Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    E ndava nga gruaja, por...

    Rrėfim:

    “Kur u njohėm, ai nuk mė tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirė, mė dėrgonte nė restoranet mė tė shtrenjta, edhe netėt i kalonte me mua.

    Kur dėgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzė, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetėm njė qėllim: ta ndaja nga gruaja”, - rrėfen Eminja, 35 - vjeēare.

    “Nė tė vėrtetė, gjithnjė e kam ditur se ai ėshtė njė qyqar, te i cili nuk do tė gjeja mbėshtetje nėse nuk do tė vepronte ashtu siē i thosha unė. E ai mė dėgjonte verbėrisht: sė pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatėrrova familjen, pastaj eorganizova jetėn tonė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn nuk kishte vend as pėr prindėrit, as pėr tė afėrmit e tij. Kėshtu, kisha qetėsi dhe askujt si lejoja tė pėrzihej nė jetėn tonė. Prindėrit e tij mendonin se unė e kisha shkaktėrruar birin e tyre. Ata kanė harruar, apo nuk kanė qenė tė vetėdijshėm se ai gjithmonė ka qenė njė qyqar i bukur dhe fjalėėmbėl”.

    - “Ai ėshtė fajtor pėr tė gjitha, kurse unė ia ktheva me tė njėjtėn masė.

    Kur u njohėm nuk mė tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirė, mė dėrgonte nė restoranet mė tė shtrenjta, edhe netėt i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe njė vajzė, dėgjova nga njė kolege e punės. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenė shoqe tė mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetėm njė qėllim: ta ndaj nga gruaja”.

    Metodat qė pėrdora patėn sukses
    - “Mendoja se njė mashkull qė e tradhėton gruan e fėmijėt, e ka lehtė t’i baraktisė e t’i harrojė. U mashtrova. M’u desh njė mund shumė mė i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I pėrdora tė gjitha metodat pėr ta bėrė pėr vete: e nėnēmoja, e braktisja pėr shkakun mė tė vogėl, e ai, gjithmonė me vinte pas duke qarė e duke mė rėnė nė gjunjė tė mos e braktisja. Kėto ishin metodat e mia me tė cilat i sprovoja dobėsitė e tij, e nė anėn tjetėr kėnaqesha.

    E mundoja edhe gruan e tij. Sa herė mė tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandėrprerė, derisa fqinjtė kureshtarė dilnin nė dritare. Kėshtu, tė gjithė fqinjtė e morėn vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siē dukeshin nė shikim tė parė. R. paraqitej si njeri i suksesshėm, serioz, besnik ndaj gruas e fėmijėve. Kėshtu e shkatėrrova mitin qė kishte ndėrtuar me vite pėr veten e tij, duke ia prishur rehatinė nė familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore pėr tė gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kėrkonte tjetrėn, nė mungesė tė dashurisė sė saj. E ai, pėr ta dėnuar,e detyroi qė ajo vetė tė kėrkonte shkurorėzim. Por, para se ata tė ndaheshin, unė e inskenova ikjen time nė njė shtet tjetėr. Vesha njė fund tė shkurtėr, u rregullova me kujdes, mora njė taksi dhe shkova nė banesėn e tyre. Derisa i bija ziles, ata tė dy grindeshin. I luta tė ma hapnin derėn qė ta shihja R. pėr herė tė fundit, sepse po ikja pėrgjithmonė. Tė dy u shtangėn. Ajo, mė nė fund mori frymė, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra nė taksi dhe u nisa pėr nė aeroport. Vozitėsit i thashė ta ngiste ngadalė makinėn, nė mėnyrė qė R. tė na ndiēte mė lehtė. Nuk e kisha ndėrmend tė udhėtoja. Doja ta detyroja tė bėnte ashtu si doja unė dhe ta vėja edhe njėherė nė sprovė dashurinė e tij. Punėtorėt e aeroportit ishin dėshmitarė tė njė skene dashurie nė mes tė dy njerėzve, tė cilėt ishin tė krijuar pėr njėri tjetrin dhe asgjė s’mund t’i ndante. Atė ditė u realizua ėndrra ime. Mendova. Gjithmonė do jetė i imi!”

    S’e lija tė merrte frymė
    - “Mė nė fund u shkurorėzua dhe jetonte sipas rregullave tė mia, duke i larė vazhdimisht mėkatet e veta. Mė dukej se merrte frymė sipas ritmit tim. Tė them tė drejtėn nuk kishte zgjidhje tjetėr. Pėr tė qenė gjithnjė pranė tij, e lash punėn dhe u vendosa nė firmėn e tij. Bėja punėt qė kėrkonin pėrkushtim dhe dije shumė mė tė madhe sesa mundėsitė e mia, por mė duhej tė dija ēdo gjė qė ndodhte nė jetėn e tij. Vetėm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, ėshtė dashur t’i lija pak liri. I linda tre fėmijė e ai ua ndėrronte pelenat, i ushqente, ngrihej natėn kur kishte nevojė. Pas lindjes sė parė e mora shėrbėtoren. Gruaja e tij as qė ka guxuar tė mendonte pėr njė gjė tė tillė.

    Gjithnjė kam qenė tepėr e kujdesshme pėr pamjen time, prandaj bėja ēdo gjė tė mos mė prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetėm disa muaj pas lindjes, mund tė vishja prapė fund tė shkurtė. Nėse burri im e kthente kokėn pas ndonjė fundi tė shkurtė tė nesėrmen fundi im ngjitej edhe mė lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetėm pėr vete, larg femrave tė tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siē e pėrvetėsova. Kam qenė tepėr e marrė kur kam menduar se ai do tė jetė pėrherė imi”.

    Po i lajė mėkatet- “Pėrnjėherė ndryshoi ēdo gjė. Grave tė punėsuara dhe tė ngarkuara me probleme tė shumta, u duhet kohė pėr ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave tė tjera. E dija se diēka po ndodhte me tė, por nuk e dija shkakun. Vonė e kuptova se atij i pėlqente ortakja e punės, mė e vjetėr dhe mė me pėrvojė se unė. Ishte grua serioze e me qėndrim tė matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtėr, por ajo kishte diēka qė unė nuk mund ta zbuloja. R. shpesh ėshtė nė udhėtime zyrtare, e unė e di se kjo ėshtė njė arsye pėr tė qenė me atė grua, por nuk po mundem t’i kontrollojė. Edhe unė e njoh. Pėr shkak tė punės mė duhet tė bashkėpunoj shpesh me tė, por ajo gjithnjė mė rri larg.

    Qe 12 vjet, sa jetoj me R., pėr herė tė parė e ndjeva veten tė dobėt e tė vetmuar. Frikėsohem se ajo do tė ma marrė burrin pėr tė cilin luftova aq shumė. Ashtu siē e ndava unė nga gruaja e parė ajo pret tė ma kthejė nė tė njėjtėn mėnyrė, Si duket ky ėshtė dėnim nga Zoti, pėr tė gjitha mėkatet qė kam bėrė.”
    - “Tė gjitha dredhitė nė luftė pėr ta pėrvetėsuar i harxhova herėn e parė, e tani, kur kėtė mė duhet ta bėj pėr herė tė dytė, neveritem. Si duket, as armėt nuk mė shkrepin mė. Nuk mė ndihmojnė as nėnēmimet, as fundat e shkurtra, as kėncėnimet se do ta braktis.

    Atėherė, kur ia pėrmendja kėto, ēmendej, e tani bėhet sikur nuk dėgjon.
    E dashura e tij e di ē’kemi hequr derisa ai ėshtė ndarė nga gruaja, prandaj e qetė e me durim pret ta bėjė kėtė pėr herė tė dytė. Asaj nuk i ngutet, e luan lojėn e gruas sė ndershme, tėrheqėse, gruas qė e kupton, e para sė gjithash e do marrėzisht. Prandaj, nuk mund tė matem me tė. Ngadalė po e pėrgatis ikjen time. Jam e vetėdijshme se me tre fėmijė do ta kem shumė vėshtirė pėr ta filluar jetėn nga e para. Prandaj, po grabis sa mė shumė tė holla nga ai, fshehurazi. Nėse ndahemi do t’i lė fare pak pasuri. Shėrbėtoren nuk do ta pėrzė, do ta paguajė ai. Pse tė mundohem dhe t’ua shkurtoj kėnaqėsitė fėmijėve. Ata nuk kanė asnjė faj. Ai nuk meriton tjetėr, pos t’i paguajė mangėsitė e mėkatet e veta. Ėshtė njeri pa pėrgjegjėsi, prandaj nuk meriton fat mė tė mirė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    WOW
    Mire kjo 35 vjecarja qe ishte e semur nga truri...po ky burri ndo nje tjeter aq budalla sa vetja ne familje do ket apo eshte djal i vetem???

    ps..eshte histori e vertet kjo?? dhe po te jet e vertet ku e gjete Davius?

  3. #3
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    KEQ ME VJEN PO KY NUK QUHET BURRE por burec .

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga FierAlda143
    ps..eshte histori e vertet kjo?? dhe po te jet e vertet ku e gjete Davius?
    Histori e vertete eshte kjo, une kam ndegjuar edhe me pare kete keshtu si thashetheme por sot duke gjurmuar dicka rastesisht hasa ne kete dhe mendova eshte e arsyshme te postohet ne forum ndoshta ngjall interes...
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Varfėria, nuk ka para tė divorcohet nga gruaja
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 17:36
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •