. Preokupimet themelore tė A. Demfit pėrqėndrohen nė kuadrin e studimit tė historisė sė filozofisė mesjetare. Pikėpamja e tij si «filozofia e filozofisė» pėrkatėsisht si vetėkritika e filozofisė, pėrfundon nė «antropologjinė kritike» specifike, tė 'ngjyrosur nė formė tė krishterė dhe re-ligjioze.

    Veprat kryesore: Die Hauptfortnen der Mittelalterischen Weltanschauung (1925); Ethik des Mittelalters (1927); Metaphysik des Mittelal-ters(1930); Kulturphilosophie(1932); Religionsphilosophie (1937); Cristliche Philosophie (1938); Selbstkritik der Philosophie und vergleichende Philozophiegeschichte (1947); Theoretische Antropologie (1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DEMOKRITI

    DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi nė Abderė tė Trakisė; udhėtoi nė Egjipt dhe Babiloni dhe njė kohė qėndroi edhe nė Athinė. Nga shumė vepra tė tij tė cilat pėrfshinin tė gjitha fushat e interesimit tė atėhershėm shkencor («K.y, si duket, pėr ēdo gjė ka medituar» -Aristoteli) janė ruajtur vetėm fragmentet. Shkroi mbi teorinė e njohjes, etikėn, fizikėn, matematikėn, astronominė. Mirėpo mbi tė gjitha veprat e tij mė shumė dimė nga veprat e filozofeve tė tjerė (para sė gjithash tė Aristotelit dhe tė Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (janė ruajtur 299 fragmente origjinale tė Demokritit).

    Demokriti ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i atomizmit nė filozofinė antike dhe materialist konsekuent. Doktrina e tij nė themel sintetizon filozofinė e eleasve (sidomos tė Parmenidit) mbi njė qenie tė pandarė dhe atė tė Herkalitit mbi ndryshimin e pandėrprerė tė ēdo gjėje ekzistuese. Sipas tij, tėrė njėmendėsia ėshtė e thurur vetėm nga atomet dhe nga hapėsira e shprazėt. Atomet janė thėrrmija kuantitativisht mė tė imta tė cilat mund t'i fitojmė duke ndarė materien. Atome ka pafundėsisht shumė, janė hapėsinore, tė pandryshueshme, tė pandara dhe elemente tė padukshme tė ēdo gjėje ekzistuese.

    Midis tyre dallohen vetėm nga madhėsia, forma dhe pozita, ndėrsa lėvizja e tyre ėshtė e pėrhershme sikurse edhe vetė ato. Ēdo gjė qė lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse ēdo gjė qė zhduket ėshtė rezultat i ndarjes sė tyre. Veprimi i atomeve njėri nė tjetrin zhvillohet nėpėrmjet kontaktit dhe goditjes pėr shkak se atomet mė tė rėnda, qė godisin tė lehtit, bien mė shpejt. Nga lėvizja e atomeve nė rreth krijohet vorbulla qė ėshtė fillim i krijimit tė botėve. Botėt, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkatėrrohen njėra nga tjetra duke goditur njėra tjetrėn», domethėnė atėherė kur bota mė e madhe mund tė voglėn. Por bota ka pafundėsisht shumė - sikurse qė ka pafundėsisht kombinime tė llojllojshme tė atomeve-ndėrsa prej kėtyre botėve vetėm njė ėshtė kjo botė nė tė cilėn jetojmė.

    Sipas Demokritit, tėrė tė ndodhurit ėshtė i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve tė domosdoshme mekanike rigoroze. Meqė gjithė realiteti ėshtė i pėrbėrė nga atomet, ashtu edhe ēdo gjė ėshtė e strukturuar nga njė lloj i caktuar i kėtyre thėrrmijave mė tė imta; tokėn e pėrbėjnė atomet e rėnda, zjarrin atomet e vogla, tė rrumbulla-kėta dhe tė lehta, kurse shpirtin e pėrbėjnė atomet mė tė holla dhe mė tė lėvizshme, tė rrumbullakta dhe tė lėmu-ara, tė cilat janė renditur nėpėr gjithė trupin, kėshtu qė pas vdekjes shkaktėrrohen.

    Nė kuadrin e problematikės teorike tė njohjes D. mbroi tezėn se kualitetet ndijore (pėr shembull ngjyrat, ngrohtėsia, kėnaqėsia) janė vetėm subjektive dhe relative, kėshtu qė ekzistojnė vetėm pėr ne dhe jo nė vetvete; kėto kualitete, pra, nuk janė cilėsi tė vetė sendeve qė ekzistojnė pavarėsisht nga ne. Tė pėrceptuarit ndijor, ndėrkaq, zhvillohet nė mėnyrė qė «idolet» pėrkatėsisht «figurat e vogla» tė vetė sendeve hyjnė nėpėrmjet organeve ndijore nė shpirt. Kėtu pėr tė parėn herė ėshtė dhėnė nė mėnyrė naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta tė sė cilės nė esencė ngelin edhe nė disa teza tė teorisė materialiste tė pasqyrimit.

    Sistemi atomik i Demokritit nuk lė vend pėr veprimin e perėndive, meqė ēdo gjė ėshtė rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve tė ndryshme. Andaj edhe nė etikė Demokriti (nga veprat e tij etike janė ruajtur mė shumė fragmente) pohoi se njeriu nė vete nuk ka shpirt qė do tė ishte me origjinė transcendente dhe hyjnore. Ndėrkaqė, kuptimi i veprimit tė njeriut nuk ėshtė nė arritjen e kėnaqėsisė trupore tė kalueshme, por tė arrijė njė pasuri sa mė tė vazhdueshme dhe mė tė vlefshme tė shpirtit, kthjellėsinė dhe qetėsinė e tij. «Pėrsosuria e shpirti
    korrigjon dobėsinė e trupit, mirėpo qėndresa e trupit pa urtėsi nuk e bėn shpirtin aspak mė tė mirė». Duke qėn-druar kėshtu nė thelb nė pikėpamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. nė realitet i shndėrroi disa teza tė veta gnoseologjiko-teorike edhe nė kategori etike.

    Sipas teorisė evolucioniste tė Demokritit, nga balta janė krijuar qenie tė atilla tė cilat kanė jetuar nė tokė dhe nė ujė, dhe vetėm pas kėsaj ato qė kanė jetuar vetėm nė tokė. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojnė nė llojet e tyre: tė paaftat pėr njė luftė ekzistenciale duhet tė zhduken pėr t'ua lėshuar vendin llojeve tė afta. Vetėtn pas njė evolucioni tė gjatė, pasi natyra ka kaluar nėpėr shumė forma tė organizimit tė jetės sė kafshėve, u shfaq nė fund edhe njeriu.

    Njė nga sistematizuesit mė tė mėdhenj tė kohės nė tė cilėn jetoi (andaj Vindelbandi e vė pranė Platonit dhe Aristotelit), bashkėkohaniku i Anaksagorės por edhe i Sokratit, Demokriti nė realitet, duke pasur parasysh pro-blemet tė cilat i shqyrtoi, megjithatė i takoi periudhės sė parė kozmologjike tė mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kanė mė ndonjė ndikim tė qenėsishėm nė Athinė, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte bartė ekskluzivisht nė planin antropologjik. Megjithkėtė, me zgjidhjet e veta tė guximshme, Demokriti ėshtė padyshim njė nga mendimtarėt materialistė mė tė mėdhenj dhe mė tė gjithanshėm qė ka pasur ndonjėherė Greqia.

    Veprat kryesore: Fragmentet: Di-els: Die Fragmente der Vorsokratiker. Nė gjuhėn serbokroate fragmentet e Demokritit janė pėrkthyer nė librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DEMBROVSKI, Edvard

    DEMBROVSKI, Edvard (DEM-BROXVSKI, Edward), filozof polak (1822-1946). Socialist utopist me orientim demokratik revolucionar. Me pikėpamjet filozofike ėshtė pėrfaqėsues i rrymės majtiste tė hegelianizmit polak dhe i filozofisė specifike aktiviste.

    Veprat kryesore: Disa mendime mbi eklekticizmin (1843); Mendime mbi tė kaluaren e filozofisė (1845)
    -------------------------------------------------------
    DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten

    DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten (DELBOS, Victor-EtienneMarie Justin), filozof franc. (1862-1916). Profesor i filozofisė nė Sorbonė, anėtar i Akademisė. Kryesisht u mor me historinė e filozofisė dhe para sė .gjithash me Kantin dhe filozofinė franceze.

    Veprat kryesore: La philosophie pratique de Kant (1905); Le spinozis-me (1916); Figures et doctrines de philosophie (posth. 1918); La philo-sophie franēaise (posth. 1919); De Kant aux PostKantiens(poslh. 1940).
    ---------------------------------------------------------
    DELBEF, Zhozef Remi Leopold

    DELBEF, Zhozef Remi Leopold (DELBOEUF, Joseph Remy Leopold),filozof belg. (1831-1896). U mor me matematikė, biologji dhe psikologji. Duke studiuar veēanėrisht hipnozėn, pohoi se sugjestiviteti ėshtė bazė e ēdo hipnoze. Disa vepra tė tij dhanė impulse edhe pėr trajtimin matematik tė logjikės.

    Veprat kryesore: Prolėgomėnes philosophiques de la gėometrie ( 1 860) ; De la psychologie comme science naturelle ( 1 876) ; Logique algoritmique, essai d'un systėme de signes appliquės a la logique (1877); De l'origine des effets curatifs de l'hypno/me (1877).
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DEKART, Rene (DESCARTES, Renė - Cartesius Renatus)

    DEKART, Rene (DESCARTES, Renė - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes sė shkollės sė jezuitėve shkoi nė ushtrinė e princit holandes dhe pastaj tė mbretit tė Bavari-sė. Udhėtoi nėpėr Holandė, Gjermani, Zvicėr dhe Itali, «duke studiuar librin e madh tė botės», meqė ishte i zhgėnjyer nga dituria skolastike dhe i bindur pėr nevojėn e reformės sė themeltė tė tė gjitha fushave shkencore. Nė vitin 1629 vendoset nė Holandė, nė tė cilėn gjetėn strehim nga persekutimet shumė shkencėtarė pėrparimta-rė. Pasi dėgjoi pėr dėnimin e Galileut, deshi nė ēastin e dėshpėrimit t'i djegė tė gjitha dorėshkrimet e veta, mirėpo megjithatė vazhdoi tė punojė dhe nė mėnyrė anonime shtypi disa vepra tė tij. Nė vitin 1647 edhe nė Holandė u ndalua pėrhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjėn publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretėreshės sė Suedisė - Kristinės shkoi nė Shtokholm, ku sė shpejti pas njė ftohjeje tė rėndė vdiq.

    Dekarti, «babai i filozofisė sė kohės sė re», ėshtė njė nga mendimtarėt mė tė mėdhenj racionalistė tė tė gjitha kohėve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike tė cilat nė realitet janė teza hyrėse - nė pjesėn e katėrt tė Traj-tesės mbi tnetodėn tė njohur tė tij - libėr i cili u botua nė frengjishte, dhe jo nė gjuhėn tradicionale latinishte ar-rin te qėndrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e tė cilit paraqesin skeletin e tėrė filozofisė sė tij, kurse mė vonė edhe tė racionalizmit tė kohės sė re. Pakėnaqėsia ndaj gjithė gjendjes sė deriathershme tė shkencave shndėrrohet nė dyshim qė pėrfshin tėrė pėrmbajtjen e vetėdijes. Tė gjitha gjėrat qė kanė hyrė nė vetėdijen time si pėrmbajtje e saj, mund tė jenė gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i gėnjimit tė shtrembėruar, sikur ėshtė pėr shembull gėnjimi qė e pėrjetojmė nė gjumė. Mund tė supozoj dhe tė pėrfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi tė cilin qėndroj.

    Pėr mė tepėr, mund tė dyshojmė edhe nė perėndinė dhe tė supozojmė se jemi krijuar nė njė mėnyrė e cila do tė na gėnjente gjithmonė. Gjithēka, ēdo pėrmbajtje mund ta pėrfytyrojmė: se nuk ka as tokė, as qiell, se jemi pa duar, pa kėmbė, pa trup. Mirėpo nė tė njėjtėn kohė kur kėshtu mendojmė, derisa kėshtu dyshojmė, e vetmja gjė pėr tė cilėn nuk mund tė dyshohet ėshtė vetė ky dyshim, domethėnė mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithēka ėshtė e shtrembėr, medoemos ai qė mendon ėshtė, ekziston: Cogito, ergo sum. Kėtu, pra, ėshtė zbuluar pėr tė parėn herė baza e sigurt, e kjo ėshtė ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi tė cilin mė vonė u ndėrtua tėrė sistemi, kėtu ėshtė thėnė se fryma nuk njeh asgjė, as pėrpara as mė mirė as mė qartė nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepsės metodike tė Dekartit nuk ėshtė i njėjtė si te skeptikėt, dyshimi, por vėrtetėsia. Mendimi ėshtė pikėnisje e botės, esenca e tij dhe mundėsia e vetė sigurisė sė njohjes. Kjo ėshtė ajo formė e ēlirimit tė njeriut, e cila karakterizohet me pavarėsimin mijėvjeēar nga stagnimi spekulativ i filozofisė kishtare dhe e cila nė kėtė mendim tė ri dhe tė ēliruar, vetvetes i shtron ligjėsi qė nė to pėr vete tė ēlirohet vetė.

    Por dyshimi megjithatė, pėr vete dhe nė vetvete, flet mbi papėrsosurinė. D. me fjalė tė tjera pyet nga lind te njeriu mundėsia qė tė mendojė mbi diēka mė tė pėrmbaruar sesa qė ėshtė vetė, ngase tė gjitha rrugėt e tij ēojnė nė dyshim, domethėnė nė papėrsosuri. Nga i ka njeriu njohjet e vėrteta dhe tė pėrsosura kur vetė ėshtė i pa-pėrsosur? Pėr ta zgjidhur kėtė problem, D. e fut perėndinė, e cila rrėnjos brenda nesh idenė e njohjes adekuate, tė pėrsosur dhe absolute. Pėrfytyrimi i qenies sė pėrsosur nuk mund tė dalė nga unė qė jam tejet i papėrsosur. Njėkohėsisht, ndėrkaq, sa mė e madhe ėshtė pėrsosuria objektive e ēdo ideje tanė, aq mė i madh duhet tė jetė shkaku i saj. D. me kėtė nė realitet pėrtėrin edhe vėrtetimin ontologjik pėr ekzistimin e perėndisė, sipas tė cilit vetė nocioni i qenies mė tė pėrsosur pėrfshin nė vete domosdoshmėrinė e ekzistimit tė perėndisė. Kualiteti the-melor i njohjes sė vėrtetė, sipas Dekartit, ėshtė tė jetė e qartė dhe e kuptueshme. Ēdo gjė qė na jepet nė kėtė mėnyrė ėshtė vetė e vėrteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).

    Nė ne, sipas Dekartit, ekzistojnė dy shfaqje tė vetėdijes: njohja intelektuale pėrkatėsisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Tė gjitha tė tjerat (perceptimi, dėshirat, kundėrshtimi) janė vetėm mėnyra tė kuptimit ose dashje. Kur pėrceptojmė nė mėnyrė tė qartė dhe tė kuptueshme, atėherė me siguri nuk gabojmė. Mirėpo, vullneti qė shtrihet mbi ēdo gjė dhe tė cilin mund ta quajmė tė pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe pėrtej asaj qė njohim qartė, dhe kjo bėhet shkak i gabimeve tona. Mirėpo, megjithatė, shtrirja e gjerė e vullnetit mbi gjithēka - qė i pėrgjigjet natyrės sė tij provon lirinė e vullnetit, ku edhe qėndron madhėshtia e njeriut. «Nuk lavdėrohen automatėt qė me saktėsi kryejnė tė gjitha lėvizjet pėr tė cilat janė rregulluar, sepse medoemos i kryejnė kėshtu, por lavdėrohet krijuesi i tyre, qė i ka punuar aq saktėsisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojės, por me vullnetin e lirė». .

    Tezat themelore ontologjike tė Dekartit provojnė qartė dualizmin e tij; ekzistojnė dy substanca: materia dhe fryma. Derisa pėr frymėn ėshtė karakteristike mendimi, materia reduktohet nė shtrirje dhe lėvizje. Ajo qė shtrihet nuk mendon, ajo qė nuk ka shtrirje, mendon. Nė shumė teza tė veta (sidomos nė fizikė) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mėsimin mbi unitetin material tė botės. Substanca unike materiale nuk lejon qė pranė saj nė natyrė tė ekzistojė cilado materie tjetėr, as ēfarėdo qė ėshtė jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapėsirės sė shprazėt, «kurse lėvizja e njė trupi ose i njė korpuskule, nuk mund as tė pėrfytyrohet, sepse ēdo lė-vizje supozon lėvizjen reciproke, rrjedhėn rrethore tė materies». Por kėtė materie. sipas Dekartit e ka krijuar perėndia, e cila njėkohėsisht edhe e para e vuri nė lėvizje. Tė gjitha trupat kozmikė dhe sistemi i gjithėsisė marrė nė tėrėsi krijohen mė tej me anėn e proceseve tė pastra mekanike: nė vetė themelet e formimit tė botės qėndroj-nė rrymat vorbulluese tė materies.

    Parimet mekanike tė veta D. i zgjeron dhe nė kuptimin e jetės, kėshtu qė qenia e gjallė pėr tė ėshtė vetėm njė automat i komplikuar qė u nėnshtrohet tė gjitha ligjeve mekanike. Nė kėtė drejtim ai ėshtė gjithashtu njė nga the-meluesit e fiziologjisė mekanike. Si ndėrmjetės midis trupit dhe shpirtit, i cili mundėson ndikimin reciprok tė njėrės nė tjetrėn prej kėtyre dy substancave plotėsisht tė ndryshme dhe reciprokisht tė pavarura, ekziston, sipas Dekartit, njė gjėndėr e veēantė, e cila gjendet nė mesin ndėrmjet tė dy hemisferave tė trurit. Kėtu ėshtė edhe vetė vendi i shpirtit.

    Pėrveē zbulimeve gjeniale matematike tė veta dhe tė njohjes nė fushėn e fizikės, D. ndikoi dukshėm. edhe nė zhvillimin e psikologjisė. Psikologjia e tij e pasioneve ėshtė pėrpjekje e parė e njė teorie tė ndjejshmėrisė, tė bazuar nė pikėpamjen e tij mbi fiziologjinė dhe teorinė e shpirtrave animale.
    Me gjithė kufizimet e tėrėsishme tė kushtėzuara nga gjendja e atėhershme e shkencės, si dhe nė pėrgjithėsi nga rrethanat dhe tendencat shpirtėrore tė kohės nė tė cilėn jetoi, me gjithė tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njėanshmėrisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste njė epokė tė re nė zhvillimin e tė menduarit njerėzor. Thelbi i revolucionit filozofik tė Dekartit qėndron nė pohimin se kurrgjė s'ka tė drejtė tė ketė njė autenticitet tė tillė sikurse ė kanė njohjet njerėzore tė qarta dhe tė kuptueshme.

    Tė gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar nė kėto njohje dhe tė vėrteta njerėzore, pėr t'u bėrė edhe vetė tė vėrteta. Duke provuar guximshėm kėto njohje si njohje tė vetme autentike, D. nė studimet e tij njėkohėsisht hodhi poshtė paragjykimet mijėvjeēare, besimin nė autoritete, nė mistikė dhe nė gėnjeshtra duke ndėrtuar mbi themelet e skolastikės sė rrėnuar, nė mėnyrėn e vet edhe sot tė freskėt, interesante dhe tė gjallė tė tė menduarit, njė filozofi tė besimit racional nė mundėsitė njohėse tė njeriut, njė filozofi optimiste tė ar-syes njerėzore.

    Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine (serb.) (1631); Traitė du monde uo de la lumiėre (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Mėditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk ėshtė e sigurt a ėshtė kjo vepėr e D.); L'home et traitė de la for-mation du foetus (posth. 1664); Correspondance.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri)

    DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri), filozof franc. (1873-1937). Profesor nė Sorbonė. Preokupimet themelore tė Delakroas pėrqendrohen nga studimi i doktrinave tė ndryshme mistike dhe hulumtimeve estetike deri te problemet relevante psikolpgjike (para sė gjithash tė psikologjisė sė tė menduarit, gjuhės e tjera). Pėrkundėr gjithė orientimit tė psikologjisė natyrore-shkencore, «psikologjisė sė funksioneve tė ulėta tė ndiesisė», Delakroa konsideronte se lėnda themelore e psikologjisė ėshtė studimi i funksio-neve tė larta shpirtėrore tė njeriut. Pavarėsisht nga fakti se edhe arti dhe loja janė argėtim, prapėseprapė artin si realizim dhe objektivitet duhet dalluar nga loja.

    Veprat kryesore: Essai sur le mysticisme spėkulatif en Allemagne au XIV e siėcle (1900); Etudes d'histoire et de psychologie dy mysticisme (1908); La religion et la foi (1922); La langage et la pensėe (1924); Psicholo-gie de l'art (1927) L'enfant et la langa-
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •