Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 166
  1. #81
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BYHNER, Ludvig



    BYHNER, Ludvig (BUCHNER, Ludwig), filozof dhe mjek gjerm. (1824-1899). Pas studimit tė medicinės u habilitua nė Tybingen, mirėpo pėr shkak te pikėpamjeve materialiste braktisi universitetin dhe u mor me praktikėn mjekėsore nė Darmshtat.
    Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė popullarizuar tė materializimit natyror-shkencor dhe vulgar. Materia dhe forca, sipas Byhnerit, janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme si dy mėnyra fenomenale tė sė njėjtes qenie. Shpirtėrorja nuk ka kurrfarė pavarėsie nė raport me materien dhe shpirti ėshtė vetėm produkt i funksioneve tė trurit. Klasikėt e marksizmit mohuan radikalisht pikėpamjet vulgaro-materialiste tė Byhnerit. «Byhneri njeh filozofinė ekskluzivisht si domgatik, kėshtu qė edhe vetė ėshtė dogmatik i tė shplarave mė tė cekta tė iluminizmit gjerman» (Engels).

    Veprat kryesore: Kraft und Stoff (1855); Natur und Ge/sf (1857); Die Stellung des Menschen in der Natur (1869); Die Darwinische Theorie (1890); Gott und die Wissenschaft (1897); Im Dienst der Wahrheit (1889).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #82
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BURIDAN, Zhan



    BURIDAN, Zhan (BURIDAN, Jean), filozof dhe fizikan franc. (fillimi i shekullit XIV - ?). Ithtar i Okamit, nominalist i matur. Veprimtaria e B. ėshtė e rėndėsishme nė fushėn e logjikės dhe tė etikės, mirėpo ai ėshtė megjithkėtė para sė gjithash fizikan. Nė etikė u mor veēanėrisht me problemin e vull netit tė lirė dhe u pėrpoq ta veēojė in-determinizmin nga arbitrariteti si dhe determinizmin nga pėrgjegjėsia morale e domosdoshmėrisė ekskluzive. «Gomari i Buridanit» i njohur (kjo tabllo nuk mund tė gjendet nė veprat e tij) ėshtė nxjerrė nga teza e tij sipas sė cilės nuk mund tė pėrcaktohet se a ėshtė i mundur vendimi i vullnetshėm nė rastin kur kemi motive tė forta. (Gomari, nė kėtė parafrazė, qė qėndron ndėrmjet dy grumbujve tė barabartė tė sanės, nuk mund tė vendosė as pėr njėrin as pėr tjetrin mullar dhe kėshtu ngordh nga uria). Shkroi edhe komente pėr Aristotelin tė cilin e kon-sideronte mėsues tė vet tė vėrtetė.

    Tė gjitha veprat kryesisht nga fusha e fizikės, iu botuan pas vdekjes.
    --------------------------------------------------------------------
    BULLGAKOV, Sergej Nikollajeviē

    BULLGAKOV, Sergej Nikollajeviē (BULGAKOV, Sergej Nikolajevid), filozof dhe teolog rus (1871-1944). Nė fillim i afėrm me marksizmin, u mor me sociologji dhe me ēėshtje ekonomike, mė vonė, pas «krizave shpirtėrore» bėn kthesė radikale nė drejtim tė idealizmit dhe tė teologjisė.

    Veprat kryesore: Nga marksizmi kah idealizmi (1903); Filozofia e em-rave(posth. 1953).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #83
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BULTMAN, Rudolf

    BULTMAN, Rudolf (BULTMANN, Rudolf), hulumtues gjerman i Biblės dhe teolog (1884 -). Nga viti 1921 deri mė 1951 profesor nė Marburg. Pėrpjekjet e tij tė «demitologjizimit» tė Biblės dhe tė riinterpretimit «ekzistencial» tė pėrmbajtjes sė saj shkaktuan diskutime tė gjalla. Ėshtė nėn ndikimin e dukshėm tė M- Hajdegerit.

    Veprat kryesore: Die Frage der Entmythologisierung (Diskutim me K. Jaspersin, 1954); Glauben und Verstehen (3 vėll. 1933-1952). Theologiedes Nouen Testament (2 vėll. 1948-1953).

    -----------------------------------------------------------------------
    BUL, Xhorxh (BOOLE, George)

    BUL, Xhorxh (BOOLE, George) matematikan dhe logjicien angl. (1815-1864). Nė veprėn e tij Analiza matematikore e logjikės i pari aplikoi me sukses metodėn algjebrike nė fushėn e problemeve logjike, kėshtu qė shumė veta e konsiderojnė themelues tė logjikės simbolike dhe pėrfaqėsues mė tė rėndėsishėm tė formės sė parė tė saj (algjebrės logjike).
    B. shqyrtoi ēdo gjykim si shprehje tė raportit tė barazisė ndėrmjet subjektit dhe predikatit dhe andaj synoi tė shprehė qėndrimet logjike nė mėnyr.ė matematike. Sipas tij, parim themelor i logjikės ėshtė qėndrimi i kontradikcionit (principium contradictionis). Nėse konsiderojmė se X ėshtė klasė e objekteve, dhe se 1-x janė objekte tė cilėt nuk pėrmbahen nė x, atėherė parimi i kontradikcionit mund tė formulohet: X (l-x) = 0.

    Veprat kryesore: The Mathematicial Analysis of Logic (1847); An Investigation of the Laws Thought (1854); Studies in Logic and Probability (posth. 1952).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #84
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BUDA (Buddha)



    BUDA (Buddha), ofiq pėr Siddhartu ose Gantamu (rreth 560 p.e.r. deri 480 p.e.r.). Prijės dhe filozof religjioz. Duke iu pėrkushtuar meditimit religjioz, hpqi dorė nga pasuria dhe familja dhe vizitoi vendin duke predikuar mėsimin e vet. Emrin «Buddha», qė do tė thotė «i zgjuar», e mori si shenjė tė ndriēimit tė cilin e pėrjetoi dhe me tė cilin, pasi kuptoi domethėnien e realitetit, u zgjua nga ėndrra pėr jetėn. B. nuk shkroi libra pėr ēka ekziston njė pasiguri e caktuar lidhur me mėsimin etij.

    Tezat themelore tė mėsimit burimor tė Budes (tė cilat janė ruajtur nė formė tė tė folurit dhe tė dialogėve tė quajtur sutta) pėrmbajnė «katėr tė vėrteta fisnike: mbi dhembjen, mbi lindjen e dhembjes, mbi mbarimin e dhembjes dhe mbi rrugėn tetėantarėshe qė tė shpie deri te mbarimi i dhembjes. Sipas Budės, njeriu ėshtė «trashėgimtar i veprės sė vet», ndėrsa qėllim pėrfundimtar i njohjes ėshtė tė qetėsuarit e dhembjes me anėn e ēlirimit nga prangat e tė ndodhurit.

    Nirvana (ose nibbaba, mpirje) ėshtė mohim i ēdo vullneti pėr jetė, heqje dorė nga tė gjitha kėnaqėsitė (sepse medoemos janė tė lidhura me vuajtjet) e cila arri-het nėpėrmjet orvajtjes morale «tė notimit kundėr rrymės». Nirvana ėshtė gjendje e shkallės mė tė lartė tė pėrsosurisė, gjendje pa dėshira, kurse Buda e karakterizon si «as qenie as mosqenie, as qenie dhe mosqenie, as jo- qenie jo - mosqenie». Filozofia e tij pesimiste pati jehonė edhe nė rrethin mendor evropien (Shopenhaueri, Dojseni).
    Nė planin socialetik Buda predikon barazinė e njerėzve dhe ēohet kundėr kastave tė vjetra brahmane. Ai i refuzon edhe ceremonitė fetare dhe askesėn religjioze dhe thekson si virtyt para sė gjithash mėshirėn dhe vetėmo-himin.
    Sipas Hirianit (Bazat e filozoflsė indiane) ekzistojnė tri karakteristika qenėsore tė mendimit budist:

    1. Ai ėshtė pesimist ngase thelbi i kėtij mė-simi ėshtė se ēdo gjė ėshtė vuajtje. Njėkohėsisht kjo nuk ėshtė besim nė dėghprimin, meqė ky mendrēn lejon mundėsinė qė paqja tė arribet kėtu dhe tani, me ēka njeriu nė vend qė tė bėhet viktimė e mjerimit, bėhet fitues i tij. 2. Ai ėshtė pozitivist, nė atė kuptim se e kundėrshton spekulativitetin e pafrenuar i cili para Budės sundonte nė lėvizjet shpirtėrore tė Indisė. Ky mėsim nė themel pėrjashton ēdo gjė qė pozitivisht nuk dihet, kurse hedh poshtė edhe autoritetin e traditės sė vedės. 3. Ai ėshtė pragmatik, sepse Buda mėsonte vetėm atė qė ishte e domosdoshme pėr tejkalimin e mynxyrės, e cila, sipas kuptimit tė tij, domi-non nė jetė dhe paraqet karakteristi-kėn kryesore tė tij.
    Mėsimi i Budes gjatė kohės u pėrhap shumė dhe nė fund u bė religjion botėror.

    B. hyn nė radhėn e personaliteteve mė tė mėdha tė jetės shpirtėro-re, madje jo vetėm tė kulturės indiane, kurse pasardhėsit e tij mund tė gjenden nė pjesėt mė tė largėta tė konti-nentit aziatik. Pėr kėtė arsye shumė njerėz konsiderojnė se «pėr pjesėn mė tė madhe tė Lindjes budizmi nuk ka qenė asgjė mė pak fuqi shtytėse tė kul-turės se krishterimi nė Perėndim».
    Shpeshherė, nė kundėrshtim me mėsimin e Budės, sekte tė ndryshme budiste humbisnin mė vonė nė asketi-zėm, misticizėm dhe nė njė formalizėm religjioz ceremonial. Kėshtu braktiset fryma filozofike dhe sociale e mėsimit tė tij, kurse nė plan tė parė theksohet besimi i vėrbėt nė «zotėri Budėn», i cili arrin kulmin nė Diviavadanė: «Qielli do tė bjerė me hėnėn dhe me yjet, toka mund tė ngrihet me malet dhe pyjet e veta, oqeanet do tė thahen, mirėpo fjalėt e Budes nuk mund tė jenė tė gabueshme» (sipas S.Radakrishnanit: Filozofia indiase I.).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #85
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BUDIN, Xhon Elof


    BUDIN, Xhon Elof (BOODIN, John Elof), filozof amer. me origjinė suedeze (1869-1950). Ligjėrues nė Universitetin e Kanzasit dhe tė Kalifornisė. Nė sistemin idealist metafizik pėrpiqet tė pėrfshijė teorinė pragmatike tė njohjes dhe rezultatet e hulumtimeve shkencore. Nė kėtė drejtim bazohet edhe kozmologjia e tij si pėrpjekje e pajtimit tė realizmit empirik dhe tė idealizmit kozmik.

    Veprat kryesore: Titne and Reality (1905); Truth and Reality (1911); God and Creation (4 vėll. 1934); The Social Mind (1939); The Religion Tomorrow' (1943).

    -------------------------------------------------
    BUALO-DEPREO, Nikola


    BUALO-DEPREO, Nikola (BOILEAU-DESPREAUX, Nicolas), estet dhe kritik franc. (1636-1711). Ėshtė njė nga teoricienėt kryesorė tė klasicizmit francez, racionalist, intelektualist qė konsideronte se kategoritė themelore tė artit poetik dhe njėkohėsisht kriteret kryesore pėr valorizmin e artistikės janė: arsyeshmėria, vėrtetėsia dhe qartėsia. B.D. vėrtetoi se bukuria ėshtė e pėrhershme, e vazhdueshme dhe e pandryshueshme dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė univesale dhe e vėrtetė. Asgjė nuk mund tė jetė e bu-kur nėse nuk ėshtė e vėrtetė («Rien n'est beau que le vrai») kurse e vėrtetė ėshtė njėkohėsisht edhe ēdo gjė qė ėshtė e natyrshme dhe sė kėtejmi pas-qyrimi, imitimi i natyrės ėshtė parakusht i ēdo bukurie.
    Ndonėse e ēmon para sė gjithash mendimin e qartė, B. nuk e lė pasdore sikurse shumica e klasikėve, problemin e frymėzimit, por konsideron se vepėr tė madhe tnund tė realizojė vetėm ai shkrimtar qė bashkon nė vete frymėzimin dhe metodėn e pėrpunuar nė fnėnyrė tė pėrsosur. Nė kėtė drejtim B. nė formalizmin e ashpėr tė korektėsisė futi edhe njė frymė tė atillė tė estetizmit klasik me tė cilin pėrpiqet ta ēlirojė literaturėn edhe nga skolasticizrni dhe nga skllavėrimi i tepruar ndaj normave poetike. B. gjithashtu studioi hollėsisht dhe pėrkufizoi tė gjitha karakteristikat themelore tė stilit klasik dhe tė artit klasik (siē janė vėrtetėsia, qartėsia, thjeshtėsia, e madhėrishmja, masa, koncizioni, synimet kah e pėrsosura, pėrfshirja e harmonishme e pjesėve nė tėrėsi etj.) dhe nė kėtė drejtim stilistika ėshtė kurorė e veprės sė njohur tė Bualos L'artpoe-tique e cila pati ndikim jashtėzakonisht tė madh edhe jashtė kufijve tė Francės.

    Kryevepra: L'artpoetique (pėrkthyer nė librin e S.Vitanoviqit: Poetika Nikole Boaloa, 1971).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #86
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BUBER, Martin

    BUBER, Martin filozof ēifut [1878-1965). Profesor nė Frankfurt mbi Majnė deri nė vitin 1933. Nga viti 1938 profesor nė Jerusalem.
    Buberi bėn pjesė nė grupin e filozofėve tė ekzistencės, nė tė cilin nė njė mėnyrė tė caktuar hyn edhe G.Marseli, K.Jaspersi, P.Vusti, K.Barti, F.Rozencvajgu dhe tė tjerė. B. nuk dėshironte as harmonizimin mesjetar tė tė vėrtetave religjioze dhe filozofike, por as identifikimin idealist iluminist tė mendjes dhe tė zbulesės. Kategoritė specifike tė ekzistencializmit fideist paraqiten te Buberi, me gjithė terminologjinė bashkėkohėse dhe metodat' bashkėkohore, nė shqyrtimin e problemeve tė caktura, nėn ndikimin e konsiderueshėm edhe tė traditės sė vjetėr mistike ēifute. Kėshtu edhe an-tropologjia e Buberit dhe «etika sociale» e tij, tė cilat bazohen nė tė ashtu-quajturin «parim dialogjik» kanė nė vete disa teza karakteristike pėr inter-pretimin e filozofėve tė vjetėr ēifutė.

    Sipas Buberit, parimi i jetės mund tė shprehet me anėn e mendimit filo-zofik - se ēdo gjė qė ekziston ėshtė me tjetrin. «Tė jesh me tjetrin» («Mit— Anderen-Sein») nuk ėshtė vetėm pėrcaktim qenėsor i njeriut, por ėshtė parim universal nė tė cilin ėshtė struktu-ruar gjithė bota si tėrėsi. Mirėpo, vetėm njeriu ėshtė nė gjendje qė singula-ritetin e qenies sė vet ta menifestojė duke vendosur raporte qė nuk qėndrojnė nė kundėrvėnien abstrakte, por nė kontaktin qenėsor dhe burimor. Mirėpo, mungesa e dialogut tė drejtpėrdrejtė megjithatė sot bazohet nė supozimin «e mosbesimit universal tė kohės sonė». Gjithmonė nė tė vėrtetė ka ekzistuar dyshimi, gjithmonė kanė ekzistuar situatat nė tė cilat njeriu nuk ka pasė mundėsi tė tregohet dhe shprehet pa rezervė dhe drejtpėrdrejt, por dyshon nė atė qė thonė tė tjerėt, domethėnė se nė veprimtarinė e tjetrit nuk e dallon atė qė ėshtė e qenėsishme pėr tė cilėn ky u angazhua duke folur verbalisht. Nė momentin e tanishėm, ndėrkaq, kėto raste tė veēanta tė mos-besimit janė shndėrruar nė parim kėshtu qė «dallimi ndėrmjet tė menduarit dhe tė shpehurit, ndėrmjet tė shpre-hurit dhe tė vepruarit nuk kuptohet kėtu mė si qėllim, por si domosdoshmėri e qenėsishme».
    Filozofia, ndėrkaq, nuk mund tė mbyllet nė Unin por veten duhet ta gjejė nė raport me Ty. Nė kėtė drejtim fryma mund tė krahasohet me ajrin, tė cilin tė gjithė e thithim. «Fryma kurrė nuk ėshtė nė Unin, por ndėrmjet Unit dhe Tys, fryma kurrė nuk ėshtė si gjaku i cili qarkullon nė veten, por ėshtė si ajri qė e thith. Njeriu jeton nė frymėn e vet kur mund t'i pėrgjigjet Unit tė vet dhe kėtė mund ta bėjė nė qoftė se nė marrėdhėnie hyn me tėrė qenien e vet».

    Veprat kryesore: Ekstatische Kon-fessionen (1908); Die Rede, die Lehre und das Lied (1917); Ich und Du (1922); Ja i Ti; Reden iiber das Juden-tum (1923); Die chassidischen Biicher (1928); Religion und Philosophie (1931); Zwiesprache (Ein Traktat vom dialogischen Leben) (1932); Zion als Ziel und Aufgabe (1936); Dialogis-ches Leben (1947); Der Glaube der Protheten (1950); Bilder von Gut und Bose (1952); Two Types of Faith (1961); Werke(l t. Schriften zur Phi-losophie, 1962).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #87
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BRUVĖR, Luicen Egbertus Jan

    BRUVĖR, Luicen Egbertus Jan (BROUWER, Luitzen Egbertus Jan), matematikan dhe filozof holan. (1881-1966). Gati gjysmė shekulli (1909-- 1955) ishte profesor nė Universitetin e Amsterdamit. Themelues i «drejtimit intuicionist» nė logjikėn bashkėkohėse dhe nė matematikė. Pėrgėnjeshtroi tezėn e Fregės dhe Raselit mbi mundėsinė e nxjerrjes sė matematikės nga logjika dhe pohoi se logjika ėshtė pjesė e matematikės dhe se kjo bazohet nė njė intuitė tė llojit tė veēantė. E kritikoi parimin e pėrjashtimit tė tretės dhe konsideroi se ky parim nuk ėshtė i domosdoshėm pėr lojikėn dhe formoi njė sistem logjik tė «dobėsuar» nė tė cilin nuk ekziston ky parim.

    Veprat kryesore: Jeta, arti dhe mistika (1905); Themelet e shkencės (1907); Intuicionizmi dhe formalizmi (1912); Shkenca, e vėrteta, njėmendė-sia (1919); Vetėdija, filozofia dhe matematika (1949).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #88
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BRUNSHVIG, Lėon



    BRUNSHVIG, Lėon (BRUNSCHVICG, Lėon), filozof francez (1869-1944). Profesor i filozofisė nė Sorbonė. Frymėn e pėrkufizoi si aksion intelektual, si lėvizje, dhe jo si «mjet i thjeshtė i kuptimit konceptual). «Filozofia progresive» e Brunshvigut, pėrkatėsisht «filozofia e idealizmit tė hapur» identifikohet me njohjen e njohjes, domethėnė me njė aktivitet tė atillė intelektual i cili ėshtė koshient pėr vetveten. Nė zhvillimin e shkencės (e cila sipas B. ėshtė e lidhur ngushtė me filozofinė) matematika paraqet shkallėn mė tė lartė tė racionalitetit. Ndėrkaq, mendonte se detyrė themelore e filozofisė si kritikė e shkencės ėshtė tė ndajė «pėrvojėn dhe postulatin, faktin dhe teorinė». Tė gjitha sistemet metafizike janė tė lidhura me disa sisteme tė caktuara shkencore: Logjika e Aristotelit themelohet nė klasifikimin biologjik, Discours de la mėthode i takon fizikės karteziane, kurse Monadologjia ėshtė e lidhur me llogarinė infinitezimale. Andaj, zhvillimi i vazhdueshėm i shkencės bazohet nė llojllojshmėrinė e sistemeve filozofike.
    Kategoritė e shkakut, tė hapėsirės, tė kohės dhe tė masės janė pėr B. funksione shpirtėrore, por jo disa qenėsi tė pandryshueshme dhe sė kėtejmi i takojnė zhvillimit tė pėrbashkėt tė filozofisė dhe tė shkencės.

    Veprat kryesore: La modalitė du jugement(l897); Introduction a la vie de l'esprit (1900); L'Idėalisme con-temporain (1905); Les Etapes de la philosophie mathėmatique (1912); L'Expėrience humaine et la causalitė physique(1922); Leprogrės dela conscience dans la philosophie occidenta-/e(1927); Descartes et Pascal, lecteurs de Montaigne (1941); Spinoza et ses contemporains (1944); De la vraie et la fausse conversion (posth. 1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #89
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BRUNO, Giordano

    BRUNO, Gjordano (BRUNO, Giordano), filozof ital. (1548-1600). Nė manastirin dominikan nė Napoli studioi filozofinė antike, arabe dhe skolastike, kurse nėn ndikimin e Lukrecit, Petriqit dhe tė Kopernikut gradualisht e formon botėkuptimin e vet materialist dhe panteist. Nė moshėn 27 vjeēare ikėn, i akuzuar pėr herezi, nga njė manastir romak dhe i fillon bre-dhjet e veta tė pafat nėpėr qytetet e Italisė Veriore, tė Zvicres, tė Frances, tė Gjermanisė, tė Ēekisė dhe tė Angli-sė. Duke kaluar nėpėr Vyrtemberg, Paris dhe Helmshtat kthehet nė atdhe pas ftesės sė aristokratit Mocenig.

    Mi-rėpo, si duket pikėrisht pas denunci-mit tė kėtij, mė 23.V. 1592 e burgosi inkuizicioni venecian duke e akuzuar se «po e rekomandon shkencėn mbi pa-fundėsinė e gjithėsisė dhe mbi shumė-sinė e botėrve». Inkuizicioni romak, tė cilit iu dorėzua pastaj, e torturoi shtatė vjet dhe nė fund e dėnoi me vdekje. Pas persekutimit, burgosjes dhe dėnimit, Bruno nuk u dėrmua dhe nuk dėshironte tė pendohej. Kur sė bashku me fjalinė e moēme («Tė vep-rohet me tė butėsisht dhe pa derdhur gjak» - e qė do tė thoshte digjeni nė turra drush) inkuizicioni ia shqiptoi dėnimin - iu pėrgjegj guximshėm tor-turuesve tė vet: «Ju kėtė dėnim po e shqiptoni me frikė mė tė madhe sesa unė qė po e dėgjoj». U dogj nė she-shin Campo di Fiori dhe ky ishte njė nga krimet e shumta mė tė rėnda qė i ekzekutoi inkuizicioni katolik.

    Bruno nuk e paraqiti filozofinė e vet nė mėnyrė sistematike - dhe stili i tij poetik karakteristik, fjalia e tij mal-lėngjyese, fantazia e furishme dhe tėrė koncepti panteist i kozmosit, janė ci-lėsi karakteristike e temperamentit tė tij dhe e shpirtit tė tij tė lirė dhe tė pa-varur, i cili plot afsh mohoi tė gji-tha dogmat e pakuptueshme dhe radi-kalisht hodhi poslitė spekulimet sterile skolastike, duke konsideruar se «au-toritet i vetėm duhet tė bėhet arsyeja dhe hulumtitni i lirė».

    Nė njė seri veprash tė tij, B. pėrpiqet tė sintetizojė shumė elemente racionaliste dhe empiriste, kėshtu qė shpeshherė edhe arsyeja edhe shqisat pėr tė jenė kriter i njohjes. Megjithė-kėtė, sipas tij, shqisat janė mė pak tė pėrsosura, ngase nėpėrmjet tyre njihet vetėm ana sipėrfaqėsore, ndėrsa men-dja futet nė vetė esencėn e sendeve. Njeriu, pikėrisht pėr shkak se ėshtė pjesė e botės sė pafundme, mund tė njohė qenien e pafundme, kėshtu qė nė te reflektohen tė gjitha forcat dhe kundėrthėniet botėrore. Kėto gjithashtu manifestohen nė mikrokozmos sikurse edhe nė makrokozmos.

    Shpirti botėror, mendja botėrore, ėshtė iden-tik nė ēdo gjė, ai tė gjitha i formon dhe i ngjall dhe ėshtė parim konstitutiv i kozmosit. Gjithė materia pėrfshi-het nga parimi krijues i shpirtit botėror. Hapėsira e zbrazėt - pėrkundra mendimit tė atomistėve - nuk ekziston, sikurse nuk ka lėvizje mekanike, ngase natyrės nga jashtė asgjė nuk i imponohet - ajo nė vetvete ėshtė unike dhe krijuese. Njėja dhe Pafundėsia ekziston nė ēdo gjė, nė tė gjitha sendet dhe fenomenet e veēanta. Kalueshmėria dhe ndryshueshmėria janė cilėsi tė sendeve tė veēanta, kurse substanca e botės ėshtė njė, e pėrjetshme dhe e pandryshueshme. Perėndinė ose natyrėn, si parim aktiv krijues, B. e quan natura naturans, kurse si botė e reali-zuar natura naturata. Nė bukurinė e tėrėsisė krijohen tė metat e imagjinuara dhe papėrsosuria e partikularitetit. Sipas Brunos nuk ėshtė e nevojshme as teodiceja e veēantė: bota ėshtė e pėrsosur ngase nė tė gjitha hollėsitė ėshtė njėkohėsisht edhe jetė perėndish, dhe ankesė mund tė bėjė vetėm ai qė nuk di tė ngrihet deri te intuita e tėrėsisė. Ky optimizėm universal ėshtė njė nga karakteristikat themelore tė fi-lozofisė sė Brunos.

    B. entuziazmohej nga gjallėria e natyrės, nga prezenca e mendjes nė natyrė dhe uniteti i jetės qė e shprehi absolutisht ėshtė dhe unitet i pėrgji-thshėm, «mendja vepruese e pėrgjithshme, e cila manifestohet si formė e pėrgjithshme e gjithėsisė dhe e cila nė vete pėrfshin tė gjitha format». Natyra dhe shpirti pra nuk janė kurrkund tė ndara, kurse shkak i fundit ėshtė je-ta vepruese dhe imanente e universumit, domethėnė vetė substanca. Andaj edhe nuk ekziston kurrfarė mendje e kulluar jashtė botės. Vetė substanca ėshtė ajo unikja e veprimtarisė sė ar-syes, e formės dhe e pėrmbajtjes.
    Artist nga natyra dhe nga tempe-ramenti, Bruno edhe vetė anticipoi disa teza tė shumė sistemeve tė mėvon-shme estetike (pėr shembull disa teza nga estetika e B. Kroēes). B. ėshtė kundėrshtar i atyre poetikave raciona-liste - nė atė kohė shumė tė pėrhapura - i poetikave qė dėshirojnė t'i pėrcak-tojnė rregullat dhe normat pėr fjalėt e gjalla poetike. Rregullat, sipas tij, mund tė dalin vetėm nga vjershat, dhe pėr kėtė arsye ka aq «gjini dhe lloje tė krijuara sipas rregullave tė mira sa ka gjini dhe lloje tė poetėve tė vėrtetė». Kjo do tė thotė - si pohon B. Kroēe -njė individualizim tė tillė tė gjinive qė ėshtė identik me vdekjen e tyre.

    Duke hedhur poshtė tezėn e Aris-totelit mbi palėvizshmėrinė e Tokės, si dhe koncepsionin e Ptolomeut, B. zė vend tė rėndėsishėm edhe pėr zhvillimin e shkencės mbi gjithėsinė. Duke pranuar parimisht teorinė e Kopernikut, ai e zgjeron nė tėrė gjithėsinė dhe pohon - pėrkundra .Kopernikut, se kozmosi nuk mund tė kufizohet nė sistemin planetar tė Diellit tonė, por ėshtė pafundėsisht i madh. Tė gjithė yjet e ngulėta, sipas Brunos, janė Diej tė rinj qė kanė planetėt e vet tė banuar nga qeniet e gjalla.

    Bruno ėshtė filozof dhe shkencėtar tipik i Renesansės: luftėtar i pakompromis kundėr mesjetes, adhurues i natyrės, panteist i entuziazmuar dhe artist i fjalės, shpirt universal dhe optimist, ai thur ditirambe filozofike tė cilat do tė inicojnė kėtė proces i cili vetėm disa shekuj pas vdekjes sė tij do tė mundėsojė shkalėrrimin defmitiv tė skolastikės dhe formimin e sistemeve tė mėdha filozofike racionaliste. Pėr tė Hegeli thotė: «Entuziazmit tė madh tė brendshėm ai i flijon marrėdhėniet e veta personale, por ai edhe mė tej nuk e lė tė qetė. Kėshtu pėr tė ėshtė thėnė se ka qenė njė kokė e paqetė e cila nuk ka qenė nė gjendje tė jetojė nė pa-qe me tė tjerėt. Por nga ishte ky shqe-tėsim? Ai nuk mund tė pajtohej me atė qė ėshtė definitive, e keqe, trasha mane prej kėtu buron shqetėsimi i tij. Ai u ngrit deri te njė substancialitet i pėrgjithshėm - kjo ndarje e vetėdijes sė vetvetes sė pėrulur njėsoj sikurse edhe natyra, ėshtė anuluar».

    Obskurantistėve qė duke e dėnuar rae vdekje, i shqiptuan mallkimin: «qė t'i harrohet pėrgjithmonė emri» nuk iu plotėsua dėshira: pėr emrat e tyre nuk dihet kurrgjė, kurse emri i Gjordano Brunos ėshtė shėnuar pėr-gjithmonė nė thesarin e mendimit dhe tė kulturės pėrparimtare filozofike botėrore.


    Veprat kfyesore: De umbris idea-rum (1582); Della causa principio et uno (1584); De l'infinito universo e mondi (1854); Degl'eroici furori (1585); De triplici minimo (1591); De monade, numero et figura (1591); De immenso et inumerabilibus (1591); Veprat nė tėrėsi nė 4 vėll. (Napoli 1880-1886).đ
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #90
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BRENTANO, Franc


    BRENTANO, Franc (BRENTANO, Franz), filozof gjerm. (1838-1917). Studioi filozofinė dhe teologjinė, kurse pas njė qendrimi tė shkurtėr nė manastirin dominikan nė Grac, bėhet profesor i filozofisė nė Vircburg. Nė muajin prill tė vitit 1873 braktis kishėn katolike, kurse nė vitin 1874 bėhet profesor ordinar nė Vjenė, ndėrsa gjashtė vjet mė vonė e lė katedrėn. Nė fund tė jetės qėndroi nė Firencc dhe vdiq nė Cyrih.



    Brentano ėshtė njė nga filozofėt me ndikim tė madh (sidomos nė fushėn e logjikės) i rrethit meditativ gjerman kah fundi i shekullit XIX. Duke u bazuar para sė gjithash nė Aristotelin dhe nė skolastikėn, ai pėrpiqet tė vazhdojė traditėn filozofike gjermane parakantiste. Njė nga meritat e mėdha tė tij ėshtė edhe pėrcaktimi dhe tė themeluarit filozofik tė nocioneve themelore psikologjike, e pastaj edhe pėrpjekja serioze pėr reformimin radikal tė logjikės. Bashkė me kėtė Brentano synoi pėrtėritjen e skolastikės dhe tė arsyetirnit filozofik tė pikėpamjes teistike. Ėshtė i madh dhe i gjerė ndikimi i tij si ligjėrues, kėshtu qė pėrveē nė shkollėn e ngushtė tė tij (Marti, Kraus), veprimtaria e tij indirekte ose e drejtpėrdrejtė ėshtė e dukshme edhe te Huserli, Mejnongu, Shtumfi dhe te njė varg tė tėrė logjicienėsh bashkėkohės.



    Nėn ndikimin e dukshėm tė Trendelenburgut dhe sidomos tė Bolcanos, Brentano nė suazat e filozofisė sė tij, e cila themelohej edhc nė Aristotelin e kuptuar nė mėnyrė skolastike, zhvilloi njė pozitė pluraliste logjike specifike. Duke hedhur poshtė silogjizmin si modus njohės i qensishėm i tė mendu-arit, ai vetė procesin e njohjes e re-duktoi nė evidencė domethėnė jo nė operacionin e tė gjykuarit dhe tė kup-timit konceptual, por nė tė provuarit e vetėdijshėm, pėrkatėsisht tė hedhurit poshtė qė ėshtė identike me vėrtetimin e ekzistimit ose mosekzistimit tė objekteve nė operacionin e tė menduarit. Nė psikologji B. vuri theksin nė pėrje-timet e drejtpėrdejta intencionale qė na shpiejnė nė vetė objektet. Nė kėtė drejtim B. shpesh konsiderohet edhe themelues i Shkollės psikologjike tė Vyrcburgut.



    Sipas tij, psikologjia nuk ėshtė shkencė mbi shpirtin por vetėm shkencė mbi «fenomenet psikologji-ke». Fenomene tė tilla kemi tri llojesh: tė paraqiturit, tė gjykuarit dhe ndjenja. Esenca e psikiices gjendet ndėrkaq nė orientimin intencional tė ēdo akti psikik ndaj objektit.



    Nė Karakteristikat themelore estetike tė botuara pas vdekjes ėshtė inte-resante sidomos teoria e gjenialitetit e Brentanos. B. kėtu mbrojti vendosmerisht tezėn se ndėrmjet gjenialitetit dhe talentit mesatar nuk ekziston kurrfarė dallimi, por vetėm dallimi nga niveli. Pėr gjenialitetin nuk nevojitet tė supozohet kurrgjė tjetėr pėrveē sen-sibilitetit subtil pėr atė qė estetikisht ėshtė efikase. Pasuria e fantazisė e cila do tė ndryshonte kualitativisht nga e ashtuquajtura fantazi e zakonshme, nuk mund tė shpjegojė, sipas B., fenomenin e gjenialitetit, sikurse as si ndonjė cilėsi e veēantė fizologjike tė trurit. Arsimi i vazhdueshėm dhe formi-mi i fantazisė, ndjejshmėria e forcuar pėr atė qė ėshtė estetike, pėrqendrimi i vėmendjes sė veēantė nė njė fushė, dhe jo ndonjė frymėzim hyjnor janė vendimtare pėr krijimtarinė gjeniale.



    Veprat kryesore: Psychologie vom empirischen Standpunkt ( 1874); Ur-sprung sittlicher Erkenntnis (1889); Uber die Zukunft der Philosophie (1893); Die vier Phasen der Philoso-phie (1895); Von der mannigfachen Bedeutung des Seienden nach Aristo-teles (1862); Aristoteles und seine Weltanschauung (1911); Von der Klassifikation der Psychischen Pha-nomene (1911); Vom sinnlichen und noetischen Bewusstsein (1928); Vom Dasein Gottes (1929); Wahrheit und Evidenz (1930); Kategorienlehre (1933); Grundzuge der Asthetik ( 1959); Aenigmatias ( 1962).
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BREJE, Enril



    BREJE, Enril (BREHIER, Ėmile), Filozof franc. (1876-1952). Profesor nė Ren, Bprdo dhe nė Paris, ligjėroi edhe nė Kajro dhe nė RiodeZhanejro. Preokupimi themelor i veprimtarisė filozofikė tė E. Brejes ėshtė historia e filozofisė. Kjo histori, sipas Brejes nuk ėshtė histori e disa ideve abstrakte, plotėsisht tė ndara nga rrethi prej tė tilit burojnė. Filozofia kishte qėndrim gjithmonė aktiv ndaj vlerave tė vėrteta dhe shpirtėrore tė kohės sė vet dhe pa funksion tė vet kritik dhe valorizues ndaj kėtyre vle-rave, filozofia nuk ka tė drejtė tė mbajė emrin e filozofisė. Andaj historiani i filozofisė duhet tė hulumtojė edhe historinė e politikės sė pėrgjithshme dhe kushtet shoqėrore si dhe historinė e trashėgimit tė tėrėsishėm teorik dhe shpirlėror. Fiiozofia dhe historia e saj nuk janė tė ngulitura, nuk janė tė kryera nė asnjė moment tė tyre dhe pikėrisht pėr kėtė arsye edhe sot janė tė gjallė shkrimtarėt antikė tė filozofisė. Histpria e filozofisė duhet tė paraqesė bartjen e ideve tė tyre dhe zhvillimm e mėtejmė tė mendimit tė tyre, kėshtu qė nė kėtė drejtim historia e filozofisė ėshtė gjithmonė edhe instrument i veprimtarisė bashkėkohėse pėr problemet filozofike. B. ėshtė i njohur edhe si botues i veprave tė Plotinit.



    Veprat kryesore: Les idėes philo-sophiques et religieuses de Philon D'Alexandrie(l907); Scheling (1912); Histoire de la philosophie allemande (1921); Histoire de la philosophie (1926-1932); La Philosophie de Plotin (1928); La Phrlosophie et son passė (1940); Science et humanisme (1947); Transformation de la philosophie franēaise (1950); Les Thėmes actuels de la philosophie (1951).
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BREITHUEJT, Riēard, Bevan



    BREITHUEJT, Riēard, Bevan (BRA-ITHWAITE, Richard, Bevan), filozof angl. (1900 - ). Profesor nė Kembrixh ku edhe i kreu studimet. I takon gru-pit tė filozofeve anglezė bashkėkohės mė tė shquar. Kryesisht merret me fi-lozofinė e shkencės, duke studiuar problematikėn e interpretimit shken-cor, tė kuptimit tė teorisė dhe tė mo-delit, tė bazave tė probabilitetit, tė sta-tistikės dhe tė induksionit. B. konside-ron se teoria shkencore pėrbėhet nga njė seri hipotezash fillestare sė bashku mė pėrgjithėsimet tė cilat deduktivisht dalin nga kėto dhe mund tė vėrteto-hen empirikisht. Lidhur me kėtė, pėr B. tė shpjegosh njė pėrgjithėsim do tė thotė tė tregosh se kjo ėshtė e impliku-ar nga pėrgjithėsimi i njė niveli mė tė lartė nė teorinė e caktuar. Shkroi edhe pėr problemet e filozofisė morale dhe religjioze. Ndryshimi kryesor ndėrmjet pohimeve religjioze dhe morale qėndron nė faktin, se tė parat, ngase janė tė lidhura me predikimet empiri-ke, posedojnė elementin propozicio-nal, i cili u mungon tė tjerave.



    Veprat kryesore: Scientific Expla-nation (1953); An Empiricist's View of the Nature of Religious Belief (1955); Theory of Games as a Toolfor the Moral Philosopher (1955).
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BREDLI, Frensis, Herbert



    BREDLI, Frensis, Herbert (BRAD-LEY, Francis, Herbert), filozof angl. (1846-1924). Profesor nė Oksford. Nėn ndikimin e Hegelit mohoi nė mėnyrė hedoniste utilitarizimin e Bentimit, Xhejms Milit dhe tė gjithė traditės empmste angleze. Sipas Bredlit, absolutja ofrohet nė tėrėsinė e pėrvojės. Nė ndijimin e pastėr ne posedojmė pėrvojėn e tėrėsisė si tė tillė, e cila mbetet si prapavijė jetėsore unike madje edhe atėherė kur copėtimi i pėrvojes me anėn e kategorive dhe tė menduarit, nė subjekt dhe nė objekt, rrėnon tėrėsinė burimore pėr vetėdijen tonė. B. ėshtė ithtar konsekuent dhe radikal e pėrfaqėsues i idealizmit absolut i cili ėshtė nėn ndikimin e filozofisė klasike gjermane dhe nė mėny-rė antitetike i kundėrvihet mėnyrės tipike angleze tė filozofimit. Nė veprimin logjik, nė tė cilin krijohen idetė, nuk soset realiteti. Metoda e tė men-duarit dhe nocionet nuk japin pasqy-rėn e plotė tė njėmendėsisė e cila ėshtė njė sistem i harmonishėm unik, kurse tė menduarit tonė mbi tė analitikisht ėshtė i thėrmuar madje edhe i kundėr-thėnshėm.



    Veprat kryesore: Ethical Studies (1876); The Principles of Logis (1883); Appearance and Reality (1893); Essays on Truth and Reality (1914).
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BOSANKE, Bernard



    BOSANKE, Bernard (BOSANQUET, Bernard), filozof angl. (1848-1923). Profesor i filozoflsė nė St. Endrus. Vendosmėrisht pėrkrah hegelianizmin speciflk. Njėmendėsia mund tė njihet vetėm nė sistem, ndonėse manifesto-het nė pėrvojėn shqisore. Ekzistimi in-dividual ėshtė proces tragjik, nė tė cilin, nė luftė kundėr sė keqes, individi identifikohet me absoluten. Teoria e tij e shtetit ėshtė e aferme me pikėpamjet e Trajēkeut. Nė disa studime estetike hedh poshtė disa teza tė Kroēes dhe sidomos atė tė idealitetit dhe tė aspektit shpirtėror tė tė shprehurit estetik. Imagjinata krijuese pėr tė nuk ėshtė ndonjė aftėsi e veēantė, por thjesht «mendje nė vepėr». Nė Histo-rinė e estetikės sė njohur tė tij u pėr-poq para sė gjithash t'u shmanget pi-kėpamjeve dhe vlerėsimeve tė njėan-shme dhe kėshtu duke treguar dyshim vetėm ndaj tė gjitha shpjegimeve shumė tė specializuara, dha njė pasqyrė objektive dhe nė letėrsinė botėrore pasqyrė shpeshherė tė cituar tė historisė sė teorive estetike.



    Veprat kryesore: Knowledge and Reality(l%55); Logic(m%); A Histo-ry of Aesthetiks (1892); The Principle of Individuality and Value (1912); The VaJue and Destiny of the Indivi-dual(M3).
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BRUJIC, Branka



    BRUJIC, Branka shkrimtare filozofie (Zagreb, 1931 -).-Docent nė Fakultetin e shkencave politike nė Zagreb. U doktorua me tezėn "Teoritė kritike tė Herbert Markuzes dhe tė menduarit historik». Pėrveē njė serie artikujsh botoi edhe punimin e saj «Mbi karakterin e subjektit tė filozofisė sė re» (1980).
    --------------
    BROD, Ēarli Danber



    BROD, Ēarli Danber (BROAD, Charlie Dunbar), filozof angl. (1887 -). Profesor nė Kembrixh. Pėrfaqėsues i drejtimit neorealist specifik nė filozo-finė angleze dhe merret posaēėri-sht me teorinė e njohjes dhe me anali-zėn metodike tė menduarit shkencor e me etikė. Gjithashtu janė tė njohura punimet e tij nga filozofia e shkencės, e u mor edhe me aspektet filozofike tė studimeve psikike. Sipas gjerėsisė sė interesimeve dhe sipas disa koncepci-oneve ėshtė i afėrm me Raselin.



    Veprat kryesore: Perception, Phy- s 'cs and Reality (1914); Scientific rhought (1923); The Mind and its Pjace in Nature (1927); Five Types of Ethical Theory(l930
    ------------------
    BRIXHMEN, Persi Uiliem



    BRIXHMEN, Persi Uiliem (BRIDGMAN, Percy William), fizikan dhe filozof amer. (1882-1962). Profesor i matematikės dhe i filozofisė sė natyrės nė Harvard, fitues i shpėrblimit Nobel pėr fizikė (1946). Shkroi mbi impliki-met filozofike tė zbulimeve tė fizikės bashkėkohėse dhe themeloi «operaci-onalizmin» - drejtim i cili kėrkon qė tė gjitha nocionet shkencore tė lidhen me procedurat eksperimentale dhe qė shkenca tė lirohet nga nocionet qė nuk mund tė pėrkufizohen operacio-nalisht.



    Veprat kryesore: The Logic of Mo-dern Physic (1927); The Nature of Physical Theory (1936); The nature of Some of Our Physical Concepts (1952).

    ------------------------
    BRIDA, Marija



    BRIDA, Marija, shkrimtare filozofie (Selca 1912 -). Nė vitin 1961 docente, kurse nė vitin 1966 profesoreshė e Fakultetit Filozofik nė Zarė. Punimet themelore tė Brides pėrqendrohen nė fushėn e historisė sė filozofisė.



    Veprat kryesore: Zivot-dozivljaj (disertacioni i doktoratės, 1937); Smisao Sartreovo filozofije (1959); MetodoloSki aspekt Spinozine filozofije(1960); Benedikt Benkovic (1967); Pa-vao Vuk-Pavlovic, covjek i djelo (1974).
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BOVOAR, Simon dė



    BOVOAR, Simon dė, (BEAUVOIR, Simone de), shkrimtare dhe filozofe franc. (1908 -). Profesoreshė e filozofisė nė Marsejė, nė Ruan dhe nė Paris. Mė vonė braktis universitetin dhe i kushtohet veprimtarisė letrare. Grua dhe ithtare e filozofisė sė Zh.P.Sartrit, nė frymėn e tė cilit shkroi njė seri tė romaneve dhe tė disa veprave tė rėndėsishme filozofike.



    Nė veprėn autobiografike «Mosha e pjekurisė», Bashkruan:» Unė dėshiroj t'u hyj vėshtirėsive frontalisht nė vend qė t'u shmangem,... kam vėrtetuar se arbitrarisht ose kundėr vullnetit ne ndėrhyjmė nė fatet e huja dhe se duhet ta marrim kėtė pėrgjegjėsi». Ėshtė shumė e afėrm me lėvizjet femi-niste progresive. Nė veprėn «Seksi i dytė» paraqitet me themel dhe nė mėnyrė tė dokumentuar pozita dhe zhyillimi i gruas nga aspekti fiziologjik, psikologjik e sociologjik qė nga kohėt e lashta deri sot. B.e arseton filozofikisht nevojėn e shkruarjes sė romane-ve: «Nė qoftė se deskripcioni i esencės ka rrjedhur prej filozofisė nė kup-timin e vėrtetė tė kėsaj fjale, vetėm romani lejon tė dalė papritur burimi origjinal i ekzistencės nė realitetin e vet tė plotė, tė veēantė kohor».



    Veprat kryesore: relevante pėr fi-lozofinė: Pyrrhus et Cinėas (1944); Tous les hommes sont mortels (1946); L 'ėxistentialisme et la sagesse des nations (1948); Le deuxiėme Sexe (1949); La force de lage (1960); Une morte trės douce (1965); Les Belles Images (1966).
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BOSHKOVIQ, Rugjer



    BOSHKOVIQ, Rugjer (BOŠKOVC, Ruder), filozof, matematikan, fizikan dhe astronom (Dubrovnik 1711-Milano 1787). Jezuit, profesor i matematikės, i fizikės dhe i ostronpmisė nė Romė, nė Pariz dhe nė Pavi, themelues i observatorit astronomik nė Milano.Udhėtoi pothuaj nėpėr tė gjithė Evropėn si shkencėtar me famė botėrore. B. ėshtė pa dyshim emri mė i madh i shkencės sonė nė pėrgjithėsi, mirėpo vlera e vėrtetė e tij botėrore qėndron megjithatė nė shpjegimet dhe zbulimet jashtėzakonisht origjinale nė fushėn e shkencave tė veēanta sesa nė analizėn e probletneve eminente filozofike. Nė kėtė drejtim, B. i tėrė i takon rrethit tipik tė mendimtarėve tė Renesansės.



    Nė filozofi sintetizoi dhe pėrgjithėsoi shumė zbulime dhe njohje gjeniale natyrore-shkencore tė tij. Ėshtė kritik si i skolastikės nė tėrėsi, ashtu edhe i metafizikės sė Lajbnicit si dhe i shumė tezave natyrorė shkencore tė Njutonit dhe D'Alamberit. Nė kryeveprėn e tij Filozofia e natyrės... Boshkoviqi e paraqiti teorinė e re tė atomeve nė tė cilėn e themeloi gjithė filozofinė e tij, duke konsideruar se noci-onin e atomit nė realitet duhet reduktuar nė nocionin e forcės. Sipas Boshkoviqit, atomet janė pika matematike qė nuk kanė shtrirje dhe tė cilat janė tė njėllojshme, tė thjeshta dhe tė pandara, por qė njėkohėsisht janė qendra tė forcės («Kėto forca», thotė Boshkoviqi, «nuk janė ndonjė lloj i kualiteteve sekrete, por njėmend njė mekanizėm i qartė, ngase edhe ideja e tyre ėshtė plotėsisht e qartė, kurse edhe ekzistimi i tyre dhe ligji janė vėrtetuar drejtpėrdrejt». Pėr kėtė arsye Boshkoviqi konsiderohet themelues i atomistikės dinamike. Sipas Boshkoviqit, materia ėshtė diskrete dhe nė tė nuk ka kontinuitet ngase nuk ekziston kurrfarė kontinuumi real. Kontinuiteti i hapėsirės ėshtė nė fushėn e mundėsisė dhe jo nė realitet. Atomet janė qendra tė forcės repuisive dhe atraktive e cila varet vetėm nga largėsia reciproke. «Unė nuk e pranoj shtrirjen e plotė tė kontiunuar tė materies, por unė e ndėrtoj me pika plotėsisht tė pandara dhe tė pashtrira tė cilat janė tė ndara reciprokisht me disa intervale dhe tė lidhura reciprokisht me disa forca tė cilat janė herė atraktive, herė repulsive, varėsisht nga distanca e tyre reciproke». Gjithė kozmosi ėshtė i pėrcaktuar si njė strukturė drudhesh johapėsinore, kėshtu qė ēdo shtrirje reale ėshtė vetėm njė fantazmė e ku-lluar. Pikat e pandara dhe tė pashtrira janė tė ngjashme me monadat e Lajbnicit: «Nuk po i fus unė i pari nė fizikė pikat e pandara dhe tė pashtrira, ngase po nė kėto reduktohen edhe monadat e Lajbnicit. Ndėrkaq, duke eliminuar shtrirjen e pandėrprerė, unė po eliminoj tėrė atė vėrejtje qė ishte praqitur qysh moti kundėr ithtarėve tė Zenonit dhe kurrė nuk ishte zgjidhur mjaftueshėm, dhe sipas sė cilės shtrirja e pandėrprerė nuk mund tė ekzisto-jė fare nė atė qė ėshtė e pashtrirė».



    Pėrkundra kėtyre lidhjeve tė drudheve tė ngurtė e tė shtrira dhe tė pasqyrimit mekanikostatik tė botės, Boshkoviqi paraqiti strukturėn e vet dinamike-energjetike tė forcės. Ndėrkaq, nė lidhshmėrinė e pėrgjithshme tė pėrbashkėt atraktivo-repulsive tė pikave matefiale ose tė atomeve qė janė qendra tė forcės, nuk do tė jetė «forca absolute e inercionit, por relative» (non absoluta sed respectiva inertiae vis).



    Shumė interpretues bashkėkohės tė veprės sė Boshkoviqit e konsiderojnė sintetik dhe vizionar tė madh tė ardhmėrisė, «paraardhės tė madh tė Ajnshtajnit», tė «Mahut dhe tė Avenariusit», «tė teorisė moderne tė kuantit» si dhe tė filozofisė bashkėkohės e tė natyrės nė pėrgjithėsi. Fridrih Niēe, pėrveē shumė mendimtarėve tė tjerė, i shfaqi mirėnjohje tė veēantė Rugjer Boshkoviqit, duke thėnė (nė veprėn Mbatanė sė mirės dhe sė keqes) se ai ka meritė tė madhe pėr mohimin «e paragjykirait mbi atomin si drudhe tė fortė». Ndėrkaq, fizikani i njohur N.Bori konsideronte se shumė teza tė Boshkoviqit ndikuan si nė Laplasin ashtu edhe nė Faradejin dhe Maksvelin. Gjithashtu ekzistojnė edhe nė botė, edhe tek ne, njė numėr i shkencėtarėve dhe i filozofėve promi-nentė qė konsiderojnė se filozofia e natyrės e Boshkoviqit tonė do tė bėhet nė pėrgjithėsi filozofi e shekullit tė ar-dhshėm.



    Vepra kryesore e cila ėshtė e rėn-dėsishme pėr filozofinė (pėrveē njė vargu tjetėr tė tezave teorike dhe shkencore-natyrore nė shumė vepra tė tjera fizikale sidomos nga fusha e mekanikės dhe e optikės, pastaj e astronomisė dhe matematikės) ėshtė: Philosophiae naturalis theoria reda-taad unicam legem virium in natura existentium (1759); pėrkthyer nė serbokroatishte nė vitin 1974 me tituil Teorija prirodne filozofije.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #98
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BORDA-DEMULEN, Zhan Batist



    BORDA-DEMULEN, Zhan Batist, (BORDAS-DEMOULIN, Jean Baptiste), matematikan dhe filozof franc.(1798-1859).Kartezian ne shumė teza tė tij, por edhe i afėrm me Malbranshin, B.D. pohonte se substanca e njėmendtė ėshtė mendimi. Nė botėn inorganike sundon «aspekti matematikor» i substancės, kurse nė botėn organike matematika vetėm e pėrkrah njohjen, dhe kėshtu rezultatet e saj kanė vlerė simbolike. Ndėrkaq, nė botėn morale nuk ekziston kurrfarė matjeje, por ajo i takon metafizikės.



    Veprat kryesore: Lettre sur l'ėclec-ticisme et le doctrinarisme ( 1834); Le Cartėsianisme (1843); Melanges (1846); Essais de reforme catholique (1856).

    --------------------------
    BONE, Sharl



    BONE, Sharl (BONNET, Charles), filozof, psikolog dhe natyralist franc. (1720-1793). Studioi jetėn e insekteve, tė bimėve dhe nė pėrgjithėsi konsiderohet themelues i psikologjisė fiziologjike. Tė gjitha proceset psikike i argumentoi dhe i themeloi nė baza fizio-logjike dhe nė kėtė drejtim pati ndikim tė madh nė shumė teoricienė gjermanė dhe francezė. Sipas Bonesė, shpirti pėrmban njė organ qė mbetet edhe pas vdekjes. Ndikitni i filozofisė dhe i psikologjisė sė tij ėshtė sidomos i dukshėm te Men de Birani dhe Ba-llanshi.



    Veprat kryesore: Essai de psycho-logie (1754); Essai analitique surle fa-cultės de l'ame (1759); Contemplation de la nature ( 1764); Palingenesie phi-losophique (1770); Recherches philosophique sur les preuves du christianisme(179).
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #99
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BONAVENTURA


    BONAVENTURA - emri i vėrtet Gjo-vani Fidanca (BONAVENTURA, Giovanni Fidanza, kurse Frano i Asishė e quante B.), telog dhe filozof ital. (1221-1274). Nė vitin 1244 hyn nė urdhrin franēeskan, kurse nė vitin 1257 bėhet gjeneral i urdhrit, nė vitin 1273 ipeshkėv dhe kardinal. U quajt edhe Doctor Seraphicus. Mistik asketik, i afėrt me Augustinin dhe neoplatonizmin, mirėpo nė shumė teza pėrpiqet t'i pajtojė parimet filozofike tė Aristotelit me traditėn augustiniane.



    Sipas Bonaventures, perėndia e krijoi botėn prej asgjėje. Ēdo gjė nė botė pėrbėhet nga materia dhe format, kurse formė e pėrgjithshme e tė gjitha trupave ėshtė drita. Nga sasia e participimit tė trupit nė dritė, varet edhe vlera e ēdo gjėje ekzistuese. Tėrė njohja buron nga shqisat, sepse «shpirti njeh perėndinė, vetveten dhe atė qė ekziston nė vetė atė pa ndihmėn e shqisave tė jashtme». Vėzhgimi i drejt-pėrdrejt, mė i vlefshėm dhe mė i lartė i perėndisė arrihet nė ekstazė, nė tė ci-lėn njeriu bashkohet me perėndinė. Mirėpo, kjo nuk mund tė arrihet pa mėshirėn e perėndisė - ndėrsa pėrgatitja pėr fitimin e kėsaj mėshire ėshtė jeta e shenjtė dhe besimi i pasionuar i shprehur nė lutje.



    Sipas B., universaliet gjenden nė frymėn e perėndisė dhe nė esencė u pėrgjigjen ideve platoniane. Shpirti ėshtė nė lidhje aq tė ngushtė me trupin ngase vazhdimisht njėri synon tjetrin: shpirti dėshiron ta drejtojė trupin kah pėrsosmėria, ndėrsa trupi njėkohėsisht e kėrkon gjithnjė shpirtin.



    Veprat kryesore: Commentarii in quatuor libros sententiarum Petri Lombardi; Itinerarium mentis in De-um. Opera omnia, u botuan nė 10 vėll. (1882-1902).
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #100
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    BONATELI, Franēesko



    BONATELI, Franēesko (BONATELLI, Francesko), filozof italian. (1830-1911). Profesor nė Padovė. Ne pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij pėrpiqet tė pajtojė doktrinėn fetare me pikėpamjet e reja filozofike. Nėn ndikimin e filozofisė gjermane (sidomos tė'Loces dhe tė Herbartit) konsideronte se shkenca kufizohet nė fenomene, kurse filozofia dhe religjioni futen deri te themelet e sendeve. Arti, ndėrkaq, sips B. ndėrmjetėson midis fantazmės dhe qenies.



    Veprat kryesore: Pensiero e conos-cenza (1864); // concetto della vita (1904).
    -------------------------------------------
    BONAL, Lui Gabriel Ambroaz vikont



    BONAL, Lui Gabriel Ambroaz vikont ! (BONALD, Lous Gabriel Ambroi-vicomte de), politikan dhe filozof franc. (1754-1840). Ithtar i burbonėve, emigroi nė kohėn e Revolucionit Francez; nė kohėn e direktoriumit kthehet nė Francė, bėhet anėtar i Aka-demisė dhe anėtar i Kėshillit tė Universitetit. Luftoi si njė nga ideologėt e aristokracisė dhe i klerikalizmit kun-dėr kartezianizmit si dhe kundėr filo-zofėve materialistė francezė tė sheku-llit XVIII. Si kundėrshtar i hidhėruar i revolucionit dhe i lirisė sė shtypit, ai u paraqit edhe kundėr shkurorėzimit dhe pėrkrahi teorinė sociale tė bazuar nė teologji. Sipas Bonalit, ligjet nuk janė kurrfarė shprehje e vullnetit tė pėrgjithshėm tė popullit, kurse njeriu sipas natyrės ėshtė i keq dhe vetėm nė shoqėri mund tė bėhet i tnirė.



    Veprat kryesore: Theorie du pouvoir politique et religieux dans la sociėtė civilisėe (3 vėll. 1796); Lėgislation Primitive(2 vėll. 1802); Essai analitique sur les lois naturelles de l'ordre soc/a/(1800).
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 11:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 12:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 07:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 23:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 08:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •